2021-11-03

Policia e Kosovës ka dalë me një sqarim duke demantuar raportimet se një nga dy rusët e shpallur non grata së fundmi është parë në Kosovë.

 

Policia sqaron: Rusët e shpallur non grata s’janë në Kosovë

Policia sqaron: Rusët e shpallur non grata s’janë në Kosovë



Sipas Policisë, të dy shtetasit rusë kanë lëshuar territorin e Kosovës më 23 tetor dhe se personi tjetër i cili është parë në vend, e për të cilin u raportua se është shtetasi rus i shpallur non grata, është tjetër kush.

“Dy personat Alexey Krivosheev dhe Denis Vengerskii shtetas rus, janë shpallur non-grata nga institucionet shtetërore të Kosovës me datë 22.10.2021, dhe bazuar në informacionet zyrtare të Policisë së Kosovës të evidentuara në sistemin kufitar, të njëjtit me datë 23.10.2021 (në ora 14:46 dhe 14:50), përmes pikës kufitare në Merdare kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës. Vlen të potencohet se të njëjtit, nga data 23.10.2021, nuk kanë hyrë në Republikën e Kosovës, ndërsa personi i cili është publikuar dhe shfaqur në media përmes fotografive dhe videos, është person tjetër (V.L.) i njohur për institucionet e sigurisë në Kosovë, si punonjës në zyrën ruse në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi më 22 tetor se dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës ruse në Kosovë janë shpallur persona non grata. Osmani pati deklaruar se kjo është bërë për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, “i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetutes të Republikës së Kosovës”.

Kur do të fillohet me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë?

 Në shtetin fqinjë me Kosovën, në Shqipëri tashmë ka filluar edhe dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19, por një gjë e tillë nuk ka filluar edhe në vendin tonë.




E, për këtë Ministria e Shëndetësisë ka një përgjigje.

“Sa i përket dozës përforcuese dhe dozës së tretë, është diskutuar për to dhe pritjet janë që në vitin tjetër të fillohet me to, por paraprakisht duhet të merret një vendim në momentin që konsiderohet e përshtatshme për të filluar me këtë proces”, ka bërë të ditur MSh-ja.

MSH-ja dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vazhdimësi po bëjnë thirrje për vaksinim, duke paralajmëruar se vala e ardhshme është e pashmangshme.

Të martën, MSH-ja miratoi rekomandimin edhe për vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës 12 deri në 15 vjeç. 

Hashim Thaçi në Hagë, avokati i tij kryesor largohet nga ekipi mbrojtës

 Avokati Samuel Blom-Cooper nuk do të jetë më avokat i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi ai është larguar nga ekipi mbrojtës i Thaçit, më 28 tetor të këtij vitit.

Avokat kryesor i ish presidenti të Kosovës,zt.Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka bërë të ditur se ndërprerja e kontratës së Bloom Cooper do të bëhet pa efekt të kundërt në interesat e Thaçit.

“Më 28 tetor 2021, avokati z. Gregory Kehoe, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Blom-Cooper i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z.  Hashim Thaçi. Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatin, avokati informoi më tej Zyrën e Mbrojtjes se ndërprerja e kontratës së z. Blom-Cooper do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Hashim Thaçi dhe kohëzgjatjen e procedures”, ka thënë ai.

zt.Gregory Kehoer në shkresën e tij gjithashtu ka informuar se ai vazhdon të ndihmohet nga katër bashkë-avokatë të tjerë.

Kush është Gregory W. Kehoe që Specialja e akreditoi si mbrojtës të Thaçit

Kush është Gregory W. Kehoe që Specialja e akreditoi si mbrojtës të Thaçit

Gregory W. Kehoe ishte  avokati  i ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale.



Kehoe e kishte pranuar  kërkesën e ish-presidentit dhe kishte  njoftuar zyrën e Mbrojtjes për emërimin e tij, për të cilën çështje u raportua në mediat kosovare dhe Floripress disa ditë më parë.

”Kehoe kishte njoftuar  Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Hashim Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin”, thuhet në shkresë.

Por, kush është Gregory W. Kehoe? – i cili ishte i  akredituar nga Gjykata Speciale si mbrojtje e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Me më shumë se 30 vjet përvojë, Gregory W. Kehoe ka një praktikë kombëtare dhe ndërkombëtare që përqendrohet në përfaqësimin e individëve, korporatave dhe institucioneve financiare.

Kjo përfshin përfaqësimin para gjykatave federale, shtetërore dhe ndërkombëtare.

Kehoe, ka përfaqësuar edhe ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina deri në pafajësinë e tij të plotë para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Kehoe, gjithashtu ka përfaqësuar ish-gjeneralin Mohammed Hussein Ali përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, gjë që çoi në rrëzimin e të gjtha akuzave që rëndonin mbi të.

Kehoe ka punuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA si prokuror për mbi 20 vjet me çështje të ndryshme të vendosura në Amerikë, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut. Ndërsa ka shërbyes edhe si ndihmës i avokatit të shtetit të SHBA-ve. Ai ishte përgjegjës për ndjekjen penale të një numri çështjesh të profilit të lartë që përfshinin institucionet financiare dhe akuzat e mashtrimit të korporatave si dhe akuzat për raketim.

Kehoe gjithasht ka drejtuar ekipin e avokatëve dhe hetuesve që këshilluan Tribunalin Special të Irakut, një gjykatë ad hoc e formuat për të ndjekur penalisht Saddam Hussein dhe anëtarët e ish-regjimit të tij.

Kehoe ka shkollim të lartë në fushën e drejtësisë dhe gjithashtu ka çmime të shumta dhe mirënjohje për punën e tij në çështjet e drejtësisë


Flori Bruqi


MgidMgid

“Open Balkan”, plani i Soros përfundoi në kosh!

 



Që kur u ngjiz ‘minishengeni ballkanik’ sot i quajtur “Open Balkan”,  u dekonspirua si një plan i multimiliarderit Gorge Soros, i cili tentoi edhe një herë të hedhë kthetrat e tij në këtë pjesë të ndezur të Evropës.Dhe dyshja e përzgjehdur –[rje tij për të reklamuar këtë projekt ishte Rama-Vuçiç dhe sigurisht me ndihmën pas tyre të benjaminit të Soros në Maqedoninë e Veritur, Zoran Zaev.

Por planet nuk shkuan sic ishin menduar. Mininishengenin e refuzuan të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, duke nisur nga Kosova e më pas Mali i Zi dhe Bosnja. Dhe në kushte kur nisma nuk po gjente mbështetjen e duhur u mendua plani i ndryshimi të emrit dhe objektivave duke folur për “Ballkanin e Hapur”. E megjithatë rezultati ishte po i njejtë. Treshes Rama-Vuçiç-Zaev nuk ju bashkua asnjë lider tjetër i Balkanit.

E ndërsa ishte parashikur mbajtja e Samitit të radhës në Beograd, një tjetër humbje e paparashikuar solli dobësimin e mëtejshëm të “Open Balkan”. Kryeministri Zoran Zaev tha publikisht se do të dorëhiqej nga detyra pas humbjes së zgjdhjeve vendore në M.V. Në këto kushte kur opozita fituese nuk ka aspak një opinion të mirë për nismën “Open Balkan” shanset janë që kjo iniciativë ë mbesë vetëm me dy shtete, Shqipërinë dhe Serbinë.

Nga “Foltorja” e Kamzës, Berisha tha sot se Ballkani i Hapur’ vdiq në Maqedoninë e Veriut pas votimit për zgjedhjet vendore.  “Një përshëndetje të përzemërt dua t’u përcjell zgjedhësve të Maqedonisë së Veriut që ia prenë biletën një aventurieri i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë e Veriut në mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë.  Zhvillim i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros “Ballkani i Hapur”, aty edhe vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh Berisha, duke shtuar se me “Ballkanin e Hapur”, Rama tentoi ta shndërrojë Shqipërinë në vasale të Serbisë.

E megjithatë duyshja Rama-Vuçiç nuk ndalen, porositë i kanë të tilla. Edi Rama ka konfirmuar se do të jetë nesër i pranishëm në kryeqytetin e Serbisë, në datat 3 dhe 4 nëntor. Zyra e kryeministrit ka deklaruar, se nuk ka asnjë ndryshim plani për takimin e nesërm, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Një ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vuri në dyshim zhvillimin e takimeve në Beograd, ku tha: “A duhet të mbajmë apo shtyjmë një takim në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup?”.

Qartazi humbja e Maqedonisë së Veriut e bën edhe më të vështirë suksesin e “Open Balkan”, i cili tanimë përbën një nismë të vetëm dy shteteve, që kanë në krye dy liderë që janë në duart e Sorosit. Vazhdimi duket i errët, askush nuk e gëlltiti përallën e Sorosit për një Balkan pa kufi!

vaksina kundër gripit sezonal në Kosovë, orari i vaksinimit në disa komuna

saktësisht më 27 tetor  2021 ka nisur shpërndarja e 140 mijë vaksinave kundër gripit sezonal në Kosovë,2021.

Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar se kategoritë me prioritet për vaksinim kundër gripit sezonal janë: qytetarët mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe lehonat, personeli shëndetësor dhe fëmijët me indikacione shëndetësore.

“Koha për vaksinim është tani, sepse vaksina ju mbron juve dhe njerëzit përreth nga gripi sezonal si dhe e ul ngarkesën e sistemit shëndetësor gjatë pandemisë Covid-19. Secila komunë do të informoj qytetarët e saj për oraret dhe qendrën e vaksinimit kundër gripit sezonal”, thuhej në njoftim.

E tashmë disa komuna kanë nisur vaksinimin kundër gripit sezonal, disa pritet të nisin, raporton Telegrafi.

Në Prishtinë, vaksinimi kundër gripit ka nisur më 28 tetor, nga ora 08:00 deri në 19:00 në sallën 1 Tetori.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në Facebook kishte shkruar se grupet me prioritet për vaksinim janë: punëtorët shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatzënat dhe fëmijët me imunitet të dobësuar.

Të premten, më 29 tetor edhe në Fushë Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Komunës së Fushë Kosovës.

“Nga sot, e premte datë 29.10.2021 do të filloj vaksinimi i qytetarëve të Fushë-Kosovës me vaksinën kundër gripit sezonal. Vaksinimi do të bëhet çdo ditë pune nga ora 07:00 deri 19:00 në sallën e sportit të shkollës fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ në fshatin Miradi e Poshtme (lokacioni i njëjtë ku bëhet vaksinimi kundër COVID19)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sot, më 30 tetor procesin e vaksinimit kundër gripit e ka nisur edhe komuna e Gjilanit.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan është furnizuar me vaksina të gripit sezonal dhe nga e shtuna fillon dhënia e tyre.

Kështu është thënë në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Sipas njoftimit, drejtoresha Arbenita Hajdari ka bërë të ditur se dy ditët e para (e shtunë dhe e diel) vaksinimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania, nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Nga e hëna, 1 nëntor, vaksinimi bëhet në tri Qendra të Mjekësisë Familjare: në QKMF, si dhe në ambulancat ‘Dheu i Bardhë’ dhe ‘Ramiz Cërnica’ (te Zalli), duke filluar nga ora 8:00 deri në 14:00.

“Vaksinat kundër gripit sezonal janë të dedikuara për grupet më të ndjeshme, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike, si nevojë për rritjen e aftësisë reaguese të organizmit ndaj viruseve të ndryshëm”, tha ajo.

Ndërkaq, nga komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është njoftuar se është bërë furnizimi me vaksina kundër gripit sezonal në një sasi prej 8 mijë dozash.

Shpërndarja e këtyre vaksinave bëhet nga e hëna deri të premten prej orës 08:00 deri në 20:00 në qendrën e vaksinimit në sallen e Edukatës Fizike në shkollën “Fehmi Agani”.

2021-11-02

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan i ka reaguar, së fundmi i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramonit lidhur me Manastirin e Deçanit.

 





“Viola Von Cramon, eurodeputete gjermane dhe raportuese për Kosovën, në Parlamentin Evropian, duhet të dije se vendimi anti kushtetuesë dhe anti ligjor i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i majit 2016, për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat në mënyrë anti ligjore po mundohen të i falen Manastirit të Deçanit, nuk duhet të zbatohet, ngase buron në ligjet e kohës se masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit.




 Ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore të kohës së Millosheviçit, gjitha shtetet demokratike të botës, përfshirë edhe Gjermaninë, i kanë luftuar dhe i kanë cilësuar diskriminues.”, është bërë e ditur në reagim.





Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan ka theksuar se Manastiri i Deçanit, nuk është i rrezikuar nga ana e shqiptarëve, por siç është theksuar “ai është i rrezikuar vetëm nga politikat dashakeqe të personelit serb të Manastirit të Deçanit”





“Viola Von Cramon dhe gjithë zyrtarët e tjerë ndërkombëtarë duhet të dinë se Manastiri i Deçanit, nuk është i rrezikuar nga askush, pra nga ana e shqiptarëve, ai është i rrezikuar vetëm nga politikat dashakeqe të personelit serb të Manastirit të Deçanit. Pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” duhet të i kthehen në menaxhim Komunës së Deçanit. Ato prona i takojnë deçanasëve, dhe jo Sava Janjiçit.”, është shkruar tutje në reagim.





Ndryshe, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon dje ka vizituar Manastirin e Deçanit, me ç’rast ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.





Pesë vjet më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim, sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Manastiri i Deçanit është ndër monumentet e trashëgimisë më të dalluara të kohës së tij, i ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit të 14-të.



Akademik Flori Bruqi,PHD.



Situata me Epideminë e gripit sezonal në Kosovë

 




Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën mbikëqyrjen permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes dhe në kuadër të kësaj mbikëqyrje edhe raportimin dhe situatën epidemiologjike me gripin sezonal.

 

Sa i përket situatës epidemiologjike, Instituti Kombëtar përcjell me vëmendje ecurinë e rritjes së rasteve të gripit sezonal në të gjitha vendbanimet e territorit të Republikës së Kosovës.

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situates epidemiologjike në raportin e sotëm përmbledhës ka konstatuar intensitet të shtuar të rasteve të gripit sezonal.


 






 


  1. Epidemi të gripit sezonal.
  2. Rekomandimet e mjekëve  epidemiolog dhe infektolog mbeten në fuqi dhe vlejnë për tërë territorin e Republikës së Kosovës duke ritheksuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.
  3.  Ministrja e Shëndetësisë dhe  e MASHT-it,duhët   që të njohtojnë të gjitha institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme (publike dhe private) se të gjithë fëmijët dhe nxënësit me shenja dhe simptoma të gripit (Temperaturë e lartë, lodhje, rrjedhje të hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku e muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut familjar apo pediatrave, infektologëve,epidemiologëve etj.

Mjekët  rekomandojnë  që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shume lëngje të nxehta dhe vitamina.

 

Të gjithë personat që ndjehen të sëmurë duhet të paraqiten sa më herët te mjeku familiar për të parandaluar komplikimet.

 

Paraqitje e sëmundjes është e obliguar me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse nr. 02-L-109 andaj të gjitha institucionet shëndetësore kanë obligim që ta paraqesin sëmundjen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.


 

 Inspektoratin shëndetësor mbikqyrin  të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse.

 

Rekomandojmë Institucionet shëndetësore (veçanërisht SHSKUK):

  • Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale të Kosovës )
  • Përdorimi i mjeteve mbrojtëse për profesionistët shëndetësorë
  • Dezinfektimi i të gjitha hapësirave të institucioneve shëndetësore (veçanërisht SHSKUK, repartet infektive, pediatrike dhe gjinekologjike).

Zyrtarët e IKSHK e  përcjellin me vëmendje shfaqjen e virusit H3N2 në hemisferën jugore (Australi) qe po  po përhapet edhe në Europë, e që bënë pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm dhe simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me gripat e zakonshëm, por që mund të shkaktojë komplikime të rënda të sistemit respirator, sidomos te personat e moshuar dhe ata me imunitet të dobësuar nga sëmundjet kronike(diabet,sëmurje koronare,sëmurje renale,të mushkërive,karcinomave etj.)

 

Shtetet të cilat kanë raportuar intenzitet të lartë me grip janë Italia, Bullgaria dhe Irlanda. 

Ndërsa shtete tjera kanë intenzitet mesatar (Anglia, Gjermania, Franca, Koracia, Sllovenia etj) dhe intenzitet të ulët në shtetet tjera.

 

Në Shqipëri gripi gjithashtu ka kaluar pragun epidemik dhe situata epidemiologjike është e njejtë edhe në shtetet fqinje.


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rritur vigjilencën dhe nuk ka vend për panik në popullatë sepse të gjitha rastet e rënda trajtohen me kujdes në SHSKUK. Situata epidemiologjike nuk varet nga shifrat por nga ashpërsia klinike e sëmundjes dhe nga numri i rasteve të rënda. 


Instituti Kombëtar dhe Institucionet shëndetësore janë të përgaditur për t’u përballur me raste të shtuara të gripit si sëmundje e paparashikueshme dhe për çdo ndryshim të situatës epidemiologjike qytetarët do të informohen me kohë.

 

Si të mbrohemi nga Gripi sezonal

 

Gripi sezonal

 

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. 

Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne menyre indirekt me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal.

 

Për sa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët?

 

Personi i infektuar me virusin e gripit mund të jetë infektues për të tjerët, 1 ditë para se të sëmuret dhe 5 ditë pas shenjave të gripit. Tek fëmijët, apo personat me imunitet të ulur, periudha e infektimit mund të jetë pak më e gjatë.

 

Kush rrezikohet nga gripi sezonal?


Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. 


Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:


• Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç

• Njerëzit 65 vjeç e sipër

• Gratë shtatëzëna.

• Njerëzit me sëmundje kronike.


Shenjat e zakonshme të gripit sezonal janë:

 

  • Temperaturë e lartë
  • Kollë
  • Dhimbje fyti
  • Lodhje
  • Dhimbje koke
  • Diarre dhe vjellje
  • Dhimbje barku
  • Rrjedhje të hundëve
  • Dhimbje muskujsh

 

Shenjat paralajmëruese për emergjencë.


Duhet të dini se sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë POR drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse:


Fëmijët shfaqin:


• Frymëmarrje te shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen

• Ndryshim të ngjyrës së lëkurës

• Nuk konsumojnë mjaftueshëme lëngje

• Kanë ethe me një skuqje të lëkurës

• Fortësim te qafës

Të rriturit shfaqin:

• Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim

• Dhimbje apo presion në gjoks apo bark

• Marramendje të papritur

• Konfuzion mendor

• Të vjella të vazhdueshme


Si të mbrohemi nga virusi i gripit sezonal?

 

Ju rekomandojmë tre hapa për të luftuar gripin: vaksinimin, masat e përditshme parandaluese, dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon.


I. VAKSINIMI


Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjen se gripit.

  • Vaksinimi kundër gripit bëhet në muajt tetor – dhjetor:2021)
  • Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes
  • vaksina aplikohet në pjesën e sipërme të krahut.

Vaksina kundër virusit të gripit i rekomandohet sidomos :


  • Fëmijëve mbi 6 muaj
  • Personave mbi 50 vjeç
  • Personave me rrezik më të lartë
  • Personelit shëndetësor
  • Grave shtatëzëna
  • Personat kujdestarë si edukatoret e çerdheve, kopshteve, kujdestarët e te moshuarëve.

Vaksina kundër virusit të gripit nuk i rekomandohet :

  • Personave që kanë alergji në vezë
  • Gjendje akute me temperaturë
  • Fëmijët nën 6 muaj

II Masat e përditshme që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal


• Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini me faculetë.

• Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose përdorni desinfektues(desmanol,desderman etj.te fabrikës Schulke + të distributorit Flomed SHPK Prishtinë).


• Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.

• Përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë.

• Ushqehuni shëndetshëm

• Bëni aktivitet fizik

• Bëni gjumë të mjaftueshëm.

Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni


Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit 


Barnat kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, por mjekues









Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

 

Kujdes, antiviralët jepen vetëm me rekomandimin e mjekut

 

Nëse jeni të sëmurë me grip :

  • Qëndroni në shtëpi.
  • Qëndroni veç nga të tjerët
  • Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë
  • Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë ,maskë , kur kolliteni apo teshtini
  • Lani duart mirë me ujë e sapun ,dezinfektues ,mbas çdo kollitje apo teshtimi
  • Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj
  • Evitoni kontaktet me njerëzit.
  • Qytetarët e Prishtinës, duke nisur nga e enjtja, mund ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal në sallën “1 Tetori”.

    Ish Kryetari  në detyre i komunës së Prishtinës, zt.Shpend Ahmeti, ka thënë se nga e enjta, duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 19:00, fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.

    Sipas tij, grupet me prioritet janë: punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatzënat dhe fëmijët me imunitet të dobësuar.

    “Nesër me datë 28 tetor 2021, fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. Vaksinën mund ta marrin të gjithë qytetarët e Prishtinës nga ora 08:00 deri në ora 19:00 në sallën 1 Tetori. Grupet me prioritet për vaksinim janë: Punëtorë shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatzënat dhe fëmijët me imunitet të dobësuar Ju lusim të paraqiteni për vaksinim dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj!”, ka shkruar zt.Shpend  Ahmeti në Facebook.

Të premten, më 29 tetor edhe në Fushë Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Komunës së Fushë Kosovës.

“Nga sot, e premte datë 29.10.2021 do të filloj vaksinimi i qytetarëve të Fushë-Kosovës me vaksinën kundër gripit sezonal. Vaksinimi do të bëhet çdo ditë pune nga ora 07:00 deri 19:00 në sallën e sportit të shkollës fillore ‘Vëllezërit Frashëri’ në fshatin Miradi e Poshtme (lokacioni i njëjtë ku bëhet vaksinimi kundër COVID19)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sot, më 30 tetor procesin e vaksinimit kundër gripit e ka nisur edhe komuna e Gjilanit.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan është furnizuar me vaksina të gripit sezonal dhe nga e shtuna fillon dhënia e tyre.

Kështu është thënë në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Sipas njoftimit, drejtoresha Arbenita Hajdari ka bërë të ditur se dy ditët e para (e shtunë dhe e diel) vaksinimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania, nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Nga e hëna, 1 nëntor, vaksinimi bëhet në tri Qendra të Mjekësisë Familjare: në QKMF, si dhe në ambulancat ‘Dheu i Bardhë’ dhe ‘Ramiz Cërnica’ (te Zalli), duke filluar nga ora 8:00 deri në 14:00.

“Vaksinat kundër gripit sezonal janë të dedikuara për grupet më të ndjeshme, si të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundjet kronike, si nevojë për rritjen e aftësisë reaguese të organizmit ndaj viruseve të ndryshëm”, tha ajo.

Ndërkaq, nga komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është njoftuar se është bërë furnizimi me vaksina kundër gripit sezonal në një sasi prej 8 mijë dozash.

Shpërndarja e këtyre vaksinave bëhet nga e hëna deri të premten prej orës 08:00 deri në 20:00 në qendrën e vaksinimit në sallen e Edukatës Fizike në shkollën “Fehmi Agani”.


Flori Bruqi

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...