2021-11-09

Rama, mbartësi i radhës i “virusit” të tradhtisë të “bujkrobërve” socialistë)

 


Shkruan Akademik Eshref Ymeri,PHD

 Eshref Ymeri (Mesaplik25 dhjetor 1938) është përkthyes shqiptar. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990.

 Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs.

 Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.



Akademik prof.dr.Eshref Ymeri , është anëtar i rregullti i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup(AAAS).

(Floripress)

********** 




Edvin Kristaq Rama kundër shqiptarëve në krye.

Në një intervistë që paska dhënë për kanalin televiziv  “News 24”, Rama paska deklaruar:







“…unë kam bindjen që kjo nismë (është fjala për “Ballkanin e Hapur” - E.Y.)  është vetëm një domosdoshmëri, por është edhe një qasje në funksion të… lehtësimit dhe dialogut, të lehtësimit të rrugës së zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës” (Citohet sipas: “Edi Rama: S’dua të hyj në polemika me Kurtin, por qasja e Kosovës nuk çon askund”. Faqja e internetit “njëkomb”. 06 nëntor 2021).




Rama, si shegert besnik i Vuçiçit, qëndrimin e qeverisë Kurti kundër nismës së Vuçiçit për “Ballkanin e Hapur”, e vlerëson si “një qasje që nuk e çon Kosovën asgjëkund” (po aty).






Nuk është as e re, as e papritur tradhtia e kastës politike majtisto-komuniste në Shqipëri, një kastë e urryer deri në neveri, e cila u krijua dhe u konsolidua nën mbikëqyrjen e rreptë të serbosllavizmit, armikut të egër shumëshekullor të kombit shqiptar, me synimin e vetëm varrosjen e ëndrrës së përfaqësuesve të nacionalizmit shqiptar për ribashkimin  e Dardanisë me atdheun amë. Që kur dolën në skenë përpjekjet për themelimin e majtizmit komunist shqiptar, nën dirigjimin  e serbosllavizmit, fillimisht në Vitomiricë të Pejës më 11 dhe 12 tetor dhe mandej në Tiranë, në mbledhjen themeluese më 08 nëntor 1941, theksi u vu me forcë te lufta kundër nacionalizmit. Pikërisht në atë mbledhje themeluese qe aprovuar një Rezolutë, të cilën e patën përgatitur paraprakisht Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. 




Në atë rezolutë, “mbillet, që atë natë, fara e helmët e rrezikshmërisë që vjen nga nacionalizmi shqiptar për Shqipërinë natyrale dhe Rezoluta publikohet për herë të parë po nga Hoxha në shkrimin e tij kushtuar Titos në revistën Shqipëri-Jugosllavi (nëntor 1947)” (Citohet sipas: Vasfi Baruti. “Enver Hoxha në optikë të re”. Shtëpia Botuese UEGEN. Tiranë, 2013, f. 229).




          Historiani dr. Vasfi Baruti vjen në një përfundim logjik:

          “Fara e helmët e kundërnacionalizmit që u hodh në mbledhjen themeluese të Partisë prodhoi fryte të helmëta për “dekorimin” me plumb pas shpine të qindra nacionalistëve gjatë luftës e pas lufte, me “rrezikun” e nacionalizmit u përgatit dhe strategjia për qëndrimin antikombëtar ndaj Kosovës, në interes të politikës kolonialiste të Titos” (po aty, f. 256).






          Historia e tradhtisë së majtizmit komunist shqiptar, me në krye Enver Hoxhën, sidomos në kohën e lulëzimit të dashurisë së hapur përvëluese për serbosllavizmin në periudhën mes viteve 1941-1948, dashuri që vazhdoi të mbetej e nëndheshme pas kësaj periudhe, ka përbërë dhe vazhdon të përbëjë një enciklopedi më vete. Që asokohe, “virusi” i tradhtisë që serbosllavizmi i injektoi majtizmit komunist shqiptar, ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm për përjetësimin e psikologjisë mercariste të kastës politike komuniste të periudhës së diktaturës dhe të kastës politike neokomuniste pas vitit 1990. Pasojat e injektimit të atij “virusi” dolën shumë në spikamë pas nëntorit të vitit 1944, kur, me “patericat” e Miladinit dhe të Dushanit, erdhi në pushtet kryetradhtari Enver Hoxha. Këtu po ndalem vetëm në tre fakte, në të cilat bien më shumë në sy rrjedhojat e “virusit” të tradhtisë që serbosllavizmi i pati injektuar argatit të vet Enver Hoxha.



Së pari, Enver Hoxha  pati dhënë porosi që, në faqen e parë të abetares së fillores në vitet 1945-47, të botohej fotoja e mareshalit Tito, shoqëruar me vjershën: Tito luftëtar, Tito Çlirimtar, Tito Shpëtimtar i Popullit Tonë!

Me këto vargje, kryetradhtari i vendit dhe kryeservili i Titos, Enver Hoxha, falsifikonte historinë, poshtëronte rëndë mbarë popullin shqiptar dhe bijtë e tij që derdhën gjakun për të pasur një Shqipëri të lirë.





          Së dyti, në një fjalim, të mbajtur para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Plenumin e IV të rinisë popullore dhe të botuar në gazetën “Bashkimi” të datës 22 gusht 1947, Enver Hoxha deklaroi

“... Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e një mike kaq të fortë, kaq të sinqertë, siç është Jugosllavia… Po të studiojmë historinë e vërtetë të popullit tonë… do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë” (Cotohet sipas: Kastriot Dervishi. Flagranca e marrëdhënieve shqiptaro‑jugosllave në vitet 1944-1948”. Faqja e internetit “Zëri islam”. 28 Shtator 2009).



https://www.ballikombetar.info/flagranca-e-marredhenieve-shqiptaro-%E2%80%91jugosllave-ne-vitet-1944-%E2%80%91-

1948/






Enver Hoxha, duke qenë i pajisur me kulturë gjysmake, kuturis të marrë përsipër rolin e historianit, duke e prezantuar veten sa tradhtar, sa falsifikator, aq edhe injorant.




Gjatë luftërave ballkanike, shkrimtari hebre Leo Freundlih, që banonte në Vjenë, zbulon të vërtetën lakuriq për ato “lidhjet e ngushta dhe të përzemërta” me popujt sllavë, për çka përralliste Enver Hoxha, si falsifikator i   historisë. Ai shkrimtar ka qenë njëri ndër intelektualët e paktë që pati mbajtur koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.  Ja çfarë shkruante ai:

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën t’u shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit, serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle.Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”, - kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlich në librin: “Albanienes Golgotha, Wien, 1913” (Golgota shqiptare, Vjenë 1913), të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloi lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913 (Citohet sipas: “Vrasja e 500 mijë shqiptarëve nga serbët, si u gjet libri* i austriakut, botuar më 1913”. Faqja e internetit “alpenews”. 19 mars 2018).



Së treti, dashurinë përvëluese për serbosllavizmin, kryetradhtari Enver Hoxha e vulosi në mbledhjen e Byrosë Poilitike të 15 dhjetorit 1947, ku, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë, faktikisht, në koloni të Jugosllavisë, deklaroi me zulmë të madhe:

          “…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…”.





          Ashtu si Enver Hoxhën, edhe Ramën e ka kapluar keq i njëjti afsh dashuror për serbollavizmin. Por halli është se serbosllavizmi, në heshtje, nuk ushqen kurrfarë simpatie as për Ramën, as për Shqipërinë. Gjithë halli i tij reduktohet në një pikësynim të vetëm: si e si të sigurojë një dalje në detin Adriatik, çka ka qenë një strategji e kahershme e shovinizmit serbomadh, të cilën kërkon ta vërë në jetë me ndihmën e argatit Rama, strategji kjo që e zbulon haptas ish prefekti serb i Durrësit deri në shpalljen e pavarësisë. Ky ish-prefekt serb i pati deklaruar prefektit të ri të qeverisë së Ismail Qemalit si më poshtë.






          “Çdo shtet ka një port në det, kurse ne s’kemi. Patëm kërkuar nga qeveria otomane të na linte Shëngjinin, por nuk e pranoi. Ne, pra, kemi nevojë për një dalje në det. E sa për Shqipërinë, vend ku s’ka asnjë gjurmë qytetërimi, ne s’kemi fare nevojë” (Citohet sipas: Qatip Mara. “Vlora, djepi i pavarësisë. 28 nëntor 1912 - 22 janar 1914”. Shtëpia botuese UEGEN. Tiranë, 2015, f. 71).

          “Virusin” e tradhtisë së majtizmit komunist shqiptar, kryetradhtari Enver Hoxha ua përcolli pasardhësve të vet besnikë. Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Termkolli, në një postim në Feisbuk (Facebook), ka theksuar pikërisht vijimësinë e tradhtisë së kastës në fjalë, Ajo ka deklaruar:

“Kur duhet ta ruajmë veten nga vetja jonë! Enveri me Miladinin, në Tiranë, marrëveshje kundër Kosovës! Nano me Millosheviçin, në Kretë, marrëveshje kundër Kosovës! Rama me Vuçiçin, në Nish e Beograd, marrëveshje kundër Kosovës! Ҫ’ka keni ju shqiptarët që ankoheni në Serbinë e Vuçiçin?! Historikisht, Serbia i ka mundë shqiptarët vetëm përmes shqiptarëve. Na ka ruajtur e shpëtuar i Madhi Zot dhe Amerika. Amerika në raste të caktuara na ka ruajtur edhe nga vetja jonë. Më nuk mundet. Askush më nuk mund të na ruajë nga vetja jonë. Tani duhet ta ruajmë veten nga vetja jonë që të na ruajë Zoti e Amerika” (Citohet sipas: “Termkolli për takimin e Ramës në Beograd: Serbia i ka mposht shqiptarët vetëm përmes shqiptarëve”. Faqja e internetit “portali.info”. 06 nëntor 2021)

Kryetradhtari neokomunist Rama, pa pikë turpi, deklaron në “News 24” për “zgjidhje përfundimtare të çështjes së Kosovës”. Po Çështja e Kosovës u vu në rrugën e zgjidhjes me bombardimin 78-ditor të Serbisë nga forcat e NATO-s dhe u zgjidh përfundimisht më 17 shkurt 2008, kur ajo, me vendim të Kuvendit, u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe pavarësia e saj është njohur nga më shumë se 100 shtete Por Rama, duke ndjekur rrugën e tradhtisë ndaj Kosovës, krrokat si korbi në korin serborus, sipas të cilit Çështja e Kosovës, demek, nuk na qenka zgjidhur.

Heshja e kastës drejtuese të partisë socialiste para qëndrimit tradhtar të Ramës ndaj Kosovës, nuk habit askënd nga shqiptarët me brumosje nacionaliste në mbarë trojet tona etnike. Sepse ajo kastë është rreshtuar vetë në rrugën e tradhtisë ndaj Republikës së Kosovës. Por heshtja e çuditshme e krejt anëtarësisë së asaj partie, deri te socialisti më i thjehtë, është me të vërtetë befasuese.

Si është e mundur që s’u gjend qoftë edhe një anëtar i thjeshtë i asaj partie që të ngrinte zërin dhe të protestonte kundër kryetradhtarit Rama, i cili puthet dhe përputhet me kriminelin Vuçiç, në vend që të dënojë rëndë krimet e bishës fashiste serbe në Kosovë dhe të ndërmarrë nismën për ngritjen e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?

Si është e mundur që nga radhët e asaj partie nuk u dëgjua as edhe një zë i vetëm për të protestuar kundër kryeagait Rama, i cili, për të sfiduar vëllezërit tanë kosovarë, vendosi trarin e tradhtisë në hyrje të tunelit të Kalimashit?

Kjo heshtje skandaloze dëshmon fare shkoqur se anëtarësia e partisë nekomuniste të Ramës, nuk përbën në vetvete një parti socialiste. Ajo anëtarësi, në të vërtetë, përbën një bashkësi “bujkrobërish”, të cilët kanë shtruar kurrizin dhe i binden verbërisht “kryeçifligarit” Rama”. Prandaj dhe ky i shkel me këmbë kur të dojë dhe sa herë t’i dojë qejfi. Ajo bashkësi “bujkrobërish”, në respekt të dinjitetit personal, le të ketë guximin për t’u çliruar një herë e mirë nga psikologjia e nënshtrimit dhe ta heqë qafe Ramën, sepse, si i zhveshur tërësisht nga vetëdija kombëtare, ka hyrë në shërbim të Sorosit dhe të Vuçiçit, duke bërë gjithçka për vënien në jetë të strategjisë së tyre, me të vetmin qëllim zbrazjen e vendit nga shqiptarët dhe shpërbërjen tërësore të mbarë kombit shqiptar. Sigurisht, për vënien në jetë të kësaj strategjie, Rama ka pasur edhe mbështetjen e nëndheshme të argatpengut të vet me emrin Lulzim Basha, i cili, deri tani, partinë demokratike e kishte shndërruar thjesht në një pellgaçe të ndotur, ku Rama, nga foltorja e Kuvendit, derdhte pa pushim jargët e veta.

-------------------------

* Kopja e vetme e librit të Leo Freundlih-it qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982, nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë.

 

 

 

2021-11-07

Adi Krasta : Top Channel, mafie e rrezikshme.









Adi Krasta ka qënë drejtor i Radio Koha në 1997 dhe drejtor i përgjithshëm i stacionit Telesport në 2002. Ai ka dhënë lëndën e Marrëdhënieve Publike, për të cilën është specializuar që nga viti 1996





Pas mbylljes së televizionit Agon Channel, Krasta zhvendoset edhe njëherë në Top Channel, bashkëpunim që përfundon në qershor të 2017. Pas një periudhe prej një viti e gjysmë pa u shfaqur në ekran, Adi Krasta nis emisionin "A Show", çdo të hënë, ora 21:00, në News 24. Në gusht 2019 u raportua që Adi krasta nuk do vazhdojë të drejtojë emisionin "A Show" në kanalin News 24 duke gjeneruar dhe debat publik rreth arsyeve që bashkëpunimi me kanalin u ndërpre.

Prezantuesi i njohur Adi Krasta, i cili për një kohë të gjate ka punuar edhe ne Top Channel , se fundi ka dale hapur kunder kesaj medie duke i dhene te drejte ish kryeministrit Berisha se Top Media, eshte nje mafie e rrezikshme.

Adi Krasta gjate pronocimit te vet, ka prekur vetem nje aspekt, sesi kjo media ne menyre absurde tenton te kete monopolin e transmetimeve dixhitale ne kete vend, duke kapur peng gjithashtu edhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

Nuk kane qene te pakta edhe denoncimet se edhe emisioni “investigativ” Fiks Fare, me shume eshte nje emision gjobvenes ndaj viktimave te kapura ne kurth se sa Lotaria Amerikane.

Adi Krasta është pedagog universitar në Universitetin AAB në Prihstinë.

Ligjëron lëndët:

  • Hyrje në komunikime
  • Marrëdhënie me publikun

Trimëria e plakut me plis në Lubeniq dhe heshtja e Gjykatës Speciale ?!!!!

 Zoran Rashkoviq | Foto: Facebook                  Krimineli serb  i ''Çakallëve "Zoran Rashkoviq | 



“Unë aktualisht gjendem në një situatë të vështirë, këtu në vendin tim, mu për shkak të kësaj që po flas. Kam nevojë që kjo të dëgjohet, ta nxjerr nga vetja, sepse mjaft ka pasur heshtje. Kanë kaluar 14 vjet, e askush nuk flet për këtë”, tha Zoran Rashkoviq në emisionin Jeta në Kosovë.

Paramilitari serb, dëshmitar i shumë krimeve në fshatrat e Pejës gjatë luftës, u rrëfye për herë të parë si në kishë para një mediumi shqiptar.

“Dua t’i tregoj popullit tuaj, të më dëgjojnë shqiptarët. T’ua sqaroj se nuk kanë qenë këta fqinjët serbë. Këtë e kanë bërë mercenarët që kanë ardhur nga pjesë të ndryshme. Dua që të flas, që të më dëgjojnë, së pari nëna dhe babai im që kanë qenë atje poshtë. Ata nuk e dinë çfarë ka ndodhur”, vazhdoi Zoran Rashkoviq.

“Unë aktualisht gjendem në një situatë të vështirë, këtu në vendin tim, mu për shkak të kësaj që po flas. Zoran Rashkoviq

Në Qyshk, Lubeniq, Pavlan e Zahaq, pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave të Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, në prill e maj të vitit 1999, nga njësiti “Çakejtë”, u vranë qindra civilë të pafajshëm e të paarmatosur shqiptarë.

Nga dëshmia e Rashkoviqit, e dhënë në vitin 2010, Gjykata për Krime Lufte e Serbisë, prej dy vjetësh po akuzon 13 pjesëtarë të kësaj njësie, të dyshuar për vrasjen e mbi 100 shqiptarëve.

Rashkoviq tha se njësia ka vrarë më shumë njerëz. “Unë nuk kam dashur të jem ‘Çakall’. Ishte kohë e çmendur, kohë lufte”, u arsyetua ai.

Refugjat dhe shkaktues refugjatësh 

“Ne kemi qenë të manipuluar. E atëherë, kur nëna ime Serbia më ftoi të luftoj, unë shkova për të luftuar. Tash, para 3 vjetësh, kur nëna Serbi më ftoi për të thënë të vërtetën, dola para gjyqit serb dhe po e flas të vërtetën”, tregoi transformimet e tij Rashkoviq.

I lindur në Rjekë të Kroacisë në vitin 1978, Rashkoviq u largua si refugjat nga atje, për t’u kthyer në Pejë, në vendlindjen e të atit, ku përfundoi shkollën e mesme. Pastaj shkoi në ushtri, ndërsa “Çakall” u bë si 19 vjeçar, në vitin 1998, kur në Kosovë po luftohej.

“Tash jam në Serbi. Person pa shtetësi, pa letërnjoftim, pa…jam apatrid (pa atdhe) në vendin tim.

Kur forcat serbe në qershorin e vitit 1999, pas Marrëveshjes së Kumanovës, u tërhoqën nga Kosova, Rashkoviq e provoi për herë të dytë qenien refugjat.

“Tash jam në Serbi. Person pa shtetësi, pa letërnjoftim, pa…jam apatrid (pa atdhe) në vendin tim”, u ankua ai gjatë emisionit.

“Përndryshe, jam dëshmitar i vrasjeve të më se 200 shqiptarëve, duke përfshirë gratë e fëmijët dhe i përndjekjeve të 10 mijë vetave”, vazhdoi rrëfimin ai, teksa përshkroi ditën e masakrës së Qyshkut, të kryer më 14 maj 1999.

Masakra në fshatin e komandantit të përgjithshëm të UÇK-së 

Rashkoviq shpjegoi se nga Peja në orën 8 e 30 të mëngjesit në ditën e shtatë të bombardimit të NATO-s me 1999, drejt Qyshkut u nisën 30 pjesëtarë të “Çakejve”, të shpërndarë në shtatë deri në dhjetë automjete. U printe Nebojsha Miniq, i ashtuquajtur “Mrtvi” (i vdekuri), komandant i njësisë.

Rashkoviq rrëfeu se nuk e ka ditur pse po shkonin në Qyshk dhe nuk ka pasur njohuri se atje do të kryheshin krime të tmerrshme. Këtë, sipas tij nuk e kanë ditur as ushtarët tjerë të formacionit, përveç strukturës komanduese. Në këtë fshat pranë qytetit më të madh të Dukagjinit atë paradite maji u vranë 44 banorë, ndërsa 400 u detyruan të lëshojnë shtëpitë.

“Njëri i ndante 10 [fshatarë], tjetri 10 të tjerë, tjetri 15, majtas, djathtas, me tradhti, duke u thënë se e prisnin policinë të vinte për t’i legjitimuar. Pastaj, po, u vranë në shtëpi. U dogjën. Ky ishte Qyshku me të gjitha, të gjitha, të gjitha,tmerret e tjera, traktorët, gratë, fëmijët, vjedhjet, goditjet, të gjitha sjelljet e mundshme jonjerëzore”, shpjegoi mënyrën e ekzekutimit të civilëve Rashkoviq.

“Unë e di që Agim Çekut sot, me siguri më vështirë i vjen për këta 50 fshatarët tjerë, se për ata të shtëpisë së tij.

Ai tregoi se më vonë e mori vesh që ky fshat ishte vendlindja e komandantit të luftës së shqiptarëve, gjeneralit Agim Çeku, tash ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Çeku e mori detyrën e komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në vitin 1999, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, kundër Unionit Serbi-Mali i Zi, të nisura më 24 mars të para 14 vjetëve, ndërsa edhe më parë këshillonte luftëtarët për liri të Kosovës.

“Ne “Çakejtë”, më saktë “Mrtvi” dhe kush tjetër ishte, ia kanë prerë babanë, xhaxhanë, duke e qëlluar në kokë dhe për dënim kishin vrarë edhe 50 fshatarë. Unë e di që Agim Çekut sot, me siguri më vështirë i vjen për këta 50 fshatarët tjerë, se për ata të shtëpisë së tij”, tregon Rashkoviq për vrasjen e të afërmve të Agim Çekut.

Kështu tha edhe Agim Çeku, kur foli dhjetë vjet më vonë për humbjet personale, në një intervistë të vitit 2009, të publikuar në gazetën shqiptare në Zvicërr,“Tung.ch”.

“E dhimbshme është, po unë rrallë e përmendi këtë, sepse shumë baballarë, shumë vëllezër, shumë familje janë vra dhe është e padrejtë që dikush të flasë vetëm për dëmin e vet”, tha atëherë Çeku.

Hasan Çeku, kur u vra e më pas u dogj, në shtëpinë e tij në Qyshk, ishte 69 vjeçar, ndërsa Agimi pranoi se ai u vra vetëm pse ishte babai i tij.

“Jam shumë krenar për mënyrën se si është mbajtë ai. Ka thanë: ‘Unë jam babai i Agimit, kta të tjerët falni krejt, s’keni punë me ta, keni me mu’, kujtoi fjalët e fundit të babait, të transmetuara nga të gjallët, gjeneral Çeku.

Paramilitari Rashkoviq, tregoi se asnjë plumb nuk është shkrepur kundër tyre, në fshatin Qyshk.

Ai tha se në vendlindjen e Agim Çekut, komandanti i “Çakejve”, Nebojsha Miniq-“Mrtvi”, la të gjallë një fëmijë 17 vjeçar.

“Jam shumë krenar për mënyrën se si është mbajtë ai . Ka thanë: ‘Unë jam babai i Agimit, kta të tjerët falni krejt, s’keni punë me ta, keni me mu. Agim Çeku

“Ishte djalë i ri, më kujtohet, ai mbijetoi. Dhe kur e pyeti ky tjetri i cili donte ta vriste, se përse po e linte të jetonte? ‘Mrtvi’ tha se e bënte që të ketë kush t’u tregojë të nesërmen arnautëve për këto. Të tregojë për atë frikë dhe për ato që kishin ndodhur. Kështu u përgjigj”, tregoi Rashkoviq.

Arnaut është mënyra përbuzëse me të cilën turqit u drejtoheshin shqiptarëve në kohën e Perandorisë Osmane.

Ekspedita ndëshkuese, atë ditë dhe ditën vijuese, krimet i vazhdoi në fshatrat Zahaq e Pavlan, ku u vranë edhe 35 civilë të tjerë.

“Qyshku ka qenë prioritet. Fakti që kaluam edhe nëpër 2 fshatra tjera dhe që u vranë dhjetëra njerëz, kjo është vetëm efekt anësor i asaj dite dhe i një dite të tillë. Një dite të çmendur. Natyrisht se kemi lënë gjurmë të gjakosura pas nesh”, vazhdoi rrëfimin ish-“çakalli”.

I mbijetuari rrëfen shpëtimin e tij 

Gazeta Jeta në Kosovë gjeti të mbijetuarin e asaj dite.

Ai është bërë dëshmitar në gjykimin për krime lufte të kryera në vitin 2009, që po zhvillohet në Beograd.

Erzen Lushi nga Qyshku, që sot i ka 32 vjet, ishte djaloshi i ri të cilin “Mrtvi” e kishte lënë gjallë, kur i kishin vrarë shumicën e burrave në këtë fshat.

“Mua Nebojsa Miniqi-“Mrtvi”, më ka urdhëru me i mbledh paratë, me i fut me në një  çantë dhe me ua dorëzu atyre.  Para se me i vra gjithë ata burra, ata 3 orë na kanë maltretu, plackit e torturu dhe pasi që na kanë vrarë familjarët, na udhëruan të hypim në traktora dhe të ikim në Shqipëri”, rrëfen ai.

Ai thotë se deri më tash nuk e ka ditur pse mbeti i gjallë atë ditë.

“Dhjetë minuta para se me ma vra babën dikush e ka pyet këtë Mrtvin -çka me bo me këtë djalë? – kaq kam kuptu. Erzen Lushi

“Dhjetë minuta para se me ma vra babën, dikush e ka pyet këtë “Mrtvin” çka me bo me këtë djalë? – kaq kam kuptu. Përgjigjen e tij serbisht nuk e kam kuptu, por e kuptova prej intervistës ku Rashkoviqi ma konfimoi që i paskan thanë që këtë djalë duhet me lanë gjallë, se duhet me tregu çka kanë bërë ushtarët serbë”, thotë Erzen Lushi.

Thotë se ka dëgjuar intervistën e Rashkoviqit dhënë emisionit Jeta në Kosovë dhe se pret nga ai që të identifikojë edhe paramilitarët tjerë që kanë kryer krime.

“Pres t’i identifikojë edhe tjerët, sepse po gjykohen vetëm 13 paramilitarë e ushtarë, e atë ditë kanë qenë më së paku 50 vetë”, thotë Lushi.

Lidhur me dëshirën e Rashkoviqit që të kthehet në Kosovë Erzeni thotë:

“Rashkoviqi duhet me u kthy, me u rrëfy edhe për krimet e veta që i ka bërë, edhe me u dënu në Kosovë për gjithë ato krime në të cilat ka qenë pjesëmarrës vetë, qofshin ato dëbime të popullatës, plaçkitje, apo pjesëmarrje në vrasjë” thotë Erzeni

“Çakejtë” nuk drogoheshin”

Ndërkohë Rashkoviq gjatë rrëfimit të tij përmendi se si njëri nga paramilitarët gjeti në Zahaq një gomar, e shaloi atë dhe në stilin e kaubojëve bërtiste “ihaaaa, ihaaaa”. Kur i pyeti disa të tjerë, pse ai e bënte këtë, mori përgjigjen: “lëre, po i jep vetes një lehtësim të vogël”.

Ishte pasditja e 14 majit, kur u krye masakra e Qyshkut. Por Rashkoviq, mohoi se grupi të cilit i takonte gjatë luftës, drogohej.

“Jo, me sa di unë nuk janë droguar fare. Nuk ishte ky një asi grupi. Bëhej fjalë për veteranë që kishin kaluar nëpër luftëra më parë, kishin përvojë nga Bosnja, e nga Kroacia. Këso ushtarësh. As të dehur, as të droguar, por në atë kohë të çmendur”, foli për shoqërinë e tij Rashkoviq.

“Jo, me sa di unë nuk janë droguar fare.

“’Çakejtë’ kanë qenë ‘qen të luftës’. Asi qen që ka në çdo ushtri, në çdo popull. Grup që punon për llogari të vet. Atyre nuk u pengon as besimi, as kombi. Ata kryejnë ato punët e pista, të cilat askush tjetër nuk i do dhe nuk mundet”, vijoi më tej Rashkoviq.

13 të akuzuarit me fjalët e Rashkoviqit, ngarkohen edhe për masakrën e Lubeniqit, një tjetër fshat i Pejës. Aty këta paramilitarë vranë 66 banorë.

Trimëria e plakut me plis në Lubeniq 

Në Lubeniq “Çakejtë” hynë pak pas orës shtatë të mëngjesit të 1 prillit 1999. “Dita ishte vërtet e bukur, më kujtohet ajo ditë e bukur”, rrëfeu paramilitari.

Në anënë tjetër Alban Bushati, një banor i fshatit, në atë kohë po flinte si shumë të tjerë.

“Ishte kohë lufte dhe njerëzit grumbulloheshin, disa familje rrinin në një shtëpi”, kujton ai, pas 14 vjetësh, ditën e masakrës së Lubeniqit.

Bushati që dëshmoi në gjykatën e Beogradit kundër “Çakejve”, tha se një fqinj i lajmëroi se duhej të dilnin nga shtëpia, si të gjithë fshatarët tjerë, pasi forcat serbe të ardhura në fshat po e kërkonin një gjë të tillë.

Ai tregon se me anëtarë të familjes së tij, në kolonë i kishin nisur drejt Shqipërisë. Serbët ndanin burrat nga gratë, por Albani rrëfen se gratë e fshatit i fusnin burrat dhe djemtë mes tyre, duke u përpjekur që t’i maskonin, në mënyrë që serbët të mos i shihnin.

Ai edhe sot nuk është i sigurt nëse nuk e kanë parë, apo vetë e kanë lëshuar të gjallë, të dalë nga Lubeniqi.

Por të gjithë nuk e kishin këtë fat rrëfen dëshmitari tjetër Rashkoviq.

“Njerëzit detyroheshin, fshatarë të thjeshtë, të varfër. Ata u përzunë nga shtëpitë, ato kolonat, si delet për t’u therur, të humbur, të frikësuar. E të gjithë ata që ishin meshkuj, diku nën xhami diku, e kishin gjetur një vend të hapur dhe aty i kishin grumbulluar”, thotë Rashkoviq.

“Ishte kohë lufte dhe njerëzit grumbulloheshin, disa familje rrinin në një shtëpi. Alban Bushati

Por, Bushati mban mend të ketë dëgjuar të shtëna, derisa kolona e refugjatëve lëvizte këmbë në drejtim të Gjakovës, drejt Qafës së Prushit, pikës kufitare me Shqipërinë.

I mbijetuari thotë ta kenë pyetur në Beograd se a mund ta identifikojë ndonjërin nga sulmuesit e fshatit të tij. Bushati u ka thënë se “mund ta identifikoj vetëm uniformën, ngase po t’i shikoje në sy, paramilitarët të vrisnin”.

Ndërkohë ish-paramalitari serb Rashkoviq tregoi për një plak në Lubeniq, që iu kundërvu me fjalë grupit të tyre.

“Nuk e di a ka qenë plak i fisit, apo i fshatit. Doli ky burri me plis dhe tha pse po ndërhyni këtu si kriminelë, si grabitës. Ne kurrë nuk i kemi krijuar problem shtetit serb, policia këtu kurrë nuk ka pasur problem, fliste ky i vjetri. Dhe pa e përfunduar, “Mrtvi”…..trtrtrtrtrt….dhe pastaj ngriti kokën dhe vazhdoi. Iu bashkuan edhe tri tyta”, shpjegoi njërën nga vrasjet, pjesëtari i penduar i “Çakejve”.

Alban Bushati tregon se plaku me plis ishte Adem Aradini. Bushati kishte dëgjuar se Aradini u kishte thënë forcave serbe “pse po i digjni shtëpitë”, duke u grindur me ta. E kishin vrarë pa i përfunduar fjalët.

“Po më pyet përse, përse, përse? Çmenduri, çmenduri e kohës, çmenduri e luftës, çrregullim total! Vjen koha kur budallenjtë flasin, të mençurit heshtin, e fukarenjtë pasurohen. Kush mund ta shpjegojë. Ma shpjego ti mua, përse?”, iu drejtua Rashkoviq Jeta Xharrës gjatë intervistës, teksa fliste për krimet në Lubeniq.

Edhe në Lubeniq nuk ishte zbrazur asnjë plumb kundër njësitit vrastar.

Por, dënimi i kryesve të këtyre krimeve për Alban Bushatin “është njëlloj lehtësimi”, edhe pse ai ka dyshime se “Çakejtë” do të dënohen.

Në Zahaq, paramilitari shpëtoi një familje shqiptare

Rashkoviq kujton se në fshatin Zahaq, një paramilitar, me mbiemrin Kastratoviq ka shpëtuar një familje të madhe shqiptare me mbiemrin Kastrati, duke i mbrojtur me trupin e tij, kur ata ishin para ekzekutimit. Aty sipas Rashkoviqit ishin vrarë 20 familje.

“Ai me trupin e tij…kishte mbrojtur tërë familjen…..mua kjo m’u kujtua. Për këtë ka ardhur një grua e Kastratëve nga Zahaqi dhe ka dëshmuar. Ka pasur edhe shembuj të tillë”, gjen diçka të mirë mes të keqes Rashkoviq.

“’Mrtvi” e shante, pas asaj ndodhie, këtë Kastratoviqin me fjalë të tmerrshme. E shante me nënë dhe thoshte se janë një m… i njëjtë, ata (Kastrati), e ai Kastratoviq”, vazhdoi të tregojë Rashkoviq.

“Ai me trupin e tij…kishte mbrojtur tërë familjen…..mua kjo m’u kujtua.

Njëri nga të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e Pejës është Slavisha Kastratoviq.

Rashkoviq beson se komandantin e “Çakejve” Nebojsha Miniq-“Mrtvin” e dënoi Zoti për krimet që shkaktoi. Ai vdiq në vitin 2005 në Argjentinë, ndërsa Agjencia AFP, raportoi se vdekjen dyshohet t’ia ketë shkaktuar sida.

“Ai ka ndërruar jetë në Argjentinë nga sida, është shpërbërë. Unë mendoj që e kanë zënë (nga lart)  të bëmat. Ky është mendimi im”, tha Rashkoviq.

Ende më vjen keq nga ajo kolonë 

Rashkoviq tregon se një e njohur e tij, po ashtu pejane, si ai, i dha forcë për të vazhduar të flasë.

“Sot ka Facebook. Mu lajmërua një shoqe nga Peja. Shoqe e mirë. Kemi jetuar bashkë në Pejë, në ndërtesë. Donte të shihej me mua. Dolëm me të për një pije dhe natyrisht e prekëm edhe këtë temë. Ajo më tha me pëshpërimë, edhe pas 15 vjetëve me pëshpërimë. Më tha, mua edhe sot më vjen turp prej asaj kolone. Me vështirësi i tha këto. Por mua më dha forcë të pabesueshme”, tregoi më tutje “çakalli”.

“Këto janë skena shumë të rënda, shkonin pa ujë, në këmbë, të fyer.

Kolonë e stërzgjatur refugjatësh u krijua në Pejë-Deçan, kur ata në prillin e vitit 1999 u urdhëruan të shkonin drejt Shqipërisë. “Këto janë skena shumë të rënda, shkonin pa ujë, në këmbë, të fyer”, kujtoi Rashkoviq.

“Kam parë edhe të këqijat tuaja” 

Në një moment gjatë emisionit, Rashkoviq filloi të flasë edhe për serbë të vrarë nga shqiptarët.

“Kam parë, shumë trupa të vdekur, edhe të njërës edhe të palës tjetër në Kosovë. Në gjendje të shpërbërë, të freskët, gjithfare. Në vitin 1998 e 1999 kam parë edhe disa gjëra tuaja … kam parë të keqen. Kam parë edhe Kleçkën …… edhe kanalin e Gllogjanit”, thotë Rashkoviq.

Ai thotë se ka parë 22 serbë të vrarë në Kleçkë më 27 gusht 1998, derisa tetë të tjerë në shtatorin e të njëjtit vit ishin gjetur në kanalin e liqenit të Radoniqit.

“Kam parë, shumë trupa të vdekur, edhe të njërës edhe të palës tjetër në Kosovë.

Fatmir Limaj, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte, u lirua si i pafajshëm në vitin 2007, për t’u gjykuar dy herë nga EULEX-i për rastin Kleçka. Në të dy herat gjykata ia vërtetoi pafajësinë. Ai u lirua së fundi në shtatorin e 2013-ës.

Por,aktualisht Limaj po rigjykohet për rastin Kleçka”.

Edhe Ramush Haradinaj, ish-komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës, ku i binte edhe liqeni i Radoniqit, u lirua nga tribunali i Hagës në vitin 2008, për t’u kthyer në rigjykim të pjeshsëm dy vjet më vonë. Në të dy rastet, i dyshuar për krime lufte. Ai u lirua më 29 nëntor të vitit të shkuar.

Rashkoviq përmendi edhe kafiterinë Panda në Pejë, vendin ku u vranë gjashtë të rinj serbë dhe 15 u plagosën, më 14 dhjetor të vitit 1998. Të njëjtën ditë në një pritë të organizuar nga forcat ushtarake serbe ishin vrarë 40 pjesëtarë të UÇK-së, mes tyre edhe Mujë Krasniqi, njëri nga tre njerëzit e parë të këtij formacioni luftarak, të shfaqur në Llaushë, në paraqitjen e parë publike më 27 nëntor 1997.

Dëshmitari i vrasjeve të kryera në Lubeniq, Alban Bushati, thotë se nuk e di ku do të shkojnë 13 paramilitarët e dyshuar për krime lufte, edhe nëse dënohen.

“Ata që kanë vrarë shqiptarë për serbët janë heronj, njësoj si për ne ushtarët e UÇK-së që kanë vrarë serbë”, shpjegon ai.

Rashkoviq kërkoi që edhe shqiptarët të flasin për krimet e kryera ndaj serbëve, teksa tregoi se me dëshirë do të kishte vendosur nga një qiri në secilin vend ku serbët kanë vrarë shqiptarë, por edhe aty ku ka ndodhur e kundërta.

Ai gjatë emisionit kërkoi të dijë pse në Pejë jetojnë sipas tij vetëm 7 serbë, ndërsa shtoi se para luftës jetonin rreth 30 mijë të tillë.

Por, sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, në Pejë jetojnë 332 serbë, ndërsa as në vitin 1991, bazuar në të dhënat e censusit të organizuar nga organet e dhunshme serbe, të instaluara në Kosovë nuk ka pasur më shumë se 8 mijë serbë.

“Ata janë këtu në Beograd, shëtiten. Më kërkojnë, më kërkojnë çdo ditë. Ka edhe kërcënime.

Vetë Rashkoviq, dëshiron të kthehet në Pejë, edhe pas rrëfimit të tij. Thotë se prej 250 vjetësh ka tokë në këtë vend. Nuk ndihet i sigurt nga ish-paramilitarët, teksa jeton në kryeqytetin serb.

“Ata janë këtu në Beograd, shëtiten. Më kërkojnë, më kërkojnë çdo ditë. Ka edhe kërcënime”, shpjegoi ai.

Në emision nuk e hodhi poshtë edhe mundësinë e mësimit të gjuhës shqipe, edhe pse tha se është nga më të vështirat në botë. Tërë kohën Kosovës i tha “Kosmet”, ndërsa në vend se të thotë “albanci” në gjuhën e tij, përdori termin poshtërues “shiptari” për shqiptarët. Tha se edhe ju e dini që keni qenë qytetarë të dorës së dytë.

Megjithatë, pranoi një të vërtetë.

“Po, keni fituar. Ju, jeni shumicë. E keni fituar në mënyrë të vështirë. Kjo është e vërtetë”, tha Rashkoviq për Kosovën.

Dhe Haga dhe specialcat e Hagës tash e dy decenie Heshtin.Peshin vetëm ata e dijnë, por gjaku i të vrarëve nuk heshtë dot derisa ata të pëballën më Gjykatën e Hagës së bashku edhe më vetë kryeqetnikun Aleksandër Vuçiç.

2021-11-05

Flori Bruqi : Sorosi-"Open Ballkani"vllehu Edvin Rama dhe Kryqetniku Aleksandër Vuqic

 Shqipëria, Serbia dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë më 3 dhe 4 nëntor takimin e radhës të iniciativës “Ballkani i Hapur” në Beograd. 


Kryeministri Edi Rama do të ishte  në Beograd, menjëherë pas vizitës së tij në Glasgovë në Samitin për klimën. Sakaq, në këtë takim nuk ishte Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë. por  në vend të tij ishte  zv.kryeministri Nikolla Dimitrov.

Floripress ka zbardhur edhe agjendën e takimeve në Beograd, ku thuhet se Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të enjten, më 4 nëntor 2021, do të takohet me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, në kuadër të Ballkanit të Hapur.


 Iniciativa për Bashkëpunim do të mbahet në Pallatin e Serbisë (Bulevar Mihajla Pupina 2).

Takimit të tre zyrtarëve i parapriu  një takim me përfaqësues të kompanive nga Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.


Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, që Kosova e ka kundërshtuar edhe më parë. Iniciativën për “Open Balkan” e përkrahin Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

    
Nord-Mazedonien Skopje | Wirtschaftsforum | Aleksandar Vucic, Zoran Zaev und Edi Rama

Iniciativa Ballkani i Hapur e mori emrin e ri nga mini-Shengen më 29 korrik 2021 në një forum ekonomik në Shkup

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe disa nga udhëheqësit politikë në Kosovë si të partive në pushtet edhe atyre në opozitë po vazhdojnë përplasjen në distancë rreth idesë për një Ballkan të hapur, apo siҫ njihet tashmë “Open Balkan”. 


Në një postim të gjatë në Facebook, kryeministri shqiptar, vllehu zt. Edvin Kristaq Rama duke ju përgjigjur shumë komentuesve nga Kosova, të cilët e akuazuan për siҫ thonë “afërsinë e tij me kryeqetnikun Aleksandër  Vuçiqin”, veç të tjerash shkroi edhe për refuzimin e Kosovës që të jetë pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur”, që deri disa muajë  më parë njihej si mini-Shengeni Ballkanik.

Vllehu-"shqiptar" Edvin Kristaq  Rama mbron idenë e Open Balkan

Rama shkroi se kjo retorikë nuk i shërben Kosovës dhe diplomacisë së saj. 




"Ballkani i Hapur është jo vetëm rruga e të ardhmes për prosperitetin e kombit shqiptar, si komb europian që përkatësinë e vet e ka në Europën e Bashkuar, por është edhe një mundësi e re dhe e madhe më shumë, në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia; sa për një nga shumë shembuj të dobisë së madhe të Ballkanit të Hapur, kush nuk do që ta kuptojë pse Ballkani i Hapur e heq më në fund kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, le të më thotë pse nuk e kanë hequr dot deri më sot, ata që e kanë premtuar me bujë dhe pse nuk e heq dot pa Ballkanin e Hapur atë kufi, asnjë prej atyre të cilëve "nuk u han luli" për aleatët e pazëvendësueshëm strategjikë të Kosovës e të Shqipërisë bashkë, që e mbështesin plotësisht nismën Open Balkan”, tha kryeministri Edvin Kristaq Rama. 

E për mbështetjen e perendimit për "Open Balkan”, Edvin Kristaq Rama i referohet edhe qeverisë gjermane duke thënë  hapur "qeveria gjermane e mbështetë këtë nismë”.  


Vllehu E.K.Rama iu përgjigjet kritikëve, se "nuk jam tradhtar, por nuk heq dorë nga 'Ballkani i Hapur'".

Albanien | Kosovo | Kurti | Rama

Albin Kurti dhe Edi Rama në një konferencë shtypi, shkurt 2020

Kundërshtime nga Kosova



Bashkëpunimin rajonal e duan të gjitha palët, por procesin e Open Balkan Kosova e kundërshton. 


Iniciativën për "Open Balkan”, deri tani e përkrahin vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e refuzoi bashkimin me këtë nismë, duke e cilësuar devijim të rrugës së Kosovës drejt BE-së. "Si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, në ndërkohë të "mini-Shengenit”, e tash e "Ballkanit të Hapur”, e konsiderojmë si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon, drejt BE-së dhe përçimin e këtij mesazhi ne e konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë, gjatë procesit tonë të integrimit”, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Edhe kryetarja e Grupit Parlamentar e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se "të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyre për iniciativën "Ballkani i Hapur” (Open Balkans), pasi sipas saj, kjo nismë është e "dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative. "Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit' dhe (tani) ‘Open Balkan'”, tha Mimoza Kusari-Lila pas një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kosovo | Besuch Bundesaußenminister Heiko Maas

Donika Gërvalla, ministrja e Jashtme e Kosovës në një takim me ministrin e Jashtëm, Heiko Maas, prill 2021

Si mund të evitohen keqkuptimet?

Përplasjet në distancë ndërmjet politikës kosovare dhe asaj të Shqipërisë janë kthyer në debat mes analistëve politikë. Blerim Burjani, analist politik  i tha DW-së se "keqkuptimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mund të evitohen nëse bashkëpunohet më ngushtë në fushën ekonomike”. "Ballkan Open është ide që do të duhej së pari Kosovë-Shqipëri të bisedojnë për përparësitë dhe për mangësitë e një projekti të tillë në mënyrë që të shmangeshin keqkuptimet e ndërsjellta. Edi Rama  ka avancuar ne këtë ide jashtë angazhimit të Kosovës për të trajtuar fillimisht tema të kësaj natyre që nuk janë të reja dhe të panjohura për Kosovën, që dikur ishte përmend si "Ballkania". Keqkuptimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mund të evitohen  duke bashkëpunuar  ngushtë dhe sinqertë në fushën ekonomike e që një kohë të gjatë ka munguar ky sinqeritet në mes dy shteteve”, thotë Blerim Burjani.

Sipas analistit Burjani, kryeministri shqiptar Edi Rama, e sheh nismën e Balkan Open si një projekt për përfitim ekonomik sesa politik. "Realisht kryeministrit Rama, nisma e Balkan Open i konvenon nga aspekti ekonomik dhe turistik, që në fakt më shumë duket turistik se sa ekonomik si  interes i Shqipërisë. Raporti i tij jo i mirë me politikën kosovare, duket të jetë më shumë personal se sa ndër-shqiptar, pasi shqiptaret dhe interesat e tyre janë interesa më të gjera se sa interesat e tjera. Open Ballkan për momentin duket me shumë  të panjohura në kuptimin politik, ashtu siҫ e mendon Prishtina, përderisa Tirana zyrtare e mendon puro interes ekonomik dhe avancim të lirive ekonomike”, thotë Burjani.

USA will Sonderwirtschaftszone für Serbien und Kosovo

Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua në prani të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, 4 shtator 2020

Kosova ka premtuar, se do t'i bashkohej, "mini-Shengenit” në Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, marrëveshje kjo, e cila në dy dokumente të ndara u nënshkrua në prani të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.


 Në Kuvendin e Kosovës, më 6 gusht 2021, nuk u miratua një rezolutë ku i kërkohej Qeverisë së Kosovës që të zbatonte Marrëveshjen e Uashingtonit. Gjatë votimit për këtë rezolutë, që sipas ligjeve në Kosovë, nuk janë detyruese, por shprehin vullnetin politik,  deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që është në pushtet abstenuan. Ideja e "mini-Shengenit" është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Më 29 korrik 2021, në një forum ekonomik që u mbajt në Shkup, kësaj nisme ju ndryshua emri në "Open Balkan” dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i  ish Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t'i bashkohen kësaj iniciative.

2021-11-04

FLORI BRUQI : Së shpejti libri “Udhët e sakrificës -ditar”i autorit akademik Dibaran Fyllit.

 

Shkruan Flori Bruqi,PH.D


TE PËRROI I QARRIT (tregim) / nga Dibran Fylli | ATUNIS GALAXY POETRY

Libri ditar është shkruar thjesht, pa shprehje poetike, pa ndonjë imponimin anësor, për dëshirën e askujt e as për inatin e dikujt. Është shkruar në formë ditari ashtu si kanë rrjedhur ngjarjet, aq sa kam poseduar shënime dhe aq sa kam mbajtur mend nga e vërteta midis të vërtetave. Ndoshta dikujt mund edhe të mos i pëlqej, por realiteti është ky, i bazuar në ditarin tim të para luftës, të luftës e të pas luftës. Pra nuk mund të ndryshohet asgjë nga e vërteta. Pena e ka kështu kur nuk pushon së shkruari. Në faqet e këtij ditari, sidomos ato të luftës e të pasluftës, ka ndryshime të mëdha nga shumë intervista të deri tanishme që janë dhënë nëpër media, që janë folur e përfolur, shkruar e interpretuar për 20 vite me radhë, nga individ të ndryshëm e nga lakmitarët e autorësive të huaja! Tani kur u harxhuan këto intervista shumë interesante e të llojllojshme, gënjeshtra me krip e pa krip, unë po e botoi ditarin e luftës e të pas luftës, pa më të voglin ndryshim! Tani, lexuesi le ta kuptojë si të dojë, libri s'ka mrekulli brenda as nuk do mund gjendet fjali e pa argumentuar nga faqet e ditarit në dorëshkrim, thjesht këto ishin përjetime e udhë sakrificash nga mosha 7 vjeçare e deri sot kur me të madhe po zhvillohet lufta për kolltukë të buta, për karrierë e pasuri... (Dibran Fylli)


*****

“Udhët e sakrificës -Ditar” i autorit, Akademik Dibran Fylli

Libri, “Udhët e sakrificës -Ditar”, është një ditar i fëmijërisë, studimeve, luftes, burgut , krijimtarisë letraro-artistike i veprimtarit, shkrimtarit , akademikut tonë Dibran Fylli ,nga Aqareva e Drenicës martire, pjesëmarrës i luftës së UÇK-së në vitet 1998-1999.


Akademik, Hakif Bajrami: Libri i akademik Dibran Fyllit, "Hasan ...


Në këtë vepër autori  Dibran Fylli ka radhitur kujtimet e tij të fëmijërisë , rinisë, studimeve në Lubjanë , luftës dhe zhvillimeve ushtarake të  UÇK-Së kryesisht në fshatrat e  Zonës Operative  të  Drenicës(ZOD)   ku edhe ka vepruar gjatë kohës së luftës çlirimtare.

Libri tokë e mbjellë me varre nga Dibran Fylli - Klina.info


Përshkrimet e ngjarjeve të cilat i ka shënuar kohë pas kohe, në ditar, janë dokumentare të cilat  pasqyrojnë përpjekjet për mbijetesë të popullatës civile, e cila ishte e ballafaquar me tërë egërsinë e forcave pushtuese, ngase ajo ishte në  shënjestër të  granatimeve nga distanca, por edhe e luftimeve të drejtpërdrejta të luftëtarëve të lirisë kundër forcave ushtarake, policore  si dhe forcave paramilitare serbo-malazeze dhe ruse.

Dibran Fylli: Kronologji e shkurtër e Njësitit për Intervenim të ... 

Autori, nuk ka arritur të shënojë zhvillimet e çdo dite për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe pamundësisë së qëndrimit në një vend të caktuar.

Publikohet Antologjia “Lulëkuqet e Lirisë” – Çdo shesh një ...


Megjithatë, ai edhe në kushte të tilla të pasigurisë për jetë, si edhe të gjithë banorët në zonat e luftimeve, në “Ditarin” e tij ka përshkruar edhe zhvillimet politike sipas medieve si dhe jehonën e luftës së UÇK-së, e cila ishte mirëpritur dhe përkrahej unanimisht në zonat e përfshira në luftë e më gjerë, por kishte fituar edhe simpatinë e qarqeve demokratike e përparimtare kudo në botë.


dibran fylli Të pavërtetat e përfolura rreth Festivalit Folklorik ...

Dibran Fylli, gjatë luftës, ka qenë pjesëtar i aktiv i Luftës çlirimtare që kishte për detyrë të luftojӕ forcat armike si dhe të përkujdesej për ngritjen e moralit artistik të ushtarëve dhe popullatës civile, sidomos për atë që ishin të zhvendosur dhe ishin të strehuar në pyje e lugina të lumenjve, me qëllim për t’ i ikur sulmeve të drejt për drejta të forcave armike.


Agjencioni Floripress: Bisedë me Dibran Fyllin, regjisor, ideator ...


Ushtarët dhe shokët e Dibranit, e   kishin shtrirë veprimin në të gjitha fshatrat e përfshira në luftë dhe kishte për detyrë të përcillte organizimin civil-ushtarak në mbështetje dhe ndihmë të UÇK-së, në rregullimin e istikamëve , të ndihmonte edhe në hapjen e transheve e bunkerëve, të ndihmonte evakuimin e popullatës kur sulmohej nga forcat serbe, të ndihmonte të plagosurit, të rënët dhe të raportonte lidhur me zhvillimet ditore kurdo që kishte nevojë.

Ish ushtari i UÇK-së që i luan policët serbë (Video) - Lajmet e ...


Duke qenë i përkushtuar për luftën, me kohë kishte menduar se zhvillimet në terren duhej të shënoheshin dhe të mos harroheshin, meqë lufta e UÇK-së nuk pasqyrohej drejt nga mediet në Prishtinë e më gjerë, sepse informatat nuk ishin nga vendi i ngjarjes, por ato sajoheshin në ndonjë burim, i cili në shumë raste mund të mos ishte i sigurte. 


Dibran Fylli Disa çmime, mirënjohje e cerifikata nëpër vite ...

Ka ndodhur për shembull që një gazetar në Prishtinë kishte raportuar “se popullata në nuk kishte ngrënë bukë tri ditë rresht dhe banorët po hanin grurin e pazier”, edhe pse raste të tilla nuk ka pasur pothuajse në asnjë zonë të luftës dhe në Krojmir jo se jo.



Dibran - Beiträge | Facebook  

Krejt kjo bëhej nga qarqet pacifiste me qëllim që popullata të ikte nga zonat e luftës dhe të mos qëndronte si logjistikë e saj.


Dibran - -XII- DITAR I TË VËRTETAVE Dibran Fylli Ditarin... | Facebook 

Informim i drejtë, profesional dhe i përgjegjshëm në luftën e UÇK-së ka filluar prej 4 janarit të vitit 1999 kur kanë nisur transmetimin Radio-Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress, punën e të cilave, autori i librit, iu ka kushtuar vëmendje e besueshmëri.

Dibran - Beiträge | Facebook


Heroi i gjallë i shumë luftrave në Dardanin ,akademiku i ynë kolonel  Dibran Fylli, gjatë luftës, krahas kontributit fizik në Zonën OPerative të Drenicës dhe në mesin e luftëtarëve të lirisë, ka arritur që të shënojë çdo lajm, të cilin e ka dëgjuar nga burimet e veta, nga shtypi, e mediet e tjera, me qëllim që ato luftime e zhvillime të mbesin të shkruara si dëshmi, për një luftë të drejtë çlirimtare, dëshmi për vuajtjet e një populli që ndodhej buzë katastrofës humanitare, dëbimet të dhunshme nga trojet e veta, degdisjen e gjenocidin si qëllim për shfarosjen e tërë një populli, i cili përkrahte UÇK-së, meqë kishte marrë përsipër çlirimin nga armiku shekullore serb me çdo kusht dhe me çdo çmim.


Aktori Dibran Fylli dhe e vërteta historike e manifestimit ...


Pas rënies heroike të Kryekomandantit të luftës së UÇK-së, Adem Jashari me gati krejt familjes së tij të ngushtë dhe familjes e gjerë Jashari të Prekazit, në mars të vitit 1998, shqiptarët liridashës nuk kishin më mëdyshje, por ishin mobilizuar rreth UÇK-së dhe ishin vënë në shërbim e ndihmë të saj. 

Agjencioni Floripress: DIBRAN FYLLI : MASAKRA E IRZNIQIT DHE ...


Ky mobilizim është përshkruar me besnikëri nga autori. në shumicën e ditëve të luftës.

ROMANI “EDHE KJO ËSHTË PJESË E JETËS” I SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI ...

Libri i akademik Dibran Fyllit, “Udhët e sakrificës -ditar”

(Prishtinë,2020) , është një vepër dokumentare, e lehtë për t’u lexuar e për t’u kuptuar, e pasur me fakte e dëshmi filmike të besueshme, të cilat kanë ndodhur në një territor të caktuar, por që kanë reflektuar edhe ngjarje të tjera dhe zhvillime të përgjithshme në zonat e luftës e më gjerë. Si çdo ditar lufte, edhe ky libër mund të këtë mangësi që janë pjesë e kundrimit të ngjarjeve nga një kënd subjektiv, në një territor të caktuar dhe me individë po ashtu të një mesi të caktuar, ku ka vepruar autori.




Ky libër pasuron literaturën dokumentare të luftës së UÇK-së.

Librin ka mbi 500 faqe të cilin e boton nën përkujdesjen Hakif Bajramit , Asllan Qyqallës , Flori Bruqit ,Naim Kelmendit,
Abdullah Troshupës....




2021-11-03

Clark flet për Hashim Thaçin në vitin 1999: Tepër të vendosur dhe entuzgjastë

 TIRANË- Gjenerali amerikan Wesley Clark ka folur për figurën e Hashim Thaçit dhe për rolin e tij në zhvillimet e luftës së Kosovës. I ftuar në emisionin “Opinion”,

Wesley  Clark ka thënë se  Hashim Thaçi në luftën e Kosovës ka qenë më shumë si lider politik.



Clark e ka cilësuar grupin e shqiptarëve si entuziastë e të vendosur, ndërkoëh që theksoi se nuk mund të krijohet një shtet i ri nëse qytetarët nuk janë të gatshëm të luftojnë dhe të vdesin për vendin.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Keni thënë se Hashim Thaçi në atë takim kishte moshën e djalit tuaj në atë kohë. Besoni se ishin shumë entuziastë për të ardhmen e vendit?

Clark: Shumë entuziastë ishin, tepër të vendosur. Nuk mund të krijosh një shtet të ri, nëse nuk je gati të luftosh dhe të vdesësh për të. Në Siri në 2010, 2011, 12 a 2013… jam takuar me raste me liderët e opozitës siriane. Ata nuk futeshin ne Siri. Njerëzit luftonin brenda ne Siri, po ata nuk futeshin. U kam thënë në atë kohë… Alija Izetbegoviçi nuk do ta kishte mbajtur kurrë të bashkuar Bosnjën, po te mos kishte qëndruar në Sarajeve. Nëse je udhëheqës politik duhet të jesh atje, ku është konflikti. S’mund të rrish në Paris, duke ngrënë kruasan e pirë kapuçino e duke u mundur të komandosh se çfarë do të ndodhë. Ata thjesht nuk shkonin, nuk rrezikonin. Si rezultat Harasadi është në pushtet.

Fevziu: Keni pasur gjatë luftës njësi speciale brenda territorit të Jugosllavisë, brenda territorit të Kosovës?

Clark: Po le të themi se po ndodhnin shumë gjëra.

Fevziu: Thaçi me armë.

Clark: Po, por nuk e di a ka luftuar vërtet. Më thonë se ka qenë më tepër si një lider politik.

Fevziu: Pra, keni pasur njësi brenda territorit të Kosovës?

Clark: Jo. Në mënyre romantike imagjinohej se kishte forca tokësore, spiunë, por jo.

(I.A/dosja.al)

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...