2021-11-13

Mid’hat Frashëri: Për miqtë e mi t’Amerikës

 


Për miqtë e mi t’Amerikës

Të dashur miq,

Kemi dy vjet që u detyruam të largohemi nga Shqipëria dhe të bëhemi refugjatë. Sot, në tokën e mërgimit të anës perëndimore të Adriatikut, jemi afër 750 shqiptarë, në mes të të cilëve edhe gra, kalamanj e pleq. Në Greqi janë 800 refugjatë të tjerë, të larguar nga atdheu, mezi të shpëtuar nga masakrat, despotizma dhe tmerri që ka mbuluar Shqipërinë.

Këta 1500 refugjatë janë nga të gjithë anët e Shqipërisë: Konispoli, Shqipëria e mesme dhe e veriut edhe një numër i madh nga Kosova.

Që dy vjet, kujdesi ynë i parë ka qenë të hyjmë në korespondencë me miqtë dhe farefisin që kemi në vendet e largët: Australi, Turqi, Egjypt, Shtetet e Bashkuara t’Amerikës, por veçanërisht me këtë të fundit, ku ndodhet kolonija jonë më e madhe. Shqipërinë e lam në tym e në flakë.

Komunizma përgatitej të festonte triumfin e saj në mënyrë komuniste, do me thënë, duke therur, pushkatuar, mbytur, vrarë e torturuar, gra, burra, djem, çupa, të mëdhenj e të vegjël dhe sidomos të pafajshëm.

Deshëm të tërheqim vërejtjen e vëllezërve tanë që ndodhen larg Atdheut dhe që s’kishin pasur mundësi të informohen dhe të kuptojnë të vërtetën. Kjo nuk na dukej një çudi as edhe një gjë e mosbesuar, se, të paktën tri radio të mëdha në gjuhën shqipe ishin në favor të komunistëvet dhe bënin propagandën e tyre.

Por, ne na duhej të shpejtonim që të shpëtojmë opinionin e shqiptarëvet që ishin larg Atdheut: Kishim për detyrë të ndriçonim mendjen e tyre dhe t’u viheshim në shërbim për çdo informatë që ata mund të kishin nevojë. Ata që kishin mbetur në Shqipëri, mund t’i quanim që të gjithë si të mjerë të burgosur, me zinxhirë në këmbë dhe me litar në grykë.

Kishim nevojë, një orë e më parë, të shpëtonim nga robëria, në mos materiale por morale, kolonitë tona. Bëmë thirrje në ndjenjat patriotike dhe njerëzore të miqve tanë të largët.

Gjithë shpresën e mëkëmbjes së madhe e kishim te kolonija juaj, se ju rroni në një vend të lirë, nën një qeverisje liberale. Ju ishit larg tiranisë, larg despotizmës dhe larg diktaturës kuqalashe. Nuk kishit në Shtetet e Bashkuara, asnjë Mehmet Shehu, asnjë Enver Hoxha, asnjë Tito. Pastaj, kujtonim edhe patriotizmën tuaj të viteve 1919 dhe 1920.

Kujtonim se qysh, të gjithë së bashku, si një njeri i vetëm, jini ngritur atëhere në këmbë dhe kini luftuar për indipendencën e asaj Shqipërie, për kufijtë e asaj Shqipërije dhe për nderin e asaj Shqipërije. Më të shumtët prej jush i njoh dhe më njihni personalisht. Kishim, pra, jo vetmë detyrën që të hynim në korespondencë me ju, por edhe të drejtën.

Me qindra letra ju janë dërguar, jo vetëm miqvet tuaj si unë, por edhe prej vëllezërvet, kushërinjvet, nipërvet dhe ungjërvet tuaj. Disave nuk u është kthyer përgjigje. Me çdo kusht ishte nevojë që të ndriçohej opinioni i tyre që të vononin akoma të mësojnë edhe të kuptojnë të vërtetën. Dhe kjo e vërtetë çdo ditë u bë më tepër tragjike. Krimet e komunistëvet gjatë luftës, i vazhduan krime të tjerë, ekzekutimet pa gjyq ose me gjyq rrugësh, me ligje edhe pa ligje, vajtën duke u shumëzuar. Perëndija vetëm e di numurin e atyre që janë mbytur.

Më të shumtët as ekzekutoheshin, as edhe masakroheshin në burgje, por vriteshin e çpoheshin me thikë në udhë e sipër. Sot vallë janë të burgosur, 16.000 apo 26.000? Sa prej tyre gjenden të sëmurë dhe gati për vdekje? Sa familje gjenden të internuar në Krujë, Berat e gjetkë?…

***
Doni të pyesni për reforma? Jua them unë. Reforma më e bukur, në krijimin e së cilës komunistët e Shqipërisë kanë rrëfyer një zotësi dhe një inteligjencë të vërtetë, është frika: nëna dhe baba të kenë frikë nga çupa dhe nga djali i tyre. Shqiptari të dridhet nga fisi më i afërt i tij se mos veje e ta kallëzoje te policija, simbas sistemit rus, G.P.U dhe N.K.V.D.

Lumturi e popullit? Vërtet një lumturi e mirë! Bujqvet, katundarëvet dhe atyre që s’kishin asgjë, qeveria demokratike dhe popullore e Enver Hoxhës u ka dhënë nga një pëllëmbë dhe. Por gjithë produkti i djersës së tyre vete në hambar të qeverisë dhe i gjori bujk, katundar ose proletar, duhet që të vejë çdo javë në zyrë të marrë te nëpunësi komunist kafshatën e gojës.

Qysh në fillim të regjimit të komunistëvet, gjith mallrat, ilaçet, veglat e mjekësisë dhe të kirurgjisë, çdo gjë që u gjend në drogeritë dhe depozitat e Shqipërisë, u dërgua te xhaxha Tito, dhe kjo për shpërblim të shërbimit që bëri Titoja duke vrarë afro 50.000 shqiptarë të Kosovës. Vajtën leshtë, lëkurët, benzina dhe nafta edhe ato në Jugosllavi. Shumë nga sendet që jep organizata U.N.R.R.A shkojnë në Jugosllavi ose u dorëzohen vetë besnikëvet të regjimit komunist.

Fakir fukaraja, në mundshin dhe në gjeçin, le të hanë hithra. Mish nuk tregëtohet më në Tiranë, të shitet e të blihet. Për rroba, mveshje e mbajtje, pëlhurë, stofra e të tjera, mos bëni fjalë, se dyqanet që kishin qenë plot me plaçka, sot janë zbrazur. Edhe në ka eje të shitet ndonjë gjë, i jipet vetëm atyre që kanë marrë bileta nga qeveria…

Kjo është situata e Shqipërisë. Kjo është gjendja e të gjorëvet Shqiptarë që kanë lumturinë të rrojnë nën hijen e “demokracisë së Tiranës”.

***
Për fat të keq, dëmet nuk janë vetëm materiale. Për Shqipërinë e gjorë, me jo më tepër se një milion njerëz, sikur nuk ishte mjaft kjo luftë e përbotshme dhe pushtimi i huaj, sikur nuk ishte mjaft lufta italo-greke që u zhvillua në tokën arbërore dhe shkaktoi një shumicë rrënimesh, njerëzish dhe banesash, por ja se ku vjen edhe kolera e kuqe e komunizmës, që me dorën e shqiptarit të therrë shqiptarin, të sjellë një mizerje dhe një vuajtje që nuk e ka pësuar kurrë gjer më sot vendi ynë.

Me mijëra njerëz që u çduknë nga dora trathëtare e komunistëvet, ashtu edhe me qindra milionë që franga ari u shkrinë në zjarr për qejfin e të kuqvet. Nuk e di cili do të ketë mbetur i padëmtuar materialisht dhe moralisht nga miqt që kemi lënë në Shqipëri? Cili nga anëtarët e fisit dhe nga të afërmit do t’i ketë shpëtuar dorës gjaksore?

Të mos kishte ardhur komunizma, sot Shqipërija mund të ishte vendi më i qetë dhe më pak i dëmtuar i Evropës. Mbi gjithë këto vuajtje materiale, shtoi edhe pësimet shpirtërore të një populli të tërë që i shembet vatra, që i shuhet zjarri, që i thyhet gjithë e arthmja dhe i hapet një humnerë në jetën e tij, mosbesim nga çupa, djali, motra, nëna, baba, i dashuri, fisi, fqinji menjëfjalë, përmbysja e ekulibrit moral dhe shoqëror. Si do ta mbledhë i gjori njeri veten e tij mbas kësaj katastrofe dhe qysh do të bëhet i zoti të fillojë jetën normale?!

Mos më flisni për shërbimet politike që mund të kenë bërë komunistët duke luftuar okupatorin. Trimërija e tyre ka qenë e kufizuar me të djegure më të vrarë shqiptarë, me të çkatërruar dhjetra qytete dhe disa qindra fshatra, që do të ishin si rojtarë të atdheut. Shtoni mbi këto edhe rrënimet e Tiranës që u shkaktuan prej komunistëvet bash në orën tek po iknin Gjermanët. Doni të bëjmë fjalë për efektin politik që pati instalimi i regjimit moskovit në Shqipëri?

Tema imediate e politikës së çetës komuniste në Tiranë ka qenë prishja e marrëdhënieve me dy Fuqitë Aleate, Angli dhe Amerikë. Të dy Fuqitë liberale të botës janë armiqësuar me klanin “demokrat” të Tiranës nga shkaku:

1.Se agallarët e kuq e kanë kallur Shqipërinë në sgjedhën e Rusisë dhe të Serbisë: Enver Hoxha dhe banda e tij përgatisnin plane në ç’mënyrë ta bëjnë Shqipërinë një provincë serbe, edhe mbasandaj kanë guximin të thonë se kanë luftuar për lirinë e Shqipërisë!
Se sejmenët e Rusisë, afro 6000 njerëz (oficerë, nëpunës, profesorë, industrialë, organizatorë, ushtarakë, por kryesisht spiunë dhe policë të G.P.U-s) sot janë sundonjësit e vërtetë të tokës shqiptare.

Se sjellja e autoritetevet të Tiranës ka qenë armiqësore dhe pa edukatë, ky brutalitet me qëllim fyes, kishte filluar kundrejt Aleatëve që në fund të vjetit 1945. Por dy veprime më me rëndësi akoma u bënë shkak që bota e tërë, ajo botë që dëshiron paqe dhe drejtësi, të ndjejë një zemërim dhe një urrejtje kundrejt qeverisë së Tiranës dhe këto janë:

Të prurët e Rusisë gjer në Sazan dhe në Sarandë, do me thënë në detit Jonian dhe afër Mesdheut Lindor.

Të qëlluarit me top të vaporrëve anglezë të luftës nga bregu i detit shqiptar.

Nga kjo keqsjellje e qeverisë kuislinge të Tiranës (themi “kuislinge” se nuk mund të quhet shqiptare një çetë që merr urdhër së jashtmi, dhe aq më tepër prej një shteti si Serbija që gjithnjë ka rrëfyer armiqësi kundër Shqipërisë), qeverija greke ka gjetur një shkak, një pretekst, për të formuluar pretendime absurde kundër vendit tonë dhe kërkesat e saj kanë zgjuar një jehonë të favorshme pranë njërit prej shtetevet të mëdhenj, të cilëvet u cënohen interesat jetike të tyre, kur Shqipërija sjell Rusinë në Mesdhe.

***
Tani, miqt e mij, nuk dua t’ju them fjalë të tjera. Po u drejtohem ndërgjegjes dhe ndjenjave tuaja. Nuk kini nevojë as për këshilla, as për lutjet e mia. Kolonitë tona, patriotizmën dhe shërbimin për Atdhe e kanë në traditë. Detyrën tuaj jua rrëfen ndjenja juaj njerëzore dhe inteligjenca juaj. Këtë letër po ua dretonj atyreve që e dinë ç’do me thënë dashuri e prindërvet, që e ndjejnë mallin e Atdheut dhe që mbajnë gjithnjë gjallë nostalgjinë e vatrës së largët të tyre. Gjaku ujë s’bëhet.

As edhe njeriu nuk mund të bëhet bishë. Komunizma, s’kam as më të paktin dyshim, që e keni kuptuar edhe vetë, është sëmundje e tmerruar si tërbim i qenvet dhe ujqërvet, është një kolerë që nuk çkatërron vetëm trupin, por edhe më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut. Jam i sigurt që asnjerit prej jush nuk i pëlqejnë këto sëmundje. Prandaj edhe juve ju bije një detyrë, edhe më urdhëronjëse akoma: të hyni edhe ju në udhën antikomuniste që ka filluar jo vetëm në Shqipëri por edhe n’Amerikë.

Mos harroni se Shqipëria gjindet në një moment delikat. Kujtoni përgjegjësinë tuaj përpara historisë. Kolonitë tona nuk mundin të rrinë indiferente, janë në vende të lirë, janë larg territorit, larg kanosjevet gjaksore të Koçi Xoxëvet dhe çdo indiferencë të tyre, kur atdheu heq çaste agonije, merr formën e një krimi të urrejtshëm.
Kemi sigurinë se do të mbushni detyrën tuaj. Do t’i bëni një mur komunizmës me vullnetin tuaj, me zemrën tuaj dhe me patrotizmën tuaj. Me këtë bindje, ju uronj shëndet edhe punë të mbarë.

Mid’hat Frashëri, Në mërgim më 1 dhjetor.

LETËRKËMBIMI – MILAN SHUFLAJ DHE MIT’HAT FRASHËRI, ÇFARË I SHKRUAJNË NJËRI-TJETRIT

 


Në përgjithësi epistolari i Milan Shuflajt është i varfër, sepse ashtu siç është thënë diku në këtë shkrim, atij iu shkatërrua gjithçka nga policia kur u vra. Megjithatë, ato që kanë mbetur janë letërkëmbime me personalitete të kohës si me dijetarë dhe personalitete të njohur të arsimit dhe të kulturës botërore si Jirecek, Taloc, Jovan Radoniqin; drejtorin e Institutit të Evropës Lindore, Amadeo Xhanini; ministrin e Arsimit të Shqipërisë, Adburrahman Dibën; ministrin e Arsimit të Hungarisë e më së shumti me Mit’hat Frashërin (Lumo Skëndon) në Shqipëri.

Në këtë rast do të veçonim letërkëmbimet në Shqipëri, veçanërisht ato me Mit’hat Frashërin. Letrat janë shkruar latinisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, hungarisht dhe kroatisht. Objekti i tyre është puna këmbëngulëse e Shuflajt në hulumtimin, vjeljen dhe sistemimin e korpusit të madh të burimeve relevante për të rrumbullakuar botimin e “Acte Albaniae” si dhe përballja me pengesat e mëdha të qëndrimit në Shqipëri dhe të hulumtimeve në Itali.

Me interes është letërkëmbimi me Lumo Skendon, bibliofilin tonë të rrallë që ndiqte me lakmi botimet e autorëve të huaj për historinë dhe kulturën shqiptare. Në librarinë e tij të njohur mund të gjeje titujt e rinj në gjuhë të ndryshme, pa harruar ato të Shuflajt, me të cilin po për këtë shkak ai kish lidhur miqësi.

Në letrën e tij të parë të 30 qershorit 1929 ai donte të mësonte nga albanologu i njohur se a do të vazhdonte nxjerrjen e “Acte Albaniae”  dhe sa vëllime do të ngërthente ky botim. Shuflaj iu përgjigj menjëherë duke shkoqitur në pika të përgjithshme projektin e 4 vëllimeve vijuese te “Acte Albaniae”, që do të përfshinin burimet e vjela në arkivat e Venecias, Vatikanit dhe Dubrovnikut dhe do të zinin fill në vitin 1451 të pushtimit aragono-napolitan të Krujës dhe do të shtriheshin deri në vitin 1571. Në vëllimin 3 do të botohej “in extenso” dhe Kadastri i njohur dhe shumë voluminoz i Shkodrës i vitit 1416 së bashku me kopjet e dokumenteve nga arkivi i Barcelonës dhe Milanos që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e Skënderbeut me sulltan Muhametin II, të cilat Shuflaj ia kishte huazuar Radoniqit, por që nuk i pa kurrë me sy.

Mit’hat Frashëri ia kishte bërë të njohur projektin e Shuflajt jo vetëm ministrit të Arsimit, Dibra, por edhe vetë mbretit Zog. Është kjo arsyeja që ministri i Arsimit e mirëpriti projektin kapital të albanologut dhe ballkanologut të njohur. Ai e përgëzonte shkencëtarin për kontributin e madh shkencor, e falënderonte për punën shumë të vyeshme rreth hulumtimit të mëtejshëm të dokumenteve arkivore të historisë shqiptare mesjetare dhe e bënte me dije se qeveria e tij mbretërore i kishte akorduar 75.000 franga ari për vjeljen e dokumenteve arkivore dhe botimin e tyre me katër vëllime. Përballimi i shpenzimeve në një shumë kaq të madhe nuk ishte sakrificë e vogël financiare, kur dihet se në ç’shkallë të zhvillimit ekonomik ishte Shqipëria.

Në një letër që Shuflaj i dërgonte drejtorit të Institutit të Evropës Lindore, Xaninit, i shpreh gëzim për marrjen e pasaportës për në Shqipëri, që kishte dy vjet që e kërkonte. Në atë letër ai  i lutej mikut të tij t’i përvishej punës dhe të zgjidhte kopjuesit e dokumenteve në Romë, Venecia, Napoli dhe Ankonë, duke e siguruar atë se qeveria shqiptare do t’i hiqte të gjitha shpenzimet. Shuflaj mbështetej në shkresën e ministrit Abdurraman Dibra me të cilën njoftohej për dërgimin e 3000 franga ari në bankën zvicerane si paradhënie. Ai i tregon mikut të tij se si  më 16 janar ministri Dibra shtroi darkë për nder të tij në hotel “Tirana” dhe se si ai kishte jetuar çaste ngazëllyese që dollia për shëndetin e tij të ngrihet në gjuhën italiane.

Albanologu,Milan Shuflajmbrojti deri në fund tezën për prejardhjen ilire, por që kjo i kushtoi jetën.

 

Përvjetori i 142 i lindjes së studiuesit Milan Shuflaj

Është përvjetori i 142 i lindjes së studiuesit Milan Shuflaj. Albanologu, që mbrojti deri në fund tezën për prejardhjen ilire, por që kjo i kushtoi jetën. Shpesh në Shqipëri dhe Kroaci është menduar që një shenjë falënderimi për albanologun është e rëndësishme, pavarësisht se në Tiranë një rrugë mban emrin e tij. Propozimet janë për një monument të munguar.

Milan Shuflaj lindi në Lepogllav të Kroacisë, më 9 nëntor 1879. Në moshën 24 vjeçare ai afirmohet si studiues i përmasave evropiane.

Pas Luftës së Dytë Botërore arrestohet dhe burgoset me tre vjet e gjysmë, por serbët nuk i harruan lehtësisht argumentat e tij për lashtësinë e shqiptarëve. Ai ka shkruar gati 3 mijë tituj librash e artikujsh shkencorë. Dhe vritet padrejtësisht në Zagreb, më 19 shkurt 1931, pasi kishte vizituar Shqipërinë.

Jehona e vdekjes së tij u pasqyrua në të gjitha mediat e rëndësishme botërore. Për këtë reagoi edhe Albert Einstein, Josef Bajcza, Karl Fritzer, Lumo Skëndo, Faik Konica etj.

Nga shqiptarët e Kroacisë çdo vit ka manifestime përkujtimore për Milan Shuflaj.

Thënie e famshme shkodrane për konspiracionistët: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!

 


Thënie e famshme shkodrane për konspiracionistët: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!

-Prej fmijës dhe budallës mësohet e vërteta.

• Fukaraja ma mirë mos leftë.

• Aj mend xixi mend, as për vedi as për kënd.

• Lype – s’ta japin; merre – s’t’thojnë gja.

• Kur s’ke pula mos ban “ish”.

• Ka thanë frati shko te shtrati n’mos t’marrtë gjumi t’pushon shtati.

• Grueja asht si gjarpni nën jastek.

• Deka me nder asht kapak florini.

• Ç’ka del prej mice gjun për mij…

• A ke pa me fjetë?

• Kryet thi e menden fmi.

• Zoti të dhashtë bereqet n’tru

• T’bana bir, me hjekë mirë; m’dole dreq me hjekë keq.

• Mendja e madhe e zeza e t’zot.

• Inatin e mramjes, lene për nadje…

• Gungaçit vetëm vorri ia drejton samarin…

• E han marren me bukë.

• Bane t’mirën e hidhe n’det, n’mos ta dit’t peshku, ta din Zoti vetë.

• I buti – si muti.

• Kur s’ka njeri mend ka kamë.

• Kmisha me arrna e trupi me barna s’mbahen.

• Zemra m’don – betha s’ma mban.

• Vesha – kopilesha.

• Malli i mirë shitet afër.

• Kush ka mik ka çiflik.

LETËRKËMBIMI – MILAN SHUFLAJ DHE MIT’HAT FRASHËRI, ÇFARË I SHKRUAJNË NJËRI-TJETRIT

 


Në përgjithësi epistolari i Milan Shuflajt është i varfër, sepse ashtu siç është thënë diku në këtë shkrim, atij iu shkatërrua gjithçka nga policia kur u vra. Megjithatë, ato që kanë mbetur janë letërkëmbime me personalitete të kohës si me dijetarë dhe personalitete të njohur të arsimit dhe të kulturës botërore si Jirecek, Taloc, Jovan Radoniqin; drejtorin e Institutit të Evropës Lindore, Amadeo Xhanini; ministrin e Arsimit të Shqipërisë, Adburrahman Dibën; ministrin e Arsimit të Hungarisë e më së shumti me Mit’hat Frashërin (Lumo Skëndon) në Shqipëri.

Në këtë rast do të veçonim letërkëmbimet në Shqipëri, veçanërisht ato me Mit’hat Frashërin. Letrat janë shkruar latinisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, hungarisht dhe kroatisht. Objekti i tyre është puna këmbëngulëse e Shuflajt në hulumtimin, vjeljen dhe sistemimin e korpusit të madh të burimeve relevante për të rrumbullakuar botimin e “Acte Albaniae” si dhe përballja me pengesat e mëdha të qëndrimit në Shqipëri dhe të hulumtimeve në Itali.

Me interes është letërkëmbimi me Lumo Skendon, bibliofilin tonë të rrallë që ndiqte me lakmi botimet e autorëve të huaj për historinë dhe kulturën shqiptare. Në librarinë e tij të njohur mund të gjeje titujt e rinj në gjuhë të ndryshme, pa harruar ato të Shuflajt, me të cilin po për këtë shkak ai kish lidhur miqësi.

Në letrën e tij të parë të 30 qershorit 1929 ai donte të mësonte nga albanologu i njohur se a do të vazhdonte nxjerrjen e “Acte Albaniae”  dhe sa vëllime do të ngërthente ky botim. Shuflaj iu përgjigj menjëherë duke shkoqitur në pika të përgjithshme projektin e 4 vëllimeve vijuese te “Acte Albaniae”, që do të përfshinin burimet e vjela në arkivat e Venecias, Vatikanit dhe Dubrovnikut dhe do të zinin fill në vitin 1451 të pushtimit aragono-napolitan të Krujës dhe do të shtriheshin deri në vitin 1571. Në vëllimin 3 do të botohej “in extenso” dhe Kadastri i njohur dhe shumë voluminoz i Shkodrës i vitit 1416 së bashku me kopjet e dokumenteve nga arkivi i Barcelonës dhe Milanos që hedhin dritë mbi marrëdhëniet e Skënderbeut me sulltan Muhametin II, të cilat Shuflaj ia kishte huazuar Radoniqit, por që nuk i pa kurrë me sy.

Mit’hat Frashëri ia kishte bërë të njohur projektin e Shuflajt jo vetëm ministrit të Arsimit, Dibra, por edhe vetë mbretit Zog. Është kjo arsyeja që ministri i Arsimit e mirëpriti projektin kapital të albanologut dhe ballkanologut të njohur. Ai e përgëzonte shkencëtarin për kontributin e madh shkencor, e falënderonte për punën shumë të vyeshme rreth hulumtimit të mëtejshëm të dokumenteve arkivore të historisë shqiptare mesjetare dhe e bënte me dije se qeveria e tij mbretërore i kishte akorduar 75.000 franga ari për vjeljen e dokumenteve arkivore dhe botimin e tyre me katër vëllime. Përballimi i shpenzimeve në një shumë kaq të madhe nuk ishte sakrificë e vogël financiare, kur dihet se në ç’shkallë të zhvillimit ekonomik ishte Shqipëria.

Në një letër që Shuflaj i dërgonte drejtorit të Institutit të Evropës Lindore, Xaninit, i shpreh gëzim për marrjen e pasaportës për në Shqipëri, që kishte dy vjet që e kërkonte. Në atë letër ai  i lutej mikut të tij t’i përvishej punës dhe të zgjidhte kopjuesit e dokumenteve në Romë, Venecia, Napoli dhe Ankonë, duke e siguruar atë se qeveria shqiptare do t’i hiqte të gjitha shpenzimet. Shuflaj mbështetej në shkresën e ministrit Abdurraman Dibra me të cilën njoftohej për dërgimin e 3000 franga ari në bankën zvicerane si paradhënie. Ai i tregon mikut të tij se si  më 16 janar ministri Dibra shtroi darkë për nder të tij në hotel “Tirana” dhe se si ai kishte jetuar çaste ngazëllyese që dollia për shëndetin e tij të ngrihet në gjuhën italiane.

Serena Sula trondit karakonspiracionistët dhe karamoderatorët, shfaqet nudo në kamera


Serena Sula, një nga vajzat “më të nxehta” shqiptare, e cila provokon herë pas herë, këtë radhë ka treguar më shumë seç duket duke u larë në dush.

Ajo ekspozon pjesë nga trupi i saj në rrjetet sociale duke i mbajtur ndjekësit të mbërthyer për lëvizjen e saj të radhës. 20-vjeçarja nga Lezha kurorëzoi në martesë lidhjen e saj me Arjon Lulin pak javë më parë.

Teksa ajo ka qenë aktive edhe në llogarinë e saj OnflyFans duke postuar aty foto eksplicite për ndjekësit e saj kundrejt parave. Nuk dihet nëse videoja e dushit është shpërndarë aksidentalisht apo ka qenë modelja apo që ka vendosur ta postojë.

Analizë e një qëndrimi të ri të habitshëm në diplomacinë europiane dhe ndërkombëtare, e cila po flirton dhe po vlerëson luftënxitësit si “çelësa të stabilitetit ballkanik”

 


Shaban Murati

 

Diplomacia europiane dhe ndërkombëtare, siç e kam thënë në librat e mi, fillon lëviz kur plasin ujrat, por ka shumë rëndësi se në çfarë drejtimi lëviz.  Ka lindur një fenomeni i ri shqetësues, që lëvizjet tani po bëhen jo në kahun e duhur, dhe diplomacia ndërkombëtare po u jep çmime nderuese shteteve dhe forcave destruktive, që janë gjeneratorë të tensioneve lokale.

Kriza e re e pragkonfliktit e shkaktuar tani nga entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë, që shpërtheu krahas pragkonfliktit që shkaktoi Serbia në kufirin me Kosovën muajin e kaluar, evidenton një qendrim të ri të habitshëm në diplomacinë europiane dhe ndërkombëtare, e cila po flirton dhe po vlerëson luftënxitësit si “çelësa të stabilitetit ballkanik”.

Pragkonflikti në Bosnje-Hercegovinë arriti pikën më të keqe që nga mbarimi i luftës atje në vitin 1995. Ndërprerja e pjesëmarrjes së të ashtuquajturës “serpska republika” në institucionet qendrore të shtetit të Bosnje-Hercegovinës, mosnjohja nga serbet e autoritetit të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Sarajevë ish-ministrit gjerman Kristian Shmidt, planifikimi i krijimit të një ushtrie separatiste, i një sistemi serb drejtësie dhe institucioni taksimi separatist serb, etj. e çuan situatën në pikën më të lartë të vlimit, sa që detyruan zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit Escobar të shkonte me shpejtësi në Sarajevë në datat 7-8 nëntor për dy ditë bisedime me krerët e tre komuniteteve etnike përbërëse të Bosnje-Hercegovinës për të ulur gjakrat.

Situata ishte kaq pranë luftës sa që Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Sarajevë, Kristian Shmidt, në 4 nëntor paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB me raportin e tij të posaçëm se Bosnje-Hercegovina po kalon rreziqe ekzistenciale, se kërcënimet e udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, janë të njëjta me seçesionin pa e shpallur atë, se kërcënimet e tij rrezikojnë paqen jo vetëm në vend, por edhe në rajon.

Në kulmin e këtij alarmi për rrezikun e një lufte të re etnike, ngrihet në 6 nëntor kryeministri hungarez Viktor Orban, i një shteti anëtar të BE dhe të NATO-s, dhe bën një vizitë të posaçme pune në Banja Luka, kryeqendra e të ashtuquajturës “serpska republikës” dhe në mënyrën më skandaloze shpall se serbët e “serpska repubikës” luajnë rol kyç në procesin e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në Ballkan.

Dhe e deklaron këtë certifikim nderi pas bisedimeve me kreun e separatizmit serb Dodik, i cili ka marrë pishtarin e ndezjes së luftës etnike dhe të prishjes së shtetit të Bosnje-Hercegovinës. Kemi një mbështetje publike diplomatike dhe politike të Budapestit për luftënxitësin e Banja Lukës, i cili i entusiazmuar nga përkrahja hungareze, deklaroi në 6 nëntor se “I jemi mirënjohës Hungarisë për mirëkuptimin që ka për “serpska republikën”.

Kjo lexohet si një mirëkuptim për separatizmin serb. Kryeministri i Hungarisë bën vizitë pune duke marrë edhe ministrin e jashtëm me vete në “serpska republika”, duke i dhënë entitetit serb statusin e shtetit, në një kohë që nuk shkon në kryeqytetin e vendit në Sarajevë dhe nuk takon anëtarët e presidencës boshnjak dhe kroat.

Kryeministri i Hungarisë i dorëzon “çelësin e stabilitetit të Ballkanit” fashistit Dodik dhe pjellës së gjenocidit me emrin “serpska republika”, të cilët po ecin përsëri drejt luftës etnike si në 1992. Para pak kohësh kryeministri i Hungarisë Orban gjatë vizitës zyrtare në Beograd shpalli se “Serbia është shteti kyç i Ballkanit Perëndimor. Asnjë shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor nuk integrohet në BE nëse nuk hyn Serbia”.

Vështirë të gjesh se çfarë emri mund t‘i vesh kësaj diplomacie, e cila nderon me “çelësin e Ballkanit” luftënxitësit kryesorë të Ballkanit, që janë Serbia dhe “serpska republika”. Duket si një infeksion diplomatik dhe politik me origjinë ruse, që ka kapur disa shtete të BE ku udhëheqësit e tyre e kanë afishuar hapur filorusizmin e tyre brenda BE dhe në Ballkan.

Shqetësimi bëhet edhe më i madh kur dëgjon që edhe një diplomate e një shteti të rëndësishëm të NATO-s në 28 tetor deklaron se “Serbia është shteti kyç për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”. Një deklaratë e habitshme po të kesh parasysh se bëhet pasi Serbia dy herë brenda muajit tetor tentoi të provokonte konflikt të armatosur në kufirin verior të Kosovës.

Ka diçka thelbësore, që nuk shkon dhe nuk mund të pranohet, në këtë fenomen të ri në diplomacinë europiane apo ndërkombëtare, që nderojnë “me çelsa dhe kyçe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor” luftënxitësit si Serbia dhe “serpska republika”, të cilat po gjenerojnë tensionet e rrezikëshme në rajon.

Së pari, kjo dëshmon një konfuzion dhe dobësim gjenetik në diplomacinë e shteteve europiane, të cilat në vend që të dënojnë dhe të frenojnë Serbinë dhe “serpska republikën” si vatra dhe forca destruktive, shkojnë dhe i glorifikojnë si “çelsa stabiliteti”.

Së dyti, duke u dhënë rolin dhe vendin e “çelsit të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”, inkurajohen Serbia dhe “serpska republika” në ambicjet dhe politikat e tyre luftënxitëse.

Së treti, duke klasifikuar Serbinë dhe “serpska republikën” në rolin e “çelsit ballkanik” automatikish krijohet një lloj hierarkie nënshtrimi e shteteve të tjera në Ballkanin Perëndimor, që duhet t’i binden “çelsit”.

Së katërti, fenomeni i shpalljes se primaritetit të Serbisë në Ballkan si “shtet kyç” dëshmon një dobësi strategjike dhe sigurie ndaj fuqive të mëdha antiatlantike dhe antiperëndimore, që sponsorizojnë Serbinë dhe forcat destruktive serbe në Ballkanin Perëndimor.

Në datën 8 nëntor profesori i politikologjisë në Universitetin e Sarajevës Lindore, Sërgjan Perishiç, i deklaronte agjencisë ruse “Regnum” lidhur me tensionet e fundit në vend se “serpska republika” në rradhë të parë ka mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës. Askush nuk ka dëgjuar nga Beogradi asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë se udhëheqja e Serbisë nuk është dakord me politikën e Banja Lukës”.

Nuk mund të mos shtrohet pyetja se çfarë opinioni krijohet në Moskë për BE dhe për NATO-n kur në Ballkanin Perëndimor, që ka tre shtete anëtare të NATO-s, del ndonjë kryeministër, shtet anëtar apo ndonjë diplomaci atlantike, që deklaron se “Serbia është shteti kyç i sigurisë ballkanike” dhe jo NATO.

Ky fenomen i ri i në diplomacinë europiane dhe ndërkombëtare për të nderuar me “çertifikata mirënjohje për çelsa dhe kyçe stabiliteti” shtete dhe forca destruktive ballkanike, bie në kundërshtim me sistemin e vlerave, parimeve dhe traktateve themeluese të BE dhe të NATO-s.

Nga burime diplomatike mësohet se ky fenomen diplomatik në diplomacinë europiane ka lindur nga vlerësimi se duke nderuar me “kyçe dhe çelsa nderi të stabilitetit” shtete dhe forca destruktive në Ballkanin Perëndimor, ato shtete dhe forca destruktive do të bëhen më të prirur ndaj BE.

Është një iluzion optik apo diplomatik, që është përgënjeshtruar me qindra herë nga gjithë dinamika e zhvillimeve të pas luftrave në ish-Jugosllavi. As Serbia dhe as “serpska republika” nuk kanë nxjerrë mësime nga e kaluara e përgjakshme e konflikteve në ish-Jugosllavi dhe po përpiqen ta rikthejnë atë të kaluar.

Baronesha britanike Arminka Heliç shkruante në 8 nëntor në “politicshome.com” për tensionet e reja në Bosnje-Hercegovinë: “Seçesionistët janë të mbështetur jo vetëm nga Serbia, por gjithashtu nga Rusia, dhe më në heshtje nga Kina. Moska e shikon si rast për të krijuar kaos në zemër të Europës. Seçesionistët duan të krijojnë një krizë si pretekst për shkëputje me qëllimin e bashkimit me Serbinë”.

Argumenti tjetër, që jepet për fenomenin e ri të vlerësimit për luftënxitësit në Ballkan, është se me këtë taktikë do të ndikohet që Serbia dhe “serpska republika” të largohen nga Rusia. Është një naivitet diplomatik, i përgënjeshtruar nga zhvillimet, madje ditët e fundit udhëheqësi fashist i “serpska republikës” Dodik deklaroi se nëse na sulmon NATO ne do të kërkojmë ndihmën e Rusisë.

Fenomeni i ri diplomatik i akordimit të dekoratave të “çelsit ballkanik” për Serbinë apo për “serpska republikën” përbën një sinjal tepër shqetësues për shtetet sovrane të Ballkanit Perëndimor dhe të të gjithë Ballkanit.

Është shqetësues, sepse inkurajon shtete agresive dhe militariste si Serbia që të intensifikojnë ambicjet e tyre të aneksimit të territoreve të shtete të tjera me devizën e “botës serbe” apo të Serbisë së Madhe. Është shqetësues, sepse u tregon shteteve të rajonit se modeli destruktiv i sjelljes rajonale merr përkrahje në diplomacinë europiane.

Konfuzioni dhe dizorientimi në diplomacinë europiane dhe ndërkombëtare, ku në vend të dënimit të Serbisë dhe të “serpska republikës” shpallen “çelsa të stabilitetit ballkanik”, krijojnë kushte të favorshme për maskimin e forcave destruktive në rajon.

Tingëllon ironike dhe tallëse për shtetet dhe popujt e Ballkanit Perëndimor, që Serbia e cila po ngren erërat e luftës në Bosnje dhe në Kosovë, del dhe shpall se po bashkon Ballkanin Perëndimor për “zonën e përbashkët ekonomike” apo për integrimin ballkaniko-perëndimor. Presidenti serb Vuçiç psall për paqen dhe parajsën, që do të sjellë projekti i tij i “Ballkanit të hapur” në të njejtën kohë që nxit luftë në kufijtë e Kosovës dhe në Bosnje.

Serbia e përdor “Ballkanin e hapur” si mbulesë të ambicjes serbe për përfshirjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në hegjemoninë serbe. Pikërisht për këtë strategji e vlerëson politikën e Vuçiçit diplomati rus Mihail Plisjuk, i cili shkruan në 4 nëntor në “eadaily.ru” se “Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e bashkuar me ta, po krijojnë para syve tanë projektin integrues të “Ballkanit të hapur” dhe për presidentin Vuçiç kryesorja është që t’i sigurojë Serbisë praninë e nevojshme maksimale në Ballkan.

Kështu në mënyrë të sigurtë Serbia bëhet lider rajonal”. Diplomacia ruse është tepër entuziaste për projektin e Vuçiçit dhe e lavdëron atë se që nga koha e Titos ai realizoi përsëri rëndësinë e Serbisë në arenën ndërkombëtare.

Strategjikisht Rusisë i intereson roli qendror, drejtues dhe hegjemon i Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Por çfarë mund t’i interesojë BE-së apo NATO-s roli qendror, drejtues dhe hegjemon i Serbisë filoruse dhe antiatlantike në Ballkanin Perëndimor.
Si nuk arrijnë ta kuptojnë shtete raja si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që ranë në dashuri me shikim të parë me projektin serb, se diplomacia serbe ka hapur sirtarët e federatës ish-jugosllave për t’i aplikuar sot.

Si nuk gjejnë kohë zyrtarët e lartë të Tiranës të lexojnë pak faqe histori të Jugosllavisë dhe të mësojnë se gjithë përmbajtja dhe premtimet e “Ballkanit të hapur” bashkë me katër apo pesë liritë e ungjillit diplomatik serb kanë qenë të realizuara në Federatën komuniste Jugosllave, ku bënin pjesë pesë shtete nga gjashtë të Ballkanit Perëndimor. Madje kishin më shumë liri të qarkullimit të mallrave, kapitaleve, punësimit dhe të shërbimeve brenda federatës jugosllave nga sa premtojnë sot të dalldisurit e tymosur të projektit serb.

Nuk ka logjikë historike, politike, diplomatike, ekonomike, etj. që mund të justifikojë kthimin në formë të re në federatën e dikurshme të shteteve që ikën nga ajo federatë mbytëse, me premtimin për të rishijuar prapë ato katër apo pesë liritë, që kishin në federatë.

Çudia e çudirave është përse Tirana zyrtare ka kaq etje të bëhet republikë jugosllave e Serbisë dhe nuk i kërkon më ato katër liritë te integrimi europian në BE. Askush në Tiranë nuk është në gjendje të thotë se ka diçka të re në “Ballkanin e hapur”, që nuk e kanë pasur republikat e Federatës Jugosllave. Udhëtimi ballkanik pandalim i kamionave dhe i shalqinëve tingëllon si diplomë profanësh.

Në dritën e këtyre zhvillimeve ballkanikoperëndimore bëhet edhe më e pakuptueshme se mbi cilat llogari strategjike apo gjeopolitike ndërtohen këto taktika diplomatike, që dekorojnë me “kyçe apo çelsa nderi”shtetet dhe forcat destruktive në Ballkanin Perëndimor. Këto taktika të gabuara diplomatike jo vetëm nuk i qetësojnë situatat, por i komplikojnë, sepse rrisin agresivitetin e Serbisë dhe të “serpska republikës” ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Çelësi i stabilitetit dhe i sigurisë në Ballkanin Perëndimor është Aleanca Atlanike, ku bëjnë pjesë tre shtete të këtij mini-rajoni. Klasifikimet e tjera janë të gabuara dhe të dëmshme për Ballkanin Perëndimor.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...