Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/11/25

Nëse Perëndimi është i lëkundur, Ballkani do të zhytet sërish në luftë


NGA: WILLIAM HAGUE

 Dy gjëra më kanë mbetur ende në mendje nga takimi im i parë me Vladimir Putin në Kremlin si Ministër i Jashtëm i Britanisë, së bashku me kryeministrin David Cameron një dekadë më parë. E para po mendoja, se ai kishte sytë më të ftohtë që kisha parë ndonjëherë tek dikush.

Dhe të mendosh që kam takuar shumë nga kriminelët dhe tiranët më të mëdhenj të botës, kjo do të thotë diçka. E dyta më bëri përshtypje fakti se ai donte thjesht që të na shiste më shumë karburant. Më shumë se në çdo çështje tjetër, ai vazhdoi të fokusohej tek çështja e gazit.

A nuk kishim ne nevojë për më shumë gaz? Po për një gazsjellës special që e dërgonte gazin direkt në Britani? A nuk do ta entuziazmonte kjo gjë popullin tonë? Por edhe atëherë kurvendet perëndimore po përpiqeshin që të “rivendosnin” marrëdhëniet me Moskën, ne e refuzuam atë ofertë.

Putin drejton një piramidë të fuqishme financiare dhe politike në Rusi, të mbështetur nga të ardhurat nga hidrokarburet. Prandaj ai është gjithmonë kaq i fokusuar tek të bërit biznes. Por nga ana tjetër, ai është i aftë edhe në përçarjen e vendeve evropiane, duke neutralizuar atë që ai e sheh si kërcënim të Perëndimit ndaj sferës rusë të ndikimit nëpërmjet një përzierjeje të shfrytëzimit të mediave sociale, diplomacisë së zgjuar, frikësimit ushtarak dhe furnizimit me gaz ose ndërprerjes së tij.

Sapo Berlini ta pranojë këtë linjë të re, Ukraina dhe të tjerët do të jenë shumë më të ekspozuar ndaj Putinit, që do të refuzojë transportin e gazit rus nga gazsjellësit nga të cilët varen vendet fqinje. Çdo pikë e dobët e çdo vendi perëndimor, është shfrytëzuar me shumëzell nga Moska.

Polonia, aktualisht e distancuar nga partnerët e saj në BE, po përballet me një krizë refugjatësh në kufirin e saj me Bjellorusinë. Hungaria, së cilës i mungojnë miqtë në Bruksel, ka gjetur një mik të ri në Moskë. I gjithë Perëndimi kujtohet për dobësinë e tij strategjike nga dhjetëra mijëra trupa ruse që grumbullohen pranë Ukrainës, situatë që na nxit të pyesim veten se çfarë mund të bëjmë.

Për secilin prej këtyre kërcënimeve ekzistojnë përgjigje. Përgjigja e unifikuar e Perëndimit ndaj helmimeve që ndodhën në Salisbury në vitin 2018, tregoi se aftësia për të vepruar me vendosmëri dhe së bashku, është më shumë “e fjetur” sesa e zhdukur.

“Nord Stream 2” është një projekt që duhet të braktiset edhe në këtë fazë të vonë. Po ashtu mund të bihet dakord për sanksione të reja, kundër aktiviteteve të trafikimit të refugjatëve nga ana e regjimit të Lukashenkos në Bjellorusi. Ukraina mund të përfitojë nga armët më të sofistikuara mbrojtëse të Perëndimit për të penguar ngacmimet e vazhdueshme nga Rusia.

Kjo pasi atje nisi Lufta e Parë Botërore në vitin 1914, dhe aty u shpërfaqën në vitet 1990skenat më të përgjakshme të luftës në Evropës që nga viti 1945. Dhe po aty janë edhe çështjet botërore në mikrokozmos – ndërhyrja ruse, zhgënjimi me idealet evropiane, distancimi iUashingtonit, tentakulat e ndikimit kinez, korrupsioni i shumë–përhapur, rrugët tërheqëse për emigrimin e paligjshëm, dhe një e kaluar konfliktuale.

Në këtë rajon Rusia ka provuar gjithçka për të dëmtuar aspiratat e miliona njerëzve se mund të jetohet në vende të qëndrueshme dhe me orientim perëndimor. Një tentativë për grusht shteti në Malin e Zi, një ndërhyrje e fortë gjatë referendumit mbi çështjen e emrit në Maqedoni, një forcim i kontrollit mbi biznesin dhe jetën politike në Serbi.

Si për të “kompletuar” këtë rrëmujë, BE-ja i ka mbyllur derën shpresave për zgjerim të mëtejshëm,ndërsa Britania e Madhe ka humbur ndikimin e saj për shkak të Brexit. Ky rajon është problematik. Qeveritë dhe elektoratet perëndimore e kanë të lehtë të ndihen të lodhurame Ballkanin.

A nuk mund t’i zgjidhin vetë problemet që kanë? A nuk jemi ne të zënë me Kinën, ndryshimet klimatike dhe Covid-19? Për shumë njerëz është joshëse që të fokusohen tek çështje të tjera. Megjithatë ne nuk e kemi atë luks.

Për vite me radhë, udhëheqësi i Republikës Srpska me shumicë serbe, Milorad Dodik, e ka minuar shtetin e Bosnje-Hercegovinës, dhe e ka bërë këtë me mbështetjen aktive të Rusisë dhe Serbisë. Për Moskën kjo i shërben qëllimit të saj të bllokimit të zgjerimit të institucioneve euro-atlantike.

Bosnja do të ishte si Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, pra pa asnjë mundësi për t’u anëtarësuar në NATO apo për të funksionuar ndonjëherë si një vend normal. Javët e fundit,situata është rënduar shumë. Dodik është pranë shkëputjes nga Bosnja, një vend me balanca shumë të brishta midis kroatëve, boshnjakëve dhe serbëve.

Ai ka deklaruar se do të ngrejë sërish një ushtri serbe të Bosnjës, pikërisht institucionin që ishte dikur përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë. Ai po synon që të përfitojë nga dobësia dhe shpërqendrimi i Perëndimit për të nxitur një krizë që të çojë në rishikimin e kufijve, me territorin që ai drejton që i ribashkohet Serbisë.

dikush ka mundësi të ndryshojë sërish kufijtë e vendeve mbi baza etnike, janë shumë më tepër pakica, vendndodhja e të cilave mund të shfrytëzohet për të justifikuar ndryshimin e kufijve të tjerë:serbët etnikë në Malin e Zi, shqiptarët etnikë në Kosovë, rusët etnikë në shtetet baltike.

Askush nuk duhet të dyshojë se ajo që po ndodh përbën një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e fqinjësisë evropiane. Bota po ndërgjegjësohet mbi këtë gjë. Ministrat e Jashtëm të BE-së po diskutojnë intensivisht mbi këtë situatë.

Javën e kaluar, përfaqësuesi i lartë i OKB-së për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt, paralajmëroi se vendi “përballet me kërcënimin më të madh ekzistencial të periudhës së pasluftës”, dhe se “perspektivat për ndarjen e vendit dhe një konflikt iri janë shumë reale”. Paraardhësi i tij, Paddy Ashdown, bëri një punë të shkëlqyer 20 vjet më parë, për të treguar se nuk do të tolerohej shkelja e Marrëveshjes së Dejtonit.

Por në atë kohë, ai kishte mbështetjen e fortë të kryeqyteteve perëndimore, që e kishin shumë të freskët në mendje konfliktin e egër që sapo kishte përfunduar. Gjatë problemeve të mëvonshme, BE-ja ka zgjedhur qasjen e “dialogut”, duke shfaqur akoma më qartë dobësitë.

Ministria e Jashtme britanike do t’i ngrejë me forcë këto çështje kur Ministrat e Jashtëm të NATO-s të takohen në Riga të Letonisë muajin e ardhshëm. Por ndërkohë nevojiten disa vendime urgjente dhe veprime të bashkuara. Britania dhe BE-ja, duhet t’i bashkohen SHBA-së në vendosjen e sanksioneve ndaj kujtdo që shkel Marrëveshjen e Dejtonit.

Vendet perëndimore duhet të riafirmojnë njëzëri mbështetjen e tyre për përfaqësuesin e lartënë Bosnje, duke mbështetur ndërhyrjen e tij të drejtpërdrejt në çështjet e Bosnjës për të mbrojtur integritetin e vendit. Më e rëndësishmja, forca e vogël evropiane e njohur si EUFOR duhet të përforcohet me trupat e NATO-s të dislokuara në zona strategjike kritike si Brcko dhe aeroporti i Tuzlës.

Masa të tilla mund të duken si dramatike, por është vetëm forca, vendosmëria dhe gatishmëria për të vepruar,ajo që do të pengojë shfaqjen e më shumë telasheve. Rënia eAfganistanit në duart e talebanëve, tregoi se çfarë ndodh kur Perëndimi e humb fokusin.

Nuk mund të lejohet të ndodhë e njëjta gjë brenda kontinentit të Evropës. Ndonjëherë Perëndimi duhet të shohë drejt e në sytë e ftohtë të Putinit dhe të përballet me taktikat dhe bashkëpunëtorët e tij. Ballkani është një vend thelbësor për t’ia filluar.

Fatos Klosi i ndjekur nga hija e Ahmet Krasniqit! Kur do të dal para gjykatës speciale!?

 NGA: IDRIZ MORINA 



Foto ilustrim: Fatos Klosi dhe Ahmet Krasniqi

Ahmet Krasniqi u vra në Shqipëri, por në një situatë ku shteti ishte i përfshirë plotësisht.

Koloneli edhe më parë kishte pësuar sulme, por i kishte kaluar pa rrezik.

Bastisjet

Dy ditë para ekzekutimit do t’i bastisej zyra dhe i gjithë objekti ku sapo ishte vendosur, në rrugën e Dibrës, tek Drejtoria Informimit e Ministrisë së Mbrojtjes. Bashkë me materialet që ia morën, policia arrestoi një pjesë të konsiderueshme të stafit, thuaja të gjithë. Edhe pse nuk u gjet asnjë lloj armatimi me rëndësi, përveç një revole dhe një granate dore, që gjendeshin në zyrën e vetë Ministrit, të arrestuarit u mbajtën edhe 48 orë në arrest.

Përveç që i kishin keqtrajtuar ata e kishin bërë të qartë qëndrimin armiqësor ndaj ministrit Ahmet Krasniqi.

Gjatë kohës sa qe zhvilluar kjo ngjarje, Ahmet Krasniqi për katër ditë i inspektoi trupat në veri, duke kërkuar angazhim më të madh, dhe që të bëheshin gati për një hyrje masive në Kosovë, siç kishte paralajmëruar koloneli, më së largu në muajin tetor.

Edhe gjatë kthimit nga inspektimi i trupave eskorta e automjeteve me të cilat po udhëtonte u ndal për kontroll. Në veturë kishin gjetur një revole, dhe me këtë donin ta arrestonin ministrin. Në një situatë të nderë, mezi ishte arritur, që ministri të mos ndalohej.

Por, mbetet esenciale të sqarohet se pse ministrit iu ndërrua vendbanimi, nga atje ku ishte afër rrugës së Elbasanit, dhe kishte edhe ndriçim, por ai u zhvendos në një rrugë çore, pa drita. Kjo ka të bëjë me njerëzit që mund të kenë bashkëpunuar në komplot.

Ahmet Krasniqi, u vra ndërsa po kthehej nga një darkë me ushtarakët, të cilën e kishte porositur edhe për nder të Tahir Zemajt, betejës së fituar në Logjë, gjatë verës së vitit 1998.

Versioni i vrasjes dhe akuzave është i ndryshëm, por asnjëherë nuk është përjashtuar nga kjo, Fatos Klosi, ish shefi i SHIK-ut.

“Fatos Klosi është ekzekutori i tij”

Më decidivi në akuza ndaj Klosit, është ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në paraqitje televizive ka thënë se koloneli Ahmet Krasniqi u vra pabesisht nga shteti i Shqipërisë. Sipas tij vrasësit e Krasniqit dihen. “Fatos Klosi është ekzekutori i tij. Dihet me emër dhe mbiemër kush janë dy oficerët e SHIK-ut që ishin prezentë”, ka thënë Berisha.

Edhe Berisha për argumentim përdorë faktin, që zyrat e ministrit u bastisën, dhe rojës së tij nuk iu lejuan armë.

Sipas Berishës para se të vritej Ahmet Krasniqi u çarmatos e më pas u ekzekutua në prezencë të dy zyrtarëve të Shërbimit Informativ të Kosovës.

Një indikacion për një vepër kriminale të Fatos Klosit, del edhe një raportim i bërë në kohë lufte, kur ishte vrarë një ushtar vullnetarë, që stërvitej në veri. Sipas raportimit të mediave të kohës, bëhej fjalë për një të ri kumanovar, me mbiemrin Gashi. Trupi i tij ishte zhdukur nga spitali, ndërsa reparti ku kishte ndodhur rasti në Mollëz të Burelit, ishte vizituar nga Fatos Klosi dhe nga Jakup Krasniqi.

Pjesë e fshehjes së këtij krimi përmendet ish shefi i SHISH-it Fatos Klosi, dhe zëdhënësi i Shtabit të UÇK-së, që drejtohej nga drejtori politik Hashim Thaçi.

Përkundër disa raportimeve se ai do të intervistohet nga gjykata speciale për vrasjet politike, ende nuk ka asnjë konfirmim, nëse ai është intervistuar apo se mund të arrestohet!





Kreu i ri i Interpol, gjenerali i Emirateve të Bashkuara i akuzuar për tortura, u mbështet nga politikanë të lartë britanikë

 


Një gjeneral i Emirateve të Bashkuara Arabe i akuzuar për tortura ndaj qytetarëve perëndimore, është zgjedhur sot në krye të agjencisë botërore të policisë. Britanikja Daily Mail shkruan se megjithë akuzat, fituesi kishte mbeshtetje nga figura te larta te politikes britanike.

Major Gjeneral Ahmed Naser al-Raisi, inspektor i përgjithshëm i ministrisë së brendshme të Emirateve u zgjodh sot në krye të agjencisë me një mandat katër-vjeçar në asemblenë e përvitshme të Interpol në Stamboll.

Daily Mail shkruan se deputeti Alistair Burt dhe baronesha Ashton kanë pajtuar grupe lobimi per te promovuar ngritjen e Al Raisi.

Ish ministri britanik i mbrojtjes, konservatori Michael Fallon, dhe ish-deputeti Sir Richard Ottoway gjithashtu lobonin për Al Raisi.

Zgjedhja e tij vjen megjithë akuzat nga grupet e të drejtave të njeriut për përfshirje në torturë, pengmarrje dhe burgosje arbitrare në Emiratet e Bashkuara.

Akademiku britanik Matthew Hedges, thotë se është burgosur dhe torturuar nga maji deri në nëntor 2018 në Emiratet e Bashkuara pas arrestimit për akuza të rreme spiunazhi gjatë një udhëtimi akademik.

Akuzat e tij mbështeten nga britaniku tjetër Ali Issa Ahmad, 28 vjeç, tifoz futbolli i arrestuar atje në 2019 sepse mbante veshur një bluzë me ngjyrat e kombëtares së Katarit, vendi fqinj rival politik i Emirateve.

Ahmad, thotë se gjatë marrjeve në pyetje është torturuar me rrymë elektrike, është djegur dhe goditur me thikë.

Al-Raisi akuzohet për torturë në pesë vende të ndryshme përfshi dhe Francën ku Interpol ka selinë e tyre kryesore.

Vendimi duket se vjen pas financimeve të mëdha nga Emiratet e Bashkuara për selinë e Lyon, dhe akuzave ndaj Abu Dhabi për abuzim të sistemit të Interpol me sinjalizimet për të dyshuarit për persekutim të disidentëve.

Raisi u zgjodh pas tre raundesh votimi në të cilat mori 68.9 përqind të votave nga vendet anëtare, tha Interpol në deklaratë.

Votimi për presidentin po ndiqej veçanërisht nga afër, që kur presidenti i parë kinez i agjencisë Meng Hongwei, u zhduk në mes të mandatit të tij gjatë një udhëtimi në Kinë në 2018.

I vetmi kandidat që konkuronte kundër Al-Raisi  ishte ish-kreu cek i inteligjencës Sarka Havrankova, i cili kishte publikuar më parë akuzat ndaj rivalit.

Tre parlamentarë evropianë kishin dërguar një letër ankese ne KE kundër kandidaturës së fituesit, ku mes te tjerave thuhej: “Zgjedhja e Gjeneral Al-Raisi minon misionin dhe reputacionin e Interpol për realizimin e misioneve të saj”

1/5
Ceremonia e hapjes së asemblesë së përgjithshme të Interpol u përfshi nga kontestimet teksa kandidati për kreun e organit të lartë të zbulimit, akuzohet për tortura.

Përpara largimit, Fifi i lë banorëve porositë e fundit

 

Pak minuta përpara largimit Fifi e përlotur ka lënë për banorët porositë e fundit

Ajo i ka kërkuar atyre të mos konfliktohen me njëri-tjetrin dhe të tregojnë më të mirën e tyre.

‘’Ju lutem ta shijoni këtë eksperiencë dhe të mos debatoni. Tregoni që jeni artista’’,- tha ajo.

Për njeriun më të afërt brenda shtëpisë, Sabianin ajo uroi që ta prekë finale.

‘’Dua të bësh lojën që nuk bëra dot unë. Tregoji njerëzve që je burri i besës, që je me zemër të madhe dhe që je zemërmirë’’,- tha ajo.

Përkundrazi, Antonelës i la një porosi të një tjetë lloji: Ngacmoji pak banorët.

Kujtojmë se këngëtarja la shtëpinë për shkak të një gjendjeje emocionale të rënduar.

Ilirit, me të cilin ka kaluar shumë kohë por ka pasur edhe disa debate i tha vetë një fjalë: Qetësohu!

Përpara largimit, Fifi i dhuron banorëve sendet e saj personale


Pak minuta përpara largimit Fifi ka vendosur të dhurojë disa nga sendet e saj personale.Si një mënyrë e mirë për të kujtuar këtë eksperiencë, Fifi ka dhuruar produkte apo vehsje për secilin prej banorëve.

Kjo gjë fillimisht u kundërshtua nga banorët por disa minuta më pas ato e pranuan këtë gjest me përlotje dhe nostalgji.

Pas largimit të Fifit, në shtëpi kaploi heshtja dhe mërzitia.

Ata janë përpjekur të ngushëllojnë njëri-tjetrin për këtë ngjarje të papritur.

Knëgëtarja gjithashtu i tregoi banorëve dhe vendin ‘’sekret’’ ku ajo kishte fshehur cigaret.

Përpara largimit, Fifi i lë banorëve porositë e fundit

 


Pak minuta përpara largimit Fifi e përlotur ka lënë për banorët porositë e fundit.

 

Ajo i ka kërkuar atyre të mos konfliktohen me njëri-tjetrin dhe të tregojnë më të mirën e tyre.

‘’Ju lutem ta shijoni këtë eksperiencë dhe të mos debatoni. Tregoni që jeni artista’’,- tha ajo.

Për njeriun më të afërt brenda shtëpisë, Sabianin ajo uroi që ta prekë finale.

‘’Dua të bësh lojën që nuk bëra dot unë. Tregoji njerëzve që je burri i besës, që je me zemër të madhe dhe që je zemërmirë’’,- tha ajo.

Përkundrazi, Antonelës i la një porosi të një tjetë lloji: Ngacmoji pak banorët.

Kujtojmë se këngëtarja la shtëpinë për shkak të një gjendjeje emocionale të rënduar.

Ilirit, me të cilin ka kaluar shumë kohë por ka pasur edhe disa debate i tha vetë një fjalë: Qetësohu!

 

Përqafime dhe lot, kush e priti Fifin jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”?

Fifi u largua këtë të enjte përfundimisht nga shtëpia më e famshme në shtëpi, pasi rrëfeu se nuk ndihet mirë dhe ka nevojë të përqendrohet dhe vetja dhe shëndeti i saj.

Dua t’ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë dhe për këtë duhet të merrem pak me veten. Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda”, tha këngëtarja.

Banorët u përshëndetën mes lotësh, ndërsa këngëtarja u tha me humor se “jam banore shumë e fortë, ta dini që po jua bëj lojën më të lehtë meqë po iki”.

Sapo mësuan për vendimin, miqtë më të ngushtë erdhën për ta pritur jashtë shtëpi. Ardit Çuni i dha një përqafim të ngrohtë dhe sqaroi se pavarësisht çdo gjëje që ka ndodhur në shtëpi, mbeten miq, pasi “respekti për njëri-tjetrin është kryesori”.

Edhe ish-konkurrentja Paloma takoi artisten, ndërsa u shpreh se vendimi për t’u larguar ishte i duhuri për të.

Argjira dhe Graciano, moderatorët e “E Diell” mezi pritën të përqafoheshin me mikeshën e tyre e Fifi të ndante me ta ndjesitë e para jashtë shtëpisë.

1/30

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...