Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/02

O-s final është që edhe Serbia të bëhet pjesë e saj, derisa nga ana tjetër thotë që Serbia ka presion nga Rusia që mos të bëhet pjesë e NATO-s. “Këtë strukturat politike të bëhet pjesë e NATO-s. Shumë ushtarak serb janë pro-rus dhe nuk po afrohen me NATO-n. USA i ka dhënë mundësi Serbisë që të bëhet gati të hynë në NATO duke e stimuluar udhëheqësinë e saj politike që të bind qytetarët e saj se hyrje e tyre në NATO është e domosdoshme dhe më favorizuese për Serbinë edhe për zhvillimin ekonomik te saj”, potencoi ai. Sipas tij armatosja e FSK-së është rregullisht si kundërpeshë e reagimeve të Serbisë, sa më shumë largohet Serbia nga synimi i saj në NATO aq më shumë investohet në FSK për t’i bërë me dije Serbisë që ardhmëria e saj duhet të jetë në NATO. Andaj sipas tij, Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj me synimet e veta. Derisa për emërimin e Bashkim Jasharit komandat në krye të FSK-së, ka thënë se kjo ka efekt moral për qytetarët e Kosovës pasi është nipi i Adem Jasharit, kurse punën dhe angazhimin e tij deri më tani e kanë të njohur forcat e NATO-s dhe USA, kjo d.m.th. se ndoshta do të ketë autoritet dhe fuqi e dëgjueshmëri, të jetë aktiv dhe konstruktiv në synimet përfundimtare të NATO-s. “Prandaj Qeveria e Kosovës kam thënë me herët dhe po e përsëris nuk mund të vendos për veriun e Kosovës e as për ushtrinë e saj me ritmin dhe synimet e veta, nëse ato aktivitete e largojnë Serbinë nga hyrja në NATO. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës dhe Komandanti i FSK-së duhet të jenë profesional dhe t’i ushtrojnë detyrat e tyre shtëpiake për aq sa u lejohet nga NATO-ja, të ecin në hap me ritmin dhe me kahen e USA-s dhe NATO-s kah synimi final që edhe Serbia dhe Kosova të bëhen pjesë e NATO-s:, thotë ai. Ushtaraku Hoxha, mendon se të gjitha këto i dinë Serbia prandaj mundohet politikisht dhe ekonomikisht të përfitojë sa më shumë që është e mundur. Sipas tij komandantët në FSK duhet të jenë strateg që i dallojnë mirë interesat e NATO-s, dhe të mos sillen si ish-komandantët aty. “Në FSK komandantët e dalur nga lufta nuk dëshirojnë as nuk i analizojnë gjërat më gjerë, pos për interes të tyre të ngushtë vetëm për Kosovën, prandaj momentin që me veprimet e tyre çrregullojnë punën e NATO-s në terren dhe paraqesin rrezik, me tremb Serbinë që të futet në kafaz, ata ndërrohen. Pra, kushdo që emërohet në këto detyra në Kosovë duhet t’i dijë e t’i njohë mirë synimet e NATO-s në raport me Serbinë dhe politika më konstruktive do të ishte që t’i ndihmojnë NATO-s në synimet e saj përfundimtare në Ballkan, e ai synim është që të largohet ndikimi ushtarak rus në Ballkan dhe të përmbyllet shpërbërja e ish-Jugosllavisë duke i fut të gjitha ato shtete të reja në NATO”, thotë Hafir Hoxha. Ai emërimin e Bashkim Jasharit e sheh me efekt moral, si një moralizim të emërimeve dhe politikës. “Emrat e komandantëve të FSK-së nuk çojnë shumë peshë, por emërimi i gjeneral Bashkim Jasharit në krye të FSK-së ka efekt moral për qytetarët e Kosovës pasi është nipi i Adem Jasharit, kurse punën dhe angazhimin e tij deri më tani e kanë të njohur forcat e NATO-s dhe USA, kjo d.m.th. se ndoshta do të ketë autoritet dhe fuqi e dëgjueshmëri, të jetë aktiv dhe konstruktiv në synimet përfundimtare të NATO-s”, përfundon ish-komandanti Hafir Hoxha për “Bota sot”. Tërnava: Komandanti është një pasqyrë për ushtrinë tonë ImageHajrullah TërnavaFOTO GALERI Lidhur me këtë eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava ka thënë se komandanti është një pasqyrë edhe për ushtrinë tonë, dhe në bazë të shkollimit të tij edhe vlerësohet ushtria e jonë. Për çdo kontakt që ndodhë gjatë stërvitjeve të ushtrisë tonë, të tjerët ushtarak të vendit. “Dorëheqja e Komandantit te FSK-së të deritashëm Rrahman Rama nga ky post aq të rëndësishëm për Kosovën, është tepër domethënës, sepse një Komandant që i prinë një ushtrie sikur në këtë rast FSK-së, sado qoftë që kjo ushtri ka dalë nga lufta çlirimtare dhe që është e stërvitur edhe me trupa të NATO-s, e që merr shpesh pjesë në stërvitje të ndryshme edhe jashtë Kosovës, çdo kush që duan të dinë aftësinë e kësaj ushtrie dhe me e vlerësu ushtrinë tonë në këtë rast FSK-në, të tjerët duan të dinë shkollimin ushtarak dhe aftësitë përgatitore ushtarake të Komandantit të FSK-së, që e përfaqëson ushtrinë e Kosovës, prandaj Komandanti është një pasqyrë edhe për ushtrinë tonë, dhe në bazë të shkollimit të tij edhe vlerësohet ushtria e jonë”, thotë. Sipas tij referencë për vendet, ushtritë tjera, është niveli i arsimimit të komandantit, përgatitjet e tij teorike e taktike. “Për çdo kontakt që ndodhë gjatë stërvitjeve të ushtrisë tonë, të tjerët ushtarak të vendeve mike duan ta dinë biografinë e Komandantit dhe shkollimin e tij ushtarak, tjetër janë kurset që i frekuentojnë në seminare të ndryshme si ato gjuhësore apo qofshin edhe në stërvitje të ndryshme apo marrja pjesë në seminare të ndryshme ku marrin pjesë ushtarakë të ndryshëm të shteteve mike”, ka thënë eksperti. Imazhi i pasluftës Ai thotë që FSK-ja ka nevojë për një imazh të pasluftës, dhe në krye të FSK-së të ketë prijës mirë të shkolluar të profilit ushtarak, sepse koha e luftës moti ka kaluar. “FSK-ja duhet ta ndërtoj tani një imazh tjetër të pasluftës, dhe në krye të FSK-së të ketë prijës mirë të shkolluar të profilit ushtarak, që qëndrojnë në krye të ushtrisë si Komandant të FSK-së, sepse koha e luftës moti ka kaluar, dhe nëse atëherë gjatë luftës na u ka imponuar emërimet e djemve trima dhe të kthjellët sikur që i ka kërkuar koha, tani mbas 21 vitesh që ka mbaruar lufta, kemi të rinj të shkolluar nëpër Akademi ushtarake të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë shtetit tonë, në shtete mike sikur që kemi mjaft të rinj që kanë kryer Akademi ushtarake të tëra në SHBA dhe shtete tjera, dhe me përvojat e tyre tani e kanë krijuar imazhin e komandantëve të suksesshëm brenda ushtrisë tonë”, thekson ai. Në fund deklaron se në këto kohë duhet të marrë fund epoka e “komandantëve”, duke shtuar se kështu ushtria e Kosovës ka të rinjë, të cilët kanë përfunduar akademi ushtarake dhe kështu Kosova mund ta arrijë nivelin e lartë të përgatitjeve stërvitore. Madje sipas tij, asnjë moment nuk duhet ndalur angazhimin deri në anëtarësimin në NATO. “Në këto kohëra tani duhet të merr fund koha e „komandantëve“ të luftës sikur që ishin në TMK, e cila u shndërrua në FSK e në vazhdimësi deri më tani. Me ushtarak të zotë e me stërvitje e gjithnjë duke qëndruar në lidhshmëri me ushtritë më të zhvilluara të botës si në këtë rast me NATO-n, si dhe me angazhimin e pandalur deri në anëtarësimin në NATO. Një anëtarësim në këtë strukturë ndërkombëtare sikur që është NATO-ja, do i detyronte edhe ato shtete që janë armiqësisht të orientuara ndaj Kosovës, që ta ndërrojnë sjelljen e saj ndaj shtetit tonë, dhe me një anëtarësim të tillë, do t’i përafrohemi njohjeve të pavarësisë edhe nga ato 5 shtete të BE-së, që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe Serbia do të jetë e detyruar që ta njeh pavarësinë e Kosovës, sepse do ta ketë të qartë se tjetër rrugëdalje më nuk ka”, përfundon për “Bota sot” Hajrullah Tërnava. Këtu mund të gjeni një historik të shkurtër të komandantëve të Ushtrisë së Kosovës Themelimi i TMK-së është bërë më 21 shtator 1999 gjegjësisht me transformimin e paraardhëses së saj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). E, në janar të vitit 2009 TMK-ja zyrtarisht u shpërbë duke u riformuar në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK). Komandantët ndër vite: Në vitin 2000, Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjeneral-llejtënant Agim Çeku Ai u lind më 29 Tetor 1960 në fshatin Qyshkë të Pejës. Ai kreu dy vite të akademisë ushtarake në Beograd dhe dy të tjera në Zarë të Kroacisë ku iu bashkëngjit Armatës Popullore të Jugosllavisë. Kur filloi lufta në ish-Jugosllavi në tetor 1991, ai iu përgjigj kushtrimit të gardës kombëtare të Kroacisë dhe fitoi komandën e njësive artilerike në Zarë, dhe pastaj u bë zëvendës-komandant i divizionit luftarak. Në shkurt 1992 i u besua komanda e divizionit luftarak Masleniçko (Masleničko), e pastaj komanda e divizionit anti-tankist e garnizonit në Gospiç (Gospić) në ushtrinë kroate. Por, me largimin e gjeneral-lejtnant Agim Çekut nga TMK-ja në fillim të vitit 2006 dhe angazhimin e tij në politikë, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës u emërua gjeneral-lejtnant Sylejman Selimi. Ai në krye të TMK-së ishte deri në vitin 2009, dhe kur ajo u shndërruar në FSK, ai vazhdoi të jetë komandant i FSK-së deri më 22 nëntor 2011, kur edhe gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi doli në pension nga FSK-ja. Ai u lind më 25 Shtator 1970 në fshatin Açarevë të Drenicës. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e tij të lindjes derisa atë të mesme e përfundoi në qytetin e Klinës dhe i vazhdoi studimet në Fakultetin e Minierave dhe Metalurgjisë në Mitrovicë të Kosovës. Kadri Kastrati Derisa atë kohë (2011) ish-presidentja Atifete Jahjaga, caktoi ish-Drejtorin e Operacioneve Gjeneral Majorin Kadri Kastrati për ta pasuar atë si Komandant të forcës të cilën e përfundoi në vitin 2015. Ai u lind më 15 mars 1960 në fshatin Katunishtë ish-Velikorekë, Komuna e Podujevës. Kadri Kastrati, shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen ushtarake ka përfunduar në Split, Republika e Kroacisë, në vitin 1981. Fakultetin e Mbrojtjes së Përgjithshme Popullore e ka përfunduar në vitin 1987 në Sarajevë, Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës. Në vitin 2012 diplomon dhe merr titullin magjistër në lëmin e sigurisë, më saktësisht në “Menaxhimin e katastrofave në Republikën e Kosovës dhe rajon”. Ai ishte edhe pjesë e luftës në vitet 1998 – 1999, ka qenë Zëvendëskomandant në Zonën Operative të Llapit (ZOLL). Rrahman Rama Në vitin 2015, pas Kadri Kastrati në krye të ushtrisë emërohet Rrahman Rama, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Rama u lind më 1970, në fshatin Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë Ai e kishte të përfunduar shkollën e mesme në Vushtrri. Ndërsa, fakultetin me program trevjeçar e filloi në vitin 2011 në moshën 41 vjeçare, ndërsa e përfundoi në vitin 2014, në programin Menaxhment i përgjithshëm ndërkombëtar në Prishtinë, por në faqen zyrtare mungon informacioni se në cilin kolegj apo universitet e ka mbaruar atë

 



POLITIKA

Koha e “komandantëve” të pashkolluar ka përfunduar


Presidentja Osmani ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas dorëheqjes nga ana e tij.

E në vend të tij, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.

Emërimi është bërë siç parashihet në Ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Hoxha: Ndërrimi i Komandantit të FSK-së proces normal dhe i duhur

Ish Komandanti i Policisë Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha thënë se duhet të kuptohet drejt që NATO-ja ka intervenuar ta shpëtojë popullatën civile nga krimet e ushtrisë dhe paramilitarëve serb që mos të përsëriten krimet e bëra nga ta si në Bosnje.

Image
Hafir Hoxha
FOTO GALERI

“Të gjithë ata të cilët nuk e kanë kuptuar saktësisht dhe drejt intervenimin e forcave të NATO-s në vitin 1999, pastaj nuk e kanë kuptuar saktë dhe drejt nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës mes NATO-s, RFJ-së dhe përfaqësuesve të UÇK-së me 09.06.1999 dhe me 11.06.1999 hyri në fuqi dhe u zbatua që nga ajo kohë, kanë pas probleme serioze në analizat e tyre politike dhe në planifikimin e konceptit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, më saktësisht me statusin e veteranëve të UÇK-së me TMK-në dhe së fundmi edhe me FSK-në”, thotë ai.

Sipas tij ky keqkuptim ka ndodhur edhe nga ish përfaqësues politik, si Hashim Thaçi, të cilët gjithmonë e kanë fshehur apo nuk e kanë pasur parasysh se NATO nuk ka pas relacion vetëm me forcat e sigurisë së Kosovës, por edhe me të tjera.

“Për fat të keq shumë lider politik kosovar, por edhe ish komandantë dhe përfaqësues politik të UÇK-së këto gjëra i kanë kuptuar dhe trajtuar pjesërisht vetëm lidhshmërinë e Kosovës, forcave të saj në të ardhmen duke mos i vërejtur dhe duke mos i analizuar edhe faktorët tjerë, pra relacionet dhe projektet e synimet mes NATO-s dhe ish-ushtrisë jugosllave”.

Analizat gjysmake ushtarake

Sipas Hoxhës këso analiza gjysmake nuk hapin orientime të sakta në avancimin e Kosovës dhe forcave të saj për të siguruar dhe garantuar integritetin territorial të Kosovës. “Pikësëpari NATO-ja nuk ka intervenuar që t’i ndihmonte UÇK-së që ta luftojë armikun serb në Kosovë, siç e paraqesin shumë nga ata të lartpërmendurit në deklarimet e tyre publike dhe në shumë libra të tyre që i kanë botuar. NATO-ja, pra ka intervenuar ta shpëtojë popullatën civile nga krimet e ushtrisë dhe paramilitarëve serbë, që mos të përsëriten krimet e bëra nga ta në Bosnje”, thotë ai.

Sipas tij me Marrëveshjen e Kumanovës NATO i dëboi forcat serbe nga Kosova, por, “në të njëjtën kohë fiku së ekzistuari UÇK-në”. Duke iu referuar Marrëveshjes së demilitarizimit, thotë se u zgjodh një strukturë e pa armatosur në teori, “kinse si Mbrojtje Civile, e uniformuar pa armë dhe pa planprogram të trajnimit dhe të aftësimit si strukturë ushtarake”. Sipas Hoxhës TMK-ja nuk ishte e pajisur dhe nuk kryente as detyra të Mbrojtjes Civile. “Në praktikë ishte strukturë ku pjesëtarët e ish UÇK-së mbaheshin nën kontroll tërë kohën, dhe një numër i madh i tyre nuk patën mundësi as të kyçen në luftimet në Maqedoni”, thotë ai.

Ai e quan burg shtëpiak, kohën e kaluar aty nga ish anëtarët e UÇK-së. “Pra ishim një lloj burgu shtëpiak, strukturë e ngrirë ku funksioni i saj varej nga ecurit politike mes Kosovës dhe Serbisë ku NATO-ja prapë nuk printe në ato ecuri, por priste rezultate politike mes dy vendeve”, thotë Hoxhaj.

Ai e përshkruan në mënyrë kronologjike procesin duke e dhënë vlerësimin e tij. “Me avancimin e politikës kosovare ku më 17 shkurt 2008 Pavarësia e Kosovës u shpall, dhe u pranua nga shumë shtete dhe NATO-ja, tani çeli rubinetën e TMK-së që nga ajo strukturë të rrjedhë ushtria, por tërë kohën nën kontrollë si kundërpeshë me ecurit në Serbi ku synimi final i NATO-s është që edhe Serbia të bëhet pjesë e saj”, shpjegon ai.

Synimet e NATO-s

Tutja shton, se edhe synimi i NATO-s final është që edhe Serbia të bëhet pjesë e saj, derisa nga ana tjetër thotë që Serbia ka presion nga Rusia që mos të bëhet pjesë e NATO-s.

“Këtë strukturat politike në Serbi nuk munden ta bëjnë për shkak bombardimeve të NATO-së atje ku shumica e popullit serb e konsiderojnë si strukturë, forcë armiqësore të saj. Në të njëjtën kohë Serbia ka joshje dhe presion nga Rusia që mos të bëhet pjesë e NATO-s. Shumë ushtarak serb janë pro-rus dhe nuk po afrohen me NATO-n. USA i ka dhënë mundësi Serbisë që të bëhet gati të hynë në NATO duke e stimuluar udhëheqësinë e saj politike që të bind qytetarët e saj se hyrje e tyre në NATO është e domosdoshme dhe më favorizuese për Serbinë edhe për zhvillimin ekonomik te saj”, potencoi ai.

Sipas tij armatosja e FSK-së është rregullisht si kundërpeshë e reagimeve të Serbisë, sa më shumë largohet Serbia nga synimi i saj në NATO aq më shumë investohet në FSK për t’i bërë me dije Serbisë që ardhmëria e saj duhet të jetë në NATO.

Andaj sipas tij, Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj me synimet e veta.

Derisa për emërimin e Bashkim Jasharit komandat në krye të FSK-së, ka thënë se kjo ka efekt moral për qytetarët e Kosovës pasi është nipi i Adem Jasharit, kurse punën dhe angazhimin e tij deri më tani e kanë të njohur forcat e NATO-s dhe USA, kjo d.m.th. se ndoshta do të ketë autoritet dhe fuqi e dëgjueshmëri, të jetë aktiv dhe konstruktiv në synimet përfundimtare të NATO-s.

“Prandaj Qeveria e Kosovës kam thënë me herët dhe po e përsëris nuk mund të vendos për veriun e Kosovës e as për ushtrinë e saj me ritmin dhe synimet e veta, nëse ato aktivitete e largojnë Serbinë nga hyrja në NATO. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës dhe Komandanti i FSK-së duhet të jenë profesional dhe t’i ushtrojnë detyrat e tyre shtëpiake për aq sa u lejohet nga NATO-ja, të ecin në hap me ritmin dhe me kahen e USA-s dhe NATO-s kah synimi final që edhe Serbia dhe Kosova të bëhen pjesë e NATO-s:, thotë ai.

Ushtaraku Hoxha, mendon se të gjitha këto i dinë Serbia prandaj mundohet politikisht dhe ekonomikisht të përfitojë sa më shumë që është e mundur. Sipas tij komandantët në FSK duhet të jenë strateg që i dallojnë mirë interesat e NATO-s, dhe të mos sillen si ish-komandantët aty.

“Në FSK komandantët e dalur nga lufta nuk dëshirojnë as nuk i analizojnë gjërat më gjerë, pos për interes të tyre të ngushtë vetëm për Kosovën, prandaj momentin që me veprimet e tyre çrregullojnë punën e NATO-s në terren dhe paraqesin rrezik, me tremb Serbinë që të futet në kafaz, ata ndërrohen. Pra, kushdo që emërohet në këto detyra në Kosovë duhet t’i dijë e t’i njohë mirë synimet e NATO-s në raport me Serbinë dhe politika më konstruktive do të ishte që t’i ndihmojnë NATO-s në synimet e saj përfundimtare në Ballkan, e ai synim është që të largohet ndikimi ushtarak rus në Ballkan dhe të përmbyllet shpërbërja e ish-Jugosllavisë duke i fut të gjitha ato shtete të reja në NATO”, thotë Hafir Hoxha.

Ai emërimin e Bashkim Jasharit e sheh me efekt moral, si një moralizim të emërimeve dhe politikës.

“Emrat e komandantëve të FSK-së nuk çojnë shumë peshë, por emërimi i gjeneral Bashkim Jasharit në krye të FSK-së ka efekt moral për qytetarët e Kosovës pasi është nipi i Adem Jasharit, kurse punën dhe angazhimin e tij deri më tani e kanë të njohur forcat e NATO-s dhe USA, kjo d.m.th. se ndoshta do të ketë autoritet dhe fuqi e dëgjueshmëri, të jetë aktiv dhe konstruktiv në synimet përfundimtare të NATO-s”, përfundon ish-komandanti Hafir Hoxha për “Bota sot”.

Tërnava: Komandanti është një pasqyrë për ushtrinë tonë

Image
Hajrullah Tërnava
FOTO GALERI

Lidhur me këtë eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava ka thënë se komandanti është një pasqyrë edhe për ushtrinë tonë, dhe në bazë të shkollimit të tij edhe vlerësohet ushtria e jonë. Për çdo kontakt që ndodhë gjatë stërvitjeve të ushtrisë tonë, të tjerët ushtarak të vendit.

“Dorëheqja e Komandantit te FSK-së të deritashëm Rrahman Rama nga ky post aq të rëndësishëm për Kosovën, është tepër domethënës, sepse një Komandant që i prinë një ushtrie sikur në këtë rast FSK-së, sado qoftë që kjo ushtri ka dalë nga lufta çlirimtare dhe që është e stërvitur edhe me trupa të NATO-s, e që merr shpesh pjesë në stërvitje të ndryshme edhe jashtë Kosovës, çdo kush që duan të dinë aftësinë e kësaj ushtrie dhe me e vlerësu ushtrinë tonë në këtë rast FSK-në, të tjerët duan të dinë shkollimin ushtarak dhe aftësitë përgatitore ushtarake të Komandantit të FSK-së, që e përfaqëson ushtrinë e Kosovës, prandaj Komandanti është një pasqyrë edhe për ushtrinë tonë, dhe në bazë të shkollimit të tij edhe vlerësohet ushtria e jonë”, thotë.

Sipas tij referencë për vendet, ushtritë tjera, është niveli i arsimimit të komandantit, përgatitjet e tij teorike e taktike.

“Për çdo kontakt që ndodhë gjatë stërvitjeve të ushtrisë tonë, të tjerët ushtarak të vendeve mike duan ta dinë biografinë e Komandantit dhe shkollimin e tij ushtarak, tjetër janë kurset që i frekuentojnë në seminare të ndryshme si ato gjuhësore apo qofshin edhe në stërvitje të ndryshme apo marrja pjesë në seminare të ndryshme ku marrin pjesë ushtarakë të ndryshëm të shteteve mike”, ka thënë eksperti.

Imazhi i pasluftës

Ai thotë që FSK-ja ka nevojë për një imazh të pasluftës, dhe në krye të FSK-së të ketë prijës mirë të shkolluar të profilit ushtarak, sepse koha e luftës moti ka kaluar.

“FSK-ja duhet ta ndërtoj tani një imazh tjetër të pasluftës, dhe në krye të FSK-së të ketë prijës mirë të shkolluar të profilit ushtarak, që qëndrojnë në krye të ushtrisë si Komandant të FSK-së, sepse koha e luftës moti ka kaluar, dhe nëse atëherë gjatë luftës na u ka imponuar emërimet e djemve trima dhe të kthjellët sikur që i ka kërkuar koha, tani mbas 21 vitesh që ka mbaruar lufta, kemi të rinj të shkolluar nëpër Akademi ushtarake të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë shtetit tonë, në shtete mike sikur që kemi mjaft të rinj që kanë kryer Akademi ushtarake të tëra në SHBA dhe shtete tjera, dhe me përvojat e tyre tani e kanë krijuar imazhin e komandantëve të suksesshëm brenda ushtrisë tonë”, thekson ai.

Në fund deklaron se në këto kohë duhet të marrë fund epoka e “komandantëve”, duke shtuar se kështu ushtria e Kosovës ka të rinjë, të cilët kanë përfunduar akademi ushtarake dhe kështu Kosova mund ta arrijë nivelin e lartë të përgatitjeve stërvitore.

Madje sipas tij, asnjë moment nuk duhet ndalur angazhimin deri në anëtarësimin në NATO.

“Në këto kohëra tani duhet të merr fund koha e „komandantëve“ të luftës sikur që ishin në TMK, e cila u shndërrua në FSK e në vazhdimësi deri më tani. Me ushtarak të zotë e me stërvitje e gjithnjë duke qëndruar në lidhshmëri me ushtritë më të zhvilluara të botës si në këtë rast me NATO-n, si dhe me angazhimin e pandalur deri në anëtarësimin në NATO. Një anëtarësim në këtë strukturë ndërkombëtare sikur që është NATO-ja, do i detyronte edhe ato shtete që janë armiqësisht të orientuara ndaj Kosovës, që ta ndërrojnë sjelljen e saj ndaj shtetit tonë, dhe me një anëtarësim të tillë, do t’i përafrohemi njohjeve të pavarësisë edhe nga ato 5 shtete të BE-së, që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe Serbia do të jetë e detyruar që ta njeh pavarësinë e Kosovës, sepse do ta ketë të qartë se tjetër rrugëdalje më nuk ka”, përfundon për “Bota sot” Hajrullah Tërnava.

Këtu mund të gjeni një historik të shkurtër të komandantëve të Ushtrisë së Kosovës

Themelimi i TMK-së është bërë më 21 shtator 1999 gjegjësisht me transformimin e paraardhëses së saj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

E, në janar të vitit 2009 TMK-ja zyrtarisht u shpërbë duke u riformuar në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Komandantët ndër vite:

Në vitin 2000, Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjeneral-llejtënant Agim Çeku

Ai u lind më 29 Tetor 1960 në fshatin Qyshkë të Pejës.

Ai kreu dy vite të akademisë ushtarake në Beograd dhe dy të tjera në Zarë të Kroacisë ku iu bashkëngjit Armatës Popullore të Jugosllavisë. Kur filloi lufta në ish-Jugosllavi në tetor 1991, ai iu përgjigj kushtrimit të gardës kombëtare të Kroacisë dhe fitoi komandën e njësive artilerike në Zarë, dhe pastaj u bë zëvendës-komandant i divizionit luftarak. Në shkurt 1992 i u besua komanda e divizionit luftarak Masleniçko (Masleničko), e pastaj komanda e divizionit anti-tankist e garnizonit në Gospiç (Gospić) në ushtrinë kroate.

Por, me largimin e gjeneral-lejtnant Agim Çekut nga TMK-ja në fillim të vitit 2006 dhe angazhimin e tij në politikë, Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës u emërua gjeneral-lejtnant Sylejman Selimi. Ai në krye të TMK-së ishte deri në vitin 2009, dhe kur ajo u shndërruar në FSK, ai vazhdoi të jetë komandant i FSK-së deri më 22 nëntor 2011, kur edhe gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi doli në pension nga FSK-ja.

Ai u lind më 25 Shtator 1970 në fshatin Açarevë të Drenicës.

Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e tij të lindjes derisa atë të mesme e përfundoi në qytetin e Klinës dhe i vazhdoi studimet në Fakultetin e Minierave dhe Metalurgjisë në Mitrovicë të Kosovës.

Kadri Kastrati

Derisa atë kohë (2011) ish-presidentja Atifete Jahjaga, caktoi ish-Drejtorin e Operacioneve Gjeneral Majorin Kadri Kastrati për ta pasuar atë si Komandant të forcës të cilën e përfundoi në vitin 2015.

Ai u lind më 15 mars 1960 në fshatin Katunishtë ish-Velikorekë, Komuna e Podujevës.

Kadri Kastrati, shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen ushtarake ka përfunduar në Split, Republika e Kroacisë, në vitin 1981. Fakultetin e Mbrojtjes së Përgjithshme Popullore e ka përfunduar në vitin 1987 në Sarajevë, Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës. Në vitin 2012 diplomon dhe merr titullin magjistër në lëmin e sigurisë, më saktësisht në “Menaxhimin e katastrofave në Republikën e Kosovës dhe rajon”. Ai ishte edhe pjesë e luftës në vitet 1998 – 1999, ka qenë Zëvendëskomandant në Zonën Operative të Llapit (ZOLL).

Rrahman Rama

Në vitin 2015, pas Kadri Kastrati në krye të ushtrisë emërohet Rrahman Rama, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rama u lind më 1970, në fshatin Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë

Ai e kishte të përfunduar shkollën e mesme në Vushtrri. Ndërsa, fakultetin me program trevjeçar e filloi në vitin 2011 në moshën 41 vjeçare, ndërsa e përfundoi në vitin 2014, në programin Menaxhment i përgjithshëm ndërkombëtar në Prishtinë, por në faqen zyrtare mungon informacioni se në cilin kolegj apo universitet e ka mbaruar atë

Në indin e jetës amerikane

 

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri




 

       Para do kohësh, shkrimtari, gazetari dhe publicisti i njohur Shefqet Meko, botoi në Tiranë romanin me titull “Saga përtej Atlantikut”. Është një vepër që lexohet me mjaft kërshëri për stilin fort karakteristik të rrëfimtarisë. Me Shefqetin jam njohur që në vitet ’80, kur punoja në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 nëntori”. Asokohe, në njërën nga redaksitë e asaj shtëpie botuese, punonte si korrektore një vajzë e re, Alma Balla. Ishte një vajzë e zgjuar, e hijshme, mjaft e edukuar, e heshtur, fort korrekte dhe buzagaze. Pikërisht me atë vajzë qe njohur dikur Shefqeti, së cilës i pati propozuar për ta ndërtuar jetën së bashku. Kishte qenë me fat. Alma, me karakter engjëllor, i dhuroi një dashuri të pastër, dy djem bukuroshë dhe iu bë mbështetje shumë e fuqishme në jetën bashkëshortore.

       Shefqeti njihet për karakterin burrëror, për natyrën e hapur dhe të shtruar, për gjakftohtësinë karakteristike dhe optimizmin frymëzyes në përballimin e sfidave të jetës. Megjithëse ka më shumë se njëzet vjet që jeton në Shtetet e Bashkuara, ai, gjatë jetës së tij në atdheun amë, ka lënë gjurmë si gazetar dhe publicist i talentuar, me kontributet e tij në shtypin e shkruar dhe në Radiotelevizionin shqiptar. Jetëshkrimin e tij të pasur që në atdheun amë ai e ka pasuruar edhe më shumë gjatë jetës së tij si qytetar amerikan. Ai u nis për në “Tokën e Premtuar” më 31 tetor të vitit 1999, falë llotos që Alma fitoi. Shefqeti kishte lexuar shumë për Amerikën dhe kishte krijuar bindjen e plotë se në këtë vend duhet të vish me mendje të mbledhur, duhet t’i shtrohesh çdolloj pune, me pikësynimin e përhershëm për ta gjetur veten një ditë atje ku ëndërron. Pikërisht vendosmëria e Shefqetit, autorit të këtij romani origjinal në llojin e vet, për të ardhur dhe për t’u ngulur mirë në tokën amerikane, më kujton këmbënguljen e ardhacakëve të parë nga Anglia që patën arritur në brigjet e Amerikës në vitin 1620, me anijen e famshme “Maifllauer” (Mayflower). Pas një lundrimi të vështirë nëpër dallgët e trazuara të Oqeanit Atlantik, ata patën zbritur në shtetin Masaçusets (Massachusetts) në një ditë të acartë nëntori dhe patën themeluar Koloninë e Plimuthit.

       Sapo u ngul në tokën amerikane, Shefqeti  krijoi bindjen e plotë se në Amerikë duhet të kuptosh se rëndësi ka fillimisht jo mënyra e të jetuarit, por aftësia për të organizuar jetën, aftësia për të marrë mbi vete përgjegjësi dhe aftësia për të respektuar ligjet e shtetit. Vetëm në këtë mënyrë mund të hysh në thelbin e asaj që quhet ekskluzivitet (tipar karakteristik dallues) amerikan (american exceptionalism), sipas të cilit Shtetet e Bashkuara zënë një vend të veçantë mes popujve të tjerë nga pikëpamja e frymës kombëtare dhe e institucioneve politike dhe fetare.

       Ekskluziviteti amerikan është i lidhur ngushtë me idenë e “parapërcaktimit të qartë” (clear predestination), që e ka shprehur Endrju Xheksoni (Andrew Jackson - 1767-1845), ish-president në vitet 1829-1937.

       Me kalimin e kohës, në  përshtatjen me realitetin amerikan, Shefqeti e kuptoi se si moment kyç i ekskluzivitetit amerikan duhet pranuar pohimi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  populli amerikan dallojnë nga popujt e tjerë, si një bashkësi njerëzish që kanë ardhur nga të gjitha anët e botës, por që (dhe kjo është shumë e rëndësishme, është shumë thelbësore) mbajnë të njëjtin qëndrim të përbashkët ndaj mbrojtes së ca të vërtetave të caktuara që duken açik, siç janë liria, të drejtat e patjetërsueshme të individit, demokracia, republikanizmi, ligji mbi të gjitha, liritë qytetare, virtytet qytetare, e mira e përbashkët, drejtësia, prona private dhe një qeveri mbi baza konsitucionale.

       Personaliteti politik francez Aleksis de Tokvil (Alexis de Tocqueville - 1805-1859), në traktatin e vet politikohistorik, me titull “Demokracia në Amerikë” (De la démocratie en Amérique), të botuar në vitin 1831, ka shkruar:

       “Pozicionimi i amerikanëve është krejtësisht ekskluziv dhe mund të thuhet se asnjë shoqëri demokratike nuk është ndodhur asnjëherë më parë në kushte të tilla”.

       Sa më shumë e njihte realitetin amerikan, heroi kryesor i romanit të Shefqetit, Xhelo Lakrori, aq më shumë bindej se në këtë vend koha është flori, një shprehje që i shёrbente si kujtesё nё njё situatё, kur vonesa ёshtё e dёmshme nga ana financiare.

Personaliteti politik amerikan Benjamin Franklin (1706-1790), nё librin e vet me titull “Kёshillё njё tregtari tё ri” (Advice to a Young Tradesan), të botuar në vitin 1748, shkruante: “Mos harro se koha ёshtё para”.

Pra, realiteti amerikan, Xhelo Lakrorin e bënte të besonte vendosmërisht se në këtë vend, ku të gjithë janë të barabartë dhe njerëzit e çajnë vetë rrugën në jetë, nuk ka rëndësi se nga je dhe ç’origjinë ke, mjafton të mos i bësh naze asnjë lloji pune dhe kohën ta shfrytëzosh në maksimum.

Baballarët themelues të këtij shteti i patën vënë vetes qëllimin: të krijojmë një shoqëri pa dallime trashëgimie. Presidenti i parë i vendit, Xhorxh Vashington (George Ëashington  - 1732-1799) nuk e pranoi postin që ju propozua për mbret, por parapëlqeu postin e presidentit. Barazia e përgjithshme nuk la vend për fodulli, sepse nuk krijonte mundësi ta ndieje veten më të mirë se të tjerët për prejardhjen tënde.

Xhelo Lakrori e kuptoi se shprehja “natyrë e hapur” në realitetin amerikan do të thoshte mungesë kufizimesh kur parimet e demokracisë respektohen me korrektësi. Dhe me të vërtetë: Amerika është një vend i hapur. Dhe fjala i hapur duhet marrë edhe në kuptimin e saj të drejtpërdrejtë: këtu, praktikisht, nuk ka gjerdhe, por edhe nëse hasen ndokund, ato janë thjesht dekorative. Shumë shpesh bien në sy dritaret e mëdha të shtëpive, pa rrjeta hekuri.

Shefqeti ka një mënyrë origjinale në stilin e rrëfimtarisë për zbulimin  e thelbit të jetës amerikane. Ai e çon heroin kryesor të romanit drejt një dialogu me vetveten:

“Mos harro, Xhelo, eksperimenti amerikan u ka mbijetuar sfidave, - sikur i vinte një zë historik nga brenda dhe Xhelo dëgjonte. - Të paktën, për dy shekuj dhe më shumë ka treguar epërsi, vitalitet dhe përshtatshmëri perfekte me realitetin dinamik të jetës dhe natyrës së njeriut. Ky është kyçi i suksesit në këtë kontinent… Pse e le Shqipërinë dhe erdhe këtu? Pse luten njerëzit të vijnë te “Toka e Premtuar”? Sepse këtu gjen një univers mundësie…, - i pëshpëriste një zë i brendshëm që i zgjonte një pasion të veçantë filozofues”.

Dhe Xhelo Lakrori, dikur veteriner i talentuar në Shqiperi, në Amerikë iu shtrua punës vendçe, pa kurrfarë qibre dhe fodullie. E filloi punën si punëtor për pastrimin e tubacioneve dhe të kanaleve të ujërave të zeza dhe vazhdoi me këmbënguljen dhe vendosmërinë që e karakterizonte, derisa arriti të krijonte biznesin  e vet: hapi një klinikë për kurimin  e kafshëve të sëmura shtëpiake, duke u bërë i njohur si specialist me autoritet shkencor.

Duke përdorur antitezën, si mjet stilistikor, autori ka skalitur mjeshtërisht figurën e mësuesit Kristo Kovaçi,  cili kishte udhëtuar drejt “Tokës së Premtuar” në të njëjtin avion me Xhelo Lakrorin. Edhe Kristo Kovaçi donte ta gjente veten në Amerikë, por i udhëhequr nga një mendësi krejt tjetër, e përkundërt fund e krye me mendësinë e Xhelo Lakrorit. Gjatë muajve të parë që po mundoheshin t’i përshtateshin realitetit amerikan, qanin hallet së bashku në telefon, ndërkohë që Xhelo Lakrori kishte përveshur mëngët në punë për pastrimin e tubacioneve dhe të kanaleve të ujrave të zeza. Kur ia përshkroi punën që bënte, Kristo Kovaçi la mendjen i lemerisur. Dhe paskëtaj vjen reagimi i tij i menjëhershëm:

“Na paskan mashtruar me Amerikën, Xhelo! Qenka shumë e vështirë, sidomos për ne intelektualët. Unë jam mërzitur shumë. Gati të kthehem në Shqipëri…”.

Xhelo Lakrori mundohet t’i kthejë mendjen:

“Bëj pak durim, miku im! Unë punoj në rrugët ku qarkullojnë ujërat e pista dhe prapë më pëlqen… Por unë nuk do të rri aty. Unë po duroj, duke kërkuar të gjej veten…”.

Dhe Xhelo Lakrori e gjeti veten, Siç u theksua më lart, ai, si veteriner i talentuar, hapi klinikën për kurimin e kafshëve të sëmura shtëpiake, duke fituar nderimin  dhe respektin e merituar të sa e sa familjeve amerikane. Ndërsa Kristo Kovaçi, me hundën në lis, habitej me Xhelo Lakrorin:

“Qofsh ti që je, Xhelo! Unë nuk do ta bëja kurrë atë që bën ti. Jo, ore, isha zotni në Tiranë. Mësues i nderuar… Shkurt, isha dikuish, o Xhelo! Këtu nuk pyet kush për mua. Hiç fare, bre. Nuk është Amerika për Kriston… Unë dhe Lili po mendojmë të bëjmë valixhet gati”.

Në dallim të theksuar nga heroi kryesor i romanit, Kristo Kovaçi, i paaftë për ta njohur realitetin amerikan, sapo vuri këmbën në “Tokën e Premtuar”, shpresonte të fillonte të merrej menjëherë me punë intelektuale. Nuk ia kishte haberin fare se këtu duhet të fillosh ta mësosh “notin amerikan” në një “pellgaçe” të vogël, aty të fitosh shprehitë e para, të stërvitesh mirë, që pastaj të jesh në gjendje “të notosh në thellësi oqeanike”. Me sa duket, Kristo Kovaçi nuk ishte edukuar që në moshë të re për t’u pajisur me aftësi vetëvepruese. Prandaj ai nuk ishte në gjendje të kuptonte se në familjen amerikane, prindërit, fëmijës,  që herët, në moshën e pararinisë, i rrënjosin në kokë mendimin se ai është një individualitet që është në gjendje të përgjigjet për veprimet e veta dhe për ndërtimin e jetës personale. Sapo vjen koha e duhur, fëmijën, vajzë ose djalë qoftë, prindërit e nisin të kryejë “lundrimin” e vet. Dhe pikërisht që nga ky moment, fëmijës i duhet të mbështetet vetëm te vetvetja, sepse prindërit, edhe nëse mund ta ndihmojnë, ndihma e tyre është më shumë morale dhe fare pak (në mos aspak) materiale.

Autori ka skalitur mjaft bukur figurën e  bashkëshortes së Xhelo Lakrorit, Shano Gërshetën, e cila dikur, në moshë të re, kishte përjetuar një dramë të rëndë, me pasojë pamundësinë për të qenë nënë. Ajo dallohet për karakterin e saj burrëror, për vendosmërinë e palëkundur, për natyrën e prerë dhe shirtmadhësinë proverbiale. Ajo është një këshilltare e çmuar e bashkëshortit të vet. Dhe lexuesi, tek ndjek ecurinë e jetës së saj në familje gjatë bashkëbisedimeve me të shoqin, vjen e krijon përshtypjen se në këshillat që i jep atij, këshilla këto gjithmonë me vend, duket sikur ajo ka një ngasje hyjnore.

Në njërin nga ato bashkëbisedime familjare, lexuesit i nguliten në kujtesë ca fjalë të arta, me domethënie të thellë për formimin psikologjik të shqiptarëve, që Xhelo Lakrori i thotë së shoqes:

“Si mendon, e dashur, a nuk jemi ne shqiptarët pakëz hiperbolikë me miqtë? Vetëm ne e vëmë mikun të parin, ne ia dorëzojmë mikut krejt shtëpinë, ne themi “rroftë miku”, edhe pse nuk e njohim ende mirë, vetëm në shqip thuhet se dita më e zezë ishte kur “erdhi miku e nuk kisha gjë me i dhënë”, edhe pse fëmijët vuajnë nga uria prej ditësh apo hanë bukë me sheqer, përshesh me dhallë e uthull… A nuk jemi pakëz idiotë, e dashur, në këtë plan si njerëz?”.

Këto fjalë me të vërtetë të arta, më sollën menjëherë në kujtesë shqiptarin e nderuar nga Kosova Sokol Braha, me banim në Zvicër, i cili, këtu e dhjetë vjet të shkuara, pati botuar një libër fort interesant. Aty ai shkruan:

“Shqiptarët përshëndetin, nderojnë, urojnë, përgëzojnë, presin e përcjellin me krenari, sepse i kanë në traditën e tyre këto dhe i ruajnë me krenari. Edhe pse këta komshinj nuk i ftuam ne, por na erdhën si miq të paftuar! Por unë pyes veten: a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë 2011, f. 56).

Fjalët e mësipërme të Shefqet Mekos, të cilat ai i ka vënë në gojën e heroit kryesor të këtij romani, duhet t’i bëjnë mbarë shqiptarët të bien  në përsiatje të thella dhe të kenë parasysh atë fjalën e urtë me vlera të jashtëzakonshme aforistike dhe me një përdorim të gjerë edhe në gjuhë të tjera: m’i hiq  qafe miqtë, o Zot, se armiqtë i heq qafe vetë” (në anglisht Lord, protect me from my friends; I can take care of my enemies), në kuptimin “mbrohu nga armiqtë, por kujdes nga zelli i tepruar i miqve”. Ky proverb, që prej shekullit XVIII, i vishet Volterit (François Marie ArouetVoltaire - 1694-1778). Por, në të vërtetë, as në veprat e Volterit, as në letërsinë memorialistike, nuk haset kund. Ai i vishet, gjithashtu, strategut francez, dukës Vilar (Claude Louis Hector de Villars - 1653-1734), sikur ai gjoja ia paska thënë Luigjit XIV (Louis XIV Le Roi Soleil - 1638-1715) kur po nisej për në ushtri. Ekziston edhe një fjalë e urtë italiane po me këtë kuptim, e cila ka pasë qenë në qarkullim në formulime të ndryshme shumë më herët se shek. XVII. Ka një numër të konsiderueshëm burimesh historike, në të cilat ky proverb haset në variante të ndryshme. Në Bibël haset shprehja: “Largohu nga armiqtë e tu dhe ki kujdes me miqtë e tu”. Te Kuintiliani (Marcus Fabius Quintilianus - 35-96), mësues romak i gojëtarisë, haset shprehja: “Më kanë dëmtuar më shumë miqtë sesa armiqtë”. Shprehje të ngjashme hasen te poeti i lashtësisë romake Ovidi (Publius Ovidius Nasō - 43 p.e.r.-18 e.r.) dhe te historiani i lashtësisë greke Tukididi - 460-400 p.e.r.). Në veprën “Fjalë të urta moralizuese të filozofëve” në arabisht, thuhet: “Unë mund ta mbroj veten nga armiqtë e mi, por nuk mund ta mbroj dot veten nga miqtë e mi”. Personaliteti politik i Romës së lashtë Manli (Marcus Manlius Capitolinus; nuk dihet datëlindja, ka vdekur në vitin 384 p.e.r.) rrëfen sesi mbreti Antigon i pati dhënë urdhër priftit të tij pagan të bënte kurban për Zotin që ta ruante nga miqtë. Pyetjes “Po pse jo nga armiqtë?”, mbreti iu përgjigj: “Nga armiqtë mund ta mbroj veten vetë, kurse nga miqtë jo”. Alecandrit të Maqedonisë (Alexander III Magnus - 356-323 p.e.r.) i vishet shprehja: “Mbromë nga miqtë e rremë, se nga armiqtë e mi të hapur unë edhe vetë do të jem në gjendje të mbrohem”. Mbreti i Polonisë Jan Sobjeski (Jan III Sobieski - 1629-1696), strateg i shquar ushtarak, kishte një shpatë me  mbishkrimin: Ruaju nga miqtë e pabesë, se nga armiqtë të mbroj unë”. Poeti dhe filozofi gjerman Frederik Shiler (Johann Christoph Friedrich von Schiller - 1759-1805) ka thënë: “Zelli i miqve më merr në qafë, jo urrejtja e armiqve”.

Çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, qoftë në  trojet etnike apo kudo në diasporë, ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë nevojë për pena të tilla, për ta kulturuar dhe emancipuar më tepër mbarë kombin  tonë, në mënyrë që njerëzit të jenë shumë më dinjitozë në marrëdhëniet me miqtë dhe me cilindo të huaj. Sepse nderimi i tepruar i miqve dhe përgjithësisht i të huajve, i bën këta të krijojnë bindjen se shqiptarët vuajnë nga kompleksi i inferioritetit dhe, faktikisht, të humbasin respektin ndaj tyre.

Një problem tjetër që autori shtron në këtë roman, është edhe smira që disa shqiptarë ushqejnë për një njeri të sukseshëm, çka vihet re edhe në radhët e diasporës.

Në morinë e të njohurve të Xhelo Lakrorit, autori përmend edhe një milioner, me emrin Miç Miler, i cili kërkonte ta fuste në një grackë të rrezikshme: të investonte para diku në vendet e Lindjes për ta shtuar kapitalin financiar. Mileri, në të vërtetë, ishte mashtrues, merrej me firma piramidale. Por Xhelo Lakrori ishte i zhveshur nga pasioni i tepruar për para, sepse e quante të mjaftueshëm kapitalin financiar që zotëronte. Aq më tepër që ai e kishte kaluar tashmë “shkollën” e firmave piramidale në Shqipëri. Rrjedha e ngjarjeve vërtetëoi se milioneri Miç Miler, duke e ndier rrezikun që i kanosej se dikur do të dilte në dritë mashtrimi i tij, një ditë të bukur u arratis së bashku me bashkëshorten dhe shkoi e u fsheh në Venezuelë.

Romani i Shefqet Mekos, siç e përmenda në fillim, është me të vërtetë një vepër origjinale. Nuk e kam informacionin  e duhur nëse ndonjë tjetër shkrimtar të ketë krijuar një vepër artistike, me hero kryesor një bashkatdhetar, i cili, me këmbëngulje shembullore dhe me punë të palodhur, ka arritur të hyjë në çdo pore të jetës amerikane dhe të ketë zënë vend mirë në indin e saj, si heroi kryesor i këtij romani Xhelo Lakrori.

Romani ka një gjuhë të pasur, por ajo që më bëri më shumë përshtypje, është moria e shprehjeve aforistike. Aforizmat janë stoli e çmuar për çdo gjuhë. Ato dëshmojnë se autori i romanit ka një përvojë jetësore mjaft të pasur. Do të ishte mirë që Shefqeti t’i qëmtojë me kujdes të gjitha ato shprehje të bukura aforistike dhe me kalimin e kohës, duke i pasuruar edhe me të tjera nga librat që ka nxjerrë nga shtypi deri tani, t’i botojë si libër më vete.

Kaliforni, 01 dhjetor 2021                                                        

 

 

 

 

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...