2021-12-04

‘RRËFIMI I FUNDIT I TITOS’: KOSOVA DO RRËNOJË JUGOSLLAVINË

 


Historiani Vjençeslav Çençiç ka shkruar një libër për atë që konsiderohet si testament i Titos.

Çençiç në librin e tij ka shkruar bazuar në bisedat me Josip Kopinic që konsiderohet si spiuni më i madh jugosllav i të gjitha kohërave, njoftojnë mediat kroate.

Historiani Vjenceslav Çençiç librin e tij “Rrëfimi i fundit i Titos" e ka publikuar 20 vjet pas vdekjes së Josip Broz Tito’s, që është një lloj testamenti politik i diktatorit jugosllav e që jep një pamje të re për figurën edhe veprat e tij. 

Libri, sipas mediave kroate, bazohet në stenogramet e fjalimit të tij më Karagjorgjevë më 1979, dhe bisedave të tij me Josip Kopiniç, që për shumëkënd është spiuni më i madh jugosllav i të gjitha kohërave.Libri, sa i përket besueshmërisë e ndanë fatin e Titos, i cili dikur lavdërohej ndërsa më vonë kontestohej.

Sipas librit, Kosova do të jetë ‘sherri’ kryesor për rrënimin e Jugosllavisë.“Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974!Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin.

Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë.E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë.

Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” ka thënë Tito, bazuar në këtë libër, raporton a-news24.

Më pas, Tito ka folur edhe për pasardhësin e tij duke thënë se ai e kishte bërë këtë, por më pas kishin filluar edhe rivalitetet të thella të cilat kanë përfunduar edhe me vrasje.

KONFEDERATA KOSOVË-SHQIPËRI SHIHET SI ZGJIDHJE E ÇËSHTJES SHQIPTARE

 


Akademiku  Prof.dr.Rexhep Qosja ka thënë që dy shtetet shqiptare Kosova dhe Shqipëria duhet të ndalin shpopullimin e shteteve .

Sipas Qosjes nëse vazhdon ky trend Plava e Gucia në Mal të Zi ku ka shqiptarë së shpejti do të mbesin pa asnjë të tillë dhe po ashtu pa gjuhën shqipe.

Përpos kësaj Qosja i cili rrallëherë del në publik, ka folur për idenë e ruajtjes së identitetit shqiptar dhe për atë që sipas tij quhet kosovcentrizëm e i cili nuk mund të krahasohet me të parin.

Ai ka lavdëruar qeverinë në krye me Vetëvendosjen,  e cila ka zgjedhur në krye të ministrive personalitete që vijnë nga diaspora shqiptare.

Nga ana e tij, kryetari i Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, Skënder Gjinushi, ka deklaruar se e sheh si zgjidhje të asaj që quhet çështje shqiptare krijimin e konfederatës mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tha se me këtë Konfederatë, Kosova dhe Shqipëria ruajnë substancën e tyre shtetërore dhe kufijtë.

10 KËRKESAT QË IBRAHIM RUGOVA UA KISHTE BËRË PERËNDIMIT NË VITIN 1993


Ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 1993 ia kishte bërë dhjetë kërkesa urgjente shteteve perëndimore për ta zgjidhur problemin e Kosovës, që në atë kohë ishte futur në një krizë të thellë politike.

Një dokument i bërë viral tashmë, Rugova kishte përmendur se Kosova është në krizë për shkak të disa arsyeve, ku ka përmendur se tensione janë rritur për shkak të 30 mijë ushtarë serbë dhe 25 mijë policë patrullojnë në Kosovë.

Si arsye që e thellon krizën, Rugova ka listuar edhe faktin se serbët lokalë janë të armatosur. Pastaj, thotë se forcat paramilitare të Arkanit ia mësyjnë fshatrave shqiptarë për të bërë punë të pista. 

Ndër të tjera thuhet se pasi Millosheviqi “kreu” punën e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë, do të drejtohet kah Kosova.

Rrjedhimisht, Rugova përmes 10 kërkesave urgjente u tregoi shteteve të perëndimit se çfarë duhet bërë.

Vendosjen e një numri të konsiderueshëm forcash të OKB-së dhe NATO-s në Kosovë.
Vendosjen e Kosovës nën protektoratin e OKB-së.
Vendosjen e misioneve të jashtme (ndërkombëtare) në Kosovë.
Rritjen e zonës “të mos fluturohet” përmbi Kosovë.
Të ndalet pastrimi etnik nga Serbia në Kosovë.
Të çarmatosen strukturat paramilitare serbe, të vendoset artileria e rëndë nën kontrollin ndërkombëtar.
Të rihapet aeroporti i Prishtinës për fluturimin e ndihmave humanitare.
Të ndalet kolonizimi i Kosovës nga Serbia.
Të lejohet që lirshëm Kuvendi dhe përfaqësuesit e popullit të mbajnë mbledhje.
Të përjashtohet Kosova nga sanksionet ndërkombëtare që i janë vendosur Serbisë dhe Malit të Zi.
Pesë vjet më vonë në Kosovë krisi lufta. Faktori ndërkombëtar luajti rol kyç në çlirimin e Kosovës, bashkë me UÇK-në si organizatë ushtarake e lindur nga populli kryengritës.

Pas qershorit të vitit 1999, Kosova u shpall zonë e administruar nga OKB deri më 2008, kur edhe u shpall Pavarësia e Kosovës.

Njihuni me robotin që lëvizjet i ka si njeri

 


 

Ameca është roboti më i sofistikuar në botë. Ai u krijua në një laborator në Britani, gjersa lëvizjet dhe reagimet i ka të jashtëzakonshme.

Shumë komentues kanë thënë se reagimet e këtij roboti janë të frikshme, derisa u theksua se ai ka reagime të një njeriu të gjallë.

Në vijim mund ta shihni këtë robot.

Themeluesi i Twitterit po largohet nga posti i drejtorit

 


 

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit social amerikan Twitter, Jack Dorsey, do të largohet nga posti i tij, thanë burime të paidentifikuara për CNBC.

Pas shpalljes së këtij lajmi, aksionet e Twitter u rritën me 11%.

Dorsey është aktualisht kryeshefi ekzekutiv i Twitter dhe Square, kompania e tij e pagesave digjitale Square.

“Eliot Management” kërkoi që Jack Dorsey të zëvendësohej si drejtor në vitin 2020, përpara se firma e investimeve të arrinte një marrëveshje me menaxhmentin e Twitter.

Themeluesi i “Eliot Management” dhe miliarderi Paul Singer pyeti nëse Dorsey duhet të drejtojë të dyja kompanitë, duke i kërkuar që të largohet nga funksioni i njërës prej këtyre dy kompanive - Twitter apo Square.

Twitteri do të heqë përmbajtjet e publikuara pa leje

 

 

Rrjeti i madh social, Twitter, ka njoftuar se fotografitë apo videot e njerëzve që shpërndahen pa lejen e tyre, janë kundër politikave të rrjetit social dhe se do të hiqen me kërkesë të personit të shfaqur në pamje.

Rregulli i ri është shtesë e politikave për të ndalë publikimin e informatave private, pa leje.

Kritikët kanë thënë se rregulli është tejet i gjerë dhe se mund të përdoret për të penguar fjalën e lirë.

Kompania megjithatë ka thënë se do të marrë në konsideratë nëse një fotografi ka qenë publikisht në dispozicion apo në artikuj të ndryshëm të lajmeve apo nëse një fotografi po shpërndahet në të mirë të interesit publik.

Para se të largojë fotografinë, kompania ka thënë se ajo duhet të marrë njoftim nga njerëzit se nuk duan që një pamje e tillë private e tyre të shpërndahet.

Facebooku mbyll llogarinë kineze që qëndronte prapa dezinformatave të biologut të rremë

 


 

Facebooku ka mbyllur një rrjet kinez dezinformimi që tentoi të përhapte pretendime për koronavirusin duke përdorur një biolog të rremë zviceran.

Meta, organizata bazë e Facebook dhe Instagram, tha se kishte mbyllur më shumë se 600 llogari, të cilat sipas saj përfshinin një "grup të koordinuar" punonjësish të shtetit kinez.

Meta tha se rrjeti u fokusua te një biolog i rremë zviceran i quajtur Wilson Edwards, i cili u shfaq për herë të parë në 24 korrik 2021, duke pretenduar në postimet në Facebook dhe Twitter se Shtetet e Bashkuara po i bënin presion Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të fajësuar Kinën për virusin. Brenda një jave, mediat shtetërore kineze, përfshirë Global Times dhe People's Daily, botuan tituj të lidhur me postimet e Edwards për "frikën" e SHBA-së, raporton Guardian.

Meta tha se rrjeti kinez i dezinformatave “i përhapur dhe i pasuksesshëm” synonte audiencën në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe audiencat kineze në Tajvan, Hong Kong dhe Tibet. Ai hoqi 524 llogari në Facebook, 20 faqe, katër grupe dhe 86 llogari në Instagram, për të cilin Meta tha se ishin të lidhura me individë në kompanitë shtetërore kineze të infrastrukturës në mbarë botën.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...