2021-12-09

Çfarë po e nxit Putin të sulmojë Ukrainën


Nga Gideon Rachman “Financial Times”

Kur Vladimir Putin flet për Ukrainën, ai duket si një bashkëshorti neveritshëm dhe abuziv. Një ese të cilën presidenti rus e botoi në muajin korrik me titull “Mbi unitetin historik të rusëve dhe ukrainasve”, ishte e mbushur me shpalljen e“dashurisë” së pavdekshme që ai ka për ukrainasit, e kombinuar kjo me kërcënime për dhunë nëse “dashuria” nuk është reciproke.

Ukrainasit portretizohen në mënyra të ndryshme si vëllezër gjaku të rusëve,por edhe si neo-nazistë. Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky, ironizoi homologun e tij duke thënë se Putin duhet të ketë shumë kohë në dispozicion, përderisa është në gjendje të shkruajë një artikull kaq të gjatë.

Por përmbajtja e esesë së Putin, duket gjithnjë e më alarmante kur lexohet krahas përgatitjeve të dukshme që po bëhen në Moskë për një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Aktualisht pranë kufirit me Ukrainën ndodhen afro 90.000 trupa ruse, tanke dhe artileri.

Javën e kaluar, Vladimir Putin mbajti një fjalim me tone shumë kërcënues, duke e paralajmëruar Perëndimin të mos kalojë “vijat e kuqe” të Rusisë. Zyrtarët e administratës së presidentit amerikan Joe Biden,thonë se Rusia po planifikon një pushtim të Ukrainës “në fillim të vitit 2022”. Politikë-bërësit në Uashington dhe Londër, druhen se këto plane lufte tregojnë se në Kremlin ka një qëllim të vërtetë agresiv, dhe se ai vjen nga lart.

Duke kërkuar burimet e sjelljes aktuale të Rusisë, zyrtarët perëndimorë ndalen shpesh tek artikulli i gjatë i Putinit i publikuar në korrik, që konsiderohet si shprehje autentike e pikëpamjeve të tij të thella. Në të ai e vë theksin tek lidhjet historike, gjuhësore, etnike dhe fetare midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ai thekson se këto lidhje i paraprijnë Bashkimit Sovjetik. Në fakt, Putin që akuzohet shpesh se është nostalgjik për Bashkimin Sovjetik, i kritikon udhëheqësit sovjetikë që vendosën “bombën më të rrezikshme me sahat” në lidhjet midis Rusisë dhe Ukrainës – duke i dhënë çdo pjese të BRSS të drejtën për t’u shkëputur nga unioni.

“Me atë vendim Rusia u grabit”- shkruan Putin në artikullin e tij. Ndërkohë presidenti rus këmbëngul se Ukraina është një shtet i dështuar, që po udhëhiqet nga mashtrimet e të huajve. Këtu argumenti i tij merr një kthesë vërtet alarmante.

Perëndimi, sugjeron ai, është duke luajtur një “lojë gjeopolitike të rrezikshme”, dhe synon ta përdorë Ukrainën si “një trampolinë kundër Rusisë”. Ky argument, mund të përdoret qartazi për ta portretizuar si një mekanizëm mbrojtës një pushtim rus të Ukrainës.

Për të shmangur një konflikt të tillë, rusët po kërkojnë një garanci të qartë nga Perëndimi se Ukraina nuk do të bashkohet kurrë me NATO-n. Kjo kërkesë, ka të ngjarë të jetë thelbësore në diskutimet e kësaj jave midis Putin dhe Joe Biden.

Kërkesa e Moskës tingëllon si diçka që Uashingtoni mund ta marrë në konsideratë. Realiteti është se Ukraina është gjithsesi shumë larg anëtarësimit në NATO. Dhe bërja e qartë e këtij realiteti, mund të mos duket si një lëshim kaq i rëndësishëm, sidomos nëse mund të shmangë një konflikt.

Por ekzistojnë dy arsye se pse SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s, do të ngurojnë qëta bëjnë këtë marrëveshje. E para është e natyrës parimore:Ukraina është një komb sovran. Ajo duhet të jetë në gjendje të bëjë zgjedhjet e veta, pa rënë viktimë e marrëveshjeve nga ana e fuqive të mëdha.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me të qenit shumë të kujdesshëm. Nëse Rusia merr atë që do, a do t’i jepte vërtet fund mundësisë së shpërthimit të një lufte? Logjika e letrës dashuri-urrejtje e Putin, është se vetë pavarësia e Ukrainës është një gjë e neveritshme, një anomali historike që duhet riparuar.

Prandaj nëse bëhet tani një lëshim, Putin mund të kalojë tek kërkesa tjetër. Rusia e ka aneksuar tashmë Krimenë pjesë e Ukrainës që në vitin 2014, dhe kërkon ndërkaq të drejtën e vetos mbi aspektet e politikave të saj të brendshme.

Zemërimi i Vladimir Putin me Ukrainën, duket se ka të bëjë më shumë se sa me mospranimin nga Kievi të një“sfere ndikimi” ruse. Kontrasti me qëndrimin e tij relativisht të qetë ndaj Kazakistanit është shumë domethënës.

Ashtu si Ukraina, edhe Kazakistani ishte pjesë e perandorisë ruse dhe më pas e Bashkimit Sovjetik, përpara se të bëhej një shtet i pavarur. Putini është përpjekur të rindërtojë ndikimin e Moskës në Azinë Qendrore përmes formimit të një Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, duke përfshirë Kazakistanin.

Por ambiciet e Moskës janë përplasur me ato të Pekinit. Në vitin 2013, presidenti kinez Xi Jinping, shpalli nismën “Një Brez, Një Rrugë” të Kinës në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit. Dhe sot ky vend bën më shumë tregti me Kinën sesa me Rusinë.

Edhe pse disa zyrtarë në partinë Rusia e Bashkuar të Putin,përmendin një lloj pretendimi territorial ndaj Kazakistanit Verior, fakti që kjo ish-republikë sovjetike po rrëshqet nga zona e ndikimit të Moskës, nuk ka hasur në shumë rezistencë nga Kremlini.

Rusët do të argumentonin se ndryshimi është se Kazakistani nuk ka kultivuar lidhje të ngushta me Kinën në fushën e mbrojtjes. Por afërsia në rritje midis Astanës dhe Pekinit ka implikime të qarta në fushën e sigurisë. Dallimi i vërtetë midis Kazakistanit dhe Ukrainës, mund të jetë fakti që Kazakistani nuk tregon asnjë shenjë se do të shndërrohet në një demokraci normale.

Në të kundërt, Ukraina i ka rezistuar vazhdimisht përpjekjeve për të ngritur një regjim autoritar të llojit që ka instaluar Putin në Rusi. Sistemi ukrainas është i korruptuar dhe jofunksional në shumë mënyra. Por ky vend mban zgjedhje që nuk kanë një përfundim të paracaktuar dhe një shoqëri civile shumë aktive.

Siç vëren saktësisht Putin, Ukraina dhe Rusia janë të lidhura ngushtë nga historia dhe kultura. Pra, fakti që Ukraina ka marrë një rrugë të ndryshme politike nga Rusia, ngre disa pikëpyetje të sikletshme për Kremlinin, të cilit i pëlqen të argumentojë se “liberalizmi perëndimor” është krejtësisht i papërshtatshëm për Rusinë.

Ndoshta është kjo arsyeja e vërtetë se përse Ukraina ngjall një zemërim të tillë tek Vladimir Putin. Përmbajtja e këtij zemërimi, nëpërmjet kërcënimit të sanksioneve të mëdha ekonomike, është papritmas sfida më urgjente me të cilën përballet aleanca perëndimore.

E VËRTETA GJITHMONË DEL… Alban Ramosaj flet për herë të parë për situatën e bujshme


Alban Ramosaj, vëllai i Beatrix Ramosaj, e cila momentalisht ndodhet në ‘Big Brother VIP’ ishte sot në emisionin ‘Pardon My French’ të Top Albania Radio-s.

Ai sigurisht u pyet për temën më të nxehtë të momentit të mediave rozë, në të cilën është përfshirë dhe motra e tij.

FIllimisht Albani tha se ka qenë dakord me hyrjen e saj në ‘BB VIP’.

Kisha mendime të ndryshme, por në fund thashë, pse jo?! Unë e njoh më mirë se kushdo Trixën, është njeriu më pozitiv dhe i sjellshëm. Ajo ka atribute që shumë femra duhet ta marrin shembull, pavarësisht se këto kohë është interpretuar ndryshe… Trixa është futur me një qëllim, të krijojë kujtime të bukura, të jetojë siç ka qejf, pa asnjë lloj djallëzie… Është një njeri që jeton poetikisht dhe dëshiron të krijojë momente,- tha Albani.

Ai foli dhe për raportin e saj me Donaldin dhe se si i ka përjetuar komentet në rrjet:

Ka qenë pak shqetësuese, por kur rri mendoj, kuptoj që nuk kanë idenë çfarë po flasin. Nuk na prek sepse ne e dimë se kush është Beatrix, e vërteta gjithmonë del. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, shqetësimi i vetëm është që më ka marrë malli… Unë jam shumë i lumtur. Ajo gjithmonë ka patur problem të gjejë dikë që ta dashurojë dhe ta dojë. Është shumë e mirë pa pikë djallëzie. Ajo motra ime jeton nëpër filma, dashuron pa kushte, lum ai që do mund ta bëjë për vete… Donaldin nuk e kam takuar asnjëherë, as nuk kam shkëmbyer asnjë fjalë të vetme me të.,- tha Ramosaj.

DEKLARATAT E ISH-KRYEMINISTRIT Soros ‘non grata’ nga Berisha/ Lubonja: Fondacioni këtu në Shqipëri u kap!

 

Analistët Fatos Lubonja dhe Artur Zheji komentuan në emisionin ‘Pikat mbi i’ në Neës24, deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha për shpalljen ‘non grata’ të George Soros, me ardhjen në pushtet.

Për Fatos Lubonjën, Sorosi si fondacion në Shqipëri u kap, dhe nuk luajti rolin që duhet të luante, duke theksuar se ishte kjo një ndër arsyet pse e larguan atë nga ky fondacion.

“Soros ka ardhur këtu për të zhvilluar shoqërinë civile si kundër pushtet. Shkaqet lidhen me sorosianët këtu dhe figura si Edi Rama. Duke qenë se vinim nga figura staliniste, ky me këtë traditë, me influencat te Soros e mori shoqërinë civile dhe filloi me parullat janë parnerët tanë, sot Rama i thotë më tregoni një varr ti vendos lule, dhe këtu faji është i Soros. Nuk forcoi shoqërinë civile. Pra, Sorosi si fondacion këtu u kap, dhe nuk luajti rolin që duhet të luante. Për fat të keq, Soros në vend të aplikonte këtë filozofi duke investuar në këta intelektual investoi te politikanët. Këta më pas morën pushtetin, abuzuan me pushtetin, dhe në vend të kishim një shoqëri civile, u identifikuan me ata. Unë jam larguar nga Soros në Shqipëri, kur dolën socialistët shoqëria civile është partner me ne, unë isha kundër, s’mund të jetë partner. Dhe kur më kërkuan në një bord tjetër, nuk shkova se e pash që po kapej.”- u shpreh Lubonja.

Sakaq Artur Zheji theksoi se shpallja non grata e tij nga Berisha është në kufijtë e satirës.

 

 

“Shpallja non grata e tij nga Berisha është në kufijtë e satirës, nuk do votoja për një opsion të tillë. Them që të kërkosh sot non grata për Soros, është një lloj frike.”- vijoi Zheji.

Zheji: Nëse ndaj ambasadores mund të tolerohet, mendoj se Soros është gjysma e SHBA. Financuesi i demokratëve, qartazi mbështetës i Clinton. Nëse do ishte armik i shqiptarëve e Kosovës, do ndikonte te Clinton për bombardimet. Doktori duket qartazi që nuk ka këshilltarë të mirë, për të kuptuar që Sorosi nuk është i zi. Është një nga personazhet më shumë ngjyrëshe, ka shërbye për demokratizimin e ish Bashkimit Sovjetik. Në renditjen mes të mirave e të këqiave, ka shumë për të diskutuar. Nuk qëndron ajo që thotë Berisha  që ka konspiruar për ndarjen e Kosovës. Unë mendoj që është mbështetës i demokratëve amerikanë, mbështetës i dinastisë Clinton. Afrimiteti me Ramën është një gjë reale, është një parim në punën e tyre në rekrutimin e njerëzve nga pikëpamja intelektuale. Bashkë me Ramën kanë qenë shumë të tjerë, por s’do të thotë të jesh Sorosian se ke marrë një projekt prej tij .

Lubonja: Duhet marrë në analizë pjesë pas pjesë, për të hyrë në thelbin e gjësë, edhe unë kam qenë një nga Sorosianët, sic mund të thoshte Zheji. Ka një problem me Soros, përmendi ka qenë mik me Clinton etj. Unë e njoh mirë, teoria e tij është shoqëri e hapur dhe vjen pas komunizmit dhe ka në baze Karl Poper. Thelbi i Poper është që njeriu, e ardhmja thotë ai, përcaktohet nga ne, ne njerëzit nuk përcaktohemi nga asnjë determinizëm historik. Ai thotë, ne mund të bëjmë gabime dhe i korigjojmë. Cfarë ka ndodhur? Shoqëria e hapur është për të bërë këtë korrigjimin e gabimeve, është kundër pushtet. Soros ka ardhur këtu për të zhvilluar shoqërinë civile si kundër pushtet. Shkaqet lidhen me sorosianët këtu dhe figura si Edi Rama. Duke qenë se vinim nga figura staliniste, ky me këtë traditë, me influencat te Soros e mori shoqërinë civile dhe filloi me parullat janë parnerët tanë, sot Rama i thotë më tregoni një varr ti vendos lule, dhe këtu faji është i Soros. Nuk forcoi shoqërinë civile. Pra, Sorosi si fondacion këtu u kap, dhe nuk luajti rolin që duhet të luante. Për fat të keq, Soros në vend të aplikonte këtë filozofi duke investuar në këta intelektual investoi te politikanët. Këta më pas morën pushtetin, abuzuan me pushtetin, dhe në vend të kishim një shoqëri civile, u identifikuan me ata. Unë jam larguar nga Soros në Shqipëri, kur dolën socialistët shoqëria civile është partner me ne, unë isha kundër, s’mund të jetë partner. Dhe kur më kërkuan në një bord tjetër, nuk shkova se e pash që po kapej.

Zheji: Janë disa personazhe e qëndrime që shoqëritë mbajnë, që janë indikatorë për të treguar nëse është e hapur apo drejt mbylljes.  Shpallja non grata e tij nga Berisha është në kufijtë e satirës, nuk do votoja për një opsion të tillë. Them që të kërkosh sot non grata për Soros, është një lloj frike.

Lubonja: Unë pajtohem me tezën e Zhejit, se Berisha nuk ka këshilltarë të mirë. Duhet të ndajmë Sorosin si ideologji dhe konkretisht pragmatizmin politik ca ndodh në Shqipëri. Nëse do kishte një parti me idetë e saj, Edi Rama do ishte armiku numër 1. Soros është liberal, por duan ta shesin si komunist. Berisha e sulmon me demagogji. Soros është liberal. Ai është liberal se promovon të drejtat e individit, por kur vjen për problemin e kapitalizmit, është liberal, është qendër e majtë. Problemi i madh i Berishës me këtë tezën që janë konservator, po marrin një tezë që mendojnë se fitojnë.

NGA ARTUR ZHEJI Mirë Doktori, po Rama përse e urren Lulzim Bashën

  1.                    

Më 15 nëntor 2021 dëgjova dy sulme paralele ndaj Bashës. Paradite në Kuvend, ishte vetë Rama. Dhe ai u bë copash për të zvogëluar me sa mund akuzat e liderit të Opozitës, kundër buxhetit, kundër PPP-ve, sipas axhendës së punës së seancës.

Mbasdite, në një konferencë për shtyp, ishte Sali Berisha, që ndërkallur ndërmjet Foltores që shkoi dhe Foltores që vjen, i pangopur në komunikim publik, bëri edhe këtë konferencë kundër Bashës. Kundër ish-Lulzim Bashës së tij të shtrenjtë, që tani, Berisha e thërret me përkëdheli “Peng-Basha” apo “Peng-Kryetari”. Madje, koha e zgjedhur për këtë konferencë, përkon enkas edhe me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, që ka mbledhur kryetari legjitim Lulzim Basha.

Çfarë po ndodh? Është ky një teatër, apo, bëmë si bëmë dhe Berisha dhe Rama, po koordinohen përsëri?

Secili me përfitimet e veta, nënkuptohet. Ashtu si edhe ndodhi në fushatën e “Mjaft” kundër Fatos Nanos, fushatë e cila, me sa më kujtohet, furnizohej me “protestues” nga kryeorganizatori i asaj kohe, Shaban Memia, i cili e mbushi “Mjaft”-in, mjaftueshëm me të rinj zemërzjarrtë demokratë dhe anti-Fatos Nano, në drejtimin e regjisë së Ramës.

Edhe në vitin 2008, Rama dhe Berisha, bashkuan miqësisht votat, për ndryshimet kushtetuese, që koha rrëfeu, se ishin ndryshime shkatërrimtare për jetën politike pluraliste dhe, sigurisht me përfitim dypalësh Rama-Berisha.

Kjo është përputhja e tretë, ndërmjet të dyve. Kundër Lulzim Bashës, kësaj radhe. Rama do copëtimin përfundimtar të Partisë Demokratike, ku edhe po e çon ky proces. Berisha, kërkon timonin e njërës copë të Partisë, që ta përdorë, për atë çka i duhet, në “planin e tij”, për kryerjen e “revolucionit demokratik”, që Doktori ka në mendje.

Sigurisht, si një kartë shkëmbimi për negociatat e ardhshme gjeopolitike. Por kjo është një çështje tjetër… Ndërkohë, Rama merret me balona tabake kundër Bashës dhe… Por edhe kjo është një çështje tjetër. Me sa duket, Lulzim Basha ia paska mbërritur qëllimit… Por edhe kjo, do të kthjellohet së shpejti. Por duhet të rrjedhë ende kohë…

KINEMA ''ROZAFAT'' Pse u ndalua ‘Sharli Shaplin’ në Tiranë?

 

        ”Kohërat moderne” (Modern Times) është një nga filmat më popullorë, të Çaplinit të madh!

Filmi u realizua në vitin 1936 dhe personazhi kryesor është një punëtor fabrike, i cili, përballet me problematika të shumta, mes tyre edhe me arrestimin si pjesëmarrës në një protestë komuniste.

Në Tiranë, ky film do të shfaqej për publikun e gjerë, në kinemanë “Rozafat” më 1937!

Historiografia komuniste ka publikuar një dokument të datës 1 qershor 1937, ku Komisioni i Kontrollit të Filmave Kinematografikë në Tiranë i kërkon prefekturës së Tiranës, ndalimin e transmetimit të filmit më protagonist “Sharl Shaplin”!

”Zoti Prefekt,

Dje, në orën 17:30, shkuam në kinemanë ”Rozafat” për të kontrolluar filmin anglisht ”Kohrat moderne” dhe konstatuam se vepra, në të cilën luan rolin si protagonist kryesor aktori Sharl Shaplin, ndonëse një vepër komike, por ka gjithë ato tendenca bolshevike që kanë veprat e shkrimtarit rus Maksim Gorki.

Në këtë vepër tregohen në mënyrë të imtë mundimet që vuajnë punëtorët e fabrikave, mizoritë e të vobegtëve, begatitë e klasave pasanike, dashuria e sinqertë pë ekziston midis vagabondëve.

Tregohen veçanërisht në mënyrë tragjiko-komike grevat* e kryengritjet e punëtorëve dhe të klasës së vobegtë të popullit, që vinë për konseguencë si reaksion i presionit të qeverisë dhe të klasave të larta të shoqërisë.**

Prandaj, për arësyet që sipërtregojmë, jemi të mendimit që ky film të mos lejohet të luhet në vendin tonë.

Me nderime:

Për kryetarin

Arkivi Qendror Historik i R.P.SH., F.1, D. 1, Dok. Nr. 166, origjinal.”

Makinat “notojnë” në ujë në Durrës

 

Rrugët e Durrësit notojnë në ujë. Kjo është situata ditën e sotme, pasi vendi u përfshi mbrëmjen e djeshme nga rrebesh shiu.

Problematike janë disa kryqëzime dhe segmente rrugore. Konkretisht bëhet fjalë për rrugët te kryqëzimi i stadiumit deri rruga e “Dylit”; rrethrrotullimi te stacioni trenit; rruga Taulantia; rruga Pavarësia në plazh. Prani të lartë uji ka edhe te rruga e Shkozetit çka e bën edhe më të vështirë kalimin si për makinat edhe për këmbësorët.

Përmbytja e rrugëve ka shkaktuar probleme me qarkullimin e makinave si dhe të qytetarëve në disa zona të vendit. E njëjta situatë paraqitet edhe në Lezhë. Moti me reshje në Lezhë ka sjellë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike

Moti i keq, trageti i linjës Bari-Durrës përplaset me kalatën në port

 

Një incident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se rreth orës 01:43, gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti i linjës Bari-Durrës, “RIGEL III”, ka goditur kalatën nr.8, në pjesën e kiç në bordin e djathtë, duke shkaktuar një dëmtim dhe çarje të skafit.

Siç thuhet në njoftim, incidenti ka ndodhur si pasojë e keqfunksionimit të sistemit të transmetimit të komandës.

Autoritet përkatëse morën masat në vazhdimësi, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese në port duke i sistemuar gjatë natës në dhoma dhe qëndrim të sigurt në kalatë në terminal. Njoftohet se Agjencia detare ka kompensuar pasagjerët për biletat që kishin prerë dhe ka mundësuar nisjen e tyre me tragetin “RIGEL 7” sot në mbrëmje!

Është ngritur grupi i punës për hetimin e incidentit të ndodhur.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...