2021-12-09

"KËTO JANË VETËM LOJËRA" Alarmi për pushtim, rrëfimet e ushtarëve ukrainas në front

 

Pavarësisht shqetësimeve për një grumbullim të madh të trupave të Rusisë në kufirin me Ukrainën, luftëtarët në vijën e frontit, në Donbas, i kanë minimizuar paralajmërimet nga agjencitë e inteligjencës në Kiev dhe në vendet e Perëndimit, se Moska mund të jetë duke planifikuar një ofensivë të re ushtarake.

Timur, 28-vjeçar

“Unë, personalisht, nuk besoj se ka rrezik për ndonjë pushtim të madh. Unë mendoj se këto janë vetëm lojëra. Situatë të njëjtë kishim edhe në prill dhe në maj të këtij viti. Kishte aq shumë thashetheme për një sulm të mundshëm. Ato u bënë në mënyrë që Rusia të mund të siguronte përfundimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”. Këtë herë, mbase është vetëm Putin që po përpiqet të ushtrojë trysni përsëri. Nga ajo çfarë kam dëgjuar, Kremlini po mundohet të marrë garanci se NATO-ja nuk do të zgjerohet deri në Ukrainë, dhe në vendet e tjera të Partneritetit Lindor, siç janë Gjeorgjia dhe Moldavia”.

“Luftimet këtu ndodhin herë pas here. Javën e kaluar përjetova bombardimin më të rëndë në këtë pozicion. Forcat proruse përdorën granatahedhës të tipit “SPG-9”. Më vonë, për disa ditë rresht, ishte pothuajse qetësi. T’ju them të drejtën, ndihem pak i frikësuar kur këtu është qetë, sepse filloj të mendoj: ‘Mbase ata kanë ndonjë plan’. Një nivel i ulët i bombardimit më bën të ndihem më rehat”.

“Pala tjetër shpesh përdor taktika dredharake. Për shembull, vëzhguesit e OSBE-së i përdorin dronët e tyre gati çdo ditë, për t’i kontrolluar pozicionet ushtarake. Ata i njoftojnë që të dyja palët për fluturimin e dronit të tyre për kontrollimin e pozicioneve në të dyja anët, që ne ta dimë se ai po vjen, por më pas forcat proruse e nisin dronin e tyre menjëherë pas atij të OSBE-së, për t’i bërë vëzhgimet e veta, ndërsa neve nuk na lejohet të qëllojmë në atë drejtim”.

Vlad, 22-vjeçar

“Ushtria ruse nuk është e përgatitur për luftë. Ajo nuk ka spitale fushore apo cisterna nafte në gatishmëri, dhe nuk ka shumë ushtarë apo automjete gati. Asaj do t’i duheshin 300,000 deri në 400,000 trupa për të sulmuar; tani ajo i ka të grumbulluar vetëm 100,000. Unë mendoj se kjo shifër do të nevojitej vetëm për Kievin. Ne kemi shumë nivele të mbrojtjes”.

“Nëse nuk vijmë këtu në front tani, do të vdesim nëpër shtëpitë tona më vonë. Është një thënie ukrainase: Ai që nuk e mbron familjen e tij në kohë paqeje, do t’i hajë fëmijët e tij në kohë të vështira. Është referencë për Holodomorin. Nëse një rus vjen dhe dëshiron të pijë ca gota vodka dhe të bëjë qejf, s’ka problem. Por, nëse ai vjen në shtëpinë time me armë, unë do ta vras atë”.

“Këtu, armiku po përdor pushkë të snajperëve dhe mitraloza çdo ditë, dhe nganjëherë ata përdorin edhe granatahedhës. Javën e kaluar, ata përdorën mortaja prej 82 milimetrash këtu afër. Kjo situatë s’ka për të ndryshuar në të ardhmen e afërt. Federata Ruse nuk është e përgatitur për sulm, mendoj unë. Vetëm po dërgohet një porosi, sepse konflikti është zgjatim i politikës. Gjithçka do të jetë mirë”.

Iryna (s’e ka treguar moshën)

“Unë mendoj se nëse një pushtim do të ndodhte tani, shumë njerëz do të vdisnin. Më shumë se më 2014. Do të kishte gjakderdhje të madhe. Do të ishte e tmerrshme”.

“Por, sigurisht, shumë ushtarë nuk besojnë se do të ndodhë një pushtim. Vija e frontit nuk ndihet aspak më ndryshe se më parë. Një arsye tjetër pse ata nuk iu besojnë këtyre thashethemeve është sepse ka shumë gënjeshtra në vendin tonë. Të gjithë në pozitat e fuqishme gënjejnë. Presidenti ynë ka premtuar se do t’i japë fund luftës brenda një jave pas marrjes së pushtetit. Tani, dy vjet më vonë, ja ku jemi”.

“Unë nuk mendoj se sanksionet financiare ndaj Rusisë do të ndryshonin diçka. Janë sikurse këto marrëveshjet e Minskut. Ato s’kanë aq efekt. Njerëzit shkruajnë diçka në letër, por, në realitet, këtu në vijën e frontit, situata është e njëjtë. Ende po përdoren armë të kalibrit të rëndë. Ndoshta do të ndodh një pushtim, por dikur më vonë”.

Petro, 27-vjeçar

“Ajo që di unë është se njerëzit do të rrinë dhe do ta mbrojnë vendin e tyre. Veteranët, të cilët ishin në front më 2014, kur lufta po fillonte, janë kthyer në shtëpi, por nëse ndodh një pushtim, ata do të kthehen këtu për të luftuar”.

“Në mëngjesin e hershëm, kur flije në shtëpi, dy granata përfunduan këtu afër, por këto gjëra janë normale. Nuk mund të them se së fundmi ka pasur ndonjë aktivitet të çuditshëm. Nganjëherë, prej këtu mund të dëgjosh tanket e armikut duke ndezur motorët e tyre. Motorët e tankeve kanë një zhurmë shumë specifike. Atë e bëjnë më shpesh në mot më të ftohtë”.

“Ka pasur shumë situata kur kam shpëtuar për pak. Një herë, po rrija mbi një automjet të blinduar, dhe vërejta një tank armiku. Më pas, pashë pushkën e tij duke vënë në shënjestër automjetin tonë. Vura shkrepësen time mes dhëmbëve, e kafshova fort, dhe iu luta Zotit. Ajo nuk shkrepi”.

“Unë nuk mendoj se sanksionet do të ndryshojnë diçka. Rusia është vend i pasur. Presidenti ukrainas dhe deputetët duhet të marrin vendime serioze. Dua që një ditë të notoj në Krimenë e lirë”.

KONSIDEROHET SI SHUMË KALORIKE A i dini vlerat ushqyese të çokollatës së zezë?


Edhe pse çokollata e zezë është konsideruar si një ushqim me përmbajtje të lartë kalorike mund të ndihmojë padyshim mirëqenien e njeriut. Dhe merita për këtë gjë është kryesisht prania e flavonoideve, të cilat janë antioksidantë të fuqishëm, që ndihmojnë funksionimin e mëlçisë, sistemin imunitar, kapilarët dhe gjithashtu kontribuojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve, të tilla si kardiovaskulare dhe inflamatore.
Gjithashtu kjo çokollatë përmban një sasi të mirë të fibrave (3.2 gr për 40 gr), karbohidrate, sheqerna, proteina dhe është më pak kalorike sesa qumështi.

Një detaj tjetër është dhe sasia relative e magnezit, kaliumit dhe fosforit. Por përtej vlerave ushqyese, ju s’duhet të hiqni dorë nga shija e një cope çokollate, pasi ka edhe disa të mira të tjera:

1.Qarkullimi i gjakut
Kjo çokollatë posedon veti antikogagulante, që i vjen në ndihmë përmirësimit të qarkullimit të gjakut. Pra është pothuajse si një ilaç.

2.Ndihmon funksionimin e zemrës
Të hash çokollatë të zezë të ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, tensionin e gjakut dhe si pasoj ul rrezikun për një sëmundje zemre në të ardhmen.

3.Sëmundjet kardiovaskulare
Sidomos për gratë, konusmimi i 45 gram çokollate të zezë në harkun kohor të 1 jave, zvogëlon shanset për vuajtjen e ndonjë sëmundjeje kardiovaskulare.

4.Përmirëson shikimin
Duke qenë se është një ushqim që përmirëson qarkullimin e gjakut për në tru, çokollata e zezë është efikase edhe për qarkullimin e gjakut drejt retinës, duke përmirësuar kështu shikimin.

5.Nxit ngopjen
Përmban shumë fibra dhe për këtë arsye ul dëshirën për të ngrënë ushqime të tjera. Kështu, shmang shtimin në peshë.

6.Rrit përqendrimin dhe të mësuarin
Falë qarkullimit të gjakut në tru mund të jeni më aktivë. Çokollata e zezë të lehtëson edhe të mësuarin.

7.Diabeti
Për shkak se vlerat e saj rrisin rezistencën e insulinës, çokollata e zezë mund të ndihmojë në luftën kundër diabetit, me kusht që të konsumohet në sasi të duhura, pa e tepruar.

8.Mbron lëkurën
Falë flavonoidit, antioksidanti që ka aftësinë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UV, çokollata, me përmbajtje 70% të kakaos, është gjithashtu një aleat i mirë për lëkurën.

9.Redukton kollën
Ndër komponentët e çokollatës, është një i quajtur teobromina, i cili vepron mbi vagus, nervin e kafkës që shkakton kollë, duke e ulur atë.

10.Ngre humorin
Kjo është sigurisht “e mira” më e famshme. Kur një person është në depresion, i dekurajuar apo i stresuar, nuk ka gjë më të mirë se një copë çokollate e zezë për t’u ndjerë më mirë.

4 NDRYSHIMET QË PËSON TRUPI! Çfarë ndodh nëse hamë çdo ditë bajame?

 


   
10.11.2019 - 21:54

Konsumimi i bajameve mund të shpëtojë jetën tuaj.

Në një studim, Shoqata Amerikane e Zemrës zbuloi se konsumimi i ulët i tyre rrit shanset për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Bajamet jo vetëm janë të shijshme, por edhe kanë goxha përfitime.

Cilat janë 4 ndryshimet që pësoni trupi juaj?

-Reduktojnë aknet- Sipas këtij studimi, pacientët me akne të mëdha kanë 9% më pak vitamin E në rrjedhjen e gjakut të tyre. Nëse konsumoni bajame për përmirësuar lëkurën, atëherë ju po përdorni një kurë tradicionale të vjetër të Lindjes së Mesme që mbështetej tek shkenca. Bajamet kanë vitaminë E dhe antioksidantë që mund t’ju ndihmojnë të kuroni puçrrat dhe të rinovoni lëkurën tuaj nëse mund t’i rezistoni niveleve të larta të yndyrës omega6.

-Ndihmojnë për trajtimin e diabetit- Ky studim tregoi se pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 kanë të ngjarë të shohin që gjendja e tyre fizike të përmirësohet duke ngrënë bajame në baza ditore. Jo vetëm që ato ndihmojnë në bllokimin e arterieve duke ulur “kolesterolin e keq”, por ato gjithashtu kontribuojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak falë mineraleve të tyre.

-Ndihmojnë për t’u rikuperuar nga lindja- India ka një traditë të gjatë të konsumimit të bajameve si një ilaç natyral për të fituar energji. Bajamet shpesh u rekomandohen grave pas lindjes për t’i ndihmuar ato të shërohen shpejt dhe të shmangin shenjat e strijave.

-Ato mund ta bëjnë fëmijën tuaj më të zgjuar- Siç e kemi shkruar edhe më sipër, bajamet mund të përmirësojnë aktivitetin e trurit. Ngrënia e 74 gram bajame në javë mund ta bëjë fëmijën tuaj më të zgjuar, sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët spanjollë që vëzhguan 2208 gra shtatzëna. Fëmijët u monitoruan atëherë kur ishin 1, 5 dhe 8 vjeç. Fëmijët, nënat e të cilëve hanin bajame gjatë shtatëzanisë morën më shumë pikë në testet e tyre të inteligjencës.

KOSOVA NIS ME DOZËN E TRETË TË VAKSINËS Pasaportë shëndetësore në çdo aktivitet publik

 


Këtë të enjte edhe në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit përforcues për të gjithë qytetarët, duke filluar nga mosha 18 vjeç.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, doza e tretë nuk mund të injektohet më herët se 8 javë pas dozës së dytë. Ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se vendimi vjen në kohën e duhur, pasi shumë shpejt bëhen 6 muaj nga dozat e para të vaksinave.

DRITON VELA

MJEK I SEMUNDJEVE TE BRENDSHME

“Doza përforcuese është shumë e rëndësishme për disa arsye, e para në kuadër të valës Delta e dimë që me kalimin e kohës bie efikasiteti i vaksinave sidomos ndaj infeksionit me variantin Delta, tani kësaj i shtohet edhe shfaqja e variantit të ri që po përhapet në Evropë dhe me gjasë do arrijë edhe në Kosovë nëse nuk ka arritur tanimë. Studimet kanë treguar se doza e tretë e rrit 25 deri 40 herë nivelin e antitrupave neutralizues”.

Fushata e imunizimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars me profesionistët shëndetësorë,ndërsa deri më tani janë vaksinuar plotësisht rreth 770 mijë qytetarë.

Qeveria ka bërë të detyruar përdorimin e pasaportës shëndetësore thuajse në çdo aktivitet publik apo institucion.

KURTI KOMENTON SITUATËN ME SERBINË “Dëshirojmë marrëveshje për njohje reciproke”

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të enjte ka komentuar situatën e krijuar në marrëdhënien me Serbinë dhe mundësinë për arritjen e një marrëveshje finale në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel.

Kurti në fjalën e tij ka thënë se dëshiron që të ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, e cila definon statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duke pasur njohje reciproke.

Duke komentuar emërimin e emisarit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, Kurti tha se emisarët që vijnë nga perëndimi demokratik, gjithmonë janë të mirëseardhur dhe kjo tregon për një interesim shtesë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht për Kosovën dhe raportin e saj me Serbinë.

“Ne dëshirojmë të kemi marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe e cila e definon statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duke pasur njohje reciproke në qendër, marrëveshje përveç që është e obligueshme për njohje reciproke. Emisarët që na vijnë nga perëndimi demokratik gjithmonë janë të mirëseardhur dhe kjo tregon për një interesim shtesë për rajonin e Ballkanit Perëndimor e posaçërisht për Kosovën dhe raportin e saj me Serbinë”, tha Kurti.

Në fillim të këtij muaji Stuart Peach është emëruar i dërguar i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri britanik, Boris Johnson pati deklaruar se emërimi i Peach është pjesë e përkushtimeve të vazhdueshme të Londrës zyrtare për stabilitet dhe paqe në këtë rajon.

   


WEBER PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE “Qeveria gjermane do të jetë avokat më i fortë për Kosovën”

 

Epoka 16-vjeçare e Merkelit ka përfunduar. Socialdemokrati Olaf Scholz është betuar si kancelari i ri i Gjermanisë.

Bundestagu gjerman zgjodhi Olaf Scholz si kancelar të mërkurën në mëngjes, ndërsa Angela Merkel u largua nga skena politike.

Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, pret që qeveria e re gjermane e drejtuar nga kancelari i ri Olaf Scholz do të jetë më e unifikuar për heqjen e vizave për kosovarët.

“Koalicioni i ri, ndryshe nga ai i mëparshmi, i cili përgjithësisht përkrahte liberalizimin e vizave, por me Ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, për një kohë të gjatë duke luajtur një lojë të dyfishtë, do të jetë më i unifikuar në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe një avokat më i fortë për të brenda BE-së”.

Weber në një intervistë për Klankosova.tv tha se pret po ashtu që qeveria aktuale në Gjermani të avokojë më fort për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Duke gjykuar nga marrëveshja e koalicionit, politika e zgjerimit do të drejtohet fuqishëm nga Partia e Gjelbër. Prandaj pres që qeveria e re të avokojë fuqishëm në zhbllokimin e perspektivës së anëtarësimit në BE dhe të angazhohet seriozisht me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili tashmë prej disa vitesh po bllokon zgjerimin e BE-së”.

Profesori Weber mendon se nëse Franca largohet nga pesimizmi për të pranuar shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë BE-ja do të ketë ndikim më të madh tek Serbia dhe se dialogu do të trajtohet më seriozisht.

“Vetëm nëse hiqet pengesa franceze, BE-ja do të ketë sërish levë kundrejt Serbisë dhe vetëm atëherë mund të shohim një rivendosje serioze të negociatave Kosovë-Serbi, të cilat aktualisht janë de-fakto të vdekura”.

Ai thotë se qeveria gjermane në krye me Scholz do të ketë qasje të njëjtë ndaj Kosovës, derisa pret ashpërsi më të madhe karshi Serbisë.

“Pres gjithashtu që qeveria e re gjermane të mbajë një qëndrim shumë më të ashpër ndaj Serbisë dhe transformimit autoritar të regjimit të Vuçiqit, ndërsa do të vazhdojë politikën ndaj Prishtinës të njëjtë me atë të qeverisë Merkel. Edhe pse kjo nuk do të thotë se Berlini është i kënaqur me gjithçka që po bën koalicioni qeverisës në Kosovë”.

Ndryshe, qeveria e re e Gjermanisë ka shkruar në programin e saj se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt.

DJE U SANKSIONUA NGA AMERIKA Kosova i dha 61 tenderë biznesmenit serb

 

Nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator të vitit 2021, kompania “RAD”, e regjistruar me dy adresa të ndryshme në Zveçan, në pronësi të biznesmenit serb, Radulle Steviq nga veriu i Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – ka fituar gjithsej 61 tenderë në vlerë prej 5.6 milionë eurosh. Këto projekte janë financuar nga buxheti i Qeverisë së Kosovës.

Pronari i kompanive P.T.P. “RAD” dhe “RAD” D.O.O, Radulle Steviq është një ndër personat që u futën në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, komunat në veri të Kosovës udhëhiqen nga kryetarë që vijnë nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës, e cila u formua më 2013 me mbështetjen e Beogradit dhe presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kompanitë P.T.P. “RAD” dhe “RAD” D.O.O. që në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës figurojnë në emrin e Steviqit, kanë fituar tenderë nga institucionet e Kosovës për një sërë projektesh, duke filluar nga ato infrastrukturore në komunat në veri, ndërtimi i banesave sociale, i çerdheve, renovimi i shkollave, furnizimi me pajisje të teknologjisë informative, furnizimi me materiale ndërtimore, furnizimi me mobilie e deri te prodhimi i pajisjeve të trafikut dhe sinjalizimit.

Tenderi me shumën më të madhe që ka fituar Steviq është për rindërtimin e infrastrukturës rrugore të pjesës së rrugës “Kralja Petra I” në Mitrovicën e Veriut në vlerë prej 699,902 eurosh. Ky tender iu dha më 14 korrik të vitit 2020 nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Më 17 qershor të vitit 2020, Steviq fitoi tender në vlerë prej 389,906 eurosh për ndërtimin e qendrës rinore në Zveçan, tender i dhënë nga Kuvendi Komunal i Zveçanit.

Për rikonstruktimin dhe zgjerimin e ndërtesës së administratës komunale në Leposaviq, njëra nga kompanitë e Steviqit fitoi tender në vlerë prej 345,702 eurosh. Këtë tender të Kuvendit Komunal të Leposaviqit, kompania e Steviqit e kishte fituar më 23 gusht të vitit 2018.

Ndërkaq, më 7 maj të vitit 2018, Steviq kishte fituar tender në vlerë prej 329,965 eurosh për rindërtimin e trotuareve të rrugës “Ivo Lola Ribar” në Mitrovicën e Veriut, tender i ndarë nga kjo komunë.

Ndërkaq, për ndërtimin e sallës së sporteve në Mitrovicën e Veriut, kompania e Steviqit fitoi 325,351 euro. Ky tender iu dha nga Komuna e Mitrovicës së Veriut më 4 dhjetor të vitit 2018.

Steviq kishte fituar tenderin edhe për ndërtimin e stacionit të zjarrfikësve në Mitrovicën e Veriut në vlerë prej mbi 183,000 eurosh.

Përveç projekteve infrastrukturore, kompania e Steviq kishte marrë tender edhe për prokurimin e mobilieve për Komunën e Leposaviqit në vlerë prej 180,910 eurosh.

Ndërkaq, Komuna e Graçanicës zgjodhi kompaninë e Steviqit për ndërtimin edhe të banesave sociale, tender ky në vlerë prej 141,689 eurosh.

Përveç projekteve infrastrukturore, Steviq ka fituar tender edhe për prodhimin e kontejnerëve metalikë në Komunën e Leposaviqit në vlerë prej 55,900 eurosh.

Tenderi i fundit që Steviq ka fituar mban datën e 16 shtatorit të vitit 2021. Ai e fitoi këtë tender nga Kuvendi Komunal i Zveçanit në vlerë prej 46,830 eurosh për punimet shtesë në rindërtimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Zveçan.

Kë e sanksionoi SHBA-ja?

Të mërkurën, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, që është në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit, publikoi një listë të individëve dhe kompanive të tyre në vende të caktuara, që me një emër quhen “Shtetas të etiketuar në mënyrë të posaçme”.

Përveç Steviqit, në këtë listë janë përfshirë edhe Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova.

Me futjen në listën e sanksioneve, pronat e të gjithë të sanksionuarve bllokohen dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet që të bashkëpunojnë me ta.

SHBA-ja tha se Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

Sipas njoftimit, ky grup ka qenë i përfshirë në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatë.

Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, grupi gjithashtu ka bërë komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, përfshirë dhënien e ryshfetit zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacione të tyre të kontrabandës midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të vitit 2019 dhe dhënien e ryshfetit zyrtarëve kufitarë të Kosovës për t’iu lejuar kontrabandistëve kalim të sigurt në fund të vitit 2017.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818”, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky.

“Krimi i organizuar transnacional është destabilizues. Këto grupe shpesh bashkëpunojnë me zyrtarë publikë për të mbrojtur veten nga ndjekja penale dhe përgjegjësia”, tha Blinken

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...