2021-12-12

Fillon festivali ndërkombëtar i filmit në Xheda, i pari i


Festivali Ndërkombëtar i Filmit i "Red Sea" zhvillohet në qytetin e vjetër të Xheda, i cili është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor

Gülşen Topçu   |07.12.2021
Fillon festivali ndërkombëtar i filmit në Xheda, i pari i këtij lloji në Arabinë Saudite

Xheda

Ka filluar festivali i parë ndërkombëtar i filmit në Xheda, që është festivali i parë i këtij lloji që mbahet në Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Festivali Ndërkombëtar i Filmit i "Red Sea" zhvillohet në qytetin e vjetër Xheda, i cili është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor.

Në ceremoninë e hapjes së festivalit u shfaqën një numër i madh i aktorëve dhe personazheve të njohura nga industria e filmit vendas dhe të huaj.

Festivali u hap me shfaqjen e muzikalit "Cirno", të regjisorit britanik Joe Wright, ndërsa në ceremoninë e mbylljes do të shfaqet filmi "Out of the Method", i regjisorit egjiptian Amr Selame.

Gjatë festivalit do të shfaqen gjithsej 138 filma të shkurtër dhe artistikë nga 67 vende dhe 34 gjuhë.

Ky është një festival filmi që u themelua në vitin 2019, vetëm një vit pasi u hap kinemaja e parë në Arabinë Saudite. Vitin e kaluar nuk u mbajt për shkak të pandemisë COVID-19.

Kinemaja e parë në Arabinë Saudite u hap në vitin 2018 pas një ndalimi 35-vjeçar, si pjesë e reformës "Vizioni 2030" të zbatuar nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Gjermani, vaksina kundër COVID-19 do të jetë e detyrueshme për punonjësit shëndetësorë

Berlin

Stafi mjekësor në Gjermani do të duhet të vaksinohet kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Propozimi, i cili përfshin ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Infeksionet, i paraqitur nga Partia Socialdemokrate (SPD), të Gjelbrit dhe Partia Demokratike e Lirë (FDP), që përbëjnë qeverinë, u miratua nga Asambleja Federale me 571 vota pro, 80 kundër dhe 38 abstenime.

Kështu, personat që punojnë në vende të tilla si azil pleqsh dhe klinika do të duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose të jenë shëruar nga COVID-19. Masa e re do të nisë të zbatohet më 15 mars të vitit të ardhshëm.






Rregullorja do t'u japë më shumë liri provincave kur bëhet fjalë për vendosjen e masave të reja.

Nëse situata epidemiologjike përkeqësohet, klubet, baret dhe restorantet mund të mbyllen. Tubimet e mëdha do të ndalohen ndërsa ndeshjet e futbollit do të luhen pa praninë e tifozëve.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha se si qeveri kishin planifikuar shumë në luftën kundër epidemisë.

"Prioriteti më i rëndësishëm për ne është mbrojtja e popullatës. Lufta kundër pandemisë është detyra jonë, pavarësisht nga partia politike", tha Lauterbach.

Dekreti duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit të Shtetit (Bundesrat).


Maqedonia e Veriut regjistron 377 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID-19

 

Shkup

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 377 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 12 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 219.100, ndërsa numri i vdekjeve në 7.723.

Vendi po ashtu ka regjistruar 307 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 205.610 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër pandemisë.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.677.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.500.087 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.608 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Turqia regjistron rastet e para të variantit Omicron të koronavirusit

 

Ankara

Turqia të shtunën raportoi gjashtë rastet e para të variantit të ri Omicron të koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca konfirmoi rastet gjatë bisedimeve për buxhetin në parlament, duke thënë se rastet janë raportuar në Stamboll dhe provincën perëndimore të Izmirit.

“Ata janë pacientë ambulatorë që nuk kanë asnjë problem dhe janë me simptoma jashtëzakonisht të lehta”, tha ai, duke shtuar se të infektuarit nuk janë shtruar në spital.

Koca nuk dha detaje të tjera se si janë infektuar pacientët.

Shkencëtarët afrikano-jugorë njoftuan më 24 nëntor zbulimin e variantit të ri, i cili ka disa mutacione.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se varianti Omicron, të cilin e kishte shpallur si një “variant shqetësues”, është zbuluar në 57 vende deri më tani, ndërsa nga ajo ditë, më shumë vende kanë regjistruar raste të këtij lloji të virusit.

OBSH: Evropa është shtytësi kryesor i koronavirusit me 65 për qind të rasteve në botë

Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Harris, tha se Evropa është shtytësi kryesor me raste të reja të COVID-19 dhe po përballet me përhapje të jashtëzakonisht të rëndë të sëmundjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur pyetjes së AA-së në lidhje me ashpërsinë e variantit dominant delta të koronavirusit, përkundër paraqitjes së variantit të ri omicron, Harris tha se me siguri mund të thuhet se Evropa është shtytësi kryesor.

"Ne kemi 65 për qind të rasteve që vijnë nga Evropa dhe Evropa është në fokus të një përhapjeje shumë të ashpër, shumë të vështirë. Dhe shumica e rasteve janë delta", tha Harris.

Ajo përsëriti një mesazh të vjetër nga OBSH për të "forcuar me të vërtetë" masat sociale dhe të shëndetit publik, si dhe vaksinimet, "sepse të gjitha ato gjëra do ta ndalojnë edhe deltan edhe omicronin".

Harris u shpreh se varianti omicron është vërejtur në 58 shtete pasi për herë të parë u paraqit në Afrikën e Jugut dhe Botswana.

Ajo tha se nevojitet dyfishim i masave të besueshme, siç janë shmangia e grumbullimeve masive dhe turmave, derisa në ndërkohë duhet kushtuar rëndësi mbajtjes së maskave dhe higjienës së duarve.

SHBA, shkon në mbi 796 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

 

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 49,83 milionë, me 169.278 raste të reja


B

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 49,83 milionë, me 169.278 raste të reja

Kasım İleri   |11.12.2021
SHBA, shkon në mbi 796 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Washington

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 796.765, prej të cilëve 1.117 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 49,83 milionë, me 169.278 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,15 milionë raste të konfirmuara dhe 75.247 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 238 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 200 milionë dozën e dytë dhe 51 milionë kanë marrë tri doza.

Kosovë, 10 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

.

azuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 10 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.193



Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 10 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.193.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.779 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.336.174 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 14 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.882, ndërsa numri i rasteve aktive është 324.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës. Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...