2021-12-20

NATO paralajmëron dhe i bën thirrje edhe një herë Rusisë për dialog

"Çdo agresivitet i mëtejshëm kundër Ukrainës do të ketë pasoja të mëdha dhe kosto të rëndë", thuhet në deklaratën e NATO-s NATO ka theksuar se një agresion i ri nga Rusia kundër Ukrainës do të ketë kosto të rëndë dhe njoftoi se është e gatshme të punojë mbi masat për rritjen e besimit nëse Rusia ul tensionet, transmeton Anadolu Agency (AA). Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi vendimmarrës i NATO-s bëri një deklaratë lidhur me "situatën në Ukrainë dhe përreth saj". "Ka shqetësim serioz për fortifikimin që Rusia ka bërë muajt e fundit në kufirin me Ukrainën. I bëjmë thirrje Rusisë që urgjentisht të ulë tensionet, të ndjekë kanalet diplomatike dhe t'u përmbahet angazhimeve ndërkombëtare për transparencën e aktiviteteve të saj ushtarake", thuhet në deklaratë. "Po vlerësojmë në mënyrë serioze efektet e situatës aktuale ndaj sigurisë së aleancës", theksohet në deklaratën ku më tej bëhet e ditur se NATO do të përgjigjet në mënyrë të vendosur ndaj prishjes së mjedisit të sigurisë. "Çdo agresivitet i mëtejshëm kundër Ukrainës do të ketë pasoja të mëdha dhe kosto të rëndë", thuhet në deklaratën në të cilën konfirmohet edhe njëherë mbështetja për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe në të cilën nga Rusia kërkohet që të tërheqë forcat e saj nga Ukraina. Duke iu referuar kundërshtimit të Rusisë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ndër të tjera thuhet se çdo vend ka të drejtën e tij të përcaktojë fatin dhe politikën e tij të jashtme. "Marrëdhëniet e NATO-s me Ukrainën i interesojnë vetëm Ukrainës dhe 30 vendeve anëtare", theksohet në deklaratë. Gjithashtu në deklaratën e NATO-s, Rusisë i përsëritet ftesa për zhvillimin e Këshillit NATO-Rusi dhe i jepet mesazhi se "Jemi të gatshëm për dialog kuptimplotë me Rusinë". "Nëse Rusia ndërmerr hapa konkretë për të ulur tensionet ne jemi të gatshëm të punojmë për forcimin e masave të ndërtimit të besimit. Edhe OSBE-ja gjithashtu është një platformë", vihet në dukje në deklaratën e NATO-s.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes mesazh solidarizimi me aleatët e NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht tha se solidarizimi mes aleatëve të NATO-s është shumë i rëndësishëm, transmeton Anadolu Agency (AA). Lambrecht vizitoi ushtarët gjermanë me mision në Lituani dhe në një deklaratë këtu ajo duke theksuar rëndësinë e solidarizimit mes aleatëve të NATO-s tha: "Ndodhemi pranë miqve tanë". Ajo theksoi se beson se situata lidhur me tensionet në lindje të Ukrainës duhet të zgjidhet me rrugë diplomatike. Lambrecht vuri në dukje se Gjermania në kuadër të "Pranisë së Zgjeruar të Avancuar Ushtarake" të NATO-s do të vazhdojë mbështetjen e saj për vendet e Baltikut që janë të shqetësuar nga Rusia. Ministrja gjermane tha se situata në Ukrainë është serioze dhe se po i ndjekin në mënyrë të kujdesshme zhvillimet. "Unë mund të kuptoj shqetësimet e aleatëve tanë baltikë që e ndiejnë veten të kërcënuar", tha Lambrecht.

Nuk ka ardhur "përgjigje konkrete" ndaj propozimeve për sigurinë që i janë përcjellë SHBA-së dhe NATO-s

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka bërë të ditur se nuk ka ardhur ende ndonjë "përgjigje konkrete" për çështjen e propozimeve që i kanë përcjellë SHBA-së dhe NATO-s lidhur me garancitë e ndryshme të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA). Peskov foli për gazetarët në kryeqytetin e Moskës për propozimet që Rusia i ka përcjellë SHBA-së dhe NATO-s për çështjen e lidhur me garancitë e ndryshme të sigurisë. Duke vlerësuar pretendimet se vendet perëndimore janë të gatshme të konsultojnë propozimet në fjalë, Peskov tha se, "Për momentin është herët për të vlerësuar këtë. Nga lajmet e bazuara në burime të ndryshme kemi dëgjuar shprehje se janë të gatshëm për konsultime. Ndoshta ky është një faktor pozitiv. Por ende nuk ka ndonjë përgjigje konkrete". I pyetur lidhur me mundësinë që NATO të vendosë armë në kufijtë e Rusisë, Peskov tha se, "Sigurisht, nuk është sekret për askënd që vendosja e armëve të ndryshme që mund të përbëjnë një kërcënim në kufijtë tanë do të nevojit që të ndërmerren hapat e duhur për të stabilizuar situatën". Në vlerësimin lidhur me vendosjen e armëve në kufi, Peskov theksoi se për këtë çështje janë të mundshme alternativa të ndryshme. Më parë, këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha se më 15 dhjetor i kanë përcjellë SHBA-së dhe NATO-s propozimet e Rusisë lidhur me garancitë e ndryshme të sigurisë. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë më 17 dhjetor publikoi dy projekt-marrëveshje të ndryshme që përfshinin propozimet ndaj SHBA-së dhe NATO-s.

Pfizer do t'i shesë BE-së edhe 200 milionë doza vaksinë kundër COVID-19

Në njoftimin e bërë nga Pfizer dhe BioNTech, theksohet se BE-ja do të furnizohet edhe me 200 milionë doza vaksinë shtesë Bahattin Gönültaş | Bashkimi Evropian (BE) ka blerë edhe 200 milionë doza vaksinë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nga kompania amerikane farmaceutike Pfizer dhe kompania bioteknologjike gjermane BioNTech, transmeton Anadolu Agency (AA). Në njoftimin e bërë nga Pfizer dhe BioNTech, theksohet se BE-ja do të furnizohet edhe me 200 milionë doza vaksinë shtesë, përfshirë me atë të 450 milionë dozave për të cilët është vendosur të shpërndahen për vitin 2022 me marrëveshjen e mëparshme. Me këtë kompanitë BE-në do ta furnizojnë me mbi 650 milionë doza vaksinë në vitin 2022. Komisioni Evropian, në muajin maj kishte porositur 900 milionë doza vaksinë nga kompanitë BioNTech dhe Pfizer për 2022-2023.

"Lufta SHBA-Iran sjell fundin e Irakut"

Bagdad Kreu i Lëvizjes Sadr në Irak, Muqtada al-Sadr, paralajmëroi se nëse vendi i tij nuk tregon një qëndrim serioz ndaj mundësisë së luftës mes SHBA-ve dhe Iranit, lufta mes dy palëve do të sjellë fundin e Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA). "Nuk jam në favor të nxitjes së një lufte mes Iranit dhe SHBA-ve. Poashtu nuk e mbështes që Iraku të zvarritet në këtë luftë dhe të jetë fusha e konfliktit mes Iranit dhe SHBA-ve. Nëse ne si Irak nuk tregojmë një qëndrim serioz dhe në unitet, lufta SHBA-Iran do të sjellë fundin e Irakut", tha Sadr në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social. Lideri shiit Muqtada al-Sadr tha se "As Iraku, as populli i tij nuk mund ta përballojnë një luftë tjetër". "Ne kemi nevojë për paqe dhe ndërtim. Nëse ndonjë palë tërheq Irakun në luftë dhe nëse shkakton që vendi të bëhet fushë e kësaj lufte, ai do të jetë armik i popullit të Irakut", tha ai. Sadr thekson se nuk duan që SHBA-të dhe Irani të hyjnë në luftë dhe se kjo nuk duhet të nxitet.

Lufta e trete boterore nuk eshte shum me rendesi kur do te ndodhe, por eshte me shum me rendesi kush do ta ndeze.

Kete sigurisht nuk do ta ndeze Irani, por Gjermania perseri, sepse gjendet ne te njejten situat sikurse para luftes se pare dhe dyte boterore, eshte duke shkuar drejt kapitullimit sepse tregu eshte duke i'u zvogluar, por kjo lufte eshte larg ende. Irani nuk mund ta illoj luften ashtu siq po mendoni, bombat buuuuuu, se zhduket prej faqes se dheut menjeher, nuk rrezikon t'gjithe popullin e vete, eshte pergjegjesi shum e madhe te hidhet nje bombe berthamore, nuk rrezikon asgje, nuk mendoje. SHBA-te perveq qe kane bomba termoberthamore ne vend te vete kane edhe ne vende te tjera si ne Afrike. Sulmon Irani e hane dreqi sepse te gatshme jane 1000 bomba berthamore amerikane, mos harroni, kete nuk e bene kurre Irani. E sa per Rusine, kjo hiq nuk guxon za me ba hiq. Rusia e fort ka qene ne kohen e Leninit e Stalinit tash ka vdek dhe Amerika ne gisht e sill sot Rusine. Siri, Rusia sulmon nga bazat e Iranit Avionët rusë kryen misione luftarake mbi Siri nga një bazë iraniane, hera e parë që një fuqi e madhe e bën këtë që prej revolucionit islamik të vitit 1979. Bombardierët rusë u ngritën në fluturim nga baza ajrore Hamedan në perëndim të Iranit dhe goditën objektiva të Shtetit Islamik dhe fronit Al-Nusra në provincat e Alepos, Deir Ezor dhe Idlib. Sipas zyrtarëve rusë, sulmet eleminuan depo armësh dhe kampe stërvitore të militantëve. Raportohet se dhjetëra militantë gjithashtu janë vrarë, por nuk ka shifra të sakta për këtë. Gjithsesi, këtë herë bujë nuk bënë sulmet, por fakti që avionët rusë u nisën nga Irani. Në një komunikatë për shtyp, autoritetet iraniane thanë se Teherani dhe Moska kanë një bashkëpunim strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe ndajnë bazat dhe aftësitë e tyre për këtë qëllim. Kjo ishte hera e parë që Rusia përdor një vend të tretë për të sulmuar brenda Sirisë që kur nisi fushatën ajrore në mbështetje të presidentit sirian Bashar al-Asad vitin e shkuar. Irani gjithashtu është aleat i Asadit dhe i ka garantuar atij mbështetje të madhe ushtarake dhe financiare që kur nisën revoltat antiqeveritare në vitin 2011. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se përdorimi i bazave iraniane nga Rusia ishte diçka e gabuar, por jo e papritur. Gjithsesi, zyrtarë amerikanë thanë se raportet më të ngushta mes Iranit dhe Rusisë nuk përjashtojnë mundësinë e një pakti të Uashingtonit me Moskën për të bashkëpunuar ushtarakisht kundër Shtetit Islamik. FLORI BRUQI

2021-12-18

Shembulli i një ushtaraku me vetëdije të lartë kombëtare

 




AKADEMIK ESHREF YMERI,PH.D

 

Në numrin  e sotëm (17 dhjetor 2021) të Portalit “Fjala e Lirë”, lexova Esenë e publicistit dhe të diplomatit Nesip Kaçi, kushtuar Kolonelit Dilaver Goxhaj, me pseudonimin Shpëtim Golemi.





Kolonel Dilaver Goxhaj përfaqëson nderin dhe dinjitetin e ushtarakut shqiptar me moral të lartë kombëtar. Ai, si bir i një familjeje me tradita të kahershme atdhetarie nga krahina e Kurveleshit, e njohur si vatër e lavdishme e heroizmit të të parëve tanë, iu përgjigj thirrjes së gjakut për t’iu gjendur në krah vëllezërve tanë dardanë në betejën e tyre vendimtare kundër barbarisë së egër serbosllave, duke pasur si mbështetje të fuqishme aviacionin e NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit. Kolonel Dilaver Goxhaj u rreshtua vullnetarisht në radhët e Ushtrisë së Lavdishme që populli dardan nxori nga radhët e veta. Sepse atdheu amë u mjaftua vetëm me strehimin e të shpërngulurve me dhunë nga barbaria gjakatare serbe. Në atë periudhë vendimtare për fatet e Dardanisë,  populli i saj po arrinte në zgrip të shfarosjes dhe të shpërnguljes përfundimtare. 




Gazetari i talentuar dhe trim, Bajram Kabashi, veteran i gazetës “Rilindja”, në librin me titull “Rilindja, përkushtim dhe trishtim”, përmend hakërrimin e një polic-banditi serb, i cili, në ditët e para të marsit të vitit 1999, pra, para fillimit të bombardimeve të NATO-s, e pati kërcënuar:

“Kuptoje mirë ti..., kur të bëhen dy javë, nuk do të ketë më shqiptarë në këtë vend”.

       Para do kohësh, në një letërkëmbim në internet, miku im, kolonel Dilaver Goxhaj, me shkruante se asokohe, në Veri të Shqipërisë, ndodheshin 400 tanke, të cilët mund të përdoreshin në mbrojtje të popullit të Dardanisë, duke i hedhur në mësymje kundër bishave serbosllave. Por një hap i tillë nuk u ndërmor. Domosdo, ishte e pamundur të ndërmerrej ai hap se në krye të qeverisë ishte Fatos Nano, një njeri pa moral kombëtar, një tradhtar i vëllezërve tanë dardanë, i cili nga Lisbona pati deklaruar se kryeqyteti i tyre na qenkej Beogradi, kurse në Kretë pati bërë pazare kundër tyre me kryekriminelin Millosheviç. Ishte pikërisht tradhtari Fatos Nano ai që pati dhënë urdhër për mbylljen e qendrave stërvitore të ushtrisë dardane në Veriun e Shqipërisë.

       Mendoj se rrëfimet mjaft interesante të Kolonel Dilaver Goxhajt për publicistin dhe diplomatin Nesip Kaçi për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë dhe mbështetjen e fuqishme që dhanë populli dardan dhe të gjithë vullnetarët e ardhur nga trojet tona etnike dhe nga Diaspora, janë fort emocionuese dhe thellësisht mbresëlënëse. Ato, së bashku edhe me kujtime të tjera të Kolonelit-hero Dilver Goxhaj, përbëjnë një enciklopedi të vërtetë të epopesë së lavdishme të popullit dardan dhe të Ushtrisë së tij, duke pasur mbëshetjen e fuqishme të Aleancës Veriatlantike, në përballjen me fashizmin  më gjakatar serbosllav të viteve të fundit të shek. XX. Kjo për arsye se Kolonel Dilaver Goxhaj jo vetëm që ka marrë pjesë drejtpërdrejt në llogoret e betejave të zhvilluara, por ka pasë kryer edhe detyrën e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë. Veç kësaj, si specialist i anglishtes, ai ka pasë kryer me shumë sukses edhe detyrën e ndërlidhësit me pilotët e aviacionit të NATO-s për saktësinë e shinjestrimit të objekteve ushtarake serbesllave në territorin e Dardanisë.




       Në rrëfimet e veta për publicistin dhe diplomatin Nesip Kaçi, Kolonel Dilaver Goxhaj përmend edhe Hashim Thaçin në llogoret e luftimeve. Rrjedha e ngjarjeve vërtetoi se Hashim Thaçi paskej qenë një kryetradhtar me damkë i popullit dardan. Në një njoftim që jepej në internet para një viti, thuhej:



“Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish-shefi i shërbimit francez, Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë oficer hulumtues për çështje të Ballkanit” (Citohet sipas: Ish-shefi i shërbimit sekret francez: Thaçi është agjent i yni, e rekrutuam në Rambuje”. Faqja e internetit “Lajm”. 09 dhjetor 2020).





Faktet flasin vetë: Koloneli Dilaver Goxhaj mbetet një ushtarak i lartë, i nderuar dhe i respektuar për mbarë kombin  shqiptar, kurse Hashim Thaçi dergjet në burgun e Hagës, me vulën e krimit dhe të tradhtisë në ballë.

Dihet me kohë që Franca ka qenë dhe është mikesha e hershme e Serbisë dhe e Rusisë, e dy kështjellave tradicionalisht armiqësore të kombit shqiptar, dhe nuk do as mend as kuvend që rekrutimi i Thaçit si agjent në shërbim të Francës, është bërë për llogari të serbosllavizmit, çka Thaçi e dëshmoi me vendimet thellësisht tradhtare që pati marrë vetëm në interes të Beogardit.

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka deklaruar publikisht për bashkëpunimin e ngushtë të Thaçit me shërbimin sekret francez dhe UDB-në për ndarjen e Veriut të Mitrovicës: Ai shkruan:




“Pyetni Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Agim Çekun se si ndodhi pastrimi etnik: dëbimi i koordinuar i 15.000 shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës me 2 edhe 3 shkurt 2000?” (Citohet sipas: Trondit ish-agjenti i SHIK-ut: Ja akuzat për tradhti që e presin Hashim Thaçin në Kosovë”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 27 shkurt 2021).

Duke e njohur mirë karakterin burrëror dhe brumosjen  thellësisht atdhetare të formatit nacionalist të Kolonel Dilaver Goxhajt, kryetradhtari Hashim Thaçi nuk mund të mos manifestonte një qëndrim shumë të ulët ndaj tij: ai nuk i lidhi pension Kolonelit-hero Dilaver Goxhaj, ashtu siç u lidhi shumë e shumë të tjerëve, dhe as nuk i akordoi medaljen që meritonte. Veç kësaj, me sa kam dijeni, Koloneli i Nderuar nuk është vlerësuar as në atheun amë me një dekoratë të lartë.





E përgëzoj dhe e falënderoj përzemërsisht publicistin dhe diplomatin Nesip Kaçi për Esenë që i ka kushtuar Kolonelit Dilaver Goxhaj, këtij specialisti të rrallë në lëmin e artit ushtarak shqiptar. Publicistin dhe diplomatin Nesip Kaçi e kujtoj me respekt që në vitet ’60,  kur bashkë kemi qenë student në Universitetin e Tiranës.

Kaliforni, 17 dhjetor 2021

 

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...