Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/12/20
Skizofreni dhe tradhtari Edvin Kristaq Rama: Unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia. ‘Ballkani i Hapur’ interes strategjik i Kombit shqiptar
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues në facebook, lidhur me praninë e flamujve të Serbisë, në kuadër të vizitës së Presidentit Vuçiç, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, një prej të cilëve u dogj nga protestuesit.
Komentuesi i shkruan Ramës se flamuri i krimeve, masakrave e përdhunimeve, është ngritur sot në Tiranë.
Ndërsa kryeministri ia kthen se: ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë
Reagimi i kryeministrit Edvin Kristaq Rama
e vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare.
Dështoi me territoret, plani i ri në hije të krzekriminelit serb Aleksandër Vuçiç për ndarjen e Republikës së Kosovës
Procesi i dialogut Kosove-Serbik zvarritet prej një dekade tashmë, e pas ulje-ngritjeve pafund, ka ngecur pa qartësinë e një rinisjeje të shpejtë.
Në nyjen gordiane të momentit është kthyer Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, i kërkuar me insistim nga serbët, i papranuar nga kosovarët, i pretenduar edhe nga Bashkimi Europian që shpreson që përmes një lëshimi të tillë, të zhbllokohet më në fund situata që ka vendosur në një pozitë të parehatshme Brukselin, ndërmjetësues të bisedimeve.
“Herën tjetër protestë me program”/ Berisha paralajmëron Bashën: Nëse mendon se do shtypësh shumicën me ndihmën e qeverisë…
Ish-kryeministri Sali Berisha në mbyllje të protestës i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike dhe mbështetësve të tij, të njohin vullnetin e shumicës, pasi në të kundërt do mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre ‘në mënyrë shëmbullore’.
“Nuk është halli i Berishës ky sot, por hallet e mijëra demokratëve që sollën këtë. Lul brava shpalosi veten. Sot ka një shumicë dërrmuese në një anë, një pakicë në anën tjetër. Nëse kjo pakicë nuk njeh shumicën, mendon se mund të shtypë shumicën me ndihëm e qeverisë, do mbahet përgjegjëse në një mënyrë shembullore ajo dhe Edi Rama. Shumica duhet të respektohet dhe nuk mund ta marrësh kurrë peng”, tha Berisha.
Më tej ish-kryeministri u shpreh se do të ketë sërish protesta, por herës tjetër do jenë me program.
“Kjo është një opozitë më e forta që ka pasur vendi që nga ’91. Në rast se Shqipëria është rrokullisur në këtë mënyrë përgjegjësi ka udhëheqja e dështuar e opozitës, e cila në asnjë rrethanë nuk dha shembuj. Kjo kohë merr fund. Ju e patë një protestë e thirrur në 48 orë, herë tjetër do ketë program dhe asgjë nuk do ta na pengojë pa bërë transparencë të plotë për të gjitha lidhjet e tmerrshme të Ramës me krimin, korrupsionin, vjedhjen. Ballkani i Hapur është i hapur për krimin, oligarkët.
Sot PD e riothemeluar në vlerat e saj është shumicë e jashtëzakonshme, është grupacioni më i lirë i kësaj toke. Ky është një revolucion i pandalshëm”, tha Berisha.
Protesta kundër “Open Balkan”, Sejamini: Berisha ia arriti qëllimit
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se Sali Berisha ia arriti qëllimit me protestën e kësaj të hëne para kryeministrisë.
“Ballkani i Hapur është gjë e mirë për Shqipërinë, është një nismë për të cilën është debatuar për qëndrimin e Kosovës. Në të gjitha mediat botërore është marrë vesh që ka një kundërshti të shqiptarëve ndaj Vuçiç. Është e padiskutueshme që kjo nismë u përdor për luftën e brendshme të PD. Kjo protestë ka vetëm gjëra pozitive, ka dy lloje protestash, që është simbolike që përcjell një mesazh, se kjo ka qenë në mediat e botës në këtë kuptim është një protestë e madhe, dhe një tjetër është që të kishte shumë njerëz dhe të rrëzonte dikë. Kjo është një protestë që kush donte të shkonte, shkonte. Fakti që Berisha arriti të mblidhte 3 mijë persona, të bëhej lajm ndërkombëtar ia ka arritur qëllimit”, tha ai.
Qindra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova u mblodhën për të mbështetur Berishën këtë hënë, në protestën kundër Open Balkan, të iniciuar nga kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në podiumin e protestës, tha se kumbari i kësaj nisme është miliarderi amerikan, George Soros.
Berisha i bëri thirrje SHBA-së, e cila er ka shpallur ‘non grata’ që të ndalojnë mbajtjen e mbledhjeve të “Open Balkan”, pasi sipas tij Rusia po tenton ‘të fusë këmbën’ në Ballkan dhe përbën rrezik për stabilitetin.
Top Channel
[,, O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, Mblidhen para selisë së PD mbështetësit e Berishës
Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur para selisë së Partisë Demokratike në pritje të fillimit të protestës së 20 dhjetorit. Me thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do” përkrahësit e ish-kryeministrit kanë mbushur pjesën më të madhe të oborrit të selisë blu. Në videon e publikuar nga Top Channel, vihet re se mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha kanë fyer deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili po futej në ato momente në selinë e PD-së. Përmes një statusi në median sociale “Facebook”, ish-lideri demokrat, Sali Berisha, ka renditur katër arsyet se përse qytetarët shqiptarë duhet të marrin pjesë në protestë. Fillimisht, Berisha solli në vëmendje se “Vuçiç është ministër i Millosheviç-it”. Sipas ish-kryeministrit të Shqipërisë, ai “akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjekë politikën e shefit të tij”. Më tej, Berisha nënvizon se “Ballkani i Hapur”, sipas tij, është “projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe”. Protesta e sotme, për ish-liderin demokrat, nuk duhet ta lejojë asesi që kjo të konkretizohet. “Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiç-it, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë”, shkruan në vijim Berisha.
Kriminelet në SHqipëri
Daçiçit i “rrëshqet goja”: Serbia propozoi “Ballkanin e Hapur”
Në një prononcim për mediat, kreu i parlamentit serb Ivica Dacic pohoi se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” ka ardhur si propozim i Serbisë.
Kjo, sipas Daçiçit është edhe arsyeja pse disa vende po refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.
“Kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë”, ka thënë ai sipas Novostit, duke theksuar se kundër kësaj iniciative janë vetëm “ata që kundërshtojnë bashkëpunimin”.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç qëndron në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor për të marrë pjesë në takimin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.
Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që ta presin me protesta kreun e shtetit serb. “Ballkani Hapur” vazhdon të kundërshtohet nga Kosova, që e shikon si nismë kundër interesave të saj, e publikisht, ajo nuk është mbështetur as nga partitë opozitare në Parlamentin e Kosovës.
Arrestohet ish-kryespiuni i Nikola Gruevskit, Mijallkov lidhje të forta me shqiptarët, nga takimet me njerëzit e Berishës te Ilir Meta
Prokuroria maqedonase ka tronditur dje sërish Shkupin, pasi është vënë në pranga ish-kreu i shërbimit sekret maqedonas Sasho Mijallkov. Bëhet fjalë për krahun e djathtë të Nikola Gruevskit, i cili është dhe kushëri i afërt i ish-kryeministrit. Ky i fundit është në kërkim, ndërsa është gati dosja për Ali Ahmetin. Sasho Mijallkov është arrestuar gjatë mbrëmjes në Shkup. Sipas 1TV, Mijallkov është prangosur në hotelin “Merriot” në Shkup, ku më pas është dërguar menjëherë në burgun hetues të Shutkës. Ai është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, pas informacioneve për rrezik të arratisjes së tij. Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ish-ministrit të transportit Mile Janakievski dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski, dhe pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim pushteti, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si shef i DSK-së në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Sasho Mijallkov njihet si njeriu i cili mbyllte të gjithë punët e pista të Gruevskit. Në skandalin e përgjimeve në Maqedoni pak kohë më parë ai bashkë me ish-ministren Jankullosvka deklaronin se do i shfaronin shqiptarët. Por nga ana tjetër kushëriri i Gruevskit njihet si personi që mbante lidhje me partitë shqiptare në Maqedoni. Ai në një përgjim rezultoi të thotë se kishte arritur pakte me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për punë votash.
Lidhjet në Shqipëri
Por lidhjet e Sasho Mijallkov depërtojnë deri në vendin tonë. Një vit më parë dy media maqedonase “Fakte.net” dhe “Lajmpress” kanë botuar një lajm ku deklarojnë se Mijallkov ka pasur një darkë me Damir Fazlliç, mikun e Sali Berishës. “Në një restorant në parkun e qytetit (Shkup) janë takuar ish- kreu i DSK-së dhe kushëri i parë i Gruevskit, Sasho Mijallkov me Damir Fazliç dhe Avenir Peka. Fazliç është biznesmen kontravers serboboshnjak
i njohur për opinionin shqiptar dhe më gjerë, kryesisht si person i afërt me familjen e Sali
Berishës, por njëkohësisht edhe me shërbimet serbe. Fazliç është nip i Jovica Stanishiq, ish shef i shërbimit sekret serb (1990-1998) gjatë kohës së sundimit të Millosheviqit. Në takim ka qenë i pranishëm edhe Avenir Peka, ish zv.ministër për punë të Brendshme në Shqipëri, në
kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë”, thuhej në artikull. Por mediat maqedonase kanë hedhur aludime dhe për një takim të kryespiunit maqedonas me Ilir Metën. Në prill të këtij viti, Meta bëri një vizitë të beftë në Maqedoni dhe analisti i gazetës “Lajm”, Gafurr Adili në një analizë të publikuar në gazetë me titullin “Çka po ‘gatuan’ z. Ilir Meta?!”, theksonte se Meta ka takuar jo vetëm Ali Ahmeti, por edhe ish shefin e Policisë Sekrete Sasho Mijallkovin dhe Mulla Sulën e BFIM-së. “Disa ‘gojëkëqinj’ thonë se, z. Meta erdhi që t’i ‘koordinojë’ pazaret e koalicionit DUI-VMRO për ta destabilizuar FYROM-in, si mënyra e vetme që mafia politike në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup të shpëtoje nga vetingu (në Tiranë), nga Gjykata Speciale (në Prishtinë) nga dhe Prokuroria Speciale (në Shkup); Ndërsa, disa ‘gojëkëqinj’ të tjerë thonë se, z. Meta kishte ardhë për të lobuar që në zgjedhjet e vitit të ardhshëm (2019) Ali Ahmeti të kandidojë për President të FYROM-it”, ka shkruar Adili në gazetën “Lajm”. Pra duket se rënia e kryespiunit maqedonas, është një goditje për të gjithë njerëzit e lidhur me GRUEVSKIN.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...