Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/23

Evi Kokalari: Kur Trump të rizgjidhet President i SHBA në 2024, Berishës do t’i hiqet non grata

Evi Kokalari, e cila ka dalë që në fillim në mbështetje të Sali Berishës pas shpalljes non grata nga SHBA, ka thënë në një lidhje live për emisionin Opinion në Tv Klan se gjërat do të ndryshojnë pasi republikanët do fitojnë zgjedhjet amerikane.

Sipas saj, Sali Berishës do t’i hiqet statusi non grata, siç parashikon ajo, në vitin 2024 kur Donald Trump apo republikanët do të rifitojnë zgjedhjet presidenciale.Republikanët i kanë dalë në krah z.Berisha. Do e zgjidhim ne në Amerikanë. Kongresmenët po i kërkojnë llogari Blinkenit. Blinken po e përdor Departamentin e Shtetit për gjëra që nuk duhet ta përdorë. Sa të vijnë republikanët do kthehet. Kur thua që Berisha ka bërë gjëra. Berisha do bëhet kryetari i Partisë Demokratike. Zgjdhjet në Shqipëri janë pas 3 vjetësh. Në 2024 shanset që janë o Trump o republikanët do bëhet President dhe Berishës do t’i hiqet non grata”, tha Evi Kokalari.

Kujtojmë se Evi Kokalari ka qenë pjesë e fushatës elektorale së ish-Presidentit amerikan Donald Trump.

Lexoni edhe këtë:


https://perpjekjashqiptare.com/ja-e-verteta-lakuriq-e-shpalljes-non-grata-te-sali-berishes/

“Zgjoi” pranë nominimit për Oscar, filmi nga Kosova futet në listën e ngushtë për çmimin prestigjoz

 

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim për Çmimin prestigjioz Oscar.


“Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtare për edicionin e 94-të të Çmimit Oscar.

Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. E pikërisht kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj.

Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi.

Ky film është shpërblyer me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.

Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pasi më 2016, filmi “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës, i xhiruar në Kosovë, ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në Oscar.

Edicioni i 94-të i Çmimit Oscar mbahet më 27 mars, 2022.

Çfarë është ky post pa rrogë i Eni Vasilit, i cili u votua edhe në Parlament

 Disa nga portalet jokryesore në vend raportuan lajmin se gazetarja dhe autorja e emisionit “Open” në “Top Channel”, Eni Vasili, ka marrë një post të lartë në administratën e Edi Ramës dhe me një shpërblim të majmë.

Ky lajm na bëri kuriozë dhe ne kërkuam të mësonim më shumë dhe mbi të gjitha donim të dinim sa i majmë ishte shpërblimi që gazetarja kishte siguruar. Informacioni që morëm, në fakt, na rezultoi zhgënjyes. Gazetarja Vasili është propozuar si anëtare e Këshillit të Statistikave, si përfaqësuese e sektorit të medias.

Këshilli i Statistikave është organ i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e INSTAT-it, në rolin e tij për zbatimin e aktiviteteve statistikore të parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare. Këshilli i Statistikave përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët përfaqësojnë agjencitë statistikore, përdoruesit e statistikave zyrtare, botën akademike, shoqërinë civile dhe medias dhe sipërmarrësit privatë.Sigurisht, që puna e gazetarit lidhet mjaft me statistikat dhe gazetarja Vasili ka një eksperiencë të gjatë në fushën e medias dhe emisioneve televizive, që shpesh përdorin të dhënat statistikore. Surpriza na rezultoi në faktin se ky nuk është një post pune dhe as një post në administratë, por mund të konsiderohet një kontribut, pasi nuk ka as rrogë dhe as shpërblime.

Mesa duket, gazetarja Eni Vasili ka pranuar të jetë anëtare në një këshill, edhe pse nuk ka asnjë pagesë, thjesht për të dhënë eksperiencën e saj si gazetare. Vendimi nr. 656, datë 31.10.2018, thotë që nuk ka shpërblime dhe pagë mujore, por vetëm një pagesë për shpenzime prej 100 mijë lekësh të vjetër. Keshilli mblidhet 4 herë në vit. Nëse fondi i shpenzimeve do quhej shpërblim, gazetarja do fitonte vetëm rreth 300 euro në vit nga posti i rëndësishëm. Mesa duket, nuk qenka aq i rëndësishëm sa thonë.


Kush i nxori të dhënat personale të shqiptarëve? Ngushtohet rrethi, merret në pyetje personi i dyshuar

Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve është përshkallëzuar ndjeshëm, duke sjellë të tjera publikime në rrjet.


Teksa është ngritur një grup hetimor për gjetjen e burimit të nxjerrjes së informacioneve sekrete, janë zbardhur detajet e para.

Burime brenda skuadrës hetimore pranë qeverisë për të analizuar nxjerrjen e të dhënave, bëjne me dije se i kanë dhënë Prokurorisë një pistë shumë të besueshme që pritet t’i adresojë drejt autoreve.

Mësohet se prokuroria po operon me shpejtësi në këtë pistë dhe ka izoluar personin e dyshuar ne Drejtorinë e Tatimeve për ta marrë në pyetje.

Më herët, gazeta “TemA” publikoi për herë të parë skemën e rrjedhjes fillestare të informacionit ku ngriti dyshime konkrete se si databaza mund të ketë rënë në duart e gabuara.

TemA nxorri emrin nga ka dalë kjo listë, por që jo domosdoshmërisht është personi që e ka shpërndarë.

Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer rezultonte një user me emrin e Moza Seraj.

Personi në fjalë është krijuesi i këtij file, por siç e theksuam, jo domosdoshmërisht është ajo personi që e ka publikuar listën.

Vlen të theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack.

Lista është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive.

Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona.

Hetimet e Prokurorisë ndërkohë, pritet të sqarojnë se çfarë ka ndodhur vërtet dhe nëse lista është shpërndarë me qëllim.

Donald Trump zyrtarisht mbështet pafajësinë e Berishës/ G. Soros punon për interesat e disa


Admınıstrata Bıden ka ngecur sērısh drejt krıjımıt tē njē fıasko-je ndērkombētare. Sekretarı ı Shtetıt Blınken kryeson aku zēn pēr ndērhyrje nē polıtıkēn zgjedhore, duke e pērqendruar vēmendjen e tıj tek ısh-presıdentı ı Shqıpērısē Berısha.

Pēr ata qē nuk e njohın polıtıkēn ballkanıke, zotı Berısha ēshtē njē njerı me njē tē kaluar dınamıke, njē kundērshtar ı vendosur ı komunızmıt, themelues ı Partısē Demokratıke tē Shqıpērısē dhe mık ı amerıkēs.

Pas njē karrıere tē gjatē pēr tē larguar Shqıpērınē nga shtypja komunıste, Berısha ēshtē larguar nga pjesēmarrja e drejtpērdrejtē nē polıtıkē, duke preferuar tē ndıhmojē nē promovımın e konservatorēve me tē cılēt ndan mendıme tē njējta dhe polıtıkave antısocıalıste. Por Sekretarı Blınken trondıtı rajonın nē maj duke shpallur sanksıone udhētımı nē dukje tē pabaza kundēr zotıt Berısha dhe famıljes sē tıj duke ı ndaluar hyrjen nē Shtetet e Bashkuara. Sekretarı Blınken shkroı nē Twıtter pēr tē akuzuar zotın Berısha pēr “akte korr uptıve” dhe “mınım tē demokracısē nē Shqıpērı”.(Floripress)

2021/12/20

Aldo Bumçi: Ballkani i Hapur, thikë pas shpine për Kosovën

https://www.youtube.com/watch?v=QvkVe-eA0NU&feature=emb_title Aldo Bumçi ishte i pari që mori fjalën në protestën e organizuar nga Sali Berisha para Kryeministrisë. Bumçi rreshtoi një sërë akuzash kundër kryeministrit Edi Rama për projektin e Ballkanit të Hapur, për të cilin tha se është një thikë pas shpine për Kosovën. Aldo Bumçi: Duan ti paraqesin para botës sikur të jenë garantuesit më të mëdhenj të paqes në rajon me Balkanin e Hapur. Aleanca Rama Vuçiç paraqiti projektin e ndarjes së Kosovës, thikë pas shpine, kundër interesit të shqiptarëve. Ky projekt dështoi por nuk ndaluan Rama dhe Vuçiç vazhduan me minishengenin apo si e quajnë sot Open Balkan, por ata duan të izolojnë Kosovën me këtë projekt. Vuçiç ish-ministër i Milloshevicit, por Rama thotë ai është lider evropian. Nga i buron ky besim Ramës te Vuçiç, i buron nga pazaret për pushtet. Ka vetëm një projekt evropain dhe ai nuk kalon nga Rama Vuçiç. Ka vetëm një mënyrë për shoqëri demokratike dhe ajo është opozita e cila është në shesh, dhe ne nuk ndalojmë, deri sa t’ja shkurtojmë ditët këtij regjimi.

Çlirim Gjata në Open: Sali Berisha zgjoi sot opozitën

Sonte në Open po diskutohet protesta e zhvilluar në sheshin para kryeministrisë , e iniciuar nga prof.dr.Sali Berisha. Çlirim Gjata pjesë e komisionit të rithemelimit të PD tha se me protestën e sotme Basha zgjoi opozitën. Çlirim Gjata: Protesta nuk është numër, është kauzë është qëndrim, politikë. Projekti i Ballkanit të Hapur është një projekt antikombëtar. Berisha zgjoi sot opozitën. Ndërkohë sot drejtuesit e PD nuk kanë një qëndrim për Open Balkan. Sot u dha një premtim që kur të vijë në pushtet PD do i shfuqizojë këto marrëveshje të Vuçiç me Ramën. Alibeaj: Besoj se mjeti më i sukseshëm , është një sjellje tjetër , ajo që të kesh në krah aletatë, dhe tani dihet qëndrimi i Merkel, Be SHBA për këtë nismë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...