2021-12-26

Presidenti rus Vladimir Putin : Moska me alternativa nëse Perëndimi refuzon propozimet mbi Ukrainën

 


Në fillim të këtij muaji, Moska paraqiti dy projekt-dokumente mbi sigurinë, duke kërkuar që NATO të mos lejojë anëtarësimin e Ukrainës në aleancë, e vendeve të tjera ish-sovjetike, si dhe të tërheqë trupat ushtarake të saj nga Evropa Qendrore e Lindore.

Putin i ka kërkuar Perëndimit të lëvizë me shpejtësi për të përmbushur kërkesat, duke paralajmëruar se Moska do të ndërmarrë “masa të përshtatshme ushtarako-teknike” nëse Perëndimi siç tha ai, vazhdon kursin e tij agresiv në pragun e Rusisë.

I pyetur për të specifikuar se për çfarë bëhet fjalë Putin tha se alternativat “mund të jenë të ndryshme”, duke shtuar se kjo “do të varet nga propozimet që do të paraqesin ekspertët ushtarakë rusë”.

SHBA dhe aleatët e saj kanë refuzuar t’i ofrojnë Rusisë garancitë që kërkon lidhur me Ukrainën, duke përmendur parimin e NATO-s se anëtarësimi është i hapur për çdo vend kualifikues. Megjithatë Perëndimi ka rënë dakord, për të nisur bisedimet me Rusinë muajin e ardhshëm për të diskutuar shqetësimet e saj.

Sipas Putinit, bisedimet me SHBA-në do të mbahen në Gjenevë. Paralelisht, pritet të zhvillohen edhe negociata ndërmjet Rusisë dhe NATO-s dhe priten diskutime më të gjera në kuadrin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Në fjalimin e transmetuar të dielën, Presidenti Putin tha se Rusia i paraqiti kërkesat me shpresën për një përgjigje konstruktive nga Perëndimi.

Ai ripohoi se anëtarësimi në NATO i Ukrainën ose vendosja e armëve të aleancës në këtë vend është një vijë e kuqe për Moskën, dhe se ajo nuk do të lejonte që Perëndimi ta kalonte.

Kremlini prezantoi kërkesat e tij mes tensioneve mbi një rritje në javët e fundit të pranisë ushtarake ruse pranë Ukrainës çka ka nxitur frikën e Perëndimit për një sulm të mundshëm. Presidenti Joe Biden paralajmëroi Putinin gjatë një video-telefonate në fillim të këtij muaji se Rusia do të përballet me “pasoja të rënda” nëse sulmon Ukrainën.

Rusia ka mohuar se ka një qëllim të tillë dhe ka akuzuar Ukrainën për hartimin e planeve në përpjekje për të rimarrë kontrollin e territoreve që mbahen me force nga rebelët e mbështetur nga Moska. Ukraina i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë, një territor i Ukrainës në vitin 2014. Gjatë më shumë se shtatë viteve luftime janë vrarë mbi 14,000 njerëz dhe është shkatërruar zemra industriale e Ukrainës, njohur si Donbasi.

VIRUSI : Omicron përhapet në Evropë, vendet raportojnë shifra të larta


    Autoritetet shëndetësore në Francë dhe Itali regjistruan një numër rekord rastesh më koronavirus, ndëra varianti “Omicron” vijon të përhapet lehtësisht, transmeton VOA.

Dje, Franca raportoi 104,611 raste të reja me Covid-19, rekordi më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë në vend.

Agjencia franceze e Shëndetit Publik tha se në total numri infektimeve ka kaluar shifrën 9 milionë. Në spitalet në mbarë vendin ndodhen më shumë se 16 mijë pacientë të shtruar, dhe më shumë se 3 mijë prej tyre janë në kujdes intensiv.

Ndërsa në Itali, autoritetet shëndetësore raportuan 54,762 infeksione të reja të shtunën, duke vendosur rekord për të tretën ditë radhazi. Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar mbi 5.62 milionë raste me COVID-19.

Edhe në Gjermani situata është e zymtë, sipas Institutit Robert Koch, që është përgjegjës për sëmundjet infektive.

Autoritetet ngrenë alarmin se me rritjen e infektimeve dhe shtrimeve në spitale, stafi mjekësor po mbingarkohet me punë, ndërsa shumë prej tyre janë të infektuar.

Në Londër, ku është regjistruar dhe numri më i lartë i infeksioneve, shumë qytetarë ditën e krishtlindjeve e kaluan në radhë për të marrë marrë vaksinën.

Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters, infeksionet me Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar janë në kulmin e tyre – mesatarja më e lartë ditore e raportuar, mbi 100 mijë infeksione të reja çdo ditë.

Të dhënat fillestare të dy studimeve në Britani tregojnë se infektimi me variantin “Omicron” të koronavirusit mund të kalohet më lehtë sesa infektimi me variantin “Delta“. Por gjetjet gjithashtu tregojnë se “Omicron” është variant shumë më ngjitës krahasuar me atë “Delta“.

Ish-presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias ka ndërruar jetë sot në moshën 92-vjeçare.

 


Sipas lajmit të agjencisë shtetërore AMNA të Greqisë, Papoulias ka kryer detyrën e presidentit për 10 vite.

Papoulias ka lindur në Janinë (Ioannina) dhe pas përfundimit të Fakultetit të Drejtësisë në Athinë kreu studimet master për të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Milanos.

Pas përfundimit të doktoraturës në Universitetin e Këlnit, Papoulias u kyç në politikë në vitin 1974 duke iu bashkuar PASOK-ut, partisë që qendrës së majtë të Greqisë.

Gjatë karrierës politike, Papoulias ka kryer detyra në Ministrinë e Jashtme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes ndërsa në periudhën 2005-2015 ai ka ushtruar detyrën e presidentit.

Vdes aktori i madh decanas Sylë Kuqi

 












Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Syl Kuqi, ish aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë.

Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK - ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit.
Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tij dhe mbarë komunitetit artistik.
Menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Aleksandar Vuçiç poshtëron dhe largon nga puna para kamerave drejtorin e Ndërmarrjes Publike të Energjisë Elektrike, ja pamjet

 

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka poshtëruar para kamerave drejtorin Ndërmarrjes Publike të Industrisë së Energjisë Elektrike të Serbisë.

Në pamjet të cilat janë bërë virale në rrjetet sociale presidenti serb e pyet vartësin e tij me tone kërcënuese se përse nuk e ka njoftuar mbi praninën e një zjarri në termocentral. 

Shefi i EPS-së i është përgjigjur duke i thënë se nuk ka dashur ta ngarkojë dhe puna e zjarrit është zgjidhur shpejt, por Vuçiç ka reaguar në stil gangsteri.

Presidenti ka vijuar poshtërimin e drejtorit duke i thënë se duhej njoftuar ai për ketë problem dhe jo Shërbimi Sekret serb. Aleksandar Vuçiç i ka kërkuar drejtorit të stabilizojë gjendjen me energji elektrike deri në Vitin e Ri.

“Deri në Vit të Ri stabilizoje gjendjen, pastaj gjeje një punë tjetër”, është shprehur Vuçiç duke i konfirmuar vartësit largimin nga puna para kamerave.

Të pavaksinuarit në rrezik! (65% e Trumpistëve dhe 57% e Berishistëve të pavaksinu

 NGA EDUARD ZALOSHNJA/ Autoritetet shtetërore të vendeve të ndryshme të botës raportojnë se të pavaksinuarit kanë një rrezik disafish më të madh hospitalizimi e vdekje nga Covid-19, krahasuar me të vaksinuarit.

Në Shqipëri, autoritetet dhe reporterët pranë spitaleve njoftojnë se 90% e të shtruarve me Covid-19 janë të pavaksinuar.

Në SHBA, ka një korelacion të fortë statistikor mes numrit të të pavaksinuarve dhe numrit të votuesve të Trump-it. Sa më e lartë përqindja e votuesve të Trump-it në një konte/shtet, aq më e ulët përqindja e të vaksinuarve ndaj Covid-19.

Vetë Trump-i pranoi publikisht në një emision televiziv se ka bërë edhe dozën e tretë të vaksinës (edhe pse e ka kaluar Covid-19). Sidoqoftë,Trumpistët mbeten kundërshtarë/mosbesues të vendosur të vaksinës– 65% e tyre sipas sondazhit më të fundit të Gallup.

Në Shqipëri, Berisha ka deklaruar publikisht se është vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19. Sidoqoftë, Berishistët kanë përqindjen më të lartë të mosvaksinimit – 57% e tyre sipas një sondazhi rigoroz që mbikqyra në terren me intervista të drejtpërdrejta.

Për të shkuar në Britani tashmë kontrabandistët shqiptari përdorin rrjetet sociale, si tiktok për kalimet ilegale me kamion në Britani. Ndërsa shuma për një person i kalon 20 mijë paund.

 Sipas “The Mirror” në rrjetet sociale bëhet reklamë për mënyrën si mund të shkohet në Britani.

“Udhëtimi i fundit këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurt brenda kamionit. 100% e sigurt. Për më shumë DM”, thuhen në reklamat që publikohen në rrjetet sociale.

Një reklamë tjetër e postuar më 21 dhjetor, thoshte: “Një tjetër udhëtim në Angli në krye të kamionit. 24,000 paund. Udhëtim i sigurt për në Angli para Krishtlindjeve. Na kontaktoni shpejt.”

Kjo ishte gjashtë ditë pasi Agjencia Kombëtare e Krimit njoftoi marrëveshjet me TikTok, Facebook , Instagram , YouTube dhe Tëitter .

Kompanite u zotuan për një “bashkëpunim më të madh kundër grupeve të krimit që përdorin internetin për të rekrutuar, komunikuar dhe reklamuar shërbime për migrantët”.

Kjo marrëveshje erdhi pasi 27 emigrantë u mbytën me gomone muajin e kaluar.


Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...