Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/21

Rusia dërgon trupa të tjera në kufi, Blinken: Mund të sulmojnë papritur!

 

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë Ukrainën papritur, por tha se e presin reagime të ashpra nëse e bën një gjë të tillë.

Shefi i diplomacisë amerikane i bëri këto komente njw ditw pas vizitws nw kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku prej muajsh ziejnë tensionet dhe ankthi nga një pushtim i mundshëm u vendit më të madh fqinj. Duke i mëshuar fort marrëdhënieve të ngushta SHBA-Ukrainë, Blinken u zotua se nuk do të heqin dorë sakaq nga përpjekjet e fuqishme diplomatike për të ndaluar agresionin rus.

Blinken: Nëse forcat ushtarake ruse kalojnë kufirin ukrainas dhe kryejnë akte të reja agresioni ndaj Ukrainës, ato do të marrin një përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të bashkuar nga Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë. Rusia po rrezikon themelet e rendit botëror me grumbullimin e rreth 100 mijë forcave ushtarake pranë kufirit me Ukrainën. Ajo do të përballet me një përgjigje të koordinuar dhe të ashpër globale në rast se pushton Ukrainën.

Blinken tha se veprimet e Rusisë kundër Ukrainës janë një përpjekje për të përmbysur normat ndërkombëtare dhe janë vetëm shkelja më e fundit ndër disa të tilla që Moska ka ndërmarrë në kundërshtim me traktate, marrëveshje dhe angazhime të tjera të panumërta ndërkombëtare, në dëm të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve të tjera.

“Nëse i lejojmë Rusisë t’i shkelë këto parime pa u ndëshkuar, kjo do të na tërhiqte të gjithëve pas në kohëra shumë më të rrezikshme dhe të pasigurta, kur ky kontinent, dhe ky qytet, ishin të ndarë më dysh, të ndarë me tokë asnjëanëse në mes ku patrullonin ushtarë, me kërcënimin e një lufte frontale që luhatej mbi jetën e të gjithëve”, tha ai. “Do t’i dërgonte gjithashtu mesazhin të tjerëve në mbarë botën se këto parime nuk janë të paprekshme”. Sipas disa raporteve, Moska po dërgon edhe trupa të tjera në kufirin me Ukrainën.

Ilaçi eksperimental kundër gripit, mund të ketë efekt të dyfishtë ndaj COVID-19

 

Një ilaç eksperimental i zhvilluar fillimisht për trajtimin e gripit ka treguar rezultate premtuese në luftimin e virusit SARS-CoV-2 dhe mund të ketë një efekt të dyfishtë në COVID-19, kanë njoftuar shkencëtarët gjermanë.

Eksperimentet in vitro kanë treguar se ilaçi, i quajtur zapnometinib ose ATR-002, mund të frenojë përhapjen e virusit në qeliza dhe në të njëjtën kohë të zvogëlojë përgjigjen mbi-imune që ndikon në zhvillimin e formave më të rënda të koronavirusit.

Substanca aktive zapnometinib, e cila u përdor fillimisht në zhvillimin e një ilaçi kundër gripit, është treguar të jetë efektive në modele të ndryshme të kulturës qelizore, duke përfshirë aktivitetin kundër të gjitha varianteve të testuara të SARS-CoV-2.

Kjo nënkupton zbatim të gjerë në trajtimin e varianteve të ardhshme të koronavirusit që do të hasim në të ardhmen. Aktualisht është duke u zhvilluar testimi i kafshëve për të konfirmuar gjetjet.

Rezultatet e studimit, të publikuara javën e kaluar në revistën “Cellular and Molecular Life Sciences”, janë një bazë e mirë falë të cilave Instituti Gjerman për Medikamente dhe Pajisje Mjekësore i dha miratimin kompanisë Atriva Therapeutics për të testuar ilaçin te njerëzit.

“Për herë të parë, ne shohim se çdo ilaç ekzistues tregon një efekt të dyfishtë kundër COVID-19”, tha bashkautori i studimit Stephan Ludwig, virolog nga Instituti i Virologjisë, Universiteti i Muensterit.

“Rezultatet pozitive nga një studim klinik i vazhdueshëm njerëzor mund të rezultojnë në miratimin urgjent të ilaçit qysh në fillim të këtij viti,” tha Ludwig.

Periudha kur gripi bëhet agresiv, çfarë duhet të bëni

Një studim i publikuar në revistën Clinical Virology, ka zbuluar lidhjen mes motit dhe shpërndarjes së viruseve që shkaktojnë grip. Të dhënat tregojnë se gripi shpërthen kryesisht pas acarit të parë të dimrit. Sipas ekspertëve, acari i parë i dimrit që shoqërohet me nivele të ulëta lagështie dhe temperatura të ftohta, nxit shpërndarjen më të madhe të gripit.

Ata thonë se në momentin që epidemia e gripit nis, nuk ndalon edhe nëse rriten temperaturat. Një person i infektuar me grip mund të infektojë lehtësisht shumë njerëz të tjerë. Gripi shpërndahet edhe nëpërmjet teshtimës. Kur njeriu tështin, ai lëshon në ajër grimca që përmbajnë viruse të cilat shpërndahen më lehtë në mot të ftohtë e të thatë.

Megjithatë, ekspertët thonë se rinoviruset, një prej shkaktarëve të të ftohurës, nuk ndikohen vetëm nga moti apo stina e ftohtë. Nëse mjekët janë në gjendje të parashikojnë epidemitë vjetore të gripit dhe viruseve të tjera, ata mund të informojnë publikun që njerëzit të jenë më të sigurtë. Në rajonin e Ballkanit virusi H1N1 ka shkaktuar vdekjen e 72 personave dhe me qindra të tjerë rezultojnë të jenë prekur. Më alarmante situata duket në Rumani, ku deri më tani virusi ka marrë jetën e 54 personave, por viktima janë regjistruar edhe në Bosnje, Greqi e Mal të Zi. Në Shqipëri, mjekët ende nuk kanë konfirmuar pacientë të prekur nga gripi i derrit por Instituti i Shëndetit Publik ka pohuar se virusi H1N1 është në qarkullim edhe në Shqipëri, ndaj bëhet thirrje për më shumë kujdes.

Moti I Ftohtë Nuk Është I Vetmi Që Nxit Epideminë E Gripit
Ekspertët thonë se viruset që qëndrojnë gjatë në ajër dhe në praninë e shumë njerëzve shkaktojnë epidemi. Gripi mund të shpërndahet lehtë edhe në vende me klimë të ngrohtë. Ekspertët thonë se rënia e temperaturave është ndikuese por nuk është faktori i vetëm për shpërndarjen e gripit. Mjekët nga ana tjetër kanë rekomandimet e tyre për parandalimin e gripit. Ata këshillojnë që së paku njerëzit me grip të mbulojnë gojën kur kolliten ose të tështijnë. Ata duhet të lajnë duart shpesh dhe të kryejnë vaksinat vjetore kundër gripit.

Nëse sëmureni me grip
Përdorni medikamente për të ulur temperaturën – Paracetamol kur ajo të rritet mbi 38-38,5° C. Nëse temperatura zgjat për më shumë se 3-5 ditë, atëherë drejtohuni tek mjeku i familjes. Për të qetësuar kollën, përdorni qumësht me mjaltë, çaj me sherebelë, dafinë, bli, etj dhe ajrosni herë pas here ambientet. Ushqehuni më mirë dhe me sa më shumë lëng mishi (sidomos lëng pule), fruta, perime, duke mos harruar edhe shtimin e lëngjeve.

Disa ushqime me veti anti- inflamatore apo anti-mikrobiale, shumë të mira për mbrojtjen imunitare, janë: xhenxhefili, mjalti, hudhra, qepa, limonët, agrumet, lakra, specat, mollët dhe dardhët. Futni këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta në darkë. Mos përdorni antibiotikë, pa këshillën e mjekut.

Njihuni me përbërësin që mbron shëndetin e zemrës, ushqimet ku gjendet

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Loma Linda në Shtetet e Bashkuara dhe Instituti Kombëtar i Kërkimeve Agronomike në Francë, proteinat e arrorëve dhe farave janë mirëbërëse për zemrën.

Studimi ku morën pjesë plot 81.000 vetë, nxori në pah rrezikun në rritje nga sëmundjet e zemrës si pasojë e konsumit të proteinës me bazë shtazore. Shkencëtarët thanë se njerëzit që konsumojnë sasi të mëdha të proteinës me bazë shtazore ishin 60% më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Arrorët Dhe Farat Kundër Sëmundjeve Të Zemrës
Sipas tyre, njerëzit që konsumojnë proteinë nga arrorët dhe farat ishin 40% më pak të rrezikuar nga këto sëmundje. Në mesin e shkencëtarëve ka lindur prej kohësh idea se arrorët dhe farat janë të mrekullueshëm për shëndetin e zemrës. Ata kanë qenë dhe mbeten të mendimit se proteina e mishit të kuq e dëmton dhe e dobëson atë. Mishi i kuq, thanë ata, rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ndaj duhet konsumuar rrallë ose aspak.

Cilët Janë Arrorët Me Më Shumë Proteina?
Në një racion të vetëm (një grusht ose rreth 100 gramë), shumica e arrorëve ofrojnë 8-18 përqind të proteinës.
Farat dhe arrorët me më shumë proteinë janë:
-Farat e kungullit
-Kikirikët
-Bajamet
-Fistikët
-Farat e lulediellit
-Farat e linit
-Farat e susamit
-Farat chia,
-Shqemet.

Për më tepër, arrorët dhe farat ofrojnë ushqyes të tjerë të dobishëm jo vetëm për zemrën por edhe për imunitetin. Shkencëtarët shprehen se arrorët dhe farat janë të pasur me fibër, minerale, vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3. Sipas tyre, farat dhe arrorët duhen konsumuar në gjendjen e tyre natyrale, pra pa kripë dhe vaj të shtuar. Këto ushqime të shëndetshme mund të përfshihen në receta të ndryshme dhe janë lehtësisht të kombinueshme me barishte dhe në sallata. Arrorët dhe farat janë një zëvendësues i shëndetshëm i patatinave të kriposura dhe me yndyrë që dëmtojnë organizmin dhe në veçanti zemrën.

Beatrix nuk mban dot lotët, ndihet në siklet për eliminimin(shyqyr zoti qe del Beatrix nga BB)

 

Pak orë na ndajnë nga spektakli i mbrëmjes së sotme të Big Brother VIP dhe banorët kanë nisur të ndjejnë ethet e eliminimit. Donald, Beatrix ose Einxhel do të lërë sonte shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një bisede me Donaldin, Beatrix u përlot dhe shprehej se kishte shumë siklet derisa vendosi të hynte në dhomën e rrëfimit e të tregonte se si ndihej.

Beatrix: Jam në siklet.

Donald: Çfarë për nesër? Lëre këtë siklet.

Beatrix: Emocion është.

Donald: Po normal.

Beatrix: Kam shumë frikë si do të jetë jashtë me ndryshimin, me ambientimin. Dua të tregoj se si ndihem sepse nuk është mirë kur e mbaj brenda.


1/8

Pasdite mbërrin i ftohti polar, temperatura nën zero deri në mesin e javës që vjen

 

Reshjet e dëborës që kanë nisur mëngjesin e kësaj të premteje  duke çuar në  mbylljen e rrugës së Arbrit pasi kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet i rrezikshëm.

Reshjet e dëborës kanë mbuluar qytetin e Peshkopisë dhe zonat malore, ku trashësia shkon deri në 40 cm.

Kalimi në aksin Peshkopi-Kala, i Peshkopi-Draj Reç-Kukës, e Dodës-Kukës duhet të bëhet me zinxhirë.

Edhe në Bulqizë termometri ka shënuar -7 grade Celsius dhe dëbora ka sjellë problem në rrugët kryesisht rurale. Në shumë shkolla mungojnë nxënësit për shkak të reshjeve të dëborës që vijojnë me intensitet të lartë. disa fshatra  janë pa energji elektrike,si pasoje e dëmtimit te linjave të transmetimit te ulet dhe ate te mesëm.

Dëborë ka në të gjithë gjithë territorin e Qarkut Kukës ku lartësia në Shishtavec deri në mesditë ishte 40 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prushi Has 10 cm.

Reshje nisen edhe në Stëblevë të Librazhdit dhe për qarkullimin pasdite kërkohen zinxhirë në akset e këtij qarku.

Jo vetëm verilindja por dhe juglindja u përfshi nga dëbora pas mesdite me reshje të dendura në qytetin e Pogradecit si dhe në Korçë brenda në qytet si dhe në Qafë Thanë e Qafë Plloçë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...