
Ermal Mamaqi ka bërë sërish një postim dukengritur dyshimet se ai mund të bëhet sot pjesë e këtij ‘reality shoë’.
Përkrah një fotografie me moderatoren Arbana Osmani dhe Drini Zeqo Ermali paralajmëron futjen në Big Brother VIP.


Ermal Mamaqi ka bërë sërish një postim dukengritur dyshimet se ai mund të bëhet sot pjesë e këtij ‘reality shoë’.
Përkrah një fotografie me moderatoren Arbana Osmani dhe Drini Zeqo Ermali paralajmëron futjen në Big Brother VIP.


Një zarf i zi mbrëmë u fut në shtëpinë e Big Brother VIP, ku sipas produksionit njëri nga banorët i ka dhënë informacione Beatrixës e që ka ndikuar në gjendjen e saj psikologjike.
Në rrjete sociale tanimë po qarkullon video e këtij momenti, e që ky banor po del të jetë nga të rinjtë, saktësisht Arbëri.
Beatrix dhe Arbëri flasin se si sfida e vërtetë e të gjithëve aty brenda është kur të dalin jashtë dhe të ballafaqohen me publikun.
Derisa Arbëri nga ky nominim e sheh të rrezikuar më shumë Beatrixën.
Kujtojmë se në nominim janë Einxhel, Donald dhe Beatrix, nominim ky si pasojë e hapjes së kutisë së “Pandorës” nga ana e Arbërit. Ky është banori që pritet të dënohet sonte nga Big Brother pasi i dha informacione nga jashtë Beatrixës.

Gazetari Genc Burimi u shpreh se në zgjedhjet e 6 marsit objektivi i Berishës nuk është mundja e Ramës, por mundja e Bashës. Ai shtoi se këto zgjedhje kanë ardhur në momentin e duhur për Berishën sepse do të tregojë me grupin e tij se është superior ndaj Bashës dhe Ramës.
“Këto zgjedhje kanë ardhur në momentin e duhur për Berishën sepse do të tregojë me grupin e tij se është superior ndaj Bashës dhe Ramës. Ky është një moment që të ndahet se cili grup në PD është dominues, ai i Berishës apo i Bashës. Objektivi për mua i Berishës nuk është mundja e Ramës, por mundja e Bashës, pasi demokratikisht nuk quhet ndryshe. Berisha është më lart se sa Basha në raport me elektoralin. Berisha ka një veti që nuk e ka Basha, duke paraqitur edhe kandidatë të pavarur dhe të thotë se do t’i mbështesë ai. Berisha dhe Basha qartazi duan ta evitojnë rrugën e drejtësisë, por secili grup po flet me rezultatet e veta. Asnjë grup nuk kanë bërë një ankesë penale se i takon partia. Nuk e bëjnë sepse e dinë fare mirë se çfarë ndodh. Unë do të doja që të shkonin te drejtësia në këtë rast dhe ta vendosë drejtësia. Berisha besoj se nuk do t’i shkojë kësaj rruge, por mund të paraqesë kandidatë të pavarur dhe t’i mbështesë ata. Mjafton që këta kandidatë të marrin shumë vota dhe deklaron fitoren”

Në këtë ditë të ngarkuar emocionalisht të këtij viti , kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më tipik ndër të shquarit e historisë kombëtare , Presidentin e parë të shtetit të pavarur të shqiptarëve,Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugovën , i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli që e nxehë Kosovën ,ai vazhdimisht rritet në Qiellin e kujtesës sonë kombëtare., të Dradanisë Ilirke.
Ai deklaroi se covid-19 po rrit rastet e të infektuarve por kjo nuk është shqetësuese sipas tij:
Është një rrugë e qartë drejt endemizmit, por për momentin jemi akoma në rritje të rasteve ne do të na duhen më shumë kohë sepse jemi 4 javë më pas nga pikëpamja epidemiologjike. deri nga fundi janarit ne do të jemi dicka në rritje me rastet e reja, deri tani spitali nuk po tregon shenja alarmante prandaj nuk është shqetësuse.
Ndërsa u shpreh se ka disa simptoma dalluese të Omicronit të cilat janë më të lehta se Delta por shpesh nuk kapen dot nga testi shpejt por përmes PCR:
Simptomat janë dhimbje gryke, hundë të zëna, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje trupi të ngjashëm me gripin. Ajo që e ndan është PCR, testet e shpejta kanë një ulje të lehtë të sensitivitetit përkundrejt Deltës, por është edhe rrjedhojë e faktit se koha që mund ta kapnim me Deltën, tamponin e shpejtë e bënim nga dita 2 deri nëë ditën e pestë por është shpejtë prandaj tani dritarja e saj është ngushtuar tani. Dhe ka një gjasë që kjo dritare mos e kap më viursin por Pcr po
I pyetur nëse duhen vaksinuar personat që e kanë kaluar Covid-19 ai shprehet se në të dyja rastet riinfektimi është i mundshëm:
Mund të riinfektohen por jemi shumë të qartë që një person që ka kaluar në mënyrë natyrore , ka pasur një përgjigje imunitare shumë më të gjerë sesa personat që janë vaksinuar, sepse personat që janë vaksinuar kanë marr vetëm proteinën spajk. E njeh atë protein dhe nëse ndryshon pak diferenca është e madhe ndërkohë që kush e ka kaluar në mënyrë natyrore jo vetëm njeh proteinën spajk por njeh edhe nuklokapsidin që është mbështjellja e virusit por njeh edhe proteinat që ndodhen brenda virusit vet sepse është shumuar tek ky person. Pra do ta kalojë shumë lehtë nëse riinfektohet.
Po ata që janë vaksinuar?
Sërish shumicën dërrmuese të rasteve e kalon më lehtë dhe me Deltën ne këtë shifër e kishin ndërmjet 95% ky ishte efektiviteti në format e rënda në varësi të vaksinës. Ndërkohë që për të riinfektuarit ky efektivitet ishte 99.5%, pra qartësisht më i lartë.
Ndërsa u shpreh se Omicron trajtohet me paracetamol dhe pije të ngrohta dhe se antibiotiku s’bën asgjë për virusin, prandaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e tyre pa recetën e mjekut:
Nëqoftëse mjeku e rekomandon dhe ka parë diçka që shkon për infeksion bacterial atëherë bën sens antibiotiku. Antibitoku nuk jepet pa recetë mjeku, nuk mund ta japi dot farmacisti, nuk mund ta blesh dot vetë për këtë arsye, nuk vlerëson dot nëse ke nevojë sepse për virus nuk bën asgjë. Ama cfarë ndodh në kokën e njerëzve , marrin antibotik për 3-5 ditë ndërkohë ky është zgjidhur vet sepse thjesht kanë kaluar ato 3-5 ditëqë ju thash më parë.në këto 4-5 ditë shenjat janë virale, trajtohet me paracetamol me ibuprofen në varësi të nevojës, jo të kesh regjim fiks, me pije të ngrohta, me lëngje, me ushqim të rregullt. Nëqoftese vendosen ndërlikimet pleumonia klasike atëherë këtu është ndërhyrja nga mjeku që vendos nëse duhet të bësh këto ekzaminime apo mjekime.
Epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci dhe këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden vlerëson se një pandemi kalon nëpër 5 faza dhe se bota ndodhet vetëm në fazën e parë të pandemisë së COVID.
Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci
Epidemiologu kryesor amerikan, Anthony Fauci dhe këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden vlerëson se një pandemi kalon nëpër 5 faza dhe se bota ndodhet vetëm në fazën e parë të pandemisë së COVID. Faza e parë e pandemisë, ose "pandemia e vërtetë", sipas Fauci-t, është një periudhë në të cilën "e gjithë bota ndikohet shumë negativisht, sikurse për momentin," tha ai në një konferencë të Forumit Ekonomik Botëror.
Faza e parë pasohet nga ngadalësimi dhe konkretisht ngadalësimi i numrit të rasteve pozitive. Në shumë vende ku mbizotëron mutacioni Omicron, shpërthimi i rasteve u pasua me depërshkallëzimin. Në Afrikën e Jugut, vala e katërt e pandemisë Omicron zgjati vetëm tre javë gjithsej, ndërsa në Britani shtrimet në spital kanë filluar tashmë të bien, pas një muaji.
Faza tjetër është kontrolli ose ajo që disa e quajnë endemi. Kjo do të thotë që COVID-19 do të integrohet në gamën e gjerë të sëmundjeve infektive që përjetojmë zakonisht, si gripi apo ftohja e zakonshme.
"Kontrolli do të thotë se virusi është i pranishëm, por në një nivel që nuk shqetëson shoqërinë," tha Fauci, i cili shpreson se kjo do të ndodhë. I pyetur nëse Covid-19 do të bëhej endemik në 2022, Fauci tha: "Nuk e dimë".
Pas kontrollit vjen eliminimi. Sipas Fauci-t, eliminimi i një pandemie ndodh kur virusi është ende i pranishëm në botë, por është zhdukur nga rajone ose vende të caktuara. Fauci citon shembullin e poliomielitit , i cili është zhdukur nga shumë vende në glob. Njerëzit janë ende shumë larg arritjes së kësaj me COVID, thonë shkencëtarët.
Faza e fundit është çrrënjosja , por që është pothuajse e pamundur të arrihet.
Fauci vëren se lija ishte e vetmja sëmundje infektive njerëzore e çrrënjosur ndonjëherë, teksa për COVI u shpreh: "Kjo nuk do të ndodhë me këtë virus."
Sherifi vjen me romanin e tij të fundit për pandeminë dhe prapaskenat e saj. ‘Covid and Co’ titullohet libri i tij mbi Covid-19, i cili sapo është botuar në Belgjikë.
‘Covid and Co’ titullohet libri i tij mbi Covid-19, i cili sapo është botuar në Belgjikë. Një ese prej 600 faqesh ku preken një sërë çështjesh politike, shëndetësore dhe sociale mbi pandeminë botërore dhe gjithë pasojat e saj në dy vitet e fundit. Nëpërmjet një lidhje në skype nga Belgjika në emisionin ‘’Rreze Dielli’’, shkrimtari shqiptarë tregoi arsyen se përse vendosi që të vinte me një vëllim të tillë.
“Jam munduar që të analizojë dhe kuptojë këtë pandemi që na ka prekur të gjithëve tash dy vite. Kam tentuar për të dëshifruar si ka ardhur, cilat pasoja kanë pasur në jetën tonë të përditshme. Është një libër analitik. Kam diskutuar me mjekë, jam informuar me libra, me emisione televizive , kam grumbulluar materiale, kam punuar një vit për këtë libër” u shpreh ai.
Ndërsa rrëfeu se është një roman që i adresohet masës së gjërë duke analizuar në shumë aspekte se çfarë do të thotë një pandemi.
“E ka botuar Belgjika sepse e ka konsideruar si një vepër origjinale sepse ka qenë vizioni i një artisit, poeti, intelektuali. Unë doja që ti adresohesha masës së gjerë frankofone por edhe shqiptare. Është një tenativë që nuk e kam bërë kurrë më parë, për të kuptuar se cfarë do të thotë një epidemic botërore, një krizë botërore” tha ai.
Puna e gjatë për librin e tij rreth Covid-19 e ka lidhur shkrimtarin shqiptarë edhe me virlogë dhe epidemiologë francezë. Ai tregoi se në rrethin e tyre flitet për dy hipoteza përsa I përket kësaj pandemie:
Janë dy hipoteza, një pjesë e virologëve dhe epidemiologëve na thonë që mbas Omicronit mund të vijë në rënie kjo pandemi e Coronavirusit edhe mund të shëndërrohet gradualisht në një tip gripi sezonal. Kjo është teoria parë ndërsa teoria e dytë është mund të kemi variante të reja që mund të na vijnë nga afrika apo nga Amerika Latine se janë kontinente që nuk janë të vaksinuar si tek ne, këtu në Europë janë vaksinuar 85% e popullsisë. Atëherë kur vjen një variant nuk ia njohim natyrën, është variant i egër, i rrezikshëm. Në Francë 10 ditët e fundit 400 mijë infektime në ditë. Për një javë dy milionë e gjysmë deri në 3 milionë në muaj” tha ai.
Libri është botuar në gjuhën franceze ndërsa mund të gjendet falas në mënyrë elektronike përmes siteve të ndryshme dhe rrjeteve sociale.
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...