2022-01-21

Epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci tregon 5 fazat e pandemisë! Ja në cilën ndodhet bota me COVID-19


Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci 




Epidemiologu kryesor amerikan, Anthony Fauci  dhe këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Joe Biden vlerëson se një pandemi kalon nëpër 5 faza dhe se bota ndodhet vetëm në fazën e parë të pandemisë së COVID. Faza e parë e pandemisë, ose "pandemia e vërtetë", sipas Fauci-t, është një periudhë në të cilën "e gjithë bota ndikohet shumë negativisht, sikurse për momentin," tha ai në një konferencë të Forumit Ekonomik Botëror.

Faza e parë pasohet nga ngadalësimi dhe konkretisht ngadalësimi i numrit të rasteve pozitive. Në shumë vende ku mbizotëron mutacioni Omicron, shpërthimi i rasteve u pasua me depërshkallëzimin. Në Afrikën e Jugut, vala e katërt e pandemisë Omicron zgjati vetëm tre javë gjithsej, ndërsa në Britani shtrimet në spital kanë filluar tashmë të bien, pas një muaji.


Faza tjetër është kontrolli ose ajo që disa e quajnë endemi. Kjo do të thotë që COVID-19 do të integrohet në gamën e gjerë të sëmundjeve infektive që përjetojmë zakonisht, si gripi apo ftohja e zakonshme.

"Kontrolli do të thotë se virusi është i pranishëm, por në një nivel që nuk shqetëson shoqërinë," tha Fauci, i cili shpreson se kjo do të ndodhë. I pyetur nëse Covid-19 do të bëhej endemik në 2022, Fauci tha: "Nuk e dimë".

Pas kontrollit vjen eliminimi. Sipas Fauci-t, eliminimi i një pandemie ndodh kur virusi është ende i pranishëm në botë, por është zhdukur nga rajone ose vende të caktuara. Fauci citon shembullin e poliomielitit , i cili është zhdukur nga shumë vende në glob. Njerëzit janë ende shumë larg arritjes së kësaj me COVID, thonë shkencëtarët.

Faza e fundit është çrrënjosja , por që është pothuajse e pamundur të arrihet.

Fauci vëren se lija ishte e vetmja sëmundje infektive njerëzore e çrrënjosur ndonjëherë, teksa për COVI u shpreh: "Kjo nuk do të ndodhë me këtë virus."

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...