Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/19

Presidenti i shtetit shqiptar,zt. Ilir Meta konsultohet vetëm me socialistët për zgjedhjte e 6 marsit 2022

E diela e  parë e marsit pritet të jetë ditë zgjedhjesh në gjashtë  Bashki të vendit.

Socialisti Taulant Balla dekonsipiroi datën e preferuar të Ilir Metës sapo kaloi pragun e Presidencës.

Për ne nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta dhe nga presidenti jemi informuar dhe presidenti mendon që zgjedhjet e pjesshme të zhvillohen në 6 mars”, tha Balla.

Data 6 Mars u zbulua se ishte  kërkesë edhe e kreut të  KQZ-së, Ilirjan Celibashi,  i cili duhet te përgatisë zgjedhjet sa më parë, por  lëvizja e Ilir Metës  për t’i marrë mendim Taulant Ballës befasoi jo pak.

“E di unë ku doni të kaloni ju, zoti Taulant është i madhërishëm, është përfaqësues i shumicës, i cakton vendin edhe pakicës”, tha Meta.

Dashuria e re për socialistet dhe anashkalimi i opozitës  nuk kaloi pa rënë në sy.

“Nuk kemi pse të spekulojmë, po të kishte takime me partitë, do t’i bëja ftesë kryetarit ose Sekretarit të Partisë. Nuk ishte ndonjë gjë e rëndësishme për të pasur në takim kryetarin e Kuvendit. Kisha dyshime mos bojkotonte shumica”, tha Meta.

Qëndrimi i  Presidentit nuk habiti demokratët. Sekretari  i  Përgjithshëm Gazmend Bardhi e  etiketoi  takimin Balla-Meta  si teatrin e radhës së trekëndëshit të Bermudës.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...