Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/22

Akademik Ibrahim Rugova është simbol i përpjekjeve të Dardanisë për pavarësi që mbetet frymëzim për çdo shqiptar

 Akademik Ibrahim Rugova është simboli i përpjekjeve të Republikës së Dardanisë  për pavarësi, duke shtuar se  duhët të përkulen dardanët me mirënjohje kombëtare ndaj tij, shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të botës moderne.



Dardanët përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të akademik Prof.dr.  Ibrahim Ukë  Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Dardanëve  për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Evropës moderne.

 Rugova është arkitekti i pavarësisë së Dardanisë  dhe ai  mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar.

Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Dardanisë”, 

Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006. Varrimi i tij ishte njëri nga më të mëdhenjtë në historinë shqiptare.

Ai ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Rugova është një nga themeluesit e Republikës së Dardanisë  dhe Lidhjes Demokratike, pa të cilin historia moderne e Dardanisë  nuk do të mund të shkruhet.

Është Presidenti i parë i Republikës së Dardanisë.

Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju-Jorkut e ka nderuar presidentin e Dardanisë, Akademik Prof.dr.Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese.

Flori Bruqi

 

Lënda ushquese që mbron qelizat e trupit nga dëmtimi


Rutina është një nga shumë lëndët ushqyese që marrim nga frutat dhe perimet. Si shumë fitonutrientë, Rutina klasifikohet si antioksidant. Kjo do të thotë se ajo mbron qelizat tuaja nga dëmtimi prej substancave të dëmshme të tilla si duhani, ajri i ndotur etj. Gjithashtu antioksidantët ndihmojnë trupin të balancojë nivelet e inflamacionit në trup. Roli i veçantë i Rutinës është të përmirësojë qarkullimin e gjakut duke forcuar funksionin e enëve të gjakut.

Shumica e njerëzve që kanë një regjim ushqimor të pasur me fruta dhe perime e kanë të lehtë të marrin sasinë e duhur të Rutinës. Megjithatë ekzistojnë edhe disa suplemente ditore nga të cilat mund të përfitoni më tepër lëndë të tilla ushqyese. Por, a janë vërtetë këto suplemente të sigurta për shëndetin tuaj? Ju njohim më poshtë me të dhënat e mbledhura.

Përfitimet e mundshme nga suplementet e Rutinës
Kërkimet shkencore kanë hulumtuar për mënyrën se si ky suplement mund të ndihmojnë me diabetin, kancerin, shëndetin e lëkurës, syve, zemrës etj. Studiuesit shprehen se evidencat janë të pakta dhe se përfundimet e studimeve mbështeten vetëm tek eksperimetet me kafshë. Ky është shkaku pse ata nuk mund të thonë me siguri se si suplementet me Rutinë mund të ndikojnë në organizëm. Për më tepër ekspertët thonë se shumica e studimeve kanë më shumë se një dekadë që janë kryer.

Rreziqet dhe efektet anësore
Njëjtë si për përfitimet edhe kërkimet për rreziqet dhe efektet anësore të këtij suplementi janë të kufizuara. Por duke u bazuar në të dhënat që janë në dispozicion, mund të thuhet se disa nga efektet anësore mund të jenë:

-Dhimbje koke
-Rrahje të çrregullta zemre
-Turbullim në shikim
-Nervozizëm
-Marrje mendsh
-Acarim i lëkurës
-Ndjesi rëndese tek këmbët
-Enjtje e gjymtyrëve
-Prani e ujit në gjunjë
-Kapsllëk
Sugjerohet që përapara se të merrni suplemente të tilla të konsultoheni fillimisht me mjekun tuaj. Për arsye se disa suplemente kanë efekte anësore dhe mund të interferojnë me medikamentet që mund të jeni duke marrë.

Ushqimet e pasura me Rutinë
Duke qenë se trupi juaj nuk mund të prodhojë Rutinë është e rëndësishme t’a merrni atë nga ushqimet. Dhe sigurisht që kjo është mënyra më e sigurtë për të marrë çdo vlerë ushqyese që i duhet trupit.Ushqimet më të pasura me Rutinë janë:
-Mollët (kur konsumohen me lëkurë)
-Çaji i zi dhe jeshil
-Asparagu
-Agrumet
-Boronica
-Hikërra
-Fiqtë

Mashtruesi që shpiku një shtet

Gregor MacGregor lindi në Skoci në 1786 dhe vdiq në Venezuelë në 1845, ishte një ushtar aventurier dhe një mashtrues i fuqishëm. Ai shpiku shtetin e Poyais, një vend në Amerikën Qendrore që nuk ekzistonte, por që e shpalli veten sundimtar të tij.

Në vitin 1822 në Londër, MacGregor arriti të bindë disa qindra njerëz për të kaluar Oqeanin për të shkuar në Poyais, duke shkaktuar vdekjen e shumicës së tyre. Edhe sot ai konsiderohet “Mbreti i Mashtruesve”, njeriu që arriti të krijojë gënjeshtrën më të madhe të krijuar ndonjëherë.

Ai ishte djali i një kapiteni detar i Kompanisë Britanike të Indisë Lindore, i cili u rrit duke folur galeishten skoceze dhe vetëm më vonë mësoi anglisht në shkollë.

MacGregor ka pretenduar se ka studiuar për disa kohë në Universitetin e Edinburgut, por në lidhje me këtë nuk ka asnjë provë dhe duke pasur parasysh karakterin e tij është e lehtë të dyshosh në të.

Dihet me siguri që në moshën 16-vjeçare, pak para se të fillonin Luftërat Napoleonike, ai u regjistrua në ushtrinë britanike. Ai u martua me Maria Bowater, vajzën e një admirali të pasur dhe gjithashtu falë parave dhe famës së familjes së saj, bëri një karrierë të shpejtë ushtarake. MacGregor u bë kapiten në një kohë shumë të shkurtër dhe më pas gjeneral.

Pas disa vitesh në Gjibraltar, ai la ushtrinë në 1810 dhe u kthye në Mbretërinë e Bashkuar. Sidoqoftë, në 1811, vdekja e gruas së tij i ndryshoi perspektivën e jetës. Pa paratë dhe mbështetjen e familjes së saj u detyrua në vitin 1812 të nisej për në Venezuelë, në kohën kur po zhvillohej një revoltë kundër spanjollëve. Atje ai u martua me një kushërirë të revolucionarit Simon Bolivar dhe përsëri bëri një karrierë ushtarake, këtë herë në radhët e ushtrisë së Republikës së Venezuelës.

Ai shënoi disa suksese dhe u bë i njohur si themeluesi i Republikës së Floridas, e cila zgjati si republikë vetëm disa muaj.  Në verën e vitit 1821, një dekadë apo më shumë pas largimit të tij, MacGregor u kthye në Mbretërinë e Bashkuar.

Ati iu bashkua edhe bashkëshortja e cila kishte mbërritur nga Amerika e Jugut në Evropë. Ai tha se ishte kthyer në Londër, për të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit George IV, në emër të shtetit të Poyais. Kishte prodhuar dokumente të ndryshme, monedhë, stemë dhe një flamur. Madje arriti të shkruajë edhe një libër për atë vend të largët, të nënshkruar me pseudonimin Thomas Strangeways.

Duket absurde, por ndoshta nga frika se do të humbisnin investimin e duhur apo thjesht u mashtruan nga disa premtime, shumë njerëz arritën të blenin bonot Poyais të shpikura nga MacGregor. Referuar vlerësimeve të bëra nga The Economist, mendohet se bonot, të gjitha së bashku, kapin vlerën e katër miliardë eurove. Shumë nga personat që u mashtruan ishin skocezë.

Ndërsa interesi për vendin rritej, MacGregor rriti çmimet dhe filloi të shesë tokë dhe madje përfundoi duke organizuar udhëtime drejt Poyais. Ai arriti të mbushë dy anije prej 250 personash që u nisën në shtator të 1822 dhe në janar të 1823. Udhëtimi zgjati dy muaj dhe ata që pretendonin se do të gjenin Poyais, fatkeqësisht nuk gjetën asgjë.

Shumë vdiqën nga uria ose nga malaria, por disa falë edhe kontakteve me popullsinë vendase dhe mbështetjes së anijeve që kalonin, arritën të largoheshin. Shumë vdiqën rrugës në kthim, të tjerë u ndalën në vende të ndryshme të Amerikës, por vetëm rreth pesëdhjetë njerëz arritën të ktheheshin në Mbretërinë e Bashkuar.

Ishte e qartë se kishin jetuar në kushte ekstreme dhe dukeshin si fantazma dhe kufoma”, shkruante një gazetë skoceze e kohës.

Lajmi se shteti i Poyais nuk ekzistonte u përhap me shpejtësi, duke ndihmuar kështu në anulimin e nisjes së anijeve të tjera, lajm ky që detyroi MacGregor të arratisej në Paris, por që edhe aty u përpoq përsëri të shiste idenë e Poyais, por me shumë pak sukses.

Ai u arrestua në Francë, por në një gjyq të zhvilluar më vonë u shpall i pafajshëm. MacGregor u kthye në Skoci dhe përsëri u mundua të përfshihej në disa mashtrime që kishin lidhje me Poyais. Më 1838, ai u largua për në Karakas, ku u mirëprit përsëri si qytetar venezuelian dhe vdiq atje në vitin 1845.

Ekstremistët serbë rrethuan Abazoviç/ Kreu i Ura dorëzoi në kuvendin e Malit të Zi mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë

 

Në Malin e Zi u shënua një incidente në dëm të zv-kryeministrit Dritan Abazoviç.

Grupet ekstremiste pro serbe, i kanë bërë prite Dritan Abazoviçit dhe e kanë bllokuar atë për disa çaste, siç duket dhe në këto pamje.

Dhjetëra prej ekstremistëve rrethuan kryetarin e URA duke e quajtur atë tradhtar dhe kërkuan largimin e tij. Ekstremistët bërtisin “shiptare” që për serbët është fyerje ndaj shqiptarëve.

Ekstremistët janë kundër nismës së Abazoviç dhe disa deputetëve të tjerë për krijimin e qeverisë së pakicave.

Pak ditë më parë Dritan Abazoviç dorëzoi në kuvendin e Malit të Zi një mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë, menjëherë reagoi kryeministri Malit të Zi Zdravko Krivokapiç i cili njoftoi shkarkimin nga detyra të Dritan Abazoviç.

Përdhunonte prej katër vitesh adoleshenten shqiptare, kush është prifti që u arrestua sot në Greqi

 

Një prift grek 37 vjeç u arrestua këtë të premte, pasi akuzohet se ka përdhunuar dhe keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ka qenë denoncimi i 16-vjeçares,e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që gjeti forcën të flasë për ngjarjen tragjike.

Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.

Ai vetë është prind i tre fëmijëve. 37-vjeçari ka mohuar akuzat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.

Ai u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta çojë në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij.

Sinodi i shenjtë i kishës greke urdhëroi menjëherë pushimin e tij nga puna dhe nisi një hetim të brendshëm lidhur me ngjarjen.

Top Channel tentoi të komunikojë me familjen e viktimës por mamaja e shtetases me iniciale V.P nuk iu përgjigj mesazheve të dërguara.

Parashikimi i motit/ Mbërrin i ftohti polar, termometri kap vlerën e -9 gradëve 22/01/2022 07:58

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell por shumë të ftohtë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -9°C në 00°C, në zonat e ulëta nga -3°C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga 00°C në 07°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -12°C në -6°C dhe në zonat e ulëta nga -09°C në -4°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
1/6

Moti i acartë, po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora

 

Reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë natës në juglindje dhe në veri të vendit, ndërsa temperaturat kanë rënë disa gradë nën zero.

Mjetet borëpastruese kanë qenë në terren për të pastruar rrugët dhe për të shpërndarë kripë, në mënyrë që akset rrugore të jenë të kalueshme.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar këtë mëngjes në rrjetin social “Facebook”, disa foto nga puna për pastrimin e dëborës.

Mirëmëngjes. dhe me punën që vijon pa pushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në rrugët e zonave të mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

FOTO GALERI
1/7

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...