Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/22

Ekstremistët serbë rrethuan Abazoviç/ Kreu i Ura dorëzoi në kuvendin e Malit të Zi mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë

 

Në Malin e Zi u shënua një incidente në dëm të zv-kryeministrit Dritan Abazoviç.

Grupet ekstremiste pro serbe, i kanë bërë prite Dritan Abazoviçit dhe e kanë bllokuar atë për disa çaste, siç duket dhe në këto pamje.

Dhjetëra prej ekstremistëve rrethuan kryetarin e URA duke e quajtur atë tradhtar dhe kërkuan largimin e tij. Ekstremistët bërtisin “shiptare” që për serbët është fyerje ndaj shqiptarëve.

Ekstremistët janë kundër nismës së Abazoviç dhe disa deputetëve të tjerë për krijimin e qeverisë së pakicave.

Pak ditë më parë Dritan Abazoviç dorëzoi në kuvendin e Malit të Zi një mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë, menjëherë reagoi kryeministri Malit të Zi Zdravko Krivokapiç i cili njoftoi shkarkimin nga detyra të Dritan Abazoviç.

Përdhunonte prej katër vitesh adoleshenten shqiptare, kush është prifti që u arrestua sot në Greqi

 

Një prift grek 37 vjeç u arrestua këtë të premte, pasi akuzohet se ka përdhunuar dhe keqtrajtuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ka qenë denoncimi i 16-vjeçares,e cila u ka thënë hetuesve se makthi i saj ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe ka zgjatur për gati 4 vite, deri në momentin që gjeti forcën të flasë për ngjarjen tragjike.

Autori i ngjarjes është prift dhe shërben në një kishë në lagjen Kato Patisia të Athinës, zonë në të cilën banon edhe familja shqiptare.

Ai vetë është prind i tre fëmijëve. 37-vjeçari ka mohuar akuzat, por autoritet thonë se tashmë e kanë konfirmuar autorësinë e tij në përdhunimin e të miturës, ndërkohë që në kompjuterin e tij janë gjetur materiale pornografike.

Ai u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta çojë në burg, ndërsa gjatë mbrëmjes të së premtes raportohet se ka edhe të paktën një denoncim të dytë për akt të njëjtë prej tij.

Sinodi i shenjtë i kishës greke urdhëroi menjëherë pushimin e tij nga puna dhe nisi një hetim të brendshëm lidhur me ngjarjen.

Top Channel tentoi të komunikojë me familjen e viktimës por mamaja e shtetases me iniciale V.P nuk iu përgjigj mesazheve të dërguara.

Parashikimi i motit/ Mbërrin i ftohti polar, termometri kap vlerën e -9 gradëve 22/01/2022 07:58

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell por shumë të ftohtë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -9°C në 00°C, në zonat e ulëta nga -3°C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga 00°C në 07°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -12°C në -6°C dhe në zonat e ulëta nga -09°C në -4°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
1/6

Moti i acartë, po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora

 

Reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë natës në juglindje dhe në veri të vendit, ndërsa temperaturat kanë rënë disa gradë nën zero.

Mjetet borëpastruese kanë qenë në terren për të pastruar rrugët dhe për të shpërndarë kripë, në mënyrë që akset rrugore të jenë të kalueshme.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar këtë mëngjes në rrjetin social “Facebook”, disa foto nga puna për pastrimin e dëborës.

Mirëmëngjes. dhe me punën që vijon pa pushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në rrugët e zonave të mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

FOTO GALERI
1/7

Po vjen mot siberian/ Dëborë akull dhe temperatura deri në -17 gradë, e marta dita më e ftohtë

 

Prej së premtes moti është përkeqësuar. Reshjeve të shiut dhe dëborës po ja lënë vendin ngricat. Sinoptikanët thonë se nga kjo e shtunë e deri të mërkurën e javës tjetër temperaturat do jenë disa gradë nën zero.

Deri të premten në darkë ranë rreth 40 cm dëborë në disa zona të Dibrës.

Rruga e Arbrit u mbyll për shkak të dëborës. Ndërsa rruga e Kombit është e kalueshme për të gjitha mjetet dhe e pastruar nga dëbora. Shoferët megjithatë duhet të përdorin goma dimri dhe të kenë në makinë zinxhirët.

Situatë e vështirë është paraqitur në rrugën Elbasan-Korçë. Në zonën e Qafës së Thanës, Qafës së Pllocës në Pogradec lëvizja e mjeteve është e vështirë nga dëbora dhe akulli.

2022/01/21

Jaho Brahaj: Hartimi dhe botimi i historisë së artit tonë një mangësi për kohën, por kemi institucione e kuadër me tituj Doktor

 


Jaho Brahaj: Hartimi dhe botimi i historisë së artit tonë

Botimi i historisë së artit tonë është një domosdoshmëri e kohës, por kemi institucionet shtetërore që duhet të merren. Kështu shprehet studiuesi Jaho Brahaj, sipas të cilit nëse kjo nuk bëhet tregon mospërfillje. Në një reagim të tij studiuesi Brahaj thotë se hartimi dhe botimi i historisë së artit është një mangësi për kohën. “Arti në truallin ku banojmë është i dokumentuar, që mijëra vite më parë, por nuk kemi një studim e botim dhe as nuk kemi një ndërmarrje për një studim të tillë. Kjo është mangësi së pari për kohën që jetojmë, e kemi institucione shkencore shtetërore e kuadër të specializuar, mjafton të shikojmë desertacionet e kësaj fushe për tituj shkencorë Doktor sidomos viteve të fundit në Shqipëri, Kosovë dhe nga studiuesit shqiptarë në Europë. Hartimi dhe botimi i historisë së artit të populli tonë domosdoshmëri e kohës”, shprehet Brahaj. Por ndërsa në vendin tonë problemet me historinë e artit janë dhe përgjegjësi e institucioneve, studiuesi Jaho Brahaj shton më tej se në vendet e tjera faza e hartimit dhe botimit ka kaluar. “Në qoftë se nuk hartohet e ndërmerret një projekt i tillë, që është për historinë e qytetërimit të etnisë tonë, ne vetë shqiptarët tregohemi mospërfillës dhe pa vetëdije e interes për trashëgiminë tonë. Popujt e tjerë fqinje e europiane këtë fazë e kanë kaluar”, thotë studiuesi Brahaj ndër të tjera.

Kërkesa të shekullit XXI

Ndërsa shprehet se hartimit dhe botimi i historisë së artit tonë bën me përgjegjësi institucionet shtetërore, studiuesi Jaho Brahaj shprehet se mundet që periudha historike të veçanta të jenë objekt për këtë ndërmarrje. “Përshembull kemi në truallin tonë që në periudha të errëta të historisë vepra e krijime arti. Në ilustrimin që po ju afroj ta botoni bashkangjitur është një skenë arti pasqyruese e një ceremonie të paraardhësve tonë. Artefakti arkeologjik është në material bronz e shek. VII para erës së re zbuluar në bregun e liqenit të Shkodrës. Vetëm ky artefakt arti i arkeologjisë na pasqyron përmes artit kulte dhe vlera etnologjike”, shprehet Brahaj. Ai tregon se në pjesën e poshtme të tablosë kompozicionale të kësaj vepre monumentale arti kemi dy vendas ilir, që të hipur mbi varka nga një zjarr ceremonial po nderojnë Diellin si hyjni. Së dyti sipas studiuesit, në këtë tablo tërheq vëmendjen mbikresa e njërit prej tyre. “Të kujton atë që e quajmë “kausia” e hyjnisë Redon të Ilirisë. Po këtë mbikresë-kapele e gjejmë të quajtur si “kapela Albneze” në shekujt e mesjetës, tipike për arbërit”, shprehet Jaho Brahaj, që sjell në vëmendje dhe të tjerë shembuj. Studiuesi thotë më tej se ka studime për objekte të veçanta, por sipas tij në problemet që ai shpreh bëhet fjalë për kërkesat e shekullit XXI. “Të mos keqkuptohemi, ka studime për objekte të veçanta të artit të trashëgimisë sonë, por ne këtu po flasim për kërkesa të shek. XXI. Është e domosdoshme të kemi historinë e lashtë të artit të etnisë sonë Iliro-Arbëror e në vazhdim. Nuk është arti i shekujve të Rilindjes e këtej historia e artit. Çështjet e temës janë shumë të gjera, por kjo arrihet duke veçuar dhe dalluar artin grek e romak, që edhe ai ka lënë gjurmë”, thotë Brahaj. Si studiues Jaho Brahaj ka botuar artikuj dhe studime, si dhe ka kumtuar në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë atdheut.

Çfarë po ndodh me opinionisten e “BB VIP”? Balina Bodinaku përfundon me urgjencë në spital, publikohet fotoja që po qarkullon me shpejtësi në internet

 

Çfarë po ndodh me opinionisten e “BB VIP”? Balina

Balina Bodinaku ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit, për shkak të pjesëmarrjes së saj si opinioniste në “Big Brother VIP”.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin e saj social Instagram, teksa ndodhet në spital duke marrë serum.

“Do të jemi bashkë sonte në BBV?”, ka shkuar ajo, teksa ka pyetur ndjekësit e saj, të cilët pjesa më e madhe e tyre mendojnë që ajo do të jetë në spektaklin e kësaj të premte.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me opinionisten, ndaj do të duhet të presim njoftimin e radhës nga vetë ajo ose spektaklin e sotëm për të mësuar më shumë.

Kujtojmë që Balina ka spikatur për opinionet e saj në këtë ‘reality show’, dhe jo pak herë është bërë pjesë e mediave sociale për shkak të tyre.

Çfarë po ndodh me opinionisten e “BB VIP”? Balina

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...