Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/31

“Tërhiqu nga ajo që po planifikon në Ukrainë”/ Britania paralajmëron Rusinë: Do ketë pasoja për kompanitë dhe individët e lidhur me Kremlinin

 


Britania i bëri thirrje sot Presidentit rus Vladimir Putin “të tërhiqet nga ajo që po planifikon” për Ukrainën, duke paralajmëruar se çdo sulm i mundshëm, do të shoqërohej me pasoja ndaj kompanive dhe individëve rusë të lidhur me Kremlinin.


Shtetet e Bashkuara dhe Britania po përpiqen t’i tregojnë zotit Putin se individët më të pasur të Rusisë, që i kanë pasuritë jashtë, do të përballen me sanksione, nëse trupat ruse futen në Ukrainë. Moska ka mohuar se synon të sulmojë Ukrainën, dikur ish republikë sovjetike.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë përgatitur një listë të oligarkëve ruse në rrethin e ngushtë të Presidentit Putin, për t’i goditur me sanksione ekonomike, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se kërcënimi me masa të tilla do të ishte i ngjashëm me një sulm ndaj biznesit rus dhe të sillte pasoja të padëshiruara pasi do të dëmtonte kompanitë britanike dhe aksionerët perëndimorë.

Që nga shpërbërja e ish Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Londra është bërë një nga qendrat kryesore ku dërgohen paratë nga ish republikat sovjetike.

Kundërshtarët e Presidentit Putin vazhdimisht i kanë bërë thirrje Perëndimit të marrë masa ndaj oligarkëve rusë. Megjithatë listat e sanskioneve tregojnë, se fuqitë kryesore ushtarake të Evropës, Britania dhe Franca, vazhdojnë të mbajnë qëndrime më të buta ndaj bizneseve ruse se sa Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2014, për shembull, kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë, Shtetet e Bashkuara vunë sanksione ndaj Igor Sechin-it, drejtorit ekzekutiv të firmës më të madhe ruse të prodhimit të naftës “Rosneft”. Bashkimi Evropjan dhe Britania nuk kanë vënë saknsione ndaj tij, që është një prej njerëzve më të fuqishëm në Rusi.

“Jam e gatshme të mbroj vendin tim”/ Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë diskutohen në tavolinën e Këshillit të Sigurimit në OKB

 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton rreth grumbullimit të më shumë se 100,000 trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën. Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas vazhdojnë të jenë në gatishmëri për një pushtim të mundshëm.


Pesëdhjetë e dy vjeçarja Mariana Zhaglo është nënë e tre fëmijëve. Ajo punon në marketing dhe jeton në Kiev. Mariana është gjithashtu rezerviste, e gatshme të luftojë për vendin e saj, nëse ushtarët rusë të grumbulluar në kufi pushtojnë Ukrainën.

“Tani jam ushtare dhe sigurisht, që duhet të ndjek urdhrat. Sido që të jetë urdhri, unë do ta ndjek. Nuk do të vras njerëz, por do të mbroj vendin tim”.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Kievi dëshiron të krijojë një forcë rezerviste me 130,000 njerëz.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të dërgojnë armë dhe municione në Ukrainë pas njoftimit të Presidentit Joe Biden për një dislokim të vogël të trupave në Evropën Lindore. Shtetet e Bashkuara po përballen me Rusinë për veprimet e saj përgjatë kufirit të Ukrainës në një takim që po zhvillohet sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Këshilli i Sigurimit është i unifikuar. Zërat tanë janë të bashkuar në thirrjen që rusët të japin shpjegime. Ne shkojmë të përgatitur për t’i dëgjuar ata, por nuk do të shpërqendrohemi nga propaganda e tyre dhe do të jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo dezinformimi që ata tentojnë të përhapin gjatë këtij takimi”, tha para takimin Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e Shteteve të Bashkuar në OKB.

Ambasadorja Thomas-Greenfield tha se një sulm rus ndaj Ukrainës është i mundshëm, duke shtuar se: “100,000 trupa nuk grumbullohen, nëse nuk ke synime për t’i përdorur”.

Në një konferencë shtypi në Moskë, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, tha se Kremlini dëshiron marrëdhënie “respekti të ndërsjellë” me Shtetet e Bashkuara, por theksoi atë që ai e quajti zgjerim të NATO-s drejt lindjes si shkak për shqetësimin rus.

Në Uashington, gjendja në kufirin e Ukrainës është bërë një moment i rrallë uniteti politik mes thirrjeve në rritje për të mbështetur Ukrainën.

“Amerika qëndron gjithmonë për lirinë. Ne jemi vendi që beson se vullneti i lirë i njerëzve duhet të respektohet, se ka rëndësi sovraniteti, se dinjiteti i popullit ukrainas ka rëndësi dhe kjo është ajo që ata duan. Integriteti i tyre territorial është në rrezik dhe bota e lirë duhet të qëndrojë pranë tyre”, tha senatori republikan Rob Portman.

Ndërkohë Ukraina vazhdon të marrë ndihma ushtarake nga vende te tjera, si raketat antitank të furnizuara nga Britania.

“Ne nuk duam të jemi pjesë e Bashkimit Sovjetik, e Perandorisë Ruse apo Federatës Ruse. Ne duam të jemi vend sovran. Ne jemi sovran dhe po luftojmë për pavarësinë tonë. Nëse Ukraina do të sulmohet përsëri nga Rusia, sigurisht që ata nuk do të ndalen në Ukrainë, por do të shkojnë më tej. Prandaj është në interesin e Evropës dhe të gjithë botës demokratike, që të na ndihmojnë të mbrohemi, por edhe të tregojmë se sundimi I ligjit ndërkombëtar ende funksionon”.

Vendet e NATO-s vazhdojnë të dërgojnë mbështetje materiale, ndërsa shefi i NATO-s ka përjashtuar dërgimin e trupave në Ukrainë në rast të një pushtimi. Perëndimi ka përjashtuar kërkesën e Rusisë që NATO të premtojë se kurrë nuk do të lejojë Ukrainën të bashkohet me aleancën.

Presidenti Meta pret në zyrë kreun e “Rotary International”: Ka kontribuar për të ndihmuar fëmijët shqiptarë me probleme kardiake

 

Kreu i shtetit  shqiptar Z. Ilir Meta, ka pritur ditën e sotme në ambientet e Presidencës, Presidentin e “Rotary International”, Shekhar Mehta. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Meta bën me dije se i shprehu falënderimet dhe vlerësimet maksimale, Presidentit të Rotary “International”, për kontributin e dhënë ndaj 100 fëmijëve shqiptarë me probleme kardiake.

Kreu i shtetit thekson gjithashtu se ndihet i lumtur për rritjen e pranisë dhe të kontributit të vyer të “Rotary International” për shumë çështje sociale në vendin tonë

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi të prisja sot, në një takim të përzemërt, Presidentin e “Rotary International”, z. Shekhar Mehta. E falenderova me shumë mirënjohje për kontributin bujar dhe human, për të ndihmuar 100 fëmijë shqiptarë me probleme kardiake, për t’u kuruar dhe marrë trajtimin e duhur shëndetësor jashtë vendit, mbështetur nga “Rotary International”. Inkurajues dhe që do të ketë mbështetjen time të plotë do të jetë edhe programi interaktiv në mësimdhënie, në shërbim të nxënësve të ciklin parauniversitar, si dhe të gjitha nismat e tjera të kësaj organizate në fushën e shëndetësisë dhe jo vetëm. Jam i lumtur për rritjen e pranisë dhe të kontributit të vyer të “Rotary International” për shumë çështje sociale në vendin tonë, nën moton frymëzuese “Shërbe për të ndryshuar jetë” (#Serve to change lives).

Flori Bruqi

Ndërtesa Burj Khalifa në Dubai nuk ka kanalizime, kamionët largojnë ujërat e zeza çdo ditë

 

Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa në Emiratet e Bashkuara Arabe që ka kushtuar $1.5 miliardë për t’u ndërtuar, nuk është e lidhur me sistemin e kanalizimeve të Dubait kështu që çdo ditë skuadra me kamionë duhet të largojnë ujërat e zeza nga depozitat e saj.

Dubai është një nga vendet më luksoze, madje metropoli i shkretëtirës mban dhe ndërtesën më të lartë të botës.

Ndërtesa e xhamtë arrin në rreth 830 metra lartësi, por për fat të keq nuk ka një sistem kanalizimi të ujërave të zeza.

Kështu që çdo ditë skuadra me kamionë vërshojnë drejt kullës së shkëlqyeshme për të mbledhur ujërat e zeza të cilat i largojnë jashtë qytetit.

E përditshmja britanike Daily Star shkruan se është e çuditshme që dikush të shpenzojë kaq shumë për një qiellgërvishtës pa u siguruar që të ketë sistemin e saj të largimit të ujërave të zeza.

Po siç rezulton nga investigimi, Burj Khalifa nuk është e vetmja me këtë lloj organizimi.

Kur ndërtesa përfundoi në viti 2008,  Dubai ishte ende në mes të krizës ekonomike dhe u vendos se shtimi saj në sistemin e mbingarkuar të kanalizimeve të qytetit, ishte një shpenzim i kotë parash.

Prandaj ndërtuesit menduan se largimi i mbetjeve çdo ditë me kamionë  ishte më i leverdisshëm sesa përmirësimet e sistemit të kanalizimeve të qytetit.

Por rreth 35,000 rezidentët e kullës mund të prodhojnë deri në 15 ton ujëra të zeza në ditë, prandaj kanë nisur planet për integrimin e saj në sistemin e kanalizimeve të qytetit, të cilat përfundojnë në 2025.

Kështu që herën tjetër kur të vizitoni Burj Khalifa, bëni kujdes për karvanin e kamionëve portokalli dhe mbylli dritaret e dhomës pasi mund të keni surpriza të pakëndshme aromatike, shkruan satirikja britanike.

FOTO GALERI
1/3
Dubai është një nga vendet më luksoze, madje metropoli i shkretëtirës mban dhe ndërtesën më të lartë të botës.

Aktori Sean Penn thotë se ‘genet e frikës’ kanë bërë që burrat të ‘dorëzojnë xhinset për të veshur fustanin’

 

Aktori i njohur amerikan Sean Penn ka thënë në mënyrë figurative një intervistë të fundit se “gjenetika e frikës” po detyron burrat “të dorëzojnë xhinset e tyre për të veshur fustane grash”.

Penn foli për pikëpamjet e tij mbi maskulinitetin në një intervistë me të përditshmen britanike ‘The Independent’, ku mes të tjerash tha: “Mendoj se në pikëpamjen tim, burrat po feminizohen”.

Penn – i cili luan në filmin e ri ‘Flag Day’ (Dita e Flamurit) – shtonte: “Unë kam gra të forta në jetën time që nuk e kuptojnë si shtypje natyrën time maskuline. Mendoj se ka shumë gene të frikës që ndoshta po i bëjnë burrat të dorëzojnë xhinset e tyre për të veshur funde”.

Në intervistë ishin prezentë bija e aktorit gjithashtu  kolege e  tij aktore në filmin ‘Flag Day’, Dylan Penn.

Penn foli gjithashtu në intervistë për aktrimin bashkë me te bijen Dylan, në filmin që bazohet në një histori të vërtetë të treguar në librin e vitit 2004 “Jeta e rreme e babait tim” nga Jennifer Vogel.

61-vjeçari Sean Penn është dy herë fitues i çmimit Oskar me rolet në filmat Mystic River (2003) dhe Milk (2008). Herën e fundit ai ka luajtur një rol dytësor komedinë e vitit 2021 “Licorice Pizza”.

FOTO GALERI
1/3
Bija e aktorit, kolege e tij në filmin ‘Flag Day’

Momentet kur peshkaqeni i bardhë kërcen nga deti disa metra larg turistëve të tmerruar

Një peshkaqen masiv i bardhë ka kërcyer në ajër vetëm dy metra larg barkës së turistëve që ulërisnin.

Shëtitësit në barkë patën një takim pak më afër se ç’duhej me predatorin dhëmbë-mprehtë, i cili kërceu papritur nga uji në Port Lincoln, në jug të Australisë.

Zhytësit që ndodheshin në një kafaz hekuri nën sipërfaqe patën një pamje të detajuar të kafshës vrasëse 4 metra të gjatë.

Guida turistike Andrew Wright tha se ishte e rrallë të shihje një peshkaqen që kërcente nga uji kaq pranë barkës.

“Kishte brohorima dhe emocionim, dhe sigurisht që të gjithë u impresionuan megjithë egërsinë e kafshës,” tha ai për rrjetin vendas Nine News.

“Nuk është një ngjarje normale të shohësh peshkaqenin që kërcen kështu, vecanërisht kaq afër. Ishte një pamje e mirë, sidomos për ata në kafaz nën sipërfaqe”.

Peshkaqeni bëri kërcimin e tij pasi Andrew kishte lëshuar një karrem të lidhur prapa barkës.

Pamjet e tregojnë atë të kërcente jashtë ujit teksa përpiqej të kapte karremin duke e ndjekur nga poshte.

Taktika është e njëjtë me atë që peshkaqenët përdorin për të sulmuar fokat, që janë ushqimi i tyre i preferuar.

FOTO GALERI
1/5
Një peshkaqen masiv i bardhë ka kërcyer në ajër vetëm dy metra larg barkës së turistëve që ulërisnin.

“Do të të vrasim”, Arbana Osmani kujton momentin kur thërriti policinë

Arbana Osmani ka treguar si ka qenë rrugëtimi në programin “Dua të të bëj të lumtur”, që e cilëson më të vështirë se Big Brother.

Tek “Ëndërrtjerrësit”, Arbana Osmani ka zbuluar se sa të vështira kanë qenë situatat në një program dhe kujtoi rastin kur thërriti policinë.

“Marrin pjesë në të njerëz që nuk zgjedhin shpesh herë me dashje të vijnë në televizion, por pranojn ë të vijnë dhe gjenden në situata të vështira dhe duhet t’i neutralizoj dhe kanë jo të pakta historitë e vështira.

Është një histori kur dy persona ishin kushërinj të largët dhe farefisi i vajzës nuk pranonte lidhjen. Kanë ardhur të gjithë, kërcënonim, “do të të vrasim”, thirrëm policinë. Vajza thoshte nuk dal nga studio se do më vrasin, djali thoshte do të dalim bashkë. E mori unazën, e pranoi, tani janë bashkë, janë të lumtur”, tregoi Arbana.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...