Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/31

Ndërtesa Burj Khalifa në Dubai nuk ka kanalizime, kamionët largojnë ujërat e zeza çdo ditë

 

Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa në Emiratet e Bashkuara Arabe që ka kushtuar $1.5 miliardë për t’u ndërtuar, nuk është e lidhur me sistemin e kanalizimeve të Dubait kështu që çdo ditë skuadra me kamionë duhet të largojnë ujërat e zeza nga depozitat e saj.

Dubai është një nga vendet më luksoze, madje metropoli i shkretëtirës mban dhe ndërtesën më të lartë të botës.

Ndërtesa e xhamtë arrin në rreth 830 metra lartësi, por për fat të keq nuk ka një sistem kanalizimi të ujërave të zeza.

Kështu që çdo ditë skuadra me kamionë vërshojnë drejt kullës së shkëlqyeshme për të mbledhur ujërat e zeza të cilat i largojnë jashtë qytetit.

E përditshmja britanike Daily Star shkruan se është e çuditshme që dikush të shpenzojë kaq shumë për një qiellgërvishtës pa u siguruar që të ketë sistemin e saj të largimit të ujërave të zeza.

Po siç rezulton nga investigimi, Burj Khalifa nuk është e vetmja me këtë lloj organizimi.

Kur ndërtesa përfundoi në viti 2008,  Dubai ishte ende në mes të krizës ekonomike dhe u vendos se shtimi saj në sistemin e mbingarkuar të kanalizimeve të qytetit, ishte një shpenzim i kotë parash.

Prandaj ndërtuesit menduan se largimi i mbetjeve çdo ditë me kamionë  ishte më i leverdisshëm sesa përmirësimet e sistemit të kanalizimeve të qytetit.

Por rreth 35,000 rezidentët e kullës mund të prodhojnë deri në 15 ton ujëra të zeza në ditë, prandaj kanë nisur planet për integrimin e saj në sistemin e kanalizimeve të qytetit, të cilat përfundojnë në 2025.

Kështu që herën tjetër kur të vizitoni Burj Khalifa, bëni kujdes për karvanin e kamionëve portokalli dhe mbylli dritaret e dhomës pasi mund të keni surpriza të pakëndshme aromatike, shkruan satirikja britanike.

FOTO GALERI
1/3
Dubai është një nga vendet më luksoze, madje metropoli i shkretëtirës mban dhe ndërtesën më të lartë të botës.

Aktori Sean Penn thotë se ‘genet e frikës’ kanë bërë që burrat të ‘dorëzojnë xhinset për të veshur fustanin’

 

Aktori i njohur amerikan Sean Penn ka thënë në mënyrë figurative një intervistë të fundit se “gjenetika e frikës” po detyron burrat “të dorëzojnë xhinset e tyre për të veshur fustane grash”.

Penn foli për pikëpamjet e tij mbi maskulinitetin në një intervistë me të përditshmen britanike ‘The Independent’, ku mes të tjerash tha: “Mendoj se në pikëpamjen tim, burrat po feminizohen”.

Penn – i cili luan në filmin e ri ‘Flag Day’ (Dita e Flamurit) – shtonte: “Unë kam gra të forta në jetën time që nuk e kuptojnë si shtypje natyrën time maskuline. Mendoj se ka shumë gene të frikës që ndoshta po i bëjnë burrat të dorëzojnë xhinset e tyre për të veshur funde”.

Në intervistë ishin prezentë bija e aktorit gjithashtu  kolege e  tij aktore në filmin ‘Flag Day’, Dylan Penn.

Penn foli gjithashtu në intervistë për aktrimin bashkë me te bijen Dylan, në filmin që bazohet në një histori të vërtetë të treguar në librin e vitit 2004 “Jeta e rreme e babait tim” nga Jennifer Vogel.

61-vjeçari Sean Penn është dy herë fitues i çmimit Oskar me rolet në filmat Mystic River (2003) dhe Milk (2008). Herën e fundit ai ka luajtur një rol dytësor komedinë e vitit 2021 “Licorice Pizza”.

FOTO GALERI
1/3
Bija e aktorit, kolege e tij në filmin ‘Flag Day’

Momentet kur peshkaqeni i bardhë kërcen nga deti disa metra larg turistëve të tmerruar

Një peshkaqen masiv i bardhë ka kërcyer në ajër vetëm dy metra larg barkës së turistëve që ulërisnin.

Shëtitësit në barkë patën një takim pak më afër se ç’duhej me predatorin dhëmbë-mprehtë, i cili kërceu papritur nga uji në Port Lincoln, në jug të Australisë.

Zhytësit që ndodheshin në një kafaz hekuri nën sipërfaqe patën një pamje të detajuar të kafshës vrasëse 4 metra të gjatë.

Guida turistike Andrew Wright tha se ishte e rrallë të shihje një peshkaqen që kërcente nga uji kaq pranë barkës.

“Kishte brohorima dhe emocionim, dhe sigurisht që të gjithë u impresionuan megjithë egërsinë e kafshës,” tha ai për rrjetin vendas Nine News.

“Nuk është një ngjarje normale të shohësh peshkaqenin që kërcen kështu, vecanërisht kaq afër. Ishte një pamje e mirë, sidomos për ata në kafaz nën sipërfaqe”.

Peshkaqeni bëri kërcimin e tij pasi Andrew kishte lëshuar një karrem të lidhur prapa barkës.

Pamjet e tregojnë atë të kërcente jashtë ujit teksa përpiqej të kapte karremin duke e ndjekur nga poshte.

Taktika është e njëjtë me atë që peshkaqenët përdorin për të sulmuar fokat, që janë ushqimi i tyre i preferuar.

FOTO GALERI
1/5
Një peshkaqen masiv i bardhë ka kërcyer në ajër vetëm dy metra larg barkës së turistëve që ulërisnin.

“Do të të vrasim”, Arbana Osmani kujton momentin kur thërriti policinë

Arbana Osmani ka treguar si ka qenë rrugëtimi në programin “Dua të të bëj të lumtur”, që e cilëson më të vështirë se Big Brother.

Tek “Ëndërrtjerrësit”, Arbana Osmani ka zbuluar se sa të vështira kanë qenë situatat në një program dhe kujtoi rastin kur thërriti policinë.

“Marrin pjesë në të njerëz që nuk zgjedhin shpesh herë me dashje të vijnë në televizion, por pranojn ë të vijnë dhe gjenden në situata të vështira dhe duhet t’i neutralizoj dhe kanë jo të pakta historitë e vështira.

Është një histori kur dy persona ishin kushërinj të largët dhe farefisi i vajzës nuk pranonte lidhjen. Kanë ardhur të gjithë, kërcënonim, “do të të vrasim”, thirrëm policinë. Vajza thoshte nuk dal nga studio se do më vrasin, djali thoshte do të dalim bashkë. E mori unazën, e pranoi, tani janë bashkë, janë të lumtur”, tregoi Arbana.

Sfida e vështirë e Arbana Osmanit kur duhet t’u tregonte banorëve të “Big Brother” se Dritan Hoxha ka ndërruar jetë

Moderatorja Arbana Osmani kujtoi sot tek “Ëndërrtjerrësit”, momentin kur Presidenti i Top Medias, Dritan Hoxha humbi jetën dhe ajo duhet t’ia jepte këtë lajm banorëve të “Big Brother”.

Humbja e Tanit na ka prekur jashtëzakonisht shumë të gjithëve. Më duhej të ikja ta jepja këtë lajm te banorët, ndërkohë që vetë isha e tronditur. Ishim të tronditur, jo vetëm se kishim humbur një njeri që na udhëhiqte, me të cilin kishim ndërtuar këtë ëndrrën tonë, por me humbjen e tij na u duk sikur humbëm busullën”, rrëfen moderatorja.

Si pasojë e një aksidenti, Presidenti i Top Medias, zoti Dritan Hoxha ka vdekur”, u tregoi ajo banorëve atëherë, të cilët, të izoluar dhe larg aktualitetit u tronditën nga lajmi se një nga personazhet që kishte dhënë shumë kontribut për medien shqiptare, nuk ishte më.

Big Brother donte dhe dy javë të mbaronte dhe ne nuk e dinim si do të shkonte. Thoshim çfarë do të bëjmë pa Tanin, për çfarë do të shkojmë më në punë”, rrëfen Arbana tek “Ëndërrtjerrësit”.


1/10

Ish Missi i jep fund jetës, hidhet nga ndërtesa/ Ja cili ishte postimi i saj i fundit para se të vetëvritej

 

30-vjeçarja Chelsie Kryst, ish miss i SHBA i ka dhënë fund jetës së saj!

Sipas Departamentit të Policisë së New York mësohet se Kryst gjeti vdekjen pasi u hodh nga një ndërtesë në Manhattan.

“Me dhimbje të madhe, njoftojmë ndarjen nga jeta të Cheslie”, njoftoi familja e saj në një deklaratë për mediat e huaja. “Ajo frymëzoi njerëzit në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj. Ajo ishte një njeri i kujdesshëm, që dhuronte dashuri.”

Kyrst, e cila u kurorëzua Miss SHBA në vitin 2019, ka postuar një foto në Instagram para se ti jepte fund jetës, ku shkruan: “Kjo ditë ju sjellë prehje dhe paqe”.


1/9

2022/01/30

PËRUROHET LIBRI I AKADEMIKËS VILHEME VRANARI NË VLORË"Lidhja Demokratike e Gruas,Vlorë"

 


E NDERUARA AKADEMIKE ,ZNJ.VILHEME VRANARI


JU  KËRKOJË NDJESË PUBLIKE  QË NUK JAM NË GJENDJE FIZIKE TË MARRË  PJESË NË KËTË EVENIMENT PËRURUES. 
JU  PERGEZOJË PËRSONALISHT PËR PUNËN TUAJ SHKENCORE-PUBLICISTIKE NË EMËR TË AKADEMISË SË SHKENCAVE SHQIPTARO-AMERIKANE(AAAS-IT).

https://atunispoetry.com/2017/01/14/vilheme-vranari-historia-ime-nga-flori-bruqi/

       MOSPJESMARRJA E IME ËSHTË  PË ARSYE SUBJEKTIVE NGASE MË DT. 28.01.2022  KAM PESUAR  FATEQËSI  KOMUNIKACION  pA LENDIME DHE NUK JAM NË GJENDJE PËR TË VOZITË NË KËTO KUSHTE TË PA PËRSHTATSHME MË BORË DERI NË VLORË HEROIKE TË ISMAIL QEMAJLIT DHE ISA BOLETINIT!

REPSEKT PËR JU DHE PJESËMARRËSIT NË KËTË MANIFESTIM MADHËSHTOR! 

 JU PËRSHENDES TE GJITHËVE NË EMËR TË AAAS - IT DHE FAMILJËS SË MADHE TË GJENERALIT ISA BOLETINI NGA ISNIQI I DEÇANIT.

 RESPEKT  TË VECANTE  PËR ZOTNI  FITIMIN  DHE SHUMË TË NDERUARIN BUJAR  LESKAJ.

  FLORI BRUQI

PRISHTINË,30.01.2022.

----- Forwarded message -----
From: Vilhelme Haxhiraj <haxhirajvilhelme@gmail.com>
To: Flori Bruqi <ptcflomed@yahoo.co.uk>
Sent: Sunday, 30 January 2022, 11:32:02 CET
Subject: Përshëndetje Prof.dr. e akademik, Flori Bruqi!

Miku ynë i mirë Flori, dëshirojmë të jeni mirë! U bën kohë që nuk jami parë , madje as kemi komunikuar.  Gjithsesi unë u dërgoj ndonjë shkrim, për të mos i prerë lidhjet.  Fatkeqësisht unë qysh dy vite të shkuara lëviz shumë pak, por me patericë, pasi vuaj  nga osteoporoza në gjunjë. Më e keqja është se, më shoqërojnë dhimbjet ditë e natë. Megjithatë punoj në krijimtari. Si anëtare e  Akademisë, ju njoftoj:
      Ditën e Diel, më 6 shkurt, 2022, promovoj librin tim "Lidhja Demokratike e Gruas,Vlorë" që e kam themeluar unë. Ky përurim bëhet në jubuileun e 30 vjetorit të organizatës së Gruas.  Uë ju kam bërë një ftesë që të jeni i pranishën. Tubimin e organizon Ish ministri i Kulturës dhe deputeti Bujar Leskaj, i cili  dëshiron të jeni i pranishëm si  një personalitet i kulturës së kombit shqiptar.  Nëse do të vini, duhet t'ma konfirmoni.
Unë dhe Fitimi Ju presim me kënaqësi,  Kurse Z,Bujar e quan nder ardhjen tuaj. 
Të fala dhe përqafime miqësore"
Fitim Haxhiraj dhe Vilhelme

Vlorë,30,1.2022


F T E S Ë

Z. PROF. dr.& akademik Flori Bruqi

 Drejtor i mardhënieve me publikun Kosovë, Shqipëri, Maqedoni!

    Jeni i ftuar të merrni pjesë në përurimin e librit tim të fundit, me titull, Lidhja Demokratike e Gruas Vlorë(LDG)- ( 6.2.1992-6.2.2022). Libri përurohet në jubileun e tridhjetëvjetorit të LDG Vlorë, ditën e diel, 6 shkurt, 2022, në Lungomare, Vlorë, Lokal “Mustafa”. Ora 10 oo para dite.

        Jeni i mirëpritur dhe i dëshiruar nga të gjithë.

                                                  Vilhelme Vrana Haxhiraj

 Vlorë, 30.1.2022


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...