Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/20

Kisha Ortodokse Serbe është ajo që është keqpërdorur vazhdimisht nga Serbia si instrument politik kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

 

Kurti për Manastirin e Deçanit: Do të angazhohemi maksimalisht që të ruhen të drejtat legjitime

news image

Kohë më parë  kryeministri Albin Kurti ka folur për Manastirin e Deçanit. Ai tha se do të angazhohen për ruajtjen e të drejtave legjitime.

Shtetet e QUINT-it kanë kërkuar zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit, mirëpo Kurti ka thënë se Manastirit i Deçanit siç e dimë të gjithë është pjesë e një mozaiku të pasur kulturor të Kosovës.

Ai tha se Kisha Ortodokse Serbe është ajo që është keqpërdorur vazhdimisht nga Serbia si instrument politik kundër Kosovës dhe shqiptarëve.


Kurti gjithashtu tha se liderët fetarë të Manastirit duhet të kërkojnë zgjidhje përmes dialogut e marrëveshjes me popullatën lokale.

Çështja e pronësisë së tokave përreth Manastirit nuk ishte vendosur nga ndonjë gjykatë përkatëse dhe Gjykata Kushtetuese, besoj që nuk është dashur të marr vendim mbi një çështje pa u konsumuar të gjitha shkallët e tjera juridike. Manastirit i Deçanit siç e dimë të gjithë është pjesë e një mozaiku të pasur kulturor të Kosovës. Fatkeqësisht, Kisha Ortodokse Serbe është ajo që është keqpërdorur vazhdimisht nga Serbia si instrument politik kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Ne do të angazhohemi maksimalisht që të ruhen të drejtat legjitime të Manastirit por edhe liderët fetar të Manastirit ta bëjnë pjesën e tyre duke kërkuar zgjidhje përmes dialogut e marrëveshjes me popullatën lokale dhe unë besoj që një gjë e tillë që është e mundur”, ka thënë ai.

KUSHTETUTA E KAÇANIKUT DHE STATUTI I KOMUNËS SE DEÇANIT- STRUKTURIMI I PARË SHTETËROR I KOSOVËS


(Kumtesë e lexuar në akademinë e mbajtur me rastin e 10 vjetorit të rënies heroike të komandant Sali Çekaj)

Nga Arif Molliqi, Hamburg

Në përvjetorët sy ky i sotme, 10 vjetorit të rënies heroike të heronjve, sipas konceptit gjithmonë-përkujtim, ose akademi përkujtimore, shpesh nga çasjet se si nisemi, ndodhë që nuk arrijmë ta prekim rolin e rëndësishme që ka figura e heronjve siç është figura shumë kuptimplote e Sali Çekaj. Përpjekjet tona, gjithmonë qëllimmirë, herë-herë dalin jashtë vlerësimeve kur nuk kanë taban studimi shkencor, institucional dhe gjithëkombëtar. Me ngushtimin e përfytyrimit të figurës, duke e veshur me folklorizëm të tepruar, shpesh biem në kundërshtim me karakterin kryesor që kishte heroi, dhe kam frikë, se sikur të na dëgjonte vete heroi, do të shqetësohej për ne. Biem në kundërshtim më virtytin themeltar të personalitetit për të cilin marrim guxim dhe flasim si: për guximin intelektual, moral, guximin si luftëtar, si intelektual, politikan e diplomat.
 Prandaj, kur flasim për Sali Çekajn, duhet të jemi të kujdesshëm, ashtu siç ishte ai i kujdesshëm ndaj kauzës sonë kombëtare. Sepse, në kapërcimin e fundshekullit që lamë pas, personaliteti me i kompletuar dhe më shumëdimensional në çlirimin e Kosovës, ishte Sali Çekaj. Ai ishte së pari; prind i mirë, jurist, politikan, diplomat, organizator dhe si luftëtar largpamës për çështje kombëtare. Sali Çekaj nuk ishte folklorist në dashurinë për Atdheun e as në politikë. Të gjitha këto virtyte i kishte heroi Sali Çekaj, andaj unë kësaj radhe, duke mbetur në kornizat e përkujtimit, po marrë guxim, njëherë edhe leje, që t´ua përkujtoj kësaj radhe vetëm karakterin institucional që kishte heroi Sali Çekaj ndaj shtetit të Kosovës dhe çështjes kombëtare në përgjithësi.
 Në rrethanat historike në të cilat po përfundonte shekulli i kaluar, të shqiptaret po përvetësohej koncepti i çlirimit nga sundimit shumëvjeçar serb, më gjithë karakterin kozmopolit, universialist, multietnik që mbanin krerët dhe politikanët e atëhershëm të Kosovës. Duke e pa ketë gjendje të krijuar ndër politikanët kosovar-shqiptar, kuvendi i Serbisë në vitin 1989, suprimoj Autonominë e Kosovës që ishte krijuar sipas Kushtetutës se vitit 1974. Regjimi serbo-jugosllav, ju mohoj edhe ato pak të drejta që kishin shqiptarët e Kosovës, dhe kështu filluan më burgosje dhe vrasjen e shumë shqiptarëve. Mirëpo, intelektualët shqiptarë të Kosovës, duke e parë se politika e Serbisë ishte një politikë shfarosëse për popullin shqiptar të Kosovës, të mbledhur në Dhjetor 1989, formuan të parën Parti politike në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës. Formimi i LDK-së, ia hapi udhën pluralizmit-sistemit shumë partiak në Kosovë. Ky hap i guximshëm për kohën i dha mundësi përveç formimit të partive tjera politike, edhe formimit të Shoqatës se Pavarur të Juristëve të Kosovës. Me formimin e kësaj shoqate, Deçani ishte ndër të parët që në muajin maj të vitit 1990, që formohet Shoqata e pavarur e Juristëve të Kosovës Dega në Deçan.
 Këshillit nismëtar të Shoqatës se Juristëve në Deçan, përbehej nga Sali Çekaj, Xhevdet Lataj, Isat Mushkolaj e të tjerë. Në Kuvendin e parë pas fjalës se rastit të paraqitur nga Sali Çekaj, kuvendi ka vazhduar më rendin e punës ku mes tjerash ishte edhe zgjedhja e kryesisë dhe kryetarit të Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës Dega në Deçani. Kryetar i Shoqatës se pavarur te Juristëve të Kosovës Dega në Deçan, u zgjodh Sali Çekaj, i cili u votua unanimisht dhe pa asnjë kundërkandidat. Kurse Isat Mushkolaj është zgjedhur sekretar i degës.
 Meqë në ketë kohë në bazë të Nenit 89, të Kushtetutës së  Republikës se Kosovës, kuvendet komunale obligoheshin që të hartonin statutet në harmoni më dispozitat e kësaj kushtetute, Shoqata e pavarur e Juristëve të Kosovës Dega në Deçan, mori nismën që të gjitha aktet normative të komunës se Deçanit të kenë bazën juridike dhe kushtetuese në Kushtetutën e Kaçanikut. Ketë detyrë gjithsesi e mori Sali Çekaj për ta jetësuar shtetin e Kosovës dalë nga Kushtetuta. Mirëpo, që nisma të ketë karakter institucional, Shoqata e pavarur e Juristëve të Kosovës Dega në Deçan, organizoj takimin e saj të punës që nga ai takim të dilnin edhe kornizat fillestare të nismës kushtetuese. Mbledhja u mbajt me 10 tetor 1990 në shkollën fillore “Isa Boletini” në Isniq, ku ndër vendimet me të rëndësishme ishte formimi i grupit punues, të ashtuquajtur; komisionit të juristëve nga Deçani për hartimin e Statutit të komunës së Deçanit në mbështetje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
 Për përgatitjen e kësaj mbledhje ishte caktuar Rrustem Bruqi, që sipas udhëzimeve të Sali Çekajt, kryetar i shoqatës, Rrustemi do ti zgjidhte edhe bashkëpunëtorët në përgatitjen e kësaj mbledhje. Sipas disa deklaratave nga juristet deçanas, në mbledhjen e mbajtur merrnin pjesë diku 34 jurist dhe se mbledhjen e udhëhoqi Sali Çekaj, Rrustem Bruqi dhe Isat Mushkolaj. Pasi Sali Çekaj, e hapi mbledhjen e Isniqit, iu drejtua të pranishmëve më një fjalë rasti ku ndër të tjera tha: “ Situata e sigurisë dhe ajo politike në Kosovë është shumë e tensionuar nga terrori dhe represioni serbo-malazezë.”
 Më pas u diskutua edhe situata në Kosovë pas 2 korrikut dhe 7 shtatorit 1990, çka ky tubim i vazhdoi punimet me rendin e punës:Formimi i grupit punues –komisioni i juristëve nga Deçani për hartimin e Statutit të komunës së Deçanit në harmoni më Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të miratuar në Kaçanik më 7 shtator 1990.
 Pas diskutimeve dhe vlerësimeve të shumta mes juristëve, emërohen koordinatorët dhe anëtarët e grupit punues më këtë përbërje:  Isat Mushkolaj-koordinator i komisionit, Xhevdet Lataj, anëtar, Rrustem Bruqi, anëtar, Isa Demukaj, anëtar, Pash Kuqi, anëtar dhe Njazi Hylaj, anëtar, kurse Sali Çekaj këshillëdhënësi dhe udhëzuesi kryesor i grupit koordinues. Mbledhja e 10 tetorit nxori përfundimin që komisioni ti filloj punët për hartimin e Statutit të Komunës së Deçanit në harmoni më Kushtetutën e RK.  Më vonë grupit punues, gjegjësisht komisionit për hartimin e statutit i bashkëngjitet edhe Zeqir Ramosaj, sekretar i atëhershëm i komunës së Deçanit.
 Është më rëndësi se juristet kishin nxjerr edhe një vendim që teksti i statutit të Komunës duhej patjetër të kaloi për shqyrtim dhe aprovim në mbledhjen e delegatëve të Kuvendit Komunal. Grupi koordinator konsultimet i mbante gjithmonë në zyrën e avokatit Xhevdet Lataj pasi aty Salihu kishte mundësi të takohej më Xhevdetin për ta përcjellë mirëvajtjen e punëve të grupit.
 Sipas atyre pak të dhënave që kanë mbetur ose, dëshmive shumë të përgjysmuara që tani japin Njazi Hylaj, Pash Kuqi, Haki Balaj e të tjerë, Statuti i komunës së Deçanit kishte 127 nene dhe kishte një strukturë, përafërsisht kështu:
 -Pushteti Legjislativ -dispozitat e përgjithshme, punuar nga juristi  Xhevdet Lataj
 -Organizimi i Territorit Komunal- punuar nga Xhevdet Lataj dhe Njazi Hylaj,
 -Liritë dhe të Drejtat e Qytetarëve,- punuar nga Isa Demukaj dhe Rrustem Bruqi.
 Si dhe dispozitat tjera ligjore të statutit të punuar nga komision i juristëve nga Deçani.
 Mirëpo, teksti i statutit nuk arriti të legalizohet, gjegjësisht të shqyrtohet nga delegatet e kuvendit komunal (sado që herë-herë disa deklarime janë të pasakta se statuti është legalizuar nga delegatet), sepse organet e sigurimit shtetëror serbo-jugosllav u ranë në gjurmë hartuesve të statutit dhe i gjithë grupi u zbulua me 6 nëntor 1990. Gjatë gjykimit të gjithë juristet deçanas të burgosur qëndruan fortë në punën dhe veprimtarin e vet, çka i gjithë grupi u dënua me 20 vjet burg, me Aktgjykimin e Gjykatës se Qarkut në Pejë, P. nr. 3/91, më datë 13 mars 1991.
 Nga ky grup, Sali Çekaj nuk burgoset pasi në çastet e fundit me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe shokëve arrin të arratiset nga Kosova.
 Komuna e Deçanit ishte e vetmja komunë në Kosovë që përpiloj Statutin komunal në mbështetje të Kushtetutës se RK. Mirëpo kjo mbeti një “statut në tentativë” pas nuk arriti të ketë karakter funksional. Marrë në përgjithësi, këtu merita e pamohueshme qëndronte se Shoqata e juristëve e Deçanit, ku kryetar ishte Sali Çekajt, ishte e para shoqatë që tentoj ti jap karakter institucional ligjeve dhe Kushtetutës  së shtetit të Kosovës.
 Të nderuar pjesëmarrës, me lejoni që në fund ta përdor një thënie të Napolonit: Luftën e fitojnë heronjtë, por frytet i gëzojnë qyqarët. E thashë ketë sepse përveç një apo dy rrugëve në Kosovë, sot asnjë institucion shtetërorë, asnjë shkollë, asnjë shesh qyteti nuk e mban emrin e heroit tonë Sali Çekajt.

Vdiç veprimtari i cështjes kombëtare,juristi Isa Muhamet Demukaj

 Juristet e diplomuar: Isa Demukaj, Esat Mushkolaj, Zeqir Ramosaj, Pashë Kuçi, Njazi Hylaj,  Xhevdet Lataj me në krye me koordinatorin e tyre duke parë Sali Çekajt kushtua nevojës që kishte komuna e Deçanit për këtë profil kudrash të gjithë edhe pse u ofruan vende,  kushte më të mira për punë  në anë të ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit  dhe të Kosovës këta juristë janë foto i qëndruan besnik qytetareve dhe komunës së Deçanit, ku shumica prej tyre punonin në Gjykatën komunale, organizata punuese dhe ente dhe institucione të tjera në komunën së Deçanit.

Ish Shoqata e juristeve në komunën e Deçanit e mirënjohur për aktivitet të ngjeshur qysh në muajin  tetor të viti 1990 në mbledhjen e fshehtë, të cilën e mbajtën në fshati Irzniq  morën qëndrim  të prerë që menjëherë të fillohet aktivitetin  e  ngjeshur për hartimin e statutit dhe të rregullores të komunës së Deçanit në frymën e kushtetutës së Kaçanikut, e cila do të harmonizohet në bazë të  dispozitat,  të  “Kushtetutë t e Republikës së Kosovës”, e cila ato ditë ishte shpallur në Kaçanikun e rezistencës së madhe të Lëvizjes kombëtare shqiptare. Në këtë mbledhje u përkrah iniciativa që në grupin  punues për hartimin e statutit dhe të rregullores për komunën e Deçanit të angazhohen  Rrustem Bruçi dhe Hamdi Alaj, kurse Sali Çeku dhe Esat Mushkolaj, kryetar dhe sekretar të shoqatës së juristeve të punojnë në koordinimin e punës rreth fillimit të  hartimin të kushtetutës dhe rregullores së kuvendi të komunës së Deçanit. Esat Mushkolaj, si sekretar i shoqatës së juristeve ishte i ngarkuar që t’i koordinoj punët e grupit punonjës rreth hartimit të statutit dhe rregullores. Pas shumë konsullatave grupet  punues  u murrën vesh në mes veti  për ndarjen e punëve në  hartimin e statutit dhe rregullores për kuvendin e komunës së Deçanit. Në këtë mënyrë për t’i ikur rrezikut anëtaret e grupit punonjës arritjen marrëveshjen në mes veti  për t’i  ndarë punët në hartimin e statutit dhe të rregullores  dhe në fund  të kontaktojnë me kryetarin Sali Çekajt dhe sekretarin e kuvendit të komunës së Deçanit Zeqir Ramosaj.
ImageIsa Demkaj
FOTO GALERI

Kështu pjesën kryesore të këtyre dy dokumenteve me rëndësi të madhe juridike i cili kishte të bëjë  me të drejtat dhe lirit e qytetareve shqiptare u ngarkuan që ta  hartojnë  juristet : Isa Demukaj dhe Xhevdet Lataj. Për pjesën e dytë, e cila kishte të bëjë me organizimin e ri të kuvendit të komunës  së Deçanit u angazhuan që të punojnë edhe Pashë Kuçi dhe Njazi Hylaj, kurse pjesën e tretë e cila kishte të bëjë me raportet ekonomike të komunës së Deçanit u caktua të punoi, sekretari i komunës së Deçanit  Zeqir Ramosaj.

Image
Pash Kuqi
FOTO GALERI

Duke u nisur nga parimi si bashkësi territoriale themelore e mbështetur në pushtetin dhe vetëqeverisjen në bazë të nenit tetëdhjetë e nëntë të kushtetutës së Kosovës, kuvendi i komunës së Deçanit  në mbledhjen e mbajtur në muajin tetor të vitit 1990 miratoi  vendimin  për aprovimin e statutit dhe rregullores të  kuvendit të komunës së Deçanit. Në nenin një të paragrafit  të statutit të ri të komunës shkruan së : “ komuna e Deçanit prej këtij momenti është në përbërje të Republikës  së Kosovës, ku në nenin tetë thuhet së  komuna  ka vulën e vetë me tekst në gjuhen shqip dhe serbo-kroate me këtë përmbajtje: “ Republika e Kosovës, kuvendi i komunës së Deçanit me skemën karakteristike për Republikën e Kosovës, kurse në nenin  njëqind e njëzet e shtatë  të statutit theksohet:” ky statut dhe rregullore për kuvendin e komunës së Deçanit hynë në fuqi ditën e shpalljes në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.

Burgosja e hartuesve të statutit dhe rregullores  të kuvendit të komunës së Deçanit

Pas shpalljes në gazetën zyrtare me tetë nëntor të vitit 1990 nga pushteti i egër serb filloi ndjekjet  dhe burgosjet e hartuesve të statusit dhe rregullores të kuvendit të komunës së Deçanit hartuara në frymën e Kushtetutës së Kaçanikut: Esat Mushkolaj, Xhevdet  Lataj, Zeqir Ramosaj, Isa Demukaj, Pashë Kuçi dhe Njazi Hylaj, të cilët u dërguan për hetime në burgun e Qarkut në Pejë, të cilët mbahen nën  hetime deri me trembëdhjetë  mars të vitit 1991 kur edhe dërgohen në Gjykatën e Gjyqit të Çarkut  në Pejë si anëtar të kolegjit, hartuesit e statutit dhe rregullores të kuvendit të komunës së Deçanit të akuzuan për vepër penale të cenimit  të tërësisë territoriale nga neni njëqind e gjashtëmbëdhjetë alineja dy  lidhur me nenin njëqind e tridhjetë e tetë dhe tetëmbëdhjetë  alineja tre të ligjit të RSFJ : Juristet  “Esat Mushkolaj, dënohet me katër vjet e gjashtë muaj burg, Xhevedet Lataj katër vjet, Isa Demukaj me dy vjet e gjashtë muaj, Pashë Kuçi me tri vjet dhe Nezir Hylaj  me dy vjet burg. Të dënuarit në mbrojtjet e tyre  deklaruan se me vetëdije me  të lartë kombëtare dhe pa kurrfarë frike kanë punuar në hartimin e statutit dhe të rregullores të kuvendit të komunës së  Deçanit,  të cilën e kanë shkruar në frymën e kushtetutës së Kaçanikut, ku e konsideruan veten së kanë veprua në mënyrë legale dhe në fryme të ligjshëm dhe me  punën e tyre kanë shpreh një mendim të lirë i cili është i garantuar me aktet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të kushtetutës së RSFJ.                           

Image
Zeqir Ramosaj
FOTO GALERI

Image

Xhevdet Lataj


Shoqata e Juristëve të Komunës së Deçanit, në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit, Bashkim Ramosaj, organizon Mbledhje komemorative me rastin e shkuarjes në amshim të intelektualit, veprimtarit, gjyqtarit të Gjykatës së Deçanit, Isa Demukaj.

Mbledhja komemorative do mbahet sot më 20 shkurt 2022,
(e diel), në Sallën e Kuvendit komunal të Deçanit, duke filluar nga ora 13.00!
May be an image of 1 person
Isa Demukaj.
Is

2022/02/18

Digjet trageti mes Shqipërisë dhe Greqisë/ Udhëtonte drejt Italisë me 239 pasagjerë në bord

 

Qindra vetë u arrit të shpëtoheshin nga flakët që përfshinë tragetin me të cilin udhëtonin nga Greqia drejt Italisë orët e para të mëngjesit të sot.

Pamjet e transmertuara nga mediat greke treguan mjetin 183 metra të gjatë të pushtuar nga zjarri dhe shtëllungat e mëdha të tymit, ndërsa në altoparlamëntë buçisnin thirrjet për ndihmë. Roja bregdetare greke sqaruan se në bordin e Euroferry Olympia me flamur Italian kishte 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit. Shumica e tyre u arrit të kalonin në varkat e shpëtimit dhe të transferoheshin në portin e Korfuzit.

Aktualisht nuk ka raporte për vdekje apo lëndime. Një person më probleme në frymëmarrje nga tymi u dërgua në spital. Trageti ishte nisur nga Igumenica, porti më i madh në Greqinë perëndimore, drejt portit Italian të Brindisit, që ndodhet rreth nëntë orë larg. Kur ra zjarri, anija ishte në ujerat greke por rrymat e kanë shtyrë së fundi në ato shqiptare, duke bërë që tashmë të gjendet vetëm pak milje nga brigjet tona. Flakët shpërthyen pikërisht kur trageti ishte në afërsi të ishullit të Korfuzit në detin Jon.

“U zgjuam të tmerruar rreth orës 4:20 të mëngjesit. Brenda një ore ne ishim larguar nga anija… Na shpëtoi ekuipazhi, i cili veproi shpejt”, tha një nga pasagjerët për TV Skai përmes telefonit. Trageti është pjesë e flotës së grupit Grimaldi Lines dhe ka një kapacitet deri në 560 pasagjerësh, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Zëdhënësi i Grimaldi Lines, Paul Kyprianou i tha Reuters se shkaku i zjarrit ishte ende nën hetim, ndërsa dëmet e shkaktuara sipas tij janë të rënda, sepse pavarësisht përpjekjeve të ekuipazhit, ka qenë e pamundur që flakët te shuheshin. Në operacionin e shpëtimit u përfshinë të paktën tre anije të rojes bregdetare dhe një anije e guardia di finanzas italiane. Në vitin 2014, 10 persona humbën jetën kur një traget me 466 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit mori flakë teksa lundronte nga Greqia në Itali.

Tre skenarët ushtarakë të Rusisë për të hyrë në Ukrainë

 

Politologu Adri Nurelalri ka shpjeguar në “Top Talk” skenarët e mundshëm se si Ukraina mund të pushtohet nga Rusia, nëse presidenti Vladimir Putin jep urdhrin për luftë.

Ukraina ka qenë në luftë. Ka ndodhur tashmë një pushtim i Krimesë dhe dy krahinave në Donbask. Po ashtu ka pasur luftë hibride, ka pasur sulme të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme në disa forma, shpjegon Nurellari, por shton se ndryshe nga sa kemi parë në të kaluarën, ka ardhur në formën e sulmeve kibernetike, të fushatave të dezinformimit. Ka ardhur si kompleks dhe kjo quhet sot luftë hibride.

Sipas politologut, nga çfarë po ndodh tani, ky lloj kërcënimi që i bëhet, kjo lloj kanosjeje, duke parë dhe deklaratat goxha të ashpra nga vendet perëndimore, së fundi dhe nga SHBA-ja, lihet të kuptohet që jemi në prag lufte:

“Habi nuk ka. Ndryshe nga sa kemi menduar ne, Rusia ka treguar disa herë që është e gatshme të përdorë dhe realizmin klasik, pra gjuhën e dhunës, përkundrejt preferencës që ka Perëndimi për gjuhën e dialogut dhe kompromisit”.

Nurellari flet për skenarin e mundshëm si forcat ruse mund të marrin Ukrainën:

E para është se Rusia kërkon të tërhiqet, por në këmbim kërkon koncensione. Koncensionet e kërkuara tani kanë të bëjnë me një lloj moratoriumi për shtrirjen e NATO-s, në kufijtë e federatës ruse.

Së dyti, është mbyllja e konflikteve të ngrira, të tipit aneksimi i Krimesë. Janë disa çështje të ngrira që kërkojnë një lloj kompromisi të gjerë.

Skenari i tretë është një luftë frontale. Nuk është aq e mundur megjithatë. Por, mund të ketë luftë frontale të pjesshme. Një nga gjërat që po diskutohet dhe që e ka përmendur dhe presidenti Biden, është një sulm për të zgjeruar pjesën e aneksuar dhe për të marrë ato zona që duket se janë pro ruse.

Skenari i luftës frontale ka disa elemente interesante që duhen marrë në konsideratë, kostot financiare dhe njerëzore. Kostot do ishin të papara sepse Ukraina nuk është më si ishte në vitin 2014, është forcuar ushtarakisht, madje dhe psikologjikisht. Sondazhet tregojnë një numër të madh të ukrainasve që janë gati për të luftuar.

Po ashtu, kemi të bëjmë me një situatë, kur Rusia me forcat që ka, mund ta shkelë me këmbë Ukrainën. Një pjesë e luftës mund të përqendrohet në zonat urbane, ku epërsia e artilerive bie, përkundrejt teknikave guerile. Megjithatë, kemi parë se ti mund ta pushtosh një vend, por është e vështirë për ta administruar. Për të administruar një shtet, duhet diku te 1 ushtar për 100 banorë, nëse populli është armiqësor, duhet të paktën 1 për 60 banorë. Është një shtrydhje e madhe e resurseve, duke shtuar këtu dhe premtimet e Perëndimit për ta financuar Ukrainën. Këtu problemi ka për të qenë mbajtja e territorit”.

Politologu thotë se presidenti Putin e ka gjetur Europën dhe Perëndimin në një situatë shumë të brishtë.

SHBA duket e përçarë, kemi një Britani që doli nga Bashkimi Europian, Gjermania kishte largimin e Angela Merkel, kemi një Francë para zgjedhjeve parlamentare, kemi konfliktin për mes nëndetëseve dhe përplasjen mes Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Francës dhe për më tepër kemi krizën energjetike.

Ukraina vetë është prodhuese e 20-30% të drithërave të botës. Edhe Shqipëria furnizohet nga Ukraina, do të ketë pasoja dhe tronditje në shumë tregje. Mund të sjellje tkurrje të investitorëve dhe të lerë pezull investime të mëdha, pasojat janë të rënda.

Ndërsa Rusia ka fituar shumë ekspertizë, si përdorimi i shërbimeve sekrete. Ne akoma nuk e dimë çfarë ka ndodhur me rusët që vdiqën në Durrës. Kanë marrë veprime m’u në zemër të shteteve të fuqishme, siç është Britania e Madhe, e kemi parë në ndërhyrjen mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kina po ashtu është shprehur se nëse do të ketë një konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës, ku do të përfshihet dhe NATO-ja, Kina do të rreshtohet në krah të Rusinë, por për sa kohë që atje po mbahen Lojërat Olimpike, qeveria po qëndron në qetësi.

Megjithatë, skenari i luftës ballë për ballë është i largët, shpjegon Nurellari, pasi Fuqitë e Mëdha e kanë marrë mësimin në vitet ’60, nga kriza e raketave në Kubë.

Që nga vitet ’60, kur bota ndjeu krizën e raketave në Kubë dhe u krijua një vetëdije e vetëpërmbajtjes nga parimi i vetëshkatërrimit të dyanshëm të siguruar. Që ku u arrit kjo vetëdije, nuk ka përplasje mes tre Fuqive të Mëdha, sepse i dinë pasojat. Vetëm nëse Putini lajthit dhe godet vendet baltike, por kjo nuk ndodh kurrë. Nuk do të ketë kurrë luftë të hapur Kinë-Rusi- NATO”.

Nuk ka se si të ketë një përplasje ballore bllok më bllok NATO-Rusi, thotë Nurellari, por mund të ndodhë një situatë e ngjashme me Luftën e Ftohtë, ku konfliktet transferoheshin në palë të treta, si Afganistani, Vietnami, ku i përplasnin forcat në vende të treta. Dhe Ukrainën mund të shohin si një fushëbetejë ku të përplasen forcat.

Një tjetër skenar është që ata të mobilizojnë dhe të mbështesin Luhanskun që të forcohet dhe të marrin më shumë territor. Nuk mendoj se do të ketë një përfshirje të Kinës në këtë lojë.

Top Channel

Prof.Dr.sci.Enver Hoxhaj në Top Talk: Albin Kurti faktor bllokues për Kosovën. Duhet dialog jo demagogji


Nënkryetari i parlamentit të Kosovës, Enver Hoxhaj e cilësoi kryeministrin Albin Kurti si të papërgjegjshëm, që nuk i ka kushtuar rëndësinë e duhur dialogut dhe politikës së jashtme.

I ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel, drejtuar nga Denis Dyrnjaja, ai theksoi se nuk duhen të lihen shanse të tilla si mbështetja e Amerikës.

“Është kauzë e lartë politike ta përmbyllim shtet ndërtimin e Kosovës duke u anëtarësuar në OKB. Kjo arrihet duke bashkëpunuar me britanikë, amerikanë. Kur e shoh këtë vëmendje të madhe amerikane, ku Blinken i dërgoi letër Kurtit duke i thënë se është qëndrimi ynë, del me një listë dhe thotë që qëllimi ynë është të ketë njohje të ndërsjellë, këtë mundësi do duhej të shfrytëzonte Kosova nëse nuk ndodh sa Joe Biden do jetë në Shtëpinë e Badhë, bota mund të ketë lëvizje të tjera tektonike në fushën gjeopolitike, amerikanët mund të kenë prioritete të tjera të politikës së jashtme dhe ne mund të mbesim një temë e hapur në Ballkanin Perëndimor. Ka ndodhur që popuj të caktuar që të humbin shanse të tilla, kemi një kryeministër të paprgjegjshëm, populist që nuk i beson dialogut dhe përpjekja jonë është të mbështesim shtetin, të jemi në shërbim të shtetit”, tha Hoxhaj.

Kujtojmë se Kosova festoi 14-vjetorin e pavarësisë një ditë më parë, ndërsa krerët e shtetit uruan dhe u zotuan për më shumë punë në të mirë të qytetarëve.

Në ditën kur supozohej që të gjithë së bashku të shënjonin përvjetorin e pavarësisë, ndërhyri sërish politika, ku gjatë  fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën solemne të pavarësisë opozita u largua nga salla.

Endrit Hashim Thaçi.: Babi foli me gjyshin e gjyshen e ua uroi të gjithëve 14-vjetorin e pavarësisë

 


news image

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka telefonuar nga Haga prindërit e tij për t’ua uruar 14-vjetorin e Pavarësisë.

Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, Endrit Thaçi.

“Në luftë, në paqe, në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi i lirisë. Më herët foli me gjyshin dhe gjyshen dhe ua uroi të gjithëve 14-vjetorin e pavarësisë. Gëzojeni shtetin”, ka shkruar Endriti.

Ndryshe, ish-kryeministri dhe ish-presidenti Thaçi gjendet në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Thaçi ishte kryeministër në ditën që ishte shpallur Pavarësia dhe deklarata e Pavarësisë ishte lexuar nga ai.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...