Juristet e diplomuar: Isa Demukaj, Esat Mushkolaj, Zeqir Ramosaj, Pashë Kuçi, Njazi Hylaj, Xhevdet Lataj me në krye me koordinatorin e tyre duke parë Sali Çekajt kushtua nevojës që kishte komuna e Deçanit për këtë profil kudrash të gjithë edhe pse u ofruan vende, kushte më të mira për punë në anë të ndryshme të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës këta juristë janë foto i qëndruan besnik qytetareve dhe komunës së Deçanit, ku shumica prej tyre punonin në Gjykatën komunale, organizata punuese dhe ente dhe institucione të tjera në komunën së Deçanit.
Kështu pjesën kryesore të këtyre dy dokumenteve me rëndësi të madhe juridike i cili kishte të bëjë me të drejtat dhe lirit e qytetareve shqiptare u ngarkuan që ta hartojnë juristet : Isa Demukaj dhe Xhevdet Lataj. Për pjesën e dytë, e cila kishte të bëjë me organizimin e ri të kuvendit të komunës së Deçanit u angazhuan që të punojnë edhe Pashë Kuçi dhe Njazi Hylaj, kurse pjesën e tretë e cila kishte të bëjë me raportet ekonomike të komunës së Deçanit u caktua të punoi, sekretari i komunës së Deçanit Zeqir Ramosaj.
Duke u nisur nga parimi si bashkësi territoriale themelore e mbështetur në pushtetin dhe vetëqeverisjen në bazë të nenit tetëdhjetë e nëntë të kushtetutës së Kosovës, kuvendi i komunës së Deçanit në mbledhjen e mbajtur në muajin tetor të vitit 1990 miratoi vendimin për aprovimin e statutit dhe rregullores të kuvendit të komunës së Deçanit. Në nenin një të paragrafit të statutit të ri të komunës shkruan së : “ komuna e Deçanit prej këtij momenti është në përbërje të Republikës së Kosovës, ku në nenin tetë thuhet së komuna ka vulën e vetë me tekst në gjuhen shqip dhe serbo-kroate me këtë përmbajtje: “ Republika e Kosovës, kuvendi i komunës së Deçanit me skemën karakteristike për Republikën e Kosovës, kurse në nenin njëqind e njëzet e shtatë të statutit theksohet:” ky statut dhe rregullore për kuvendin e komunës së Deçanit hynë në fuqi ditën e shpalljes në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.
Burgosja e hartuesve të statutit dhe rregullores të kuvendit të komunës së Deçanit
Pas shpalljes në gazetën zyrtare me tetë nëntor të vitit 1990 nga pushteti i egër serb filloi ndjekjet dhe burgosjet e hartuesve të statusit dhe rregullores të kuvendit të komunës së Deçanit hartuara në frymën e Kushtetutës së Kaçanikut: Esat Mushkolaj, Xhevdet Lataj, Zeqir Ramosaj, Isa Demukaj, Pashë Kuçi dhe Njazi Hylaj, të cilët u dërguan për hetime në burgun e Qarkut në Pejë, të cilët mbahen nën hetime deri me trembëdhjetë mars të vitit 1991 kur edhe dërgohen në Gjykatën e Gjyqit të Çarkut në Pejë si anëtar të kolegjit, hartuesit e statutit dhe rregullores të kuvendit të komunës së Deçanit të akuzuan për vepër penale të cenimit të tërësisë territoriale nga neni njëqind e gjashtëmbëdhjetë alineja dy lidhur me nenin njëqind e tridhjetë e tetë dhe tetëmbëdhjetë alineja tre të ligjit të RSFJ : Juristet “Esat Mushkolaj, dënohet me katër vjet e gjashtë muaj burg, Xhevedet Lataj katër vjet, Isa Demukaj me dy vjet e gjashtë muaj, Pashë Kuçi me tri vjet dhe Nezir Hylaj me dy vjet burg. Të dënuarit në mbrojtjet e tyre deklaruan se me vetëdije me të lartë kombëtare dhe pa kurrfarë frike kanë punuar në hartimin e statutit dhe të rregullores të kuvendit të komunës së Deçanit, të cilën e kanë shkruar në frymën e kushtetutës së Kaçanikut, ku e konsideruan veten së kanë veprua në mënyrë legale dhe në fryme të ligjshëm dhe me punën e tyre kanë shpreh një mendim të lirë i cili është i garantuar me aktet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të kushtetutës së RSFJ.






No comments:
Post a Comment