Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/22

Millorad Dodik: Bosnja duhet të qëndrojë krejtësisht neutrale ndaj zhvillimeve në Ukrainë

 


news image

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, tha më 22 shkurt se ky shtet duhet të qëndrojë “krejtësisht neutral” sa i përket zhvillimeve në Ukrainë.

Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, dhe miratoi dërgimin e trupave ruse në atë zonë.

Dodik komentoi deklaratat e dy anëtarëve të tjerë të Presidencës të Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Shefiq Xhaferoviq që dënuan sulmin rus ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Dodik tha se ata kanë keqpërdorur situatën.

“Ky nuk është qëndrimi i Bosnje e Hercegovinës. Presidenca është përgjegjëse për drejtimin e politikës së jashtme. Ata në këtë mënyrë po vazhdojnë ta përçajnë Bosnjën, të dalin nga organet zyrtare. Qëndrimi i tyre mund të konsiderohet si qëndrim privat”, tha Dodik.


Sipas tij, gjëja më realiste që mund të pritet nga Bosnje e Hercegovina në këto momente është që të qëndrojë neutrale.

“Që të gjithë kemi simpatitë tona, nëse dëshironi unë mund të flas për simpatitë e mia personale, por mendoj se është e panevojshme që ta bëj tani. Fakti që Komshiq dhe Xhaferoviq u rreshtuan flet se nuk iu intereson Bosnje e Hercegovina dhe nuk e përfaqësojnë atë”.

Ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield, e cituar nga CNN, tha në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën në mbrëmje se njohja e rajoneve pro-Moskës nga Putin ishte një “përpjekje për të krijuar një pretekst për një pushtim të mëtejshëm”.

 

Vladimir Putin ka urdhëruar hyrjen e trupave ruse në territoret e Ukrainës Lindore të kontrolluara nga separatistët pro-Moskës duke e përshkruar këtë si një mision “paqeruajtës”.

Urdhri erdhi vetëm pak orë pasi vetëm disa orë pasi presidenti rus firmosi dekretet për njohjen e pavarësisë së rajoneve të mbështetura nga Moska. Është e paqartë nëse këto lëvizje të forcave të Moskës shënojnë fillimin e një pushtimi të Ukrainës, për të cilin udhëheqësit perëndimorë kanë paralajmëruar për javë të tëra.

Por shumë zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë paralajmëruan se ky mund të jetë hapi i parë i një operacioni më të madh ushtarak dhe një sulmi gjithëpërfshirës të Rusisë ndaj vendit fqinj. Ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield, e cituar nga CNN, tha në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën në mbrëmje se njohja e rajoneve pro-Moskës nga Putin ishte një “përpjekje për të krijuar një pretekst për një pushtim të mëtejshëm”.

Pretendimi se forcat ruse po hyjnë atje si “paqeruajtëse” është “marrëzi”. Ne e dimë shumë mirë se çfarë janë ata në të vërtetë,” tha Thomas-Greenfield. Presidenti Zelensky deklaroi se nuk e pranojnë lëshimin e dy territoreve, ndërsa tha se pret ndihmë të efektshme nga perëndimi.

Zelensky: Kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës mbeten në fuqi pavarësisht deklarave ruse. Ne nuk do t’i dhurojmë asgjë, askujt. Pres ndihmën e perëndimit; tani do të tregohet se kush është “një mik i vërtetë dhe partner”, dhe kush do të vazhdojë do ta frikësojë Rusinë vetëm me fjalë.
44 vjeçari theksoi, se Ukraina do t’i qëndrojë besnike rrugës diplomatike, ndërsa ka thirrrur një samit urgjent të formatit të Normandisë, edhe pse thotë se vendi i tij nuk i druhet pushtimit dhe se rusët do të hasin në rezistencë të fortë.

Nëse pushtohet Ukraina,Volodymyr Zelensky “ikën i pari”: SHBA bisedime për largimin e presidentit

 

Kapiteni është i fundit që braktis anijen në mbytje, por ky nuk do të jetë rasti i Volodimir Zelenskyt nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën.

Zyrtarët e administratës Biden kanë diskutuar me qeverinë ukrainase planet që presidenti Volodymyr Zelenskyy të largohet menjëherë nga Kievi sapo të fillojë mësymja e Moskës.

Sipas planit, ai do të zhvendoset në Lviv në Ukrainën perëndimore, rreth 50 milje nga kufiri polak, aty ku u dërgua dhe stafi i ambasadës amerikane pohuan burime që janë në dijeni të këtij propozimi. Presidenti Joe Biden dhe Zelenskyy komunikuan në telefon të hënën, e me sa duket, edhe lëvizjet që e presin kreun e shtetit ukrainas kanë qenë pjesë e bisedës. SHBA evakuoi pjesën më të madhe të stafit të ambasadës së saj në Kiev më 12 shkurt dhe zhvendosi operacionet në Lviv për shkak të shqetësimeve të sigurisë në lidhje me forcimin e vazhdueshëm ushtarak të Rusisë në kufirin ukrainas. Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë tani për një pushtim të afërt e thonë se forcat ruse mund të arrijnë shpejt në Kiev.

Një zëdhënës i Zelenskyt sakaq mohon që të jetë diskutuar largimi i mundshëm i tij e tha se nuk është në dijeni nëse ka pasur bisedime të tilla mes zyrtarëve të nivelit më të ulët në qeveritë e SHBA-së dhe Ukrainës. Pavarësisht komenteve të Zelenskyy në javët e fundit se qeveria e SHBA dhe ajo perëndimore po mbivlerësonin kërcënimin e një ofensive ruse, qeveria e tij është përgatitur në mënyrë diskrete për një sulm të mundshëm ushtarak rus dhe ka zhvendosur infrastrukturën e ndjeshme të IT dhe elementët e komandës ushtarake jashtë Kievit. Ndërsa përpiqet të shmangë nxitjen e panikut në deklaratat e saj publike, qeveria ukrainase gjithashtu është përpjekur t’u tregojë rusëve se ata do të përballen me rezistencë të ashpër.

NATO e BE: Veprimet e Rusisë në Ukrainë, akt i hapur lufte!

 

Njohja e pavarësisë së rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut nga ana e Moskës, u prit me festime në këto dy krahina të Ukrainës Lindore, të kontrolluara prej vitesh nga separatistët pro-rusë.

Por ky hap i Vladimir Putin është kritikuar ashpër nga BE-ja, që e cilësoi një akt lufte. Komisionari Europian për Drejtësinë ,Didier Reynders, deklaroi se nga ky moment, blloku është i gatshëm të vendosë sankione kundër Moskës.

Duke folur për transmetuesin belg, RTBF, Reynders sqaroi se për këtë, do të nevojitet që të ketë pajtueshmëri unanime mes vendeve anëtare. Masat sipas tij, do të vijnë duke u shtuar gradualisht, vnë varësi të veprimeve ruse. Lloji i parë i sanksioneve mund të lidhet me ndalesën e udhëtimeve ndaj individëve të caktuar dhe sanksione kundër subjekteve ekonomike, përmes konfiskimit të aseteve në Europë dhe më tej.

Përveç kësaj, Reynders ka thënë “se do të jetë e nevojshme të garantohet që nuk do të ketë më importim të mallrave dhe shërbimeve nga Rusia, sic është energjia, ndërsa do të ndërpritet qasja globale e Rusisë në shërbimet financiare”.“Gjithçka është në tavolinë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i dënoi veprimet e Rusisë –duke theksuar se kjo lëvizje “vetëm sa minon” më shumë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainë.

Shefi i shërbimeve sekrete të Rusisë zt.Sergei Naryshkin,i përballur me një situatë mjaft të sikletshme për të,nisi të belbëzonte.

Shefi i shërbimeve sekrete të Rusisë është përballur me një situatë mjaft të sikletshme për të.

Përballë këmbënguljes së presidentit Vladimir Putin që t`i përgjigjej nëse e mbështeste apo jo vendimin e tij për të njohur si të pavarura dy rajonet separatiste të Ukrainës Lindore të mbështetura nga Kremlini, Sergei Naryshkin nisi të belbëzonte.

Videoja që tregon këtë moment, u përhap me shpejtësi në rrjet.

Incidenti me shefin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, ndodhi gjatë një takimi të Këshillit rus të sigurisë të hënën, kur Putin nisi t`i pyeste një e nga një secilin prjj anëtarëve. Naryshkin duket po ngurronte e nuk po shprehej qartë. Putini e ndërpret disa herë.

Sipas The Guardian, presidenti poi bënte presion që të mbështeste njohjen e Donetskut dhe Luhanskut si shtete të pavarura dhe jo si pjesë të Ukrainës.

Ai madje insistoi dy herë që Naryshkinin të “fliste hapur “. Ky i fundit u përgjigj se mbështeste idenë që rajonet “të bëheshin pjesë e Rusisë”, duke e shtyrë Putinin t’i thoshte se nuk po diskutohej kjo aktualisht dhe se në shqyrtim, ishte vetëm pavarësia e tyre.

Presidenti rus zt.Vladimir Putin shkëput provincat ukrainase, Biden firmos urdhrin ekzekutiv: Nis “ofensivën”!

 

Presidenti amerikan Joe Biden reagoi me shpejtësi pas vendimit të homologut rus, Vladimir Putin për të njohur mëvetësinë e dy rajoneve separatatiste në lindje të Ukrainës, një lëvizje kjo të cilën me gjasë mund ta përdorë dhe si pretekst për pushtimin e paralajmëruar prej kohësh nga SHBA se mund të ndodhë në çdo moment.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi lëshimin e një urdhri ekzekutiv i cili do të “ndalojë cdo investim të ri, tregtinë dhe financimin nga Shtetet e Bashkuara të personavë të lidhur me dy provincat e kontrolluara prej vitesh tashmë nga mbështetës të Moskës, Donetsk and Luhansk.

Jen Psaki : Urdhri autorizon sanksionimin e çdo personi që operon në ato zona të Ukrainës. Shpejt, do të ketë dhe masa të tjera shtesë të lidhura me atë shkelje flagrantë të angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë.

Shtëpia e Bardhë megjithatë sqaroi se sanksionet në fjalë nuk janë saktësisht ato për të cilat SHBA-ja paralajmëron prej javësh. Tërmeti i vërtetë i masave ndëshkuese që përmend Washingtoni do të nisë nëse Moska fillon një sulm të përgjithshëm mbi shtetin fqinj. Ai thuhet se do ta gjymtojë sektorin bankar të Rusisë, duke i reduktuar aksesin në tregje e duke shënjestruar vetë Putinin dhe njerëzit afër tij.
Një dite më parë, presidenti rus njohu si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë që Perëndimi druhet se do të shkaktojë një luftë madhore.
Putin e përshkroi Ukrainën si pjesë integrale të historisë së Rusisë dhe tha se Ukraina lindore ishte tokë e lashtë ruse dhe se ai kishte besim se populli rus do ta mbështeste vendimin e tij. Pak orë më vonë, shefi i Kremlinit urdhëroi forcat ruse “të ruajnë paqen në Ukrainën lindore”. Por nuk është menjëherë e qartë nëse dhe kur trupat do të hyjnë në këtë vend.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka urdhëruar ministrinë e ekonomisë të bllokoje procesin e certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream II”, pavarësisht rëndësisë së madhe që ky projekt ka për vendin e tij.

 

Vendimi i Moskës për të mbështetur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, duket se mbushi edhe kupën e durimit të Gjermanisë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka urdhëruar ministrinë e ekonomisë të bllokoje procesin e certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream II”, pavarësisht rëndësisë së madhe që ky projekt ka për vendin e tij.

“Vendimi tingëllon si teknik, por është një hap i nevojshëm administrativ, në mënyrë që të mos ndodhë certifikimi i tubacionit. Pa këtë certifikim ‘Nord Stream II’ nuk mund të hyjë në funksion”, u tha Scholz gazetarëve në Berlin.

Putin më herët i kërkoi ministrit të Mbrojtjes, Sergey Shoygu që të “siguronte paqen, siç e paraqiti ai, në rajonet separatiste në Lindje të Ukrainës. Frika tani është se kjo mund të përdoret si pretekst për një sulm më të gjerë të Moskës mbi vendin fqinj, në kufirin me të cilin me dhjetëra mijëra trupa ruse presin vetëm një shenjë nga Kremlini për të nisur mësymjen.

Punimet për ndërtimin e Nord Stream 2 nisën në maj 2018 dhe përfunduan shtatorin e vitit të kaluar. Me anë të gazsjellësit 1200 kilometra të gjatë, i cili përbëhet nga dy tubacione, Gjermania pritet të merrte nga Rusia më shumë gaz se deri tani. Por, tashmë është e paqartë se kur në këto tubacione, do të rrjedhë gaz vertet.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...