Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/22

Sipas njoftimit të Minstrit të Mbrojtjes, Armend Kadri Mehaj, stërvitja do të mbahet në Gjermani dhe do të udhëhiqet nga Ushtria Amerikane në Evropë

 


news image




Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.

“Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes , sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.

Miratohet në parim Projektligji për policinë ushtarake,Armend Kadri Mehaj: Kosova më afër NATO-s

 


news image

Kuvendi i Kosovës me mbështetje të deputetëve të opozitës dhe pozitës, me 61 vota pro ka votuar në parim Projektligjin për policinë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Arsyetimin e këtij projektligji e ka bërë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se rregullimi i misionit dhe statusit të policisë ushtarake me ligj është një hap drejt anëtarësimit në NATO.

Është hera e parë që statusi dhe misioni i policisë ushtarake rregullohet me ligj të veçantë. Duke marrë parasysh se synimi Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të policisë ushtarake me ligj është një hap drejt realizimit të këtij synimi strategjik të Republikës së Kosovës… Prandaj kërkoj që policia ushtarake të ketë autorizime specifike ligjore në mbështetje të misionit. Andaj, Ministria e Mbrojtjes kërkon shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji”, tha ai.

Për votimin e këtij projektligji është dashur të pritet të bëhet kuorumi, por kryeparlamentari Glauk Konjufca përmendi edhe masat që duhet të merren ndaj deputetëve për të funksionuar si duhet Kuvendi i Kosovës.

Po më duket pa e bërë si në shkollë fillore me tri mungesa nuk funksionon ky Kuvend. Mirë, 61 me ‘mezi’”, theksoi Konjufca.

Ndërsa, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arkivat Shtetërore është shtyrë për një seancë tjetër, për shkak të mungesës së ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku.

Dmitry Medvedev, ish-kryeministri i Rusisë ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, pas vendimit të Gjermanisë për ndalimin e certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2.

 


news image


Medvedev ka paralajmëruar se evropianët së shpejti do të paguajnë nga 2 mijë euro për 1 mijë metra kub të gazit natyror.

“Mirë se vini në botën e re guximtare ku evropianët së shpejti do të paguajnë 2 mijë euro për 1 mijë metra kub të gazit natyror”, shkroi Medvedev, zv. presidenti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sot ka njoftuar se vendi i tij do ta pezullojë për një periudhë të caktuar vënien në punë të gazsjellësit Nord Stream 2 për shkak të aktiviteteve të fundit të Rusisë në Ukrainën lindore.

Millorad Dodik: Bosnja duhet të qëndrojë krejtësisht neutrale ndaj zhvillimeve në Ukrainë

 


news image

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, tha më 22 shkurt se ky shtet duhet të qëndrojë “krejtësisht neutral” sa i përket zhvillimeve në Ukrainë.

Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, dhe miratoi dërgimin e trupave ruse në atë zonë.

Dodik komentoi deklaratat e dy anëtarëve të tjerë të Presidencës të Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Shefiq Xhaferoviq që dënuan sulmin rus ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Dodik tha se ata kanë keqpërdorur situatën.

“Ky nuk është qëndrimi i Bosnje e Hercegovinës. Presidenca është përgjegjëse për drejtimin e politikës së jashtme. Ata në këtë mënyrë po vazhdojnë ta përçajnë Bosnjën, të dalin nga organet zyrtare. Qëndrimi i tyre mund të konsiderohet si qëndrim privat”, tha Dodik.


Sipas tij, gjëja më realiste që mund të pritet nga Bosnje e Hercegovina në këto momente është që të qëndrojë neutrale.

“Që të gjithë kemi simpatitë tona, nëse dëshironi unë mund të flas për simpatitë e mia personale, por mendoj se është e panevojshme që ta bëj tani. Fakti që Komshiq dhe Xhaferoviq u rreshtuan flet se nuk iu intereson Bosnje e Hercegovina dhe nuk e përfaqësojnë atë”.

Ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield, e cituar nga CNN, tha në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën në mbrëmje se njohja e rajoneve pro-Moskës nga Putin ishte një “përpjekje për të krijuar një pretekst për një pushtim të mëtejshëm”.

 

Vladimir Putin ka urdhëruar hyrjen e trupave ruse në territoret e Ukrainës Lindore të kontrolluara nga separatistët pro-Moskës duke e përshkruar këtë si një mision “paqeruajtës”.

Urdhri erdhi vetëm pak orë pasi vetëm disa orë pasi presidenti rus firmosi dekretet për njohjen e pavarësisë së rajoneve të mbështetura nga Moska. Është e paqartë nëse këto lëvizje të forcave të Moskës shënojnë fillimin e një pushtimi të Ukrainës, për të cilin udhëheqësit perëndimorë kanë paralajmëruar për javë të tëra.

Por shumë zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë paralajmëruan se ky mund të jetë hapi i parë i një operacioni më të madh ushtarak dhe një sulmi gjithëpërfshirës të Rusisë ndaj vendit fqinj. Ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield, e cituar nga CNN, tha në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën në mbrëmje se njohja e rajoneve pro-Moskës nga Putin ishte një “përpjekje për të krijuar një pretekst për një pushtim të mëtejshëm”.

Pretendimi se forcat ruse po hyjnë atje si “paqeruajtëse” është “marrëzi”. Ne e dimë shumë mirë se çfarë janë ata në të vërtetë,” tha Thomas-Greenfield. Presidenti Zelensky deklaroi se nuk e pranojnë lëshimin e dy territoreve, ndërsa tha se pret ndihmë të efektshme nga perëndimi.

Zelensky: Kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës mbeten në fuqi pavarësisht deklarave ruse. Ne nuk do t’i dhurojmë asgjë, askujt. Pres ndihmën e perëndimit; tani do të tregohet se kush është “një mik i vërtetë dhe partner”, dhe kush do të vazhdojë do ta frikësojë Rusinë vetëm me fjalë.
44 vjeçari theksoi, se Ukraina do t’i qëndrojë besnike rrugës diplomatike, ndërsa ka thirrrur një samit urgjent të formatit të Normandisë, edhe pse thotë se vendi i tij nuk i druhet pushtimit dhe se rusët do të hasin në rezistencë të fortë.

Nëse pushtohet Ukraina,Volodymyr Zelensky “ikën i pari”: SHBA bisedime për largimin e presidentit

 

Kapiteni është i fundit që braktis anijen në mbytje, por ky nuk do të jetë rasti i Volodimir Zelenskyt nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën.

Zyrtarët e administratës Biden kanë diskutuar me qeverinë ukrainase planet që presidenti Volodymyr Zelenskyy të largohet menjëherë nga Kievi sapo të fillojë mësymja e Moskës.

Sipas planit, ai do të zhvendoset në Lviv në Ukrainën perëndimore, rreth 50 milje nga kufiri polak, aty ku u dërgua dhe stafi i ambasadës amerikane pohuan burime që janë në dijeni të këtij propozimi. Presidenti Joe Biden dhe Zelenskyy komunikuan në telefon të hënën, e me sa duket, edhe lëvizjet që e presin kreun e shtetit ukrainas kanë qenë pjesë e bisedës. SHBA evakuoi pjesën më të madhe të stafit të ambasadës së saj në Kiev më 12 shkurt dhe zhvendosi operacionet në Lviv për shkak të shqetësimeve të sigurisë në lidhje me forcimin e vazhdueshëm ushtarak të Rusisë në kufirin ukrainas. Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë tani për një pushtim të afërt e thonë se forcat ruse mund të arrijnë shpejt në Kiev.

Një zëdhënës i Zelenskyt sakaq mohon që të jetë diskutuar largimi i mundshëm i tij e tha se nuk është në dijeni nëse ka pasur bisedime të tilla mes zyrtarëve të nivelit më të ulët në qeveritë e SHBA-së dhe Ukrainës. Pavarësisht komenteve të Zelenskyy në javët e fundit se qeveria e SHBA dhe ajo perëndimore po mbivlerësonin kërcënimin e një ofensive ruse, qeveria e tij është përgatitur në mënyrë diskrete për një sulm të mundshëm ushtarak rus dhe ka zhvendosur infrastrukturën e ndjeshme të IT dhe elementët e komandës ushtarake jashtë Kievit. Ndërsa përpiqet të shmangë nxitjen e panikut në deklaratat e saj publike, qeveria ukrainase gjithashtu është përpjekur t’u tregojë rusëve se ata do të përballen me rezistencë të ashpër.

NATO e BE: Veprimet e Rusisë në Ukrainë, akt i hapur lufte!

 

Njohja e pavarësisë së rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut nga ana e Moskës, u prit me festime në këto dy krahina të Ukrainës Lindore, të kontrolluara prej vitesh nga separatistët pro-rusë.

Por ky hap i Vladimir Putin është kritikuar ashpër nga BE-ja, që e cilësoi një akt lufte. Komisionari Europian për Drejtësinë ,Didier Reynders, deklaroi se nga ky moment, blloku është i gatshëm të vendosë sankione kundër Moskës.

Duke folur për transmetuesin belg, RTBF, Reynders sqaroi se për këtë, do të nevojitet që të ketë pajtueshmëri unanime mes vendeve anëtare. Masat sipas tij, do të vijnë duke u shtuar gradualisht, vnë varësi të veprimeve ruse. Lloji i parë i sanksioneve mund të lidhet me ndalesën e udhëtimeve ndaj individëve të caktuar dhe sanksione kundër subjekteve ekonomike, përmes konfiskimit të aseteve në Europë dhe më tej.

Përveç kësaj, Reynders ka thënë “se do të jetë e nevojshme të garantohet që nuk do të ketë më importim të mallrave dhe shërbimeve nga Rusia, sic është energjia, ndërsa do të ndërpritet qasja globale e Rusisë në shërbimet financiare”.“Gjithçka është në tavolinë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i dënoi veprimet e Rusisë –duke theksuar se kjo lëvizje “vetëm sa minon” më shumë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...