Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/22

Mashtrimet financiare nëpërmjet rrjeteve sociale dhe celularit

 


Nga Adrian Civici

“Përshëndetje i nderuar mik… ju ndoshta nuk e dini, por në bankën tonë janë depozituar 5 milionë dollarë nga një i afermi juaj që ka jetuar dhe punuar Lagos, Nigeri…. ai tashmë ka vdekur dhe ne nëpërmjet mbiemrit zbuluam se ju jeni pjesë e familjes… dëshirojmë që ju të tërhiqni këtë trashëgimi…. nga ana juaj duhet të mbulohen vetëm shpenzimet juridike dhe ato bankare të transferimit të shumës; “I nderuar Zoti…. unë jam një besimtare e devotshme e krishterë… jetoj e vetme… sapo kam mësuar nga mjekët se jam sëmurë nga një sëmundje e rëndë…. dëshiroj që pasurinë time prej 2 milion dollarë ta vë në shërbim të bamirësisë…kam zgjedhur t’jua dhuroj juve duke qenë e bindur se ju do ta përdorni si duhet këtë pasuri në shërbim të njerëzve në nevojë…në mënyrë që kjo shumë të vijë menjëherë në llogarinë tuaj, ju duhet të paguani vetëm shpenzimet administrative dhe ato të transferimit”; “Ju njoftojmë se jeni shpallur fitues i Lotarisë Ndërkombëtare me qendër në Lagos…keni fituar 3 milion euro…ju lutem më kontaktoni që të fillojmë procedurat e pagesës në llogarinë tuaj bankare…kjo procedurë parashikon dhe disa pagesa administrative që duhet ti mbuloni ju…”.

Janë të shumtë njerëzit që vitet e fundit kanë marrë në adresat e tyre email mesazhe të tilla. Dhe, nuk janë të paktë ata që i “gëzohen këtij fati të papritur” dhe ju përgjigjen personave që kanë dërguar email-et. Një pjesë e tyre shkon akoma dhe më tej “duke bërë pagesat dhe filluar procedurat për transferimin e këtyre miliona dollarëve apo eurove që do ti bënte brenda ditës të pasur”. Ndërkohë, që ka edhe mjaft persona që kanë shkuar deri në Lagos, Abixhan, Bregun e Fildishtë, Liberi, etj., për të “bërë veprimet bankare” dhe atje janë vrarë, janë rrëmbyer ose janë grabitur….”.

Kjo “procedurë” nga e cila vlerësohet se kanë rënë viktimë me qindra mijëra njerëz dhe janë “zhvatur qindra milionë dollarë” njihet me emrin “versioni nigerian i mashtrimit financiar”, ose “krimi 4-1-9” referuar nenit specifik në kodin penal nigerian që sanksionon këtë lloj mashtrimi.

Supriza e parë në përballjen me këtë mashtrim financiar në përmasa të mëdha është konstatimi se ai nuk ishte një “shpikje e re e panjohur”, por në procedurat dhe mënyrën e veprimit i ngjante të ashtuquajturave “letra të të burgosurës spanjolle” të shfaqura në periudhën e luftës anglo-spanjolle të viteve 1585-1604, periudhë në të cilën funksionoi mashtrimi.

Në Evropë, kryesisht nga Spanja, u shpërndanë me mijëra letra në të cilat shkruhej se “një familje e pasur ishte e detyruar të largohej me ngut nga një zonë lufte duke lënë atje vajzën e vetme, trashëgimtaren e një pasurie të madhe të cilën ajo e mbante të fshehur. Kërkohet ndihmë nga një person që mund të dërgojë para për të paguar ardhjen e saj në Evropë. Në këmbim, ky person do shpërblehej bujarisht dhjetë herë më shumë se shuma e dhuruar për udhëtimin e vajzës, por mund të ishte dhe zotëruesi i kësaj vajze shumë të bukur”.

Me mijëra njerëz dërguan ar dhe argjend në adresat e mashtruesve duke i humbur plotësisht ato dhe ëndrrën për fitime financiare dhe zotërimin e një vajze të bukur!

Varianti i dytë i këtij mashtrimi ka të bëjë me të ashtuquajturat “”letra nga Jeruzalemi”, të shkruara nga disa burgje në Tulon dhe Paris në Francë në fund të shek.XVIII-të dhe fillimit të shek.XIX-të. U quajtën “letra nga Jeruzalemi, sepse rruga ku ndodhej burgu quhej “rruga e Jeruzalemit”.

Thelbi i tyre ishte: Monsieur Kont/Baron/…. mbasi vranë/ apo burgosën Zotërinë tim — unë isha maxhordomi kryesor dhe më i besuar i tij — unë arrita të fsheh në pyll një arkë me flori dhe bizhuteri të tij. Unë jam në burg dhe i sëmurë dhe kam nevojë për t’u kuruar dhe për të paguar lirimin nga burgu. Në qoftë se ju më jepni këto para, unë do të kem mundësi të shërohem dhe të dal nga burgu dhe do t’ju dërgoj menjëherë një hartë me vendin ku kam fshehur arkën me flori e bizhuteri. Ju do thoni, përse nuk i merr për vete këto para? Jam shtresë e varfër dhe sapo të më gjenin me ndonjë prej tyre në dorë do të më burgosnin apo do të më varnin menjëherë…….”. Një numër i madh njerëzish, kryesisht aristokratë francezë ranë viktima të këtij mashtrimi.

Në fund të shek.XX-të dhe fillim të shek.XXI-të, e njëjta metodë u përdor përsëri nga “mashtruesit e web-it”. Në disa vende afrikane, kryesisht nëpër internet kafe të lagjeve të varfëra të Lagosit, Abixhanit, Dakarit, etj., të rinj “ekspertë” në shfrytëzimin e mundësive të komunikimit të web-it, dërguan me miliona “letra”, në pjesën dërrmuese në Evropë, përmbajtja kryesore e të cilave kishte të bënte me një “lajm suprizë” për një lotari të fituar nga personi që merrte njoftimin, për një trashëgimi në emrin e personit që ishte gjetur rastësisht, për një shumë të madhe parash që dikush në fund të jetës si pasojë e një sëmundje të rëndë ta dhuronte me kërkesën që si njeri i ndershëm ti duhet ta përdorje për bamirësi nëpër spitale e azile, si kërkesë e një vajze që donte të largohej nga shfrytëzimi dhe rrjetet e prostitucionit dhe kishte nevojë për para që të paguante biletën e avionit dhe shpenzimet e tjera të arratisjes”, si propozim për një vend pune “të mrekullueshëm” me pagesa fantastike, etj., etj.

Në çdo rast, personi fatlum që merr këtë njoftim, duhet vetëm të paguajë “paradhënie” disa shpenzime të nevojshme administrative të cilat bëjnë të mundur realizimin e premtimeve dhe “lindjen e tij me këmishë”. Për ta bërë sa më të besueshme “ofertën”, shumica e letrave mbajnë në krye logo të bankave apo institucioneve të njohura përgjegjëse për transaksionin.

Në thelb të kësaj mënyre veprimi qëndron “krijimi i besimit dhe empatisë”, provokimi i ndjenjave të dhembshurisë dhe moralit kristian, konfidencionalitetit, saktësisë dhe ndershmërisë së informacionit, besimin tek “fati” dhe rastësia fatlume.

Për të qenë sa më bindës, mashtruesit kibernetikë, synonin dhe ndërtonin tipologji tipike të evropianëve apo amerikanëve që kishin jetuar e punuar në Afrikën Perëndimore, sidomos femrave, për të krijuar sa më shumë besim e ndjeshmëri. Ata “portretizojnë” individë e grupe të fuqishme biznesi perëndimor që kanë “lulëzuar” duke shfrytëzuar burimet natyrore e njerëzore afrikane.

Nëse këto pasuri e fitime u bënë në bashkëpunim me qeveritë afrikane, personat që ishin tashmë në fund të jetës, domethënë, ata që shkruanin letrat, nuk dëshironin që këto para tu mbeteshin qeverive dhe individëve të korruptuar në Afrikë.

Në një impuls të fortë atdhetar, dëshira e këtyre “njerëzve që po vdisnin” ishte që ti dhuronin bashkatdhetarëve të tyre në Evropë dhe SHBA pasurinë e tyre, të cilën ata mund ta përdornin për të shpëtuar Afrikën duke krijuar shkolla, qëndra shëndetësore apo jetimore.

Në mënyrë që ti preknin sa më shumë viktimat e tyre, mashtruesit e versionit nigerian përdornin me mjaft inteligjencë retorikën e politikave koloniale të shoqëruar me atë të politikave humanitare të “misionit special të të bardhëve në Afrikë”.

Mashtrimi funksiononte me sukses, sepse tek një pjesë e evropianëve, vecanërisht të moshuarve nostalgjikë, ekzistonte akoma mendimi dhe qëndrimet e “kujdestarisë së të bardhëve të kulturuar, civilizuar dhe të zhvilluar ndaj Afrikës dhe popujve të varfër të saj”.

Për të ngjallur sa më shumë ndjeshmëri e besim, mashtruesit nigerianë evidentonin në letrat e tyre edhe një patologji mjaft të përhapur në jetën e përditshme në Evropë, temën e kancerit dhe sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse që mundon sidomos shtresën e popullsisë së moshuar që jeton vetëm e braktisur nga fëmijët.

Në qendër të historisë së treguar janë pacientë afrikanë në kushte të ngjashme me homologët e tyre perëndimorë, që me pasurinë e tyre duan të bëjnë bamirësi në favor të të varfërve afrikanë dhe për këtë “zgjedhin të krishterë të ndershëm” evropianë e amerikanë.

Duke e aplikuar krimin kibernetik në kushtet e një aktiviteti të vërtetë profesional, individët apo grupet e mashtruesve nigerianë, e portretizojnë veten si “biznesmenë të ndërgjegjshëm e transparentë që punojnë në kafenetë kibernetike” duke u paraqitur me emra interesantë si Zala Western Union, Papi Dollar, Maître CFA, etj.

Ata e justifikojnë diskrecionin dhe shpesh herë dhe anonimatin e tyre përballë “klientëve” të zgjedhur me arsyetimin se “duhet të mbrohen nga autoritetet dhe policia e korruptuar e vendit të tyre”, të cilat kërkojnë ti përvetësojnë apo ti vjedhin këto para që duhet të përdoren për “aksione humanitare dhe mbështetje të Afrikës”.

Sociologë e studiues të këtij fenomeni, e lidhin këtë mashtrim edhe me strukturën socio-politike të rrënjosur në historinë e Afrikës Perëndimore dhe marrëdhëniet e saj me ish skllavërinë dhe ish fuqitë koloniale.

Kriminalitetin e tyre kibernetik ata e justifikojnë apo e moralizojnë me justifikimin se “ata vjedhin të pasurit, të bardhët, nipat dhe mbesat e kolonizatorëve që shijojnë pasuritë e vjedhura në Afrikë për t’jua rishpërndarë ato nipave dhe mbesave të të varfërve zezakë të shtypur e shfrytëzuar”. Imazhi i tyre është ai i një “Robin Hoodi post-kolonial që ja merr pasurinë të pasurve dhe ju a shpërndan të varfërve”.

Një pjesë të parave të fituara nëpërmjet këtij mashtrimi ata i “shpërndajnë në familjet e varfëra në getot e Lagos, Abixhan, Dakar, Liberisë, Bregut të Fildishtë, etj. Sipas tyre, “mashtrimet kibernetike janë modalitete të transformimit dhe emacipimit social”.

Vlerësohet, se gjatë 20 apo 25 viteve të fundit, sidomos në dekadën 2000-2050 kur ky fenomen ka qenë shumë intensiv, viktima të këtij mashtrimi disa dhjetëra mijëra njerëz, ndërkohë që të “ardhurat e fituara nga këta mashtrues e kanë kaluar shumën e një miliard dollarëve”.

Lexo edhe: Krimet kibernetike, Eksperti: Kujdes nga sistemet wireless të pasigurtë. Zgjidhja që ofron SIGAL UNIQA

Variantet e mashtrimeve me email, facebook, instagram dhe celular

Fitimi i një lotarie

Në njoftimin që ju shkon “viktimave” pretendohet në emër të një organizmi serioz që drejton një lojë fati apo lotari në të cilin njoftohet personi se ka fituar një sasi të caktuar parash për tërheqjen e të cilave duhet të kontaktojë përfaqësuesit ligjorë të lotarisë dhe duhet të bëjë disa veprime proceduriale e të paguajë shpenzimet e administrimit përpara se të marrin shumën e plotë që kanë fituar nga lotaria.

Ofertë pune

Një person apo një kompani ofron një vend pune të paguar shumë mirë në një nga vendet e Afrikës Perëndimore, por përpara se të shkosh për të filluar punë ofrohet një kontratë paraprake që duhet firmosur e shoqëruar me disa detyrime financiare për të përgatitur lejen e punës dhe qëndrimit. Personave të veçantë, kryesisht projektues, përkthyesve ose studiues të ndryshëm ju ofrohet punë kundrejt një shpërblimi interesant.

Gjatë kohës së hartimit të kontratës dhe finalizimit të saj, “të punësuarve” ju kërkohet një volum pune i cili “do të paguhet kur të dorëzohet”. Shpesh propozohet që pagesa të bëhet në fund të vitit. Në fakt, projektet apo përkthimet e tyre përvetësohen e shiten nga mashtruesit, ndërsa pagesat nuk bëhen kurrë.

Shitje makinash dhe aparatura high-tech

Nëpërmjet adresave të ndryshme elektronike shpërndahen njoftime për shitje objektesh të ndryshme, kryesisht makina të markave të njohura dhe lote materialesh high-tech të prodhimeve nga më të fundit, me çmime tepër joshëse, 80-90% më të ulëta se çmimet e tregut të shoqëruara dhe me fotot përkatëse. Pagesat duhen bërë nëpërmjet Western-Union duke shtuar dhe një tarifë të vogël për shpenzimet e transportit dhe autoritetet doganore. Në fakt, artikulli nuk ekziston fare dhe adresa korrespondente në Western Union zhduket menjëherë sapo “klienti” paguan paratë.

Shitje veprash arti

Nëpërmjet adresave të ndryshme elektronike shpërndahen njoftime për shitje veprash të rëndësishme e të rralla arti me çmime “shumë të arsyeshme”. Njoftimet janë kopje të fallsifikuara të njoftimeve zyrtare nga agjenci të specializuara e me reputacion në tregëtinë e veprave të artit në Evropë dhe SHBA.

Por, “përpara dërgimit të veprave të artit është e nevojshme të bëhen disa pagesa paraprake të cilat janë urgjente për të bërë një pagesë në Ministrinë e Kulturës dhe doganat”.

Oferta marrëdhëniesh intime

E-mail nga një vajzë (apo dhe një djalë) e dashuruar me ju nëpërmjet adresave dhe siteve online të takimeve, që ju pëlqen shumë dhe do të krijojë një lidhje, që fillimisht nuk ju kërkon para, por thjesht kontakte e marrëdhënie me ju, që ju dërgon foto e video “origjinale” nga më të ndryshme që ta njihni më mirë.

Mbas disa kohësh vjen një kërkesë e “papritur” për një shumë parash që ka nevojë meqenëse ka pësuar një aksident të vogël dhe duhet të kurohet, apo “i kanë vjedhur portofolin gjatë një udhëtimi dhe i duhen urgjent para për të paguar udhëtimin e kthimit”, etj.

Oferta kredie

Synojnë njerëz në vështirësi ekonomike dhe të paformuar me kulturë financiare, duke ofruar “kredi të leverdisshme në shuma të mëdha dhe me norma interesi minimale, pa nevojën e kolateralit apo garancive të tjera”. Letrat e tyre janë të pajisura me logo të sofistikuara shoqërish financiare e bankash për ta bërë sa më bindëse ofertën.

Ofruesi prezantohet si ekspert i nivelit të lartë në sektorin bankar duke të vënë në dispozicion një “listë të gjatë bindëse” të klientëve apo kompanive të tjera që e kanë shfrytëzuar këtë mundësi.

Mashtruesi ju premton, që dosja juaj do të trajtohet me përparësi dhe shumë shpejt, por për këtë janë të nevojshme disa pagesa paraprake nga ana juaj, të cilët mund ti dërgoni në llogarinë bankare të bankës që po ju ofron kredinë. Mbasi ju bëni këto pagesa, adresa e llogarisë dhe kordinatat e bankës zhduken menjëherë nga web-i.

Transferim trashëgimie

Një studio juridike e specializuar, një avokat, një noter apo një person i autorizuar ju njofton se në emrin tuaj figuron një trashëgimi e rëndësishme në para ose prona. Ju mund të shkoni ta tërhiqni atë në Nigeli, Senegal, Bregun e Fildishtë, etj., ose mund t’jua transferojnë nëpërmjet një banke.

Në mënyrë që “procedurat të kryhen sa më shpejt, duhet të bëni disa pagesa administrative dhe të paguani disa taksa të vogla lokale”. Bashkangjitur ju jepet dhe adresa e bankës dhe numri i llogarisë bankare. Mbasi ju bëni këto pagesa, adresa e llogarisë dhe koordinatat e bankës zhduken menjëherë nga web-i. Po kështu dhe studio juridike, avokati ndërmjetës apo noteri.

Çmime apo vlerësime prestigjoze

Në adresën tuaj email, facebook apo instagram (shpesh edhe me postë) ju vjen një njoftim ku ju bëhet e ditur se Akademia e Shkencave, institucione të rëndësishme akademike e shkencore, universitete të ndryshme prestigjoze, etj., ju kanë zgjedhur dhe seleksionuar si pjesë e “100 shkencëtarëve …. mjekëve … inxhinerëve …. menaxherëve …. politikanëve ….  artistëve, etj., më të shquar të shekullit, të botës, të kontinentit, etj.

Kjo përzgjedhje shoqërohet me një diplomë speciale dhe botimin e një libri me 100 personalitetet e zgjedhura sipas fushave të ndryshme. Por, për organizimin e ceremonisë së diplomave dhe botimin e librit ju duhet të dërgoni një CV të zgjeruar dhe një jetëshkrim prej 10 faqesh, si dhe të paguani një kontribut prej disa mijëra euro ose dollarë në llogarinë e komitetit përzgjedhës. Ju duhet të paguani dhe biletën e avionit dhe shpenzimet e hotelit në qytetin ku do organizohet ceremonia “ku do jenë prezentë dhe shumë personalitete të larta”.

Për t’ju bindur për seriozitetin, fillimisht ju vjen një libër luksoz me 100 personalitetet e përzgjedhura, ku jeni dhe ju, dhe pastaj një programi i ceremonisë së diplomave dhe kosto e biletave të avionit dhe shpenzimeve të qëndrimit. Mbasi ju bëni këto pagesa, çdo lloj kontakti zhduket. Ju mbetet vetëm një libër nga vetëm 100 të tillë që kanë botuar “organizatorët”.

Ndihmë për organizatat humanitare

Në adresën tuaj email, facebook apo istagram vjen një thirrje (lutje) me natyrë humanitare për të kontribuar financiarisht një zonë apo një grup të caktuar të popullsisë së një vendi, kryesisht në Afrikën Perëndimore, e cila ka qenë viktimë e një epidemie, përmbytje, tërmeti, lufte civile, urie, etj.

Në letrën e kërkesës për kontribute financiare janë të manipuluara logot e organizatave humanitare apo OJF Ndërkombëtare, dhe website-t, emrat, vulat dhe firmat e drejtuesve të tyre. Në fund jepet dhe një numër llogarie ku ju mund të derdhni kontributin tuaj.

Letra e cila është shumë prekëse e mallëngjyese “ në emër të fëmijëve jetimë e të sëmurë afrikanë dhe familjeve e shtëpive të tyre të shkatërruara” shoqërohet me premtimin se ju do të merrni një certifikatë mirënjohje e falënderimi nga autoritetet lokale e qendrore të vendit ku ka ndodhur fatkeqësia dhe emri juaj do bëhet publik në website e organizatës humantare.

Sapo ju dërgoni shumën e parave të kontributit tuaj, adresat e kontaktit, websitet dhe llogaria bankare zhduken menjëherë nga web. Mashtrimi është realizuar.

Shtëpi apo apartament me qera

Personave të interesuar për të marrë me qera një shtëpi apo një apartament ju vjen një ofertë “shumë e leverdisshme” nga zotëruesi i banesës ose një agjenci imobiliare që bën ndërmjetësime kërkesë-ofertë shtëpish banimi.

Oferta është e trukuar e kuruar më së miri: adresë e saktë që mund ta verifikosh në internet, foto joshëse brenda dhe jashtë shtëpisë, fotot e pronarëve ose agjencisë, etj. Gjithmonë, letra mbyllet me shënimin se oferta është e limituar, por ju dukeni klient serioz, prandaj po ju bëjmë dhe një ulje të konsiderueshme të çmimit. Ju duhet të paguani një kaucion paraprak dhe qeranë e tre muajve të parë. Bashkangjitur numri i llogarisë bankare ku duhet të paguani. Është e preferueshme që ju ti kaloni paratë duke përdorur Western Union. Sapo ju dërgoni shumën e parave të kontributit tuaj, adresat e kontaktit, websitet dhe llogaria bankare zhduken menjëherë nga web-i.

Mashtrimi Valentin

Është një nga mashtrimet informatike mjaft frekuente në vitet 1990-2009 nga një djalosh rus rezident në qytetin Kaluga që prezantohej me emrin Valentin Mikhaylin ose me pseudonime të tjera të ndryshme.

Ai gjeti mundësinë për të dërguar me dhjetëra mijëra email-e në Evropë dhe SHBA në të cilat tregonte historinë e tij të dhimshme: ishte shumë i varfër, me një nënë të sëmurë rëndë, me një shtëpi të vjetër që nuk e përballonte dot dimrin e ashpër rus. Për këtë arsye, kërkonte dëshpërimisht ndihmë në para, ilaçe, veshje ose CD muzikore të cilat mund ti shiste në tregun lokal dhe të fitonte disa të holla.

Në disa raste, kur ishte vetëm 11 vjeç, duke u hequr si ushtarak, arriti të dërgonte në më shumë se 17000 adresa evropiane mesazhin e mëposhtëm: Ne, ushtarakët e rajonit të Kozelskut, kemi vendosur të shpërthejmë raketat bërthamore drejt qendrave të mëdha politike, ushtarake dhe industriale të Evropës Perëndimore, sepse jemi të lodhur të shikojmë se si i japin fund jetës bijtë tanë nga varfëria, se si nënat dhe baballarët tanë rrezikojnë çdo ditë të vdesin nga varfëria dhe uria.

Ju mund të më ndihmoni duke më dërguar disa para me postë ose nëpërmjet Western Union, si dhe, brenda mundësive, pako të ndryshme me veshje, ilaçe, etj. Disa mijëra njerëz mendohet se kanë rënë viktima të këtij mashtruesi duke dërguar para, veshje të shtrenjta dimri, medikamente, CD, etj., në adresat e dhëna nga Valentin.

Mashtrimi “Man in the mail” ose vjedhja e IBAN-it

Cilësohet si mashtrimi që “të zbraz llogarinë bankare”. Hacker të specializuar ndjekin me javë e me muaj të tërë korrespondencën email e personave të ndryshëm për të “kapur” informacionin që ju duhet, atë që përmban kodin IBAN të një blerësi apo shitësi.

Korrespondenca për blerje të ndryshme apo marrëdhënie ndërmjet bizneseve që përmban fatura për blerje makinash, bizhuterish, materiale informatike e teknologji të cilësisë së lartë, produkte mode, etj., hakerohet me vëmendje maksimale.

Sapo gjurmohet dokumenti tregtar që përmban detaje mbi konton korrente bankare mbi të cilën kërkohet të bëhet pagesa, hakerat zëvendësojnë IBAN-in e tregtarit me IBAN-in e tyre. Në këtë mënyrë paratë shkojnë në llogarinë e tyre bankare.

Menjëherë mbas “transferimit të rregullt të parave” nga blerësi, mashtruesit e zbrazin llogarinë e tyre duke bërë një seri transferimesh të parave në disa vende të botës duke ja humbur gjurmët shumës së parave. E njëjta skemë aplikohet dhe në rastet e kodit SWIFT.

Pse krijuesit e artit dixhital duan të qëndrojnë të fshehur?

 



 

Dy miqtë e përjetshëm nga Florida nuk kërkuan kurrë vëmendjen, por më pas ata ndërtuan një perandori shumë milionëshe që shiste artin dixhital dhe njerëzit donin të dinin se kush ishin ata. Nën pseudonimet “Gargamel” dhe “Gordon Goner”, ata krijuan “Bored Ape Yacht Club”, një koleksion prej 10.000 karikaturash majmunësh me modele flokësh dhe veshje të ndryshme.

Ata i shesin këto imazhe si tokena-jo të këmbyeshëm dixhital (NFT) dhe tani është e vështirë të marrësh një për më pak se 280,000 dollarë, pjesërisht falë mbështetjeve të personazheve të famshëm nga Paris Hilton te Serena Ëilliams.

Gazeta amerikane e lajmeve BuzzFeed bëri disa zbulime në fillim të këtij muaji dhe zbuloi identitetin e tyre të vërtetë – duke shkaktuar një shpërthim zemërimi mes fansave në mediat sociale.

“Ky veprim  është i çuditshëm, duke i vënë njerëzit në rrezik,” shkroi një përdorues i Tëitter, duke përdorur zhargonin e internetit për të identifikuar dikë kundër vullnetit të tyre.

Historia ka ripërqendruar vëmendjen te anonimiteti në botën e kriptomonedhave.

Ndërsa krijuesit e “Majmunëve të mërzitur” mund të pëlqejnë të fshihen në botën e kriptove, ata janë pronarë të një biznesi të quajtur Yuga Labs, kështu që duhet të ndjekin të gjitha rregullat e zakonshme të dosjeve të kompanisë, duke përfshirë ofrimin e përfituesve të emëruar.

“Përdorimi i një pseudonimi nuk ju bën anonim,” thotë Alexander Stachtenko, një ekspert i kriptomonedhave për firmën KPMG.

– Rreziku i grabitjes –

Është e paqartë pse themeluesit e “Majmunëve të mërzitur ” donin të qëndronin anonimë.Kritikët thonë se kushdo që fiton para nga NFT-të do të ishte i mençur të kërkonte anonimitetin pasi ajo që po shesin është e pavlerë.Ndonëse fansat kënaqen duke qenë pjesë e një komuniteti ku pronësia e NFT është shpesh një portë për lojëra dhe përfitime të tjera.Sido që të jetë, kushdo që bën pasuri serioze në këtë fushë ka arsye të dukshme për të qëndruar larg opinionit publik.

Lexo edhe: Kompania italiane do të ofrojë makinat me certifikata NFT: “Rritet vlera e automjetit”

“Nuk kam nevojë që publiku të dijë se kush jam, si dukem, origjinën time”, thotë një krijues që quhet “Owl of Moistness. Nuk dua të rrezikoj që njerëzit të më grabisin apo të dëmtojnë familjen time”.

Ai bashkëthemeloi Yield Guild Games, një startup i fokusuar në videolojërat NFT në Filipine, ku mania NFT është përhapur në të gjithë popullsinë. Ai thekson se teknologjia që mbështet kriptomonedha dhe NFT – blockchain – është një libër ku çdokush mund të gjurmojë transaksionet.Pra, lidhja e identitetit të tij të kriptos dhe botës reale do të lejonte këdo të zbulonte pasurinë e tij.Por sa më i madh bëhet një projekt, aq më i ndërlikuar është të mbetet i panjohur.

“Bëhet më e vështirë nëse do të zgjeroni ekipin tuaj,” thotë Soona Amhaz nga Volt Capital, një fond i fokusuar në kriptomonedha.

– “Mënyra më e drejtë” –

Një nga mënyrat e favorizuara për të mbetur anonim në botën e kriptove është formimi i një DAO (organizatë autonome e decentralizuar).

DAO-të i lejojnë njerëzit të bashkëpunojnë dhe të veprojnë ashtu si mundet një kompani, në thelb duke vepruar si aksionarë, por pa status ligjor formal ose pronarë të emërtuar.

Kushdo që nxjerr fitim do të duhet ende të paguajë taksa, por lidhja e individëve të botës reale me këto entitete është një detyrë shumë më e ndërlikuar sesa, të themi, kërkimi i të dhënave publike për të zbuluar themeluesit e majmunëve të mërzitur.

Lexo edhe: Facebook dhe Instagram mund t’ju ndihmojnë të krijoni dhe shisni NFT

Ky model u ka shërbyer shumë sipërmarrësve anonimë, megjithatë, shumë njerëz përdorin pritjen e anonimitetit për qëllime të liga.DAO dhe entitete të tjera të decentralizuara janë veçanërisht të prekshme ndaj mashtrimit, sipas firmës së analizës Chainalysis.AnubisDAO ishte një entitet i tillë, i krijuar nga programues pseudonimë tetorin e kaluar me pak më shumë se një llogari në Twitter dhe një logo.

Ajo u zhduk më pak se një ditë pasi u lançua, duke marrë pothuajse 60 milionë dollarë nga paratë e investitorëve, sipas Chainalysis.Dhe duket se batica po kthehet kundër anonimitetit në botën e kriptove.Shumica e shkëmbimeve më të mëdha të kriptomonedhave tani kërkojnë kontrolle identiteti për të luftuar këtë lloj mashtrimi.Por Soona Amhaz beson se ka ende gjëra pozitive në idenë e DAO, duke argumentuar se ato kontrollohen nga zinxhiri bllokues.Çdokush mund të gjurmojë transaksionet e një DAO të veçantë dhe të zbulojë nëse ato janë të ligjshme ose të dyshimta.

Mashtrimi Nigerian, ose mashtrim i bukur i parapaguar i trashëgimisë

 


Mashtrimi Nigerian
 

Shkruar nga Enald Dragoti

Gjithnjë mendojmë edhe veprojmë me parimin universal të ndërveprimit në jetë.

Kudo vërejmë shkatërrim, degradim si pasojë e një mashtrimi të thjeshtë dhe të bukur, por që pasohet me veprime të ndryshme. Për pasojë, edhe inxhinieria sociale ka si kryefjalë të fillesës së cdo veprimi fjalën mashtrim. Ndaj, tani do përshkruaj një mashtrim të bukur dhe interesant që, sipas një studimi, ka krijuar një dëm në rang botëror prej rreth 2 milionë $ në një vit.

Ky është mashtrimi Nigerian i parapaguar ose ndryshe mashtrimi 419

Mashtrimi në internet, i cili përfshin mashtrues të zakonshëm ose jo, duke kryer nje sulm personal mashtrimi ose në grup, duke pretenduar se është dikush në nevojë.

Mashtrimet nigeriane janë ndër të këqiat më të shpeshta të mashtrimit në internet, ku njerëzit ende diskutojnë për këtë rrezik, por prapë arrijnë të mashtrohen. Por pse? Sepse mashtruesit përdorin teknika të ndryshme komunikimi si dhe taktika të inxhinierisë sociale për t’i bërë situatat sa më të besueshme edhe më koncize për viktimën. Shumica e njerëzve, miqve, familjarëve që kanë një smartphone, ku kanë një email kanë gjasa që të kenë marrë të tilla mesazhesh të ccuditshme, herë-herë mashtruesit të shkruajnë edhe në Shqip, pavarsisht sa kuptimplotë mund të jetë ky email.

Ky lloj specifik i mashtrimit zakonisht quhet si mashtrimi nigerian për shkak të përhapjes së tij në vend, veçanërisht gjatë viteve 1990. Ekziston edhe një pjesë në Kodit Penal Nigerian, Seksioni 419 që e bën këtë lloj mashtrimi të paligjshëm. Sidoqoftë, ky mashtrim nuk është i kufizuar vetëm në Nigeri. Ai kryhet nga shumë organizata në shumë vende të ndryshme të botës.

Origjina e këtij mashtrimi thuhet se nisi në Nigeri gjatë fillimit të internetit (rreth 1970). Mashtrimi 419 fillon me një email, mesazh të drejtëpërdrejt, DM, tekst mesazh nga Nigeria, i cili pretendon se ka nevojë për ndihmë. Mashtruesi arrin të vendosë besimin, pastaj vendos faktorin mungesë, pas kësaj vazhdohet me kërkesa në para shuma të vogla dhe në fund zhvillohen kerkesa për shuma të mëdha parash nëse viktima i ndjek të gjitha stadet e këtij mashtrimi.

Lexo: Edhe Shqipëria në “ethet” e kriptovalutave, rreziku i pastrimit të parave

Mashtruesit më pas kërkojnë që të dërgohen para për të paguar disa nga kostot që lidhen me transferimin. Nëse paratë u dërgohen mashtruesve, ata ose do të zhduken menjëherë ose do të përpiqen të marrin më shumë para me pretendime për probleme të vazhdueshme me transferimin.

Mashtruesit preferojnë metoda transferimi që zakonisht nuk mbështesin rimbursime ose të bëjnë ato të vështirë për t’u indetifikuar. Zakonisht ata përdorin të njëtën strukturë mashtrimi në situata të ndryshme. Kanë një pasuri tepër të lartë të trashëguar nga një person që ka vdekur së fundi dhe për t’u shfrytëzuar kjo pasuri duhet një i tretë nga vendi i huaj ku të bëjë të mundur transferimin, duke ju dërguar foto me vendimet që e mbështesin ato që ai thotë. Deri këtu jemi në rregull.

Si i gjejnë viktimat ?

Nuk është e prerë se cila është grupmosha që synohet prej këtij lloj mashtrimi. Por, gjatë një studimi të këtij lloj mashtrimi thuhet se viktimat e këtij lloj mashtrimi janë zakonisht burra dhe gra mbi 18 vjeç. Por, kushdo që ka një smartphone dhe përdor një email ka gjasa të ketë një email të tillë. Kështu që është e paqartë nëse mashtruesit synojnë grupe specifike apo jo. Duke pasur parasysh lehtësinë me të cilën individët dhe grupet aktualisht mund të dërgojnë me email dhe të dërgojnë mesazhe në shumë njerëz në të njëjtën kohë, ka të ngjarë që mashtrimi 419 thjesht të fillojë me biseda me sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe më pas komunikojnë personalisht me ata që përgjigjen, duke përdorur taktika të ndryshme komunikimi si inxhinierinë sociale.

Adresat e emailit dhe numrat e telefonit shpesh mblidhen nga robotët që kërkojnë në Internet për informacione personale të kontaktit ose skanojnë të dhëna nga një shkelje e sistemit ose shkelje e sigurisë.

Raste nëe vendin tonë:

Personalisht, emailin e parë e kam marrë rreth moshës 15 vjec (2009-2010). Mashtruesi apo mashtruesit arritën të më bindin që t’u ofroja ndihmë. Më dërguan foto se kush ishin, më treguan ndodhinë apo “fatkeqësinë” që u ka rënë duke thënë se kishin një pasuri të ngrirë nga shteti, ishte kohë lufte dhe nuk mund t’i tërhiqnin paratë. Kaluam fazat e njohjes pas të cilës vinte faza e transfertës së parave. Kam shpëtuar nga ky mashtrim për faktit se në atë moshë prindërit nuk më jepnin shuma të mëdha parash, por nga ana tjetër edhe unë nuk kam qenë i shkathët të nxirrja para në forma të tjera, pavarësisht se sa shumë kërkoja e dëshiroja.

Kjo mungesë informacioni më ka bërë që për 5 vite këto lloje mesazhesh i vecoja si telebingo derisa kopjova mesazhin e plotë dhe bëra kërkim në Google, ku më dolën forma të ndryshme të këtij mashtrimi. Menjëherë kam ndryshuar pajisjet, emailet, kam rritur më shumë sigurinë, etj.

Rasti tjetër po këtu në Shqipëri pak javë më parë ishte kur një grua 45 vjecare ra pre e mashtrimit Nigerian. Mashtruesit arritën t’i merrnin 1800 euro. Ajo ua dërgoi paratë me MoneyGram.

Si mund të shmangësh pjesëmarrjen në këtë mashtrim?

Mënyra më e lehtë për të shmangur përfshirjen në një mashtrim është thjesht të mos u përgjigjeni postave elektronike ose mesazheve që merrni nga të huajt që kërkojnë ndihmë nga një vend tjetër, ashtu si edhe adresat që nuk i njeh. Edhe nëse mesazhet duken profesionale, është gjithmonë më mirë të supozoni se është një mashtrim, pasi mashtruesit 419 janë socializuar me rrjetin dhe gjatë bisedave me personat target (viktimat), arrijnë të njohin, kuptojnë dëshirat dhe nevojat e tyre. Ata japin informacione në dukje të vërteta, ku me anë të një kërkimi të thjesht viktima e konfirmon si të mirëqënë edhe beson tek mashtruesi. Nëse nuk e njihni kompaninë ose personin nga i cili është dërguar mesazhi, mos u përgjigjni.

Nëse një mik apo anëtar i familjes ju dërgon një mesazh në Facebook, Twitter ose në një aplikacion tjetër dhe ju kërkon para, gjithmonë duhet t’i telefononi për të verifikuar identitetin e tyre, pasi llogaria e tyre në rrjetet sociale mund të jetë hakuar dhe mund të flisni me një mashtrues.

Unë tashmë jam viktimë. Cfarë duhet të bëj?

Të biesh viktimë e një sulmi ose mashtrimi ndodh për disa arsye dhe të paktën njëherë në jetë. Mungesa e informacionit, dëshira për të ndihmuar, si dhe tundimi që mund të kesh gjithë ato para që mund të zotërosh në fund të procesit, të nxisin drejt gabimit. Mashtruesit dinë ta përdorin mirë inxhinierinë sociale.

Nëse zbuloni se keni qenë viktimë e një mashtrimi, gjëja e parë që duhet të bëni është të kontaktoni bankën tuaj dhe të përpiqeni të ktheni të gjitha fondet që keni dërguar mbrapsht. Nëse i keni dërguar para dikujt përmes PayPal, mund të merrni një rimbursim duke ndjekur hapat e saktë. Të gjitha pagesat e kriptovalutave janë fatkeqësisht të pakthyeshme për shkak të natyrës së teknologjisë blockchain prapa Bitcoin dhe monedhave të tjera kriptomonedhë.

Në varësi të informacionit që i keni dhënë mashtruesit, mund t’ju duhet të ndryshoni të gjithë emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet e lidhura dhe të anuloni kartën tuaj të kreditit, duke telefonuar institucionin tuaj financiar ose kompaninë e kartës së kreditit.

Ju mund të paraqisni raporte të ndara përmes faqes në internet në policinë e shtetit të degës së kibernetikës ose të bëni denoncim që jeni mashtruar në internet dhe policia që merret me mbledhjen e denoncimeve do ia kalojë seksionit të kibernetikës. Por, kjo nuk ju garanton marrjen e parave mbrapsh. Sigurohuni që të mbani shënime për të gjitha komunikimet tuaja me mashtruesin 419 në rast se ato janë të nevojshme për hetime të ardhshme ose veprime ligjore.

Si mund të shmang rënien në mashtrimin 419?

Për të zvogëluar rrezikun e mashtruesve nigerian apo edhe mashtrimet e tjera ne internet, të cilët mbledhin informacionin tuaj të kontaktit dhe mashtrimet, rekomandohet që të përpiqeni të mos përfshini numrin tuaj të telefonit dhe adresën e postës elektronike në email, DM dhe postimet e mediave sociale, përveç nëse është absolutisht e nevojshme. Ju gjithashtu duhet të siguroheni që të gjitha llogaritë tuaja kanë fjalëkalime të forta dhe krejtësisht të ndryshme dhe të mundësojnë vërtetimin me dy faktorë në të gjitha shërbimet që e mbështesin atë.

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet në stërvitjen shumëkombëshe të NATO dhe partnerëve të saj “Vigorous Warrior 2022”.

 

Mehaj: Të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale

news image


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se “ne jemi dhe do të jemi së bashku me NATO-n, të udhëhequr nga SHBA, të përgatitur dhe të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale.”

/GazetaSinjali/

Sipas njoftimit të Minstrit të Mbrojtjes, Armend Kadri Mehaj, stërvitja do të mbahet në Gjermani dhe do të udhëhiqet nga Ushtria Amerikane në Evropë

 


news image




Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.

“Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes , sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.

Miratohet në parim Projektligji për policinë ushtarake,Armend Kadri Mehaj: Kosova më afër NATO-s

 


news image

Kuvendi i Kosovës me mbështetje të deputetëve të opozitës dhe pozitës, me 61 vota pro ka votuar në parim Projektligjin për policinë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Arsyetimin e këtij projektligji e ka bërë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se rregullimi i misionit dhe statusit të policisë ushtarake me ligj është një hap drejt anëtarësimit në NATO.

Është hera e parë që statusi dhe misioni i policisë ushtarake rregullohet me ligj të veçantë. Duke marrë parasysh se synimi Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të policisë ushtarake me ligj është një hap drejt realizimit të këtij synimi strategjik të Republikës së Kosovës… Prandaj kërkoj që policia ushtarake të ketë autorizime specifike ligjore në mbështetje të misionit. Andaj, Ministria e Mbrojtjes kërkon shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji”, tha ai.

Për votimin e këtij projektligji është dashur të pritet të bëhet kuorumi, por kryeparlamentari Glauk Konjufca përmendi edhe masat që duhet të merren ndaj deputetëve për të funksionuar si duhet Kuvendi i Kosovës.

Po më duket pa e bërë si në shkollë fillore me tri mungesa nuk funksionon ky Kuvend. Mirë, 61 me ‘mezi’”, theksoi Konjufca.

Ndërsa, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arkivat Shtetërore është shtyrë për një seancë tjetër, për shkak të mungesës së ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku.

Dmitry Medvedev, ish-kryeministri i Rusisë ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, pas vendimit të Gjermanisë për ndalimin e certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2.

 


news image


Medvedev ka paralajmëruar se evropianët së shpejti do të paguajnë nga 2 mijë euro për 1 mijë metra kub të gazit natyror.

“Mirë se vini në botën e re guximtare ku evropianët së shpejti do të paguajnë 2 mijë euro për 1 mijë metra kub të gazit natyror”, shkroi Medvedev, zv. presidenti i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sot ka njoftuar se vendi i tij do ta pezullojë për një periudhë të caktuar vënien në punë të gazsjellësit Nord Stream 2 për shkak të aktiviteteve të fundit të Rusisë në Ukrainën lindore.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...