Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/23

Donaldi e ftoi t`i bashkohet nismës së tij për të ndërtuar 4 shtëpi, Iliri Shaqiri i përgjigjet

 

Ilir Shaqiri ka refuzuar ftesën e Donaldit për t’iu bashkuar nismës së Donald Veshajt për të ndërtuar 4 shtëpi, 2 në Kosovë dhe 2 në Shqipëri.

Që në ditën e parë, Donaldi publikoi një video, ku tha se do të bënte katër shtëpi me 100 mije eurot e veta dhe ftonte Iliri Shaqirin që t’i bashkohej në këtë nismë si fitues i Big Brother VIP.

Kjo gjë u komentua në rrjet dhe Iliri ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” duke thënë tha se secili ka nismat e veta dhe që Donaldit i uronte shumë suksese.

“Secili në këtë jetë merr nismat e veta, unë ia uroj Donaldit gjitha të mirat, dhe mbi të gjitha që të ia dalë në jetë sepse unë kam besim se Donaldi dikur do të jetë dikush. Unë e kam konsideruar çun me talent dhe kreativ. Sa i përket nismave unë mendoj që secili e bën në mënyrën e vetë, ka kush ngre tulla, ka kush u jep njerëzve të hanë, Iliri preferon të mbush shpirtin me art. Qëllim im është të hap një akademi në Tiranë, ku 100 talente të kenë mundësin për pesë vite të studiojnë falas me mësuesit më të mirë që janë në Itali. Unë dua t’i sjell këtu,”-tha Iliri.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka urdhëruar ministrinë e ekonomisë të bllokoje procesin e certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream II”, pavarësisht rëndësisë së madhe që ky projekt ka për vendin e tij.

 

Vendimi i Moskës për të mbështetur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, duket se mbushi edhe kupën e durimit të Gjermanisë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka urdhëruar ministrinë e ekonomisë të bllokoje procesin e certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream II”, pavarësisht rëndësisë së madhe që ky projekt ka për vendin e tij.

“Vendimi tingëllon si teknik, por është një hap i nevojshëm administrativ, në mënyrë që të mos ndodhë certifikimi i tubacionit. Pa këtë certifikim ‘Nord Stream II’ nuk mund të hyjë në funksion”, u tha Scholz gazetarëve në Berlin.

Putin më herët i kërkoi ministrit të Mbrojtjes, Sergey Shoygu që të “siguronte paqen, siç e paraqiti ai, në rajonet separatiste në Lindje të Ukrainës. Frika tani është se kjo mund të përdoret si pretekst për një sulm më të gjerë të Moskës mbi vendin fqinj, në kufirin me të cilin me dhjetëra mijëra trupa ruse presin vetëm një shenjë nga Kremlini për të nisur mësymjen.

Punimet për ndërtimin e Nord Stream 2 nisën në maj 2018 dhe përfunduan shtatorin e vitit të kaluar. Me anë të gazsjellësit 1200 kilometra të gjatë, i cili përbëhet nga dy tubacione, Gjermania pritet të merrte nga Rusia më shumë gaz se deri tani. Por, tashmë është e paqartë se kur në këto tubacione, do të rrjedhë gaz vertet.

​Presidentja e Republikës së Kosovës Prof.Dr.sci. Vjosa Osmani në Mynih, shfaq shqetësimin për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor

 

Në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka diskutuar si paneliste lidhur me sfidat dhe angazhimin për demokraci në Evropë.

Përveç Presidentes Osmani, në këtë panel kanë diskutuar edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas dhe liderja e opozitës në Bjellorusi Sviatlana Tsikhanouskaya.

Presidentja Osmani foli për rëndësinë e demokracisë nga perspektiva e vendit, i cili ka sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë dhe pavarësinë.

Në diskutimin e saj, shfaqi shqetësimin për zhvillimet në rajon, ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor dhe tendencat destabilizuese që vijnë nga aleati i Rusisë, Serbia.

Zyra për Informim e Presidencës, thotë se Osmani ka theksuar se demokracia është një shtyllë kyçe në përpjekjet shtetndërtuese të Republikës së Kosovës, sikurse edhe shtyllë qendrore e zhvillimit të shoqërisë në vendin tonë. Tutje, Presidentja Osmani ka folur për sfidat me të cilat përballen shoqëritë demokratike, si dhe mënyrat se si mund të tejkalohen ato.

Presidentja Osmani tha se suksesi i përbashkët arrihet nëpërmjet garantimit të të drejtave të njeriut, kundërshtimit të pushteteve autoritare nëpër botë dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet popujve demokratik. Ajo përmendi edhe Samitin për Demokraci dhe zotimet e Republikës së Kosovës në këtë Samit, të cilat do ta avancojnë edhe më tej demokracinë në vend”, përfundon njoftimi.

Godina e qeverisë në Kosovë mbulohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sonte objekti i oeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti, shtet ky territori i të cilit është pushtuar pjesërisht nga Rusia.

Kurti përmes një njoftimi në Twitter ku edhe ka bërë të ditur këtë, ka shkuar se pavarësisht sesa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët.

Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndezëm ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, ka shkruar ai.

Mbrëmë Rusia u njohu pavarësinë Luhanskut dhe Donetskut, që janë pjesë e Ukrainës dhe kontrollohen vetëm pjesërisht nga forcat pro-ruse.

BE dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar sanksione ndaj këtyre shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare.

kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb Petar Petkoviq u mbajtën mbahet të martën në Bruksel.

 

Takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb Petar Petkoviq do të mbahet të martën në Bruksel.

Pas tre muajsh ngërç, në takimin e nesërm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i pari për këtë vit, pritet të diskutohet për të pagjeturit dhe për arritjen e marrëveshjes së përhershme për targat. Megjithatë, ujdia për të njëjtat shihet si vështirë e arritshme në momentumin aktual ndërkombëtar dhe në prag të zgjedhjeve në Serbi.

Njohësi i procesit të dialogut, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë për KosovaPress se rikthimi në tavolinën e bisedimeve të kryenegociatorëve është aspekt pozitiv për avancimin e dialogut.

Në parim mund të konsiderohet si lajm i mirë rikthimi i kryenegociatorëve në tavolinën e bisedimeve pasi ishte kërkesë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të deleguarve veç e veç të Britanisë dhe Gjermanisë. Prandaj si nismë është e mirë e të dy qeverive që ulen për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi. Në anën tjetër, pritjet në perspektivën tonë janë të vogla duke marrë parasysh edhe momentumin që gjendemi, pasi Serbia është pranë zgjedhjeve parlamentare dhe ndonjë vendim i madh nuk është shumë i pritshëm që të merret në këtë periudhë ku fushata elektorale është në prag të vlimit dhe Kosova gjithmonë është një temë e nxehtë atje”, thotë Fetahu.

Ai thotë se nesër mund të diskutohen tema që kanë mbetur nga raundet e kaluara, sikur ajo për të pagjeturit, dëmet ekonomike dhe marrëveshja për targa.

“Në këtë raund të bisedimeve mund të flitet për disa tema që kanë mbetur nga herët e kaluara, siç është për personat e pagjetur, dëmet ekonomike, apo edhe për marrëveshjen e targave. Me siguri që Serbia do të vë theksin edhe tek marrëveshja e Asociacionit, pasi është edhe taktikë e tyre që në çdo raund të negociatave ta bëjë një gjë të tillë… Pasi kjo marrëveshje (për targat) pak a shumë është implementuar në mënyrë të mirë dhe ka pasur një pajtim të dy palëve, edhe kjo mund të jetë që të vazhdojë kjo marrëveshje ose të kapitalizohet si përfundimtare. Të gjendet një zgjidhje pak më afatgjatë për të, pasi bllokimi dhe situata e tensionuar nuk i konvenoi as Kosovës dhe as palës serbe”, shton ai.

Për të konfirmuar agjendën e diskutimit të nesërm, KosovaPress ka pyetur në Qeverinë e Kosovës dhe Bashkimin Evropian, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit.

Lidhur me takimin e nesërm, KosovaPress ka pyetur sot shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirin dhe shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirin, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Tahiri kritikoi Qeverinë Kurti për mos transparencë në raport me dialogun dhe tha se çfarëdo draft-marrëveshje që mund të nënshkruhet së pari duhet të vijë në Kuvend.

Qeveria e Kosovës është shumë jotransparente në këtë proces. Ne si deputetë dhe qytetarët pak dimë për angazhimin e Qeverisë në këtë drejtim. Andaj po e them edhe një herë se unë nuk mund të flas për draftin e mundshëm të një marrëveshjeje të cilën nuk e kemi pa. Do të shohim të ardhmen nëse Qeveria do të ndajë diçka me deputetët e Kuvendit para se të ndodhin takime të tilla”, tha Tahiri.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se për dialogun me Serbinë, pala kosovare duhet të diskutojë vetëm për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Është tepër me rëndësi që në këtë fazë të qartësohen gjërat, strategjia dhe qasja që e ka Kosova karshi këtij dialogu. Për neve është me rëndësi që dialogu të kalojë në një etapë tjetër”, deklaroi ai.

Takimi i fundit në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi ka qenë më 16 nëntor të vitit 2021.

Kosova në krah të Ukrainës, premieri i Kosovës zt. Albin Kurti: Të bashkërenduar me SHBA-në dhe NATO-n!

 

Qeveria e Kosovës mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, deklaroi kryeministri Albin Kurti përpara ligjvënësve në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të pozitës dhe opozitës kërkuan vëmendjen e ekzekutivit përsa i takon situatës shqetësuese, hija e së cilës bie mbi Europë e më gjerë.

Kurti e bëri të qartë se Kosova do të jetë “përherë e bashkërenduar me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”.

Pasi Vladimir Putin njohu pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë reagoi në Twitter, duke thënë se Presidenti rus ka ndërmarrë e po vazhdon ende të nisë luftëra kundër demokracisë në Evropë.

Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të Rusisë. Putin, edhe një herë, po bën luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka nisur luftëra hibride kundër demokracive nëpër Europë për vite me radhë. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet Putinit dhe përfaqësuesve të tij me vendosmëri”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, u shpreh se kriza e Ukrainës mund të prekë shumë shpejt edhe rajonin e Ballkanit, dhe shtoi se është urgjente që institucionet kosovare të sigurisë të mblidhen dhe “të shqyrtojnë e monitorojnë me kujdes situatën.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vendos ushtrinë në gatishmëri.

 

Aleksandër Vuçiç reagoi pas vendimit të Vladimir Putini për të njohur si të pavarura dy rajonet separatiste pro-ruse në lindje të Ukrainës, duke thënë se tani, presionet mbi Beogradin do të jenë më të mëdha se kurrë.

“Gjithçka që po ndodh tani, është duke ndryshuar rrënjësisht rendin botëror”, u shpreh ai për mediat vendase. Për Vuçiçin, strukturat botërore, politike dhe ato të sigurisë, janë drejt shembjes, dhe në këtë pikë, vështirë të parashikohen veprimet që dikush mund të bëjë.

“Jam i shqetësuar. Pozicioni ynë nuk është i lehtë. Presioni politik ndaj Serbisë për shkak të vendimit të Putinit do të rritet. Vetëm ajo që unë kam përjetuar këto tre ditët e fundit, mund ti konfirmojë fjalët e mia. Serbia përballet me një situatë aspak të lehtë”, tha Vuçiç. Ai shtoi më tej se si

“Komandant Suprem ka urdhëruar ushtrinë të vihet në gatishmëri të lartë. “Ne vazhdojmë të bëjmë atë që është më e mira për mbrojtjen e vendit. Angazhimi ynë për paqen duhet të jetë i fortë dhe i fortë”, u shpreh kreu i shtetit serb, sipas të cilit ekziston frika se e gjithë kjo do të shtrihet dhe në pjesë të tjera të Europës e botës, duke përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor.

“E njoh mirë Putinin, e jam një nga të paktët që mund të thonë se çfarë drejtimi do të merrte e gjithë kjo pa ndikimin tonë”, nënvizoi ai.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...