Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/24

Kryengritësit pro rusë në Ukrainën lindore urdhërojnë mobilizimin e plotë

 


Presidenti Biden tha se masa ishte rezultat i dezinformatave ruse, duke thënë se "është kundër çdo logjike” që njerëzit në Ukrainë "do të zgjidhnin këtë moment" për t'u përfshirë në luftime, me më shumë se 150,000 trupa ruse në kufijtë e Ukrainës.

Nëse Moska pushton Ukrainën, do të jetë thelbësore për Shtetet e Bashkuara që ta bindin botën se Rusia është agresori dhe se e bëri këtë pa u provokuar, i tha Zërit të Amerikës Max Bergmann, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Progresin Amerikan.

Ai tha se administrata e presidentit Biden e ka lexuar planin e Kremlinit dhe po shpërfaqë dezinformatat ruse.

Megjithatë, presidenti Biden ende po i ofron Putinit një mundësi për ulje tensionesh, duke thënë se diplomacia është "gjithmonë një mundësi".

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, planifikon të takohet me ministrin rus Lavrov më 24 shkurt.

Zyrtarët rusë kanë mohuar se po planifikojnë të pushtojnë Ukrainën, por bisedimet diplomatike me zyrtarët perëndimorë janë bllokuar. Rusia ka kërkuar që SHBA-ja dhe aleatët e saj, të mos hakun dyert për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Perëndimi e ka kundërshtuar një kërkesë të tillë, por ka thënë se është i gatshëm të negociojë me Moskën lidhur me vendosjen e raketave dhe stërvitjet e trupave në vendet e Evropës Lindore që janë afër Rusisë.

Çfarë duhet të dini për rajonet Donetsk dhe Luhansk

 


Presidenti rus, Vladimir Putin, njohu të hënën rajonet rusishtfolëse të Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore si shtete të pavarura. Disa orë më herët, udhëheqësit separatistë të rajoneve publikuan një video me thirrjet për shpalljen e pavarësisë.

Vendndodhja

Rajonet Donetsk dhe Luhansk, të njohura kolektivisht me emrin Donbas, shtrihen në Ukrainën lindore, pranë kufirit me Rusinë. Rajoni përfshin si pjesë të kontrolluara nga Kievi, ashtu edhe zona të kontrolluara nga separatistët. Industritë e tij kryesore janë minierat e qymyrit dhe prodhimi i çelikut.

Popullsia

Shumica e 3.6 milionë banorëve që jetojnë në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut flasin rusisht, si rezultat i një migrimi të punëtorëve rusë në këto rajone gjatë epokës sovjetike të pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, Moska në vitet e fundit ka lëshuar më shumë se 720,000 pasaporta ruse për afërsisht një të pestën e popullsisë së rajonit.

Kryengritësit morën kontrollin në vitin 2014

Separatistët pro-rusë në rajonet Donetsk dhe Luhansk morën ndërtesat qeveritare në vitin 2014 dhe i shpallën rajonet si "republika popullore" të pavarura. Ky veprim pasoi aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Luftimet

Që nga viti 2014, më shumë se 14,000 njerëz janë vrarë në luftimet në rajonin e Donbasit midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase. Ukraina dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për mbështetjen e separatistëve si ushtarakisht ashtu edhe financiarisht, një akuzë që Moska e mohon.

Në mes të luftimeve, një aeroplan nga Malajzia u rrëzua mbi Ukrainën lindore në vitin 2014. Të gjithë 298 personat që ishin në avion humbën jetën. Hetuesit ndërkombëtarë arritën në përfundimin se raketa ishte ruse dhe është hedhur nga një zonë e kontrolluar nga separatistët pro-rusë. Rusia ka mohuar përfshirjen.

Pavarësia

Pasi separatistët në rajonet Donetsk dhe Luhansk morën pushtetin në vitin 2014, organizuan një votim për të shpallur pavarësinë. Deri më tani, asnjë vend nuk e ka njohur. Të hënën, Putin shpalli njohjen e pavarësisë së rajoneve pas takimit me Këshillin rus të Sigurisë.

Udhëheqësit rajonalë

Secili prej rajoneve ka presidentin e vet të vetëshpallur. Në një votim të kontestuar nga Kievi, Denis Pushilin u zgjodh në vitin 2018 për të udhëhequr të ashtuquajturën Republikë Popullore të Donetskut, ndërsa Leonid Pasechnik është udhëheqësi i rajonit separatist të Luhanskut.

Procesi i paqes

Njohja e rajoneve nga Rusia i jep fund efektivisht marrëveshjeve të paqes të Minskut, të cilat nuk u zbatuan kurrë plotësisht. Marrëveshjet, të nënshkruara më 2014 dhe 2015, kërkonin një shkallë të lartë autonomie për të dy rajonet brenda Ukrainës.

Rajonet tjera të shkëputura

Rusia ka njohur më parë pavarësinë e dy rajoneve separatiste gjeorgjiane – Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut – pas një lufte të shkurtër me Gjeorgjinë në vitin 2008. Rusia që atëherë ka vendosur trupa në ato rajone dhe ka ofruar shtetësinë ruse për popullsinë e tyre.

Biden: Rusia do të mbahet përgjegjëse për sulmin e paramenduar rus ndaj Ukrainës

 


Presidenti Joe Biden e quajti sulmin rus ndaj Ukrainës “të paprovokuar dhe të pajustifikuar”. Shtetet e Bashkuara pritet të deklarojnë sanksione të ashpra shtesë ndaj Moskës dhe zoti Biden do t’u drejtohet së shpejti amerikanëve lidhur me sulmin rus.

Presidenti Biden pati bisedime me homologët e tij të Grupit të Shtatëshes të enjten në mëngjes për të koordinuar sanksione më të ashpra kundër Rusisë, pas fillimit të sulmit rus.

Më herët zoti Biden, mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit.

Me anë të një deklarate, ai e quajti sulmin rus, “të paprovokuar dhe të pajustifikuar”.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje jetësh dhe vuajtje njerëzore katastrofike. Rusia është përgjegjësja e vetme për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre do të përgjigjen të bashkuar dhe në mënyrë vendimtare. Bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”, tha zoti Biden.

Presidenti Biden do t’u drejtohet amerikanëve lidhur me situatën dhe sanksionet që Shtetet e Bashkuara do të imponojnë ndaj Moskës për atë që ai e quajti “akt të panevojshëm agresioni kundër Ukrainës dhe paqes dhe sigurisë globale”.

Ai tha se Uashingtoni do të koordinohet gjithashtu me aleatët e NATO-s "për të siguruar një përgjigje të fortë dhe të bashkuar që frenon çdo agresion kundër aleancës."

Sot një zyrtar i lartë i Pentagonit, se Rusia “ka çdo synim të përmbysë qeverinë ukrainase”.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit kërkuar nga Ukraina mbrëmë, ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield foli për situatën e rëndë.

"Ky është një moment i rrezikshëm dhe ne jemi këtu për një arsye dhe një arsye të vetme: t'i kërkojmë Rusisë të ndalet, të kthehet brenda kufijve të saj. Kthejini trupat, tanket dhe aeroplanët përsëri në kazermat dhe hangarët e tyre", tha ajo.

Po mbrëmë vonë Presidenti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të cilit i premtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë “mbështetje dhe ndihmë për Ukrainën dhe popullin ukrainas”.

Separatistët në lindje të Ukrainës i kërkojnë Putinit mbështetje ushtarake


Pas njohjes së territoreve pro-ruse të separatistëve në lindje të Ukrainës nga Moska, Kremlini do të japë tani edhe mbështetje ushtarake. Kërcënon një konfrontim direkt mes ushtarëve rusë dhe atyre ukrainas.

    
Ukraine Russland Konflikt | Wladimir Putin

Udhëheqësit e separatistëve në lindje të Ukrainës i kanë kërkuar presidentit rus Vladimir Putin ndihmë ushtarake. Krerët e republikave të vetëshpallura Luhansk dhe Donjeck përmes një letre drejtuar Putinit kanë kërkuar mbështetje për t'u mbrojtur nga sulmet e ushtrisë ukrainase, vuri në dukje zedhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, sikurse njofton agjencia e lajmeve Interfax në Moskë. Bazë e kësaj kërkese janë „marrëveshjet e miqësisë", që Putin dhe separatistët i kanë vendosur këtë javë.

Agjencia shtetërore Tass e publikoi këtë letër. Sipas Tass, në të thuhet, se ka tani një agresion ushtarak nga ana e forcave ukrainase, po shkatërrohet infrastruktura, ndër to shkollat dhe kopshtet e fëmijëve. "Veprimet e regjimit në Kiev dëshmojnë refuzimin për t'i dhënë fund luftës në Donbas", citon agjencia shkresën e udhëheqësve separatistë.

Ministria e Jashtme në Kiev kërkoi si rrjedhojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në Nju Jork. Forumit më të fuqishëm të OKB-së i kërkohet për herë të dytë një mbledhje urgjente, postoi në twitter ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. Veprimi i separatistëve pro-rusë nënkupton një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj, sipas të dhënave të veta, u përpoq (23.02) pa sukses të telefonojë me Putinin. "Ndërmora iniciativën për një bisedë telefonike me presidentin e Federatës Ruse. Rezultati: Heshtje", tha Selenskyj në një fjalim drejtuar kombit. Sipas tij ndërkohë në kufirin me Ukrainën janë mbledhur rreth 200.000 ushtarë.

Putin e pati sinjalizuar një ndërhyrje ushtarake në lindje të Ukrainës, nëse kjo do t'i kërkohej. Në këtë mënyrë për herë të parë që prej tetë vjetësh të konfliktit që po vazhdon mund të përballen ushtarët rusë me ata ukrainas.

Të hënën (22.02) kreu i Kremlinit njohu si të pavarura territoret e separatistëve në lindje të Ukrainës. Pas kësaj këshilli federativ lëshoi lejen si masë e kujdesit paraprak për angazhimin e forcave të armatosura ruse „jashtë vendit".

Perëndimi akuzon Putinin për shkelje të së drejtës ndërkombëtare

BE dhe SHBA vendosën sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë. Prej javësh ka drojë, që Kremlini nën një pretekst mund të ndërhyjë me ushtarë në Ukrainë. Shërbimet sekrete mendojnë, se ushtarët rusë prej kohësh janë pozicionuar edhe në territoret e separatistëve në Luhanks e Donjeck në lindje të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Selenskyj udhëzoi mobilizimin e rezervistëve

Në sfondin e përshkallëzimit të situatës të mërkurën (23.02) në mbarë Ukrainën u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Kjo masë u jep autoriteteve ndër të tjera kompetenca të zgjeruara për mbikqyrje dhe kontrolle.

Disa orë më parë ushtria udhëzoi mobilizimin e rreth 250.000 rezervistëve në moshën 18 deri në 60 vjeç. Ukraina ka rreth 200.000 ushtarë e këtyre u shtohen edhe rezervistët. Ushtria ruse me rreth një milionë ushtarë aktiv është më e madhe dhe gjatë viteve të fundit ajo është modernizuar dhe armatosur.

Sulmi rus është dënuar ashpërsisht nga BE e Perëndimi.

 

Gjermania bën të ditura sanksione të rënda kundër Rusisë. Sulmi rus është dënuar ashpërsisht nga BE e Perëndimi.

    
Deutschland Berlin | Olaf Scholz, Bundeskanzler | Statement Ukraine-Russland

(e akt.) Gjermania bën të ditura të enjten sanksione të rënda kundër Rusisë. "Putini me luftën e tij ka bërë një gabim të rëndë", tha kancelari Scholz. 

Natën e së enjtes presidenti rus, Vladimir Putin reagoi pas kërkesës së drejtuesit të separatistëve, besnikë të Moskës. Në një fjalim Putini deklaroi, se Rusia nuk mund të tolerojë kërcënimet nga Ukraina, sipas agjencisë, Interfax. Ai miratoi një operacion ushtarak në Donbas dhe kërkoi nga forcat ukrainase të dorëzojnë armët.Putin shtoi, se Rusia nuk ka për qëllim të pushtojë Ukrainën. Ai theksoi, se përgjegjësia për gjakderdhjen varet nga "regjimi" në Kiev. Ai paralajmëroi Perëndimin, se çdo përpjekje për përzierje do të ketë pasoja "që nuk janë parë".

Ostukraine Militärfahrzeuge bei Donetsk

Kamionë ushtarakë në Donjeck

Rusia sulmon nga disa pozicione

Sipas korrespondentit të Deutsche Welles në Kiev dëgjohen shpërthime në pjesën lindore të kryeqytetit si edhe në rajonet Vasilkov, Brovary e Boryspil. Shpëthime janë dëgjuar edhe në qytete të tjera. Edhe nga Odesa në Detin e Zi njoftohen shpërthime. Në Mariupol dhe Odesa kanë mbërritur trupat ruse, thuhet. Ministria e Brendshme ukrainase bëri të ditur, se qendrat e komandos së ushtrisë në Kiev dhe Karkiv janë sulmuar me raketa. Ministri i Jashtëm ukrainas bëri fjalë për "luftë të gjithanshme" kundër vendit të tij.

Trupat tokësore përparojnë në vend

Ukraina ka ndërprerë ndërkohë lidhjet diplomatike me Rusinë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shpalli gjendjen e luftës. Sipas të dhënave të mbrojtjes kufitare ukrainase, trupat tokësore ruse kanë hyrë në Ukrainë nga disa drejtime. Ushtria ka kaluar ndër të tjera me tanke e makineri nga Gadishulli i aneksuar i Krimesë. Sipas të dhënave të saj trupat tokësore ruse kanë hyrë edhe në rajonet lindore, Luhansk e Karkiv, në Sumy në verilindje e në Çernihiv në kufi me Bjellorusinë.

Ukraine | Luftangriff auf Kiew

Sulm ajror drejt Kievit - flakë janë parë pranë lumit Dnieper, pamja nga AP

Sipas të dhënave të trupave ukrainase kufiri shtetëror ukrainas është sulmuar nga Bjellorusia dhe Rusia. Ukrainia njofton për 40 ushtarë të vrarë në orët e para të sulmit, shkruan "Der Spiegel". (e akt.24.02. 12:00)

Kancelari gjerman: "Shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare"

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka dënuar ashpër sulmin e Rusisë kundër Ukrainës. "Sulmi rus në Ukrainë është shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare. Ai nuk justifikohet me asgjë. Gjermania e dënon këtë akt brutal të presidentit Putin në formën më të ashpër", tha Scholz. Solidariteti i Gjermanisë i drejtohet Ukrainës dhe njerëzve që jetojnë atje. "Rusia duhet të ndalë menjëherë këtë aksion ushtarak", kërkoi Scholz. Qeveria gjermane do të koordinojë veprimet e saj ngushtë me G7, NATO-n dhe BE. "Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën", tha kancelari gjerman.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e dënoi po ashtu sulmin në Ukrainë dhe bëri të ditura sanksione kundër Rusisë. "Ne do të vendosim paketë të plotë me sanksionet më të gjera kundër Rusisë", tha Baerbock pas një takimi të shtabit të krizës së qeverisë gjermane. "Me sulmin kundër Ukrainës, Rusia shkel rregullat elementare të rendit ndërkombëtar". Bashkësia ndërkombëtare nuk do t'ia harrojë Rusisë këtë ditë të turpit", shkroi Baerbock. Ministria e Jashtme gjermane kërkoi që qytetarët gjermanë të largohen menjëherë nga vendi.

Deutschland Außenministerin Annalena Baerbock Ukraine Krisenstab

Mblidhet shtabi i krizës i qeverisë gjermane

Macron: "Lufta duhet të marrë fund"

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar një fund të menjëhershëm të sulmeve ruse kundër Ukrainës. "Franca e dënon me vendosmëri vendimin e Rusisë të nisë luftë kundër Ukrainës", shkroi Macron në teitter. Ai i bëri thirrje Moskës të "ndalë menjëherë oepracionet ushtarake". "Franca është solidare me Ukrainën. Ajo qëndron në krah të ukrainasve dhe punon me partnerët dhe aleatët për t'i dhënë fund luftës." Edhe presidenti amerikan, Joe Biden dënoi sulmin "e pajustifikuar". Biden kërcënoi Moskën me pasoja të rënda. "Presidenti Putin ka vendosur për një luftë me qëllim, që do të çojë në një humbje katastrofale të jetëve të njerëzve dhe vuajtje."

Ukraine Menschen stehen Schlange vor einer Bank, um Bargeld abzuheben

Ukrainasit në radhë për të marrë para nga bankomati

BE do të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë

BE, sipas të dhënave të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kreut të Këshillit të BE, Charles Michel, do të vendosë menjëherë për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Michel dhe von der Leyen bënë të ditur, se ato do të kenë "pasoja masive të rënda" për vendin. Një samit krize është parashikuar për të enjten në mbrëmje. Von der Leyen premtoi ndihma të tjera politike, financiare e humanitare për Ukrainën. Charles Michel e dënoi ashpër sulmin rus, ashtu si edhe më parë presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Sanksionet e reja të planifikuara kundër Rusisë do të shkëpusin bankat e Rusisë nga tregjet financiare europiane. Po ashtu do të ngrijnë pasuritë ruse në BE dhe do t'i mohohet sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë ruse qasja në teknologjitë kyçe dhe tregjet.

NATO në takim emergjence

 

Ukraina njofton për disa sulme me raketa dhe shpërthime në disa qytete të vendit. Kancelari gjerman, Olaf Schoz bën fjalë për një ditë të errët për Europën.

    
Ukraine | Einwohner von Kiew verlassen die Stadt nach Ankündigung der russischen Militäroperation

Banorë të Kevit largohen pas njoftimit për sulme

Ukraina njofton për sulme me raketa ndaj Kievit dhe qytete të tjera. Sipas raportimeve në media ka kalime të trupave ruse në disa pjesë të vendit. Sulmi i përfolur këto ditë ndaj Ukrainës, sipas disa njoftimeve i drejtohet të gjithë vendit.

Presidenti rus, Putin e ka miratuar një operacion ushtarak në Ukrainë duke e bërë të ditur në një fjalim televiziv. Menjëherë pas kësaj pati njoftime për sulmet e para dhe shpërthime në disa rajone të Ukrainës.

Ukraine | Ansprache Präsident Wolodymyr Selenskyj nach Ankündigung der russischen Militäroperation

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Selensky bëri të ditur, se shpërthimet janë dëgjuar në disa qytete të vendit. Rusia ka sulmuar infrastrukturën e vebdit si edhe pika kufitare. Kurse ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba flet për "sulm të gjithanshëm kundër Ukrainës." Ministria e Brendshme ukrainase njoftoi për sulme ndaj aeroporteve ushtarakë. Në Mariupol ka pasur dy shpërthime të rënda, njoftohet të enjten në mëngjes.

Ostukraine | Russische Militärfahrzeuge in Donezk

Automjete ustarake ruse, Donbas

Olaf Scholz dënon sulmin

Kancelari gjerman, Olaf Schoz e dënoi sulmin. "Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën", tha Scholz. Kancelari gjerman telefonoi me presidentin ukrainas, Zelenskyj dhe i siguroi solidaritetin e plotë të Gjermanisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës si një sulm të paturpshëm dhe pa pasur asnjë shkak. "Ky sulm "rrezikon jetën e shumë civilëve", ka thënë Stoltenberg. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von e dënoi sulmin rus "ashpërsisht". "Ne dënojmë sulmin e pajustifikuar të Rusisë në formën më të ashpër", shkroi von der Leyen në twitter. Bëhet e ditur të enjten, se ambasadorët e NATO-s zhvillojnë shpejt një takim krize. NATO ka thirrur këshillin transatlantiko-verior.

Zelenski: Trupat ruse kanë mbërritur në Çernobil

 


BE synon të izolojë Rusinë me sanksione në fushën e teknologjisë industriale, eksportit, financave dhe sektorin e energjisë. BE po përgatitet gjithashtu të strehojë refugjatët nga Ukraina.

    
Ukraine Konflikt | Russischer Militärangriff

Presidenti i Ukrainës Zelenski ka bërë të ditur nëpërmjet Twitter-it se forcat ruse "po përpiqen të kapin" ish-centralin bërthamor të Çernobilit.

Mbrojtësit tanë po japin jetën që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi Zelenski. “Ky është deklarim lufte kundër të gjithë Evropës".

Sanksione ndaj Rusisë  

Pas marshimit të trupave ruse në Ukrainë, Komisioni Evropian u prezanton liderëve të BE-së një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Paradite, Komisioni mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesuar nga presidentja Ursula von der Leyen, e cila më parë ishte takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen nën kryesimin e presidentit të Këshillit Charles Michel. Presidentja e Komisionit von der Leyen, Presidenti i Këshillit Michel dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, kishin dënuar më parë ashpër sulmin rus. 

Deutschland | Münchener Sicherheitskonferenz | Ursula von der Leyen

Ursula von der Leyen

Von der Leyen tha se "Presidenti Putin e ka rikthyer luftën në Evropë. Në këto orë të errëta, Bashkimi Evropian dhe njerëzit  në Evropë janë me Ukrainën dhe popullin e saj. Kemi të bëjmë me agresion të paprecedentë të udhëheqjes ruse ndaj një vendi sovran dhe të pavarur”.

Përgatitje për refugjatët

Krahas sanksioneve ndaj Rusisë, Evropa po mendon tani se çfarë do të bëjë me refugjatët, të cilët kanë filluar të largohen në masë të madhe nga qytetet e mëdha ukrainase.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, tha në Berlin se "aktualisht ne nuk shohim ndonjë lëvizje të madhe refugjatësh drejt vendeve fqinje ose në drejtim të Gjermanisë”. Ajo the se pritet që refugjatët të lëvizin brenda Ukrainës. Mediat gjermane njoftojnë për refugjatë që kanë filluar të lëvizin në drejtim të Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë. 

Ukraine Konflikt | Ukrainische Flüchtlinge überqueren die Grenze zu Ungarn

Refugjatë ukrainas duke kaluar kufirin me Hungarinë

Gjermania aktivizon masat e alarmit kombëtar

Për shkak të sulmit rus në Ukrainë, Ministria Federale e Mbrojtjes gjermane ka aktivizuar  "masat e alarmit kombëtar" për Bundeswehr-in. Ushtria do të qëndrojë në gatishmëri, për të marrë pjesë në kuadër të  Forca e Reagimit të NATO-s (NRF). Këto forca përbëhen nga gjithsej 50,000 ushtarë, prej të cilëve 13 700 janë nga Bundeswehrit.

Ministria e Mbrojtjes shpjegoi se sfondi i "masave të alarmit" ishte vendimi i NATO-s për të aktivizuar masat e reagimit ndaj krizës. Aleanca kishte aktivizuar në mesditë planet e mbrojtjes për Evropën Lindore.

Kabinettssitzung Christine Lambrecht Olaf Scholz

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Lambrecht dhe kancelari Olaf Scholz sot në Berlin

Ministrja Federale e Mbrojtjes, Christine Lambrecht (SPD), deklaroi se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ishte "një shkelje drastike e ligjit ndërkombëtar dhe nuk mund të krahasohet me asgjë në historinë e rishtë".

Presidenti rus Vladimir Putin "filloi një luftë në mes të Evropës pa asnjë arsye, vetëm ai është përgjegjës për vuajtjet e tmerrshme që lidhen me të".

Rusia tani duhet të përgatitet për “sanksione të paprecedentë dhe shumë, shumë të ashpra”, tha Lambrecht. “I bëj thirrje presidentit Putin: Tërhiqni trupat tuaja menjëherë”.

Lambrecht tha se  Gjermania  nuk do të dërgojë armë në Ukrainë. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...