2022-03-08

Drejtori i CIA-s, Bill Burns: Katër parashikimet që Putini i llogariti keq në luftën kundër Ukrainës

 

Drejtori i CIA-s, Bill Burns është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin është i vendosur që të pushtojë Ukrainën, por duket se parashikimet e tij për ecurinë e luftës, nuk i kanë dalë siç i priste.

Sipas Burns, Putini besonte se me përdorimin e forcës, Ukraina do të pushtohej pasi ishte e dobët dhe mund të frikësohej lehtë. Së dyti, sipas tij, Putin besonte se europianët, sidomos francezët dhe gjermanët, ishin të shpërqendruar dhe e urrenin të rrezikonin duke ndërhyrë.

Drejtori i CIA-s, është shprehur se Putin u tregua i gatshëm për luftën, pasi edhe më parë i kishte provuar sanksionet dhe i kishte bërë gati rezervat. Supozimi i katërt i Putinit sipas Burns ishte se ai mendonte që ushtria e tij e përgatitur do të ishte e aftë për një fitore të sigurtë dhe me kosto minimale.

“Ai tashmë ka provuar se ka gabuar në çdo pikë,” tha Burns.

Pandemia globale Covid-19 e ka bërë edhe më të vogël rrethin e tij, tha Burns gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Inteligjencës në Dhomë për kërcënimet në mbarë botën.

Ukrainasit do të vazhdojnë të rezistojnë ashpër dhe efektivisht,” shtoi ai.

Rusia kërcënon Europën me “armën e vet të fshehtë”! E para e pëson Gjermania

 

Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë gazsjellësin kryesore drejt Gjermanisë nëse Perëndimi sanksionon naftën ruse.

Zevendës/kryeministri rus Alexander Novak, i cili vetë ka lindur në Ukrainë, u shpreh se një lëvizje e tillë do të kishte pasoja katastrofike për furnizimin në rang global dhe do ta dyfishonte çmimin e arit të zi, duke e çuar në 300 dollarë për fuçi.

Është absolutisht e qartë për të gjithë se një refuzim i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global. Rritja e çmimeve do të jetë e paparashikueshme. Mund të shkojë dhe 300 dollarë fuçia, në mos më shumë”, thotë Novak.

Rusia, shtoi Novak, ka çdo të drejtë të hakmerret dhe kujtoi vendimin e Gjermanisë muajin që shkoi për të bllokuar gazsjellësin Nord Stream 2. Sipas numrit 2 të qeverisë ruse, Europës do t`i duhej e pakta një vit për të zëvendësuar volumin e naftës që merr nga Rusia, dhe do të detyrohej të paguante shumë më shtrenjtë.

Nëse nuk doni furnizimin me energji nga Rusia, vazhdoni. Ne jemi të përgatitur për këtë. E dimë se ku do ta ridrejtojmë vëllimin tonë”, shton Novak.

Nord Stream 1, prej një deklade linjë e rëndësishme furnizimi me gaz e Gjermanisë, kalon drejt saj nga Rusia përmes Detit Baltik. Rusia mbulon 43% të nevojave të Europës për gaz.Pjesa tjetër, sipas Entit të Statistikave të BE-së, Eurostat, vjen nga Norvegjia, furnizimet me gaz të lëngshëm nga Lindja e Mesme e SHBA-ja si dhe nga Algjeria e Libia.

Xhemal Bushati: Ngrije zërin Lulzim Brava , kërko llogari! Voltana Ademi bënte presion për vota

 

Xhemal Bushati, kandidati i PD për bashkinë Shkodër u rendit i treti në zgjedhjet e 6 marsit ndërsa fitoren e mori Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Për fitoren e tij, në mbledhjen me kreun e PD, Bushati tha se Voltana Ademi e ka mbështetur dhe u bënte presion qytetarëve për t’i dhënë vota.

Xhemal Bushati: Unë e kam filluar fushatën për qytetarët, si një fushatë për qeverinë vendore. Në Shkodër kishim qeverinë,  administratën, PSD e Foltore. Kishim Bashkinë, LSI, presionin e Bashkisë ndaj qytetarëve më shumë se askush.

Ju kërkoj me modestinë time, ashtu siç ishim në gjithë Shkodër, ta shëtisnin krejt Shqipërinë. I kam bërë thirrje demokratëve të bashkohemi, nuk duhet të ndahemi. Kryetarja e bashkisë bënte presion për vota. Duhet t’i japim shpresë njerëzve. Ngrije zërin kryetar. Kërkoju llogari.

Misioni i Lulzim Bashës, Bravës ka marrë fund

 

Misioni i Lulzim Bashës ka marrë fund për deputeten shkrimtare Flutura Açka.

Ndarjen me kryetarin e partisë e bëri përmes lënies së posteve partiake publikisht duke i qëndruar besnike vetëm mandatit të deputetes qe ja dhanë demokratët e Elbasanit.

Ne analizën e Flutura Açkës, Partia Demokratike ndodhet në ditën e saj më të zezë duke fajësuar njësoj si Sali Berishën dhe produktin e tij Lulzim Bashën, ndaj nuk heziton ti bashkohet kolegëve të cilët mendojnë që rruga e vetme që të shpëtojë PD është që të ikin të dy.

Agron Gjekmarkaj ishte i pari qe ndërmori mes demokratëve aktin politik të dorëheqjes, duke i rikthyer postet partiake qe Lulzim Basha i dha.

Ferdinand Xhaferraj dhe Ervin Salianji qëndrimin e mbajtur ne grup e bënë publik edhe në rrjetet sociale. Kerkohet largimi i Bashës dhe një lider i ri politik brenda grupit parlamentar.

Revolta ndaj lidershipi demokrat ka prodhuar nje lëvizje të re brenda PD për largimin e Lulzim Bashës. Nisur nga deklarimi i djeshëm para mbledhjes dhe gjatë mbledhjes se grupit demokrat , duket se Grida Duma do jetë ajo qe do e udhëheqë.

Por, kjo lëvizje synon gjithashtu te mbajë larg edhe Sali Berishën përballe disa zërave që kërkojnë afrim dhe bashkim. Vetë Sali Berisha dhe mbeshtetësit e tij kanë lëshuar këto mesazhe pasi u mor vesh rezultati në Vorë dhe Shkodër.

Pas këtyre zërave, si duket brenda grupit parlamentar ka filluar lëvizja me moton: të dy larg PD, si Basha dhe Berisha.

Prostitucion në qendrën e masazheve! Arrestohet pronari, nën hetim dy punëtoret

 

Një qendër masazhesh në një banesë të marrë me qira në Tiranë që përdorej për shfrytëzim prostitucioni është zbuluar këtë të martë.

Policia ka zbuluar aktivitetin e paligjshëm në ambientin e marrë me qira në rrugën “Sami Frashëri” nga 29-vjeçari me iniciale A.D.

Nën hetim janë vënë dhe dy punëtoret e biznesit, 19-vjeçarja me iniciale F.D. dhe 20-vjeçarja me iniciale E.T. Ato do të procedohen për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa 29-vjeçari do të hetohet për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Vullnetarët në Ukrainë lidhin në shtylla grabitësit, në fushatën e mbrojtjes e turpërimit mes sulmit rus


Ukrainasit po përpiqen të rezistojnë ndaj ofesivës së ushtrisë ruse dhe në mungesë të rendit, në disa qytete vetë qytetarët kanë marrë në dorë dënimin e grabitësve duke i lidhur ata nëpër shtylla.

Pamje të vështira nga disa qytete tregojnë të akuzuarit si grabitës që lidhen në shtyllat publike me mjete plastike duke u bërë shembull për të tjerë që tentojnë të përfitojnë në momentet e vështira.

Në pamjet e sotme shihej një i ri i lidhur për tentativën e grabitjes së një pike karburanti në Kiev, madje kapësit e tij i kishin ulur pantallonat teksa një burrë i mbante leksion për faktin që abuzonte me kaosin e shkaktuar nga lufta.

Shumë supermarkete, banka dhe pika karburanti janë bërë objekt i grabitjeve që prej nisjes së sulmit rus dy javë më parë.

Një tjetër faktor problametik është dhe shpërndarja e armëve nga qeveria për vullnëtarët e mbrojtjes, të cilët në disa raste i kanë përdorur ato për të grabitur.

Në disa raste të tjera raportohet se vulnetarët i kanë zhveshur e rrahur grabitësit e kapur.

Qyteti i rrethuar i Mariupol raportohet se ka mungesë uji dhe energjie elektrike. Dyqanet janë grabitur teksa rezidentët kërkojnë artikuj esencialë të jetesës.

Mungesa e shërbimeve të telefonisë i ka bërë qutetarët më të trembur  teksa autoritetet nxisin qëndrimin në strehimet e emergjencës deri në qartësimin e situatës.

FOTO GALERI
1/6
Grabitesi lidhet ne shtylle nga vullnetaret ne Kiev

“Do ketë luftë botërore”/ Zelensky: Pas nesh, radha juaj

Kur të mbarojë punë me Ukrainën, Rusia do të vijë pas jush”, paralajmëroi Zelensky vendet perëndimore, teksa këmbënguli se sulmi mbi lirinë e Ukrainës do të prekë dhe pjesën tjetër të botës.

Në komentin e tij për ABC World, kreu i shtetit ukrainas edhe një herë i kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të NATO-s të sigurojnë hapësirën ajrore të vendit të vet. “Ata po na bombardojnë, po dërgojnë raketa, avionë, helikopterë- nuk e kontrollojmë dot qiellin tonë”, u shpreh ai.

Kjo luftë, nuk mbaron këtu. Do të ketë luftë botërore, theksoi më tej ndërsa e përshkroi Vladimir Putinin si kriminel; lufte duke thënë se të tillë janë në fakt të gjithë ata që shkelën në tokën tonë e dhanë urdhër për të qëlluar mbi njerëzit. Paqeruajtës ukrainas nga e gjithë bota sakaq do të kthehen në vendlindje së bashku me armët dhe pajisjet e tyre, në bazë të një dekreti të nënshkruar së fundi nga presidenti Volodymyr Zelensky, që synon forcimin e ushtrisë vendase dhe zbrapsjen e agresionit rus.

Zëvendës shefi i zyrës së presidentit Andriy Sybiha publikoi në Facebook foton e dekretit ku sqarohej vendimi për të tërhequr ushtarët profesionistë ukrainas nga misionet anekënd globit, përfshirë këtu edhe Kosovën, ku shërbejnë rreth 40 ushtarë të tillë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...