2022-03-09

Akademik Flori Bruqi-luftëtari i paepur në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar

 






Nga Kujtim MATELI




Krijimtaria e Flori Bruqit ka si gur themeli vlerat e identitetit tonë kombëtar, vlera të krijuara në breza nga paraardhësit tanë, nga lashtësia deri në ditët e sotme. Identiteti kombëtar shpaloset natyrshëm përgjatë gjithë veprës së tij, duke i mëshuar fort idesë për t`i njohur mirë këto vlera dhe për t`i ruajtur ato. Identiteti kombëtar formohet nga ato vlera që lidhen me qëndrueshmërinë në rrjedhë të shekujve për të mos humbur gjuhën dhe kulturën, traditat dhe zakonet që e kanë ruajtur atë nga asimilimi agresiv i fqinjve. Të zbulosh vlerat e qëndresës së popullit tonë në mijëvjeçarë, do të thotë ta ndërtosh të sotmen dhe të ardhmen mbi baza të sigurta. Duke filluar me vëllimin e parë poetik “Zjarri i diellit” në vitin 1995 e deri më sot, krijimtaria letrare e Flori Bruqit ka frymëzuar brezat e rinj me dashurinë për Atdheun, të qenit krenar për të parët tanë, që kanë ruajtur tradita dhe zakone, të cilat ruajnë vlerat e krijuara në shekuj. Jeta e shqiptarit deri më sot ka qenë e mbushura me përpjekje dhe luftra të pandërprera, të cilat përcaktojnë identitetin e tij liridashës e paqësor. Vepra letrare dhe sidomos romanet e tij të shumtë si: “Vrasja e liridonëve”, ”Dorëzeza”, “Gjarprinjtë e pallatit”, “Tokë e djegur”,”Pallati i Akeronit” dhe të tjera vepra të spikatura, karakterizohen nga niveli i lartë artistik dhe mesazhet e rëndësishme që i përcillen lexuesit të çdo kohe. Puna e tij kërkimore-shkencore, duke shfrytëzuar burimet arkivore në Kosovë dhe jashtë saj, ka bërë që ta njohë më mirë historinë e vendit tonë dhe të nxjerrë nga realiteti historik dhe ai aktual, personazhet e veprave që janë dhe do të mbeten dëshmi e krenarisë sonë kombëtare. Vepra letrare e Flori Bruqit është e gjithanshme dhe kontributi i tij është i çmuar si: poet e prozator, kritik letrar e eseist, publicist i dimensioneve të larta kombëtare, i ndjekur nga shqiptarët kudo trojeve shqiptare dhe jashtë tyre në diasporë. Gurët kilometrikë, që shenjojnë identitetin e kombit tonë në rrugëtimin e tij historik, janë ngjarjet më të rëndësishme kulmore që populli ynë ka shenjuar me gjak e sakrifica. Një nga këto pika kulmore është edhe Shpallja e Pavarësisë së trojeve shqiptare më 1912. Kjo ngjarje, e cila u kurorëzua nga një seri betejash të ashpra me pushtuesit osmanë, e ka vulosur përfundimisht marrëdhënien e shqiptarëve me perandorinë osmane, duke e konsideruar atë si një forcë pushtuese. Flori Bruqi në krijimtarinë e tij artistike, por dhe në atë publicistike dhe shkencore i ka mëshur fort idesë që vlerat e identitetit tonë kombëtar nuk duhet të dalin në pazar. Asnjë presje nuk duhet t`u hiqet vlerave tona kombëtare. Si shembuj sillen përpjekjet e Turqisë së sotme për rishikimin e historisë së periudhës osmane, por dhe ato të Greqisë që kërkojnë të zhdukin vlerat e popullit shqiptar në krahinën e Çamërisë, e cila deri para Konferencës së Londrës 1913 ishte pjesë e Shqipërisë së Poshtme, me histori dhe kulturë shqiptare dhe e banuar nga shqiptarët. Këto përpjekje të fqinjve tanë për ta tjetërsuar historinë e popullit tonë kanë ndeshur në penën e fortë të akademikut Flori Bruqi.

Në krijimtarinë e tij ndjehet mirënjohja dhe respekti për aktorët që sollën lirinë e Kosovës nga shtypja dhe barbaritë serbe. Heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës janë pikat orientuese se si duhet të ecet më tej. Janë këta luftëtarë, dëshmorë dhe heronj, që për sot dhe shekujt që vijnë, i kanë përcaktuar marrëdhëniet e shekullit XIX midis shqiptarëve dhe serbëve, ose më saktë ato të para vitit 1999, si marrëdhënie midis shqiptarëve, që luftonin për liri dhe pavarësi dhe pushtuesve serbë. Gjaku dhe heroizmi i UÇK-së, e ka vulosur këtë marrëndhënie dhe askush, as sot dhe as në të ardhmen, nuk mund t`ia zbusë fytyrën çnjerëzore që tregoi ushtria e Milosheviçit. Fqinjët tanë në veri dhe në jug të tokave shqiptare, aq sa kanë synuar të pushtojnë trojet shqiptare, po aq kanë bërë përpjekje të tjetërsojnë dhe historinë tonë, duke u përpjekur të rrafshojnë pikat kulmore të historisë së popullit tonë, deri tek ngjarja më e fundit kulmore siç është Lufta e Kosovës për liri e Pavarësi e vitit 1999.

Ka përpjekje për të ulur vlerat e kësaj lufte si luftë çlirimtare, për të denigruar figurat e saj madhore. Përpjekje ka patur edhe për ngjarje të tjera kulmore, siç është Shpallja e Pavarësisë, duke mbivlerësuar kontributin e ndonjë fuqie të huaj dhe nënvlerësuar kontributin e atyre qindra mijëra shqiptarëve të organizuar në formacione luftarake në mbarë trojet shqiptare dhe delegatët që nxorën këto treva për ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorën heroike. Përpjekje ka patur edhe për Skënderbeun dhe luftën e tij heroike në mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të vetë kontinentit tonë. Autorët e këtyre shtrembërimeve janë përballur me penën e akademikut Flori Bruqi, duke u dhënë qartësi këtyre shtrembërimeve dhe mjegullimeve të bëra nga autorë dashakeqës.

Fqinjët tanë në veri dhe në jug të trojeve shqiptare (serbët dhe grekët), janë përpjekur në këta dy shekujt e fundit ta shkurtojnë me sa të mundin ekzistencën e shqiptarëve në këto troje. Akademiku Flori Bruqi, si njohës i mirë i historisë, i ka demaskuar këta autorë dashakeqës dhe gjithë krijimtaria e tij letrare, publicistike dhe shkencore, tregon për autoktoninë ilire të trojeve tona, që nga kohët më të vjetra me kufij veriorë rrjedhën e lumit Danub, ashtu siç dokumentohet edhe nga gjeografi Strabon. Po akademik Flori Bruqi, ndryshe nga institucionet shkencore në Kosovë dhe në Shqipëri, i shikon trojet shqiptare si një e tërë, si një histori e pandashme ashtu siç kanë qenë në rrjedhë të historisë. Institucionet shkencore në Shqipëri dhe në Kosovë, përfshi dhe institucionin e vetëm shkencor në Maqedoni, i kanë parë trojet shqiptare si parcela të pavarura dhe gjithë puna kërkimore-shkencore ushtrohet brenda parcelës së shtetit ku ndodhen. Ndryshe ndodh me akademikun Flori Bruqi. Ai i vështron trojet shqiptare në tërësinë e tyre dhe nga kjo fushëpamje artistike dhe shkencore jep atë realitet shqiptar të pandarë, të mishëruara në vepra artistike, por dhe në studime shkencore.

Një nga veprat madhore të akademik Flori Bruqit është “Leksikoni enciklopedik”, Prishtinë 2020, botim i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, një vepër që rrezaton arritjet shkencore dhe ato artistike më të realizuara brenda hapësirës së trojeve shqiptare dhe në diasporë. Vetëm fakti që kjo Eciklopedi nuk është e ngjashme me ato që kanë dalë deri më sot në Prishtinë, të cilat përfshijnë personazhe dhe ngjarje brenda territorit të shtetit të Kosovës, me ato të Tiranës, që kufizohen me personazhe dhe ngjarje brenda Shqipërisë londineze, kjo Enciklopi i thyen këto kufizime të deritanishme dhe përcjell dritë dhe dije në çdo skaj të trojeve shqiptare, deri në diasporën më të largët. Ajo përcjell idenë e përbashkimit të trojeve shqiptare brenda historisë së përbashkët, që ato kanë dhe kanë patur në mijëvjeçarë, nga ku gjallon një letërsi dhe art i përmasave botërore, sepse fryma që ato përcjellin i drejtohen çdo individi të planetit tokë, pavarësisht kombësive dhe racave që ata i përkasin. Enciklopedia e akademik Flori Bruqit, duke u lidhur natyrshëm me zinxhirin e artë të enciklopedive botërore, u përcjell popujve dhe institucioneve shkencore vlera të rëndësishme, që janë krijuar në këto troje shqiptare përgjatë gjithë historisë së tyre. Akademik Flori Bruqi aq sa ëshë i interesuar për fatin e trojeve shqiptare në veri, po me kaq vëmendje ka ndjekur dhe fatin e trojeve shqiptare në jug të tyre. Ka një përpjekje të pandërprerë të Akademisë së Athinës për t`i parë trojet në jug të Shqipërisë si pjesë të Helladës, duke e provokuar rëndë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me librin shovinist të botuar në anglisht në vitin 1977. Kundër këtij libri në trojet shqiptare ka patur vetëm një zë kundërshtues dhe ky ka qenë akademiku Kristo Frashëri. Për ta patur të qartë se sa i rëndë është ky libër provokues, po e citojmë kundërshtimin e akademik Kristo Frashërit në artikullin “Shtrembërime të historisë së Epirit nga Akademia e Athinës”, botuar tek “Gazeta Shqiptare” datë 07.08.2011, i cili vë në dukje se disa botime gjoja shkencore, nuk janë gjë tjetër veçse lakmi nacionaliste të fqinjit tonë jugor ndaj viseve shqiptare.

Kristo Frashëri: “Prej tyre meriton të veçohet botimi me pretendime shkencore që ka dalë nga shtypi në Athinë kohët e fundit. Fjala është për trajtesën që Akademia e Athinës botoi kohët e vona në anglisht në format të madh prej 480 faqesh, nën drejtimin e përgjithshëm (general editor) të M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim grek), Athinë 1997. Botimi i përmendur, që tani kemi në tryezë, ndryshon nga moria e botimeve të mëparshme nga tri pikëpamje – trajton nga pikëpamja kohore në mënyrë integrale historinë e Epirit gjatë 4000 vjetëve; e dyta, në të kanë marrë pjesë autorë ndoshta më të shquarit e historiografisë greke të ditëve tona; e treta, nga pikëpamja e përgjegjësisë shkencore, politike e morale mban vulën e Akademisë së Athinës, e cila pavarësisht nga emri që mban, është Akademia e Shkencave jo e Athinës, por e Greqisë”. Dhe më tej profesor Kristo Frashëri vazhdon: “Ne kemi pritur që me dobësitë e kësaj periudhe të merren historianët shqiptarë të specializuar në problemet e historisë së lashtë të Epirit. Arsyeja përse ata heshtin është puna e tyre”.

Po çfarë përmban në thelb ky libër? Ka tjetërsuar përkatësinë etnike të Epirit nga pellazgo-iliro-shqiptare, sipas autorëve të antikitetit, në helene, në kundërshtim me të gjithë autorët antikë që kufirin verior të Helladës e vendosnin në jug të Gjirit të Artës (Ambraqisë), kurse deri në fillim të shekullit XX, në të gjitha hartat dhe dokumentet evropiane, përfshi dhe disa autorë helenë quhej Shqipëria e Poshtme. Gjithashtu edhe Dodona pellazge është tjetërsuar në helene, madje duke e vendosur dhe në vendin e gabuar. Në këtë hapësirë Akademia e Athinës pretendon kulturë dhe qytetërim helen që prej 4 mijë vjetësh, duke i hapur rrugën qeverisë së Athinës ta pretendojë këtë hapësirë si territor të saj, pretendim të cilit nuk i është larguar as në ditët e sotme, duke mbajtur në fuqi “Ligjin e Luftës” me Shqipërinë.

Përballë këtij provokimi kaq të rëndë kanë heshtur institucionet shkencore të trojeve shqiptare. Kanë heshtur dy institucionet shkencore të Tiranës: Akademia e Shkencave dhe Akademia e Studimeve Albanologjike; dy institucionet shkencore të Prishtinës: Akademia e Shkencave dhe Instituti Albanologjik, si dhe në Shkup Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Po nëse heshtin institucionet shkencore të këtyre vendeve, që paguhen nga shtetet përkatëse për të folur, nuk ka heshtur akademiku Flori Bruqi, si anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, i cili në shkrimin studimor: “Vendndodhja e Dodonës pellazge” që është një përgjigje shkencore kundër Akademisë së Athinës, ka argumentuar qartësisht se Dodona në dimensionin e saj historik ka kaluar nga pellazge në ilire dhe nuk mund të tjetërsohet nga pellazge në helene, kur kufiri midis Helladës dhe Epirit ka qenë i pandryshur me Gjirin e Artës (Ambraqisë) përgjatë gjithë historisë dhe që më vonë ky vend është quajtur Shqipëria e Poshtme. Akademiku Flori Bruqi me krijimtarinë e tij të gjithanshme, në disa fusha, ka mbetur një luftëtar i vijës së parë në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar, ka përballuar me guxim lakmitë shoviniste të fqinjëve tanë, duke sjellë një letërsi cilësore dhe një mendim shkencor të admirueshëm.

 

https://botapress.info/akademik-flori-bruqi-luftetari-i-paepur-ne-mbrojtje-te-identitetit-tone-kombetar/

Ukrainasi që u shtyp nga autoblinda do që t’i bashkohet ushtrisë pas shërimit

 Një burrë ukrainas, i cili është me fat që është gjallë, pasi një autoblindë e goditi veturën e tij në Kiev, më 25 shkurt, i ka falënderuar njerëzit që e shpëtuan, dhe ka thënë se do t’i bashkohet forcave të mbrojtjes territoriale të Ukrainës, sapo të aftësohet për të ecur përsëri.


Ukrainasi që u shtyp nga autoblinda do që t’i bashkohet ushtrisë pas shërimit 

Ai duke komentuar rastin e tij thotë: “Për fat të mirë isha vetëm brenda. Po sikur të kishte fëmijë? Është e pamundur të imagjinosh se çfarë do të ndodhte“.






Ai shton se planet e tij pasi të largohet nga spitali, fillimisht janë të mësohet të ecë përsëri, e pasi të shërohet ai thotë që do t’iu bashkohet forcave ukrainase për çlirimin e vendit.

Politikanja ukrainase shpërthen në lot: Ju lutem Biden, ndihmoni fëmijët tanë

Hanna Hopko e cila ishte deputete në Ukrainë nga viti 2014 deri më 2019-të, shpërtheu në lot teksa i lutej presidentit amerikan, Biden, që t’i ndihmojë ukrainasit.




Duke folur për gjendjen kaotike në Mariupol, gjatë një interviste që po zhvillonte për televizionin amerikan MSNBC, ish-deputetja u kaplua nga emocionet.

Nuk ka asnjë shpjegim. Më besoni, nuk ka shpjegim. Ajo nuk është vetëm një fëmijë. Ju i keni parë fotot. Ne nuk mund të shohim se sa ukrainas po vdesin. Ju lutemi Biden, ju lutemi Kongresit, ndihmoni njerëzit tanë”, tha ajo.  Ju lutemi ndihmoni fëmijët tanë. Shikoni, ne po fitojmë dhe fitorja jonë do të jetë e rëndësishme për Gjeorgjinë, Moldavinë, për të gjithë botën e lirë. Nuk e kuptoj pse duhet t’i bindim të gjithë se kjo ka të bëjë me njerëzimin”, tha ajo duke qarë.

Krimineli serb Aleksandër Vuçiç pezullon eksportet e grurit e miellit: Nga nesër , s`ka më miell serb në Shqipëri dhe gjetkë.

 

Aleksandar Vuçiç deklaroi se shteti i tij do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit duke nisur nga data 10 mars.

“Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiç për televizionin serb.

Ai sqaroi se shteti do t’i subvencionojë derivatet për fermerët.

“Ne do të subvencionojmë që çmimi i euro-naftës në të gjitha pikat e karburantit të Industrisë së Naftës së Serbisë të mbetet së paku 179 dinarë, rreth 1.5 euro për të paktën një muaj e gjysmë. Për të gjithë të tjerët do të ketë rritje minimale”, u shpreh ai.

Vuçiç shtoi se Serbia është në pritje të vendimit të Bashkimit Europian për importin e energjisë nga Rusia. Shtetet e Bashkuara e ndaluan atë të martën, si ndëshkim për Rusinë, e cila ka pushtuar Ukrainën.

“Nëse vendimi është që të ndalohet importi i të gjitha burimeve të energjisë nga Rusia, atëherë edhe ne jemi në telashe. Nuk kemi ku t’i marrim, nafta dhe gazi nuk mund të bien nga qielli”, tha Vuçic, duke folur për gjendjen e rezervave të mallrave të Serbisë, ku tha se Serbia është e përgatitur për së paku dy muajt e ardhshëm.

Kosova, gjatë vitit 2021, ka importuar 84 mijë tonë lloje të ndryshme të grurit dhe miellit nga Serbia – nga 115 mijë tonë sa ka importuar në total nga shtete të ndryshme, si: Kroacia, Austria, Maqedonia e Veriut, Hungaria.

Dhurata Çupi kërkon dorëheqjen e Bashës: PD ka nevojë për lider që na çon drejt fitores

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi këtë të mërkurë ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë, duke theksuar se sot PD ka nevojë për një lider që i çon demokratët në fitore.

Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite. Patjetër që shkaktari kryesor është lidershipi. Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen Basha që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurrimit të drejtë përpara demokratëve. PD sot ka nevojë për një lider që të na çojë drejt fitores. Dëshpërim i madh që PD humbet mbështetjen e shkodranëve e dibranëve si dy bastionet e PD”, është shprehur Çupi.

Deputetja e qarkut të Dibrës, veçanërisht pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 marsit, nuk është zëri i vetëm që ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë. Më herët, ishte Grida Duma, e cila duket se ka marrë drejtimin e kësaj goditjeje të re nga brenda, duke tundur si flamur, dorëheqjen e saj të menjëhershme nga posti i nënkryetares së atij që e quan dështaku në krye të PD-së.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët. Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë”, tha Duma.

Në një tjetër shenjë se armiqtë e Bashës, tashmë i afron largimi i tij nga kreu i PD-së, Sali Berisha këtë të mërkurë la një shteg të hapur për bashkëpunim me të gjithë deputetët rebelë të cilët janë sot kundër Bashës, përfshirë edhe Grida Dumën.

Mirëpres çdo deklaratë të deputetëve, mirëpres bashkimin e tyre me grupin e deputetëve të Komisionit të Rithemelimit dhe i garantoj qe ky bashkim ka në bazë vlerësimin e palëkundur të kontributeve në PD, në Kuvendin e 22 marsit cdo njeri do ketë të drejtën të kandidojë për organet e PD me kushtin e vetëm të pranojë votën e lirë të demokratëve”, tha Berisha.

Pas Gjekmarkajt dhe Açkës, edhe Grida Duma jep dorëheqjen nga PD

 

Grida Duma vendosi të japë dorëheqjen si nënkryetare e PD-së këtë të mërkurë, pas Agron Gjekmarkajt dhe Flutura Açkës.

Ajo shprehet se ky është një vendim i domosdoshëm për demokratët.

Grida me fjalë të ashpra ndaj kryedemokratit Lulzim Basha tha se ai përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputetët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

“Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që  jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët.  Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë”, tha Duma .

Postimi i plotë:
Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.
Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të salrifikuar një dekadë. Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët. Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!
Agron Gjekmarkaj ishte i pari qe ndërmori mes demokratëve aktin politik të dorëheqjes, duke i rikthyer postet partiake qe Lulzim Basha i dha.

Ferdinand Xhaferraj dhe Ervin Salianji qëndrimin e mbajtur në grup e bënë publik edhe në rrjetet sociale. Kërkohet largimi i Bashës dhe një lider i ri politik brenda grupit parlamentar.

Revolta ndaj lidershipit demokrat ka prodhuar një lëvizje të re brenda PD për largimin e Lulzim Bashës.

Zëra brenda grupit parlamentar janë me moton; Të dy larg PD, si Basha dhe Berisha.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon të mos pranojë humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku jo vetëm nuk mundi të marrë asnjë bashki, por u rendit forcë e tretë me më pak vota se koalicioni i Sali Berishës me LSI-në dhe PDK-në.

Zgjedhjet e 6 marsit kishin një vlerë të madhe për elektoratin demokrat, ku pritej të tregohej mbështetja e demokratëve të cilët prej muajsh tashmë janë ndarë në dy fronte, ata që mbështesin Bashën dhe ata që mbështesin Berishën.

Partia Socialiste arriti të merrte pesë nga gjashtë bashkitë në garë, Vorën, Rrogoshinën, Dibrën, Lushnjën dhe Durrësin, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” fitoi në Shkodër.

Sulmet krimnele të Putinit shkatërrojnë maternitetin në Mariupol, gra dhe fëmijë mbeten nën rrënoja

 

Një maternitet në qytetin ukrainas Mariupol është shkatërruar nga sulmet ajrore ruse.

Këshilli i Mariupolit tha se dëmi i shkatërrimit të spitalit ishte “kolosal”, duke shtuar se nuk dinte ende ndonjë shifër viktimash. Një këshilltar i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se nën rrënoja kanë mbetur gra dhe fëmijë.

Forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve”, tha këshilli bashiak në rrjetet sociale këtë të mërkurë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...