2022-03-11

Kryekrimineli rus Vlladimir Putin u hap rrugë 16 mijë vullnetarëve nga Lindja e Mesme për të luftuar për Rusinë

 Presidenti rus Vladimir Putin tha se ka pranuar propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu që vullnetarët të vijnë dhe të luftojnë në Donetsk dhe Ligansk.

Krimineli rus Vlladimir Putin tha se është sugjeruar gjithashtu që më shumë se 16,000 vullnetarë nga Lindja e Mesme të vijnë dhe të luftojnë kundër Ukrainës.



“Nëse shihni njerëz që duan, në baza vullnetare, veçanërisht jo për para, të vijnë dhe të ndihmojnë njerëzit që jetojnë në Donbas, bashkëpunoni me ta dhe ndihmoni ata të vijnë në zonën e luftës,” tha Putin gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai gjithashtu i tha ministrit të tij të Mbrojtjes se ka miratuar që raketat Javelin dhe Stinger të kapur nga ushtria ruse në Ukrainë t’u dorëzoheshin forcave seperatiste në Donbass.

“Për sa i përket dorëzimit të armëve, veçanërisht atyre të prodhimit perëndimor që kanë rënë në duart e ushtrisë ruse – sigurisht që unë mbështes mundësinë për t’i dhënë ato njësive ushtarake të republikave popullore të Luganskut dhe Donjeckut” tha Putin

Illia Ponomarenko, ka deklaruar se autoritetet ukrainase kanë thënë se është vrarë komandanti rus, Andrey Kolesnikov.

 

Raportohet se ukrainasit kanë vrarë komandantin rus, Kolesnikov

news image

Reporteri i mediumit ukrainas The Kyiv Independet, Illia Ponomarenko, ka deklaruar se autoritetet ukrainase kanë thënë se është vrarë komandanti rus, Andrey Kolesnikov.

“Autoritetet e Ukrainës thonë se gjeneral major Andrey Kolesnikov, komandanti i 29-të i Ushtrisë së Armëve të Kombinuara të Rusisë është vrarë”, është shprehur ai përmes një postimi në rrjetin social Tëitter.

Megjithatë, informacioni ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

“E madhe nëse është e vërtetë – eliminimi i udhëheqësve ushtarakë në terren bëhet vërtet katastrofik për Rusinë”, shtoi Ponomarenko.

Klitschko: Sulmi në Kiev mundent të ndodh në çdo mom

 


news image

Ish-kampioni i boksit, Vladimir Klitschko, ka thënë se trupat ruse kanë sulmuar sot zona në të gjithë vendin e Ukrainës, me objektivin kryesor të tyre kryeqytetin e Kievit. 

“Në ditët në vijim, ne presim një sulm të rëndësishëm ndaj kryeqytetit. Ata po rigrupohen. Ata po përpiqen të gjejnë strategji të ndryshme dhe po përpiqen të gjejnë rrugën e duhur dhe kohën e duhur. Kështu që çdo orë ka rëndësi, dhe pastaj ne” presin një sulm në kryeqytet në çdo moment, veçanërisht, siç thashë, ditët në vijim. Objektivi i tyre është kryeqyteti”, tha Klitschko për CNN – transmeton Gazeta Sinjali.

Ai tha se vullneti i popullit ukrainas mbetet i fortë, por ata kanë nevojë për mbështetje.


“Ne kemi shumë pajisje, pajisje ushtarake dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur, ne po përpiqemi të mposhtim ushtrinë ruse sa më shumë që të mundemi. Nuk e di sa do të durojmë, por ne “Do të qëndrojmë për aq kohë sa të mundemi. Ajo që është me të vërtetë e nevojshme është mbështetja ndërkombëtare. Ju djema duhet të izoloni Rusinë dhe ekonominë ruse,” tha ai.

“Kjo është e rëndësishme për t’u kuptuar nga bota perëndimore dhe aleatët tanë që të veprojnë tani. Ne nuk mund të presim javë apo muaj për vendime të caktuara. Bëhet fjalë për orë dhe minuta. Ne kemi nevojë për mbështetje – financiare, humanitare, pajisje ushtarake. Ne do të kujdesuni për veten, na besoni”, shtoi ai.

Kaq janë rritur çmimet në Kosovë sivjet, Agjencia e Statistikave publikon të dhënat

 Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 7,5% në muajin shkurt, në krahasim me muajin shkurt 2021.

Ndërkohë, indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1,1% në muajin shkurt të këtij viti, në krahasim me muajin janar.

Sipas ASK-së, ngritja e çmimeve është vërejtur tek produktet si buka dhe drithërat, mishi, qumështi, djathi, vezët, vaji, pemët, perimet etj.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 7.5 për qind në muajin shkurt 2022, krahasuar me muajin shkurt 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (15.7%); mish (8.6%); qumësht, djathë dhe vezë (11.1%); vajra dhe yndyra ushqimore (32.1%); perime (13.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (11.3%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (6.5%); kafe, çaj dhe kakao (12.5%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3.9%); duhan (4.7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4.1%); energji elektrike (12.3%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.


Edhe dallimet në çmime ndërmjet muajit shkurt dhe janar të këtij viti janë vërejtur tek të njëjtat produkte.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.1% në muajin shkurt 2022, krahasuar me muajin janar 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.8%); mish (0.8%); qumësht, djathë dhe vezë (2.0%); vajra dhe yndyra ushqimore (1.0%); pemë (1.5%); perime (9.6%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.4%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.0%); veshje (0.7%); pajisje shtëpiake (1.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (5.5%); shërbime hoteliere (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ditëve të fundit, ka pasur rritje të madhe të çmimeve të disa prej produkteve kryesore në Kosovë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , gati të flasë mepresidentin rus Vlladimir Putin: Do pranojmë neutralitetin!

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është i gatshëm të bisedojë drejtpërdrejt me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, por “nuk do të bëjë asnjë kompromis ndaj pozicionit të Moskës gjatë këtyre negociatave”, tha zëvendësi i tij për CNN.

Bisedimet mes ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, të mbajtura të enjten në qytetin turk të Antalias, nuk sollën ndonjë përparim të madh, por Igor Zhovkva thotë se Kievi që në fillim nuk ishte shumë optimist për rezultatin.

“Ishte gjë shumë e mirë që ata takuan, por për fat të keq mund të themi se Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë nuk është ai që merr vendimin përfundimtar. Vendimi përfundimtar për të ndaluar luftën, për të bërë një armëpushim, për të tërhequr trupat merret vetëm nga një person”, u shpreh ai, duke iu referuar Putinit.

Zhovkva sakaq, pohoi se Zelensky ështe gati për një zgjidhje diplomatike, por ai nuk është kontaktuar personalisht nga presidenti rus apo ndihmësit e tij.

“Gjëja e fundit që dëgjova prej tyre ishte që ne duhet të punojmë ende nën formatin e dy delegacioneve. Por, shikoni, as marrëveshjet e arritura gjatë këtyre negociatave nuk po respektohen”, tha zyrtari i lartë ukrainas.

Por çfarë lëshimesh është i gatshëm të bëjë Kievi? Zhovkva pohoi se Ukraina është e hapur ndaj neutralitetit “Nëse blloku i NATO-s nuk është gati për momentin që ta pranojë në radhët e tij”. Megjithatë, shtoi ai, “kemi nevojë për garanci shumë të forta sigurie në mënyrë që këto luftëra të tmerrshme, që ky agresion i tmerrshëm, të mos përsëritet më në të ardhmen”.

Babai përcjell mes lotësh vajzat e tij! Momentet prekëse nga metrotë e Kievit, udhëtim drejt të pa diturës

 

Metrotë e Kievit janë bërë dëshmitare të skenave dhimbjes dhe trishtimit të qytetarëve që përcjellin fëmijët e të afërmit dhe vetë qëndrojnë për të luftuar kundër pushtuesit rus.

Metrotë e Kievit janë bërë dëshmitare të skenave dhimbjes dhe trishtimit të qytetarëve që përcjellin fëmijët e të afërmit dhe vetë qëndrojnë për të luftuar kundër pushtuesit rus.

Mijëra ukrainas largohen nga kryeqyteti i vendit, pak orë përpara nisjes së ofensivës ruse ndaj qytetit. Gazetari Artur Bibe ka sjellë pamjet nga treni që niset për lviv, një rrugë e konsideruar si e sigurt sipas autoriteteve vendase.

Një udhëtim në të pa diturën!

Ata do t’i drejtohen kufirit për të vazhduar udhëtimin drejt një vendi europian ku do të mund të strehohen larg bombave të luftës. Lejohen të largohen vetëm  gratë dhe fëmijët.

Në bankinën e stacionit shihen shpesh herë prindër që dërgojnë fëmijët në një zonë të sigurt dhe në vazhdim kthehen në front për të luftuar. Autoritetet kanë improvizuar kënde lojërash ku fëmijët mund të luajnë dhe të argëtohen për të harruar tmerrin e luftës.


1/11

Top Channel

Shpërndahet autokolona masive ushtarake ruse, mjetet ushtarake vendosen në zona të tjera

 

Civilët e bllokuar brenda Mariupolit po kërkojnë me dëshpërim ushqime e karburant ndërsa forcat ruse vazhduan edhe të enjten të bombardojnë qytetin port.

Ndërkohë fotografi satelitore treguan se autokolona masive e Kremlinit, që ndodhej disa kilometra jashtë kryeqytetit ukrainas është shpërndarë dhe ridislokuar sërish.

Një numër edhe më i madh vendesh dënuan sulmin ajror në një maternitet në Mariupol një ditë më parë, si pasojë e të cilit u vranë tre persona. Zyrtarë perëndimorë dhe ukrainas e quajtën atë një krim lufte. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se refuzimi i Rusisë për të lejuar evakuimet nga qyteti port, ishte një formë e plotë terrori.

Numri i refugjatëve që janë larguar nga vendi deri tani ka arritur në 2.3 milionë dhe Kievi po përgatitet për një sulm. Kryetari i Bashkiasë së kryeqytetit tha se Kievi ishte kthyer praktikisht në një kështjellë të mbrojtur nga civilë të armatosur.

Imazhet satelitore të kompanisë ‘Maxar Technologies’ tregonin se autokolona ushtarake prej 64 kilometrash, në përbërje të së cilës kishte tankeve e artileri është shpërndarë dhe ridislokuar. Njësi të blinduara të saj janë parë në qytete pranë aeroportit Antonov. Një pjesë e automjeteve janë zhvendosur në pyje, njoftoi Maxar.

Autokolona ishte grumbulluar jashtë qytetit në fillim të javës së kaluar, por ajo kishte ngecur për shkak të mungesës së ushqimeve dhe karburantit. Zyrtarët amerikanë thonë se trupat ukrainase gjithashtu e kanë goditur atë me raketa antitank.

Në Mariupol, një qytetet me 430,000 banorë, situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë. Që nga fillimi i sulmit, më shumë se 1,300 persona kanë vdekur sipas zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk.

Banorët nuk kanë ngrohje apo shërbim telefonik dhe shumë prej tyre nuk kanë energji elektrike.

Ata kanë një urdhër të qartë për të mbajtur peng Mariupolin, për t’u tallur me të, për ta bombarduar dhe goditur atë vazhdimisht“, tha zoti Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes drejtuar kombit. Ai tha se forcat ushtarake ruse filluan një sulm me tank pikërisht aty ku supozohej të kishte një korridor humanitar.

Zyrtarët lokalë thonë se është e vështirë të gjesh vende të mbrojtura nga bombardimet.

Zelensky tha se rreth 100,000 njerëz janë evakuuar gjatë dy ditëve të fundit nga shtatë qytete në veri dhe qendër të vendit përfshirë periferitë e Kievit, megjithë bllokadën ruse.

Sanksionet perëndimore i kanë dhënë tashmë një goditje të rëndë Rusisë, duke çuar në një zhvleftësim të rublës, largim të bizneseve të huaja nga vendi dhe rritje të çmimeve.

Por Presidenti rus Vladimir Putin tha vendi u ka mbijetuar edhe më parë sanksioneve.

Ne do t’i kapërcejmë ato“, tha ai në një takim me zyrtarë qeveritarë. Megjithatë ai pranoi se sanksionet do të krijojnë disa sfida për vendin.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...