Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/12

OKB: 579 të vrarë në Ukrainë, mes tyre 42 fëmijë

Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se janë vrarë 579 persona dhe 1,002 të plagosur  që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se janë vrarë 579 persona dhe 1,002 të plagosur  që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Raporti i fundit i OKB-së për viktimat tregon se janë  42 fëmijë të cilët kanë humbur jetën dhe 54 fëmijë të plagosur.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore”, sipas raportit të OKB-së, raporton CNN.

Sipas OKB-së besohet se numri aktual i viktimave është dukshëm më i lartë veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht ditët e fundit pas raporteve për armiqësi të forta në rajone si Kharkiv, Mariupol dhe Donetsk, ku ka pretendime për qindra viktima civile.

Lufta Rusi-Ukrainë shënon ditën e 17-të të saj, ndërsa akoma nuk ka një raport përfundimtar për viktimat.

‘Qyteti juglindor i Volnovakha është shkatërruar plotësisht që nga pushtimi rus’, tha guvernatori i rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko.

 

‘Qyteti juglindor i Volnovakha është shkatërruar plotësisht që nga pushtimi rus’, tha guvernatori i rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko.

Ai tha që që nga fillimi i pushtimit, shumica e popullsisë së Volnovakha-s është larguar dhe infrastruktura e saj është shkatërruar, që do të thotë se qyteti  nuk ekziston më.

“Në përgjithësi, Volnovakha, ashtu siç është kthyer nuk ekziston më,” tha ai për kanalin televiziv ukrainas Direct.

Guvernatori shtoi  se luftimet vazhdojnë  për të parandaluar një rrethim rus të territorit të rëndësishëm strategjik.

Volnovakha ka qenë nën një breshëri të rëndë granatimesh, raketash dhe sulmesh ajrore, duke shkatërruar pothuajse çdo ndërtesë në qytet.

“Urgjent ndaloni luftimet”, Emmanuel Macron e Scholz Papa Francesku. Putin!

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez,  Emmanuel Macron, telefonuan shefin e Kremlinit Vladimir Putin duke i kërkuar hapur vendosjen e menjëhershme të armëpushimit në Ukrainë.

Zëdhënësi i kancelarit gjerman,  Steffen Hebestreit pohoi se po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme diplomatike për t`i dhënë fund luftës. në 75 minuta telefonatë, dy liderët kanë insistuar që të flasë logjika, e cila të cojë drejt një zgjidhjeje diplomatike të kësaj krize.

Gjatë bisedës telefonike, Putin ka informuar Macronin dhe Scholzin me versionin e tij të situatës dhe raportet mes Rusisë dhe Ukrainës. Thirrjeve për fundin e luftimeve iu bashkua edhe Papa Francesku.

“Ndaluni në emer të Zotit, jo luftë. Mendoni për fëmijët, mendoni për ata të cilëve poi u hiqni shpresën e një jete me dinjitet: fëmijë të vrarë, të plagosur, jetime”, thuhej ne një mesazh të kreut të Kishës Katolike në Twitter.

Zërave kundër luftës i është bashkuar dhe biznesmeni më i pasur rus Vladimir Potanin. Ai i kërkoi autoriteteve ruse  të mos lejojnë që shteti i tyre të kthehet në kohën e Revolucionit të Tetorit të vitit 1917. Potanin, pronar i kompanisë Norilsk Nickel (NILSY), i bëri këto komente pasi u bë e ditur se ekziston mundësia që Rusia të konfiskojë prona të kompanive që janë tërhequr nga ky vend, si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.

“Mos na ktheni 100 vjet pas”, është shprehur ai, duke theksuar se pasojat e një lëvizje të tillë do të kërcënonin besimin e investitorëve nga e gjithë bota e kjo do të zgjaste me dekada të tëra.

Të rinjtë ukrainas po mësojnë se si të përdorin armët

Në një kinema në periferi të qytetit Lviv të rinjtë mësojnë se si përdoren armët për të mbrojtur vendin e tyre.

Kinemaja përpara luftës ishte një vend që frekuentohej për argëtim por sot ndodh e kundërta pasi ajo është kthyer në një vend të mbushur me armë.

Në pamje shihet qartë se si të rinjtë janë të vendosur të mbrojnë atdheun e tyre nga sulmet ruse në mënyra rrethanore.

Këto sulme  i kanë detyruar të rinjtë ukrainas të mësojnë se si të përdorin armët për të mbrojtur vendin e tyre.

Kongresmeni republikan z. Madison Cawthornquan Zelensky ‘gangster’ dhe qeverinë e Ukrainës ‘të korruptuar e djallëzore’


Kongresmeni republikan amerikan Madison Cawthorn quante dje presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky një “gangster” ndërsa thoshte se qeveria e tij është “e korruptuar dhe shumë djallëzore” që promovon “ideologji të sëmura”, në një fjalim të regjistruar në video.

Komentet e kongresmenit nga Karolina e Veriut vijën në kundërshtim me ato të liderëve globalë por dhe me shumicën e republikanëve në SHBA.

Në komentet që duket se vinin në diskutimin nëse SHBA duhet të dërgojë ndihma dhe trupa ushtarake në konflikt, kongresmeni mes të tjerash thotë “nuk duhet të harrojmë se Zelensky është një rrugaç”, në videon e publikuar nga rrjeti amerikan WRAL.

Cawthorn kritikonte liderët në Kiev që refuzojnë të largohen nga vendi megjithse shumica janë në listën e njerëzve për t’u eliminuar nga ushtria ruse, mes të cilëve Zelensky e familja e tij.

“Nuk duhet të harrojmë se qeveria e Ukrainës është shumë e korruptuar dhe e ligë, apo dhe se nxit ideologji të sëmura”, tha ai.

Sipas rrjetit CNN, Cawthorn bënte komentet e tij me një grup mbështetësish fundjavën që shkoi në Asheville, Karolina e Veriut.

E përditshja DailyMail.com tentoi të merrte komente nga zyra e Cawthorn për komentet.

Pak pas publikimit të videos kongresmeni dënoi pushtimin rus të Ukrainës por vijoi me akuzat për lajme të rreme nga qeveria e Zelensky me qëllim përfshirjen në konflikt të SHBA dhe vendeve të tjera.

“Veprimet e Putin dhe të Rusisë janë të përçmueshme, por liderë si Zelensky nuk duhet të përhapin dezinformacion për Amerikën”, tha Cawthorn.

“Unë lutem për popullin e Ukrianës dhe lutem që ne mos të tërhiqemi në konflikt bazuar në dezinformacionin e liderëve të huaj”, shtoi ai.

Senatori republikan Lindsey Graham u distancua nga komentet e Cwthorn gjatë një konferencë të djeshme për shtyp.

“Ashtu si 90 përqind e vendit ne jemi me Ukrainën dhe komente të tilla nga një anëtar i Kongresit tregojnë se vijne nga jashtë kohezionit”.

Komentet e kongresmenit 26-vjeçar i cili leviz ne karrige me rrota, vijnë pak pasi u aprovua një paketë rreth 14 miliardë dollarë për ndihma humanitare për Ukrainën si pjesë e një pakete akoma më të gjerë ndihmash nga SHBA.

Cawthorn është një nga 15 kongresmenë republikanë që votuan kundër ndalimin të importeve energjitike ruse, siç votuan gjithashtu dhe dy demokratë Cori Bush nga Missouri dhe Ilhan Omar nga Minnesota. /Daily Mail/

Joe Biden paralajmëron Luftën e III -të Botërore: Përplasja NATO-Rusi, katastrofike!

 

Pasi e ndaloi personalisht dërgimin e avionëve luftarakë MIg29 nga Polonia në Ukrainë, Joe Biden paralajmëroi sërish mbi rrezikun e një Lufte të Tretë Botërore.

Një konflikt i drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s do të ishte katastrofik, tha presidenti amerikan, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë “çdo pëllëmbë” territori të aleancës ushtarake nëse do të jete e nevojshme.

“NATO-ja vjen sot me një fuqi të plotë, shumë më e bashkuar. Ne nuk do të bëjmë luftë kundër Rusisë në Ukrainë. Konfrontimi i drejtpërdrejtë NATO-Rusi është praktikisht Lufta e Tretë Botërore, e këtë duhet të përpiqemi ta parandalojme me cdo kusht”, tha ai.

Duke folur për trupat amerikane përgjatë kufirit me Rusinë, shefi i Shtëpisë së Bardhë e pohoi qartë se nëse ato lëvizim, nëse “ne përgjigjemi, atëherë mos kini asnjë iluzion, kjo do të jetë Lufta e Tretë, kuptojeni këtë”, u shpreh Biden.

Një ditë më parë, u njoftua se Uashingtoni do t’i heqë Rusisë statusin e vendit të favorizuar në tregti për shkak të agresionit në Ukrainë. Vendimi nënkupton ndërprerjen e marrëdhënieve normale tregtare me Moskën.

Heqja e këtij statusi, në koordinim me vendet e Bashkimit Evropian dhe ato të G7, bën të mundur vendosjen e tarifave ndaj importeve ruse, duke e izoluar edhe më tej ekonominë e këtij vendi Sanksionet e reja vijnë mes rritjes së trysnisë dypartiake në Uashington për të anuluar atë që njihet zyrtarisht si “marrëdhënie normale tregtare e përhershme me Rusinë”.

Sulm me dron në Kiev, gazetari i Top Channel sjell pamjet nga vendi i ngjarjes

 

Një sulm me dron ka ndodhur mesditen e sotme në periferi të Kievit, pranë një rajoni policie.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka mundur të shkojë në vendin e ngjarjes dhe ka sjellë pamjet e dronit të shpërthyer.

Droni kishte 4 kg eksploziv dhe mijëra sfera të vogla, siç duken edhe në fotot e mëposhtëme.

Ndërkohë, në shumë zona të banuara, ushtria ka nisur sulmet, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

TCH..
1/6

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...