Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/13

“Nëse Vlladimir Putini shtyp butonin për sulm bërthamor, do ta hedh në erë edhe vetë Rusinë”

 


NGA: N. SH.
Vladimir Putin

Rusia pas luftës në Ukrainë, ku filloi pushtimin e saj, ka filluar të kërcënojë botën me ndonjë sulm bërthamor.

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti thotë se SHBA-ja duket se nuk ka frikë nga një sulm bërthamor rus.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, nëse Kremlini shtyp ndonjëherë butonin, do të hedhin veten në erë.

Postimi i plotë:

Pse SHBA-të nuk duket se kanë frikë nga një sulm bërthamor rus!

Përveç triades bërthamore, një strukturë e forcës ushtarake me tre krahë që përbëhet nga raketa bërthamore të lëshuara nga toka, nëndetëse të armatosura me raketa bërthamore dhe avionë strategjikë me bomba dhe raketa bërthamore duhet të kemi parasyesh edhe një faktor të katërt kyç dhe kjo është arma Kibernetike.

Jam i bindur se nëse Kremlini shtyp ndonjëherë butonin, gjithçka që ata do të arrijnë është të hedhin në erë veten.

Le të shpresojmë se nuk duhet ta zbulojmë kurrë.

2022/03/12

Selim Selimi ka thënë se Kosova në bashkëveprim të ngushtë me ShBA dhe BE, duhet të fillojnë konsultimet me kërkesën për procesin e përmbylljes së Gjykatës Speciale në Hagë.

 Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi ka thënë se Kosova në bashkëveprim të ngushtë me ShBA dhe BE, duhet të fillojnë konsultimet me kërkesën për procesin e përmbylljes së Gjykatës Speciale në Selimi ka shkruar në Facebook se ledhatimi evropian në Këshillin e Evropës ndaj arushes ruse në kurriz të së vërtetës sonë, e solli edhe ‘narativin’ e kërkesën e mbrojtjes e dëshmimin e vlerave tona perëndimore si shoqëri e shtet në kërkim të ‘drejtësisë’ dhe ‘ballafaqimit me të kaluarën’ - “pastrimin e luftës së drejtë e çlirimtare të UÇK-së nga elementet dyshuese për ‘krime lufte”.E vërteta ishte dhe mbetet se duhej të plotësohen dëshirat e vullneti persekutues i Moskës dhe Beogradit që ishte adresuar kundër udhëheqësve të luftës sonelë çlirimtare. Ky çmim i “drejtësisë ruse” e jo i vlerave perëndimore duhet paguar nga Kosova, e për fabrikim të dëshmive kompetencat do t’i barte Moska e Beogradi. Këtë po e vërteton gjithnjë përmbajtja e akuzave në procesin gjyqësor të Hagës. Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet të fillojnë së vepruari e të inicojnë përpjekjet institucionale për ndryshimet ligjore të nevojshme me qëllim të përmbylljes së kësaj gjykate të fabrikuar në Moskë e Beograd. Në këto rrethana të reja është e pafalshme që Kosova të heshtë për këtë padrejtësi historike.

Kurtha dhe kompromisi mashtrues shumëpalesh me drejtësinë e agjendën e Putinit, në kurriz të së vërtetës sonë për luftën e udhëheqësit e UÇK-së në Gjykatën Speciale duhet të marrë fund. Pas shpërfëtyrimit agresiv e vrastar të Putinit e Rusisë në Ukrainë, miqtë ndërkombëtarë e kanë më të lehtë ta kuptojnë por edhe ta pranojnë mashtrimin, të vërteten dhe çmimin e padrejtësisë që Kosova sot po e paguan për llogari telë ‘drejtesisë e barazisë’, të kerkuar pikërisht nga Beogradi e Moska e Putinit. Lufta në Ukraine ka kthyer parimet e Nurembergut. Kjo luftë ka përmbysur konceptet e krimeve eventuale që i identifikon fituesin dhe humbësit”, ka shkruar ai, duke shtuar se atëherë kur cenohen vlerat progresive e të demokracisë, legjitimiteti vije mbi legalitetin. Në fund të fundit edhe intervenimi i NATO-s në Kosovë u bazua mbi legjitimitetin e jo mbi legalitetin.

.



Deri kur Evropa dhe Amerika toleron Serbinë e cila e ndihmon Rusinë, bëhët portë për udhëtim drejt Evropës.Evropa dhe USA duhet të futë në sankcione ekonomike dhe politike Qeverinë serbe dhe popullin e sajë!

 







Rusët po shfrytëzojnë një boshllëk të njohur si "dera e pasme serbe", për të ikur në Evropë dhe për të anashkaluar një ndalim në mbarë BE-në për fluturimet drejt dhe nga Rusia.Air Serbia, e cila është kryesisht në pronësi të shtetit, ka dyfishuar numrin e fluturimeve direkte nga Moska në Beograd në 15 brenda javës për të përmbushur kërkesën në rritje të shpejtë, pasi BE-ja ndaloi avionët dhe linjat ajrore ruse nga hapësira e saj ajrore, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia


Del fotoja e “Fantazmës së Kievit”, makthi i aeroplanëve rusë

Piloti ukrainas

Para disa ditësh u publikua lajmi se në Kiev ekziston një pilot i cili është mbiquajtur ‘Fantazma e Kievit’ për shkak se ai është kthyer në tmerr për avionët armiq. Mjaft nuk e besuan dhe cilësuan këtë si një sajesë për të ngritur moralin e qytetarëve apo edhe ushtarëve.

Ushtria ukrainase ndau imazhin e asit të supozuar të aviacionit, me një kërcënim që shënjestronte pilotët rusë, ku thuhej: “Përshëndetje, okupator, po vij për shpirtin tënd!”. Në foto, shihet një person në kabinën e një avioni luftarak MiG-29 – por fytyra e tij është e fshehur pas një maskë oksigjeni dhe syzesh të mëdha të zeza.
Image
Piloti fantazmë i Ukrainës

I ashtëquajturi “Fantazma e Kievit” u kthye në simbolin e rezistencës ukrainase përballë pushtimit të Vladimir Putinit pasi zyrtarët e qeverisë ukrainase shpërndanë video të pilotit duke rrëzuar avionë të armikut. Pamjet supozohej se tregonin Mig-un e tij duke fluturuar përpara se të shkatërronte gjashtë avionë të Kremlinit në fillimin e pushtimit rus.

Megjithatë, zyrtarët në Kiev vazhdojnë promovimin e pretendimeve të çuditshme se piloti pa emër ekziston vërtet – duke u përpjekur të grumbullullojnë sa më shumë mbështetje për rezistencën e tyre kundër pushtimit rus.

Zhvlerësimi i rublës do të rrisë më tej inflacionin në Rusi - duke dobësuar ekonominë ruse.“Tronditje e madhe për rusët”, sa para i kanë mbetur Putinit? Lufta po i kushton me shifra marramendëse

 

NGA: A.ZH 

Lufta e Putinit po i kushton mijëra jetë. Ai gllabëron shuma të mëdha parash çdo ditë, qoftë për karburant, tanke, raketa apo ushqim për ushtarët.

Putini ka tri vazo të mëdha parash

Por, Putini aktualisht mund të ketë në dispozicion mbi 900 miliardë dollarë: 

“Kjo tingëllon si shumë para, por për shkak të sanksioneve është shumë e vështirë për Rusinë të aksesojë këto vazo parash”, shton ai.

Biznesi i naftës financoi luftën

Sipas raportimeve të mediave, trupave ruse u mungon karburanti dhe sipas raportimeve të ndryshme të mediave, morali me sa duket po bie. Kjo nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Ajo që është e qartë, megjithatë, është se Putini ende fiton shumë para falë biznesit të naftës, përcjell Bota sot.

Gazeta opozitare ruse "Nova Gazeta", vlerëson se rreth 200 miliardë dollarë derdhen në thesarin rus çdo vit përmes biznesit ndërkombëtar të naftës. Nëse do të kishte një embargo nafte, kjo do të kishte pasoja të mëdha për shtetin rus.

Sanksionet perëndimore po ndihen

Sipas shifrave të Zyrës së Statistikave Ruse më 9 mars, inflacioni në Rusi është aktualisht në 10.4 për qind. Trendi në rritje. Gjithashtu, norma bazë e interesit është rritur në 20 për qind. Rubla ka humbur 44 për qind të vlerës së saj që nga fillimi i luftës. "Kjo është një tronditje e madhe për ekonominë ruse," thotë Vasily Astrov, një ekonomist në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.

"Ka disa faktorë që sugjerojnë se Rusia po shkon drejt një recesioni të thellë: zhvlerësimi i rublës do të vazhdojë të nxisë inflacionin dhe rritja e normave të interesit nga banka qendrore ruse do të ketë gjithashtu pasoja negative të gjera për ekonominë ruse", thotë Astrov.

Është e vështirë të vlerësohet ndikimi në kohëzgjatjen e luftës

Dy ekonomistët nuk pajtohen në masën, në të cilën këta faktorë negativë ekonomikë mund të ndikojnë në kohëzgjatjen e luftës. Marcus Keupp supozon se gjoksi i luftës i Putinit nuk do të zgjasë aq gjatë sa mendojnë shumica. "Sigurisht që nuk është çështje muajsh. Kur shikoj sistemin bankar, kjo është çështje ditësh. Së shpejti do të fillojë një destabilizim i sistemit bankar”, thotë ai.

Sanksionet perëndimore janë një tronditje e madhe për ekonominë ruse.

Por, Vasily Astrov nuk e sheh kështu. Sipas tij, rezervat e shtetit rus janë solide, borxhi është shumë i ulët: "Mund të zgjasë shumë kohë", thotë ekonomisti me origjinë ruse

Ministri i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, Armend (Kadri) Mehaj,: Homazhet e Vulinit tek ‘Kasapi i Ballkanit’ duhet të jenë alarm për BE-në












Ministri i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, Armend (Kadri) Mehaj, është deklaruar pasi ministri serb, Aleksandar Vulin, i shoqëruar me me të rinjtë e partisë së tij ka bërë homazhe për kriminelin e luftës, Sllobodan Millosheviq.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Armend Kadri Mehaj ka thënë se ky veprim duhet të jetë alarm për Bashkimin Evropian dhe gjithë botën perëndimore demokratike.

“Kur një ministër i një qeverie të një shteti i cili aspiron në Bashkimin Evropian, nderon dhe glorifikon të bëmat e një krimineli, duhet të jetë alarm për qarqet politikëbërëse dhe vendimmarrëse të BE-së dhe gjithë botës perëndimore demokratike”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ky është një provokim i orkestruar që nënkupton kërcënim ndaj Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Kroacisë

“Ky është provokimi i tij i orkestruar i radhës, që nënkuptohet kërcënim ndaj Kosovës, Bosnes e Kroacisë dhe popujve të tyre viktima të krimit të Serbisë së Millosheviqit, i cili përveç nga Vulin është lavdëruar edhe nga presidenti aktual i Serbisë, Vuçiq”, thuhet tutje në postim.

Mehaj është shprehur se është momenti i fundit për rreshtimin në anën e duhur të historisë, kërkim-falje dhe dënimin e kriminelëve serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin KURTI : Vetëm një botë e bashkuar demokratike do ta ndalojë Putinin

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë që pati me ministrin e jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenber, Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe zëvendskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka ndarë pikëpamje në lidhje me gjendjen në Ukrainë.






Kurti ka thënë se vetëm të bashkuar mund të ndalet presidenti rus Vladimir Putin.

“Ne nuk duhet t’u dorëzohemi autokratëve askund dhe në çdo kohë. Vetëm një botë e bashkuar dhe aktive demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në Twitter.


Kurti është duke marrë pjesë në Forumin për Diplomaci që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...