Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/13

Sulm pranë portave të NATO/ Rusia bombardon bazën ushtarake në Lviv, lufta i afrohet Polonisë

 

Në orët e para të së dielës forcat ruse kanë shtrirë sulmin e tyre në Perëndim të Ukrainës,  duke bombarduar një bazë ushtarake në qytetin e Lviv, i cili është vetëm 80 kilometra larg kufirit me Poloninë, vend anëtar i NATO.

Zyrtarët vendas thonë se rusët shënjestruan Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në rajonin Javoriv të LVIV, e cila është formuar më 2007 për të trajnuar forcat e armatosura të Ukrainës, sidomos misionet paqeruajtëse. Nga sulmi konfirmohet se kanë humbur jetën 35 persona dhe janë plagosur 134 të tjerë

Bombardimi i Lviv është një pikë kthesë në sulmin rus, për vetë rëndësinë që ka ky qytet, si një qendër kulturore e Ukrainës ndërsa qendra historike e qytetit është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.  Lviv është po ashtu një pikë kalimi për të gjithë ata që duan ti ikin luftës.

Po ashtu sulme ka pasur edhe në një  aeroport në qytetin fqinj të LVIV, Ivano-Frankivsk, i cili është shkatërruar pothuajse plotësisht nga një sulm ajror rus, tha kryetari i bashkisë së qytetit Ruslan Martsinkiv .

Bombardimet ruse nuk kanë kursyer edhe manastirin në rajonin e Donetsk Oblast të Ukrainës lindore, duke lënë pas dhjetëra të plagosur.

Nga ana tjetër pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse janë rreth 25 kilometra nga qendra e kryeqytetit ukrainas. Sulmet ruse vazhdojnë të godasin zonat civile, Një pjesë e madhe e Makariv, një fshat 30 milje në perëndim të Kievit, ka pësuar dëme të konsiderueshme nga sulmet ajrore të dukshme ruse.

Presidenti Joe Biden thotë se SHBA po dërgon deri në 200 milion dollarë ndihmë në armë, në Ukrainë. Rusia ka paralajmëruar se mund të godasë ngarkesat e ndihmave.

Deputetja ukrainase: Çështje kohe para se Rusia të sulmojë Poloninë

 

Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 35 persona u vranë dhe 134 të tjerë u plagosën sot nga një sulm rus me raketa.

Moska lëshoi rreth 30 raketa kruz në drejtim të Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë, një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore pranë kufirit me Poloninë, raporton VOA. Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara thanë se NATO do të përgjigjet me forcë nëse Rusia godet territorin e një vendi të aleancës perëndimore.

Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim të fortë kundër Rusisë pas sulmit të saj në bazën ushtarake afër kufirit me Poloninë. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se Rusia do të përballet me një përgjigje të fortë nga NATO nëse sulmet e saj në Ukrainë kalojnë kufijtë e saj dhe godasin territoret e vendeve të aleancës perëndimore.

“Presidenti Biden ka qenë vazhdimisht i qartë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët e tyre për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s.”

Ai tha se NATO do të përgjigjet edhe nëse Rusia godet në mënyrë aksidentale territorin e një vendi të NATO-s.

Sulmi ndaj bazës ushtarake pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë pason një kërcënim të Rusisë për goditjen e dërgesave të armëve nga Perëndimi në mbështetje të luftëtarëve ukrainas.

Të shtunën, një diplomat i lartë rus tha se Moska kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se i konsideronte dërgesat e huaja të pajisjeve ushtarake në Ukrainë objektiva ‘legjitime për t’u goditur’ nga ana a saj.

Në bazën ushtarake, që ndodhet jo shumë larg Lvivit, NATO ka zhvilluar në të kaluarën stërvitje ushtarake me trupat ukrainase dhe ka dislokuar instuktorë ushtarakë për të ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës.

“Sot rajoni i Lvivit u godit me raketa. Sipas të dhënave paraprake, më shumë se 30 raketa u lëshuan në drejtim të zonës. Sistemi i mbrojtjes ajrore funksionoi dhe arriti të interceptonte disa raketa. Qendra e trajnimit në Yavoriv ishte në shënjestër të sulmit”, tha guvernatori i rajonit të Lvivit, Maksym Kozytskyi.

Ai tha se ky sulm rus është një dëshmi se Ukraina ka nevojë për ndihmën e NATO-s për mbrotjen e hapësirës së saj ajore.

“Për këtë arsye ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje NATO-së që të mbyllë hapësirën tonë ajrore, sepse për të luftuar një armik që nuk sulmon vetëm me trupa por edhe me raketa kruz, është shumë e nevojshme të kemi një sistemi të mirë të mbrotjes ajrore”, tha ai.

Trupat e NATO-s në Poloni ndodhen rreth 25 kilometra larg bazës ushtarake ukrainase që u godit nga Rusia.

Polonia është një vend kyç për dërgimin e ndihmës ushtarake perëndimore në Ukrainë.

Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”.

“Rusët po përpiqen të zgjerojnë kufijtë e tyre dhe unë mendoj se brenda një kohe të shkurtër ata do të fillojnë të sulmojnë Poloninë. Rusia nuk është duke u ndalur. Ata do të vazhdojnë sulmet në të gjithë bllokun e vendeve të Evropës lindore për të rikthyer perandorinë ruse për të cilën ata kanë ëndërruar prej kohësh. Në thelb, kjo do të ishte një shpallje e luftës ndaj vendeve të Evropës dhe atyre të NATO-s”, tha deputetja e parlamentit ukrainas.

Ajo tha se do të nevojiten sanksione më të forta për të ndalur veprimet e Rusisë dhe i bëri thirrje Francës dhe Gjermanisë që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Moskës.

Sulmi rus ndaj Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar largimin e më shumë se 2.5 milionë njerëzve nga vendi.

Kremlini i përshkruan veprimet e tij si një “operacion special” për çmilitarizimin e Ukrainës. Kievi dhe aleatët perëndimorë e quajnë këtë një pretekst të pabazë për të nisur luftën.

Dita 18-të e luftës në Ukrainë/ Bombardime pranë NATO-s! Vritet gazetari amerikan

 

Kjo e diel shënon ditën e 18-të të luftës në Ukrainë, ndërsa u shënua vdekja e parë e raportuar, e një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë.

Ish-gazetari i “New York Times”, Brent Renaud u vra nga rusët në Irpin të Ukrainës këtë të diel, ndërsa dy gazetarë  të tjerë që ishin me të mbetën të plagosur.

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Podoliak Belta tha se bisedimet e mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen javën e ardhshme mes datave 14-15 mars.

Lufta i afrohet NATO-s/ Rusia bombardon bazën pak kilometër larg Polonisë! NATO: Përgjigjemi edhe ndaj goditjes

Një bombardim në orët e para të së dielës, nga ushtria ruse në bazën ushtarake në qytetin e Lviv, i cili është vetëm 80 kilometra larg kufirit me Poloninë, vend anëtar i NATO, ka përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

Qendra Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në rajonin Javoriv të Lviv, e cila është formuar më 2007 për të trajnuar forcat e armatosura të Ukrainës, sidomos misionet paqeruajtëse u bombardua. Nga sulmi konfirmohet se kanë humbur jetën 35 persona dhe janë plagosur 134 të tjerë, ndërsa ministria e mbrojtjes ruse shprehet se ka vrarë 180 mercenarë.

20:17 Strehim refugjatëve nga Ukraina/ Federata shqiptare e futbollit në kontakt me federatën ukrainase
Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar kontaktet për pritjen e familjeve të komunitetit të futbollit ukrainas, të cilët po tentojnë t’i shpëtojnë luftës në vendin e tyre.

Pas vendimit të marrë nga asambleja e përgjithshme e datës 2 mars, FSHF ka hartuar një plan pritjeje për të cilin Erand Ibrahimi shefi i marrëdhënieve me jashtë na tregon diçka më tepër.

19:50 Pogradecari: Nuk iki nga Ukraina/ Rrëfimi për ditët nën bombat ruse: Me krismat, u mësuam në ‘97

Ermiri dhe Rudi lanë Pogradecin katër vite më parë, për të nisur një jetë të re e ngritur një biznes të tyren në Ukrainë.

Ermiri vijon të jetë atje duke jetuar me frikën dhe të papriturat që prodhon lufta. Ai pranoi të intervistohet nga Top Channel përmes telefonit.

19:34 U larguan nga lufta! Mbërrin në Shqipëri familja e parë ukrainase

Një familje ukrainase që është larguar nga vendi që është në situatën lufte ka mbërritur këtë të diel në Shqipëri.

19:17 Parakalimi i serbëve në Beograd, në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës

Një aktivitet në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës u mbajt këtë të diel në kryeqytetin serb, Beograd. Kjo protestë u organizua nga grupi i krahut të djathtë “Patrulla Popullore”.

16:54 Këshilltari presidencial ukrainas: Mund të kemi rezultate nga negociatat e ardhshme me Rusinë
Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoliak tha sot se beson që bisedimet me Rusinë në ditët e ardhshme do të arrijnë të kenë rezultate konkrete.

Në një video të postuar në Twitter, Podoliak tha se Rusia bëhet shumë më e ndjeshme ndaj pozicionit ukrainas dhe se “ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive”.

16:42 Zyrtari ukrainas: Që nga fillimi i luftës janë vrarë më shumë se 2,100 banorë të Mariupolit
Këshilli i Qytetit të Mariupolit ka bërë me dije përmes një deklarate që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë janë vrarë më shumë se 2,187 banorë të këtij qyteti.

Zyrtarët lokalë të Mariupolit të rrethuar thanë se qyteti ka qenë nën bombardime pa shërbime dhe furnizime thelbësore për gati dy javë. Sipas tyre të paktën 22 sulme ruse janë zhvilluar vetëm në 24 orët e fundit në qytet.

16:33 Deputetja ukrainase: Çështje kohe para se Rusia të sulmojë Poloninë

Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”.

16:21 Kryebashkiaku i Lviv: Ne kemi nevojë për qiell të mbyllur dhe për pajisje ushtarake

Kryetari i qytetit të Lviv në perëndim të Ukrainës, Andriy Sadovyi i ka bërë thirrje NATO-s që të mbyllë hapësirën ajrore të tij, pasi tashmë lufta është afruar shumë afër kufijve të aleancës.  Teksa e quajtur ‘tronditës’ sulmin e mëngjesit të sotëm në Ukrainë, ai kërkon ndihmë për refugjatët ukrainas dhe për pajisjen e Ukrainës me mjete ushtarake të domosdoshme në situatën aktuale në të cilën ndodhet.

15:51 Lufta në Ukrainë, SHBA: Putin është ‘nën presion’ nga fakti që forcat e tij nuk po bëjnë përparimin e synuar

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha sot në lidhje me qëndrimin bërthamor të presidentit rus Vladimir Putin se nuk është bërë ndonjë gjë që SHBA të ndryshojë qëndrimin e saj bërthamor.  “Ne po e shikojmë këtë jashtëzakonisht nga afër, dhe padyshim, rreziku i përshkallëzimit me një fuqi bërthamore është i rëndë dhe është një lloj konflikti i ndryshëm nga konfliktet e tjera që populli amerikan ka parë gjatë viteve,” i tha Sullivan.

14:36 Zelensky: Prioriteti ynë kryesor është furnizimi me ndihma i Mariupolin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se detyra parësore e Ukrainës për momentin është të sjellë ndihma në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Ai tha se një autokolonë humanitare ishte vetëm 80 km larg nga qyteti, i cili ka qenë nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse për gati një javë.

14:00 Vritet ish-gazetari i “New York Times” në Ukrainë (Emri+Foto)

Ish-gazetari i “New York Times” Brent Renaud është vrarë në Irpin të Ukrainës këtë të diel.

14:01 Britania e Madhe: Shtëpitë rusëve të iu vunë sanksione të përdoren për qëllime humanitare

Ministri i Kabinetit të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Gove, tha të dielën se Britania mendon të përdorimi shtëpitë dhe pronat e individëve rusë të sanksionuar për qëllime humanitare.”Ka një pengesë ligjore mjaft të lartë për të kaluar dhe ne nuk po flasim për konfiskim të përhershëm, por ne po themi ‘Ti’ ri sanksionuar. Ju jeni duke mbështetur Putinin. Kjo shtëpi është këtu, ju nuk keni të drejtë ta përdorni apo të përfitoni prej saj dhe, më shumë se kaq, ndërkohë që nuk po e përdorni apo nuk përfitoni prej saj, nëse ne mund ta përdorim për të ndihmuar të tjerët, le ta bëjmë këtë,” tha Gove.

13:39 Rusia akuzohet për rrëmbimin e kryetarit të dytë në Ukrainë

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar ushtrinë ruse për rrëmbimin e një kryebashkiaku tjetër, brenda tre ditësh Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkruan në Tëitter se Yevhen Matveyev u kap në qytetin jugor të Dniprorudne, duke akuzuar Rusinë për taktika “terrori”. Më herët, presidenti i Ukrainës akuzoi Rusinë se po përpiqet të krijojë “pseudo-republika” për të copëtuar vendin e tij.

12:43 Negociatat Rusi-Ukrainë, dy ditët e ardhshme pritet të zhvillohet raundi i katërt i negociatave

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Podoliak Belta tha sot se bisedimet e mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen javën e ardhshme. “Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella kundër-ligjore, do të planifikohet një takim – raundi i katërt i negociatave. Mund të jetë nesër, pasnesër,” i tha Podoliak Belta. Më tej ai shtoi se propozimet për zgjidhjen e konfliktit janë të shumta, por më e rëndësishmja sipas tij është një armëpushim.

13:00 Papa thirrje Rusisë: Në emër të Zotit ndalojeni masakrën!

Papa Françesku ka dënuar në mënyrë të ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës.

“Në emër të Zotit, le të dëgjohet klithma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai gjatë meshës së të dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Bombardimet e spitaleve të fëmijëve dhe civilët janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa.

12:00 India zhvendos përkohësisht në Poloni ambasadën e saj në Ukrainë

India po zhvendos përkohësisht në Poloni ambasadën e saj në Ukrainë për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë atje prej sulmeve ruse. Ky njoftim ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë (MEA) në një deklaratë të dielën. “Në funksion të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë në Ukrainë, duke përfshirë sulmet në pjesët perëndimore të vendit, është vendosur që ambasada indiane në Ukrainë do të zhvendoset përkohësisht në Poloni”, thuhet në deklaratë.

11:58 Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmet ruse në objektin e stërvitjes ushtarake

Mësohet se numri i të vdekurve nga sulmet ruse në objektin e stërvitjes ushtarake mëngjesin e sotëm ka arritur në 35. Administrata rajonale e Lviv ka lajmëruar sot se sulmet ajrore ruse në terrenin stërvitor ushtarak Yavoriv vranë 35 qytetarë të pafajshëm ukrainas. Gjithashtu, ai shtoi se 134 persona të tjerë janë shtruar në spital për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga sulmet me raketa herët në mëngjes.

11:47 Presidenti polak: Përdorimi i armëve kimike mund të nxisë ndërhyrjen e NATO-s

Presidenti polak, Andrzej Duda tha se përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund ta shtyjë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos ndërhyrë ushtarakisht në konflikt me Rusisë dhe Ukrainës. I pyetur nga BBC nëse nëse mendon se presidenti Putin mund të përgatitej të përdorte armë kimike gjatë luftës në Ukrainë ai tha se nga Putin mund të pritet çdo gjë. “Nëse po më pyesni nëse Putini mund të përdorë armë kimike, unë mendoj se Putini mund të përdorë çdo gjë tani, veçanërisht kur është në këtë situatë të vështirë. Politikisht, ai tashmë e ka humbur këtë luftë, dhe ushtarakisht, ai nuk po e fiton atë. Sigurisht, të gjithë shpresojnë se ai nuk do të guxonte ta bënte këtë,” tha Duda.

11:37 Sulmi ajror rus, shkatërrohet një pallat në Chernihiv

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se një sulm ajror rus ka shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin verior të Chernihiv. Sipas tij, të paktën një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në sulm, ndërsa shtatë të tjerë janë shpëtuar. Videot e pa verifikuara në mediat sociale treguan tym të zi që dilte nga ndërtesa nëntëkatëshe ndërsa zjarrfikësit po luftonin për të ndaluar flakët.

11:23 Ukrainë, sulmohet treni për evakuimin e refugjatëve

Një tren pasagjerësh që po bënte rrugën për të marrë refugjatët që po evakuoheshin nga Ukraina lindore ka qenë shënjestra tjetërt e radhës e forcave ruse. Kompania hekurudhore kombëtare e Ukrainës ka njoftuar se është vrarë një pjestar i ekuipazhit të trenit dhe një punonjës tjetër u dërgua në spital. Sipas tij, treni ishte gati të merrte banorët që po evakuoheshin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në stacionin Lyman, duke përfshirë 100 fëmijë.

9:49 Çfarë do të bëjë Gjermania nëse nuk rrjedh më gaz rus?

Kërcënimi i Rusisë për t’ia mbyllur Europës rubinetin e gazit ka nxitur kërkime të ethshme për alternativa të tjera. Nga opsionet që janë në tryezë asnjëra nuk është shumë e shpejtë dhe e vlefshme.

9:30 Sulmi në bazën ushtarake në Lviv, nëntë të vrarë dhe 57 të plagosur

Nëntë persona janë vrarë dhe 57 plagosur gjatë sulmit në një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore në Lviv, tha guvernatori i rajonit, Maksym Kozytsky. Autoritetet tani po punojnë për të shuar zjarrin në bazë, tha ai në një konferencë për shtyp. Kozytsky tha se Rusia gjuajti më shumë se 30 raketa në objektin ushtarak të Yavoriv. Një numër i madh autoambulancash kanë shkuar në bazë.

8:30 Sa larg do të shkojë Putini?

Pas bombave në spital vjen bomba atomike? Nuk mund t’i kuptosh dot më me arsye vrasjet monstruoze në Ukrainë, shkruan Miodrag Soric. Nëse do ta quash “të çmendur” Vladimir Putinin, është njësoj si me Stalinin, Leninin apo Maon: Pushtetarë të etur mjaft kalkukues, të nxitur me fanatizëm nga ideologjia e tyre. Putini dëshiron ta bëjë Rusinë një superfuqi sërish, pavarësisht çmimit. Ai e ndjek këtë qëllim, edhe kundër vullnetit të popullit të tij dhe elitave të instaluara prej tij e të korruptuara. Të dyja palët me sulmin në Ukrainë ai jo vetëm i ka habitur, ish-punonjësi i shërbimit sekret ka tradhtuar interesat e tyre.

TCH.

Terrorizmi kimik dhe bërthamor si mundësi e përllogaritjeve të luftës së Putinit

 


Azem ParllakuNGA AZEM PARLLAKU
Pamje nga lufta në Ukrainë

E shkuara na tregon se luftërat ndonjëherë kanë filluar lehtësisht, por parimi i strategjisë ka qenë se ato kanë mbetur gjithmonë të paparashikueshme dhe jashtëzakonisht të vështira për t’u dhënë fund. Tre javë pas sulmit ushtarak të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, rezultati i luftës së Vladimir Putinit mbetet i paditur. Pasiguria në këtë shkallë nuk ishte parashikuar nga asnjëra palë apo nga vëzhguesit e jashtëm, të cilët prisnin një konflikt më të shpejtë dhe më vendimtar.

Përshkallëzimi i kësaj lufte ka bërë që, shumë prej nesh të mendojmë se Putin mund të përdorë armët kimike, pse jo dhe ato bërthamore dhe më pas të akuzojë Ukrainën. Qëllimi do të ishte ose terrorizimi dhe nënshtrimi i popullatës civile, ose justifikimi i një përshkallëzimi ushtarak, siç janë bombardimet në zonat urbane. Se si Rusia mund ta bëjë diçka të tillë është ende e paqartë. Armët kimike nuk janë plotësisht efektive si ato ushtarake. Ato janë të paparashikueshme në efektet e tyre dhe të shtrenjta në krahasim me armët e tjera. Këto armë nuk janë përdorur në fushën e betejës në Europë që kur Britania e Madhe i përdori ato rreth një shekull më parë në 1919. Nëse Putin do ta bëntë diçka të tillë, udhëheqësit perëndimorë do të përballen me një presion shumë të madh. Ukraina sot po shfaqet si një ngjarje sizmike, më e rëndësishmja në jetën ndërkombëtare që nga rënia e Murit të Berlinit.

Putini ka një avantazh të madh që për fat të mirë i mungonte Hitlerit, armët bërthamore. Putini i ka paralajmëruar vendet që mund të përpiqen të ndërhyjnë në “operacionin ushtarak” të Rusisë në Ukrainë duke testuar një raketë me aftësi bërthamore pak përpara nisjes së sulmit dhe duke thënë se çdo vend që ndërhyn do të përballet me “pasoja që nuk i keni parë kurrë më parë”. Katër ditë pas fillimit të pushtimit, ai vuri në gatishmëri forcat bërthamore të Rusisë.

Sipas “Kyiv Post”, ushtria ruse është duke aplikuar një plan të tillë duke përsëritur tragjedinë e prillit 1986, gjë që do të kishte pasoja katastrofike për zonën si edhe vetë Europën. Nga ana e saj Ministria e Mbrojtjes ruse ka deklaruar duke pohuar se trupat e saj po mbajnë uzinën bërthamore të Çernobilit për ta “mbrojtur atë”. Rusia thotë se po e bën këtë për të siguruar që “grupet nacionaliste dhe organizatat e tjera terroriste nuk mund të përdorin situatën në vend për të organizuar një provokim bërthamor”. “Ne duhet të jemi vigjilentë sepse është e mundur që Rusia të mund të planifikojë operacione të armëve kimike” dhe ky do të ishte një “krim lufte”. Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për shtypin e shkruar gjerman. 

Ka shumë pak shembuj ku armët kimike kanë ndryshuar rezultatin në fushën e betejës. Këto armë janë të paligjshme sipas Konventës së Armëve Kimike, së cilës Rusia i’u bashkua në 1997, megjithëse disa objekte mund të prodhojnë sasi të vogla për qëllime “mbrojtëse”. Një hetim nga Bellingcat, një grup investigativ dhe media të tjera në vitin 2020 nxorri në pah se Rusia kishte vazhduar prodhimin fshehurazi të armëve kimike. Ajo nuk e ka kundërshtuar përdorimin në luftë të këtyre armëve, e nëse përdorimi i tyre është një mjet efektiv, Putini nuk do të heqë dorë. Shërbimet inteligjente të Ukrainës shprehin shqetësimin se, Rusia planifikon të çlirojë një mbetje radioaktive nga objekti bërthamor në Çernobil, duke akuzuar kështu Ukrainën për rrjedhje bërthamore. 

Përgaditja e terrenit për këtë oprtacion do t’i faturohej një “sulmi terrorist”, duke mbledhur prova të rreme. Sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia po i mban trupat e pajetë të ushtarëve ukrainas në frigoriferë në një zonë afër aeroportit Antonov në Hostome. Dyshohet se Rusia do t'i shfaqë këto trupa si 'diversantë ukrainas' pas operacionit të flamurit të rremë. Kujtojmë se si rezultat i shpërthimit në reaktorin e katërt të termocentralit në Çernobil në 1986, një sasi rrezatimi e barabartë me 50 herë më shumë se bomba atomike e hedhur në Hiroshima në 1945 u përhap në mjedis. Ajo ngjarje është konsideruar si një nga fatkeqësitë më të mëdha mjedisore në botë. 

PresidentI ukrainas Zelenskiy, po akuzon Rusinë se ka rekrutuar vrasës nga Siria dhe vende të tjera për të luftuar kundër Ukrainës. Po kështu edhe Presidenti rus Putin, ka akuzuar Ukrainën se po rekruton dhe motivon luftëtarë të komuniteteve të ndryshme për të mbrojtur vendin. Megjithatë, ka shenja se prania e vullnetarëve po shfrytëzohet nga Kremlini për të justifikuar krijimin e një legjioni të huaj rival të tij. Putin të premten dha urdhër që më shumë se 16,000 “vullnetarë” nga Siria besnikë ndaj Presidentit Bashar al-Assad dhe gjetkë të sillen për të luftuar në Ukrainë.

Ka shumë mundësi që, prania e luftëtarëve nga vendet e tjera të përdoret si alibi, e një akti terrorist kimik ose bërthamor, dhe këtë e justifikojnë; Zhvillimet e vrullshme në teknoligjitë moderne, përmirësimet në mjetet e komunikacionit dhe udhëtimet e shpejta e të pakushtueshme, të cilat ndihmojnë në përhapjen e grupeve terroriste ndërkombëtare. Në këtë mënyrë edhe më të veçantë, ky terrorizëm do të  injektojë një shkallë të re dhune në jetën tonë bashkëkohore përsa i përket kërcënimit, ç’ka na e bën të qartë se tashmë kemi hyrë në një “Epokë të terrorizmit kimik dhe atij bërthamor” me pasoja serioze për sigurinë globale.

Qëllimet e këtij lloji të terrorizmit do të thuhet se, u nxitën për hakmarrje. Shumë nga idetë politike të instrumentalizuara nga organizata terroriste për të justifikuar veprimet e tyre, e bëjnë këtë të keqe bashkëshoqëruese të çdo ideologjie. Terrorizmi është akt i tmerrshëm barbarist, që ju kundërvihet rregullave të shoqërisë, dhe thyen nderin e njeriut. Këto akte kanë për qëllim të krijojnë frikë masive. 

Pavarësisht nga supozimi se në të ardhmen terrorizmi biologjik e kimik do të jetë teknologjikisht i mundshëm, fantazma e terrorizmit bërthamor si, fjala vjen shpërthimi i një bombe atomike, përdorimi i materialeve të zbërthyeshme, si helmi radioaktiv apo pushtimi dhe sabotimi i mjediseve bërthamore, nga shumë ekspertë shihet si krejt e mundshme e nga disa të tjerë si e pashmangshme. Sot për sot megjithatë, qoftë një kërcënim i besueshëm, apo qoftë një lojë për përdorimin e një mjeti bërthamor nga një grup që mban peng, për arsye politike ose ekonomike, një reaktor ose një mjedis tjetër bërthamor, ose një ngarkesë me karburant apo mbetje bërthamore, ose ka në dorë hedhjen në erë të një reaktori me autobombë, mund të përbëjnë format më të mundshme të terrorizmit bërthamor. Tashmë është e qartë Rusia kreu një krim lufte më shumë, duke bombarduar centralin më të madh bërthamor në Europë dhe duke e çuar sundimin e terrorit të Vladimir Putinit një hap më tej. Luftërat pasi nisin ndjekin rrallë një skenar të përcaktuar. Shumë më shpesh, ato i çojnë luftëtarët dhe jo-luftëtarët në shtigje të paparashikuara, me rezultate që herë pas here ndryshojnë botën. Sulmi rus ndaj Ukrainës duket se përmban “farat” e një konflikti të tillë. Se cili do të jetë rezultati i tij për Ukrainën dhe botën, kjo mbetet për t’u parë.

Hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur për avionët rusë

 

Kosova tashmë u është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, por në veprimet e saj nuk është përfshirë edhe mbyllja e hapësirës ajrore për aeroplanët e kompanive ruse. Në hartën e vendeve që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, Kosova është e veçuar bashkë më Serbinë dhe Bosnjën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi shumë të interesuar që të ndalojmë fluturimin e kompanive dhe fluturakeve ruse në hapësirën tonë ajrore, këtë çështje e kemi shtruar me KFOR-in dhe NATO-n dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta për hapat dhe vendimet e mëtutjeshme”, tha ai.

Image
Përparim Kryeziu
FOTO GALERI

Por kush e kontrollon hapësirën ajrore të Kosovës?

Ish drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha thotë se Kosova aktualisht kontrollon hapësirën e mesme ajrore të saj, ndërsa hapësira e lartë ajrore nga 6 mijë e 500 metra e lart, kontrollohet nga Hungaria.

“Për momentin hapësirën e lartë të Kosovës e kontrollon autoriteti hungarez sipas një marrëveshje që ka me KFOR-in nga viti 2015 për ofrimin e shërbimeve në atë hapësirë ajrore për shkak se NATO-ja është autoritet kompetent për hapësirën ajrore të Kosovës dhe kjo rrjedh nga marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999 në mes të NATO-s dhe forcave të ish Jugosllavisë”, tha ai.

Image
Eset Berisha

Ai thotë se çështja e kontrollimit të hapësirës ajrore të Kosovës është më shumë e natyrës politike se sa teknike. Pas shpalljes së pavarësisë, thotë zoti Berisha, Kosova ka miratuar ligje për aviacionin civil dhe se sipas tij qeveria duhet të shfrytëzojë këto kompetenca për të marr vendime të rëndësishme, siç është rasti me Rusinë.

“Ligjin për aviacionin civil e ka për detyrë ta zbatojë qeveria e Kosovës dhe jo NATO apo KFOR-i, ne si shtet sovran që është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe i ushtron në mënyrë të plotë kompetencat e tij duhet të paktën të ndërmerr iniciativë për ushtrimin e atyre funksioneve qe i ka obligim me ligj. Për shembull mund të kërkoj nga autoriteti i KFOR-it apo edhe autoriteti hungarez të cilat janë në marrëdhënie kontraktuale me KFOR-in dhe NATO-n që të merren vendime sa i përket hapësirës ajrore të Kosovës sidomos në këtë rast kur kemi të bëjmë me një rast të paprecedentë kur pothuajse të gjitha shtetet i kanë ndaluar shfrytëzimin e hapësirës ajrore të avionëve rus ndërsa Republika e Kosovës të mos ndërmerr një vendim të tillë apo të paktën një iniciativë të tillë për shkak të kufizimeve që i ka nga autoritetet ushtarake të NATO-s të vendosura këtu përmes misionit të tyre të KFOR-it”, tha ai.

Deri më tash vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur hapësirën ajrore për kompanitë ruse, ndërsa një gjë të tillë nuk e ka bërë Serbia. Kompania e saj ajrore “Air Serbia” vazhdon të fluturojë nga Beogradi në Moskë dhe anasjelltas, ndërsa ka shtuar kapacitetet.

VOA

“Nëse Vlladimir Putini shtyp butonin për sulm bërthamor, do ta hedh në erë edhe vetë Rusinë”

 


NGA: N. SH.
Vladimir Putin

Rusia pas luftës në Ukrainë, ku filloi pushtimin e saj, ka filluar të kërcënojë botën me ndonjë sulm bërthamor.

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti thotë se SHBA-ja duket se nuk ka frikë nga një sulm bërthamor rus.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, nëse Kremlini shtyp ndonjëherë butonin, do të hedhin veten në erë.

Postimi i plotë:

Pse SHBA-të nuk duket se kanë frikë nga një sulm bërthamor rus!

Përveç triades bërthamore, një strukturë e forcës ushtarake me tre krahë që përbëhet nga raketa bërthamore të lëshuara nga toka, nëndetëse të armatosura me raketa bërthamore dhe avionë strategjikë me bomba dhe raketa bërthamore duhet të kemi parasyesh edhe një faktor të katërt kyç dhe kjo është arma Kibernetike.

Jam i bindur se nëse Kremlini shtyp ndonjëherë butonin, gjithçka që ata do të arrijnë është të hedhin në erë veten.

Le të shpresojmë se nuk duhet ta zbulojmë kurrë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...