Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/15

“Rusia e ka hipnotizuar NATO-n”, Zelensky akuza të ashpra. BE vendos sanksione të reja

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e shprehu dhe një herë hapur zhgënjimin e tij me NATO-n pas refuzimit të aleancës për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi, gjë të cilën perëndimi kërkon ta shmangë për të mos u gjendur në një kurs direkt përplasjeje me Moskën.

Gjatë një video-telefonate me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe liderë të tjerë europiane, Zelensky tha se NATO ishte “aleanca më e fortë në botë” – por “disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.

Zelensky: Dëgjojmë shumë të flitet për Luftën e Tretë Botërore, se gjoja mund të fillojë nëse NATO do të mbyllë qiellin e Ukrainës për raketat dhe avionët rusë dhe për këtë arsye nuk është krijuar ende zona e ndalim-fluturimit humanitar. Kjo i lejon ushtrisë ruse të bombardojë qytetet tona paqësore e të hedhë në erë blloqe banimi, spitale dhe shkolla. Katër ndërtesa shumëkatëshe në Kiev u bombarduan orët e para të ditës, me dhjetëra janë të vdekurit.

Pakënaqësia e tij u shpalos pikërisht në ditën kur BE-ja miratoi një raund të ri sanksionesh kundër Moskës. Zelensky mendon se duhet bërë akoma më shumë, ndonesë masat e reja përfshijnë ndalesa të investimeve në sektorin energjetik rus, në eksportet e mallrave luksoze dhe në importet e produkteve të çelikut nga Rusia. Sanksionet, që hyjnë në fuqi pas publikimit në gazetën zyrtare të BE-së gjatë ditës së sotme, ngrijnë edhe asetet e shumë udhëheqësve të biznesit, që mbështesin shtetin rus – në mesin e tyre edhe pronari i klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich. Ato do të godasin fort kompanitë kryesore të naftës në Rusi – Rosneft, Transneft dhe Gazprom Neft – edhe pse vendet anëtare të BE-së do të mund të vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz prej tyre.

Të fshehur 50 metra nëntokë/ Ukrainasit jetojnë në tunelet e metrosë për t’u mbrojtur nga bombat ruse

Ky është Denisi i vogël. Vetëm 3 vjeç dhe ai së bashku me nënën dhe vëllain më të madh strehohet këtu qëkur shtëpia iu shkatërruar nga bombat në Irpin. Metroja e Kievit 50 metra nën dhe është e vetmja siguri që mund t i japë familja e mbetur vetëm sepse babai ka shkuar në front.

“Ikëm me vrap. Mblodhëm vetëm pak rroba dhe u larguam. I lamë të gjitha gjërat tona në shtepi. Jemi me fat që fqinjët na morën me makinën e tyre pak përpara se fshati ynë të bombardohej.Nuk munda ta njoftoj bashkëshortin menjëherë,por tani ai e di seku jemi dhe uroj që një ditë të jemi të gjithë bashkë si më parë.”

Kjo është Zvetllana e cila  punon në metro. Sot ajo është në shërbim për të komanduar trenat,por ndryshe nga çdo ditë pune para luftë ajo nuk drejton më trenat por njerëzit.

Ludmilla ka qenë mësuese. Tani është në pension. Ka ardhur në metro me vajzën dhe motrën e saj. Dy djemtë i ka në front.

Pasioni për të lexuar nuk i ka ikur, edhe pse ka vendosur të lërë banesën dhe të strehohet ne metro nga frika e bombardimeve.

Po lexoj thotë ajo,nuk kam shumë të bëj. Jam këtu dhe shpresoj që e gjithë kjo të mbarojë dhe agresorët të kthehen andej nga kanë ardhur.

Rusët hedhin në erë aeroportin e Dnipros, ukrainasit i shkatërrojnë 400 tanke, 80 avionë

 

Raketat ruse shkatërruan krejtësisht pistën e aeroportit të Dnjipros, në lindje të Ukrainës, teksa fushata e bombardimeve te pameshirshme mbi vendin paqësor, vazhdon.

E gjithë struktura e aeroportit ka pësuar dëme masive, e ka dalë jashtë funksionit. “Pista është kthyer në një gropë të madhe, terminali është dëmtuar rëndë, këtu tani ka vetëm shkatërrim”, shkruan në rrjetet sociale kreu i administratës rajonale, Valentin Rezniçenko. “Do të duhet shumë kohë dhe shumë punë për ta rikthyer aeroportin në gjendjen që ishte”, shton ai.

Forcat ukrainase nga ana tjetër kanë përditësuar bilancin e humbjeve ruse, i cili sipas tyre, është mjaft i thellë nga sa pretendon Moska. Në ditën e 20 të agresionit të Moskës, autoritetet në Kiev pretendojnë se viktimat në radhët e ushtrisë ruse, janë shtuar. Ato flasin për 13,500 ushtarëve rusë të vrarë e thonë se i kanë shkatërruar armikut 81 avionë luftarakë e 95 helikopterëve.

Llogaritet po kështu t`i kenë shkatërruar ruseve edhe 404 tanke e 150 njësi artilerie si dhe 64 sisteme raketore. Që në ditën e parë të pushtimit, ukrainasit bënë një rezistencë të ashpër e i shkaktuan jo pak dëme forcave ruse, ndërsa pavarësisht se kanë përballë një fuqi të madhe ushtarake, kjo nuk e ka ulur moralin e tyre, përkundrazi.

Biden “merr frerët”, udhëtim në Europë: Tre kryeministra europianë drejt Kievit!

 

Në Shtëpinë e Bardhë, po diskutohet mundësia që presidenti Joe Biden të udhëtojë sa më shpejt dejt Europës, në mesin e një konflikti në Ukrainë që nuk po jep shenja zbutjeje.

Disa ndihmës të rëndësishëm të tij, përfshirë dhe vetë numrin dy të administratës amerikane Kamala Harris apo sekretarin e shtetit, Antony Blinken e kanë vizituar tashmë kontinentin e vjetër në këtë kohë krize për të. Shtëpia e Bardhë po sheh mundësinë e një ndalese të kreut të shtetit amerikan në Poloni, por nuk përjashtohen edhe vende të tjera në Europë. Një plan i tillë megjithatë, ende nuk është finalizuar. Ajo cfarë Biden pohoi më herët është se SHBA-ja do të vazhdojë furnizimin e Ukrainës me armë, ushqime dhe para.

Drejt Kievit sakaq, udhëtojnë sot kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, për të treguar atje mbështetjen “e qartë” për Ukrainën, e sulmuar prej Rusisë në 24 shkurt. Kreu i ekzekutivit cek, Petr Fiala, sqaroi në një postim në Twitter se tre liderët do të takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministrin Denis Shmyhal.

“Ne do të përcjellim mbështetjen e qartë të Bashkimit Europian për Ukrainën dhe lirinë dhe pavarësinë e saj. Në të njëjtën kohë, do të paraqesim një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe qytetarët e saj. Komuniteti ndërkombëtar është informuar për këtë vizitë edhe nga organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara”, sqaroi ai. Në një deklaratë të qeverisë polake thuhet se kryeministrat do të veprojnë si përfaqësues të Këshillit Europian, ndërsa takimi është organizuar në bashkëpunim me presidentin e këtij këshilli, Charles Michel dhe kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Dita e 20 e luftës/ Rusia bombardon aeroporte, banesa dhe stacione metroje. NATO përgatitet, liderët europianë nisen me tren për Kiev

 

Sot është dita e 20 e luftës në Ukrainë. Sipas raportimit të të dërguarit tonë në Kiev, Artur Bibe që prej agimit Rusia ka shpeshtuar bombardimet. Një kompleks banesash u godit këtë mëngjes duke shkaktuar vdekjen e 4 banorëve. Po ashtu u bombardua edhe metroja e Kievit.

13:30 Shkon në 4 numri i viktimave nga bombardimet e forcave ruse

Katër persona u vranë kur një ndërtesë 16-katëshe në Sviatoshynskyi, një zonë banimi në Kiev u bombardua nga forcat ruse. Më parë u raportuan vetëm 2 viktima. Një goditje tjetër në një ndërtesë tjetër në të njëjtin rreth shkaktoi dëme të vogla, thanë shërbimet e urgjencës.Të paktën katër ndërtesa në zonat e banuara në të gjithë kryeqytetin ukrainas – në lindje, veri dhe perëndim të qendrës së qytetit – u goditën nga sulmet ruse brenda një ore të së martës në mëngjes.

13:08 Abramovich nuk e pranojnë në Izrael-avioni ulet në Moskë!

Një avion privat, i dyshuar se përdoret nga oligarku i sanksionuar Roman Abramovich u pa të hënën në aeroportin Ben Gurion të tel Avivit, por miliarderi nuk ka mundur të qëndrojë në shtetin hebre. Ministri i jashtëm izraelit Yair Lapid deklaroi haptazi se vendi i tij nuk është parajsë e sigurtë për biznesmenet rusë, të cilet janë shënjestruar nga sanksionet ndërkombëtare me ngrirje asetesh pas pushtimit të Ukrainës.

13:00 Rusët hedhin në erë aeroportin e Dnipros

Raketat ruse shkatërruan krejtësisht pistën e aeroportit të Dnjipros, në lindje të Ukrainës, teksa fushata e bombardimeve te pamëshirshme mbi vendin paqësor, vazhdon. E gjithë struktura e aeroportit ka pësuar dëme masive, e ka dalë jashtë funksionit.

12:30 “Rusia e ka hipnotizuar NATO-n”, Zelensky akuza të ashpra

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e shprehu dhe një herë hapur zhgënjimin e tij me NATO-n pas refuzimit të aleancës për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi, gjë të cilën perëndimi kërkon ta shmangë për të mos u gjendur në një kurs direkt përplasjeje me Moskën.Gjatë një video-telefonate me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe liderë të tjerë europiane, Zelensky tha se NATO ishte “aleanca më e fortë në botë” – por “disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.

Zelensky: Dëgjojmë shumë të flitet për Luftën e Tretë Botërore, se gjoja mund të fillojë nëse NATO do të mbyllë qiellin e Ukrainës për raketat dhe avionët rusë dhe për këtë arsye nuk është krijuar ende zona e ndalim-fluturimit humanitar. Kjo i lejon ushtrisë ruse të bombardojë qytetet tona paqësore e të hedhë në erë blloqe banimi, spitale dhe shkolla. Katër ndërtesa shumëkatëshe në Kiev u bombarduan orët e para të ditës, me dhjetëra janë të vdekurit.

12:00 Tmerri i rusëve: Tre raketat e Perëndimit që shkatërrojnë çdo gjë u del përpara

Perëndimi vërtet nuk dërgoi ushtarë të luftonin në Ukrainë, por veç ndihmës financiare, e furnizoi këtë vend edhe me armë e pajisje ushtarake nga të avancuarat. Tre janë sistemet më të fuqishme raketore në duart e ukrainasve sot, që shkatërrojnë çdo gjë, nga tanket e deri tek helikopterët rusë. Në kohën kur lufta ka hyrë në ditën e 20-të, ushtria e Ukrainës ka përdorur masivisht raketat anti-tank “Javelin” , fjala më e fundit e teknologjisë amerikane. Këto raketa inteligjente nuk i godasin  tanket dhe mjetet e blinduara drejtpërdrejte: nga platforma e lëshimit, ato ngrihen një herë në ajër pastaj bien mbi objektiv në pjesën më të ekspozuar të tij, një kurth nga i cili zor të shpëtohet.

11:30 Ushtarët rusë me duart në kokë: Na falni, na gënjyen

“Na falni, na gënjyen, na tradhtuan edhe ne ashtu si ju”: dikush me duart në kokë, një tjetër që nuk mban dot lotët: konferenca për shtyp e një grupi ushtarësh rusë të kapur rob në Ukrainë, është përhapur me shpejtësi në rrjet. 7 oficerët e zbulimit rus u rrëzuan me avionët e tyre javën që shkoi. Më vone, iu dha mundësia të flisnin për gazetarët dhe të kërkonin ndjesë për veprimet e vendit të tyre.

11:00 Rusia do bëhet më agresive”; Bombardime si në Grozny- strategjia shkatërrimtare!

Lufta e Ukrainës po hyn në një fazë të re të rrezikshme: pas dy javë bombardimesh pa pushim, shkatërrimi të infrastrukturës civile, qindra jetësh të humbura në mesin e tyre, e mbi 2.5 milionë të shpërngulurish që po krijojnë një krizë të re humanitare në Europë, rrënimi që po mbjell Rusia në vendin fqinj nuk është aspak drejt fundit, mendojnë ekspertët. “Pavarësisht performancës së dobët ushtarake të Rusisë, e cila ishte bafesuese për shumëkënd, ne sërish jemi ende në fazat e para të këtij konflikti”, thotë Sara Bjerg Moller, e Seton Hall University.

10:30 “Po ju gënjejnë”/ Gazetarja ruse anti-luftës ndërpret transmetimin

Protesta e saj është gati e paimagjinueshme për kushtet në të cilat ndodhet. Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova, hyri në studion e lajmeve të Channel 1 në Rusi gjatë kohës së transmetimit të drejtpërdrejtë, dhe ngriti pas shpinës së prezantues një pankartë ku shkruhej: “Jo luftës. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë”. Punonjëse e të njëjtit television, gruaja fill pas veprimit të saj u vu në pranga u dërgua në një stacion policie, por avokati i vet thotë se nuk ka mundur ta gjejë klienten e tij, dhe nuk ka më asnjë kontakt me të.

10:00 NATO po përgatitet: Nis 30 mijë trupa, 200 avionë, 50 anije në kufi me Rusinë

NATO ka dërguar dhjetëra mijëra trupa, duke përfshirë Marinsat Mbretërorë britanikë, një aeroplanmbajtëse, një destrojer dhe një nëndetëse sulmi me energji bërthamore në Norvegjinë, anëtare te aleancës që ndan 200 km kufi tokësor me Rusinë. Trupa nga 28 vende në Evropë dhe Amerikën e Veriut po marrin pjesë në stërvitjen që do të zgjasë rreth një muaj. Ajo është pagëzuar me emrin Pergjigja e  Ftohtë, dhe zhvillohet vetëm disa qindra kilometra larg kufirit rus, ndërsa që forcat e Vladimir Putinit vazhdojnë të bëjnë luftë në Ukrainë.

09:51 Kryeministrat e tre shteteve europiane takohen sot me Zelensky

Liderët e tre shteteve europiane do të udhëtojnë për në Kiev për tu takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin ukrainas Denis Shmyhal. Në një njoftim, zyra e shtypit tha se kryeministri polak Mateusz Morawiecki, zëvendëskryeministri Jarosław Kaczyński, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri slloven Janez Janša do të vizitojnë kryeqytetin e Ukrainës si përfaqësues të Këshillit Europian.

09:30 Raketat ruse godasin zonat rezidenciale, vdesin 2 persona në Kiev

Dy persona janë vrarë nga goditja e raketave ruse në një zonë banimi në Kievin perëndimor të martën herët në mëngjes, njoftuan Shërbimet e Urgjencës së Ukrainës. Një ndërtesë apartamentesh 16-katëshe në lagjen Sviatoshynskyi u dëmtua ndjeshëm nga shpërthimi që shkaktoi zjarr.

09:00 Parashikimi i këshilltarit ukrainas: Ja kur duhet të përfundojë lufta

Një këshilltar i Qeverisë së Ukrainës tha se pret që lufta në vendin e tij të përfundojë më së voni deri në fillim të majit, kur Rusisë “t’i mbarojnë burimet” për të sulmuar fqinjin e saj. “Unë mendoj se jo më vonë se në maj, në fillim të majit, do të duhet të kemi një marrëveshje paqeje”, tha Oleksiy Arestovich.

08:30 Dy ndërtesa banimi goditen nga bombardimet në Kiev

Dy ndërtesa në zonat e banuara të Kievit u goditën nga forcat ruse në orët e para të mëngjesit të së martës.

Një zjarr ka rënë në një pallat dykatësh por është shuar pak më pas. Nuk raportohet për viktima.

Pak pas goditjes në Osorkorky, një ndërtesë 10 katëshe me apartamente u godit nga një tjetër raketë duke shkaktuar zjarr në pesë katet e para të ndërtesës.

Një person u dërgua në spital për trajtim mjekësor ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar të tjerë.

08:00 Shpërthime të fuqishme/ Forcat ruse godasin stacionin e metrosë së Kievit (FOTO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në Kiev. Forcat ruse kanë goditur me raketë një stacion metroje, 500 metra nga qendra.

Me anë të një postimi në Twitter, rrjeti i metrosë së Kievit njoftoi se një nga shpërthimet këtë mëngjes dëmtoi pjesën e jashtme të stacionit Lukyanivska dhe zyrat.

Lukyanivska është mjaft afër qendrës së Kievit. Stacioni është mbyllur për shkak të dëmtimit.

Çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit

Gazetari i plagosur: Korrespondenti i Fox Neës, Benjamin Hall, i cili ishte vendosur javët e fundit për të mbuluar luftën në Ukrainë,  është shtruar në spital  pasi u plagos teksa raportonte pranë Kievit. Plagosja e Hall vjen një ditë pasi  Brent Renaud, një gazetar amerikan u vra në qytetin ukrainas të Irpin.

Takimi i liderëve të NATO-s: Liderët e NATO-s pritet të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm në Bruksel javën e ardhshme. Takimi pritet të përqendrohet në hapat e ardhshëm të aleancës për të forcuar praninë e saj mbrojtëse në Evropën Lindore në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Protestuesja ruse: Maria Ovsyannikova, punonjëse e Channel One në Rusisë,  mbajti një pankartë kundër luftës për të ndërprerë transmetimin një nga televizionet kryesore shtetërore të Rusisë. “JO LUFTE. Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës, ju thonjë gënjeshtra”, shkruhej në pankartë. Avokati i Ovsyannikova tha se ai nuk është në gjendje të gjejë klienten e tij, pavarësisht raporteve se është në një stacion policie në Moskë.

Sulm në qytete:  Një person vdiq dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një ndërtesë apartamentesh  në lagjen Obolon të Kievit  u godit të hënën. Pothuajse çdo shtëpi e vetme në anën veriperëndimore të fshatit Moschun, pranë Kievit, ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Influenca ruse në Ballkan. Bashkimi Evropian i shqetësuar për ndikimin e Moskës

 

Jo pa qëllim Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell gjatë vizitës në Tiranë u ndal në rrolin e Rusisë në Ballkan kur tha:

Josep Borrell: Sigurisht që jemi të shqetësuar nga ndërhyrja dhe influenca e Rusisë në Ballkanin perëndimor, por kjo nuk është diçka ere. Dezinformimi rus është një fjalë që ne përdorim për të folur propagandën dhe gënjeshtrat sistematike, është rritur, ne e shikojmë dhe e perceptojmë këtë gjë. Ne duhet ta kuptojmë dhe të përballemi me influencën ruse, kudo ku ajo ndodhet në Ballkanin Perëndimor, në disa vende më shumë se në disa të tjera.

Kryeministri Edi Rama pretendimin e Moskës se Shqipëria dhe Kosova po dërgojnë mercenarë në Rusi e vlerësoi si akuza të pabaza dhe shqetësuese. E avancoi mëtej qëndrimin  e Borrrel për Rusinë.

Edi Rama: “Rritja e çmimeve është një armë që Rusia kërkon ta përdorë kundër nesh, si vende, për të kundërvendosur opinionet publike ndaj qeverive, në mënyrë që qeveritë të fillojnë të cedojnë në raport me presionin që po i bëjnë Rusisë, jo për Ukrainën në vetvete, por për të garantuar të ardhmen e të gjitha vendeve që janë në radhë pas Ukrainës dhe për të shmangur një Luftë të Tretë Botërore. Këtë armë që Kremlini po e përdor, ne duhet ta neutralizojmë me shumë durim, me shumë vendosmëri dhe qartësi të madhe.

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëspresidentit të  Komisionit Evropian, avancimin e Shqipërisë në rrugëtimin europian momentalisht e lidhin me presidencën Franceze të BE. Zoti Borrell pranoi se lufta në Ukrainë e ka rritur ndërgjegjësimin e zgjerimit duke pranuar se marshi shpejtësisë në këtë proces ishte ulur.

Edi Rama: Presidenca franceze mund ta bëjë këtë në qershor, do ishte mirë ta bënte, por edhe nëse nuk e bën, ne këtu jemi prapë dhe presim kur të bëhet, por nuk presim asnjë sekondë për të vazhduar të njëjtat punë që kemi bërë, që duhet të bëjmë dhe që do të bëjmë dhe që na afrojnë gjithmonë e më shumë me standardet e Bashkimit Europian, këtu në Shqipëri.

Putin nënshkruan ligjin për konfiskimin e avionëve të huaj dhe përdorimin e tyre brenda vendit

 

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që lejon konfiskimin e avionëve të huaj dhe përdorimin e tyre brenda vendit, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten mes Rusisë dhe Perëndimit në lidhje me pushtimin e Ukrainës.

Kompanitë e huaja të avionëve që operonin në Rusi deri sa u shpallën sanksionet, mund të shohin tashmë avionët e tyre të konfiskohen nga Moska dhe të përdoren për interesa të saj brenda vendit dhe kjo falë ligjit të ri të miratuar nga Kremlini.

Megjithatë, për avionët e pasagjerëve, kostoja e mirëmbajtjes së tyre është tepër e lartë dhe veçanërisht nën darën e sanksioneve. Nisur nga kjo, ligji i ri i vendosur, do ketë një ndikim jo aq të madh.

Por kjo masë, sipas Ëall Street Journal, sinjalizon që tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit po agravohen edhe më tepër, pasi ky i fundit ka kërkuar që Rusia të izolohet edhe më shumë ekonomikisht për shkak të vendimit të saj për të pushtuar Ukrainën.

Javën që kaloi, SHBA-të njoftuan se do të bllokonin importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrgurit.

Kjo masë u njoftua nga presidenti Joe Biden, i cili gjithashtu deklaroi Rusisë do t’i hiqet statusi i “vendit të favorizuar” në marrëdhëniet tregtare me vendet e G7-ës.

Shumë biznese në mbarë botën kanë lajmëruar se do të ndalonin biznesin e tyre në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ëashington Post, raportoi në fillim të kësaj jave se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përgjatë një telefonate me presidentin Biden, kërkoi një zgjerim të sanksioneve ndaj Rusisë dhe zyrtarëve të saj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...