Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/15

Krimineli Ivica Daçiq: Kush flet për sanksione ndaj Rusisë, është kundër Serbisë


Ivica Daçiq

Kreu i Partisë Socialiste Serbe, krimineli Ivica Daçiq edhe një herë haptas mbron veprimet e ish shefit të tij, kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, të njohur si Kasapi i Ballkanit.

“Nuk është e lehtë të kuptosh ndryshimet në rendin botëror dhe mendoj se Vuçiq tani e kupton pak më mirë Millosheviqin dhe presionet që ka pasur ai”, ka deklaruar ai, duke shtuar se “ai personalisht ka qenë dëshmitar i presioneve ndaj Serbisë dhe tani bëhet fjalë për izolimin e vendit,  për ndalesa të ndryshme dhe për ndërprerje të investimeve të huaja".

Ai gjithashtu ka thënë se “ata që flasin për vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, nuk punojnë kundër Rusisë por kundër Serbisë. Ne do të vendosim sanksione kundër Rusisë vetëm nëse ata tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Ushtria ukrainase vret gjeneralmajorin e famkeq rus Vitaly Gerasimov

 

Vitaly Gerasimov

Forcat ukrainase kanë vrarë gjeneralmajorin rus Vitaly Gerasimov pranë qytetit Kharkiv, tha Shefi i Drejtorisë së Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, shkruan Kyiv Independent.Gerasimov ishte një zyrtar i lartë ushtarak që mori pjesë në luftën e dytë çeçene dhe iu dha një medalje për "pushtimin e Krimesë".

Më shumë se 11 mijë rusë janë vrarë tashmë në Ukrainë – më shumë se në dy luftërat çeçene. Rreth 30,000 rusë janë plagosur në aksione të ndryshme, thotë zyrtari i lartë ukrainas Anton Herashchenko. Ai thotë se numri i të burgosurve rusë të luftës po i afrohet 2,000 vetave.

Ndërsa, gjeneral lejtënant Serhiy Shaptala tha se trupat e tij kishin marrë Chuhuiv-in nga kontrolli rus, duke vrarë një numër të madh të ushtarëve të Putinit.

Dy komandantë të rangut të lartë rusë thuhet se u vranë në betejë.

“Okupatorët pësuan humbje të mëdha në personel dhe pajisje. Nënkoloneli Dmitry Safronov, komandanti i Brigadës së 61-të të Veçantë Detare të Forcave të Armatosura Ruse, dhe nënkoloneli Denis Glebov, Zëvendëskomandant i Brigadës së 11-të të Sulmit Ajror të Veçantë të Forcave të Armatosura Ruse, u vranë”, vazhdoi më tej shtabi i ushtrisë ukrainase.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një automjet ushtarak me shenjën “Z” me flamurin ukrainas, ndërsa dëgjohet brohoritja.

Chuhuiv, një qytet i vogël me 30,000 banorë 22 milje në juglindje të qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv, ishte një nga të parët e pushtuar nga rusët.

Daçiq: Më së miri për Serbinë është që unë të jem kryeministër

 

Trashëgimtari i kriminelit të luftë Sllobodan Millosheviq në pozitën e kreut të Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq synon pozitën e kryeministrit të Serbisë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Serbi më 3 prill.

Kreu i socialistëve mendon se kjo “do të ishte më e mira për Serbinë”.

“Vuçiqi është një, por ai është kandidat për president dhe do të zgjidhet president. Mendoj se mund t’i bëj disa gjëra më mirë se disa nga kuadrat e tij. Nga ana tjetër, do të ishte shumë e dobishme dhe mendoj se është më e mira për stabilitetin politik të Serbisë që unë të jem kryeministër dhe ai të jetë president”, pretendon Daçiq.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg: NATO-s mund t'i duhet të shtojë forcat në lindje

 

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur në një konferencë për shtyp, ku tha se pushtimi rus i Ukrainës ka krijuar një "realitet të ri sigurie" në Evropë.

Nesër udhëheqësit e NATO-s do të fillojnë të diskutojnë masat konkrete për të përforcuar sigurinë për një afat më të gjatë kohor, thotë Stoltenberg.

Në tokë, këto masa mund të përfshijnë "më shumë forca" në pjesën lindore të aleancës, thotë ai, në një gjendje më të lartë gatishmërie.

Stoltenberg thekson se përforcimi i mbrojtjes në aleancë do të kërkojë para shtesë dhe ai ka mirëpritur lëvizjet e Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s në këtë drejtim.

NATO ngre alarmin: Rusia mund të përdorë armë kimike ose biologjike në Ukrainë

 




Jens Stoltenberg

Më shumë tani nga konferenca për shtyp e Jens Stoltenberg. Shefi i NATO-s thotë se Rusia "po bën pretendime absurde për laboratorët biologjikë dhe armët kimike" në Ukrainë. "Kjo është vetëm një gënjeshtër tjetër," thotë ai, duke vënë në dukje se Rusia fillimisht kishte thënë se nuk kishte në plan të pushtonte Ukrainën.

Një flamur i rremë është një veprim politik ose ushtarak i kryer me qëllimin për të fajësuar një kundërshtar për të. Stoltenberg thotë se çdo përdorim i armëve kimike është "absolutisht i papranueshëm". 

SHBA ka ngritur më parë shqetësime të ngjashme, me Shtëpinë e Bardhë duke thënë se kombet duhet të jenë në vëzhgim që Rusia "mund të përdorë armë kimike ose biologjike në Ukrainë, ose të krijojë një operacion të rremë duke i përdorur ato".

Paralajmëron ish-presidenti ukrainas: Jo vetëm Ukrainën, Putin synon t’i marrë edhe këto vende!

 





Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka paralajmëruar se Vladimir Putin nuk do të ndalet së pushtuari Ukrainën nëse Perëndimi nuk ndërhyn.

“Ai dëshiron të shkatërrojë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Perëndimin, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në”, tha ai.

"Mos u përpiqni të bëni një kompromis me Putinin," paralajmëroi ai, duke argumentuar se presidenti rus "do të shkojë gjithmonë më tej".

Bombardimet e forcave ruse i afrohen qendrës së Kievit

 

Bombardimet e forcave ruse iu afruan të martën më pranë qendrës së Kievit, ndërsa një sërë predhash goditën zona të banuara të kryeqytetit. Shpërthimet e fuqishme u dëgjuan të martën në agim.

Zyrtarët thonë se ato ishin goditje me artileri. Duket se sulmi i forcave ruse ndaj Kievit po bëhet më sistematik.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se predhat e artilerisë goditën katër ndërtesa shumë-katëshe në qytet duke shkaktuar dhjetëra të vrarë. Goditjet e së martës në një rajon në perëndim të Kievit, i dhanë fund një qetësie disa ditore në qytet, që kur autokolona e gjatë me mjete të blinduara ruse ishte bllokuar në afërsi të qytetit në ditët e para të luftës.

Bombardimet shkaktuan një zjarr të madh në një ndërtesë 15 katëshe. Kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitçko shpalli gjendjen e shtetrrethimit për një periudhë 35 orëshe, që do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit të enjten.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit tha të martën se numri i banorëve ukrainas që janë larguar nga vendi i kaloi 3 milionë. OKB-ja thotë se kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...