Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/15

18-vjeçarja ukrainase përdhunohet nga dy burra në anijen gjermane të evakuimit

 

Një refugjate 18-vjeçare nga Ukraina raportohet se është përdhunuar nga dy burra në bordin e një anijeje-hotel që Gjermania kishte vënë në dispozicion të evakuimeve nga lufta.

E reja akuzon se ishte përdhunuar nga dy burrat njëri pas tjetrit në anijen hotel Oscar Wilde, të cilët janë arrestuar tashmë për sulmin e 6 marsit, shkruan e përditshmja gjermane Bild .

Anija raportohet se përvec klientëve me pagesë kishte marrë dhe rreth 25 refugjatë ukrainas që i largoheshin luftës në Ukrainë.

Të larguarit nga Ukraina janë kryesisht gra e të moshuar dhe shqetësimet kanë qenë në rritje për mbrojtjen e tyre nga trafikantët njerëzorë që tentojnë t’i kthejnë në viktima shfrytëzimi.

Rasti është të paktën i dyti përdhunim i adoleshenteve ukrainase pas arrestimit të një burri në javën e kaluar në Poloni i dyshuar se sulmoi seksualisht një 19-vjeçare ukrainase që i largohej konfliktit.

Deputetja gjermane Andrea Lindholz tha për të përditshmen Bild se policia duhet të bëjë më shumë për mbrojtjen e grave ukrainase në akomodimet e tyre të mbrojtjes.

Një zëdhënëse e policisë tha: “Politikanët duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar që raste të tilla përdhunimi të mos vijojnë.

Burri 49-vjeçar u ndalua në Wroclaw të Polonisë në fundjavë pasi kishte joshur të renë me premtimet për ndihmë dhe tani përballet me 12 vjet burgim për krimin.

Një tjetër burrë në një kamp refugjatësh në Poloni u ndalua pasi i kishte ofruar “një punë e një dhomë” një ukrainaseje 16 vjeçare.

“Shumë nga refugjatët janë gra e fëmijë, prandaj duhet marrë parasysh rreziqet e trafikimit dhe shfrytëzimit seksual”, tha  Joung-ah Ghedini-Williams, shefe e komunikimeve të UNHCR që ka vizituar situatën në kufijtë e Rumanisë, Polonisë e Moldavisë.

FOTO GALERI
1/5

Bota çarmatoset, Europa armatoset

 

Sipas Institutit për Studimet e Paqes në Stokholm, SIPRI, eksportet e armëve në Europë, janë rritur dukshëm qysh para shpërthimit të luftës në Ukrainë. Fqinjët e Rusisë ndihen gjithnjë e më shumë të kërcënuar.

Shifrat e eksporteve mbarë botërore të bizneseve me armë në sfondin e një luftë të re në Europë kanë një rëndësi të veçantë. Statistika e Insitutit për Studime te Paqes në Stokholm, SIPRI, vëren rritje që në periudhën 2017 deri në 2021 dhe krahasuar me 2012 deri në 2016. Shifrat ende nuk pasqyrojnë stadin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, por janë hulumtuar përpara luftës. Megjithatë këto shifra flasin ndërkohë për tensione jashtëzakonisht në rritje në Europë.

Ndërkohë që tregtia me armë në nivel botëror ka rënë me 4,6 përqind, shtetet europiane kanë blerë 19 përqind më shumë armatime. Europa shënon krahasuar me të gjitha rajonet rritjen më të madhe. Pieter Wezeman, një ndër autorët e studimit të SIPRI-t, e quan këtë një “armatim që ngjall shqetësim”.

Sipas Ian Anthony, drejtues i seksionit për sigurinë europiane në institutin SIPRI dhe ekspert për Rusinë, në shifrat e fundit janë përfshirë edhe reagimet e NATO-s” ndaj aneksimit rus të Krimesë më 2014 dhe agresioni në Donbas”. Asokohe, më 2014, NATO vendosi që “ta ndryshojë tendencën e shpenzimeve për mbrojtjen”, tha Anthony për Deutschen Welle-n.

Russland Sarmat-InterkontinentalraketeRaketë ndërkontinentale ruse

Rusia dhe Kina kanë shitur dukshëm më pak armë

Në kontekstin e luftës është interesant fakti që vërehen disa zhvendosje të mëdha në eksporte të caktuara armatimesh. Pikërisht shitjet e armëve të Rusisë, numri dy në botë pas SHBA-së, kanë rënë me 26 përqind. Por kjo ka të bëjë me uljen e porosive vetëm nga dy vende India dhe Vietnami, ndërkohë që vitin e ardhëm India pritet të blejë nga Rusia sërish armë në mënyrë voluminoze. Rënia e blerjeve kineze ka qenë edhe më e lartë me 31 përqind.

Gjermania, eksportuesja e pestë në botë ka një minus 19 përqind. Ndërsa eksportet e armëve të SHBA-së kundrejt periudhës së hulumtuar në studim janë rritur me 14 përqind, të Francës me madje me 59 përqind, e cila zë vendin e tretë në botë.

Kina do të ndihmojë Rusinë me armë? SHBA-ja pas shtatë orë bisedimesh: I dini pasojat!

 

Për shtatë orë SHBA zhvilloi bisedime “intensive” të nivelit të lartë me Kinën një përpjekje kjo për të penguar Pekinin të furnizojë me armë Rusinë, duke ja bërë të qartë pasojat e një lëvizje të tillë.

Takimin, i cili u mbajt në Romë, Shtëpia e Bardhë e sheh si jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm për luftën në Ukrainë, por edhe për të ardhmen e ekuilibrit të fuqisë globale.

SHBA ka informacione që tregojnë se Kina ka shprehur njëfarë pohimi për t’i ofruar Rusisë ndihmën e kërkuar ushtarake dhe financiare. Por nuk është ende e qartë nëse Kina synon t’i ofrojë Rusisë ndihmë ushtarake ose financiare si pjesë e luftës së saj kundër Ukrainës, thanë për CNN zyrtarë amerikanë të njohur me inteligjencën.

Zëdhënësja e shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, pas mbarimit të takimit tha:

“Ajo që ne kemi përcjellë dhe ajo që është përcjellë nga Këshilltari ynë për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan, në këtë takim është se, nëse Kina ofron ndihmë ushtarake për Rusinë, që sigurisht shkel sanksionet ose mbështet përpjekjet e luftës, do të ketë pasoja të rënda”.

Dy zyrtarë thanë se dëshira e Kinës për të shmangur pasojat ekonomike mund të kufizojë dëshirën e saj për të ndihmuar Rusinë. Megjithatë mundet që Kina të ofrojë ndonjë lehtësim ekonomik dhe diplomatik për Rusinë në forma të tjera, si vota abstenuese në OKB.

Takimi i Romës ishte planifikuar që përpara pushtimit rus dhe ku u diskutuan edhe  tema të tjera, duke përfshirë arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut dhe Tajvanin.

Lufta mbaron në maj të 2022”, çfarë do i ndodhë Rusisë? Befason deklarata e negociatorit ukrainas

 

Lufta e Ukrainës me shumë gjasë, do të mbyllet në fillim të majit, sipas Oleksiy Arestovich, këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky. Argumenti i tij për supozimin e një afat të tillë kohor të konfliktit, buron duket nga logjika e thjeshtë: sipas Arestovich: burimet ruse zgjasin vetëm deri në maj, pas kësaj nuk do të ketë më mundësi për të vazhduar pushtimin e vendit fqinj.

Bisedimet mes Kievit e Moskës, në të cilat Arestovich nuk është i përfshirë personalisht, deri më tani kanë prodhuar pak rezultat. E vetmja gjë që është arritur nga këto negociata ka qenë hapja e disa korridoreve humanitare për largimin e civilëve nga qytetet e rrethuara ukrainase. Negociatat pritet të rinisin sot, mes një lloj optimizmi të kujdesshëm për progres, dhe një qëndrim me konstruktiv nga ana e Moskës.  “Mendoj se në maj do ta kemi marrëveshjen e paqes.

Mbase ndodh edhe më shpejt, nuk i dihet. Po përmend këtu një datë të mundshme. Ne po punojmë me të gjithë forcën që ujdia të vuloset sa më shpejt; shpresojmë për një javë ose dy dhe trupat ruse të tërhiqen. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë presim një marrëveshje nga fund ii prillit apo fillimi i majit”, është shprehur ai. Skenari më i çmendur pastaj, sipas Arestovich do të ishte që Rusia të dërgojë rekrutë pas vetëm një muaj trajnimi e përplasjet taktike të zgjasin për një vit. Më herët, presidenti Zelensky publikoi një tjetër video, në të cilën dilte me pretendimin se Rusia ka nisur ta kuptojë se nuk do ta ketë aq të lehtë fitoren në Ukrainë.

“Po ndërgjegjësohen duket, se nuk kanë për të arritur asgjë me luftë. Trupave ruse u them të mos luftojmë, dhe ne do t`i trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit”, Zelensky.

Zelensky vazhdon të këmbëngulë për një takim të drejtpërdrejte me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, duke qenë se konsideron se është vetë presidenti rus ai që merr vendimet përfundimtare për luftën.

Rusia vendos sanksione ndaj presidentit amerkan Joe Biden!

Rusia ka vendosur sanksione kundër presidentit amerikan Joe Biden, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe disa zyrtarëve të tjerë amerikanë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse, në një deklaratë të lëshuar këtë të martë, e cila thekson se masa vjen si përgjigje ndaj sanksioneve që ka marrë Rusia deri më tani.

Në përgjigje të një sërë sanksionesh të paprecedentë… nga 15 marsi i këtij viti, ‘lista e ndalimit’ ruse përfshin në bazë të reciprocitetit Presidentin J. Biden, Sekretarin e Shtetit A. Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes L. Austin dhe Kryetarin e Shefat e Përbashkët të Shtabit M. Milley, si dhe një numër shefash departamentesh dhe figura të njohura amerikane”, thuhet në deklaratë.

“Rusia e ka hipnotizuar NATO-n”, Zelensky akuza të ashpra. BE vendos sanksione të reja

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e shprehu dhe një herë hapur zhgënjimin e tij me NATO-n pas refuzimit të aleancës për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi, gjë të cilën perëndimi kërkon ta shmangë për të mos u gjendur në një kurs direkt përplasjeje me Moskën.

Gjatë një video-telefonate me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe liderë të tjerë europiane, Zelensky tha se NATO ishte “aleanca më e fortë në botë” – por “disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.

Zelensky: Dëgjojmë shumë të flitet për Luftën e Tretë Botërore, se gjoja mund të fillojë nëse NATO do të mbyllë qiellin e Ukrainës për raketat dhe avionët rusë dhe për këtë arsye nuk është krijuar ende zona e ndalim-fluturimit humanitar. Kjo i lejon ushtrisë ruse të bombardojë qytetet tona paqësore e të hedhë në erë blloqe banimi, spitale dhe shkolla. Katër ndërtesa shumëkatëshe në Kiev u bombarduan orët e para të ditës, me dhjetëra janë të vdekurit.

Pakënaqësia e tij u shpalos pikërisht në ditën kur BE-ja miratoi një raund të ri sanksionesh kundër Moskës. Zelensky mendon se duhet bërë akoma më shumë, ndonesë masat e reja përfshijnë ndalesa të investimeve në sektorin energjetik rus, në eksportet e mallrave luksoze dhe në importet e produkteve të çelikut nga Rusia. Sanksionet, që hyjnë në fuqi pas publikimit në gazetën zyrtare të BE-së gjatë ditës së sotme, ngrijnë edhe asetet e shumë udhëheqësve të biznesit, që mbështesin shtetin rus – në mesin e tyre edhe pronari i klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich. Ato do të godasin fort kompanitë kryesore të naftës në Rusi – Rosneft, Transneft dhe Gazprom Neft – edhe pse vendet anëtare të BE-së do të mund të vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz prej tyre.

Të fshehur 50 metra nëntokë/ Ukrainasit jetojnë në tunelet e metrosë për t’u mbrojtur nga bombat ruse

Ky është Denisi i vogël. Vetëm 3 vjeç dhe ai së bashku me nënën dhe vëllain më të madh strehohet këtu qëkur shtëpia iu shkatërruar nga bombat në Irpin. Metroja e Kievit 50 metra nën dhe është e vetmja siguri që mund t i japë familja e mbetur vetëm sepse babai ka shkuar në front.

“Ikëm me vrap. Mblodhëm vetëm pak rroba dhe u larguam. I lamë të gjitha gjërat tona në shtepi. Jemi me fat që fqinjët na morën me makinën e tyre pak përpara se fshati ynë të bombardohej.Nuk munda ta njoftoj bashkëshortin menjëherë,por tani ai e di seku jemi dhe uroj që një ditë të jemi të gjithë bashkë si më parë.”

Kjo është Zvetllana e cila  punon në metro. Sot ajo është në shërbim për të komanduar trenat,por ndryshe nga çdo ditë pune para luftë ajo nuk drejton më trenat por njerëzit.

Ludmilla ka qenë mësuese. Tani është në pension. Ka ardhur në metro me vajzën dhe motrën e saj. Dy djemtë i ka në front.

Pasioni për të lexuar nuk i ka ikur, edhe pse ka vendosur të lërë banesën dhe të strehohet ne metro nga frika e bombardimeve.

Po lexoj thotë ajo,nuk kam shumë të bëj. Jam këtu dhe shpresoj që e gjithë kjo të mbarojë dhe agresorët të kthehen andej nga kanë ardhur.

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...