Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/16

Operatorët e karburanteve në Kosovë po kanë probleme të sigurojnë derivatet

 


news image

Sasia e derivateve të naftës, që mund të blihet në tregun e Kosovës, është e kufizuar në disa të pika të shitjes, thonë pronarë të kompanive dhe anëtarë të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. Disa furnizues veçse kanë ndërprerë shitjen e derivateve për Kosovën.

Kjo po ndodh në mesin e një krize të furnizimit me këtë produkt në Evropë, që ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të tij.

Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, më 8 mars shkoi në nën 130 dollarë për fuçi.

Në Kosovë, më 8 mars, një litër naftë është shitur për 1.68 euro, ndërkaq benzina deri në 1.67 euro, varësisht nga operatori ekonomik dhe lokacioni.

Pavarësisht çmimit, operatorët e karburanteve po kanë probleme që ta sigurojnë këtë produkt.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi më 8 mars se nga lufta në Ukrainë, Shqipëria është prekur drejtpërdrejtë sikurse edhe vendet e tjera, “ndaj nevojiten përgatitje edhe për shkurtime të thella të furnizimit me energji ose naftë”.

Berjani: Naftë nuk ka sipas dëshirës

Qytetarët e Kosovës gjatë 24 orëve shpenzojnë nga 2.5 deri në 3 milionë litra derivate, thotë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Sasia më e madhe e karburanteve në Kosovë, sipas tij, vjen nga Shqipëria, pasuar nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Berjani shpreh shqetësimin se në një të ardhme të afërt, në treg do ketë sasi edhe më të vogla të derivateve të naftës.

Sasia më e madhe këtij produkti në Kosovë, thotë ai, vjen nga Shqipëria, konkretisht nga kompanitë “Kastrati Group” dhe “Gega Oil Group”.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë janë importuar mbi 410 milionë litra dizel. Në këtë shifër nuk janë përfshirë derivatet e benzinës, raporton REL.

Ndërkohë, gjiganti i energjisë “Shell” njoftoi se do t’i ndalojë të gjitha blerjet e naftës dhe gazit nga Rusia dhe se do t’i mbyllë operacionet e tjera në këtë vend.

Me këtë veprim, “Shell” u bashkohet dhjetëra kompanive të tjera, që kanë ndërprerë lidhjet me Rusinë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Kosovë, Qeveria e Kosovës më 1 mars ka marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë.

Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare të jetë deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë deri në 6 për qind.

Duhani ipse është i rrezikshëm ?

 

Që cigarja është e dëmshme, nuk është më një lajm prej dekadash.

Megjithatë, të pyetur se përse është cigarja e dëmshme, mund të na duhet të mendohemi. Me siguri që përmban kimikate të dëmshme, por çfarë e nxit çlirimin e tyre? A është nikotina- përbërësi më i njohur i duhanit- me të vërtetë e dëmshme?

Pas provash të shumta shkencore, këto pyetje kanë marrë përgjigje tek një proces i vetëm, i cili në fakt është gjeneruesi i të gjitha kimikateve të dëmshme: djegia. Është pikërisht djegia ajo që gjeneron tymin, me të cilin çlirohen rreth 6 mijë kimikate, nga të cilat 100 janë të vërtetuara nga shkenca se janë të dëmshme ose potencialisht të dëmshme.

Nga ana tjetër, edhe pse shkakton varësi, nikotina nuk është shkaktar kryesor i sëmundjeve që lidhen me cigaren. Duke u nisur prej këtyre dy gjetjeve të rëndësishme, shkenca ka punuar intensivisht përgjatë dekadave të fundit për të krijuar alternativa që të përcjellin nikotinën, por duke reduktuar ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme.

Si një mënyrë për të shmangur procesin e djegies, qindra shkencëtarë nga e gjithë bota kanë punuar për të sjellë produktet me ngrohje. Kjo kategori e re e alternativave pa tym funksionon duke ngrohur fijen e duhanit në temperaturë të mjaftueshme sa për të çliruar nikotinën dhe duke mos çliruar tym, por aerosol.

Sipas testimeve të shumta shkencore, produktet me ngrohje e reduktojnë emetimin e kimikateve të dëmshme deri në 95%, duke u konsideruar kështu si një alternativë me risk të reduktuar për të rriturit që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare.

Një tjetër kategori e alternativave pa tym, janë cigaret elektronike. Edhe këto produkte nuk çlirojnë tym. Cigaret elektronike funksionojnë duke avulluar një lëng i cili përmban nikotinë.

Përballë riskut që paraqesin cigaret tradicionale, produktet me risk të reduktuar po shihen si një alternativë shpresëdhënëse nga ekspertët e shëndetit publik nga e gjithë bota, të cilët në forumet e reduktimit të dëmit, po bëjnë thirrje publike për pranimin e këtyre alternativave si metoda efektive, duke i implementuar ato në strategjitë e reduktimit të dëmit të cigareve.

Arrestohet Elsa Lila, policia italiane godet grupin italo-shqiptar të drogës!

Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, e të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

La Republicca shkruan se orët e para të mëngjesit të sotëm, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos janë hedhur në aksion për zbatimin e 13 mandat arresteve të kërkuara nga Drejtoria rajonale e  Antimafias të Romës e të lëshuara nga prokuroria e kryeqytetit Italian.

Në mesin e të dyshuarve, shkruan e përditshmja vendase, bie në sy emri i Lila Elsës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila mbante llogaritë e grupit. Lila, e lindur në Tiranë, jeton prej vitesh në Itali.

I përfshirë rezulton dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, që ishte identifikuar sakaq për probleme te ngjashme edhe në korrik 2015, gjatë një operacioni të Guardia di Finanza. Bardhi ishte mik i ngushtë i Arben Zogut, me nofkën “Riccardino”, ultras i ekipit të Lacios, i denuar për trafik droge në maj 2016.

Riccardino e Titty, thotë la Repubblica, ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar narko-trafiku të drejtuar nga vëllezërit Guarnera. Aktiviteti kryesor i shqiptarëve ishte shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave. Mësohet se aktualisht, vijojnë kontrollet dhe arrestimet në zonën e Acilias.

FOTO GALERI
1/6

Trafiku i drogës/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare, arrestohet këngëtarja Elsa Lila dhe boksieri Titty

 

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafikun e drogës e përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Mes tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, 40 vjeçe, e cila thuhet se mbante llogaritë e shitjes së drogës. I përfshirë është dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Janë lëshuar 13 urdhër arreste por deri tani në pranga ka rënë vetëm 9 persona, raportojnë mediat italiane.

Emri i boksierit Titty doli edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik të  të Gico della Guardia di Finanza në vitin 2015.

Banda kriminale vepronte kryesisht në zonën e Acilisë dhe merrej me trafikimin e lëndëve narkotike si kokainë, hashash dhe marihuanë. Përgjithësisht, blinin sasi të ndryshme droge, i transportonin me makina dhe i fshihnin në shtëpi e garazhe derisa të dorëzoheshin.

Mediat italiane raportojnë se një dhomë të madhe në bodrum në zonën e Torrevecchia, përdorej nga grupi si magazinë.

Në kërkim është ende një shqiptar, i konsideruar si kreu i bandës së bashku me një italian. Gjatë hetimeve, u sekuestruan 5 kg kokainë, 43 kg marijuanë dhe 82 kg hashash.

NATO-ja shton mbrojtjen/ Stoltenberg: Nuk ka zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë

 

Sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg pas takimit me ministrat e mbrojtjes të aleancës i tha medieve se vendet e NATO-s janë të bashkuara në qëndrimin e tyre për të mos vendosur një zonë ndalimi fluturimi mbi Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të presidenti Volodymyr Zelensky.

“Nuk do të ketë dislokim të kapaciteteve ajrore apo tokësore në Ukrainë dhe ky është qëndrimi i bashkuar i aleatëve tanë. Ne shohim shkatërrim, shohim vuajtje njerëzore në Ukrainë, por kjo mund të bëhet edhe më e keqe nëse NATO ndërmerr veprime, që në fakt mund ta shndërrojnë këtë në luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë”, tha Stoltenberg.

Nga ana tjetër,Ministrat e mbrojtjes të NATO-s i urdhëruan të mërkurën komandantët ushtarakë  që të merrnin masa për të forcuar qëndrimin e aleancës për shkak të  një realiteti të ri të sjellë nga pushtimi rus i Ukrainës.

Me mijëra forca të NATO-s janë vënë në gatishmëri të lartë, ndërsa SHBA-ja ka rritur forcat e saj të dislokuara në të gjithë Evropën nga 80,000 në janar në 100,000  të tilla tanimë- një nivel që nuk ishte parë që nga viti 2005. harta

Mbi një e treta e këtyre trupave amerikane, 38,500 janë të stacionuara në Gjermani, ndërsa 12,000 janë në Itali dhe 10,000 janë në Poloni . po ashtu Ka 2500 trupa amerikane në tre vendet baltike.

Plani i paqes ka 15 pika! Financial Times: Ja si mund të arrihet marrëveshja Rusi-Ukrainë

 

Një plan me 15 pika i shtruar në tryezën e negociatave të palës ruse dhe ukrainase mund të sjellë një marrëveshje për paqe pas 3 javësh pushtim.

Financial Times raporton se palët kanë bërë progres në bisedime bazuar mbi këtë plan,  ku përfshihet një armëpushim dhe tërheqje e trupave ruse nëse Kievi deklaron neutralitet dhe pranon kufizime për forcat e tij të armatosura.

Këtë gjë e konfirmoi edhe ministri i jashtëm rus në një deklaratë për RBC news:

“Negociatat nuk janë të lehta për arsye që i dimë të gjithë tani. Por ka vend për kompromis. Statusi neutral i Ukrainës po diskutohet seriozisht, së bashku me pika të tjera. Kjo është ajo se çfarë palët po negociojnë në këto momente dhe në këndvështrimin tim palët janë më afër se kurrë të pasurit të një dakordësie”, tha Lavrov.

Marrëveshja e propozuar, të cilën palët e diskutuan për herë të parë të hënën, përfshin kushtin që Kievi të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO si dhe të premtojë se nuk do të  ketë bazë ushtarake të huaja dhe të mos marrë mbrojtje në armë nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia.

Megjithatë mediet ndërkombëtare thonë se natyra e garancive perëndimore për sigurinë e Ukrainës, dhe pranueshmëria e tyre për Moskën, mund të rezultojë ende si një pengesë e madhe për çdo marrëveshje.

Zyrtarët ukrainas nga ana tjetër mbeten skeptikë për faktin nëse Presidenti rus Vladimir Putin është vërtet i përkushtuar në arritjen e paqes, apo Moska thjesht po mundohet të blejë kohë për të rigrupuar forcat e saj dhe për të rifilluar ofensivën e saj.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i tha Financial Times se çdo marrëveshje e mundshme mes palëve, do të përfshinte kushtin që “trupat e Federatës Ruse të largoheshin nga territori i Ukrainës”, përkatësisht rajonet jugore përgjatë Detit Azov dhe Detit të Zi, si dhe territori në lindje dhe në veri të Kievit.

Dy nga burimet për FT thanë se marrëveshja e supozuar përfshin gjithashtu dispozita për ruajtjen e të drejtave për gjuhën ruse në Ukrainë, ku ajo flitet gjerësisht edhe pse ukrainishtja është e vetmja gjuhë zyrtare.

Rusia e ka cilësuar pushtimin e saj si një përpjekje për të mbrojtur rusishtfolësit në Ukrainë.

“Frikë” nga SHBA, Kina “gënjen” Rusinë me plumba e ushqime: Nuk dërgojnë avionë e tanke

 

Edhe pse si Moska, ashtu edhe Pekini i hodhën poshtë si të pavërteta pretendimet e Shteteve të Bashkuara se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake, një sërë ekspertësh po përpiqen të kuptojnë sesa larg do të ishte i gatshëm lidershipi kinez të shkonte, në mbështetje të atij që e konsideron si partneritetin e vet më të rëndësishëm strategjik.

Një gjë e tillë nuk do të ishte e pamundur, megjithatë se janë disa faktorë që i zbehin gjasat e një ndihme të Pekinit për Moskën. Së pari,  nëse Kina ndihmon Rusinë, do të dukej keq. “Kina do të jetë shumë e kujdesshme dhe do të bëjë më të mirën që të shmangë mundësinë që ndihmat e saj të përdoren në fushëbetejat e Ukrainës”, thotë Shi Yinhong, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Renmin në Pekin, i cituar nga REL.

Sam Roggeveen, drejtor i Programit për Siguri Ndërkombëtare në Institutin australian Lowy mendon madje se një Rusi e dobësuar do t’i shkonte për shtat Kinës në aspektin strategjik dhe ekonomik. Edhe nëse Kina ndihmon vërtet, me shumë gjasë ajo do të ofrojë elemente të vogla, siç janë plumbat dhe ushqime më shumë sesa avionë luftarakë dhe tanke.

Pekini dëshiron të shmangë një shitje të armëve të profilit të lartë për Rusinë në mes të një konflikti që do të mund ta ekspozonte atë ndaj sanksioneve ndërkombëtare”, shprehet Drew Thompson, ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes. Nga ana tjetër, specialistët konsiderojnë se edhe Rusia vetë do ta kishte praktikisht të pamundur, që brenda një kohe të shkurtër të integrojë armatimet kineze në forcat e saj të armatosura.

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...