Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/16

Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq, si dashuria e Romeos dhe Zhulijetës

 

Nga Rexhep Torte

Në qendër të Beogradit gjendet  Hotel Moska, që simbolizon lidhjet  vëllazërore të Serbisë me Rusinë.

Ne teposhtëzën ndërmjet këtyre dy hoteleve shtrihet  “Rruga e Ballkanit” që të çon për në stacionin  e autobusëve dhe  për në stacionin e trenit në Beograd.

Poshtë këtyre dy hoteleve shtrihet edhe “Rruga e Kosovës”, që simbolizon synimet okupuese të kamotshme të Serbisë kriminale ndaj Kosovës.

Në fund të rrugës “Knjaz  Mihajli”  në të majtë afër hyrjes për në Parkun e madh Kalemengdan  ndodhet Konaku  ku ka  bujtur Mbreti Zog, sa herë që e ka vizituar Beogradin.

Sot në katin përdhese të këtij Konaku  gjendet restoranti “Adriatiku u Kaltër”, simbolikë e Serbisë për ta okupuar Detin Adriatik.

Nga “Sheshi i Republikës” që ndodhet në të majtë  prapa “Pallatit Shqipëria”, përtej një rruge ka në park, pas të cilit  kalohet për te  “Rruga  e Shkodrës” rrugë me kalldrëme e mbushur në tërë gjatësinë e saj në të dyja anët me kafene, kafebare e restorante, ku gjer në orët e mëngjesit  gumëzhijnë  muzika dhe këngët serbe.

“Rruga  e Shkodrës” më shumë se një shekull është vend ku e kalojnë mbrëmjen shkrimtarë, artistë, bohemë, delegacione të ndryshme nga jashtë, si edhe dashamirë të kuzhinës  dhe të shlivovicës serbe.

Në Beograd, poshtë Fakultetit të Veterinarisë, në anën e majtë ku fillon kompleksi i Urave (Mostara), ndodhet edhe “Rruga e  Dibrës”, simbolikë e Dibrës së Madhe të cilën Serbia e okupoi në vitin 1912.

Kjo është vetëm një pjesëz e historisë që flet dhe dëshmon për paternalizmin mashtrues,  okupues  dhe për  aspiratat hegjemoniste të Serbisë kriminale ndaj trojeve  autoktone shqiptare.

Këto aspirata Serbia i realizoi në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1920, ku fuqitë vendosën aso kohe ia plotësuan kërkesat okupuese të Serbisë kriminale, duke i lënë më shumë se gjysmën e trojeve dhe  të kombit shqiptar jashtë Shqipërisë amë.

Për fat të keq këto tendenca hegjemoniste të Serbisë kriminale ekzistojnë edhe sot në fillimshekullin e 21, dhe për fat të keq këtyre tendencave antikombëtare shqiptare u ndihmon edhe Edi Rama, piktori e tradhtari, Kryeministri aktual i Shqipërisë me qëndrimet e tij pro serbe.

O Edi Rama piktori, Kryeministri famëkeq i Shqipërisë, kush të mallkoi që t’i duash më shumë serbët dhe Serbinë, armiqtë e përbetuar të shqiptarëve, vrasësit, masakruesit, dhunuesit e dëbuesit  shekullorë, se sa shqiptarët dhe Shqipërinë, shtetin dhe kombin më autokton, më fisnik e më paqedashëse në Ballkan.

O Edi Rama piktori e maskarai, Kryeministri i Shqipërisë,  a nuk po e sheh Volodymir  Zelenskyin, Presidentin e Ukrainës, që është duke e  mahnitur  tërë botën  duke ndejtur  dhe luftuar së bashku  me popullin e vet heroik, edhe pse në çdo  sekondë e ka  jetën në rrezik.

O Edi Rama piktori, tradhtari, Kryeministri i Shqipërisë, a nuk po i sheh vëllezërit  Vladimir dhe Vitalij Klitschko, i pari ish kampion botëror i  peshave të rënda në bolks, dhe i dyti kryebashkiak i kryeqytetit Kievi të Ukrainës,  të cilët po të të kishin ngjarë ty, kishin ikur me kohë nga lufta,  por ja që ata  nga ndjenja e fuqishme e atdhedashurisë, po luftojnë së bashku me ushtrinë dhe popullin e Ukrainës kundër agresionit barbar të Rusisë, duke mos e kursyer farë jetën e tyre.

Edi Rama, piktori kryeministri i Shqipërisë dhe Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë aktualisht janë protagonistë të një dashurie absurde, mjerane, marramendëse, të çuditshme, të flaktë, por të gabueshme nga të gjitha tiparet e një dashurie të shëndoshë.

Enigma e kësaj dashurie të çmendur është  tepër e vështirë për tu zbërthyer. Mbetet për tu analizuar e zbuluar  se si dhe pse Edi Rama shqiptar është dashuruar marrëzisht me  Aleksandër Vuçiqin kriminelin serb.

Këtë dashuri psikopate, pasiononte e të sëmurë, e kanë vështirë ta analizojnë e zbulojnë edhe psikoanalistët, psikologët, filozofët dhe sociologët më eminentë në botë.

Vështirësia e analizimit, zbulimit dhe zbërthimit të kësaj dashurie  të  sëmurë, mbështetet në faktin se si Edi Rama i është nënshtruar kësaj dashurie të çuditshme,  kur dihet se gjatë tërë historisë shekullore shqiptare, Serbia kriminale dhe serbët kriminelë kanë kryer një serë gjenocidesh të tmerrshme ndaj shqiptarëve autoktonë në Ballkan, gjenocide që nuk do t’i kryrenin as bishat më të tërbuara në botë.

Ekzistojnë fakte e dëshmi se hordhitë serbe që me ardhjen e tyre nga Karpatet në Ballkan në shekullin e 6-të,  me luftëra, vrasje, masakra e dëbime masive fillimisht i kanë  sulmuar shqiptarët autoktonë të cilët kanë jetuar gjer përtej Nishi, për t’i pushtuar trojet shqiptare.

Njëri nga gjenocidet e Serbisë kriminale dhe e serbëve kriminelë serbë kundër shqiptarëve autoktonë, ishte edhe gjenocidi  i viteve 1998/99 kundër Kosovës.

Ky gjenocid serb në Kosovë  u ndërpre me ndërhyrjen e bombardimeve 78 ditore të NATO-së nga ajri të caqeve serbe në Kosovë e Serbi, që ia  solli lirinë dhe pavarësinë Kosovës.

Në këtë gjenocid  të Serbisë kriminale në Kosovë u vranë dhe u masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënë. U dhunuan në mënyrën më makabëre 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare. U rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare 1643 shqiptarë të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. U bë shkrumb e hi Kosova dhe u detyruan të marrin rrugën e eksodit më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm. E tërë kjo tragjedi u shkaktua nga Serbia kriminale për ta spastruar Kosovën nga shqiptarët autoktonë dhe për ta pushtuar dhe mbushur Kosovën me serbë.

Edi Rama piktori, Kryeministri aktual i  Shqipërisë, i din dhe i ka të njohura të gjitha këto gjenocide serbe ndaj shqiptarëve fisnikë e paqedashës, e megjithatë nuk është duke e zbehur aspak dashurinë e tij të flaktë ndaj Serbisë kriminale, serbëve kriminelë dhe ndaj kriminelit Aleksandër Vuçiq.

Edi Rama këtë dashuri ndaj Serbisë kriminale, serbëve kriminelë dhe ndaj kriminelit Aleksandër Vuçiq, e dëshmoi edhe me pjesëmarrjen e tij në planin për ndarjen e Kosovës  në vitet 1919-1920 në bashkëpunim me Hashim Thaçin, Vlora Çitakun, Matheë Palmerin dhe  Richard Grenelin, që për fat nuk u realizua si pasojë e reagimit dinjitoz dhe të palëkundur të Angela Merkel-ish kancelares të Gjermanisë.

Edi Rama këtë dashuri të çmendur e dëshmoi edhe gjatë Festivalit eë birrës në Korçë në verën e vitit 2021, kur përkundër  apelit dhe kundërshtimit të miliona shqiptarëve, me kokëfortësinë e tij  i mundësoi Goran Bregoviqit, këtij këngëtari çetnik serb që të merr pjesë në këtë festival.

Këtë dashuri të çmendur, e dëshmoi edhe letra Letra përuruese që  krimineli Aleksandër Vuçiq ia dërgoi  Edi Ramës me rastin e inaugurimit të Qeverisë  “Rama 3”.

Në këtë letër Aleksandër Vuçiq krimineli,  Edi Ramën e quan vëllaçko. E Informon se  i ka organizuar serbët të shkojnë për pushime në Shqipëri. Të blejnë  në Shqipëri pasuri të paluajtshme. Të ndërtojnë në Shqipëri kisha serbe dhe të hapin shkolla serbe.

Edi Rama, këtë dashuri  të çmendur,  e dëshmoi edhe me këmbënguljen re tij  për themelimin e “Ballkani i Hapur”, projekt tërësisht anti shqiptar, të cilin ia imponoi i dashuri i tij Aleksaqndër Vuçiq.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, me “Ballkani i Hapur” ka për qëllim që t’i dobësojë Shqipërinë, Kosovën dhe tërë shqiptarët dhe ta bëjë Serbinë kriminale Perandori të Ballkanit, edhe pse në Ballkan jetojnë katër fish më shumë shqiptarë se sa serbë.

Ideja “Ballkan i Hapur” mund të vjen parasysh vetëm kur Serbia kriminale  të kërkojë falje publike për gjenocidin e kryer në Kosovë, kur Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës, kur Serbia ta zbardhën fatin e  1643 shqiptarëve që i rrëmbeu në Kosovë, kur Serbia ta tregojë ve ndodhjen e varrezave masivë ku i ka varrosur  mijëra shqiptarë që i vrau e i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e i varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës, vetëm kur Serbia kriminale t’i nxjerr para ligjit kriminelët e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë,  dhe vetëm kur Serbia kriminale ta pranojë pagesën  e dëmeve të shkaktuara gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë.

O Edi Rama piktori, Kryeministri i Shqipërisë,  me siguri ke dëgjuar se Serbia kriminale  ballafaqohet me natalitet të vogël, dhe për këtë arsye edhe me lejen tënde  ka blerë gjer tani më shumë se  4 qind femra nga Shqipëria  me nga 2000 euro për secilën, për dhëndurët serbë, për ta shtuar natalitetin.

O Edi Rama piktori, kryeministri i Shqipërisë, a ende se ke kuptuar se Serbisë kriminale po t’ia heqësh hungarezët  e Vojvodinës, boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut, Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe romët, Serbisë kriminale i mbesin shumë pak serbë  të pastër.

O Edi Rama piktori, Kryeministri i Shqipërisë, në Ballkan jetojnë  6 milionë shqiptarë. Këtyre   6 milionëve po tua shtojmë edhe shqiptarët që i dëboi Serbia nga  trojet shqiptare për në Turqi, e që tash janë bërë  6 milionë, del se në Ballkan jetojnë  12 milionë shqiptarë,  dhe se shqiptarët janë kombi dominues në Ballkan,  e jo serbët.

Edi Rama, këtë dashuri të çmendur e dëshmoi edhe me reagimin antidemokratik dhe  anti kombëtar shqiptar, duke deklaruar me paturpësinë më të madhe,  më datë 4 mars 2022 se, “Vota që Serbia e dha pro Rezolutës  në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, më datë 3 mars 2022,  që e dënonte agresionin e Rusisë fashiste ndaj Ukrainës së lirë  e të pavarur, dhe që bënte thirrje për tërheqjen e menjëhershme të trupave rusë” se,  “Kjo votë e Serbisë  e unifikoi  Ballkanin”.

Kjo deklaratë e turpshme e Edi Ramës u dha në momentin kur tërë bota e din se Serbia votoi pro Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me të vetmin qëllim për tu kamufluar si një kancer i rrezikshëm në Ballkan, dhe që të aktivizohet sa herë që  Serbia të urdhërohet nga Rusia ose nga Kina.

Serbia kriminale votën që e dha për Rezolutën në Asamblesë së Përgjithshme  të OKB-së, e arsyeton gjoja se,  Serbia është për ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës, që len të kuptohet se Serbia kriminale po mundohet të krijojë hapësirë për kundërshtimin e pavarësie Kosovës.

Këto janë demagogjitë djallëzore  të Serbisë kriminale për t’i mashtruar dhe për tu hedhur pluhur syve të ndërkombëtarëve.

Në Beograd më datë 4 mars 2022, u organizuan protestat e vetme pro ruse në Ballkan dhe në Evropë, ku u kënduan himnet  e Serbisë dhe të Rusisë, dhe ku protestuesit brohoritnin se serbët dhe rusët janë  vëllezër të përhershëm.

Serbia është i vetmi shtet në Ballkan dhe në Evropë që nuk i vuri sanksione   Rusisë agresore gjenocidale pas agresionit në Ukrainë.

Serbia është i vetmi shtet në Ballkan dhe në Evropë që nuk e mbylli  hapësirën ajrore për Rusinë, duke i shumëfishuar  fluturimet në drejtim të Moskës dhe anasjelltas.

O Edi Rama, piktori, Kryeministri  i Shqipërisë, kthjellohu dhe largohu nga sevdaja që ke ndaj Serbisë kriminale dhe serbëve  kriminelë, sepse edhe ty edhe krimineli Aleksandër Vuçiq, fundin do ta keni tragjik  si Romeo e Zhulijeta.

O Edi Rama piktori, Kryeministri aktual i Shqipërisë, mos e mashtro veten  dhe mos shkel mbi dinjitetin e tërë atyre  trimave  shqiptare që  me shekuj e dhanë jetën për t’i mbrojtur trojet shqiptare.

Mos shkel mbi dinjitetin e viktimave të pafajshme shqiptare që Serbia kriminale i vrau,  i masakroi dhe i dhunoi me shekuj për t’i okupuar trojet shqiptare.

Serbia e Aleksandër Vuçiqit, si e Sllobodan Millosheviqit

 



Nga Rexhep Torte

Serbia kriminle dhe serbët kriminelë, nuk mund të krijojnë shtet, komb dhe identitet me luftëra, vrasje, masakrime dhe okupime të trojeve shqiptare.

Krimineli Alekandër Vuçiq, Presidenti aktual i Serbisë kriminale, në fushatën e tij parazgjedhore më datë 15 mars 2022, deklaroi se, “ Populli serb në Kosovë duhet ta dijë se Serbia është me ta dhe se ka kaluar koha e përndjekjeve.

Serbia ka ushtri të fuqishme dhe nuk sheh arsye pse Serbia duhet të hyjë në aleancën eNATO-s. Do të kemi bashkëpunim të mirë me NATO-n, na mjafton bashkëpunimi i mirë, më shumë nuk na duhet”.

Pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë. Pakica serbe në Kosovë ështe e kapluar nga krimi dhe korrupsioni i organizuar që drejtohet nga Beogradi. Pakica serbe në Veri të Kosovës nuk i paguan as energjinë elektrike, as ujin dhe as shërbimet komunale. Pakicën serbe në Kosovë Beogradi e përdor vetëm pët ta destabilizuar Kosovën.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, po ta rikujtoj se krimineli Sllobodan Millosheviq në kohën e tij i kërcënonte serbët e Kosovës që të shkojnë në Beograd dhe të protestojnë se, gjoja janë të rrezikuar nga shqiptarët.

Kështu kriminlei Sllobodan Millosheviq i mbushte autobusët dhe trenat me serbë nga Kosova për të protestuar në Beograd, duke ua paguar edhe rrugën.

E vërtetë në Kosovë ishte e kundërta, sepse sistemi i kriminelit Sllobodan Millosheviq po i provokonte shqiptarët autoktonë në Kosovë, duke ua suprimuar administratën, shkollat, universitetet dhe duke I përjashtuar nga puna.

Pas kësaj Serbia kriminale në vitët 1998/99 kreu aggression gjenocidal në Kosovë me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë të armatosur gjer në dhëmbë dhe të shoqëriuar me altileri, tanke dhe autoblinda.

Asokohe ti o Alkesandër Vuçiq krimineli, si ministër për Informacion i Millosheviqit deklaroje guximshëm dhe pa turp që, “Për çdo ushtar serb të vrarë të viten 100 civilë”. Kjo është e vërteta dhe jo gjepurat dhe demagogjitë e tua.

Ti si bashëkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, e ndoqe nga afër kriminelin Sllobodan Millosheviq, dhe e shikove edhe fundin e tij.

Tani po i rrin në krah edhe kriminelit psikopat Vladimir Putinit- Presidentit të Risisë kriminale, vëllaut tënd të ngushte, duke ia mbrojtur shpinën me qiellin e hapur të Serbisë, me mos caktimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe me protestat pro ruse në Beograd, në Banja Lluka ne Republika Serpska, si edhe me shkruarjen e grafiteve në Veri të Kosovës me germen “Z”, që është symbol I Rusisë në agresionin në Ukrainë.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, mos u lëvdo dhe mos e kërcëno Kosovën me ushtrinë serbe dhe me armatimin e saj.

Kthjellohu dhe shkil me këmbë në tokë e mos fluturo me ëndra boshe. Po ta ritheksoj për të satën herë se, ti e din shumë mirë se Serbinë tënde e ka kapluar nataliteti i ulët dhe se për ta rritur naralitetin e Serbisë e ke organizuar me vëllaçkon tënd Edi Ramën -Kryrministrin e Shqipërisë, dhe serbët anë duke blerë qindra femra shqiptare nga Shqipëria, me nga 2000 euro për secilën për dhëndurët serbë, me të vetmin qëllim që ta rritni natalitetin.

O Aleksandër Vuçiiq krimineli, po i bën gabim hesapet matematrikore, sepse Serbisë po t’ia heqish hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe romët, në Serbi mbesin shumnë pak serbë të pastër.

Ndërkaq në Ballkan jetojnë më shumë se 6 milionë shqiptarë autoktonë. Ktij numri po t’ia shtojmë edhe shqiptarët që Serbia në vitet e 50-ta të shekullit të 20-të me politikën e saj nacionaliste-shoveniste i detyroi të shpërngulen në Turqi , e që tash janë bërë më shumë se 6 milionë shqiptarë. Kjo don të thotë se në Ballkan jetojnë më shumë se 12 milionë shqiptarë, që don të thotë se në Bllkan tani jetojnë shumë më tepër shqiptarë autoktonë , se sa serbë ardhacakë nga Karpatet.

Deklarata jote se, “ Serbia ka ushtri të fuqishme dhe se nuk e sheh të arsyeshme të hyjë në aleancën e NATO-s, se Serbisë do t’i mjaftonte një bashkëpunim i mirë me NATO-n, dhe se Serbisë më shhumë nuk i duhet”. Fund e krye është deklaratë pro ruse.

Është deklatrtë pro ruse, sepse Serbia kurrën e kurrës nuk mund ta kushtëzojë NATO-n sipas tekeve serbe , e para, dhe e dyta sepse NATO është fuqia ushtarake dominuese në botë, dhe nuk do të lejojë një çiban kanceroz serb në organizmin e shëndoshë të NATO-s.

O Aleksadër Vuçiq krimineli, mos e mashtro veten se dialogu Kosovë-Serbi do të zhvillohet mbi bazën e një kompromisi.

Albin Kurti-Kryrministri i Kosovës, Vjosa Osmani-Presidente e Kosovës dhe Glauk Konjufca- Kryeparlamentari i Kosovës, nuk janë si trtadhtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku dhe Edi Rama.

Udhëheqësia e sotme e Kosovës din që ta mbrojë me dinjitet, përkushtim dhe ndershmëri të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, se Serbia në Kosovë ishte agresore gjenocidale dhe se Kosova ishte viktimë e këtij agresioni.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, nuk mund t’I mashtrosh as SHBA-të dhe as Be-në me lajkat e t’ua bajate, sepse të kanë rënë brekët, të kanë rënë maskat dhe je demaskuar tërrësisht.

Marrëveshje përfundimtare në dialogun Kosovë-Serbi do të ketë vetëm nëse Serbia kriminale e pranon gjenocidin e kryer në Kosovë, ku Serbia vrau dhe masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe femijë duke pi qunësht në gjoksin e nënës.

Vetëm nëse Serbia kriminale e tregon vendnodhjen e varrëzave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar e varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Vetëm kur Serbia kriminale do ta zbardhën fatin e 1643 shqiptarëve autoktonë të rrëmbyer nga Serbia kriminale.

Vetëm nëse Serbia t’i nxjerr para ligjit kriminelët e Serbisë kriminale që i kryen tërë ato krime e dhunime në Kosovë.

Vetëm nëse Serbia kriminale pranon ta paguajë reparacionin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni gjenocidal i Serbisë kriminale, kur e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milin shqiptarë të marrin rrugën e eksodit.

Ukrainasit zgjodhën vdekjen në vend të robërisë, Putini po shfrenohet


NGA: MERXHAN JAKUP
Merxhan Jakupi

Në fillim të bombardimeve të Aleancës Veriatlantike (NATO) mbi Serbinë (1999), një gazetar i të përditshmes prestigjioze "New York Times", e kishte pyetur gjeneralin e forcave të armatosura të NATO-s, nëse Sllobodan Millosheviqi do të kapitullojë shumë shpejt. Gjenerali i kishte thënë gazetarit se ata e vlerësojnë lart armikun, nuk e nënçmojnë. Historia mijëra vjeçare ka dëshmuar se ata që kanë nënçmuar strategjinë e armikut, kanë humbur betejat. Sipas gazetës gjermane "Frankfurt Zeitungen", presidenti rus, Vladimir Putin, duke e mitizuar superioritetin e popullit rus si superfuqi botërore dhe duke e nënvlerësuar armikun, është duke dështuar në frontet e luftës. Në shumicën e medieve botërore shprehet hapur mahnitja nga rezistenca, heroizmi, uniteti e patriotizmi i një populli, siç janë ukrainasit, që janë të gatshëm të vdesin për lirinë e vendit të tyre, sesa të jenë robër të një despoti që po bën terror dhe gjenocid, duke vrarë gra, pleq e fëmijë.

Despoti i acaruar, Putini, është i frustruar si një tigër, sidomos kur merr plagë, bëhet edhe më i egër. Ai është nisur me moton: "Ose fitore ose vdekje!", ndaj dhe vështirë se do të ndalet. Bisedimet që po zhvillohen mes përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës, me shpresën për ndalimin e luftimeve, mbase, në prapavijë ekziston një manovrim për të fituar kohë. Lufta do të vazhdojë, shkruajnë analistët botërorë. Prandaj bota perëndimore po vazhdon ta ndihmojë Ukrainën, pos të tjerash, edhe me armatim për vetëmbrojtje, në njërën anë dhe, në tjetrën, duke vendosur sanksione të ashpra kundër Rusisë, e cila pëson dëme të mëdha në miliarda dollarë.

Edhe nëse fiton Putini, ajo do të jetë fitore e Pirros. Cari autokrat, pas rrëzimit eventual të presidentit Vladimir Zelenski, që është kthyer në mit, si Çe Gevara, mund ta mposht popullin e Ukrainës. Sipas analistëve, duke vazhduar luftën, Putin mund të përjetojë vlime brenda shtetit të vet dhe të pësojë një puç. Shumë liderë në Perëndim dhe në botë kanë frikë për atë se kush mund të trashëgojë Putinin, pas rënies së tij eventuale. Shumica e diplomatëve frikohen që të mos vijë ndonjë prototip i Car Ivanit ose ndonjë stalinist i përbetuar. Ka disa opsione dhe skenarë, që parashohin një luftë qytetare, që do të pasonte me shpërbërjen e Federatës Ruse dhe një kaos i vërtetë shtetëror, me armatimin bërthamor. Në anën tjetër, rusët kanë krizë demografike, me popullatë të moshës së shtyrë, me mbi 30 milionë tatarë, çeçenë, kozakë myslimanë dhe mbi 20 minoritete që kanë diversitet kulturor e gjuhësor. Rusia është një shtet me një sipërfaqe më të madhe në botë, me mbi 600 milionë banorë.

MIQËSIA E PUTINIT ME MERKELIN

Para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, një lord anglez, pas kthimit nga Berlini, kishte folur në parlamentin britanik në Londër. Ai kishte pranuar se ishte i entuziazmuar nga fjalimet dhe oratoria e Hitlerit. Kishte thënë për të se është një burrështetas, lider, pragmatik, reformator dhe karizmatik. Po kjo gjë kishte ndodhur shumë dekada më vonë, në Bruksel. Disa diplomatë konsideronin Putinin si një lider të moderuar e liberal. Putini u tregua shumë i shkathët, por si mashtrues. Ai ishte miku i ngushtë i kancelarit gjerman, Gerhard Schreder (1999-2005), sikundër edhe me zonjën e hekurt, Angela Merkel, me të cilën kishte miqësi të ngushtë. Merkel fliste rrjedhshëm rusisht, ndërsa Putini, gjermanisht. Putini, një agjent i KGB, kishte shumë eksperiencë që të mashtrojë, duke paguar agjentë dhe spiunë, për të ardhur populistët dhe ultranacionalistët në pushtet, për ta përçarë BE-në. Me sulmin ndaj Ukrainës, Putin po e teston SHBA-në dhe BE-në. Si çdo luftë, edhe kjo, e ka fundin. Por askush s'di se si do të përfundojë. Populli i Ukrainës do të pësojë një tragjedi të madhe, sikundër edhe populli rus, që do t'i mbajë pasojat.

disa analistëve perëndimorë, pas invadimit të trupave ruse në Ukrainë, më 24 shkurt, s'do të mbetet çdo gjë sikur që ishte. Do të ketë ndryshime edhe në Ballkanin Perëndimor, do të ketë disbalance gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Megjithëse NATO, SHBA dhe BE s'do të lejojnë të përsëritet në Ballkan ajo luftë e përgjakshme që ndodhi në Bosnjë dhe Kosovë. Makineria ushtarake serbe bëri kërdi dhe gjenocid mbi popujt jo serbë. Narrativi i Brukselit është që të përshpejtohet procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ngjashëm si në fillim të këtij shekulli, kur u pranuan Rumania dhe Bullgaria.

Ç'THA MINSITRJA E JASHTME GJERMANE PËR KOSOVËN

Vizita e ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në Sarajevë dhe Beograd, ishte një mision i posaçëm, sidomos për këtë të dytin, për të cilin kishte sjellë pesë mesazhe, që vlejnë edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

-Ballkani Perëndimor, pas invadimit ushtarak të Putinit, do të jetë më e pavarur dhe do të jetë në krahë të BE-së, me zgjidhje alternative të furnizimit me gaz;

-Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar do jenë aktorë kryesorë e të rëndësishëm, duke paguar edhe haraçin që të shkëputen nga influenca ruse;

-Beogradi do të detyrohet që të mos ulet në dy karrige, duke u detyruar që të zgjedhë njërën anë;

-Të mos ketë ndryshim kufijsh në Bosnjë dhe Kosovë, në të kundërtën, do të ishte shkelje sovraniteti dhe integriteti të këtyre shteteve;

-Serbia të mos përkrah liderin nacionalist të Republikës Serbe në Bosnjë, Millorad Dodik, i cili është një vasal i Putinit, si dhe Serbia duhet t'i vazhdojë bisedimet me Kosovën, që duhet të kurorëzohet me njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve.

* * *

Serbët në të ardhmen duhet të vendosin si në Jalltë, nëse do të shkojnë me Perëndimin apo me Lindjen. Nëse serbët vendosin që të shkojnë me "vëllanë e madh", Rusinë, atëherë do të jenë brenda një sandviçi armatimesh të BE-së dhe NATO-s. Do të presin në radhë të gjata para ambasadave, për vizë udhëtimi në shtetet perëndimore, si dhe ato të Ballkanit. Nëse kthehet nga Lindja, do të bëhet si Shqipëria komuniste, një bastion stalinist. Njëjtë, siç shkruante edhe shkrimtari ynë, Ismail Kadare, në romanin e tij "Koncert në fund të dimrit", se "Shqipëria nuk ishte në Evropë, por ishte mes Mongolisë dhe Kinës".

Rusia gjithsesi do ta humbasë luftën në Ukrainë

 


Aurel DasaretiNGA AUREL DASARETI
Pamje nga lufta në Ukrainë

Rusia e humbi luftën në Ukrainë në momentin kur e filloi. Çmendaraku nazist-terrorist Putin është befasuar nga gatishmëria e Ukrainës për të luftuar, si dhe nga rezistenca me të cilën është përballur Rusia, e cila do ta humbasë luftën e Ukrainës: qoftë ushtarakisht, politikisht ose të dyja.

Unë jam një nga ata që mendojnë se Rusia agresive-pushtuese do ta humbasë luftën në Ukrainë në një të ardhme shumë të afërt. 

Megjithatë, tani për tani le të mos harrojmë se pjesa tjetër e Evropës (përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera shqiptare) është gjithashtu ndër objektivat e Rusisë. 

Nuk besoj se rusët kanë mjaft ushtarë (të aftë) për ta rrethuar qytetin e madh (luftarak) dhe të paktën jo për ta marrë atë.

“Kulmi është arritur kur një forcë ushtarake nuk mund të kryejë më operacione.” 

Kjo do të thotë se lufta arrin në një pikë ku përparimi i forcave ruse ndalet. Për më tepër, pas "pikës kulmore të luftës", ndoshta do të jetë shumë e shtrenjtë për rusët të vazhdojnë me terrorin. Besoj se nuk ia vlen barra qiranë. Me sa duket ukrainasit do të mbeten me përparësinë. Perëndimi duhet të shtojë dërgesat e armëve për Ukrainën. Mendoj se gjatë dy javëve të ardhshme Rusia do të arrijë kulmin e ligësive, që do të thotë se ata nuk do të mund të vazhdojnë më sulmin.

Rusia tani është në një Luftë rraskapitjeje (rrënimi).

Sipas disa ekspertëve, Rusia nuk ka atë që duhet për të fituar një luftë të tillë:

Agresorëve u duhen tre gjëra për të fituar një luftë rrënimi, dhe nuk i kanë të tria gjërat. Ata nuk kanë kohë, nuk e kanë “fuqinë punëtore” dhe nuk besoj se i kanë municionet.

Kjo kushtëzon që vendet perëndimore të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në mënyra të ndryshme: Domethënë, që ne Perëndimi, jo vetëm të ruajmë (të mbajmë), por edhe të rrisim furnizimin me ato mjete që ukrainasve u nevojiten për të shkatërruar pajisjet ushtarake ruse. Sa më e fortë Ukraina, aq më e dobët Rusia. Dhe, aq më e sigurt Kosova, Shqipëria...

Lufta që ka tronditur botën. Kjo është një analizë e thjeshtë, por asgjë nuk është aq e sigurt. Është e vërtetë se deri tani, ukrainasit kanë pasur sukses në strategjinë e tyre: 

Ukrainasit kanë qenë të zgjuar në aspektin strategjik dhe e kanë kthyer armikun në një terren ku dobësitë ruse bëhen më të dukshme.

Për forcat agresore ruse, të cilat e kanë lodhur veten duke luftuar drejt Kievit për javë të tëra, me gjithë terrorin e gjithanshëm kundër civilëve ukrainas, mund të jetë e vështirë për të pushtuar dhe marrë nën kontroll kryeqytetin. Mund të jetë një luftë e gjatë rraskapitjeje. Një moçal evropian...një Somali dhe Afganistan...

Autori: Ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike - SHBA

Joe Biden do të takohet me liderë të NATO-s dhe BE-së javën e ardhshme

 



Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet t’iu bashkohet liderëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në Bruksel javën e ardhshme, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan pritet të takohet me zyrtarët evropianë më 24 mars, ndonëse detajet tjera nuk dihen ende.

Gjenerali amerikan numëron dobësitë e ushtrisë ruse: Ja pse lufta është në favor të ukrainasve


Gjenerali David Petrae

Gjenerali në pension David Petraeus, i cili komandonte forcat amerikane në luftërat në Irak dhe Afganistan, thotë se rusët po përballen me një ushtri ukrainase që është jashtëzakonisht e vendosur, çuditërisht e aftë dhe novatore dhe që lufton në territorin e saj për mbijetesën e saj.

Ai shtoi se rusët kishin treguar një sërë dobësish: planifikim të gabuar, parashikime tepër optimiste të inteligjencës se si do të shpalosej lufta, nënvlerësim i forcave dhe popullit ukrainas, mirëmbajtje dhe logjistikë e pamjaftueshme, pajisje jo mbresëlënëse, mbështetje te rekrutët dhe paaftësia për të organizuar luftë efektive kibernetike.

Petraeus është mjaft skeptik nëse Rusia ka fuqi të mjaftueshme për të marrë Kievin dhe qytetet e tjera të mëdha. Përkatësisht, ai thotë se lufta në zonat urbane është më shumë në favor të ukrainasve.

Megjithatë, ai vuri në dukje se rusët kanë një histori të pasur të shkatërrimit të qyteteve, institucioneve civile dhe infrastrukturës kritike.

Gjenerali vlerësoi sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë dhe Putinit dhe tha se ato kanë forcuar aleancën e NATO-s.

Ai parashikon se rezultati më i mundshëm afatshkurtër i luftës në Ukrainë do të jetë vazhdimi i një fushate të përgjakshme për Rusinë, e cila është kryesisht e pavendosur, megjithëse sjell me vete gjithnjë e më shumë jetë të humbura, më shumë infrastrukturë të shkatërruar dhe shërbime bazë për populli ukrainas.

Megjithatë, ekziston edhe mundësia e një zgjidhjeje me marrëveshje, pasi si Moska ashtu edhe Kievi e pranojnë dëmin dhe shkatërrimin e shkaktuar në vendet e tyre.

“Ka shumë arsye për performancën e dobët të rusëve. Ata po luftojnë kundër forcave shumë të vendosura, mjaft të afta ukrainase të përbëra nga forca speciale, forca konvencionale, forca territoriale, madje edhe qytetarë, të cilët të gjithë janë të vendosur të mos lejojnë Rusinë të arrijë qëllimet e saj. Ata po luftojnë për mbijetesën e tyre kombëtare, atdheun dhe mënyrën e tyre të jetesës dhe kanë avantazhin e fushës vendase, duke e njohur atë dhe komunitetet. Por përveç kësaj, rusët janë thjesht çuditërisht jo profesionistë. Ata padyshim kanë standarde shumë të dobëta kur bëhet fjalë për kryerjen e detyrave bazë taktike, siç janë arritja e operacioneve të kombinuara, duke përfshirë këmbësorinë, inxhinierët, artilerinë dhe mortajat. Ata janë shumë të varfër në mirëmbajtjen e automjeteve dhe sistemeve të tyre të armëve dhe kanë braktisur shumë prej tyre. Ata janë gjithashtu të dobët në detyrat e furnizimit dhe logjistikës", tha gjenerali.

Një pjesë e problemit sipas gjeneralit amerikan është se ushtria ruse ka një përqindje mjaft të konsiderueshme të rekrutëve.

“Ne e dimë se në ushtrinë ruse në përgjithësi ka ndoshta në rangun prej 20 deri në 25% të rekrutëve. Dhe ka një numër veçanërisht të madh të rekrutëve në zonën kritike, dhe kjo është logjistika, duke përfshirë shoferët e kamionëve dhe cisternave dhe ushtarët në njësitë e mirëmbajtjes. Ishte gjithashtu e vështirë për rusët të dilnin nga rruga. Mjetet e tyre me rrota ngecin në baltë shumë shpejt. Toka nuk është e ngrirë siç shpresonin të ishte. Edhe mjetet e gjurmuara duket se kanë ngecur në baltë. Dhe rusët thjesht nuk kryejnë mirëmbajtje të mjaftueshme parandaluese të pajisjeve të tyre”, ka thënë gjenerali amerikan.

Ai po ashtu thotë se nuk është i impresionuar me pajisjet e ushtrisë ruse, duke pasur parasysh investimin që thuhet se është bërë gjatë dekadës së fundit.

“Ata sigurisht nuk kanë pajisje të krahasueshme me ato të Shteteve të Bashkuara. Municioni i tyre i saktë nuk është shumë i saktë. Kjo nënvizohet nga fakti se ata nuk i thyen pistat në Ukrainë në orën e parë të luftës siç bëmë ne në Irak në vitin 2003 për t'i mohuar plotësisht Forcave Ajrore të Irakut çdo mundësi të përjashtuar. Në fakt, Forcat Ajrore të Ukrainës janë ende duke fluturuar. Kolona prej 64 kilometrash që pamë jashtë Kievit është vetëm rezultat i kontrollit jo kompetent të trafikut për të cilin zakonisht ka doktrinë dhe struktura dhe procedura organizative”, ka thënë gjenerali në pension David Petraeus.

Lufta kibernetike ruse gjithashtu nuk ishte mbresëlënëse, ndoshta sepse ishte e tepruar në të kaluarën, dhe ukrainasit, ndoshta me njëfarë ndihme, mësuan se si të merren me të, thotë David Petraeus.

Rusët nuk arritën të përmbysnin sistemin ukrainas të komandës dhe kontrollit dhe presidenti Volodymyr Zelensky nuk arriti të mohonte qasjen në rrjetet sociale dhe internet.

Gjenerali Petraeus mendon se koha dhe masa nuk janë avantazhi i Rusisë, por shqetësim sipas tij është aftësia e madhe shkatërruese e bombave, raketave, artilerisë dhe mortajave ruse.

“Dhe kështu ata vazhdojnë qasjen që përdorën në Çeçeni, veçanërisht me Groznin, dhe në Siri, veçanërisht me Alepon, ku kanë shpopulluar qytetet me përdorimin pa kriter të bombave. Dhe do të jetë një konkurrencë në qëndrueshmëri midis gatishmërisë së rusëve për të shkatërruar qytete dhe aftësisë së ukrainasve për t'i mbijetuar një shkatërrimi të tillë," tha Petraeus.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...