Kuvendi zgjedhor i LSHK-së, mbahët ditën e shtunë,më dt.9.4.2022.
Kuvendi
zgjedhor i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, do të mbahet më datë 9 prilll
2022 nga ora 12:00, në Lokalin e ri të LSHK-së, në Mëhallën e Muhaxhirëve.
LSHK
numëron afro 300 anëtar, prej tyre, mbi 100
shkrimtar janë aktiv ndërsa të tjerët
janë shumë pasiv .
Sipas statutit, anëtarët duhet ta paguajnë
anëtarësinë vjetore, e cila është e
paraparë me Nenit 13 të Statutit të LSHK-së.
Neni 15.Sipas Statutit Anëtari
që braktis LSHK-në duhet ta njoftojë me shkrim Komisionin për anëtarësi.
Anëtari
që nuk merr pjesë një vit në veprimtarinë e LSHK-së dhe nuk paguan anëtarësinë
konsiderohet se e ka braktisur atë dhe fshihet nga anëtarësia.
Neni 16 .Para largimit të anëtarit nga LSHK-ja, atij i tërhiqet vërejtja me
shkrim nga Komisioni për anëtarësi.
Për
largimin e anëtarit vendos Kryesia, me propozimin e Komisionit për anëtarësi.
Anëtari i larguar mund t’i ankohet Kuvendit në
afatin njëmujor pas vendimit për largim.
Ankesa
bëhet nëpërmjet Komisionit për anëtarësi.
Sipas
supozimeve dhe pretendimeve në kuolare letrare janë disa pretendentë për
Kryetar të LSHK-së, nëse ata i fitojnë votat nga anëtarsia e Kuvendit të
LSHK-së, por vota nuk mund të marrin nga shkrimtarët e rrjeteve sociale të
facebokut apo shkrimtarët jo active që nuk kanë marrë pjesë më vjetë në
aktivitete letrare dhe artistike.
Shkrimtarë
e përjashtuar apo larguar nga LSHK nuk mund të marrin pjesë apo të kandidohët
pë Kryetarin e LSHK-së.
1.Pretendenti
i parë për Kryetar i LSHK-së flitet së do të jetë Prof. dr. Shyqri Galica
.
Profesor
Galica e ka të kryer Gjuhën dhe
letërsinë shqipe (1975), në Fakultetin Filozofik të Universitetit të
Prishtinës, ku edhe e ka kryer shkallën e tretë të studimeve.
Më 1986 ka magjistruar me temën “Poezia e
Fatos Arapit”, kurse më 1997, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të
Universitetit të Tiranës e ka mbrojtur tezën e doktoratës me titull “Faik
Konica – eseist dhe kritik letrar”, të cilën e ka botuar po atë vit si libër .
Si student i vitit të tretë, më 1974, ka
filluar të punoj si spiker (folës) në Radio-Prishtinë, ndërsa nga viti 1978
derisa është mbyllur gazeta “Rilindja” e Prishtinës (2002) ka punuar gazetar,
redaktor e zëvendëskryeredaktor. Ndërkaq, në vitin akademik 1998-1999 ka mbajtur
lëndën fillet e gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të
Prishtinës, kurse në vitin 2000 ka kaluar mësimdhënës i rregullt në Fakultetin
e Arteve të UP-së, ku punoj derisa u pensionua (njëkohësisht ka punuar edhe në
gazetë). Në vitin 2000 është zgjedhur docent, më 2004 profesor i asocuar për
lëndën histori e letërsisë, kurse më 2009 profesor i rregullt. Ka dhënë lëndët
histori e letërsisë botërore, letërsi kombëtare I, II, letërsi I, II e III, si
dhe dramatologji; në master – metodologji e punës shkencore, letërsi e sotme
shqiptare. Gjithashtu në Fakultetin e Edukimit të UP-së ka dhënë shkrim
akademik dhe kulturë gjuhe, si dhe lëndët bazat e gazetarisë dhe mediet dhe
komunikimi publik (2004-2015). Në Universitetin Internacional të Prishtinës
ka mbajtur lëndën shkrim akademik. Në Fakultetin Ekonomik të UP-së tre vjet ka
mbajtur shkrim akademik. Deri në janar 2018 ka mbajtur mësim në Fakultetin e
Arteve të Universiteti të Prishtinës, Dega e Arteve Dramatike. Ka qenë shef i
Katedrës së Dramaturgjisë të Fakultetit të Arteve të UP-së, kurse një mandat
ishte edhe anëtar i Senatit të UP-së. Aktualisht ishte kryetar i Lidhjes së
Shkrimtarëve të Kosovës. Ka qenë kryeredaktor e redaktor i revistës letrare
“Metafora” të LSHK-së. Ka botuar shkrime letrare – poezi e prozë, pastaj ka
shkruar punime kritike për letërsinë e artin, ka publikuar artikuj studimorë,
kumtesa e studime për letërsinë; ka bërë biseda me personalitete të shkencës e
të artit, ka shkruar artikuj për kulturën, përkatësisht për librin, muzikën,
radiotelevizionin, jetën teatrore e atë kulturore; për figurat historike dhe
të kulturës kombëtare e të asaj botërore, si dhe shkrime për aspekte të
ndryshme të shkencës, të letërsisë dhe të artit. Ka marrë pjesë me kumtesa në
disa tubime letrare e shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka botuar këto vepra:
Koha flet me brezni, poezi, 1979 Poezia e Fatos Arapit, studim monografik, 1990
Amësia, tregime, 1991 Simbolika e sundimit, kritika dhe ese, 1995 Konica –
moderniteti, eseistika, kritika, studim monografik, 1997 Mesazhi kritik, ese
dhe kritika, 1999 Dashuria vdekërisht, roman, 2003 Identiteti artistik, kumtesa
shkencore dhe vështrime kritike, 2005 Gazetarë dhe publicistë shqiptarë, fjalor
enciklopedik (bashkautor), Tiranë, 2005 Bota magjike e fëmijës, kritikë
letrare, 2007 Mesazhi intelektual, studime, 2012 Gjatë kësaj periudhe ka
hartuar tridhjetë e gjashtë zëra nga fusha e letërsisë dhe e shtypit shqiptar
për Fjalorin enciklopedik shqiptar (tri vëllime) të Akademisë së Shkencave të
Republikës së Shqipërisë (tashmë ndodhet në qarkullim), si dhe rreth tridhjetë
zëra për projektin e përbashkët Enciklopedia e artit shqiptar të Akademisë së
Shkencave të Shqipërisë dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të
Republikës së Kosovës. Në vëllimin Sovremenija albanistika: Dostizenija i
perspektivi është botuar studimi im me titull Vetëdija kritike dhe eseistike e
Konicës (Konica’s critical and esthetic awareness) (më 2012) në vëllimin e
veçantë të punimeve të Institutit të Studimeve Gjuhësore të Akademisë së
Shkencave të Rusisë. Gjithashtu ka paraqitur punime shkencore e letrare në
tubime të ndryshme brenda e jashtë Republikës së Kosovës dhe ka botuar punime
në revista e botime të ndryshme gjithashtu brenda e jashtë vendit.
2.Pretendenti
i 2-të për Kryetar i LSHK është Jahja Mustafë Lluka
Jahja
Mustafë Lluka,lindi në Pejë më 17.03.1952,ku e kreu shkollën fillore dhe të
mesme, ndërsa studimet e larta të Elektroteknikës i vijojë në Zagreb.
Pas
kthimit nga Zagrebi,studioi në Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.
Është
magjistër i mardhënieve ndërkombëtare.
Në
vitin 1989 filloi aktivisht të merret me angazhimet kundër ndryshimeve
kushtetetuese të Kosovës.
Më
1990,pas protestave të shumta në qytetin e Pejës,themeloi së bashku më shumë
shokë"Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e
Veta",ndërsa në Kuvendin e Parë të Shoqatës u zgjodh Kryetar,post të
cilin e mban edhe tash.
Me
largimin me dhunë të punëtorëve shqiptar nga puna, nga ana e ish regjimit të
dhunshëm jugosllavë, u paraqit nevoja për krijimin e një subjekti i cili do të
ndihmonte shumë familje në nevojë që vuanin për kafshatën e gojës.
Bashkë më shumë veprimtarë tjerë
pejanë,themeloi "Këshillin e Solidaritetit", këshill ky që i
ndihmojë minatorët e "Trepçës",të "Goleshit", të
"Kishnicës", të "Fabrikës së Municionit" në Skënderaj,si
dhe grumbulluan dhe dhanë pagat e para për arsimtarët shqiptar të Komunës së Pejës.
Në
vitin 1995 u burgos nga regjimi serb, pas organizimit me shumë shokë të
përpjekjeve për armatosjen e shqiptarëve të Kosovës për tu vetëmbrojtur nga
hordhitë fashiste serbe.
Ka
bërë burg në burgun e Dubravës.Lipjanit,
Pejës,Pozharevcit
etj.
Është
shkrimtar dhe publicist letrar.
Është
anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës .
Ka
botuar disa libra:
1.Edhe
ti Atdhe 2.Vargje vetmie 3.Mos eja në ëndër 4.Në kalanë e zemrës sime
5.Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rewthina 1912/1994 6.Për Shtetin
tim,Kosovën 7.Kosovo from "Naçertanie"to independence 1844-2008
8.Përmbledhje shkrimesh. Është funksionar i lartë politikë që nga pas lufta e
deri më tash. Etj.
3.Pretendenti
i tretë i supozuar është Dibran Fylli
Dibran Fylli, regjisor, ka lindur në Açarevë
të Skënderajt, më 29.9.1956.
Ka
mbaruar akademinë për teatër, radio, film dhe televizion (AGRFT) në Lubjanë,
drejtimi regji. Është anëtar i shoqatës “Migjeni” dhe i revistës “Alternativa”
në Lubjanë.
Ishte pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe
udhëheqës i njësitit të parë “Shkoza2” në Açarevë; pjesëmarrës i shumë
betejave, i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998; themelues i
trupës artistike ushtarake “Hamzë Jashari” të UÇK-së; ideator, skenarist e
organizator i manifestimit përkujtimor “Ditët e përndritjës”, tash “Epopeja e
UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars – e njohur si “Nata e zjarreve”); ishte shef i TAU
“Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1998-2002), pastaj ideator, skenarist e
regjisor i festivalit folklorik “I këndojmë lirisë” – kushtuar figurës madhore
të UÇK-së, Mujë Krasniqi – KAPUÇI (Klinë, 6, 7 dhe 8 qershor); autor dhe
skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë”, autor i shumë skenarëve dhe
organizator i dhjetëra akademive përkujtimore e solemne. Është anëtar i Lidhjes
së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i klubit të shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës.
Ishte arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe ishte privuar nga liria për katër
vjet – 1365 ditë ( i liruar i pafajshëm). Vepra të botuara Përmbledhje poezish
“Të fala nga Stambolli”, Tiranë, 1998 Argumente “Drenica dikur dhe sot”,
Tiranë, 1998 Përmbledhje poezish “Ai është i gjallë”, “Rilindja”, Prishtinë,
2000 “Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2006
“Ditari i Tafrruk Tafrrukuci të Tafrrukajve”, komedi-humor, KSH “Vorea Ujko”,
Klinë, 2006 “Sharkia e Drenicës”, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2007 “1365 ditët e
jolirisë”, poezi, LSHK, 2012 “Prekazi brezni trimash”, kronologji në 7 gjuhë,
LSHK, 2013 “Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman (ribotim), LSHK, 2013 “Hasan
Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi, “PrishtinaPress”, 2013
“Tahir Meha – pesë breza pushkë lirie”, kronologji (shqip dhe anglisht),
“Meshari”, 2014 “Sharkia e Drenicës” (ribotim) LSHK, Prishtinë, 2015 “Lulëkuqet
e lirisë” – Çdo shesh një përmendore, antologji poetike , “Meshari”, 2015
“Fryma e Lirisë”, poezi, “Meshari”, Prishtinë, 2016 15. “Hasan Prishtina,
stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi (botimi i dytë), 2018 Çmime letrare
Çmimi letrar “Metafora I”, Festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”,
2012. Çmimi “Shën Jeronimi Ilir”, Vendi i parë, takimet “Dom Mikeli 2012” ,
Stubëll, Viti. Çmimi i Diasporës, poezia Vendi i parë, në Festivali
Ndërkombëtar i Letërsisë, Besianë, 2013. Vendi i parë – Krijimtari letrare,
konkurs artistik për Ditën e Dëshmorëve, Malishevë, 2014. Vendi i dytë –
manifestimi letrar “Malli poetik i Kosovës”, 2014. Fotografi dhe xhirime
ekskluzive gjatë luftës 1997-1999 – mbi 200 fotografi, – mbi 400 minuta xhirime
filmike. Filma të realizuar “Deri kur…?” – film artistik në dy pjesë (1996)
“Kalanica e Kadiut“, komedi (1996) “Qyteti i zi”, film i shkurtër (2014).
Pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Ballkanik në Pogradec, në
festivalin e filmit “Hyjnesha në fron”, në Javën e filmit shqiptar në Nju-Jork,
SHBA. Role të realizuara Filmat “Rrënjët” – Hazir Dema, “Deri kur?” – Demë
Sinani, komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk Tafrrukuci, filmi “Vdekja në sy të
motrës” – Babai, filmi “Azem Galica” – Bejtë Galica, filmi artistik i metrazhit
të gjatë “Azemi” – polici serb, filmi i shkurtër “Qyteti i zi” – polici serb
(pjesëmarrës në tri festivale), filmi artistik “Balkan Scam3” – i burgosuri,
filmi artistik “Istanbul Conection”, mjeku luftëtar, filmi “Koha e hakmarrjes”
– Babai, seria televizive “Vendlindja ime”, 2018. 37 filma dokumentarë dhe dy
monologë “Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të
plagosurve (filmi është punuar gjatë luftës në TV Klan dhe është edituar ne
TVSH, 1998). “Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar
ne simpoziumin ndërkombëtar (Prishtinë, 29.9.1999). Film dokumentar kushtuar
jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Skënder Çeku (2000). Film dokumentar
kushtuar heronjve Nebih e Tahir Meha (kooproduksion me RTK-në, 2001).
Dokumentari “Lindja dhe rrita e Batalionit të 40-të të shëndetësisë të TMK-së“
(2001). Dokumentari “Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“, kushtuar
Betejës së Koshares (2001). Dokumentari “Akademia e Mbrojtjes, Tempull i dijes
ushtarake” (22 prill 2002). Filmi dokumentar “Vepër, jo fjalë“ (2008). Filmi
dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Muhedin Morina
(2008). Filmi dokumentar “Fryma e lirisë zbut dhembjen për liri“, kushtuar
dëshmorit Faruk Elezi (2008). Filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së
dëshmorit të Brigadës 112 “Arben Haliti” (2008). Film dokumentar “Jeta dhe
lufta për liri“, kushtuar dëshmorit Avni Zhabota (2008). Dokumentari “Korbi,
pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“ – Mirush Dakaj
(2008). Monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO-së të Pashtrikut (2008). Filmi
dokumentar poetik “Krushqëzimi“, kushtuar 24 dëshmorëve të Jezercit (2008).
Filmi dokumentar informativ “Libri në shtegtim“ për veprën e krijuesit Isak
Guta (2008). Monologu “Amaneti i kullës së lashtë” (2009). Filmi dokumentar
“Gjaku i lirisë“, kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Fehmi Rama
(2009). Filmi dokumentar “Krisma e këngë”, për dëshmorin Milaim Krasniqi
(2010). Dokumentari “FASHIKO” (për sportin e karatesë në Kosovë), 2011.
Emisione ekskluzive dokumentare në 12 vazhdime “Luftë për jetën”, RTK
(2010-2011). Dokumentari “Mbijetesa” – pjesëmarrës në “Javën e filmit” në
Nju-Jork (2012). Dokumentari “Krimi” – pjesëmarrës në “Javën e filmit” në
Nju-Jork (2012). Dokumentari “Ai jeton në shpirtin e popullit”, kushtuar Hasan
Prishtinës (2013). Dokumentari “Shkencëtarja e gramatikës historike”, kushtuar
Prof. dr. Hava Qyqalla (2017).
4. Pretendenti
i 4-tërt për Kryetar në LSHK Profesor Naim Kelmendi
Naim
Kelmendi u lind me 10 shtator 1959 në Ruhot të Pejës, nga nëna Xufe dhe babai
Salihu. Studioi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në Degën e Letërsisë dhe
Gjuhës Shqipe.
Shkruan poezi e prozë, por merret edhe me gazetari e me
publicistikë, duke u dëshmuar edhe në këto fusha të shkrimit, sidomos me
publikimet e tij, si te gazeta “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia News” etj.
Nga veprimtaria e tij poetike janë përkthyer poezi edhe në gjuhët evropiane,
duke u prezantuar edhe në antologji të ndryshme, si dhe në shtypin e kohës.
Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryetar i klubit letrar “Faik Konica” në
Zvicër, i cili për vite me radhë ka lënë gjurmë në jetën letrare të mërgatës
sonë atje. Drejtues dhe kryeredaktor i revistës “Top Kultura”, e cila botohej
po ashtu në Zvicër. Naim Kelmendi ishte themelues dhe kryeredaktor i gazetës
“Pavarësia”, pastaj ish editor i gazetës “Pavarësia News”. Nga kritika jonë
letrare e kohës, konsiderohet si një ndër poetët tanë më të dalluar në poezinë
tonë moderne. Edhe në fushën e publicistikës sonë Naim Kelmendi dallohet dhe
çmohet si një ndër publicistët tanë më në zë,sidomos për angazhimin dhe guximin
e tij intelektual në mision të fjalës së shkruar. Ishte edhe reporter lufte i
gazetës kombëtare “Bota sot” në luftën e Koshares me 1999. Që nga viti 2002
(pas kthimit nga Zvicra, ku kishte jetuar dhe vepruar që nga fillimi i viteve
nëntëdhjeta) jeton dhe vepron në Kosovë. Naim Kelmendi ka botuar deri tash këta
libra: Shtreza në fjalë, 1985 Nyja e Gordit, 1992 Albanoi, 1992 Pse ashtu
Pandorë, 1993 Çka të bëj me dhembjen, 1993 Satanai me fytyrë tjetër, 1994
Eklipsi i diellit, 1997 Përballje me vdekjen, 1999 Shqiptari vdes duke kënduar,
2000 Kohë për të folur gurët, 2001 Sipërfaqja e padukshme, 2003 Vrasja e
deputetit - monografi, 2003 Beteja e Koshares…, publicistikë, 2008 Pikëpamje
dhe reagime, publicistikë, 2008 Në një jetë pas Krishtit, 2010 Esenca,2010
Shqiptari vdes duke kënduar (botim i dytë), 2010 Antologjia e dhembjes poetike,
2012 Është vetëm kujtesë, 2012 Po i flisja vetes, 2013.
5. Pretendent për
president të LSHK-së është edhe prof.Asllan(Lan) Qyqalla.
Asllan
Qyqalla ,lindi më 1 prill të vitit 1959 në Bardhin e Madh Prishtinë.
Shkollimin fillor e mbaroi ne vdnlindje, Gjimnazin ne Prishtinë dhe Fakultetin
e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, dega Gjuhë shqipe e letërsi.
Më 2014 në QSA ne Tiranë e regjistroi Disertacionin e
doktoratës.
Në vitin 1984 u punësua mësimdhënës në Shkollën fillore në Bardh të
Madh gjerë më 1994 ku edhe u zgjodh drejtor i SHF në Bardh të Madh .
Më 1 gusht
2003 emrohët Drejtor në Qendrën e Kulturës, në Fushë-Kosovë gjerë më 2015.
Fotografia e Lan Qyqalla Punon si profesor në Shkollën e Mesme Profesionale në
Fushë-Kosovë.
Profesor Asllani është marrë me aktrim dhe regji. Ka përgatitur
disa drama e komedi me aktorët e trupës së SHKA “Naim Frashëri” , SHKA “Bajram
Curri”, Prishtinë, me studentët e FF në Prishtinë , SHKA të studentëve “Ramiz
Sadiku” , si dhe me "Radio Çakallën " , dhe me trupen e aktoreve te
rinj te Prishtinës. Është drejtor i Shoqatës së Krijuesve, letrarëve e
artistëve “Naim Frashëri” në Fushë-Kosovë si dhe Drejtor i Festivalit “Malli
Poetik i Kosovës” edicioni IX tradicional.
Ka mbajtur
në prill 2017 Simpoziumin Shkencor “Muhaxhirët në luginën e Anamoravës dhe
Preshevës” në Universitetin e Gjilanit.
Më 1 gusht
2019 po ashtu nën patronatin e tij ka mbajtur Simpoziumin e dytë shkencor
“Muhaxhirët nëpër vite 1877/78 -2018” në Institutin Albanologjikë në Prishtinë,
në të cilin morën pjesë më se 15 studiues me Kumtesa të ndryshme duke hapur foto
ekspozitën me 140 fotografi të Muhaxhirëve. Veprat letrare : -“Bardhësi në Bardh” monografi, 1995 -“Nimfa e një zemre
të lënduar”, tregime, 2014 -“Loti det dhimbjesh” poezi, 2016 -“LORA” poezi,
2017 -“A lombre des musse” SHB L`HARMATTAN- PARIS ,poezi, 2018 -“My love “
poezi,anglisht, Bukuresht, 2018 - LORA – MON AMOR” frëngjishtë, Bukuresht 2018
-“Anthology of Albanian poetry” Bukuresht, 2019 Fotografia e Perikli Shuli
-Monografi bashkë autor Lan Qyqalla e Reshat Sahitaj “Gani Xhafolli- princ i
letërsisë për fëmijë” Ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare vër
veprimtari letrare dhe artistike. Nga viti 2018 është anëtar i rregullt i
Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë,Prishtinë
dhe Shkup. Libri me poezi i'Lora"-së i Asllan Qyqallës, që në imazhin e
parë të krijohet se është ai i një dashurie idilike mes një Romeoje dhe një
Zhuliete shqiptare. Për shumë kënd, që njeh veprën e mëparshme të Asllan
Qyqallës, por dhe vetë Asllanin, kjo ndoshta nuk përbën ndonjë risi. Por, pasi
e keni lexuar dhe në momentin kur ke mbyllur librin, padyshim, mënyra sesi
autori ka arritur të japë me shumë finesë dhe ndjenjë.. dashurinë idilike në
fushat dardane, të cilën as Shekspiri nuk do të gjejë fjalë për Lorën, që ta
ngrejë në oqeanin e dashurisë, e Lanin, patërmale të jetës së brishtë, që
mbuluar e kanë vitet e thyera, e ndien që ke lexuar vargjet e diçkaje të
veçantë, ndoshta një prej elegjive më të realizuara në letërsinë shqiptare. Të
gjitha poezitë e vëllimit i lidh personazhi i Lorës, madje edhe tek ato të
cilat ajo s’ është, dhe aty ku duket se tema dhe vendi kanë rrëshqitur jashtë
pranisë së saj, ajo ndihet ndihet në heshtje. Edhe aty ku s’është, ajo mbush
edhe me mungesën e saj. Në vëllim, çdo varg sillet rreth saj, si vorbull ere,
ajo thith rreth vetes vargje dhe ndjenja, ajo është epiqendra rreth të cilës
vërvitet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja, sepse edhe e ardhmja siç thotë
Lani...si zogu në pranverë, shtegton në të djeshmen. Është padyshim, një prej
personazheve më të veçanta të kësaj lloj poezie në letërsinë shqipe. Ka diçka
nga Beatriçja e Dantes, në atë hyjnoren e saj, në forcën dhe mundësinë për të
lëvizur në të dy botët, por edhe në kohë, në të tashmen dhe në të ardhmen,
është si eteri hyjnor dhe fryma që ka lënë shenjë kudo. Siç thotë poeti: Lora
frymon në shtalbësinë amullore, amulli shkakton në histori. Po ashtu, është pak
Zhulietë, është femra me mish e me gjak, që Romeos së saj i fal dashurinë më të
bukur, por është edhe si Sibilat e Bogdanit, “të veshuna me dritë e të mbathuna
me hanë”, siç shkruante Bogdani, po nga logjet dardane pikërisht 333 vite më
parë, pasi në këtë botë moderne trualli shqiptar i ka dhënë vulën e vet.
Dikotomia dhimbje-gëzim, përshkon poezitë e këtij vëllimi, dhimbje për atë që
s’ është më, dhimbja që shkakton mungesa e madhe e asaj që botës së poetit i
jepte kuptim. Dhe nga ana tjetër, është ajo çfarë i ka dhënë gëzim për atë
çfarë është përjetuar, duke u përjetuar në jetën reale sërish si ninullat e djepit.
Kujtimet e së shkuarës, i japin forcë për të ecur përpara, për të vazhduar
jetën, madje edhe për të bekuar kohën kur Lora ishte dhe rrezatonte e i jepte
dritë jetës së (Lanit) zërit poet. Dukshëm mbizotërojnë vargjet për dhimbjen,
dhimbje që rrëfehet nga zëri poetik i vetmitarit të braktisur, mbi shpirtin e
të cilit u derdhën shira që i hapën shteg vajit. Por ama, tek ky vëllim, Lani
nuk është i mbërthyer dhe i dorëzuar nga trishtimi, madje përkundrazi ai ka
filluar ta mund dhimbjen, siç thotë ai, ashtu si Gjergj Elez Alia, edhe pse ka
plagë të shumta që duken se nuk do të mbyllen kurrë. Megjithëse edhe vetë
plagoma e dashurisë, është dhimbja, por edhe forca për të vazhduar përpara.
Filli i kësaj ndjenje të përzier mes dhimbjes, gëzimit dhe adhurimit i bashkon
të gjitha poezitë si filli i një rruzareje. Ajo çfarë kam parë tek vëllimi i
Qyqallës, është se në mjaft poezi poeti përdor arketipin folklorik në mënyrë të
drejtpërdrejtë, herë si motiv, si temë apo dhe teknikë krijimi. Jo rradhë
shprehja poetike është formuar përveç elementesh të tjera, edhe nga takimi
emblematik i shprehjes poetike të shkruar vetjake, me shprehjen poetike
popullore, që e afron atë me ligjërimin e gjallë të shqipes, kumbimet dhe
format e të cilës siç duket Asllani i njeh dhe i përdor me përsosmëri. Lora pa
vello numëron orët, në gjerdek nuse pa dasmorë, skënderbeu ngjesh shpatën
krutane, Aga Ymeri ndalon në shadërvan, rinjeh nusen, rrugës së Gërmisë Por
gjithnjë duke i përfshirë këto dhe duke i bërë pjesë në mënyrë mjeshtërore brenda
modelit të tij poetik vetjak surrealist: Takim i vonuar me Lorën; në pranverën
e blertë; në thellësinë e syve, pranë vullkanit, ku zgjimi kafshon harresën në
vjeshtën e vonë. Mua personalisht, ndoshta ngaqë dhe gjuhësia është profili im,
më kanë bërë përshypje mënyra sesi Lani e përdor dhe luan me fjalën shqipe,
fjalët e krijuara si plagoma e dashurisë, rrugëbraktisje, ..mbytje moshake, e
fjalë të tjera të këtij tipi vijnë pa sforco dhe krejt natyrshëm në vargjet e
Lanit, që përveç talentit poetik, dëshmojnë edhe për një njohje dhe intuitë
gjuhësore. A s’është në fakt vetë poezia një lojë me fjalën? Pasi ke përfunduar
së lexuari poezitë dhe ke mbyllur librin, ke një ndjesi. Ke kuptuar se
personazhi i Lanit dhe Lorës në libër, nuk janë thjesht dy personazhe që
vërviten diku jashtë në kohë dhe hapësirë. Nuk janë Danteja dhe Beatriçja
moderne shqiptare, nuk janë as Romeo dhe Zhulieta që luajnë tragjedinë e tyre
të dashurisë në Dardani, madje nuk është as Lani dhe Lora në Prishtinë e
gjetkë. Autori duke bërë vargjet e poezive, pasqyrë të shpirtit të tij ka
tejkaluar dukshëm veten. Nuk është më ai, që do të na rrëfejë diçka të tijën
personale, nuk është më ai personazhi që sjell dhe rrëmon kujtime nga jeta
intime e tij. Besoj se ajo çfarë ke përjetuar nga leximi, nuk është as
kurioziteti dhe as modeli artistik sesi një burrë i thur vargje të dashurës së
tij. Ato gjëra e ndjesi të holla që dalin nga vargjet e Lanit janë të
gjithsecilit që merr frymë në këtë botë, dashuria, lumturia dhe zhgënjimi nga
ajo çfarë jeta të ofron, si dhe frika nga ikja e asaj që do, frika se mos e
lëndon qoftë edhe me dashurinë tënde...ashtu siç thotë Lani, të lëndova nga
xhelozia e stepur, në mykun e kohës, ortiqe fjalësh në pamjen tënde
burbulloi-ikja e parakohshme, prush le në hapërim, në shelgje vare dashurinë...
...frikë që të kthehet edhe në makth kur e humb atë që mendon se e ke, dhe do
ta kishe pranë, në çdo frymëmarrje tënden, por ke vetëm atë që kujtesa të ka
fiksuar në atë shikim mallëngjyes që venitej në heshtjen e janarit. Të gjithë
kemi shumë pjesë tonat nga Lani dhe Lora, dhe kjo mendoj është ajo çfarë e bën
këtë vëllim me poezi të lexohet me një frymë dhe të të emocionojë. Për mua,
është një art i ndjenjës, sepse Lani nuk i qëndron fort kodeve të unifikuara të
poezisë, ai vizaton thjeshtë dhe natyrshëm me vargjet e tij,shkruan mes tjerash
Prof. dr. Erzen Kopera. Se kush do të jetë president pë 4 vjetë do të shofim kush
merr vota më shumë nga vetë shkrimtarët pjesëmarrës.
6. Pretendent për president të LSHK-së është edhe prof.Arif Bozaxhi (Arif Bozaci)
Arif Bozaxhi (Arif Bozaci) 1944) është shkrimtar dhe poet kosovar. U lind në Prishtinë dhe studioi gjuhë dhe letërsi turke në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 1973 deri më 1981 punoi në Prishtinë për gazetën në gjuhën turke "Tan" (Agimi), si dhe ishte kryeredaktor i revistës "Çevren" (Horizonti).
Ai shkroi dhe botoi poezi për fëmijë dhe të rritur në gjuhën turke dhe shqipe.Vëllimi i tij më i njohur me vjersha është Ilkyaz Sürgünü (Pranverë e mërguar), Prishtinë 1982. Më 1993 emigroi në Gjermani dhe shumica prej shkrimeve të tij janë të përkthyera në gjuhën shqipe,gjermane,angleze dhe frënge.
Është autor i 12 librave,është fitues i shumë cmimeve vendore dhe ndërkombëtare për letërsi,poezitë e tij janë të prezantuara në 20 antologji të gjuhëve të ndryshme botërore.
Ndërsa, në vitin 1999 është prezantuar me poezi në antologjinë botërore në gjuhën angleze,në mesin e 250 poetëve botëror nga 68 shtete të ndryshme. Në vitin 2019 vepra “Këmbanat e Diellit” është botuar ne 5 gjuhë.
Urime
të gjithë kandidatëve!
Prishtinë,8.4.2022 Flori Bruqi