2022-05-11

34 artistët më të famshëm shqiptarë, ose me origjinë shqiptare




                                       Shkruan Flori Bruqi



Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri dhe Kosovë.Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.





1.Bekim Fehmiu,aktor më famë botërore

U lind në Sarajevë, në gjirin e një familjeje gjakovare, i biri i hoxhë Ibrahim Fehmiut dhe Hedijes, pasi i ati ishte internuar në kryeqendrën boshnjake nga autoritetet mbretërore jugosllave. Më 1939 familja u zhvendos në Shkodër, ku kaluan tre vite dhe pas bashkimit të një pjese të Kosovës me Shqipërinë e pushtuar nga Italia, u vendosën në Prizren.

Fehmiu u bë i famshëm me filmin "Mbledhësit e Puplave", në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

U martua Branka Petric dhe kishte dy djem. Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti. "Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë kemi mësuar vetëm të keqen" - shprehet ai.

Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Sipas deklaratave të para, u njoftua se ai kishte kryer vetëvrasje. Ministri i brendshëm i Serbisë Ivica Dačić tha se aktori u gjet i vdekur ne apartament dhe revolja ishte e regjistruar ne emrin e tij. Ai ishte 74 vjeçar.(Wikipedia)






2. Robert De Niro, aktor

Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptari, por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja.

Natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, “Sanremo”, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij në “Rai 1”, se origjinën e ka të përzier mes Siçilisë dhe Shqipëri. De Niro, që pa hamendje mund të thuash se është aktori më i mirë në botë, edhe në faqen zyrtare të “Wikipedias” në biografinë e De Niros, shkruhet se babai i tij ka qenë shqiptar.




3. Anna Oxa – këngëtare, Itali

 e lindur (me emrin Ana Hoxha) me (1961 në Bari), është këngëtare italiane me origjinë shqiptare,[1] (Krujë) e bërë e njohur me shfaqjet e saja në festivalin Sanremo, prej vitit 1987. Këngët e saj janë "Ti lascerò", "Storie" dhe "Senza pietà", kjo e fundit ka fituar në vitin 1999.Me ndihmën e Ivano Fossati-t mori pjesë për herë të parë në festivalin e San Remos në vitin 1978 (ku u paraqit me një pamje interesante : “punk look”) me këngën “Un'emozione da poco”. Kënga mori vendin e dyte, dhe fitoi ne seksionin “giovani” (çmim për të rinj). Ajo fitoi dy herë në festivalin e San Remos : në vitin 1999 me këngën “Senza pietà” dhe në vitin 1989 me “Ti lascerò” (duet me Fausto Leali). Me Fausto Leali-n në vitin 1989 mori pjesë në Eurovision, ku ata përfaqësuan Italinë me këngën “Avrei voluto” dhe morën vendin e nëntë.

Ajo ishte prezantuese e festivalit të San Remos së bashku me Pippo Baudo në vitin 1994. Ishte po ashtu ndër të tjera edhe moderatore e shfaqjes së njohur italiane “Fantastico” në vitet 1988 dhe 1989. Në vitin 1979 mori pjesë në filmin “Maschio, femmina, fiore, frutto” nën regjinë e Ruggero Miti-t.Ajo në San Remo mori pjesë deri tash 13 herë.

(Wikipedia)


3. Sandra Bullock, aktore SHBA

Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare.




 4.James Belushi, SHBA 

 Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare.




5. Angjelin Prelocaj

Balet-maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj, është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare.





6. Eliza Dushku – aktore, SHBA

Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare.




7. Agim Kaba – aktor, SHBA

Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare.




8. Stan Dragoti – regjisor, SHBA

Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri, prejardhjen e tij shqiptare.




9. Emina Cunmulaj – modele, SHBA

Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.




10. James Biberi – aktor, SHBA

Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë.





11. Kristine Elezaj – këngëtare

E njohur si “Kebe” tek fansat e saj, është një këngëtare shqiptaro-amerikane. Ajo është bërë mjaft e famshme në SHBA. Kristina e lancoi këngën e parë “Let You know” një vit më pare e ndjekur nga “Souvenirs”. Elezaj para ca ditësh doli e 53-ta në çmimet “Grammy”.




12.Laureta Meci – aktore, SHBA

Laureta Meci, e lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj.




13. Ilir Shaqiri – balerin, Itali

Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”si dhe Big Brother Albaia 2022.



14. Kledi Kadiu – balerin, Itali

Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”.




15. Leon Cino – balerin, Itali

Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali.




16. Klajdi Selimi – balerin, Itali

Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”.




17. Donald Llambro – gazetar

Ai është një nga gazetarët më të njohur në SHBA. Aktualisht është shef i korrespodencës politike në gazetën “The Washinton Times”. Ai është lindur më 14 korrik 1940 në Masacusets nga prindër shqiptarë. Është i martuar dhe ka një djalë. Një nga artikujt e tij më të spikatur është zbulimi i disa kundërthënieve në debatin presidencial mes Xhon Kerri dhe Xhorxh Bush.




18.Tedi Papavrami – violinist, Francë

I lindur në Tiranë, ai studioi në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris. Ai ka interpretuar në shumë skena të botës.




19. Saimir Pirgu – tenor

Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali.



 

 20.Fadil Berisha-fotograf, cilsohet  si fotografi më i madh në botë. Fadil Berisha është shqiptar. Disa nga personalitet që janë klientë të studios janë emra të tillë si: Halle Berry, Placido Domingo, Snoop Dog, Bill Clinton, Donald Trump, etj.




21.Hila Popaj – ish-aktor, SHBA (Chinatown)

Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatown”.




22. Liria Begeja – regjisore, Francë

Liria Begeja është regjisorja e njohur franko-shqiptare.





23.Elsa Lila – këngëtare, Itali

Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e “Sanremos”.




24. Nik Xhelilaj, aktor

I lindur në Tiranë në vitin 1983, debutimin në ekranin e kinemasë e ka në vitin 2008 me filmin “Trishtimi i Zonjës Shnajder”. Por filmi dramatik mbi plagët e emigracionit, me titullin “Shqiptari”, të regjisorit Johanes Naber, ku Xhelilaj është dhe protagonist, e solli atë në “Shooting Star”, duke qenë dhe aktori i parë shqiptar që arrin këtë sukses. Para ca ditësh ai u shpall një nga 10 aktorët e rinj më të mirë europianë të momentit.




25.Miriam Cani – këngëtare, Gjermani

Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmë e njohur në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane, është nga Elbasani.





26. Ambeta Toromani – balerinë, Itali

Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali.





27.Oni Pustina – model, Itali

I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”.



28. Valbona Çoba – modele, aktore, SHBA

Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA.




29. Aris Golemi – balet maestro, koreograf

I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dwight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC.





30. Eda Zari – këngëtare, Gjermani

Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë.



31. Aleksandër Moisiu – aktor

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet në botë, por sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Aleksandër Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard, ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “Komisar Re”





32. Laura Mersini Houghton, shkencëtare

Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë.




33. Andamion Murataj – kineast

Ështe kineast shqiptar i cili ka punuar si skenarist dhe kineast ne New York gjate 12- vjetëve të fundit. Ai është diplomuar ne Universitetin Amerikan (Washington DC). Si kineast ai ka xhiruar shumë filma dhe dokumentare midis të cilëve dhe dokumentarin




34 Erika Bruqi,është e lindur në Vankuver(2000) , më prindër nga Kosova  ,tash është studente e vitit të fundit  në Kanada , është aktorja më e re shqiptare në Canada..Ajo sivjet luajti  njerin prej roleve kryesore në një film të metrazhit të gjatë me titull "Psycho intern" .Poashtu edhe në Kosovë ka lozur disa filma .

Zelensky: Nëse do ishim futur në NATO, nuk do ishim në luftë sot

 

 Lufta me Rusinë do të ishte parandaluar nëse Ukraina do të kishte qenë anëtare e aleancës së NATO-s, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Nëse Ukraina do të kishte qenë pjesë e NATO-s para luftës, nuk do të kishte pasur luftë”, u tha ai studentëve në Institutin e Studimeve Politike në Paris, teksa fliste përmes një lidhjeje video.

Zelensky tha gjithashtu se vendi i tij ishte i gatshëm për të zhvilluar negociata me Rusinë për paqe

Vrau ukrainasin e moshuar me kallashnikov/ Ushtari i parë rus del para drejtësisë ukrainase, sa vite burg rrezikon

 

Ushtari i parë rus do të dalë në gjyq për vdekjen e një 62-vjeçari në rajonin Sumy të Ukrainës, sipas një deklarate të publikuar nga zyra e prokurores të përgjithshme këtë të mërkurë.

Zyra e Prokurores së Përgjithshme tha se ka ngritur një aktakuzë kundër Vadim Shishimarin, komandant i njësisë ushtarake 32010 të Divizionit të 4-të të Tankeve Kantemirov të rajonit të Moskës.

Hetimi pretendon se 21-vjeçari rus vrau një banor 62-vjeçar të paarmatosur, i cili po ngiste një biçikletë përgjatë rrugës në fshatin Chupakhivka në rajonin Sumy më 28 shkurt.

Sipas deklaratës, forcat ruse hynë në fshat me një makinë të vjedhur me rrota të shpuara. Gjatë rrugës, ata panë një burrë që kthehej në shtëpi dhe po fliste në telefon, sipas deklaratës.

Një nga rusët urdhëroi një rreshter të vriste një civil në mënyrë që ai të mos i raportonte ushtrisë ukrainase. Shishimarin qëlloi disa herë nga dritarja e hapur e një makine me kallashnikov në kokën e banorit, pretendojnë prokurorët.

Shishimarin është aktualisht në paraburgim. Prokurorët dhe hetuesit e SBU kanë mbledhur prova të mjaftueshme për shkeljen e ligjeve të luftës, të kombinuara me vrasje me paramendim (Pjesa 2 e nenit 438 të Kodit Penal të Ukrainës). Ai përballet do të përballet me 15 vjet burg ose burgim të përjetshëm”, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova në një deklaratë në Facebook.

Një bombë shkatërron dy tanke, ukrainasit hedhin në erë të gjithë autokolonën ruse

 

Ukraina po kthehet në një ferr për ushtrinë ruse: trupat e Kievit së fundi kanë hedhur në erë një autokolonë të tërë tankesh të Moskës, duke i bombarduar pa mëshirë.

Videoja e postuar në Twitter nga Brigada e 54-t e Mekanizuar e Ukrainës, tregon sesi bombat bien si shi mbi forcat e Moskës, pa i lënë rrugë shpëtimi…

Njëra prej bombave madje duket sikur ka goditur dy tanke njëherazi, e pjesët e njërit prej tyre ngrihen lart në ajër. Pamjet treguan sesi disa prej trupave ruse u përpoqën të shpejtonin, me qëllim që t`i shpëtonin sulmit të befasishëm.

Pak më herët ndërkohë ishin shpërndarë dhe filmime të shkatërrimit të dy tankeve ruse nga një sulm me dronë. Ukraina pretendon se 25,000 trupa ruse kanë humbur jetën në konfliktin tre mujor, prej të cilit janë vrarë po kështu mijëra civilë ukrainas e qytete të tëra janë kthyer në gërmadha.

Moska ndërkohë, pak tregon rreth humbjeve të veta. Pasi dështoi të merrte Kievin, vëmendja e Rusisë u spostua në lindje dhe në jug të vendit fqinj. Moska shpreson të marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor të Donbasit të përbërë nga Luhansku dhe Donetsku, pjesë të të cilit tashmë kontrolloheshin nga separatistët e mbështetur nga Rusia që përpara pushtimit.

Qëllimi duket është të krijojë një urë tokësore me territorin e kontrolluar nga Rusia në Moldavi.

“Duhet folur me Putin për të ndaluar luftën”/ Guterres: Ai e shkaktoi këtë!

 

Zmprapsja e trupave rus të mërkurën nga ushtarët ukrainas, në kufi në Kharkiv po shqetëson gjithnjë e më shumë Moskën vlerësojnë zyrtarët ukrainas.

Edhe pse një fitore e vogël për ta, zyrtarët ukrainas thonë se  forcat ruse, megjithatë kanë fuqi të mjaftueshme për një sulm tjetër në zonë.

Betejat më aktive të mërkurën u zhvilluan më në jug të vendit  në drejtimin e Luhanskut. Në qytetet Rubizhne, Severodonetsk. Ndërsa rusët po ashtu përpiqen të marrin territor edhe në qytetin e Izium të rajonit të Donetsk, por ka pasur pak lëvizje në terren.

Po ashtu raketat ruse, goditën dy zona të qytetit Sloviansk në Ukrainën lindore. Sloviansk është qëllimi kryesor i forcave ruse që përpiqen të shtyjnë sulmin e tyre në jug në rajonin e Donetskut dhe ka qenë një fokus kyç që kur Rusia rishikoi strategjinë e saj larg Ukrainës veriore në fillim të prillit. Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres,  nga Vjena tha se zgjidhja për  konfliktin do të vijë vetëm pas një bisede me Putin.

“Nëse doni të zgjidhni një problem, ju duhet të merreni me ata që e shkaktuan këtë problem. Prandaj duhet të flasim me liderin e Rusisë, dhe cdo aktor tjetër të rëndësishëm për të zgjidhur krizën.”- tha Guterres

Megjithatë presidenti zelensky gjatë një adresimi në institutin e studimeve poktike ne Paris, tha se dëshira për të negociuar me rusët  zbehet gjithnjë e më shumë sa herë ata konstatojnë skena si ajo në Bucha.

“Ne jemi të gatshëm t’i bëjmë këto negociata, këto bisedime, përderisa nuk është ende shumë vonë. Por me çdo Bucha të re, me çdo Mariupol të ri, me çdo qytet ku ka dhjetëra të vdekur, raste përdhunimesh, mizori të reja, dëshira dhe mundësia për të negociuar zhduket, e bashkë me të dhe mundësia e zgjidhjes së kësaj çështjeje në në mënyrë diplomatike.”- tha Zelensky.

Inteligjenca amerikane tha të martën se Rusia me gjasë po përgatitet për një luftë të gjatë dhe se një fitore e Rusisë në rajonin e Donbasit, mund të mos i japë fund luftës.

Rusët tërhiqen nga Kharkiv, SHBA: Do përdorin armë bërthamore, nuk pranojnë humbjen

 

Rusia shënon të tjera humbje në terren; zyrtarët ukrainas thonë se kanë rimarrë disa fshatra pranë një qyteti të rëndësishëm në veri të Ukrainës, Kharkiv, duke i shtyrë trupat e Moskës mbrapsht drejt kufirit.

Një zëdhënës i ushtrisë së Kievit tha se në duart e saj janë tashmë rajonet  Cherkaski Tyshky, Ruski Tyshki, Borshchova dhe Slobozhanske.

Analistë të ndryshëm ushtarakë pohojnë se fushata e ukrainasve në veri po dëshmohet në sukses dhe forcat ruse, po zmbrapsen edhe atje.

Think Tank-u me seli në SHBA, The Institute of War, thotë trupat ruse tani janë gjenden vetëm 10 km larg kufirit.

Ky zhvillim vjen në kohën kur zbulimi amerikan paralajmëroi se Rusia po përgatitet për një luftë të gjatë. Konflikti i saj tre mujor në vendin fqinj ndodhet “në një lloj ngecjeje”, ku nuk po fiton as njëra palë, as tjetra tha gjeneral-lejtnanti Scott Berrier, kreu i Agjencisë së Zbulimit Ushtarak, para Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, i cili shtoi se deri më tani, 8 deri 10 gjeneralë rusë janë vrarë në luftën e përgjakshme.

Gjatë së njëjtës seancë në Senat, edhe Drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit Kombëtar Avril Haines tha se një fitore e Rusisë në rajonin e Donbasit, që shtrihet në pjesën lindore të Ukrainës, mund të mos i japë fund luftës.

“Ne vlerësojmë se presidenti Putin po përgatitet për një konflikt të gjatë në Ukrainë, gjatë së cilit ai mund të synojë të arrijë qëllime përtej Donbasit. Putin po pret që vendosmëria e perëndimit të dobësohet me kalimin e kohës. Si rezultat i mospërputhjes së ambicieve që ai ka me aftësitë ushtarake konvencionale të Rusisë në terren, në muajt e ardhshëm mund të shohim një trajektore më të paparashikueshme dhe potencialisht përshkallëzuese”, tha Drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit Kombëtar, Avril Haines.

Haines paralajmëroi gjithashtu se nëse Putin ndjen që po e humbet luftën, dhe e sheh këtë gjë si kërcënim ekzistencial ndaj regjimit të tij, mund edhe ta mendojë përdorimin e një arme bërthamore.

Kjo sipas, zyrtares amerikane, do të ishte një përpjekje e dëshpëruar, e tejet e rrezikshme e presidentit rus për të penguar SHBA dhe aleatët e saj që të ndihmojnë Ukrainën.

Bie numri i lindjeve në Shqipëri/ Ulet edhe numri i vdekjeve, kush qytet e mban rekordin pas Tiranës

Numri i lindjeve në vendin tonë në tre-mujorin e parë të këtij viti ka pësuar rënie, sipas të dhënave të publikuara nga Insituti i Statistikave (INSTAT).

Treguesit demografikë të tremujorit të reflektojë rënie të lindjeve, por edhe të vdekjeve në disa rrehte si dhe konfirmimin e për të dytin tremujor radhazi të shtesës natyrore negative në vend.

Referuar INSTAT, numri i lindjeve për tremujorin e parë 2022 është 6.056, duke shënuar një rënie me 4,2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2021.

Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2022 është 7.938, duke shënuar një rënie prej 22,3 %, krahasuar me tremujorin e parë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e parë 2022 tregon se janë1.882 vdekje më shumë se sa lindje.

INSTAT vlerëson se në tremujorin e parë 2022, dy qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në dhjetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Në tremujorin e parë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 203 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 379 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet

Në tremujorin e parë 2022, katër qarqe të vendit shënojnë rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2021, ndërsa tetë qarqet e tjera shënojnë ulje, në krahasim me të njëjtën periudhë.

Në tremujorin e parë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.194 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 106 lindje.

Rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të parë 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Vlorës me 7,9 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Dibrës me 22,0 %.

Vdekjet

Në tremujorin e parë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2021.

Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 146 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.991 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të parë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, e zë qarku i Vlorës me rënie prej 30,1 %.


1/4

Top Channel

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...