Ish-Kryepokurorja e
Tribunalit të Hagës ,faqezezja Carla Del
Ponte që ka thënë se;”do të isha e
gadshme të kthehej në Hagë për të përfaqësuar Aktakuzën kundër UÇK-së.
”PO, do të kthehesha
për t’I gjykuar krerët e UÇK-së,ka thënë ajo per mediumet serbe…Po
fatëbardhësisht nuk pati dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktpadi ndaj disa
komandanteve të ish- UÇK-së,si Fatmir Limajt,Ramush Haradinajt dhe të tjerëve.
Faqezezja Carla Del
Ponte ka patur shumë kritikë
Carla Del Ponte është
etiketuar “Gestapo e re”, “Bushtra”, “Raketa e pa orientuar” dhe “Personifikimi
i kokëfortësisë”.
Avokatja e zakonshme
është e njohur për ndekjen e pakursyer të atyre që i kanë shpëtuar drejtësisë,
por ajo po e lë postin në fund të 2007-ës, Me një ‘’xhigë’’ merak që mbetën të
lirë komandantet e UÇK-së.
Zonja Carla Del Ponte
nuk e ka fshehur frustrimin e saj të shkaktuar nga dështimi për t’i nxjerrë ata
përpara ligjit.
Por fakti që puna e
prokurores është përqëndruar në ndjekjen e të kërkuarve, për disa do të thotë
se ajo arriti vetëm suksese të vogla në punën e saj 8-vjeçare.
Ekstradimi i kryekriminelit
serb Sllobodan Millosheviqit nga Serbia për në Hagë në vitin 2001 ishte arritja
më e madhe për gjithë njerëzimin të këtij rrozulli tokësorë ,më shumë për
shqiptarët e Kosovës
Kur kryekrimineli serb
Sllobodan Millosheviq vdiq për shkaqe
natyrore i mbajtur nën mbikëqyrje në vitin 2006, disa kritikuan Hagën për kohën
e gjatë që iu desh për të provuar fajësinë e tij. U tha se;Sllobodan Millosheviq
nuk ishte objektivi i saj i parë me pozitë të lartë shtetërore.
Në vitin 2003, zonja e
zezë Carla Del Ponte u kritikua gjithashtu nga autoritetet ruandeze, pasi zyrës
së saj në Hagë iu ngarkua hetimi i krimeve të kryera në këtë vend gjatë viteve
90-të.
Prokurori i
Përgjithshëm i Ruandës, Geral Gahima
tha se njerëzit në vend janë në kundërshtim me faktin që hetimi i mbi një
milionë të vdekurve të kryhet nga “një prokuror part-time, me bazë në një
kontinent tjetër”.
Sekretari i
Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ra dakord që kjo punë ishte
shumë e madhe për një person dhe ajo u zëvendësua.
Sidoqoftë, Zonja e
zezë Carla Del Ponte insistonte se ishte qasja e saj energjike që kishte
motivuar kritikën për punën e saj.
Eueodeputeti zvicran Dick
Marti në skenë; Metodat e veprimit dhe dëshirat e Dick Martit
Një raport mund të
jetë përfundimi, por edhe fillimi i një hulumtimi, kishte deklaruar Dick Marty
para disa vitesh, dhe pikërisht atëherë kur kishte filluar ti hulumtonte
burgjet e supozuara të CIA-s.
Raporti i tij i parë,
i paraqitur para Parlamentit Evropian me 2006 ishte tallur ,i dyti në vitin
pasues(2007) ishte përqeshur, por në ndërkohë Qeveria britanike i kishte
kërkuar falje atij,ngase shumë vende lindore kishin ngritur komisione
parlamentare për hulumtimin e fakteve.
Dick Marty përmes
metodës së tij të hulumtimit të cilën e quan “Dialektika e së vërtetës”, në fazën e parë përpiqet që në Raport
të përmbledhë sa më shumë material rëndues që mundet, bën akuza të rënda me
deklarata të dëshmitarëve anonimë, dhe paralajmëron zbulime shokuese, pastaj si
parapërgatitje për sulm, së pari u ofron përmbajtje të zgjedhur nga raporti –
medieve të njohura, dhe për të arritur kulmin e vëmendjes, ai hesht si hekur, kur
del para mikrofonit dhe kamerave.
Përafërsisht kështu i
përshkruante “Neue Zürcher Zeitung
Online” sjelljet kontroverse dhe metodat perfide të Dick Martit në një
pjesë të një artikulli, i cila vazhdonte me konstatimin se, Dick Marti, që
përmes inskenimeve të pa bazuara përpiqet të arrij kulmin e vëmendjes së
opinionit botëror duke u përpjekur të krijoj sensacione edhe nëse të pa
vërtetuara, por të mirë inskenuara, me episode sa më prekëse dhe të
përzgjedhura me shumë kujdes, nga një regji profesionale!
Dick Marti siç edhe
dihet tanimë nga opinioni gjerë, për disa vite ka kryer punën e prokurorit ne
vendin e tij, në Kantonin Tiçino të Zvicrës, i cili në paraqitjet e tij publike
është dëshmuar si përkrahës i flaktë i Serbisë, dhe kundërshtar i hapur dhe i përbetuar
i pavarësisë së Kosovës. Nga ky shkak ai qëllimisht u ftua nga Serbia, nga
prokuroria e një shteti barbar, luftënxitës dhe vrasës masash njerëzore, ku u
përgatit, instruktua dhe armatos fort me shpifje monstruoze, për inskenime
profesionale të përgatitura mirë dhe me kujdes nga prokuroria serbe.Ai i hyri
këtij aksioni të porositur e pse jo edhe të mirë paguar nga padroni me një
qëllim të caktuar që përmes inskenimeve të tija profesionale të mbillte bëmat e
krimit serb në jetën e padjallëzuar të shqiptarëve, të atyre shqiptarëve që
presin mysafirin qëllimkeq Dick Mart-in, si mik me zemër të hapur dhe në mënyrë
të sinqerta në shtëpitë e tyre të varfra por bujare, edhe pa e ditur se çfarë
problemi do të lind dhe me ç’faje do ngarkohet kombi shqiptar në tërësi, nga
imagjinata e sëmur e këtij antishqiptari të përbetuar dhe improvizuesi pa
kompromis.
Me kërkesa të shkruara
dhe të paraqitura në formë ankesash nga prokuroria e shtetit serb, ish
pushtuesi ynë i cili përvojën e tyre të gjatë në praktikimin e krimeve të
kryera ndaj shumë popujve nga ish përbërja e Jugosllavisë, për mes kreatorit
inskenues të paguar shtrenjtë, Dick Mart-it përpiqet që krimet kundër
njerëzimit, trafikimin me njerëz dhe tregtinë me organet njerëzore, tua mveshë
viktimave të pa fajshme shqiptare.
Karakterin e dyshimtë
të Dick Marti-t na e sqaron shumë mirë edhe Abdulla Katuçi, pronari i shtëpisë
së “Verdhë” i cili hedh akuza të rënda ndaj këtij raportuesi të çuditshëm, kur
gjatë vizitës së Dick Mart-it dy vjet më parë në Shtëpinë e tij, po të mos e
ndalonte i zoti i shtëpisë, ai tentoi me forcë të hidhte eshtra të vdekurish në
brendinë e shtëpisë, për çka Pronari i asaj shtëpie të instrumentalizuar për
qëllime të tilla meskine, me të drejtë edhe kërkon nga shteti që të padisë
raportuesin e KE-së, Dick Mart-in si dhe ish kryeprokuroren e Hagës, Carla del
Ponte, për shpifje dhe akuza të pa baza kundër shqiptarëve.
Dëmet nga ky raport i
porositur, kundër UÇK-së dhe gjithë Kombit shqiptar, me gjithë mungesën e
fakteve,TimJudah i vlerëson të mëdha, në një shkrim të tij në “Daily Telegraph”, sepse akuzat e tilla
të rënda jo vetëm se “minojnë kredibilitetin” e Kosovës, por paraqitja e këtij
“dokumenti” është edhe goditje fatale për Kosovën- si shteti më i ri i Evropës”
ngase Kosova si shtet në ndërtim ende nuk ka arritur t’i realizoj të gjitha
elementet e shtetësisë së plotë, që nga koha e shpalljes së pavarësisë së saj,
ndaj edhe për këtë shkak populli i Kosovës do të jetë i dënuar me varfëri dhe
izolim të mëtejshëm, vlerëson Tim Judah.
Mjerisht përkundër
gjithë këtyre sulmeve të organizuara kundër shtetësisë sonë, kundër qenies
shqiptare dhe ekzistencës tonë kombëtare, nuk na e sqaroi askush dhe as që
kërkoi dikush të paktën një herë zyrtarisht deri më tani edhe pas afro 16
vitesh të përfundimit të luftës, që të dimë ne si komb i sakatuar nga gjenocidi
serb, dhe opinioni demokratik ndërkombëtar, për rrethanat, kushtet dhe mënyrën
se si i vrau Serbia shqiptarët, arsyen e varrosjes dhe zhvarrosjes së
disahershme të viktimave shqiptare nga kriminelët serb, shkakun e bartjes së
kufomave nga Kosova në Serbi, qëllimin e kidnapimit të mijëra shqiptarëve,
sqarimin çfarë në të vërtetë ndodhi me jetën e shqiptarëve të kidnapuar nga
Serbia, pse u zhdukën dhe si hmbi çdo gjurmë e tyre, ku mbetën dhe kur do të
kthehen, çka ndodhi me ta dhe çfarë u bë me organet njerëzore të viktimave dhe
të kidnapuarve shqiptarë, qëllimin dhe shkaqet e veprimeve të tilla, të pa para
e të pa dëgjuara në asnjë vend tjetër në botë deri më tani…. dhe si u kaluan të
gjitha këto në heshtje, kur do të kemi sqarime dhe kush do japë përgjegjësi për
të gjitha këto krime ndaj shqiptarëve, nëse jo Serbia?!
Pse Serbinë përkundër
të gjitha këtyre akteve barbare, nuk e vë askush përpara përgjegjësisë. Duhet
të jetë kërkesë e gjithë shqiptarëve, që të zhvillohen hetime kundër Serbisë,
si inicuese e të gjitha luftërave dhe shkaktare e të gjitha barbarive në gjithë
territorin e ish Jugosllavin, e cila përkundër të gjitha këtyre të këqijave dhe
vuajtjeve çnjerëzore që na i shkaktoi neve dhe të tjerëve, ajo me arrogancën e
saj duke përfituar nga përkëdheljet ndërkombëtare, nga mosveprimet tona
shtetërore e kombëtare, hidhet në sulm me një mal akuzash e shpifjesh kundër
nesh, duke angazhuar edhe raportues nga parlamenti evropian.
Megjithatë dy shtetet
Zvicra e Kosova mike…
Zvicra njëra ndër
shtetet e para e pat njohur Pavarësinën e Kosovë,2008,nëpërmes letrën e njohjes
së shtetësisë së Kosovës ngaana e qeverisë zvicerane duke shprehu gatishmërinë
për vendosjen e marrëdhënie bilaterale diplomatike.
Shteti zvicëran pas
njohjes së Kosovës shtet, edhe zyrtarisht hapë ambasadën në Prishtinë.
“Në Zvicër jeton një
komunitet i fuqishëm kosovar. Kosova është shtet dhe duhet të kemi marrëdhënie
sikur me çdo shtet tjetër. Kemi probleme që duhet të zgjidhen. Kemi një
komunitet të madh të njerëzve nga Kosova. Në Zvicër. Kemi 180 mijë kosovarë që
jetojnë atje, prej tyre 40 mijë janë shtetas të Zvicrës dhe 140 mijë kanë lejen
e punës B dhe C”, ka deklaruar ministrja Kalmi-Rej.
“Duhet të them një
falënderim shumë të madh në mbështetjen e gjithanshme që i është bërë Kosovës
gjatë gjithë kohës. Ju e dini se pas Gjermanisë Zvicra ka numrin më të madh të
qytetarëve nga Kosova që janë me dekada atje”, tha Sejdiu.
Ai tha se më
diplomaten zvicerane ka biseduar për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale dhe
thellimit të bashkëpunimit të gjithëmbarshëm të relacioneve shtetërore mes
Kosovës dhe Zvicrë si faktor i rëndësishëm që lidh marrëdhëniet e mira në mes
të Kosovës dhe Zvicrës janë shqiptarët që jetojnë atje.Pra kjo s’do komentë,
për marëdhenjet në mes këtyre dy shtetetve,që nuk mund te ndikoj ne dy
diplomatet Zviceran,akuzues ndaj Kosovëdhe qytetareve të saj
Gërvalla flet për
akuzat e Dick Martyt ndaj UÇK-së dhe planet për vrasjen e tij nga inteligjenca
serbe
Në fjalën e saj në
mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Gërvalla ka thënë
se Dick Marty kishte përgatitur një raport vite më parë në të cilin kishte
akuzuar ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte.
“I njëjti zotëri, pra
Marty, ditë më parë i ka thënë mediave se policia zvicerane i ka ofruar
sigurinë më të madhe të mundshme sepse po pretendohet që agjencitë inteligjente
serbe kanë dashur ta vrasin atë dhe pastaj ta fajësojnë Kosovën. Këtë e kanë
thënë autoritetet zvicerane pra ka një tendencë të vazhdueshme që të krijohet
një frikë ndaj këtyre personave dhe pastaj kinse të ofrohet mbrojtje nga pala e
tretë”, ka thënë Gërvalla.
Ministrja Gërvalla
gjithashtu ka thënë se kundërshton akuzat e përfaqësuesit të Serbisë në
Këshillin e Sigurimit, i cili tha se qytetarët serbë në Kosovë diskriminohen në
bazë të etnisë.
Ajo ka thënë se të
gjitha minoritetet në Kosovë mbrohen fuqishëm nga një Kushtetutë, e cila sipas
Gërvallës është një ndër Kushtetutat më të modernizuara të vendeve demokratik
Albin Kurti s’e
falënderon shtetin shqiptar për rezolutën kundër raportit të Dick Marty-it,
Vjosa Osmani: Çfarë prisni, falenderime speciale?
“Raportimet se Dick
Marty është cak për ekzekutim nga shërbimet sekrete serbe, orkestrim për
njollosjen e UÇK-së”
Çitaku konsideron se
kjo situatë është një shkëndijë fillestare për Kosovën dhe BE-në për të pyetur
se cilat kanë qenë rrethanat që kanë nxitur Marty-n që të hetojë pretendimet e
fabrikuara nga shërbimi sekret serb dhe ai rus
Nënkryetarja e Partisë
Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në emër të partisë, ka reaguar
lidhur me raportimet e fundit për planifikimin e ekzekutimit të ish-senatorit
zviceran Dick Marty nga “shërbimet sekrete serbe”, raporton Anadolu Agency
(AA).
Në një konferencë për
media, Çitaku tha se kjo tendencë e Marty-t i cili deklaroi së fundmi se po
kërcënohet nga “elemente radikale serbe” që të ekzekutohet dhe më pas faji për
vrasjen e tij t’u lihet shqiptarëve në Zvicër, rikonfirmon faktin që Serbia po
përpiqet edhe më tej ta njollosë të vërtetën për Kosovën dhe UÇK-në.
Çitaku shtoi se edhe
më shqetësuese në këtë rast, është vërtetimi i manipulimit që i është bërë
ish-senatorit Marty nga shërbimet sekrete serbe, të cilat e kanë furnizuar atë
me informata të fabrikuara dhe dosje të prodhuara në kabinetet politike të
Beogradit dhe Moskës, mbi bazën e të cilave më vonë u ngrit Gjykata Speciale.
“Nëse një orkestrim
për eliminim fizik të Marty-t nga shërbimet sekrete serbe është evident, vetëm
me qëllim që të përpiqen të njollosin edhe më tej të vërtetën tonë, është krejt
e vërtetuar se një orkestrim për njollosjen e luftës së UÇK-së nga po të
njëjtat struktura dhe e njëjta mendësi, përmes senatorit Marty ka qenë axhendë
e mirë organizuar dhe e qëllimshme, e cila s’ka pasur të bëjë asgjë as me të
vërtetën, as me drejtësinë”, theksoi Çitaku.
Çitaku konsideron se
kjo situatë e krijuar, është një shkëndijë fillestare për Kosovën dhe Bashkimin
Evropian (BE) për të pyetur se cilat kanë qenë rrethanat që kanë nxitur apo
detyruar Marty-n që të hetojë pretendimet e fabrikuara nga shërbimi sekret serb
dhe ai rus për trafikimin e organeve nga UÇK-ja, kush dhe cilat shërbime
sekrete i kanë dhënë Marty-t dëshmi e prova dhe a ka qenë i kërcënuar apo
shantazhuar atëherë.
Tutje, Çitaku ka thënë
se tërë kjo çështje e cila vë në pikëpyetje vërtetësinë e aktakuzave të
ngritura ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së të cilët po qëndrojnë në paraburgim në
Hagë, do të duhej të prodhonte reflektim edhe tek institucionet e Kosovës, të
cilat pas raportimit të ish-senatorit, ende nuk kanë reaguar.
“Nuk është fjala për
çështje historike, politike, e identitare. Fjala është për bazën mbi të cilën
janë ngritur akuza konkrete. Dhe kjo bazë, e ka një adresë në Beograd e një në
Moskë. E ka një procedurë, shantazhin. Si dhe një qëllim, dëmtimin e imazhit të
Kosovës”, theksoi Çitaku e cila shtoi se përballë këtyre ngjarjeve që
demaskojnë përpjekjet serbe kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, integrimit
dhe konsolidimit të shtetit “duhet ta mbrojmë Kosovën”.
Ish-raportuesi në
Asamblenë e Këshillit e Evropës, Dick Marty në një intervistë të publikuar së
fundmi ka deklaruar se ka 16 muaj që është duke u mbrojtur nga policia
zvicerane në shtëpinë e tij, deri në atë pikë sa edhe kur del jashtë shtëpisë
është i detyruar të mbaj jelek anti-plumb, ndërkaq vetura e tij është e
blinduar dhe e shoqëruar me mjete policie. Ai tha se është i kërcënuar me
vdekje nga “elementë radikalë të shërbimit të inteligjencës serbe” dhe sipas tij
vrasësit më pas do t’i fajësonin kosovarët për këtë krim.
Ish-senatori Dick
Marty në vitin 2011 e publikoi një raport në të cilin ai pretendonte se disa
pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë, ndërsa
në bazë të këtij raporti më pas u formua Gjykata Speciale, ku po gjykohen
aktualisht tetë ish-krerë të UÇK-së.
sIç thuhet, më 16
dhjetor 2010, senatori zviceran Dick Marty tmerroi boten me deklarimet e tij ne
nje konference ad hoc ne Paris, kur akuzoi udheheqesit e UCK per trafik organesh
te serbeve te zene rob nga UCK. Sipas Martit, pjesa operacionale e aktivitetit
ishte zhvilluar ne nje shtepi fshati ne malesite e Burrelit, ku mbi tavolinen e
kuzhines, vriteshin roberit e lidhur dhe iu nxirreshin organet, te cilat
ushtaret e UCK i transportonin pergjate nje ecje shumeoreshe ne shtigje malore
derisa dilnin ne rruge automobilistike, ku i priste nje makine qe i conte ne
aeroportin e Rinasit. Aty kalonin doganen dhe udhetonin per ne drejtim te
paditur per t’u perdorur ne transplante organesh. Nje formulim i tille i
pabesueshem edhe per mendjet me kredule, do te krijonte hilaritet te cilido
gazetar ne bote, po te mos ishte Marti deputet i Asamblese se Keshillit te
Europes dhe synimi i sulmit te tij Kosova, qe ne ate kohe po behej gati te
fillonte dialogun me Serbine.