Interneti ka sjellë ndryshime të rëndësishme edhe në ekosistemin
mediatik shqiptar.Numrii aktorëve dhe i platformave të komunikimit
dhe të informimit në vend është shumëfishuar. Kanë ndryshuar
gjithashtu edhemënyrat e prodhimit, konsumimit dhe të shpërndarjes
së informacionit. Krahas mediave tradicionale, një rol gjithnjë e më
të madh në procesin e informimit të publikut po marrin edhe mediat
sociale. Për mediat e traditës ato po përvijohen si kanale të reja të
lidhjes me audiencën dhe të shpërndarjes së përmbajtjes. Por mediat
sociale paraqiten edhe si një kanal i rëndësishëm i shpërndarjes së
përmbajtjes së prodhuar nga vetë përdoruesit dhe publiku i gjerë.
Ky studim merr përsipër të paraqesë një panoramë të përgjithshme
të zhvillimit të mediave online dhe të mediave sociale në Shqipëri,
duke u fokusuar posaçërisht në përdorimin e mediave sociale
nga mediat profesioniste. Kërkimi empirik është përqendruar në
monitorimin e mediave sociale më të përdorura në Shqipëri, si
Facebook, Twitter, YouTube, Google +, Instagram, dhe blogsferë
si dhe në gjashtë mediat kryesore online në Shqipëri, përkatësisht:
top-channel.tv, balkanweb.com, shekulli.com.al, panorama.com.al,
albeu.com, dhe shqiptarja.com. Monitorimi përfshin një periudhë 1
vjeçare, nga gushti 2014 deri në gusht 2015.
Shpejtësia dhe ritmi i zhvillimit të mediave online në Shqipëri ka
qenë i lidhur ngushtësisht me ritmet dhe shpejtësinë e zhvillimit të
teknologjisë së internetit,si dhe me evoluimin e kontekstit ekonomik
dhe social-kulturor të vendit. Në procesin e penetrimit të internetit
në Shqipëri dallohen qartësisht dy faza: Faza e parë nis me lidhjen
për herë të parë të vendit me internet në vitin 1993 dhe vijon deri në
vitin 2007. Faza e dytë fillon nga viti 2007 dhe vazhdon deri më sot.
Gjatë fazëssë parë, në vend aplikohej kryesishtlidhja dial-up (përmes
linjave telefonike) për të ofruar shërbimin e internetit. Interneti ishte
ende elitar dhe vetëm një numër i vogël i publikut të gjerë mund
të kishte akses në të. Ngadalësia e procesit dhe investimet e pakta
shtetërore apo private për përhapjen e internetit, bënë që faza e parë
e webit Web 1.0, e cila karakterizohej nga shpejtësia shumë e ulët e
lidhjes me internetin dhe webi statik, të zgjatej më shumë se sa në
vendet e tjera të Europës. Kjo solli edhe një kontakt disi të vonuar të
përdoruesve shqiptarë me mediat sociale në internet, të cilat në vitet
2003-2004 njohën një shpërthim të paparë në vendet e zhvilluara.
Disa nga momentet më të rëndësishme të historisë së përhapjes së
intenetit në Shqipëri gjatë fazës së parë, gjenden në një raportim
zyrtar të përfaqësuesit të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve
të Shqipërisë (ERT) në Konferencën ndërkombëtare të
Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (International
Telecommunication Union –ITU) të zhvilluar në Moskë në 16-19
shtator 2003.1 Në këtë raport zbulohet se lidhja e parë ndërkombëtare
me internetin në Shqipëri është kryer në vitin 1993. Bëhet fjalë
për një projekt të përbashkët mes Departamentit të Informatikës
1. Linku: http://www.itu.int/ITUD/__estrategy/internet/Seminars/Moscow/
Mediat sociale dhe përdorimi i tyre nga mediat shqiptare
6
të Universitetit të Tiranës dhe qendrës EARN në Piza të Italisë2
.
Lidhja me internetin në këtë projekt u bë e mundur përmes linjave
telefonike, por kjo lidhje funksionoi vetëm disa muaj.
Sipas të njëjtit burim, shërbimi i internetit në vend për herë të parë
është ofruar nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara
(United Nations Development Programme – UNDP) në vitin 1996.
Një vit më vonë shërbimi i internetit u ofrua falas për organizatat e
shoqërisë civile, mediat dhe për universitetin edhe nga fondacioni
Soros.
Kompania e parë private që ofroi me pagesë shërbimin e internetit
ishte ICC (Intellectual Communicatons Centre) dhe shërbimi i saj
nisi në vitin 1998.3 Fill pas saj hynë në treg edhe tre ISP (Internet
Service Provider – ISP)të tjera, përkatësishtADA-Net,AbissNet dhe
ABCom.
Duhet theksuar se dy nga katër ISP-të e para u themeluan
nga kompani që kishin në zotërimin e tyre edhe media, siç është
rasti i Abissnet, pronari i së cilës ishte gjithashtu edhe pronar i
gazetës Shekulli, apo rasti i ADA-Net që kishte në pronësinë e vet
grupin mediatik Klan. Kjo tregon se aktorët që vepronin në fushën e
medias ishin ndër të parët që treguan interes për të hyrë në terrenin
dhe në tregun e internetit.4
Në zhvillimin e internetit patën një rol edhe disa nisma institucionale dhe ligjore në këtë periudhë.
Kështu në vitin 1998 u
miratua në Kuvend ligji “Për telekomunikacionet në Republikën
e Shqipërisë”. Në të njëjtin vit u themelua Enti Rregullator i
Telekomunikacioneve (ERT), që krijoi një bazë institucionale për
zhvillimet në këtë fushë dhe i parapriu privatizimeve strategjike si
2. Raporti i përfaqësuesit shqiptar të ERT në konferencën e ITU (International
Telecommunication Union) në Moskë në vitin 2003. Linku: http://www.itu.int/
ITU-D/__e-strategy/internet/Seminars/Moscow/ Aksesuar më datë 01.08.2015
3. Po aty
4. Zhvillimi i internetit dhe i mediave sociale në Shqipëri, ISHM, 2015
Mediat sociale dhe përdorimi i tyre nga mediat shqiptare
7
dhe dhënies së licencave të reja për internetin, telefoninë fikse dhe
atë celulare.5
Përhapja shumë e kufizuar e internetit në fazën e parë lidhet edhe
me përhapjen e kufizuar të vetë teknologjisë së informacionit dhe të
komunikimit në vend.
Në vitin 2000 Shqipëria kishte mesatarisht 1
kompjuter në 1800 banorë6
, ndërkohë kur në të njëtin vit mesatarja
e 15 vendeve anëtare të BE ishte 286 kompjutera në 1000 banorë.
7
Publiku i gjerë, biznesi dhe institucionet nisën të kenë akses disi më
të madh në internet vetëm pas vitit 2000, kur krahas ISP-ve private,
interneti nisi të ofrohet edhe nga operatori shtetëror AlbTelekom.
Në këtë kohë hapen edhe disa njësi private shërbimi të quajtuara
“Internet Kafe” që ofronin me pagesë për orë shërbimin e internetit.
Por gjithsesi aksesi i familjeve shqiptare në internet vazhdon të
mbetet në një shkallë të ulët deri në vitin 2007.
Lidhja broadband
fiks, e cila në vendet perëndimore kishte nisur të aplikohej qysh
në vitin 2001, duke sjellë edhe kalimin e Webit në fazën e vet të
dytë Web 2.0, në Shqipëri kishte përhapje shumë të ngadaltë dhe të
kufizuar. Numri i abonentëve me akses në internet përmes lidhjes
broadband fiks në vitin 2007 ishte vetëm 1800. 8
Pikë kthese për përhapjen e internetit në vend ishte privatizimi i
operatorit të vetëm shtetëror të telekomunikacioneve AlbTelekom
në vitin 2007, që solli shumëfishim të investimeve, liberalizim
5. Tartari, Alban, Interneti në Shqipëri dhe përdorimi nga media –histori
dhe aktualitet, Studime Albanologjike, Botimi 5 “Historia e medias dhe
mediatizimi i historisë”, Tiranë 2012
6. Raporti i përfaqësuesit shqiptar të ERT në konferencën e ITU (International
Telecommunication Union) në Moskë në vitin 2003.
Linku: http://www.itu.int/
ITU-D/__e-strategy/internet/Seminars/Moscow/
Lindja e televizioneve private në Shqipëri (1995-2000)
Nëse do t’i hedhim një vështrim dukurisë së lindjes së televizioneve private
në Shqipëri, më 25 dhjetor 1995 nisi transmetimet e para Shijak TV, datë kjo
që shënoi lindjen e televizionit të parë privat në Shqipëri. Programi i parë që
u transmetua në Shijak TV, në formatin e transmetimit VHS, ishin filmimet
me një kamera amatore në disa shkolla 8-vjeçare, ku fëmijët festonin
Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Që nga ky moment e deri në nëntor të vitit 1998,
Shijak TV e zhvendosi studion qendrore në Tiranë dhe kaloi nga sistemi VHS
në Super VHS dhe Beta. Pas transferimit, televizioni numëroi edhe studiot në
Shijak, Durrës, Kavajë dhe Lezhë, me një personel prej 19 punonjësish me
kohë të plotë, nga të cilët 7 prej tyre ISHIN gazetarë.
Telenorba Shqiptare, me qendër në Bari të Italisë, nisi transmetimet diku
nga mesi i vitit 1995, megjithatë TNSH-ja, pjesë e Telenorba Italia, mori
autorizimin zyrtar për të transmetuar në Shqipëri nga qeveria shqiptare, në
prill të vitit 1996, muaj që shënoi zyrtarisht lindjen e këtij televizioni privat
në vend.
Në fund të vitit 19957
, u themelua studioja e parë e prodhimit “Gjeli Vizion”,
në pronësi të Agim Buxhelit. “Gjeli Vizion” ishte një studio televizive prodhimi
e lëvizshme, që mundësonte një transmetim me katër kamera.
Në rend kronologjik, në këtë periudhë kohore kemi hapjen e këtyre
kanaleve televizive: Shijak TV më 25 dhjetor 1995; televizioni i dytë privat
Antena Jug në Gjirokastër më 21 prill 1996; Alba TV, televizioni i parë që
nisi transmetimet në kryeqytet në maj të 1996; TVA në Tiranë dhe TV
Rozafa në Shkodër në dhjetor 1996; Teuta TV në Durrës në mars të 1997;
TV Klan në tetor 1997; TV Koha në nëntor 1998; Vizion TV në nëntor të
1999 në Tiranë etj8
.
Me miratimin e Ligjit nr. 8401, datë 30.9.1998 “Për Radion dhe Televizionin
publik dhe privat në Republikën e Shqipërisë”, dhe ngritjen e Këshillit
Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT), sot (AMA), Kuvendi i Shqipërisë
legalizoi transmetuesit e parë privatë në vend. Deri në këtë periudhë të
7 https://al.ejo-online.eu/media-dhe-politika/lindja-e-televizioneve-private-ne-shqiperi
8 Ibid.
Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash 15
miratimit të këtij ligji, në Shqipëri ishin hapur gjithsej 31 televizione private
dhe dy studio prodhimi, pjesa më e madhe e të cilave u licencua në tetordhjetor 2000.
Dy janë dukuritë më të spikatura në peizazhin e transmetuesve audio-vizivë
të kësaj periudhe në Shqipëri. E para ka të bëjë me shndërrimin e televizionit
nga shtetëror në publik, ndërsa e dyta lidhet me liberalizimin e tregut dhe
lindjen e televizioneve të para private, një pjesë e mirë e të cilave në mënyrë
të jashtëligjshme9
.
Televizionet ndryshojnë jo vetëm nga statusi i transmetimit, por edhe
nga formati që ato zgjedhin si transmetues. Në Shqipëri kemi transmetues
audiovizivë gjeneralistë, që ofrojnë një strukturë programore me një
spektër të gjerë programesh: informacione, programe të karakterit politik,
social apo kulturor, dokumentarë, filma, muzikë, sport. Ndërsa një format
tjetër transmetimi është ai i transmetuesit tematik. Ato mund të jenë vetëm
informativë, ose vetëm muzikorë, por ka edhe transmetues me program
miks, informativë dhe me programe.
Në pjesën dërrmuese të rasteve, deri në vitin 2000, televizionet u hapën pa
një projekt të mirëfilltë dhe pa qenë të specializuar për një nismë të tillë.
Këtu mund të përmendim mjediset në të cilat këto televizione u ngritën, ku
në 75% të rasteve rezultoi të ishin përshtatur në apartamente, kate vilash të
marra me qira, etj.
Përsa i përket fuqisë ekonomike, stafit dhe teknologjisë së përdorur vihet
re që deri më 1999, vetëm tre stacione nga mbi 30 ekzistues kishin një
personel të përhershëm me mbi 35 vetë, katër stacione me rreth 20-25 vetë,
ndërsa pjesa tjetër kishin personel shumë më të vogël se aq. Megjithatë,
këto të dhëna duhet të merren me rezerva, pasi ato bazohen në deklarimet
e vetë pronarëve, të cilët një pjesë të mirë të stafit e punësonin në të zezë, të
deklaruar si part-time.
Pjesa më e madhe e operatorëve i kanë nisur transmetimet e para me kamera
amatore VHS dhe, më pas, kanë kaluar në një sistem gjysmë profesional
Umatik apo SVHS. Në vitin 1999, vetëm TV Klan, TNSH dhe Alba TV, kishin
tërësisht një sistem transmetimi profesional Beta, ndërsa pjesa tjetër e
televizioneve operonte me sisteme gjysmë profesionale.
Të ardhurat e një televizioni përmes reklamave deri në fund të vitit 1998
ishin të pamjaftueshme për të nxjerrë shpenzimet e një televizioni, sidomos
në rrethe.
9 http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2017/04/Dotoratura-Ramadan-%C3%87ipuri.pdf
16 Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash
Nga viti 1995 deri në fund të 1999-ës u vu re një mungesë serioze e personelit
me përgatitje apo përvojë në televizion. Ndonëse ka punonjës të TVSH-së të
cilët ndihmuan privatisht disa stacione, shumica e stafit nuk kishte ndonjë
trajnim apo specializim në këtë fushë. Vërehet një mungesë e theksuar
njohurish në përdorimin me efikasitet të pajisjeve që zotërojnë, ndërsa
pjesa më e madhe e teknikëve në këtë periudhë kishin mbaruar inxhinieri
elektrike.
Sa i përket gazetarëve, pjesa dërrmuese e tyre vinin kryesisht nga gazetat
ose nga bankat e shkollave të degëve gjuhë-letërsi, ekonomik dhe më vonë
gazetari.
Në këtë periudhë, pjesa më e madhe e programacionit 24-orësh mbushej,
në një mesatare të mbi 30 televizioneve, me 7 orë transmetim në gjuhën
shqipe, ndërsa pjesa tjetër me lidhje të drejtpërdrejta me kanalet e huaja që
në mbrëmje vonë e deri të nesërmen në mëngjes.
Televizionet e para kombëtare
Më 14 nëntor 2000 KKRT-ja dha licencat e para kombëtare televizive,
përkatësisht për TV Arbëria dhe TV Klan. Ndryshe nga pjesa më e madhe e
televizioneve të tjera private, Tele-Arbëria nisi transmetimet me program 24
orë, pa ndërprerje, dhe valët e tij mbulonin vetëm kryeqytetin. Programi i
TVA-së në nisje të tij ka pasur karakter artistik.
Televizioni Klan, operatori i dytë që u licensua nga KKRT-ja në fund të vitit
2000 si televizion kombëtar, nisi transmetimet e para në Tiranë, më 25 tetor
të vitit 1997. Ndryshe nga stacionet e tjera, ky kanal filloi transmetimin me
sistemin Super VHS me një programacion vetëm me filma, por pa përkthim.
Në qershor të 1998-ës, ky televizion nisi të ndryshonte gjithë sistemin e
transmetimit në Beta. Krahas teknologjisë së përparuar në raport me kanalet
konkurrente, televizioni Klan u prezantua në treg me 24 orë program, nga
të cilat 7 orë e gjysmë transmetim në gjuhën shqipe. Deri në këtë kohë ky
televizion transmetonte dy edicione lajmesh, në orën 19 e 30 dhe 23.00, por
më pas e ndryshoi programacionin me 4 edicione lajmesh. Klan TV kishte
një personel prej 41 punonjësish, nga të cilët 14 gazetarë dhe kameramanë.
Sipas KKRT, TV Klan mbulonte 40.91% të territorit të Shqipërisë.
Gjatë viteve që pasuan u vu re një konfigurim i tregut, si rrjedhojë e largimit
të një transmetuesi kombëtar për shkak të falimentimit, siç është rasti i
televizionit kombëtar Arbëria në vitin 2008.
Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash 17
Top Channel është televizioni tjetër kombëtar, i themeluar në 30 korrik
2001, me një plan ambicioz, siç thuhet në faqen zyrtare të tij, “për të qenë
televizioni i të gjithë shqiptarëve përmes trekëndëshit: informim, argëtim,
edukim”. Top Channel nisi për herë të parë transmetimet në 20 dhjetor
2001 dhe përparoi shpejt në peizazhin e atëhershëm të medias shqiptare,
falë punësimit të një stafi të rëndësishëm krijuesish e gazetarësh, si
dhe përdorimit të teknologjisë së re dhe ideve inovative në programim
dhe në shpërndarje. Më 10 maj 2009, Top Channel nisi transmetimet në
teknologjinë HD, me finalen e ‘Top Fest 6’, duke u bërë televizioni i parë në
Shqipëri dhe rajon që solli këtë risi.
Vizion Plus i filloi transmetimet e para në vitin 1999, fillimisht si
televizion që transmetonte në nivel lokal, për ta zgjeruar më tej zonën
e transmetimit. Televizioni u pajis me licensë kombëtare në vitin 2008
dhe në vitin 2016 mori nga AMA një prej 5 licensave kombëtare private
për transmetimet numerike. Vizion Plus gjithashtu nisi të transmetonte
programet e tij edhe nëpërmjet transmetimit satelitor, si dhe nëpërmjet
platformës së transmetimit numerik tokësor Tring. Përgjatë viteve Vizion+
ka eksperimentuar me formate të ndryshme programesh, duke sjellë një
gamë të gjerë përmbajtjeje për publikun.
Platformat dixhitale tokësore dhe satelitore
Transmetimi numerik në Shqipëri erdhi si një mik i paftuar e i paparashikuar,
as nga ligji e as nga rregullatori. Platforma e parë dixhitale tokësore, Digitalb,
nisi transmetimin më 15 korrik 2004, mes kundërshtimesh të forta si nga
rregullatori, ashtu edhe nga stacione të tjera televizive, si dhe në kushtet e
mungesës së rregullimit ligjor.
Pati shumë debate në lidhje me rregullimin ligjor të këtyre kompanive, ku
u përfshinë autoriteti rregullues, Parlamenti, organizatat ndërkombëtare
dhe përfaqësuesit e medias. Megjithëse ishin “të jashtëligjshëm” në
aspektin e legjislacionit të medias, operatorët dixhitalë u bënë një realitet i
qëndrueshëm dhe konkurrues në peisazhin mediatik shqiptar. Kuadri ligjor
për transmetimet dixhitale u miratua në verën e vitit 2007, por ky kuadër do
të rishikohej më tej, me miratimin e ligjeve dhe rregulloreve të tjera.
Edhe pse në këtë situatë të paqartë ligjore, platforma Digitalb e vazhdoi
përhapjen e saj dhe përgjatë katër vjetëve të parë shënoi një rritje me mbi
120.000 abonentë brenda dhe jashtë vendit, sipas të dhënave të kompanisë.
18 Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash
Gjithashtu u futën në transmetim edhe tre platforma dixhitale, Sat+, Tring
dhe Supersport. Supersporti është pjesë e platformës Digitalb.
Menjëherë pas Digitalb, një tjetër kompani, SAT+, doli në treg, por ajo nuk
zgjati shumë. Multipleksi i dytë, Tring TV, hyri në treg në 2008. Tring është
platformë dixhitale tokësore dhe satelitore nga Tring TV Sh.a.
Tring filloi transmetimet dixhitale në vitin 2008 dhe mbulon me sinjal
televiziv tokësor qytetet kryesore të Shqipërisë. Në satelit, Tring mund të
gjendet në të gjithë Shqipërinë, në Europë, si dhe ndërkombëtarisht përmes
shërbimit My Tring IPTV. Platforma Tring është pjesë e EdilAl Group së
bashku me televizionin kombëtar Vizion Plus HD dhe kanalin Living HD. Në
vitin 2012 Tring kaloi disa kanale në teknologjinë HDTV.
Pas një procesi të gjatë rregullimi ligjor, diskutimesh, pas ndryshimi të disa
prej rregullave fillestare, si dhe disa proceseve gjyqësore, në vitin 2016 u
miratuan përfundimisht licensat numerike kombëtare për “Top Channel”,
“TV Klan,” “Digit-Alb” dhe më vonë dhe Vizion Plus. Në 2017 iu dha licensa
dhe kompanisë ADTN, e cila zotërohet gjithashtu 100 % nga Digit-Alb.
Televizioni publik shqiptar nga fillesat te dixhitalizimi
Televizioni publik shqiptar, TVSH, ka filluar transmetimet e tij të para në
29 prill 1960, duke mbuluar me sinjal vetëm një pjesë të vogël të qytetit të
Tiranës. Në vitin 1966 sinjali i TVSH-së arriti edhe në qytetin e Durrësit10.
Pas viteve ’90 iu nënshtrua një procesi rrënjësor reformimi për t’u kthyer
në një transmetues me funksione të mirëfillta publike. Ky reformim
parashikonte krijimin e një shërbimi të pavarur, të ekuilibruar dhe të
paanshëm në dhënien e informacionit, në ofrimin e programeve të thelluara
në çështje të politikës së brendshme e të jashtme, në prodhimin e produkteve
televizive ku të pasqyrohej jeta bashkëkohore shqiptare. Në funksionin
e transmetuesit publik TVSH duhet të ndihmojë në formimin e identitetit
kombëtar dhe të krijojë një emërues të përbashkët për tërë popullsinë. Në
cilësinë e transmetuesit publik, TVSH duhet të ofrojë programet më të mira
për fëmijët si për moshën parashkollore po ashtu edhe shkollore. Gjithashtu
TVSH duhet të jetë transmetuesi kryesor publik i veprimtarive sportive
kombëtare dhe ndërkombëtare me pjesëmarrje shqiptare. Duhet të synojë
blerjen e programeve cilësore evropiane për televizionin.
Në strukturën e programacionit të TVSH, evidentohen programe të tjera të
ndërtuara në studiot dhe me kapacitetet profesionale të vetë TVSH-së. Ndër
vite, TVSH ka pasur disa programe që janë bërë ikona të programacionit
televiziv shqiptar. Përmendim këtu “Trupi dhe shëndeti”, “Hapësirë e Blertë”.
Programet e mëngjesit “Jo vetëm kafe”, “Kafeja e së dielës” dhe “Mirësevjen”
janë vendosur në strukturën programore të TVSH ndër vite dhe kanë sjellë
përmbledhjen e shtypit, aktualitetin e ditës, muzikë dhe informacione të
formatuara për natyrën e emisioneve në mëngjes11.
Si pjesë e detyrimit të saj ligjor, TVSH ka pasqyruar edhe aktivitetet kryesore
të të gjitha institucioneve fetare të njohura nga ligji.
Struktura e redaksisë së fëmijëve dhe rinisë, e trashëguar që para viteve ’90,
i dha TVSH-së një avantazh konkurrues ndaj kanaleve private televizive në
drejtim të programacionit dhe mundësive për prodhimin e emisioneve për
fëmijë, ku përmendim Mini Mini show, Troç, etj.
Procesi i implementimit të projektit të dixhitalizimit të transmetimeve të
TVSH, ishte një tjetër risi në përmirësimin e shërbimit publik, duke ofruar
12 kanale televizive, si dhe mbështetje të duhur për operatorët lokalë. Nisja
e transmetimeve dixhitale për RTSH ishte një sfidë më vete, si përsa i përket
rregullimit ligjor, ashtu edhe procedurës së tenderimit dhe financimit. Në
të njëjtën kohë, ky proces përbënte dhe një mundësi që RTSH të ndërtonte
një programacion më të mirë dhe të përmirësonte ndjeshëm përhapjen dhe
cilësinë e sinjalit. Për momentin platforma dixhitale e RTSH transmeton në 12
programe. Tre prej tyre janë të natyrës së përgjithshme, kurse të tjerat janë
kanale tematike me përmbajtje të ndryshme si filma shqiptarë, programe
kulturore, sportive, programacion për fëmijë, programe edukative, lajme, etj.
RTSH-2 transmeton lajme në pesë gjuhë të pakicave kombëtare: arumune,
greke, maqedonase, rome dhe serbe. Po kështu, në platformë përfshihen dhe
dy degë lokale të RTSH, TV Gjirokastra dhe TV Korça. RTSH është aktivizuar
më shumë edhe në konkurset për marrjen e të drejtave televizive sportive,
dhe në vitin 2018 transmetoi falas për shqiptarët të gjitha ndeshjet e
kampionatit botëror të futbollit, si dhe ka bërë përpjekje për të transmetuar
më shumë ngjarje sportive ndërkombëtare falas në platformën e saj
Vështrim i shkurtër historik
Transmetimet radiofonike nё Shqipёri kanё një histori mё shumё se
75-vjeçare. Gjatë zhvillimit të tyre këto transmetime janë përshtatur për t’iu
përgjigjur kёrkesave dhe rrethanave nё etapa tё caktuara. Këto ndryshime
kanë qenë të lidhura jo thjesht me pёrmirёsimin e parametrave teknike dhe
teknologjike, por edhe me përshtatjen me një peizazh mediatik në ndryshim
të vazhdueshëm, si dhe me qasjen ndaj informacionit dhe balancimin e tij me
programacionin zbavitës. Sfidë për këtë sektor mbetet pozicionimi në treg,
përballë një konkurrence në rritje nga sektorët e tjerë mediatikë, kryesisht
televizioni.
Dy kapёrcimet mё thelbёsore nё tregun radiofonik shqiptar janё evidentuar, sё
pari, nё pjesёn dytё tё vitit 1994, dy dekada mё parё, kur pёr dёgjuesit, krahas
stacioneve tradicionale si Radio Tirana, apo filialet e saj nё Korçё, Gjirokastёr,
Shkodёr dhe Kukёs nisi tё ofrohej mundёsia e sintonizimit dhe nё frekuenca
tё reja private, alternativa transmetimi, tё cilat brenda njё kohe tё shkurtёr
u zgjeruan nё rajone tё ndryshme tё vendit, si dhe pёrmirёsuan shёrbimet e
tyre pёr audiencёn; sё dyti, nё fund tё vitit 2006 dhe nё fillim tё vitit 2007
kur operatorёt radiofonikё shqiptarё kthyen vёmendjen nga oferta virtuale,Radioja dhe përhapja në shkallë të gjerë e internetit
Nga ana tjetёr radioja, si pjesa tjetër e medias, s’kishte si t’i shpëtonte efekteve
revolucionare të përhapjes në shkallë të gjerë të përdorimit të internetit.
Si kudo, edhe nё Shqipёri, zhvillimet teknologjike e detyruan radion që të
përshtatet, duke nxjerrë në pah karakterin konvergues, me tipare sjelljeje
si ato të mediave të tjera, duke iu përgjigjur trendeve të mënyrave të reja në
konsumimin e informacionit ndërveprues, zbavitjes dhe reklamimit. Faqja
online apo aktivizimi në forumet e mediave sociale i ka orientuar redaksitë
radiofonike gjithnjë e më shumë drejt produktit multimedial, transmetimin
në dy pista, on air & online, duke e pasuruar versionin klasik valor, vetëm të
zëshëm edhe me pamje, në formën e teksteve, fotove, videove, animimeve etj.
Stacioni i parё privat nё Shqipёri, Radio Vlora, nisi nga transmetimet mё 17
nёntor 1994. Ky ёshtё njё ndёr momentet shumё tё rёndёsishme nё historinё
e radios shqiptare, sepse shёnoi fillimin e rёnies sё monopolit shtetёror nё kёtё
sektor. Vetёm nё njё hark kohor dyvjeçar, 1997-1998, nё Shqipёri u themeluan
31 radio private, pjesa mё e madhe e tё cilave nё kryeqytet13.
Stacioni historik Radio Tirana dhe degёt e saj lokale nё Korçё, Gjirokastёr,
Shkodёr dhe Kukёs u gjendën përballë një konkurrence të fortë nё atёperiudhё, sidomos në aspektin teknologjik. Nё treg kishte hyrё me pretendime
tё mёdha, Top Albania Radio, TAR, me njё inventar teknik, ndёr mё tё fundit
nё treg, me koncepte revolucionare tё tё bёrit gazetari radiofonike, duke
u kthyer nё njё lloj “udhërrëfyesi” pёr stacionet e tjera, duke u dalluar për
gjallërinë para mikrofonit, kurimin e spoteve identifikuese, mёnyrёn e
realizimit tё reklamave, pёrzgjedhjen muzikore etj. Një konkurrent i saj i
denjë shumë shpejt u bë edhe Club FM.
Pёr herё tё parё nё Shqipёri, ra monopoli i pёrcjelljes tёrёsore tё proceseve
zgjedhore nga RTSH. Njё stacion privat, Radio Koha, dhjetё ditё pas themelimit,
duke shfrytёzuar reporterёt e gazetёs Koha Jonё, qё ishte brenda tё njёjtёs
kompani mediatike, raportoi nonstop zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare
tё 29 qershorit 1997, nga Tirana dhe rrethet kryesore tё Shqipёrisё.
U zgjerua dhe harta e transmetimeve nё qytete tё ndryshme tё vendit, si nё
Krujё, Gjirokastёr, Durrёs, Memaliaj, Gramsh, Kavajё, Korçё etj. Masivizimi i
stacioneve radiofonike ndodhi dhe pёr shkak tё vakumit ligjor.
Situata dhe problematika e sotme
Aktualisht nё Shqipёri emetojnё 64 stacione radiofonike, 6 prej tё cilave kanё
status publik (Radio Tirana, Radio Tirana 2, Radio Korça, Radio Gjirokastra,
Radio Shkodra dhe Radio Kukёsi), kurse pjesa tjetёr janë operatorё privatё14.
Nё fund tё vitit 2006 dhe nё fillim tё vitit 2007 stacionet radiofonike nё Shqipёri
nisёn tё kujdesen dhe tё orientohen pёr nga produkti online, njё shёrbim ekstra
pёr redaksitё, nё përputhje me prirjen globale, krahas pёrmbushjes sё detyrёs
klasike: transmetimin e programeve nё versionin valor. Megjithё zhvillimin
e vrullshёm teknologjik, mobilitetin, ndryshimin e sjelljes konsumatore pёr
arritjen e programeve audio, si dhe gjallёrimin e mediave tё reja, pronarёt dhe
menaxherёt e stacioneve shqiptare duken ende nё pozita konservatore, duke
u fokusuar mё shumё tek transmetimi valor on air.
Rreth 35 % e stacioneve radiofonike ende nuk kanё njё faqe online, kryesisht
pёr arsye tё pamundёsisё financiare dhe pёr shkak të pengesave qё vijnё nga
problematika e funksionimit tё radiostacionit. Kurse nё rreth 10% tё radiove
vijohet tё konsiderohet si i padobishёm hapja e njё website15.
Pёrmbajtjet nё faqet online tё radiove shkarkohen nё mёnyrё spontane, nё
pjesёn mё tё madhe pa ide dhe kreativitet. Nga radiot qё kanё faqe onlineRisitë dhe problemet që ndeshen
Peizazhi i mediave online ka lulëzuar në vitet e fundit, megjithëse askush nuk
mund të thotë me siguri se cili është numri i saktë i mediave online në vend.
Në të njëjtën kohë, nuk është e lehtë të identifikohen personat që punojnë në
këto media online, si dhe aspekte të tjera që lidhen me to. Rritja e përhapjes
së internetit në popullsi dhe përdorimi i lartë i telefonisë celulare ka
përshpejtuar më shumë hapjen e mediave online. Fakti që “migrimi dixhital”
i gazetarëve më të njohur ose të paktën një prani e pjesshme e tyre në mediat
online është kthyer në normalitet është një tregues se sa tërheqëse apo të
volitshme janë mediat online. Në të njëjtën kohë, zhvillimi i mediave online
ka rritur mundësinë që mediat t’u drejtohen grupeve më të profilizuara,
duke mbuluar fusha më specifike sesa ato të mediave të përgjithshme.
Kur bëhet fjalë për burimet profesionale, mediat online nuk ndryshojnë
nga pjesa tjetër e mediave, duke vuajtur mungesën e stafit dhe ngarkesën e
punës, përballë konkurrencës në rritje nga kolegët e tyre. Në këtë kontekst,
media online, si media tradicionale, tregon tiparet e një gazetarie që gjithnjë
e më shumë po shkon drejt gazetarisë së zyrës dhe po i largohet gjithnjë e më
shumë raportimit në terrenNjë nga problemet më të mëdha për ekzistencën dhe qëndrueshmërinë e
mediave online në Shqipëri është sigurimi i financimit. Jo vetëm në Shqipëri,
por edhe në vende të tjera, mediat online nuk ishin në gjendje të parashtronin
një model të qartë dhe të përcaktuar ekonomik. Edhe pse shumica e mediave
online ishin optimiste për të ardhmen e tyre financiare, rruga drejt një
modeli të qëndrueshëm ekonomik mbeti ende e panjohur. Megjithatë, është
e rëndësishme të theksohet gjithashtu se për herë të parë në vitin 2017, të
ardhurat nga reklamat për mediat online kanë tejkaluar të ardhurat e medias
së shkruar. Një tjetër burim modest i të ardhurave për mediat online në
Shqipëri ka qenë donacionet nga donatorë të huaj ose vendas. Megjithatë,
praktika tregon se donacionet mund të ndihmojnë si pikënisje, por ato nuk
janë zgjidhja.
Në mënyrë të ngjashme me mediat tradicionale, mediat online punojnë me
personel të kufizuar, i cili nuk është gjithmonë i trajnuar profesionalisht.
Presioni për të përshpejtuar procesin e publikimit të lajmeve në garë me
konkurrentët dhe burimet e kufizuara njerëzore kanë çuar në një situatë ku
saktësia e lajmeve shpesh bie viktimë. Për më tepër, lufta për disa klikime
më shumë ka forcuar më tej tendencën për të përdorur sensacionalizmin si
një mënyrë për të tërhequr vëmendjen, ndërsa mungon përmbajtja. Në të
njëjtën kohë, ekziston një distancim i dukshëm nga burimet e informacionit,
shpesh duke preferuar realitetin virtual në raportimin në terren, megjithëse
kjo prirje vërehet edhe në mediat tradicionale.
Sjellja etike e mediave online është një nga aspektet më të diskutuar në
debatin publik në lidhje me mediat, ndonjëherë duke çuar në propozime për
zgjidhje ligjore. Edhe pse përpjekjet e tilla kanë rezultuar të pasuksesshme
për momentin, është e qartë se presioni mbi këtë front është në rritje dhe
përpjekje të vetë-rregullimit nga mediat do të ishin të preferuara. Mungesa
e detyrimeve ligjore ose mekanizmave vetërregullues për të mbikëqyrur
sjelljen etike, si dhe praktika e copy-paste janë ndër aspektet që ndikojnë më
thellë në profesionalizmin e medias online17.
Zhvillimet në gazetarinë online kanë qenë të lidhura me zhvillimet në
internet, i cili përfaqëson infrastrukturën teknologjike të kësaj gazetarie.
Deri në fund të vitit 2019 numri i personave me akses broadband në rrjetet
celulare në vend arriti në 1,789,158, ndërkohë që aksesi broadband nga
rrjete fikse ishte 273,435 abonentë18. Aktualisht mund të thuhet se Shqipëria
ka një nivel aksesi në internet që është i krahasueshëm me aksesin në shumë
vende të Europës Perëndimore.
17 Ibid.
18 AKEP, “Treguesit Statistikorë të Tregut të KDukuria e migrimit dixhital
Fillimet e medias online karakterizohen nga hedhja online e materialeve te
medias tradicionale. Format fillestare kanë qenë thjesht një transplantim
mekanik i varianteve print në variante online. Me kalimin e kohës faqet
e medieve kryesore tradicionale u pasuruan me elemente pamorë dhe
përmbajtjesorë karakteristikë për mjedisin online.
Siç u përmend më lart, një nga prirjet më të dukshme të peizazhit mediatik
online është dukuria e migrimit dixhital. Për shkak të kostove më të ulëta,
por ndoshta edhe pavarësisë më të madhe editoriale, shumë gazetarë të
mirënjohur kanë krijuar portalet e tyre të lajmeve. Edhe pse shumica e
tyre shfaqen në TV ose botojnë editoriale në shtyp, ekziston një tendencë e
qartë ndaj migrimit dixhital, gjë që konfirmon fuqizimin e mediave online në
krahasim me ato tradicionale.
Rast i suksesshëm i migrimit në ueb19 mund të veçohet ai analistit Çim Peka,
i cili më 1 qershor 2015 mori përsipër drejtimit e medias online syri.net, një
nga mediat online që përpiqet të krijojë edhe përmbajtje origjinale lajmesh
të krijuar nga stafi i vet. Një rast i ngjashëm i migrimit dixhital është edhe
ai i gazetares dhe drejtueses së mediave tradicionale Anila Basha. Duke
lënë angazhimet në këto media, në janar të vitit 2015 ajo iu bashkua që në
themelim agjencisë online newsbomb.al dhe më vonë edhe newsport.al. Në
disa raste të tjera të bujshme të migrimit dixhital, drejtues apo gazetarë të
njohur janë shkëputur nga mediat tradicionale dhe kanë themeluar mediat e
tyre online. Tipik në këtë tipologji është rasti i gazetarit dhe analistit të njohur,
ish-kryeredaktor në disa media kombëtare, Sami Neza, cili themeloi droni.al. Në
këtë tipologji, bien në sy dy nga analistët e njohur të TV dhe gazetave, Armand
Shkullaku dhe Andi Bushati, të cilët pa ndërprerë angazhimin e tyre në mediat
tradicionale, krijuan lapsi.al. Lapsi.al u lançua në shtator të vitit 2014. Një
portal të vetin ka hapur edhe analisti Artur Zheji, i cili në maj 2016 themeloi
portalin 360grade.al. Në këtë panoramë online nuk mund të mungonin edhe
emra të tjerë të njohur të mediave tradicionale, si Blendi Fevziu, Rudina
Xhunga, përkatësisht me portalet opinion.al dhe dritare.al. Pasi u largua
nga gazeta Mapo, Alfred Lela hapi portalin e tij, politiko.al, duke u fokusuar
kryesisht në lajmet dhe analizat politike, duke u përpjekur të sjellë një model
më të përqendruar të portalit të lajmeve, në vend që të mbulonte çdo temë të
mundshme. Në mënyrë të ngjashme, Mira Kazhani krijoi median e saj online
tiranapost.al, ku, si një risi, ajo është përpjekur të angazhojë personalitetepublike në formën e rubrikave që ata mbajnë. Një tjetër media online në po
këtë drejtim është ajo e vëllezërve Nazarko, Konica.al, dhe lista vazhdon me
Enkel Demi dhe 27.al, Ylli Rakipi dhe tpz.al, Arian Çani dhe zoneelire.al, Sokol
Balla dhe realstory.al, Elvi Fundo dhe cna.al, Eni Vasili dhe hapur.al, Alfred
Peza dhe alpenews.al, Skënder Minxhozi dhe javanews.al, etj.
Si një kategori më vete mund përmblidhen edhe Mediat dixhitale të lindura
si të tilla që dallohen për një adoptim të shpejtë të teknikave dixhitale dhe të
risive operacionale20. Ato janë jashtë ndikimit të rutinës dhe të praktikës së
mediave tradicionale dhe janë më të lira e më të prirura të eksperimentojnë
si në përmbajtje edhe në formë.
Në Shqipëri mediat digjitale të lindura si të tilla janë shfaqur pas vitit 2000,
por për rreth një dekadë ato kanë qenë të pakta dhe tepër të brishta. Një
nga rastet e suksesit dhe pioniere e tyre është albeu.com, e themeluar në
korrik të vitit 2003. Gjatë këtij harku kohor, Albeu ia ka dalë që jo vetëm të
mbijetojë, por edhe të shndërrohet në një media serioze online si dhe në
një biznes mediatik të suksesshëm. Tre vjet pas albeu.com, në vitin 2006, do
të themeloheshin edhe dy media të tjera të lindura mirëfilli në ueb, të cilat
janë verifikuar gjithashtu si raste suksesi. Bëhet fjalë për noa.al dhe ikub.al,
të cilat nisën si agregatorë të përmbajtjeve online të mbledhura nga uebi,
por më vonë e zgjeruan veprimtarinë e tyre duke përfshirë edhe një mori
shërbimesh online. Për njëfarë kohe kjo kategori e mediave online është
parë me nënvleftësim nga mediat tradicionale dhe shpesh është konsideruar
nga profesionistët e gazetarisë si joprofesionale, si abuzive dhe si portale që
s’bëjnë gjë tjetër veçse përbashkojnë materialet e prodhuara nga të tjerët
në internet. Ato janë akuzuar gjithashtu edhe për shkelje të së drejtës së
autorit, për përmbajtje të lehtë dhe abuzive që ka si qëllim vetëm shtimin
me çdo kusht të klikimeve dhe të numrit të vizitorëve. Por pavarësisht nga
këto opinione mediat digjitale të lindura si të tilla, në rastet më të spikatura
të tyre ia dolën të përmirësohen dhe jo vetëm kaq: një pjesë ia dolën edhe të
dominojnë peizazhin e mediave online.
Një dukuri për t’u veçuar është edhe Jetaoshqef.al. Duke botuar kryesisht
përmbajtje të orientuar nga argëtimi dhe interesi apo kërshëria njerëzore,
Jetaoshqef, me një emër të stilizuar në një format dialektor që rrezaton
humor, zë një vend të spikatur në peizazhin e mediave online në Shqipëri.
Përveç përmbajtjes së bazuar te soft news, kjo platformë bazohet gjithashtu
në një masë të madhe edhe tek user generated content, pra te përmbajtja e
gjeneruar nga vetë përdoruesit.Në linjën e prirjes drejt soft news, por edhe drejt informacionit të profilizuar
është verifikuar edhe një trend tjetër në mediat shqiptare online: rritja e
revistave online. Revistat online, në ndryshim nga agjencitë e lajmit online,
nuk kanë prioritet lajmin më të fundit. Përgjithësisht informacioni i tyre nuk
limitohet nga urgjenca kohore. Duke u populluar kryesisht me kategorinë e
soft news si dhe me gjini të tjera të “informacionit të butë” që kanë të bëjnë
me prirjet kulturore, me modën, botën e VIP-ave dhe të spektaklit, etj, revistat
online përfitojnë pikërisht nga prirja dhe tërheqja që ekziston aktualisht në
ueb për këtë kategori informacioni. Kjo kategori mediash është relativisht
e pasur në Shqipëri, me media si living.al, bordo.al, anabelmagazine.com,
elegance.al, iconstyle.al, revistavip.al, etj.
Në listën e revistave të suksesshme është padyshim edhe revista Monitor, e
specializuar në fushën e ekonomisë monitor.al i themeluar në vitin 2006 nga
Media Union. Përveç përmbajtjes së edicionit print, monitor.al boton herë
pas here informacione për zhvillimet më të fundit në fushën e ekonomisë.
Cilat janë prirjet kryesore në mbulimin mediatik të mediave online? Cili është
niveli i cilësisë së raportimit dhe informacionit dhe a respektohen standardet
profesionale? Cilat janë problemet kryesore etike që hasen? Më poshtë
është një analizë e tendencave kryesore të vërejtura përmes monitorimit të
drejtpërdrejtë të vazhdueshëm të sektorit të medias online, duke u fokusuar
kryesisht në portalet e lajmeve, si dhe bazuar në monitorime të mëparshme21.
- Raportimi i shpejtë kundrejt raportimit të thelluar
Gara për të qenë të parët për të përcjellë lajmin e fundit duket se është
bërë prioritet për mediat online, ashtu si dhe për mediat tradicionale. Si
rezultat, procesi i botimit të lajmeve është mjaft dinamik, me mediat që
tentojnë të botojnë artikuj shumë të shkurtër, ndonjëherë edhe thjesht një
paragraf, pa asnjë kontekstualizim. Ndërkohë që këta artikuj janë kthyer
në normë në mediat shqiptare, mungojnë investigimet dhe raportimi më i
thellë i medias.
- Më shumë lajme, më pak informacion?!
Edhe pse numri i lajmeve të botuara çdo ditë duket të jetë i lartë në
shumë media në internet, kjo nuk do të thotë që informacioni që i ofrohet
publikut është pasuruar. Meqenëse shumica e tregimeve apo postimeve
konsistojnë në deklarata apo ngjarje që transmetohen nga një burim,
21 Informacioni në lidhje me prirjet e pasqyrimit mediatik në median online bazohet në
raportin e ISHM. “Peizazh i medias online në Shqipëri,”2018.
28 Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash
publiku zakonisht merr informacion nga një burim i vetëm. Megjithatë,
duke gjykuar nga prirjet në mbulimin e lajmeve, dhe nga intervistat me
përfaqësuesit e medias online, gjetja e artikujve me më shumë se një
burim informacioni është kthyer në një luks.
- Saktësia dhe verifikimi i informacionit: një praktikë në zhdukje
Lidhur ngushtë me praktikën e publikimit të lajmeve me një burim të vetëm
informacioni është gjithashtu cilësia e lajmeve në aspektin e saktësisë.
Pothuajse pa asnjë përjashtim, praktika e publikimit të deklaratave
dhe informacionit nga Facebook, Twitter apo faqe uebi zyrtare, sjell një
situatë ku gazetarët e marrin informacionin pa e verifikuar. Si rregull,
deklaratat thjesht botohen, nuk verifikohen,dhe kjo gjë që ka mpakur rolin
e gazetarëve si rojtarë dhe gjithashtu ndikon në saktësinë e informacionit
të marrë nga publiku.
- Sensacionalizmi dhe titujt bombastikë: beteja e klikimeve
Mediat online mbushen rëndom me tituj që synojnë të tërheqin
vëmendjen e lexuesve, duke i bërë ata të klikojnë dhe lexojnë artikujt,
një taktikë e vlefshme si për median online, ashtu edhe për profilet e
tyre në media sociale. Në këto raste funksioni i vetëm i titujve është që
të klikohet artikulli, dhe shpesh edhe përmbajtja e artikullit nuk është
domosdoshmërisht e lidhur me titullin.
FLORI BRUQI