Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/09/17

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq : Mali i Zi nuk do të bëhet pjesë e Open Balkan, Dritan Abazoviq është manipulues politik


Dritan Abazoviq dhe Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në një intervistë ekskluzive për emisionin Balkan Talks, në Euronews Albania akuzon ish-kryeministrin Dritan Abazoviq, si manipulues politikGjukanoviq hedh poshtë pretendimet e Abazoviqit se po diskriminohet për faktin se është shqiptar, teksa i kujton se iu dha mundësia të bëhej kryeministër në një shtet multietnik si Mali i Zi.

“Abazoviq është një manipulues jo i suksesshëm, në një vend multietnik si Mali i Zi atij ju dha mundësia të bëhet kryeministër. Është shqiptar etnik, po lider i një partie që ka tre deputetë në parlament nga 81 në total ndaj kjo nuk përputhet me pretendimit të tij se diskriminohet se është shqiptar etnik”, thotë ai.

I pari i shtetit malazez deklaron se Mali i Zi nuk do të jetë pjesë e nismës Open Balkan ndërsa thekson se do të mbështesë vetëm procesin e Berlinit për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Pavarësisht çfarë thotë Vuçiç dhe Rama, unë e perceptoj këtë si alternativë ndaj procesit të Berlinit dhe qëndrimi i partnerëve tanë perëndimore perceptohet nga unë ashtu si pritej. Është pothuajse e e pritshme mbështetja për çdo alternativë rajonale pa u thelluar. Pra, kushdo që mbështet Ballkanin e Hapur dhe çdo iniciativë rajonale e vlerësoj. Por kjo nuk më çliron nga përgjegjësia që t’i them Malit të Zi publikisht atë që është më e mira për vendin tonë; mendoj se anëtarësimi në BE është zgjidhja më e mirë dhe nëse e duam këtë gjë, mendoj se procesi i Berlinit do na çojë drejt integrimit evropian”, shprehet ai.

Abazoviq, i cili u shkarkua muaj më parë prej postit të kryeministrit malazez, ka theksuar disa herë se Mali i Zi duhet të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, iniciues të cilit janë Shqipëria dhe Serbia.

Ndryshe, Kosova, Bosnja-Hercegovina dhe Mali i Zi deri më tani kanë refuzuar kategorikisht që të jenë pjesë e kësaj nisme rajonale. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.

U sulmua zyrtari policor nga e dyshuara Teuta Llumnica?

 Dhuna që u promovua në një reality shoë i quajtur “It’s my home” që ka nisur tash e disa ditë në Televizionin “First Channel”, transmetim ky që u ndalua, siç duket po vazhdon edhe ndaj zyrtarëve policorë. Një incident i tillë ndodhi mbrëmë pas mesnate. Mësohet se një zyrtar policor u sulmua nga një konkurrente e këtij programi, e cila u përjashtua mbrëmë.



Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për 28-vjeçaren, Teuta Llumnica, e cila tashmë është arrestuar dhe ndodhet nën ndalim policor.

Por si ndodhi rasti dhe kur u sulmua zyrtari policor nga e dyshuara Llumnica?

Skenat e dhunës që janë parë ditët e fundit në “It’s my homë” kanë vazhduar edhe mbrëmë. Këtë herë, e dyshuar për sulmin është pikërisht Llumnica, e cila para pak ditësh ishte viktimë e dhunës fizike. Ajo po dyshohet se ka shkaktuar telashe, duke i sulmuar banorët e shtëpisë. Këtë herë, si pasojë e presionit publik të ditëve të fundit, sulmi pasoi me përjashtim të banores.





Burimet bëjnë me dije se produksioni e largoi Llumnicën nga shtëpia, por paraprakisht hasën në rezistencë.

Kjo ka bërë që Policia të zbarkojë sërish në selinë e këtij televizioni dhe ta shoqërojë të dyshuarën deri te banesa e saj. Por nuk mbaroi me kaq. Sjelljet e saj dhe agresiviteti që dyshohet se ka shfaqur gjatë rrugës e detyruan Policinë që ta prangosin, por e pësuan këta të fundit. Dhuna kulmoi kur një zyrtar policor u godit nga e dyshuara Lluminca, e cila menjëherë u arrestua dhe u dërgua në stacion policor.









Burimet thonë se polici që u sulmua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë  trajtim mjekësor në spital.

Në anën tjetër, ndaj të dyshuarës janë kryer procedurat policore dhe e njëjta me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar Rusinë që të mos përdorë armë kimike apo armë taktike bërthamore në luftën në Ukrainë.

 


Gjatë një interviste për CBS News, Biden tha se veprime të tilla “do të ndryshonin luftën, ndryshe nga çdo gjë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Presidenti amerikan nuk tregoi se cila do të ishte përgjigja e SHBA-së nëse përdoren armë të tilla.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur në gatishmëri “speciale” forcat bërthamore ruse pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Ai u ka thënë shefave të tij të ushtrisë se kjo masë është ndërmarrë për shkak të “deklaratave agresive” nga Perëndimi.

Armët bërthamore ekzistojnë qe 80 vjet dhe shumë shtete i shohin ato si mjet që garantojnë sigurinë e tyre kombëtare.

Sipas Shoqatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Rusia vlerësohet se ka rreth 5.977 koka bërthamore.

Megjithatë, ka pak gjasa që Moska synon të përdorë armë të tilla.

Armët taktike bërthamore janë ato armë që mund të përdoren për distanca relativisht të shkurt. Ndërkaq, armët “strategjike” bërthamore mund të lëshohen në distanca shumë të gjata.

Në intervistën për CBS, Biden u pyet se çfarë do t’i thoshte presidentit Putin nëse ai e shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë në Ukrainë.

“Mos e bëj”, u përgjigj presidenti Biden.

Presidenti amerikan po ashtu u pyet se cilat do të ishin pasojat nëse Putin do të përdorte armë të tilla.

“Mendoni se do t’iu tregoja nëse do ta dija saktësisht se çfarë do të ndodhte? Natyrisht se nuk do t’iu tregoj. Një gjë e tillë do të kishte pasoja”, u përgjigj Biden.

Ai shtoi se përdorimi i armëve të tilla do ta bënin situatën në botë “më të tmerrshme” sesa ka qenë ndonjëherë dhe shtoi se “varësisht nga përmasat e veprimeve të tyre do të përcaktohej edhe reagimi që do të pasonte”.

Pushtimi i Ukrainës nuk ka shkuar sikurse Kremlini ka shpresuar. Në ditët e fundit, Ukraina ka thënë se ka rimarrë mbi 8.000 kilometra të territorit në rajonin verilindor të Harkivit.

Por, pavarësisht sukseseve të Ukrainës, Putin ka insistuar se kjo kundërofensivë e Kievit nuk do të ndalë planet e Moskës për të vazhduar luftën e saj në lindje të vendit.


AGRON ZEQIRAJ: Oh, ç’mi vrave sytë, Rilind


 Oh, ç’mi vrave sytë, Rilind
e shikimin tim, padashje ma errësove,
Sa netë më le pa gjumë këto ditë…
në botën tënde bir, që të dua shumë!


Pak pika gjaku ranë, por eja!

 

Rilind, bir
shpejt ike nga kjo botë.
Mbase rrufeshëm, e pa më pyetur mua, vallë?!. Përse? Përse? Përse?
Akoma s’po e besoj, vërtet jo,
andaj po të pres, po po, po të pres.
Eja Rilind eja, eja se po të pres akoma!
Pak pika gjaku ranë…
e shpirtin tim plagosën përgjithmonë, o Zot!
Pika gjaku ranë mbi oqean:
mbi detëra të shumta ndjenjash,
mbi kujtime tona përtej oqeanëve,
ku ndjenja ka fuçin e Zotit,
e dhimbja lehtësohet duke pikuar pak gjak…
Pika gjaku ranë mbi ne, bir
e ti je vdekja më e bukur që kam lindur unë!
Oh, sa trishtim!
Pak pika gjaku jam dhe unë..
por, më shumë je ti se unë.
Të dua zemër, të dua Lindi im!
Me dashuri, babi
















Mi vrave sytë e më tërbove përgjithmonë, bir
e, edhe krahët tashmë, më janë thar,

Oh, sa Errësirë i dhe zemrës sime
në këto pak ditë që s’jemi parë…
Me dashuri, babi.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja, ka dhënë dorëheqje.

Kjo është hera e dytë qëZ.RAMË BUJA  jep dorëheqje nga kryesia e PDK-së. Të njëjtin veprim e kishte ndërmarrë edhe para pesë vitesh, kur Kryetar i PDK-së ishte Kadri Veseli.




Dorëheqjen e Bujës nga Kryesia e PDK-së e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësi Faton Abdullahu.

“Po, kryetari e ka pranuar dorëheqjen e z. Buja. Ka biseduar me të dhe e ka falënderuar për punën dhe angazhimin e deritashëm në Kryesi”, tha Abdullahu.

Ramë Buja ka lindur më 05.12.1958 në Bujan (Lipjan).


Libra të botuar

  • "Konferenca e Rambujesë" (Aspekti politik, juridik dhe ndërkombëtar), (Studim, temë e magjistraturës), shtator, 2006
  • "Çështja e Kosovës dhe shkatërrimi i Jugosllavisë" (Studim, tezë doktorate ), janar 2007


Arsimimi:

  • Doktor i Shkencave Politike (Universiteti i Prishtinës, shkurt 2006);
  • Magjistër i Shkencave Juridike (Universiteti i Prishtinës, mars 2004);
  • Ekonomist i diplomuar (Universiteti i Prishtinës, korrik 1993);
  • Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe (Universiteti i Prishtinës, shkurt,1990);
  • Shkolla e Mesme Teknike, (Lipjan, qershor, 1977).
  • Trajnime të ndryshme intensive në Slloveni, Rumani dhe SHBA.




Premieri kosovar Albin Kurti përmend sërish mundësinë e luftës mes Kosovës dhe Sërbisë për gazetën kroate

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka folur për mundësinë e një lufte në Kosovë, duke thënë se Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.


Uploading: 237722 of 237722 bytes uploaded.




Për gazetën kroate “Vecernji list”, Kurti ka thënë se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt, derisa ngriti shqetësimet për bazat serbe në kufirin me Kosovën,


Duke thënë se rreth kufirit të Kosovës me Serbinë në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, Kurti shtroi pyetjen se nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë, dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake që kishin qenë të njohura si “Mburoja Sllovene” dhe “Vëllazëria Sllovene”.

“Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina dhe dëshiron që Ballkani disi të vendoset si një alternativë ndaj Perëndimit demokratik”.

Ndër të tjera, Kurti ka treguar që e kundërshton kundërshton themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe sepse do të ishte “parathënie e krijimit të Republikës Srpska të re”.

Ai theksoi se përderisa serbët i kanë këto ëndrra për Kosovën si pjesë e Serbisë, këto ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë luftë pa Serbinë, as paqe pa shqiptarë.

Sipas Kurtit, gjëja më e rrezikshme është se lidershipi i Serbisë e konsideron Rusinë nënë e tyre dhe për këtë kemi rrethana të tilla në Ballkan me shumë rreziqe dhe frikë.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...