Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/10/04

Drejtori i CIA-s, William Burns: Putin mund të jetë i rrezikshëm dhe i pamatur



Ndërsa Agjencia Qendrore e Inteligjencës feston 75 vjetorin e saj këtë vit, komuniteti i inteligjencës po mban një sy vigjilent mbi luftën në Ukrainë dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ai duhet të jetë i shqetësuar, jo vetëm për atë që po ndodh në fushën e betejës në Ukrainë, çfarë po ndodh në shtëpi dhe çfarë po ndodh ndërkombëtarisht”, tha Burns prezantueses së “CBS Evening News” dhe kryeredaktores Norah O’Donnell.

“Ai qëndroi pranë Xi Jinping shkurtin e kaluar pak para fillimit të luftës dhe ata shpallën një miqësi pa kufi. Epo, rezulton se ajo miqësi ka disa kufij”, pohoi ai.

Burns tha se Kina ka qenë disi e heshtur në mbështetjen e saj për Rusinë në konflikt, duke vënë në dukje se ajo nuk ka ofruar llojin e mbështetjes ushtarake që presidenti rus ka të ngjarë të shpresonte.

Megjithatë, tha Burns, Putini mbetet “kokëfortë i sigurt në gjykimet e tij”.

Burns tha se udhëheqësi rus mund të jetë “mjaft i rrezikshëm dhe i pamatur” kur ndihet i mbyllur ose “ndjen kurrizin pas murit”. Por, sipas vlerësimit të Burnsit, Putin po e mbështet gjithashtu qasjen për të ecur përpara në “supozime të gabuara, ku ai mendon se mund ta bëjë të vështirë me ukrainasit, me Shtetet e Bashkuara dhe me Perëndimin”.

Sa i përket asaj se sa nga afër po i kushton vëmendje Kina luftës, Burns tha se ai beson se Xi “po shikon atë që po ndodh në Ukrainë si një skifter”.

Kosova ka popullsinë më të re në rajon – Serbia po plaket


                                                                                                                                          

Ilustrim

Përmirësimi i kujdesit shëndetësor, ushqimi më i mirë, kushtet e jetesës dhe shumë faktorë të tjerë janë arsyeja e rritjes së përqindjes së personave mbi 65 vjeç në pothuajse të gjitha vendet e botës. Me pak fjalë, bota po plaket, por po ashtu edhe popullsia në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Edhe pse në nivel global shihen vetëm pak më pak se një e dhjeta e popullsisë së botës njerëz mbi 65 vjeç, megjithatë në shumë vende, kjo përqindje është shumë më e lartë dhe arrin mbi një të tretën e banorëve të një vendi.

Statistikat demografike për moshën e popullsisë janë të rëndësishme nga shumë aspekte – nga organizimi dhe planifikimi i fondeve pensionale, ndërtimi i institucioneve për kujdesin e njerëzve, trajtimi spitalor etj.

Në vijim, TRT Balkan ju jep një pasqyrë të përqindjes së popullsisë së moshuar në botë, në Bashkimin Evropian dhe në rajonin e Ballkanit.

Të dhëna për rajonin nga burime të ndryshme

Sa i përket përqindjes së banorëve më të vjetër se 65+ në rajonin e Ballkanit Perëndimor, organizata globale statistikore Statista ka të dhëna për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, por jo për Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, ndaj duhet kërkuar të dhëna për ta nga burime të tjera.

Sipas Statista-s, Serbia ka përqindjen më të lartë të popullsisë së moshuar në Ballkanin Perëndimor me 21.3 për qind të popullsisë mbi 65 vjeç. Mali i Zi ka 15,9 për qind të popullsisë së përgjithshme që është më e vjetër se 65 vjeç, ndërsa, sipas të dhënave të Statista-s për Maqedoninë e Veriut, 14,8 për qind e popullsisë është më e vjetër se 65 vjeç.

Mirëpo, nëse analizohen të dhënat e reja statistikore të marra nga regjistrimi i popullsisë i vitit të kaluar dhe të publikuara këtë vit, vijmë deri te e dhëna se popullsia është “plakur” dhe tani janë 17.1 për qind e banorëve që janë mbi 65 vjeç.

Sipas organizatës statistikore Knoema, Shqipëria ka 15.2 për qind të popullsisë mbi 65 vjeç dhe Bosnjë e Hercegovina 18.5 për qind, që do të thotë se, nëse të dhënat janë të sakta, ajo është menjëherë pas Serbisë për sa i përket përqindjes së popullatës së moshuar.

Sipas një burimi të tretë, Kosova ka popullsinë më të re në rajon. Sipas Index Mundi, Kosova ka vetëm 7.75 për qind të popullsisë që është mbi 65 vjeç.

Japonia ka 86.000 njerëz mbi 100 vjeç.

Ndër vendet më të mëdha, Japonia ka qenë gjithmonë në krye për sa i përket përqindjes së banorëve të moshës 65 vjeç e lart. Besoni apo jo, ka më shumë se 86.000 njëqindvjeçarë në vend. Në Japoni, megjithëse 29.8 për qind e njerëzve, ose pothuajse një e treta, janë të moshuar, vendi ishull nuk është në vendin e parë.

Monako ka mbi 36 për qind të popullsisë së saj mbi moshën 65 vjeç, duke e renditur atë të parën në botë për përqindjen e banorëve të moshuar si përqindje e popullsisë së përgjithshme.

Italia ka popullsinë më të vjetër në BE

Në kuadër të Bashkimit Evropian, Italia ka përqindjen më të lartë të popullsisë së moshuar, 23.5 për qind të popullsisë. Më pas vjen Finlanda me 22,7 për qind, e ndjekur nga Greqia me 22,5 për qind.

Gjithsej 16 vende në tokën evropiane kanë mbi 20 për qind popullsi të moshuar.

Nga vendet në Evropë, Luksemburgu (14.6 për qind) dhe Türkiye (9.7 për qind) shënuan përqindjen më të ulët të të moshuarve.

Fitoi Nobelin e mjekësisë, por mbetet pa fjalë: Prej tij, kuptojmë më mirë trurin tonë!


“Mbeti pa fjalë kur mësoi se ishte ai fituesi i Nobelit të sivjetshëm të Mjekësisë; ishte shumë i lumtur por më pyeti plot përulësi nëse mund t’ia tregonte dikujt, nëse mund t’ia tregonte gruas së tij dhe unë thashë se ishte në rregull”.

“Ai ishte tepër i emocionuar për këtë çmim”! Sekretari i Komitetit të Nobelit dhe Mjekësinë, Thomas Perlmann, e përshkroi me këto fjalë reagimin e Svante Paabo kur mësoi se ishte fituesi çmimit më prestigjioz në botën shkencore  zbërthimin e kodit gjenetik të Neandertalëve, specia më e afërt me njeriun modern. Në një deklaratë të hënën, Organizata Nobel tha se shkencëtari Paabo po nderohet “për zbulimin e një qasjeje të re për të studiuar historinë tonë evolucionare, ndërsa na ndihmon ta njohim edhe më mirë trurin tonë”.

“Ka të bëjë me fiziologjinë njerëzore dhe atë që na bën neve si njerëz unikë në krahasim me të afërmit tanë. E gjithë kjo do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në të ardhmen për të kuptuar zhvillimin e trurit ose aftësinë tonë për të përballuar infeksionet e kështu me radhë”, tha Nils-Göran Larsson, Anëtar i Asamblesë Nobel në Institutin Karolinska.

67-vjeçari suedez kapërceu sfida të skajshme teknike në trajtimin e kampionëve të brishtë dhe të lashtë të ADN-së për të siguruar me sukses sekuencën e gjenomit, tha organizata.

“Kjo u pasua nga zbulimi spektakolar nga ana e tij e një specieje tjetër të zhdukur, Denisova, realizuar tërësisht nga të dhënat e gjenomit të marra nga një ekzemplar i një kocke të gishtit të vogël”, nënvizohet në deklaratë. Ky zbulim më pas arriti në përfundimin se Neandertalët dhe Denisovanët ishin grupe të afërta që u shkëputën nga njëri-tjetri rreth 600,000 vjet më parë.

Gjenet e Denisovanëve janë gjetur në deri në 6% të njerëzve modernë në Azi dhe Azinë Juglindore, gjë që tregon se ndërveprimi ka ndodhur edhe atje. Puna e shkencëtarit Paabo vërtetoi se Homo Sapiensët, Neandertalët dhe Denisovanët kishin ndërvepruar “gjatë periudhave të bashkëjetesës”, gjë që rezultoi në përfshirjen e ADN-së arkaike tek njerëzit e sotëm.”

“Shkofsh në djall”, rrjeti kryqëzon Elon Musk, pas komenteve për luftën dhe paralelizmin me Kosovën

Miliarderi Elon Musk po përballet më një lum kritikash pasi disa postimve në Twitter për pushtimin rus të Ukrainës. 

Të hënën në mbrëmje, Musk postoi në Twitter një status duke thënë fillimisht se për të arritur paqen midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të ketë një ribërje të zgjedhjeve “nën mbikëqyrjen e OKB-së” në katër zona të Ukrainës lindore të aneksuara në mënyrë të paligjshme nga Rusia.

Musk tha se “Rusia duhet  të largohet” nga ato zona “nëse ky është vullneti i njerëzve”.  Ai tha gjithashtu se Krimea, e aneksuar ilegalisht nga Rusia në 2014, duhet të bëhet “formalisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783 (deri në gabimin e Krushovit), duke iu referuar dekretit të vitit 1954 të lëshuar nga kryeministri i atëhershëm sovjetik . si dhe se Ukraina duhet të qëndrojë një vend neutral.

Madje ai heq edhe një paralele me Kosovën, në rastin e zonave të aneksuara, duke bërë që shumë qytetarë dhe njohës të çështjeve ndërkombëtare t’i reagojnë.

Shumë prej tyre ishin të mendimit se janë dy çështje që nuk kanë të bëjnë njëra me tjetrën, duke thënë se Kosova ka kaluar nëpër të gjitha proceset duke përmbushur të gjitha kriteret për të qenë shtet i pavarur dhe sovran.

Në përgjigje të postimeve të Musk në Twitter, Presidenti Zelenskyy postoi një sondazh në Tëitter duke pyetur “cili Elon Musk ju pëlqen më shumë?” me opsionet “ai që mbështet Ukrainën” ose “ai që mbështet Rusinë”.

Ndërsa Ambasadori i Ukrainës në Gjermani ishte gjithashtu i drejtpërdrejtë në komentin e tij, ‘shkofsh në djall është përgjigja ime shumë diplomatike ndaj jush”.

Shumica dërrmuese e reagimeve në Twitter ndaj komenteve të Musk për Ukrainën kanë qenë negative, me përgjigjet tipike që i thonë atij të mos komentojë për gjërat që me sa duket di shumë pak.

Washingtoni,Parisi, Londra, Roma, Berlini nuk do të lejohet që të shantazhohet nga Moska.

Banorët e Kievit kanë nisur të përgatiten për një sulm të mundshëm bërthamor, mes sinjaleve të forta se Moska po shqyrton mundësinë e përdorimit të armëve atomike nëse ushtria e saj përballet me një disfatë, të cilën Kremlini e ka të vështirë ta pranojë.

Një pjesë e njerëzve në Kiev kanë grumbulluar tableta jodi për trajtimin e helmimit nga rrezatimi. Tableta të tilla ofrojnë mbrojtje në rast të ekspozimit ndaj niveleve të larta të rrezatimit në një shpërthim bërthamor dhe parandalojnë përthithjen e jodit radioaktiv nga tiroidja.

NATO-ja paralajmëroi së fundi se Vladimir Putin mund të provojë një shpërthim atomik në kufirin me vendin fqinj, teksa burime brenda në Kremlim pretendojnë se lideri rus po përgatitet të marrë vendime mbi nisjen e një sulmi taktik bërthamor i fshehur në një bunker në periferi të Moskës.

“Kremlini po përpiqet të sinjalizojë kundërshtarët e tij në NATO se është i gatshëm të përdorë dhe kartën e fundit që i ka mbetur, në një kohë kur ushtria ruse po pëson humbje të mëdha përballë forcave ushtarake të Ukrainës. Një demonstrim i gatishmërisë së Putinit për të përdorur armë bërthamore mund të vijë në kufirin tokësor me Ukrainën, ose në Detin e Zi. Një sulm i tillë do të shkatërronte tabunë e gjatë për vendosjen e armëve bërthamore dhe do ta vendoste botën në rrugën e saj më vdekjeprurëse që nga koha e krizës së raketave Kubane të vitit 1963”- shkruan The Times,

Qeveria gjermane gjithashtu pohon se është duke i analizuar  “me shumë seriozitet” kërcënimet nukleare të presidentit rus, edhe pse sic tha ministrja e jashtme Annalena Baerbock,  Berlini nuk do të lejojë që të shantazhohet nga Moska.

“Ne i analizojmë fjalët e tij me shumë seriozitet, gjithçka tjetër do të ishte neglizhencë.Putin e ka dëshmuar disa herë se ai nuk u shmanget krimeve të luftës”.

Megjithatë, sipas saj, Putini sërish e kupton se “asnjë shtet në botë, as ato si Kina – që nuk kanë marrë pozicion të qartë – nuk do të pranojnë të luajnë me zjarrin në këtë çështje”.

Çmimi Alfred Nobel (1833-1896) Fizikë u ndahet tre shkencëtarëve, më 10 dhjetor 2022.

Çmimi Nobel për Fizikë u është ndarë tre shkencëtarëve: francezit, Alain Aspect, amerikanit, John Clauser dhe austriakut, Anton Zeilinger, për zbulimet e tyre në fushën e mekanikës kuantike.

Kjo shkencë e përshkruan natyrën në format e saj më të vogla.

Puna e tyre mund të hapë rrugën për një gjeneratë të re, potencialisht të pathyeshme, të kompjuterëve dhe sistemeve të komunikimit.

Ky çmim – i vjetër më shumë se një shekull – ka vlerën e 902.315 dollarëve amerikanë, dhe ndahet nga Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë.

Nobeli për Fizikë është çmimi i dytë që ndahet këtë javë, pasi suedezi, Svante Paabo është nderuar në fushën e Mjekësisë më 3 tetor.

Në ditët në vazhdim do të ndahen çmimet Nobel për Paqe, Letërsi, Kimi dhe Ekonomi.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve mbahet më 10 dhjetor, për të shënuar përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit (1833-1896).

Ai njihet për shpikjen e dinamitit.

Vladimir Putin po fshihet në bunker! Vazhdon aneksimi i tokave ukrainase, Zelensky: Nuk ka dialog

 

Në të njëjtën kohë kur dhoma e parlamentit rus miratoi në mënyrë unanime aneksimin e 4 rajoneve ukrainase, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, presidenti Zelensky firmosi një dekret duke thënë se është e pamundur të negociohet me presidenti rus Vladimri Putin, por lë të hapur bisedimet me Rusinë nën një udhëheqje tjetër.

18 përqind e territorit të Ukrainës tani do ti përfshihen hartës së Rusisë, pas nënshkrimit përfundimtar nga presidenti Putin, që pritet të bëhet të martën,  zhvillim ky që e ka çuar luftën në një nivel të ri rreziku, atë bërthamor.

Vetë Putin ka thënë se çdo përpjekje për të rimarrë këto  territore të aneksuara do të konsiderohet sulm ndaj vetë Rusisë, ndaj nuk përjashtohet mundësia e një sulmi bërthamor.  Në vijim të këtyre deklaratave media britanike The Times thotë se Putin po përgatit forcat e tij të armatosura për të kryer një provë bërthamore në kufijtë e Ukrainës, duke cituar një raport të dërguar nga NATO tek vendet anëtare.

Raporti i inteligjencës paralajmëron për veprime të mundshme nga Moska, përfshirë atë të testimit të nëndetëses Poseidon të pajisur me një armatura  atomike. Sipas burimeve të tjera, një tren ushtarak rus nga divizioni bërthamor është nisur për në Ukrainë.

Ndërsa vetë Kremlini thotë se 200 mijë trupa janë mobilizuara tashme. Media daily mail shkon edhe më larg duke thënë se të gjitha këto vendime puti po i merr nga një bunker në Siberinë e largët ku po strehon me shpejtesi të afërmit e ngushtë të tij,. Këshilli Bashkiak i Kievit raportoi nga ana tjetër se po siguron qendrat e evakuimit dhe po furnizon banorët me  tableta jodi për trajtimin e helmimit nga rrezatimi, në cdo rast.

Me shqetësimet në rritje SHBA po shqyrton se si t’i përgjigjet , por thotë se nuk shikon një rrezik të afërt për sulm bërthamor, megjithatë ata thonë se i kanë marrë shumë seriozisht deklaratat e Putin dhe se i kanë përcjellë paralajmërimet e tyre në Kremlin.

Këtë të martë, administrata Biden po ashtu njofton pakon e  re të ndihmës për sigurinë për Ukrainën që përfshin sistemin HIMARS të raketave, municione, mina dhe automjete rezistente ndaj minave.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...