2022-10-06

Paratë ruse përplasin Majkon me Berishën/ Socialisti: Merruni me patronazhistët e San Peterburgut! Ish-kryeministri: Rama-Agaçi mbyllën çështjen

Financimi rus në Partinë Demokratike, sipas konstatimit të raportit amerikan, u bë temë e debatit mes Sali Berishës e Pandeli Majkos sot në seancë plenare.

Socialisti mori fjalën për t’iu përgjigjur ish kryeministrit i cili më herët pyeti se përse Rama nuk kërkoi nenin 5 nga NATO, për patronazhistët ashtu sic bëri pas sulmit kibernetik.

Në përgjigje, ndërsa i dha të drejtë për qëndrimin e tij ndaj marrëdhënieve me Iranin, Majko I këjtoi Berishës, paratë ruse, ndërsa tha se: patronazhistët e San Peterburgut, janë më të rëndësishme se patronazhistës socialistë dhe cështja nuk mund të mbyllet vetëm me një audit brenda PD.

Berisha ka pasur të drejtë kur shumë kohë më parë i kërkonte qeverisë shqiptare të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Sot nuk ka pse kërkon që qeveria të ketë një sjellje ndryshe. Në Shqipëri sot opozita po ripërsërit çështjen e patronazhistëve të PS-sëPara se të merreni me to, merruni edhe me patronazhistët e San Petërburgut. S’mund të kalojë si një cështje e dorës së dytë. Është një cështje që ka prekur disa parti anëtare të BE.

E mirëkuptoj faktin që drejtues të PD që janë aktualisht kanë marrë disa hapa, por më duket ende histori e debatit të brendshëm. Shqipërisë përmes një partie i është prekur siguria kombëtare. Dhe në kushtet ku ndodhet aktualisht marrëdhënia ndërkombëtare pas luftës në Ukrainë, është cështje serioze që s’mund të merren me patronazhistët e PS. Ndaj s’mund të bëjmë ironi pse kryeministri s’ka kërkuar aktivizimin e nenit 5 të aleancës së NATO.

Problemin me të madh e kemi brenda radhëve tonë. PD ka marrë para, dhe ti ke qenë atje. Keni marrë fondet e bazës së Pashalimanit. Dëgjo e kupto se ajo që ka ndodhur me PD, ka marrë para ruse. Këto s’keni për t’I gjetur ndonjëherë te PS. U cova sot për të thënë se ne si vende të NATOs s mund ta kalojmë me një audit në PD, kjo është më e thellë e do vlerësohet në vazhdim.” u shpreh në Majko.

Por argumentin Berisha e gjeti sërish brenda maxhorancës, ndërsa tha se ishte Rama e Agaci që mbyllën dosjen në gjykatë, pavarësisht se ishin në dijeni të cështjes.

“Kurrë PD nuk ka marrë një qindarkë nga vend që e ka pozicionuar si një armik të cështjes kombëtare. Ish kryetari I saj është akuzuar nga raporti zyrtar i SHBA për këtë është ngrit një komision që do hetojë, por dosjen e mbylli Rama e mbylli Agaci dhe mjafton të lexosh vendimin e mbylljes dhe kupton sa qesharakë kanë qenë. Rama e dinte se janë para ruse, e bëri për të kap peng Bashën apo për shkak të dosjes nitrokin koha do e provojë.” u shpreh Berisha.

Kyeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama në Pragë: Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e takimit të BE për krizën energjetike, kemi kërkuar…


Në takimin e Bashkimit Europian në kuadër të krizës energjetike me të cilën po përballen vendet, do të jetë pjesë edhe Ballkani Perëndimor.

Nga Praga, Rama tha për mediat se edhe ministrat e Energjisë së Ballkanit do të marrin pjesë në takimin e BE-së për krizën energjetike që do të mbahet atje.

Kryeministri tha se fokusi kryesor do të jetë përballimi i krizës energjetike, teksa zbuloi se ka kërkuar që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin ndihmë konkrete nga BE, pavarësisht nëse i kanë hapur apo jo negociatat.

“Me kërkesën time drejtuar kryetares së komisionit Europian është pranuar që të thirren edhe ministrat tanë të energjisë në takimin që do zhvillohet në Pragë për të trajtuar çështjen e energjisë si një çështje europiane. Në tryezën e rrumbullakët ku kam qenë bashkë me kryeministrin e Holandës tonë fokusi kryesor ka qenë kriza energjetike dhe si vendet tona, duke filluar nga vendet tona, duke nisur nga vendet që kanë hapur negociatat për anëtarësim, do duhet të ndihmohen drejtpërdrejte. Kam insistuar që duhet të përfshihen të 6 vendet, pavarësisht nëse i kanë hapur apo jo negociatat”, tha Rama nga Praga.

Hakerat u treguan kriminelëve lëvizjet e policisë, gazetarja: Publikimi i të dhënave rrezikon hetimet për ta

Personat që janë nën hetim për vepra të ndryshme penale mund të mësojnë për hetimin nëpërmjet të dhënave që kanë publikuar hakerat këtë të hënë.

Gazetarja Dorjana Bezat thotë se të dhënat që dyshohet se janë marrë nga sistemi MEMEX në Policinë e Shtetit venë në rrezik hetimet që janë në vijueshmëri në vend.

“Një njeri që sheh aty se është nën hetim, do veprojë. Mund të prishë provat ose mund të largohet nga Shqipëri”, thotë ajo.

1.7 giga informacion kriminal i sistemit policor u publikua sot nga hakerat Home Land Justice.

Ndërkohë, sistemi TIMS ende nuk është rikthyer në punë plorësisht. Në 10 shtator sistemi TIMS u sulmua nga hakerat iranianë.

Gazetarja Dorjana Bezat thotë se përtej të dhënave që hakerat kanë publikuar falas për të gjithë, ata kanë ofruar dhe mundësinë e blerjes se komplet sistemit TIMS.

“Kundrejt një pagese pesë mijë euro, eksponentët e krimit mund të blejnë komplet TIMS”, dhe kjo është në rrezik në sigurisë kombëtare, thekson Bezat.

Siguria bërthamore, drejtori i përgjithshëm i Agjensisë së Energjisë Atomike do të udhëtojë në Moskë

 

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA Rafael Grossi tha të enjten se do të udhëtojë në Moskë për të diskutuar sigurinë bërthamore dhe situatën në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, pasi u takua me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky në Kiev.

“Puna ime është të parandaloj një aksident bërthamor dhe kjo është ajo që po bëj”, u tha Grossi gazetarëve në një konferencë shtypi në Kiev.

Grossi tha se do të udhëtojë në Rusi “shumë shpejt” dhe se ai beson se bisedat që do të ketë këtu do të jenë në një “nivel shumë të lartë”. 

Stafi në uzinë po punon në “rrethana të padurueshme”, por që stafi i IAEA do të vazhdojë rotacionin e tyre në uzinë, shtoi ai, duke thënë se ka pasur indikacione se ka miniera në perimetrin e uzinës, por jo brenda uzinës. vetë.

Kallëzimi ndaj Autoritetit të Dosjeve, Prokuroria e Tiranës rrëzon padinë e Ilir Metës, nuk do të nisë hetimin

 

Prokuroria e Tiranës ka refuzuar padinë e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve, duke vendosur mosfillimin e procedimit penal.

Prokuroria argumenton se gjatë kësaj periudhe janë kryer verifikimet përkatëse që parashikon ligji dhe ekzistojnë rrethana të cilat nuk lejojnë regjistrimin e padisë së ish presidentit.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur mosfillimin e procedimit penal ndaj Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit për disa vepra penale.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Ilir Metaj dhe materialit të ardhur nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar kallëzimin penal nr.11409 dt.06.09.2022.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer verifikimet përkatëse që parashikon ligji proceduarial penal dhe që lidhen në rastin konkret me marrjen e deklarimeve përkatëse në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit, të antarëve të AIDSSH-së ndaj të cilëve drejtohet ky kallëzim penal.

Kallëzuesi ka paraqitur pretendimin e tij mbi rastin konkret, ashtu sikurse të kallëzuarit kanë parashtruar procedurën e ndjekur në një rast të tillë, por dhe procedurën që duhej të ndiqte kallëzuesi në një rast të tillë, ndonëse nga kallëzuesi është çmuar se veprimet e antarëve të AIDSSH-së janë kryer në kundërshtim me ligjin.

Në vlerësimin tonë, nisur nga çka përmban kallëzimi penal nr.11409 viti 2022 dhe për më tëpër baza ligjore mbi të cilën ka operuar Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), bën të mosgjendemi para rrethanave për regjistrimin e procedimit penal, që lidhet me ekzistencën e figurës apo figurave të veprës apo veprave penale.

Pra, ekzistojnë rrethana që nuk lejojnë fillimin e procedimit penal, rrethana këto të parashikuara nga neni 290/1 germa “ç“ të K.Pr.Penale.

Sa më sipër, në mbështetje të nenit 291/1/2 të K.Pr.Penale, më datë 21.09.2022 është vendosur mosfillim i procedimit penal.

Më 1 shtator, ish-presidenti Ilir Meta kallëzoi penalisht 5 anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për falsifikim të dokumenteve shtetërorë dhe shpërdorim detyre. Ai ngriti gjashtë akuza ndaj tyre dhe kërkoi që ndaj anëtarëve të Autoritetit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit të merret masa pezullim nga detyra.  Kallëzimi i ish-presidentit erdhi pasi Autoriteti i Dosjeve nxori inicialet I.M., e një politikani të niveli të lartë si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

U kritikua për punën, jep dorëheqjen Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Rifat Latifi

 

Ky është mesazhi i ministrit Latifi në rastin e dorëheqjes

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje këtë të enjte.

Nga Zyra e Kryeministrit nuk është njoftuar nëse kanë pranuar dorëheqjen e tij.

Latifi u emërua Ministër i Shëndetësisë në nëntor të vitit të kaluar, pas Arben Vitisë i cili kishte garuar si kryetar i Prishtinës në zgjedhjet lokale.

Rifat Latifi që nga ajo kohë është kritikuar për punën e tij me këtë sektor.


Biografia e ministrit Rifat Latifi mund të lexohet në "Leksikonin enciklopedik" të autorit Flori Bruqi : 

leksikonenciklopedigfb - Sa-Kra klikoni tek Literatura dhe kerkoni germen sipas alfabetit " R" gjegjsisht Rifat Latifi 


Me respekt!


Flori Bruqi


Shkruan: Flori BRUQI

       

LEKSIKON ENCIKLOPEDIK I AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi "LEKSIKON ENCIKLOPEDIK..." mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

 

„Literaturë“

 

 

(E falënderoj përzemërsisht autorin dhe Akademinë

Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve)





2022-10-04

‘S’ka më turp’, regjisori shpjegon peticionin kundër programeve që po çedukojnë



          

Peticioni ‘S’ka më turp’ është ndërmarrë nga një grup personalitetesh që kanë perceptimin se TV me një grup programesh po e çedukon publikun.

Armand Bora regjisor tha në emisionin Sot në Euronews Albania se peticioni nisi për të kuptuar nëse ky është perceptim i shumicës apo pakicës.

Ai shpjegoi se qëllimi i peticionit nuk është që ato të zhduken nga ekrani, por të jepen pas orës 24 me një logo paralajmëruese për publikun.

“Duke i futur në fashat e transmetimit gjatë ditës tendenca është të bëhet normale diçka që nuk është e tillë”, tha Bora.

Ai theksoi se kjo është edhe një betejë ligjore që i drejtohet Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) që sipas regjisorit është në shkelje të detyrimeve dhe etikës.

“Do të jetë një betejë e gjatë nëse AMA nuk do ta kuptojë që është në shkelje të detyrimeve të saj. Nuk arsye pse AMA të mos reagojë, nëse nuk ka reagim do t’i drejtohemi Komisionit të Edukimit dhe Medias”, tha regjisori.

Edhe ne Kosove duhet te fillon nje aksion i tille.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...