2022-10-06

Memorandumi mbetet referencë për statusin e shqiptarëve në Mal të Zi

 


Nail  Draga/

Miratimi i  Memorandumit për status special të shqiptarëve në Mal të Zi, tridhjetë vite më parë(1992-2022) paraqet dokumentin me të rëndësishëm të shqiptarëve në këtë mjedis për avancimin e të drejtave të tyre qytetare e kombëtare. Por, nëse analizojmë kërkesat e shënuara në këtë dokument  shqiptarët janë të zhgënjyer sepse përveç arritjës  së  statusit të komunës së pavarur për Malësinë(Tuz) kërkesat tjera kanë mbet të pa realizuara, në mungesë të vullnetit politik të pushtetit, ku pa  përgjegjësi nuk janë as  partitë  politike të shqiptarëve  të cilat duke qenë  pjesë e pushtetit qendror(1998-2020), kanë dështuar në avancimin e barazisë qytetare e nacionale të shqiptarëve  në këtë mjedis – Diskursi  politik. 

Viti 1990 paraqet datë të veçantë sepse në këtë vit u zyrtarizua rënia e sistemit monist, përkatësisht miratimi i pluralizmit, ku edhe për shqiptarët u paraqit rasti  për vetorganizim politik. Filimisht falë angazhimit të një grupi intelektualësh dhe aktivistësh të ndryshëm, në Ulqin u themelua Forumi Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi(26.8.1990). Formimi i këtij subjekti jopolitik  i papapriu themelimit të Këshillit inicues të subjektit të parë politik të shqiptarëve në Mal të Zi, që u mbajt në një shtëpi private në Kodra të Ulqinit po atë ditë(26.8.1990), që më pas u zyrtarizua me kuvendin themelues në Tuz, më 09.9.1990, me emrin Lidhja Demokratike në Mal të Zi(LDMZ).

Votimi plebishitar i shqiptarëve

Në zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi(9.12.1990), shqiptarët përkrahen në mënyrë plebishitare LDMZ-në, sepse ajo më tepër kishte karakterin e një Lëvizjeje kombëtare se sa të një subjekti politik. Së bashku në koalicion me partinë e boshnjakëve(SDA), nga gjithsej 12 deputetë, shqiptarët fituan 4 deputetë, të cilët ishin përfaqësuesit e parë autentikë në Kuvendin e Malit të Zi. Këta deputetë për të parën herë në foltoren e Kuvendit prezantuan kërkesat e shqiptarëve, duke njoftuar opinionin e gjerë se shqiptarët nuk pranojnë pabarazinë por do të angazhohen për barazi qytetare e nacionale sipas standardeve ndërkombëtare.

Dokumenti i parë për statusin e shqiptarëve

Ngjarje e veçantë për shqiptarët në Mal të Zi  u shënua në vitin 1992, sepse përmes Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi u organizua mbledhja e cila u mbajt më 22 gusht dhe vazhdoi më 12 shtator 1992, ku u miratua teksti i Memorandumit për Statusin Special të Shqiptarëve në Mal të Zi, të cilin e kanë nënshkruar 39 pjesëmarrës me kryetar z.Gjergj Gjokaj. Ashtu siç pritej, një akt i tillë u mirëprit nga subjektet shqiptare anekënd hapësirës etnogjeografike shqiptare, ndërsa u sulmua nga subjektet politike në Mal të Zi, qofshin ato nga pozita apo opozita, ku përjashtim bënte vetëm  partia e boshnjakëve (SDA). 

Memorandumi kishte vlerë të veçantë jo vetëm për momentin por edhe më pas, sepse ky ishte dokumenti i parë për shqiptarët në pluralizëm, i miratuar në mënyrë publike, nga një subjekt jopolitik. Në të janë paraqitur në mënyrë taksative kërkesat e shqiptarëve në lidhje me pozitën dhe statusin e tyre në kuadër të Malit të Zi. Një veprim i tillë ishte logjik, sepse në hapësirën e ish-Jugosllavisë popujt e ndryshëm kishin dalë në opinion me kërkesat e tyre politike, madje disa për statusin e tyre kanë organizuar edhe referendume. Andaj, edhe deklarimi i shqiptarëve përmes Forumit nuk ishte risi, por realitet i situatës politike në vend.

Memorandumi është paraqitur në formë të amandamentit edhe në Kuvendin e Malit të Zi nga deputetet shqiptarë, por ai u majorizua nga shumica parlamentare e pushtetit. Ndërsa me rastin e miratimit të Kushtetutës së Malit të Zi(1992), deputetet shqiptarë e cilësuan atë  të papranueshme dhe e lëshuan mbledhjen e Kuvendit.

Pasi për ish-Jugosllavinë kishin filluar takimet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje optimale, në ato konferenca tash mund të merrnin pjesë edhe shqiptarët nga Mali i Zi me dokumentin përkatës, që paraqiste kërkesat optimale për zgjidhjen e statusit të tyre e ky ishte Memorandumi i 12 shtatorit të vitit 1992. Me këtë dokument shqiptarët ishin palë  dhe partner në bisedime, sikurse ishin në Konferencën  e Gjenevës për ish-Jugosllavinë, të ftuar nga organizatorët, që fatkeqësisht ishte  takimi i parë dhe i fundit. 

Statusi special apo autonomia bashkëkohore

Statusi special ishte një modifikim terminologjik për autonominë bashkëkohore që e ka burimin nga faktori ndërkombëtar(anglezët), i cili ishte kyçur për të zgjidhur statusin e serbëve në Kroaci. Të nxitur nga një situatë e tillë, autonomia u bë kërkesë për pjesëtarë të shumë popujve në ish-Jugosllavi, ku as shqiptarët në Mal të Zi nuk ishin përjashtim, sepse ajo është forma më optimale  praktike e barazisë nacionale dhe qytetare në mjedise të caktuara.

Ndërsa, disa ditë pas miratimit të Memorandumit, për shkak të efikasitetit praktik, Forumi në një mbledhje të veçantë formoi Këshillin për realizimin e Memorandumit, me kryetar avokatin Mustafa Çapuni, i cili do të merrej enkas me organizimin e takimeve dhe formimin  e komisioneve të ndryshme për elaborimin e çështjeve përkatëse që ishin pjesë e kërkesave të prezantuara. Por, punët nuk shkuan ashtu siç ishin paraparë, sepse që nga fillimi  ekzistonte animozitet dhe refuzim nga ana e LDMZ(!). Andaj, për të mos krijuar paralelizëm dhe për të mos dalë qesharak para opinionit, pas pesë takimeve, Këshilli i sapoformuar e ndërpreu veprimin e vet. Dhe nga një gjendje e tillë plot animozitet dhe atavizëm politik, Forumi nga një aktivitet dinamik kaloi në pasivitet të plotë, duke e ndërprerë aktivitetin tërësisht më pas.

Referendumi pa kërkesa të shkruara

Se shqiptarët ishin e janë të pakoordinuar dhe pa ide për kërkesa të përbashkëta për avancimin e pozitës dhe statusit të tyre u dëshmu me rastin e mbajtjës së Referendumit për Pavarësi të Malit të Zi(21 maj 2006). Dhe nuk ka si të jetë ndryshe  sepse dominoi qasja  ataviste  përmes subjekteve nacionale politike  duke e mbështetur  pavarësinë e Malit të Zi, pa asnjë kërkesë të shkruar për barazi nacionale dhe qytetare. Ishte ky lëshim i pafalshëm i subjekteve politike, duke anashkaluar kërkesat e Memorandumit, ku  pasojat janë të pranishme edhe në ditët tona. 

Partitokracia në punësim

Sepse sot, në Malin e Zi të pavarur me konceptin e ashtuquajtur qytetar, hasim në  padrejtësi praktike, sepse kemi të bëjmë jo me shtetin qytetar, por tipik nacional-partiak, ku kemi  institucionet dhe kuadrot janë partiake. Nëse analizojmë vetëm fushën e arsimit, del se përveç drejtorëve partiakë, kemi edhe këshillat e shkollave partiake, të punësuarit partiakë, qofshin me kohë të kufizuar apo praktikantë, të gjithë nga partia në pushtet, nga del qartë se jemi të diskriminuar në aspektin qytetar sepse ata që nuk i takojnë partisë apo koalicionit në pushtet nuk kanë asnjë  mundësi për të udhëhequr shkollat apo për t’u punësuar. Një veprim i tillë është më keq se në kohën e monizmit.

Nga ana tjetër, mospërfaqësimi proporcional në punësim vazhdon gjithnjë, nga del se kemi pabarazi nacionale, ku institucionet qeveritare e ato lokale janë shembull praktik i kësaj dukurie.

Arsimi mbetet diskriminues

Sa iu përket planprogrameve mësimore dhe teksteve shkollore, në lëndët e identitetit kombëtar (histori, kulturë muzikore, dituri natyre, art figurativ etj.) gjendja është skandaloze,  sepse ato janë diskriminuese për shqiptarët, që të kujton kohën pas vitit 1981, kur u zyrtarizua fushata antishqiptare.

Ndërsa eliminimi i të drejtave të realizuara, sikurse është ligji zgjedhor për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve, që u miratua në Parlament me shumicë votash(2011), pa votat e deputetëve të partive nacionale shqiptare, dëshmon majorizimin  e shumicës ndaj pakicës.

Komuna e Malësisë në Tuz, arritje e veçantë 

Ne këtë periudhë kohore tridhjetëvjeçare përjashtim bën formimi i Komunës së Malësisë me qendër në Tuz(2018) e cila u dëshmu e suksesshme ne funksionimin e saj që nga formimi i pushtetit lokal i dalë nga zgjedhjet lokale(3 mars 2019), duke qenë model edhe për komunat tjera në Mal të Zi.

Ndërsa mosinvestimi në viset shqiptare si dhe privatizimi i dështuar ka ndikuar në keqësimin e gjendjes sociale të shqiptarëve, andaj kemi dukurinë e  emigrimit  të shqiptarëve e për pasojë zvoglimin e tyre demografik nga një regjistrim në tjetrin, nga del se këtu ndodh në praktikë  pastrimi i heshtur etnik.

Kërkesat  mbesin aktuale  

Kërkesat e Memorandumit janë aktuale edhe sot pas 30 viteve dhe ato presin realizim praktik për të eliminuar pabarazinë qytetare dhe nacionale në Mal të Zi. Pavarësisht se kërkesat e shqiptarëve nuk janë kundër të tjerëve, pushteti i Malit të Zi deri më tash nuk ka shprehur gatishmëri për zhvillimin e një dialogu me shqiptarët, sepse iu  mungon vullneti politik. Andaj është koha e fundit që të fillojë një dialog i tillë në mes Qeverisë së Malit të Zi dhe shqiptarëve, përmes partive politike nacionale, si përfaqësues autentik të tyre, në këtë mjedis. Vetëm përmes një dialogu konstruktiv duhet të krijohen raporte të partneritetit për të gjetur zgjidhje të pranueshme sipas standardeve ndërkombëtare.

Në këtë aspekt duhet  të kontaktohet dhe informohet vazhdimisht  faktori ndërkombëtar, duke iu ofruar argumente në lidhje me çështjet përkatëse. Sepse çështjet e barazisë nacionale në një mjedis multinacional, nuk janë më çështje të shtetit përkatës, por kanë karakter ndërkombëtar.

Përfundimisht, nuk ka dilemë së kur trajtohet  pozita dhe statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, Memorandumi mbetet  referencë e domosdoshme për çdo qasje apo analizë në këtë drejtim, sepse ai paraqet bazën e kërkesave për barazi qytetare dhe nacionale në këtë mjedis multinacional dhe multikulturor. Andaj, si i tillë është bërë pjesë përbërëse e platformave politike të subjekteve politike nacionale të shqiptarëve në Malin e Zi.

Dhe në fund, e themi pa hezitim  se derisa nuk do të realizohen ende  në praktikë kërkesat për barazi qytetare dhe nacionale sipas standardeve ndërkombëtare, çështja shqiptare në Mal të Zi  mbetet e hapur

LETËRSIA DHE RISHKRIMI I HISTORISË

 


Turqia mbështetje policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kibernetik

 


TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku  u takua me ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Tayyar Kağan Atay.

Në fokus të takimit ishin vlerësimi i bashkëpunimit të deritanishëm, si dhe zgjerimi e forcimi i bashkëpunimit në të ardhmen, ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj turke, në fusha me interes të përbashkët dhe veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, krimeve kibernetike dhe terrorizmit.

Drejtori i Përgjithshëm e ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe e ka njohur atë me prioritetet që Drejtori ka për të reformuar Policinë e Shtetit, me qëllim vendosjen e standardeve të reja, ndryshimin e metodologjisë së punës, krijimin e një qasjeje të re në raport me qytetarët dhe ndjekjen e problematikave dhe shqetësimeve të tyre.

Ambasadori Atay e ka uruar Drejtorin e Përgjithshëm për detyrën dhe i ka ofruar atij mbështetjen e plotë të Policisë turke dhe të ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Ambasadori turk i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm edhe një letër urimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Turqisë.

PRAGË – Scholz: Liderët e Komunitetit Politik Evropian e konsiderojnë të papranueshëm pushtimin e Ukrainës

 

Nga
 Arian Jorgaqi
 -


PRAGË, 6 tetor /ATSH-DPA/ – Është e qartë se liderët që marrin pjesë në Komunitetin e parë Politik Evropian në Pragë e konsiderojnë pushtimin rus të Ukrainës si të papranueshëm, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Ata që po takohen këtu e dinë se sulmi rus ndaj Ukrainës është një shkelje brutal e rendit të sigurisë dhe paqes që kemi pasur në Evropë gjatë dekadave të fundit”, tha Scholz.

“Është e rëndësishme që ne ta refuzojmë këtë sulm, që të mos pranojmë që një pjesë e vendit fqinj të aneksohet”, shtoi ai.

Megjithatë, Scholz paralajmëroi kundër shndërrimit të forumit të Komunitetit Politik Evropian në një institucion të ri ndërkombëtar.

“Nuk bëhet fjalë për krijimin e një institucioni të ri me administratë, me burokraci”, tha Scholz.

”Vlera e vërtetë e tubimit është që krerët e shteteve të flasin me njëri-tjetrin në një mënyrë shumë konkrete”, theksoi ai.(ATA)

Hiri i ilaçeve të skaduara edhe si nënshtresë për asfaltin e autostradave

 



MILANO, 6 tetor /ATSH/ – Barnat e skaduara nuk riciklohen në asnjë mënyrë, por për shkak të toksicitetit të tyre të mundshëm grumbullohen dhe trajtohen veçmas nga mbetjet e tjera, shkruan focus.it.

Paketimet mblidhen periodikisht dhe dërgohen në furrën e djegies, ku digjen në linja të veçanta nga mbetjet e tjera dhe në temperatura ndërmjet 950 dhe 1 000 gradë Celsius.

Tymrat e djegies pastrohen me filtra dhe hiri, i cili nuk është toksik, depozitohet në landfille normale.

Në disa vende evropiane, ligji lejon përdorimin e hirit që rrjedh nga djegia e ilaçeve si një nënshtresë për asfaltin e autostradave.

Muzeu Historik Kombëtar përkujton heronjtë e Kodrës së Kuqe

 



TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua një aktivitet përkujtimor për heronjtë e Kodrës së Kuqe (Vojo Kushi, Sadik Stavaleci dhe Xhoxhi Martini) me rastin e 80-vjetorit të rënies së tyre. Aktiviteti u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Organizata Kombëtare për Dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, shprehu kënaqësinë e tij që Muzeu Historik Kombëtar, është në qendër të aktiviteteve të këtij lloji. Sipas tij, viti 2022 shënon përvjetore të rëndësishme të rënies së heronjve, të cilët shërbejnë si frymëzim për brezat në vijim. Ai vijoi duke thënë se debate për Luftën Antifashiste mund të ketë, por njohja e saj nuk mund të vihet në diskutim sepse ajo u përligj me Konferencën e Paqes në Paris, me traktatin me Italinë më 1949, apo me bustet e heronjve të cilët ndodhen në sheshet tanë edhe sot e kësaj dite.

Dr.Koçi përfundoi duke thënë se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, ka një rëndësi të madhe edhe nga pikëpamja territoriale, sepse Shqipëria jo vetëm që nuk humbi territor, por u njoh sovraniteti mbi territore të vëna në diskutim, si rasti i sovranitetit mbi Sazanin.

Në kumtesën e tij, prof. Bernard Zotaj, vuri theksin në organizimin, llojet dhe arritjet e njësiteve guerrile në vitin 1942, duke kujtuar me këtë rast 80-vjetorin e tyre. Sipas tij, njësitë guerrile e nisën veprimtarinë e tyre në dhjetor të vitit 1942, duke vepruar në ato zona ku dhe përqëndrimi i pushtuesve ishte më i madh. Ato nisën si njësi të vogëla me 4 deri 5 vetë, fillimisht në zonat urbane dhe më vonë në fshatra. Prof. Zotaj solli në kujtesë edhe emra si Kajo Karafili, Myslym Keta, Vojo Kushi, Sabaudin Grabani, të cilët ishin në krye të njësiteve guerrile.

PRAGË – Emanuel Macron: Komuniteti Politik Evropian dërgon mesazh uniteti

 


PRAGË, 6 tetor /ATSH-AFP-DPA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot në Pragë se Komuniteti i ri Politik Evropian po dërgonte një mesazh uniteti, ndërsa kontinenti është tronditur nga pushtimi rus i Ukrainës.

”Është para së gjithash një mesazh bashkimi nga Evropa jonë”, nënvizoi ai, pas mbërritjes në Kështjellën e Pragës ku po zhvillohet ky takim i paprecedentë që bashkon 44 vende.

Macron këmbënguli gjithashtu për solidaritetin evropian të nevojshëm përballë krizës energjetike.

Macron thotë se shpreson se Komuniteti Politik Evropian do të ketë një ndikim të qëndrueshëm në të ardhmen e Evropës.

”Ne ndajmë të njëjtën hapësirë, shpesh të njëjtën histori dhe kemi për detyrë të shkruajmë të ardhmen tonë së bashku”, theksoi ndërkohë Macron në takim.

“Objektivi është para së gjithash të ndajmë një kuptim të përbashkët të situatës që prek Evropën, të ndërtojmë një strategji të përbashkët dhe të kemi bisedime strategjike”, tha ai.

Macron shtoi se ai shpreson se komuniteti të takohet çdo gjashtë muaj dhe nisma të përbashkëta të dalin nga këto takime.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...