2022-10-08

Seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, anëtarësimi i Kosovës në organizatë temë diskutimi

Në seminarin e Asamblese Parlamentare të NATO-s gjatë fjalimit hyrës krerët e institucioneve të Kosovës kanë përmendur domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se Kosova do të punojë për të qenë anëtare.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për një bashkëpunim të ngushtë me Aleancën Veri-Atlantike. NATO-ja kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë e shtetit tonë. Duke u nisur nga gjendja e sigurisë në botë, shtetet që kontribuojnë përmes trupave ushtarake në KFOR po e shtojnë edhe praninë e tyre këto ditët e fundit edhe në Kosovë. Kosova do t’i kryejë të gjitha reformat e nevojshëm që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s. Së bashku do ta kthejmë edhe FSK-në në një ushtri bashkëkohore dhe të integruar plotësisht në NATO-n, aleancën më të fuqishme të shteteve demokratike”.

Ndërkohë që presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova dhe Ballkani Perëndimor duhet të shihet si partnerë gjeostrategjik.

“Bota siç e dimë ndodhet në një pikë kthese ne po ballafaqohemi me realitetin e kërcënimeve botërore ndaj paqes. Është jashtëzakonisht me rëndësi për secilin anëtarë të NATO që ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partnëritetin për Paqe. Ne e dimë që Kosova është vendi i interventimit më të suksesshëm ndërkomvëtar të NATOs.”

Nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Mimi Kodheli flet për sulmet kibernetike: Nuk mund të themi që Rusia nuk ka plane për Ballkanin Perëndimor

Gjatë seminarit është folur edhe për sulmet kibernetike, ku nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s Mimi Kodheli ka folur për lidhshmërinë me ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

“Thatë që Rusia nuk ka plan për Ballkanin Perëndimor, nëse dikush ka plane është Rusia. Për tu kthyer në Rusi, lufta e dytë filloi në Ballkan, nuk mendoj që kam nevojë të përmend fushatën e Rusisë në zgjedhjet në Mal të Zi e Serbi. Sulmet Kibernetike në Shqipëri, ne jemi shtet anëtar i NATOs dhe jemi të sulmuar, jo me bomba por është sulm. Por në fund të fundit, jam e sigurt se sulmet e forta dhe të buta që vijnë nga Rusia dhe Kina do të jenë afër për shkak të afërsisë gjeografike e politike, kjo nuk ka të bëjë me fundin e botës ku jemi, pra nuk mund të themi që Rusia nuk ka plane”, ishte fjalimi i Kodhelit drejtuar Dimitar Bachev ligjërues në Oksford

2022-10-06

Çmimet nuk janë rritur vetëm për mësuesit e arsimtarët


Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e tij s’po synon triumfalizëm në dramën e grevës së mësimdhënësve.

“Së pari, dua t’ju siguroj që nuk bëhet fjalë për kurrfarë synimi për triumfalizëm”, tha Kurti, duke treguar se ishte takuar me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykollin mbrëmjen e 1 shtatorit.

“Ia kemi ofruar triumfin” sindikalistëve, tha Kurti, duke shpjeguar ofertën e tij që ta prezantojnë bashkë Pakon për Përballje me Inflacion.

“Unë kam dashur që ata të bëhen pjesë e fitores [..] Ju ka pëlqyer, por nuk janë pajtuar pasi kanë dalë nga takimi, dhe nuk e di me kë janë konsultuar”, tha Kurti.

Ai theksoi se “çmimet nuk janë rritur specifikisht vetëm rritur vetëm për mësuesit dhe arsimtarët”.

“Çmimet janë rritur për të gjithë”, tha ai.

Profesori universitar, Enver Bytyçi iu gëzua faktit që kryeministri Albin Kurti nuk beri asnje kompromis me SBASHK-un!

Une iu gezova ketij qendrimi vetem per nje arsye:

- Kur Kurti nuk beri kompromis me Jasharajn, e ka te pamundur te beje kompromis me Aleksander Vuciq! D.m.th nuk ka shans qe ne Kosove te krijohet nje Srpska Republike! E nuk ka asnje shans qe te cenohet shtetesia e territori i saj!

Ndryshe shqiptaret do t'i thonin: "Ti nuk bere kompromis me sindikaten e Kosoves e po ben kompromis me presidentin e Serbise"!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Prof.Dr.sci. Vjosa Osmani falënderon Francën dhe Gjermaninë për angazhimin për liberalizim të vizave për Kosovën


Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Pragë, në kuadër të samitit të parë të Komunitetit Politik Evropian, ka zhvilluar një takim trilateral me presidentin e Republikës franceze, Emmanuel Macron dhe Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz  Presidentja Osmani ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë për angazhimin e tyre për liberalizim të vizave për Kosovën, duke përmendur rëndësinë vendimtare që ky proces të përfundojë gjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së. Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera me Francën dhe Gjermaninë, si aleatë të fuqishëm të Kosovës në kontinentin evropian.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri për të garantuar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon.

Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të mbetet palë konstruktive në këtë proces dhe ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë për përpjekjen e tyre për ta intensifikuar procesin e dialogut. Kosova është e interesuar në përmbylljen e dialogut sa më shpejt, me njohje të ndërsjellë, ruajtjen e integritetit territorial, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës.

Sipas një komunikate të Presidencës, Osmani potencoi nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, ndaj ka kërkuar që mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euroatlantike të vazhdojë.

Në takimin e parë të Komunitet Politik Evropian, i cili është mbajtur në Pragë, morën pjesë krerët e shteteve nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe 17 vendet evropiane. 

Dr.Arben Vitia propozohet për ministër i shëndetësisë





Analisti Xhevdet Pozhari është duke dhënë propozim që Arben Vitia të bëhet përsëri ministër i Shëndetësisë.

Sipas tij, Arben Vitia e ka ngritur standardin e angazhimit qeveriar në tjetër nivel.


 

Artan Muhaxhiri për Konferencën e Pragës: Kosova ka avantazhe, Serbia është në pozitë të pafavorshme


Samiti i Komunitetit Politik Evropian i cili po zhvillohet në Pragë të Çekisë, sipas analistit Artan Muhaxhiri, është mundësi e mirë për Kosovën për t’i fuqizuar aleancat me shtetet mike si Gjermania e Franca.Muhaxhiri, ka thënë se në këtë samit mund të ketë presione për Kosovën, sa i përket formimit të Asociacionit, por sipas tij, me pozitë shumë më të disfavorshme pritet të jetë Serbia, për shkak të aleancës së saj me Rusinë.

“Serbia është në pozicion më të pafavorshëm në këtë konferencë. Është një shans i jashtëzakonshëm, kur Serbia është në disavantazh të madh, çdo akt i Kosovës, e shumëfishon peshën. Nga ana tjetër është një Serbi e hendikepuar për shkak të aleancës së tyre me Rusinë. Cdo veprim efikas i Kosovfës, për fuqizimin e aleancës me Gjermaninë  e Francën, e forcon vendin”, ka thënë ai.

Muhaxhiri ka thënë se tashmë shtetet e BE-së kanë siguruar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Pragë, u është bashkuar 44 liderëve në kontinentit evropian për të diskutuar nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Gjatë samitit, Presidentja Osmani ka ritheksuar orientinim strategjik të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik si garanca më e mirë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Para liderëve evropianë, Presidentja Osmani ka kërkuar përkrahjen për këtë proces.

Në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë, Presidentja Osmani ka përmendur solidaritetin e popullit dhe institucioneve të Kosovës me popullin e Ukrainës, duke theksuar se populli ynë i kupton më së miri vuajtjet e tyre nga agresioni rus.

Deputeti i PDK-së, Rashit : Shpella e Gadimes është buzë shkatërrimit


Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit ka folur për Shpellën e Gadimes duke thënë se është buzë shkatërrimit. Ai tha se përreth shpellës janë edhe katër gurthyes që sipas tij po ndikojnë negativisht në shpellë.

Në fjalën e tij në Kuvend, Qalaj tha se gjysma e shpellës është në terr dhe për një kohë të gjatë nuk është mirëmbajtur.

“Me pa situatën atje është shumë keq. Ka shumë vizitorë që janë nga shtete të ndryshme ndërsa nuk ka asnjë tabelë në komunikacion se si shkohet atje. Gjendjen e kemi keq atje, duke filluar nga ndriçimi, gjysma e shpellës është në terr.Pastaj stafi nuk ka të ëjë kurgjë me shpellën, unë nuk e di as kur janë punësu”, u shpreh Qalaj.

Ai tha se në Shpellë janë vetëm katër punëtorë dhe nuk ka roje të objektit si dhe mungojnë edhe kamerat e sigurisë.

“Kemi një situatë ku kemi dëmtime të mëdha dhe ska kamera. Nuk ka roje të objektit janë vetëm katër punëtorë. Arsyeja kryesore pse do të flas është se përreth shpellës janë katër gurthyes që po ndikojnë negativisht..Nuk po bëjmë asgjë që t’i ruajmë bukuritë natyrore”, u shpreh Qalaj më tej.

Ai bëri thirrje që të ruhen bukuritë natyrore. 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...