2022-10-08

“Dy simbole të Moskës kanë rënë”, Ukraina tallet me Rusinë: Çfarë e ka radhën më pas “ruski”?



Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka reaguar pasi Ura e Krimesë u shpakërrua pjesërisht nga një shpërthim, rrethanat e të cilit nuk janë ende të qarta.

Raportet e mëparshme thanë se trafiku në Urën e Krimesë u ndal plotësisht dhe u krijuan radhë të gjata në pompat e benzinës në gadishull. Ka gjithashtu raporte për mbipopullim të anijeve në Detin e Zi dhe Azov.

Të shtunën e datës 8 tetor, rreth orës 06:00, në Urën e Krimesë, që lidh Rusinë dhe Krimenë e pushtuar, është regjistruar një shpërthim dhe një zjarr. Një video e postuar në mediat sociale tregon një tren në urën hekurudhore të Kerçit duke u djegur, me urën rrugore ngjitur që duket se ka pësuar dëmtime.

Trupat ukrainase përdorën raketat HIMARS/M30A1 të furnizuara nga SHBA-ja në frontin Kherson.


Raketat e frikshme shihen në Ukrainë

Ofensiva e nisur nga Ukraina për të rimarrë tokat e humbura vazhdon. Lajmi se 5 persona humbën jetën nga bombardimet ruse në Kherson mëngjesin e sotëm rriti tensionin në rajon. Ndërkohë që ndodhin këto, sëfundmi është shfaqur edhe arma e fundit që do të përdoret nga Ukraina, e cila ka një fuqi shkatërruese të frikshme si edhe preçizion tepër të madh.

Llogaria në Twitter ‘Ukraine Weapons Tracker’ njoftoi se trupat ukrainase përdorën raketat HIMARS/M30A1 të furnizuara nga SHBA-ja në frontin Kherson. Këto sisteme janë më të avancuara se ato të mëparshmet dhe mësohet se janë përdorur për të goditur objektiva shumë thellë në brendësi të vijës së frontit të rusëve.

Madje, këto raketa janë përdorur pikërisht për të shkatërruar dy urat që lidhin dy brigjet e lumit Dnipro në Kherson.

Me marrjen e sistemeve HIMARS/ M30A1, Ukraina tashmë mund të godasë thuajse çdo objektiv rus në brendësi të territorit të tyre.

Mësuesit që protestuan gjatë shtatorit do të paguhen, qeveria e Kosovës miraton vendimin

 

Qeveria e Kosovës ka miratuar dhënien e pagave për mësimdhënësit që ishin në grevë.

Kjo është konfirmuar nga Sazan Ibrahimi, zyrtar për media i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Greva në sektorin publik të Kosovës u pezullua deri në janar të vitit 2023, por sindikalistët kanë thënë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Në grevë nga 25 gushti ishin punëtorët e administratës publike në nivel lokal dhe qendror, së bashku me punëtorët e arsimit.

Sindikalistët kërkuan nga 100 euro për punëtor, për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Por, qeveria publikoi një pako për ndihmë për shkak të rritjes së inflacionit dhe në të u parapa 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Kosovarët kanë shpenzuar 89 milionë euro për pajisjen me vizë Schengen

 

Dhjetë vjet pas fillimit të dialogut për viza dhe katër vjet nga zbatimi i standardeve, Kosova është ende në pritje të një regjimi pa viza me BE-në, megjithatë, ka sinjale pozitive nga BE-ja për të përmbyllur procesin e vonuar të liberalizimit për Kosovën dhe javët në vijim janë vendimtare.

Me një vendim pozitiv me datën 13 tetor 2022, në takimin e Grupit Punues për Viza të Komisionit Europian, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hynte në rrugën formale të miratimit, i cili mund të zgjasë disa muaj.

Raporti i ri i Grupit për Ballkan Regjimi i vizave për Kosovën: a do t’i japë fund BE-ja kësaj agonie të gjatë, jep informata të detajuara për procesin, dhe argumenton se vonesat nga ana e BE-së në procesin e liberalizimit janë tërësisht të pajustifikueshme.

Sipas një komunikate të këtij grupi, Kosova ka vazhduar të bëjë progres shtesë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mjaftueshëm për të bindur shtetet anëtare skeptike.

13.4% rritje në bastisjet e policisë në vitin 2021 krahasuar me 2020; rritje prej 75% në luftimin e grupeve të krimit të organizuar; rritje prej 85% e aktakuzave për krime ekonomike dhe korrupsion krahasuar me një vit më parë; krijimi i një mekanizmi të ri gjurmues për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Numri i rasteve të synuara është rritur nga 31 në vitin 2016, në 82 në vitin 2022; Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor nga Raporti Botëror i Drejtësisë mbi Sundimin e Ligjit; Përmirësimi i pozicionit të saj në Indeksin e Transparency International me 17 vende/ dhe vendi i dytë me pikët më të mira në Ballkanin Perëndimor; Janë iniciuar 726 raste të reja me 792 persona të arrestuar dhe 541 aktakuza ndaj 738 personave të dyshuar në fushën e parandalimit dhe luftimit të drogës. Për më tepër, numri i azilkërkuesve ka rënë nga 4720 në vitin 2018, në 2345 në vitin 2021, që është një tjetër indikator suksesi. Regjimi i vizave u ka kushtuar shumë qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës. Nga viti 2016 deri në vitin 2021, ambasadat e vendeve te Schengenit i kanë pranuar 539,344 aplikime. Duke llogaritur mesataren më të vogël të mundshme, Kosovarët kanë paguar rreth 89 milion EUR për viza turistike për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së. Kjo shifër është jashtëzakonisht e lartë për një vend me GDP vjetore prej 4,986 $ për kokë banori (2021) dhe një pagë mesatare prej 484 € (2021). Megjithatë, BE-ja dhe anëtarët e saj janë donatori më i madh për Kosovën. Vlen të theksohet se Kosova do të përfitojë 63.96 milion EUR nga fondet e IPA III (2021-227)”, thuhet në komunikatë.

Sipas Grupit për Ballkan, regjimi i vizave ia ka pamundësuar kompanive kosovare të kenë qasje të barabartë me fqinjtë e tyre në tregjet evropiane.

“Marrëveshja për Stabilizim e Asociim me BE-në (2015) ka pasur efekte më të vogla për Kosovën, sesa për vendet tjera të rajonit, mu për shkak të mos lëvizjes së lirë te njerëzve. Nuk mund të ketë lëvizje të lirë të mallrave e shërbimeve (siç parashihet në MSA) pa lëvizje të lirë të njerëzve. Rrjedhimisht, kompanitë kosovare, në krahasim me rajonin, kanë qenë gjithnjë në disavantazh dhe kanë mundësi më të pakta. Kompanitë kosovare, të anketuara nga Grupi për Ballkan, konsiderojnë se regjimi i vizave ka ndikuar negativisht në qarkullim me 15-50%. Prandaj, të dhënat dhe argumentet e paraqitura në raport duhet të shtyejnë edhe më shumë vendet e BE-së që të miratojnë liberazimin e vizave për Kosovën, dhe atë sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në komunikatë.

Kosovapress

Digjet për të dytën herë mjeti i zyrtarit të Shërbimit spitalor në Kosovë

 

Është djegur për të dytën herë mjeti i Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të Shërbimit Spitalor të Kosovës.

Nga ShSKUK kanë njoftuar se kjo ndodhi gjatë kohës që po mbahej mbledhja e bordit drejtues.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i  Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij  private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së”.

Në komunikatë njoftohet se vetura e drejtorit është djegur edhe një herë tjetër para disa javësh.

Prof.dr.Vjosa . ​Osmani: Sllovenia me mbështetje të palëkundur për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.

Sipas një komunikate të Presidencës, Osmani ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës.

“Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë më 8 tetor se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë më 8 tetor se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kërkohet që Serbia të lejojë Kosovën që të bashkohet në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Për këtë gjë, Serbisë do t’i garantohej anëtarësim i shpejtë në BE, dhe ndoshta edhe përfitime tjera të mëdha ekonomike”, ka thënë Vuçiç në një adresim para gazetarëve.

Sipas tij, një propozim i tillë është i papranueshëm për Serbinë.

“Për Serbinë, për shkak të Kushtetutës, por jo vetëm për shkak të saj, është e papranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, sepse diçka e tillë do të kishte pasoja”, ka thënë mes tjerash ai.

Sipas tij, gabimi më i madh që ka bërë Serbia është kur ka pranuar që BE-ja të menaxhojë procesin e zgjidhjes së statusit final të Kosovës.

“Prej atëherë, pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, ne nuk kemi qenë në gjendje të fusim në agjendë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Vuçiç.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 7 tetor, se mbështet “çdo iniciativë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Komunave tashmë u lejohet që të bashkohen në asociacione multietnike, pa kompetenca ekzekutive, pra si OJQ”, ka thënë mes tjerash ajo, teksa ka komentuar çështjen e Asociacionit.
Presidenti serb ka thënë se pozicioni i Serbisë në relacion me Kosovën është duke u komplikuar secilën herë më shumë.

“Sepse shtetet e Perëndimit do të tentojnë, siç besojnë ato, të zgjidhin problemin e Kosovës në një mënyrë apo tjetër përmes anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe sepse besojnë se në atë mënyrë janë duke zgjidhur çështje brenda-evropiane”.

Një tjetër arsye, sipas tij, lidhet me përpjekje e Perëndimit që presidenti rus, Vladimir Putin të mos ketë argument Kosovën për synimet e tij në Ukrainë.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e saj nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Kosova thotë se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, por Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...