Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/12/06

Sulmi ndaj Berishës, Policia: 31-vjeçari me precedent për plagosje, drogë e prishje të qetësisë publike

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sulmin fizik të ushtruar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e organizuar prej tij paraditen e sotme.

Blutë sqarojnë po hetohet 31-vjeçari Gert Shehu, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Policia thotë se nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë. Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes- thotë policia.

Një person i identifikuar me emrin Gent Shehu, sulmoi sot ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa kishte dalë nga selia e partisë dhe po ecte, së bashku me Ilir Metën drejt bulevardit qendror të Tiranës, ku po organizohej protesta.  Agresori iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë. Goditja duket se ishte e fortë, saqë Berisha u lëkund pas duke humbur ekuilibrin, ndërsa autori u bllokua menjëherë nga rojet e ish kryeministrit dhe përkrahësit e tjerë të opozitës që gjendeshin aty, të cilët reaguan në mënyrë të dhunshme ndaj tij. Më pas ai u mor nga forcat e policisë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

“Ku e ke dokumentin, kush të ka fut këtu?”/ Ja si u shoqërua agresori i Sali Berishës në protestë pasi e qëlloi me grusht

 

U shënua me incidente protesta e thirrur nga opozita ndërsa në Tiranë mbahet Samiti BE Ballkani Perëndimor.

Një person është shkëputur nga turma ndërsa ka qëlluar me grusht, ish kryeministrin Berisha. Situata është tensionuar, nga protestuesit të cilët kanë neutralizuar personin në fjalë.

Në videon e siguruar nga Anila Hoxha, duket që personi që qëlloi ish kryeministrin shoqërohet nga protestuesit drejt selisë së PD, nga ku mësohet se është marrë më pas nga policia.

Ku e ke dokumentin e identifikimit, ku e ke?  Kush të ka fut ty me ardh këtu ?

Dhunuesi: Përbetimi që kam bo..

Po leje, ato besimet, thuj kush të  ka fut ? –dëgjohet të thotë ai në video.

E paprecedentë/ Prof.Dr.Sali Berisha goditet me grusht nga Gerti Shehu,nga Tepelena , në protestë, gjakoset në fytyrë

 

Një incident ka ndodhur pak më parë në protestën e PD ku është goditur me grusht Sali Berisha.

Një person, i identifikuar si Gert Sheu, 31 vjeç, ka hyrë në radhët e protestuesve dhe ka goditur në fytyrë kreun e PD, duke i shkaktuar atij gjakosje.

Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardët e Sali Berishës, duke e mbuluar këtë të fundit me flamuj që të mos dukej nga kamerat.

Ndërkohë, shumë protestues i janë vërsulur personit i cili goditi me grushte Berishën. Ky i fundit është shoqëruar nga efektivët e policisë në Spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shumta.

Menjëherë pas sulmit, kreu i PD-së është ngjitur në podium dhe ka dhënë një mesazh të shkurtër.

“Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve”, ka thënë Berisha.

2022/12/05

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Tirana nesër kryeqytet i Europës. Nis mbërritja e delegacioneve

 

Ekspertët e sigurisë të BE-s bashkë me ata shqiptarë, të filmuar nga kamera e Top Channel, shfaqen duke dhanë dorën e fundit përgatitjeve për të vënë në zbatim planin e masave për samitin e parë mes BE-s dhe Ballkanit perëndimor. 

Pak metra më tutje, jashtë hotelit në pranë stadiumit arena kombëtare, qëndrojnë  ekipet e protokollit të shtetit shqiptarë bashkë e ata të BE-s për të koordinuar çdo detaj në mikpritjen e 44 delegacioneve paraditen 6 Dhjetorit.

Siparin e mbërritjes për të marrë pjesë në samit e ka hapur kryeministri kroat Andrej Plenković dhe Charles Michel, President i Këshillit Europian.

Top Channel mëson se janë edhe 11 delegacione të tjera mbërritur në Tiranë të Hënën,  ndërsa pjesa tjetër paraditen e të Martës prej orës 09:15 e mik-pritur më pas nga kryeministri Edi Rama në Sheshin Italia.

Delegacionet e mbërritura sot janë; Presidenti Hungarisë, Presidenti Qipros, Presidenti Bullgarisë, Presidenti i radhës i Bosnje Hercegovinës, Presidentja e Kosovës, Presidentja e Komisionit Europian, Presidenti BERZH, Komisioneri për Zgjerim, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Portugalisë dhe Kryeministri i Irlandës.

Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-s, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-s në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjitike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE.

Pasojat e agresionit rus në Ukrainë; Intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit; Shtimi ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja; Sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar; Shtimi bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; Efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor; Heqja e Roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor.

E pyetur  për pritshmëritë e këtij samiti ekskluzivisht për Top Channel ambasadorja e BE në Tiranë Christiane Hohmann dha këtë përgjigje.

Mendoj se së pari është një mesazh shumë i rëndësishëm që Shtetet Anëtare të BE-së i japin vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithëve që vijnë këtu. Për herë të parë ky samit zhvillohet jashtë Bashkimit Evropian. Është një vlerësim i rolit të Ballkanit Perëndimor edhe për Bashkimin Evropian, për stabilitetin tonë, dhe veçanërisht duke pasur parasysh situatën gjeopolitike në të cilën ndodhemi, është e rëndësishme të rikthesojmë se jemi së bashku ndaj sulmit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Ky është një mesazh shumë shumë i fortë që do të marrim nga ky samit“.

 Qytetarët e Tiranës shprehen pozitivisht për këtë samit i cili e kthen Tiranën për herë të parë në pak orë kryeqytet të BE-së.

“Mendoj që do ketë projekte të mëdha për rrugën drejt Bashkimit Europian”

“BE ka bërë për Shqipërinë, po shqiptarët çfarë duhet të bëjnë për shqiptarët”

“Mundësi e mirë për shtetin shqiptar, mundësi ka plot por duhet edhe ne t’i shfrytëzojmë se rinia po ikën”.

BE duhet të japë më shumë financime për Shqipërinë. Që në vitin 1992 ne kemi aspiruar, Shqipëria si gjithë Europa”- u shprehën qytetarët.

FOTO GALERI
1/9

Top Ch

Zbulohet lista, kush mbërrin sot në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor

 

Në edicionin e orës 12:00 Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raportoi se cilat delegacione mbërrijnë sot në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin e BE me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet nesër.

Siparin e mbërritjes për të marrë pjesë në samit e ka hapur kryeministri kroat Andrej Plenković dhe Charles Michel, president i Këshillit Europian.

Sot pasdite dhe gjatë darkës pritet të mbërrijnë; Presidenti i Hungarisë, presidenti Qipros, presidenti i radhës i Bosnjë- Hercegovinë, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Komisioneri për Zgjerimin e BE, kryeministri i Maqedonisë së Veriut , kryeministri Portugalisë dhe kryeministri i Irlandës.

Janë 44 delegacione që do të formojnë këtë samit, i cili do të mbahet nesër nga ora 10:00, samit ky i pari që do të zhvillohet në Tiranë.

Nesër samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

 

Disa nga rrugët kryesorë të kryeqytetit, do të bllokohen ditën e e nesërme me 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian, ku do të vijnë liderët e unionit.

“Vija e kuqe” fillon nga Rinasi, në Kashar, ku e gjitha rruga nga Kashari deri në rrethrrotullimin “Shqiponja” në drejtim të Astirit do bllokohet, ndërsa perimetri do të vijojë me zonën e Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, deri në Sauk dhe më pas Rruga e Elbasanit deri në zonën e stadiumit “Air Albania”.

Rrugët që do të bllokohen:

“Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;

Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;

Rruga “Dervish Hima”;

Rruga “Asim Zeneli”;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.

Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;

Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit; Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.”

Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;

“Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor

“Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

Policia do rrethojë stadiumin Air Albania, dhe hotelin ku Liderët nga 44 shtete do të mblidhen për këtë samit.

Insistimit të opozitës për të protestuar në bulevardin dëshmorët e Kombit drejtori përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku publikisht i tha “Jo”, megjithatë opozita duket se nuk ka hequr dorë.

Në Tiranë nga departamenti media i Komisionit Europian kanë ardhur dy zonja të cilat po kujdesen edhe për detajet se ku do të qëndrojnë 600 gazetarë shqiptarë e të huaj akredituar për samitin.

"Vëllau i interesit " i Edvin Ramës , presidenti serb Aleksandër Vuçiç e konfirmon: Do marr pjesë në samitin e BE-së në Tiranë

 

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar sot se do të udhëtojë drejt Tiranës në kuadër të samitit të BE-së.

Pasi kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë, ai shpjegoi se nuk e ka problem pjesëmarrjen dhe se thjeshtë ishte i pushtuar nga emocionet për shkak të krizave që po prodhohen prej disa muajsh në vend.

“Kam biseduar me Brnabiç, nuk e kam problem, nuk është çështje e kotësisë sime, kam dhjetë vite e gjysëm që po mundohem të kujdesem gjithmonë për çdo gjë, ndonjëherë thjesht pushtohesh nga emocionet, kur nuk di çfarë të bësh më, kur dikush prodhon kriza prej muajsh”, tha Vuçiç për të shkuar në Tiranë. 

Janë 44 delegacione që do të formojnë këtë samit, i cili do të mbahet nesër nga ora 10:00, samit ky i pari që do të zhvillohet në Tiranë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...